Gjuha me te cilen u shkruan Iliada dhe Odisea.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Gjuha me te cilen u shkruan Iliada dhe Odisea
gjuhet-indo-europ-1024x1024.jpg
Gjuha me të cilën janë shkruajtur veprat origjinale Iliada dhe Odisea të Homerit ka qenë SHQIPJA. Disa të dhëna për këtë janë tek libri me autor Aristidh P. Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve, Sh. B. 55, Tiranë, 2002; faqe 171-173.
Shqip Homerike Bizantine Greqishtja e sotme
1 Ai që nëm, nëm (folje) Neme-sis, neme-sao Katara
2 Anda, ënda Andha-no Efkharistisi
3 Arë, ara Arura Horلfi
4 Bashkë ec Vask ithi Porevume
5 dera Thira Porta
6 deti Theti-s Thalasa
7 Dhe, dheu (tokë) Jea, dhor, dha Ji
8 Dor-ë, dor-a- Ekedeka-dor-o Qheri
9 Dru Dris, drimos, driti Ksilo
10 Edhe, dhe Idhe, te Qe
11 Elbë, elbi Alfiton Krithari
12 Enë (veshje) Enimi Ruho
13 Errët, errësirë Ere-vos Skotos
14 Ethe (kam ethe) Ethir, ethae Piretos
15 Flas Flio, fliarae Milao, omilae
16 Fryma, frima (dial. j.) Frimao Fisima
17 Hedh- Heo Rhino, tinazo, sio
18 Heq (helkj = tërheq) Elko Travae
19 Iki, ike Iko Fevgo
20 Kale, kali Kelis-tos لlogo
21 Kall (djeg) Kileo Qeo
22 Korr Kiro Thiro
23 Krua, kroi Krunos Vrisi
24 Krye, krie Krithen Qefali
25 Lehem (lind) Leho, lohia Jenieme
26 Lepur Leporis Lagaes
27 Lesh Lasios Malه
28 Lig (i lig) Lig-ios, lig-aes Adhinatos
29 Loz, ljoz (arbërisht) Lizo Pezo
30 Lutem Litome Parakalae
31 Marr, mar Mar-pto Perno
32 Marrë (i marrë) Margos Trelaes
33 Më duket Dhokei mi Nomizo
34 Mend, mendoj nus Mendohem Medhome Sqeftome, nus
35 Mëri, mëni (dial. v.) Minis Thimos
36 Mi, miu Mis Pondه
37 Mjeshtër Mistor Tehnitis
38 Mjet Mitos Nima hondrae
39 Ndaj, daj (dial. v.) Dheo, deo Horizon
40 Ne (neve) Noi Emis
41 Nisem Nisome Ksqinae
42 Nuk Ni uk Dhen
43 Nuse Nisos, nios Nifi
44 Para (përpara) Paros Mbrostل
45 Për ty Par ti Ja sena
46 Për-hapa, për-hapsh Apsh, aps Piso
47 Punë, puna Ponos Dhuliل
48 Qas, kias Qio, kio Simono
49 Qen, qeni Qion Sqilos
50 Re, retë Rea (perëndia e reve) Sinefo
51 Rrah Rahso, raso Dherno, htipae
52 Rri (qëndroj) e-ri-dhome Kathome
53 Rronjë (rroj, jetoj) Rronio, rronimi Zo, akmazo
54 Ruaj, rojtar Rrio, rritor Filلso
55 Shkel Skel-os Patio, patae
56 Shkop Skipon, skiptro Ravdhi
57 Sy O-se Mلti
58 Tata, ati, i jati Tata, ata, jetas Pateras
59 Ter (thaj) Ter-so Stegnaeno
60 Thërres, thrres, thrras Threo, throos Fonazo
61 Torrë Tornoo Jiro
62 Udhë, udha Udhos Dhromos
63 Vanë (shkuan) Van Pigan
64 Vend, ved Ved-os, vedh-os Edhafos, topos
65 Verë (stina e Verës) Vear Kaloqeri
66 Vesa, versa Versi Dhrosos
67 Vesh, vishem Ves-this, vesnimi Forae, forلo
68 Zien Zei Vrazi

Iliada dhe Odisea

jane shkruar ne gjuhen shqipe, gjuhe e cila ishte e vetmja ne te gjithe konitnentin europian ne ate kohe.
Kjo gje vertetohen sa here qe nje studiues, merr ne analize dhe Iliaden dhe Odeisene, pervec studiuesve, qe shume prej te cileve e kane quajtur veten gjuhetare dhe nuk kane ditur shqipen.
Odisea = udhe-sheu.
Etimologjia e ketij emri eshte direkt per nje njeri i cili nuk sheh rrugen, ngatarrohet etj.
Dhe e verteta eshte se Odisea, u end neper dete per nje kohe te gjate, pasi nuk gjente rrugen e kthimit ne Atdheun etij.
Kjo, ka perseri lidhje dhe me Poseidonin,(perendia e deteve) i cili ishte babai i Polifemit, qiklopit, te cilit Odisesa i nxorri syrin e vetem.
Sa per emrin Iliada.
Ne kete emer, nuk kemi asgje tjeter vetem fjalen shqipe ”yll”
Sot greket diellit i thone Ilios.
Kurse yjeve u thone ”asteri”
Ne shqip atyre qe dalin naten dhe ndricojne u thone ”yje”
Atij qe na ngroh dhe na jep jete i thone ”Diell”
Ne dialekt, kemi dhe fjalen ”dill”
Shtesa e germes ”d” ka bere qe dielli te ndahet nga yjet e zakoshme qe dalin vetem naten, sepse rrenja e fjales tek termi ”dill” eshte ”ill”
Pikerisht kete fjale gjuha greke e ka marre duke emertuar diellin pra = ilios.
Nga ketu dalim se dhe vete titulli i Iliades (ylliades) nuk eshte asgje tjeter vetem nje titull shqip.
Po perse qenka shqip ky titull?
Sepse pikerisht shqipja ka qene gjuha e atehershme.
Dhe vete poeti Homeri (i mjeri) ka kenduar ne gjuhen e tij amtare, e cila ka qene shqipja.

Fakte qe flasin vetem shqip.

liada dhe Odisea u kendua ne pellazgjisht. Origjinali i vepres fillon me fjalen shqipe mëni = mëri .
Aty tek origjinali i vepres kemi fjalet; Tin mëni
Pjesa ”tin” eshte artikull, ashtu sic e kane italianet ”la” apo anglezet ”the”
Por, sidomos ne dialektin e jugut, thuhet edhe ne ditet tona permeri vetor i vetes se dyte … ti = tinë ose ty = tyja = tynë
Por fjalen nuk e kemi ketu.
E kemi tek fjala mëni qe ti edhe une e perdorim edhe sot e kesaj dite.
Por, cfar kishte pra poeti Homeri = (I mjeri) qe e filloi keshtu kete kryeveper? ( Homeri = I mjeri…ka qene i verber. )
Mos valle ne ketu na duhet te sjellim te gjithe librin dhe ta nalizojme?
E kane bere te tjeret kete pune.
Librin e Homerit qe e kane grekizuar komplet, blegerima e deleve te Polifemit eshte…Vi…vi….vi…vi, ne nje kohe qe e dime shume mire se delet nuk blegerine ne kete menyre, por, beee be beee ose…bëë…bëë…bëëë…bëë.
Si shpjegohet qe emrat e heronjve tek Homeri, zberthehen me shqipen?
Kush kane qene shume emra te kesaj bote, ne lashtesi dhe se cfar gjuhe kane folur ata. Kjo gje, jo e shpikur nga mendja ime.
Qe nga Cezari, qe fliste shqip, dhe i vuri emrin kryeqytetit te Rumanise Bukur-eshte ( Bukureshti)
Ka folur shqip Cezari djem….mos t’ju duket hiperbole kjo gje. Nuk eshte Cezari si Perendia…por, ka qene nje njeri qe hante buke dhe pinte uje. Nuk duhet idealizur si mbi njeri, si figure e pa kapshme, jashte fuqive njerezore…haha…ishte si ne edhe ai! Si dhe shume te tjere keshtu.
Ndoshta, shume ketu, nuk jane dakort me mua, sepse kane nje te keqe…nuk u besohet qe i perkasin nje populli te lashte, nga i cili kane dale shume emra qe atyre iu duket si te larget dhe te mistershem, te huaj dhe legjendare…deri ne mitike dhe ne kete menyre, nuk kane guximin dhe fuqine ta mbajne kete peshe kaq te madhe, kaq te vjeter, kaq te forte, kaq madheshtore.
Kjo vjen nga shtypja psikike qe i kane bere ketij populli qe ende flet pellazgjishten e vjeter. Qe ende zona ”toske = etruske” ka si dialekt te saj etruskishten, qe studiues te pa afte nuk ngurruan te thonin qe ; etrusket nuk kane egzistuar.
Pasi ata nuk kishin as idene me te vogel te gjuhes shqipe.
Shume nuk jane dakort, por, asnjeri nuk po me hedh poshte…te kuptohemi…jo mua, por, studiuesit e afte ne kete fushe, qe ne baze te fakteve te pa kundershtueshme e kane sjelle si ne pjate te verteten duke deshifruar ”rebuse” te vjetra mijera vjecare vetem me kete gjuhen e mallkuar shqipe.
Ky popull ende nuk e di se kush eshte…ndaj dhe ka skepticizem.

Shkruan: Edrion Pepa
 
Titulli: Gjuha me te cilen u shkruan Iliada dhe Odisea.

Herodoti_pellazget.jpgHerodoti (shk.e V p.k.): “Helenet mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronxit, ndërtimin e qyteteve dhe fortifikimit” (f.340 DHP) Flavius Jozefi (viti37 pas Krishtit) “Në të vërtetë kam gjetur se nder greket gjithçka është e mëvonshme…me këtë unë nënkuptoj themelimin e qyteteve, shpikjen e arteve dhe hartimin e ligjeve, por nga te gjitha gjerat, me e vonshmja, apo qe nder ta mungon, është meraku për te shkruar ” (f.14 AM) “Asnjë tregues, madje me i vogli, nuk ka provuar ekzistencën e grekeve para shk. VIII(f.15 AM)

Vete Homeri, historiani i pare i shoqërisë njerëzore nuk i ze ne goje as greket dhe as Greqinë ne te dy veprat e tij, sepse siç pohojnë historianet e shekujve te mëvonshëm, ne atë kohe i gjithë Ballkani banohej nga fiset e shumta pellazge me emërtime te shumta.

Tani shtrohet pyetja: Kur historianet e lashte pohojnë se ne kohen e luftës se Trojës fiset ndërluftuese ishin pellazge dhe se greket muaren shume me vone prej tyre perënditë, artin, ndërtimin si dhe shkencat, perse nxënësit shqiptar duhet te mësojnë njohuri te pambështetura ne shkencën historike? Perse nuk flitet për Dodonen e famshme pellasgjike (ne Camerine Thesprote) dhe simbolet, mitet dhe qytetërimin e saj te cilin, gërmimet arkeologjike e kane barazuar me atë te Mikenes? (kl 5 e përshkruan me 7 fjale).

Ne asnjë nga tekstet e historisë nuk thuhet se te vetmet popullsi te Ballkanit zanafillor me emërtime Ilire, Maqedonase, Thrake, Epirote si dhe degëzimet e shumta te tyre ishin te nje etnie THRAKOILIRE te trungut pellazgjik ” me te njëjtin moral “, e qe flisnin dialekte te se njëjtës gjuhe PELLAZGE te trashëguar ne ditët e sotme me gjuhen shqipe. Si u shpjegohet nxënësve gjuha shqipe ? Sa per gjuhen shqipe, neper tekstet e historisë qe studiojnë nxënësit shqiptar i vetmi karakterizim qe i behet është ” si një gjuhe qe nuk ka lidhje me asnjë gjuhe tjetër megjithëse hyn ne grupin e gjuhëve indoevropiane “.

Se gjuha ilire nga rjedh shqipja dhe aq me pak pellazgjishtja nuk njihen dhe se gjuha etruske deri me sot nuk është deshifruar dot.

Si eshte e mundur valle qe jemi kaq te ndryshëm dhe te veçante nga te gjithe ?

Mos valle jemi “aliene ” ? A thua valle se historianet tane, nuk jane ne dijeni se qe me 1961 Z.Majani dhe me 1984 N.Falaski (Vlora) i bene Etrusket te flasin dhe enigma e tyre mori fund? Qe ne vitin 1984 studiuesi i shume disiplinave shkencore, arbereshi Xhuzepe Katapano botoi librin e tij studimor ” Thoti fliste shqip ” ku i çuditur edhe vete nga rezultati i kërkimeve te tij ne zberthimin e hieroglifeve egjiptiane shprehet : Te dashur miq lexues e Vellezer Arbereshe, Egjipti i lashte eshte plot me fjale shqipe, duke filluar nga emri i Kreut te Shtetit: Faraon,qe do te thote “fisi jone” (fara = fare, fis, soj, prejardhje; one = e jona), pra njerezore. Faraoni emeronte Keshillin e te Dhjeteve (i ngjashem me kabinetin e Qeverise se Demokracive moderne), me dekret mbreteror, te quajtur UDJA,etimoni i se ciles eshte, pa asnje dyshim, fjala e shqipes dhe e arberishtes: UDHE-A qe do te thote pikerisht: rregull, norme, ligj, komunikim, arsye, drejtesi…(f.55 XHK).

Thot-i themeluesi i shkences se lashte, fetare sa dhe laike, krijuesi i muzikes e shkrimit, e ka ndertuar alfabetin hieroglifik fonetik duke patur si çeles gjuhen shqipe” (f.16 XHK)

Por edhe ne shtypin shqiptar keto vitet e fundit kane dale shume shkrime dhe libra si ato te C.Xhunges, A.Mollaj, A.Matit, P.Zheit, R.de Angely, E.Kocaqit, A.Kola, e shume te tjereve,shqiptar e te huaj, qe deshmojne lidhjen e gjuhes shqipe me gjuhet e sotme evropiane po dhe me ato te lashta qe nuk perdoren me.

” Shqipja barbare eshte Nena e gjuhes se Homerit, Eskilit, Horodotit dhe Tuqiditit si dhe gjuhes se famshme te njohur si dialekti i Atikes ! Domethene eshte gjuha e lashte e para ardhesve tane me te lashte, pellazgeve ” (f186 AK) Po te pyesni emigrantet tane qe punojne ne te gjitha shtetet e Europes do t’iu japin shembuj te shumte te fjaleve me rrenje ose qe kane kuptim ne shqip, e qe gjenden ne perdorim ne keto vende.

Pra gjuha shqipe jo vetem nuk eshte indo-europiane, apo paleoindo-europiane (emertime te pa bazuara historikisht) por duke qene pasuesja e drejtperdrejte e gjuhes pellazgjike ka lidhje te shumta fjalesh e rrenjesh te perbashketa, gramatikore dhe sintaksore me te gjitha gjuhet europiane qe u formuan mbas ndryshimesh te shumta nder shekuj tek pasardhesit e popullsise pellazge. Gjurme te gjuhes pellazgo-shqipe i gjejme edhe tek popujt e tjere te mevonshem qe u vendosen ne tokat e banuara nga pellazget. Lind natyrshem pyetja se, mire nxenesit e fillores, po ata me moshe me te rritur qe i lexojne keto libra te blera neper librari, si do ta presin valle shpjegimin e mesuesve ne shkolle per gjuhen ” qe s’ka lidhje ” shqipe?

Si trajtohet ne tekstet e historise ndryshimi dhe ngjashmeria e tradites, gjuhes, kultures etj. te shqiptareve me popujt e tjere te Ballkanit?

” Qindra dhe mijera vjet me pare shqiptaret visheshin ne menyre te atille qe dalloheshin nga popujt e tjere ” (f.61 kl.4)

Cila valle te qe kjo ” mode ” e pellazgeve dhe kush ishin ” te tjeret “?

Sepse para mijera vjetesh ne Ballkan e me gjere kane jetuar vetem pellazget. Tradita, kultura dhe menyra e jeteses se shqiptareve, sipas teksteve te historise “jane te ndryshme ” me popujt e tjere te Ballkanit, por nuk flitet se ku e ka bazen historike ky ndryshim dhe me cilen popullsi, dhe ku verehen ngjashmerite dhe pse.

Sigurisht qe kombi shqiptar, ka nje kulture, gjuhe, tradite te tijen (specifike) qe dallon nga popujt e sotem te Ballkanit. Por po aq e vertete eshte qe po ne gjuhe, folklor, tradita ka edhe afrime, fakt qe nuk permendet ne tekstet tona. “Haberland pohon se ne Shqiperi gjenden pothuajse te gjitha kostumet qe perdoren ne Ballkan. Ai shton se ndikimi i popullsive te lashta thrako-ilire dallohet me lehtesi ne kostume, ne rite dhe zakonet e Ballkanit, Europes qendrore, Italise se jugut (nga Roma deri ne Sicili e Kalabri) te Epirit, te ishujve te Egjeut, te Thrakes, perreth Dardaneleve, nga deti Marmara deri ne Galipoli dhe nga pak kudo neper Azi te Vogel ” (f.75 AM).

A thua qe studiuesit tane te historise nuk e kane vene re kete ngjashmeri dhe u mesojne femijeve shqiptare se ” me te gjithe jemi te ndryshem historikisht “?

A do ta pranojne valle shkruesit e teksteve te historise te shkollave tona tezen, se kjo ngjashmëri vjen jo aq nga hua-marrjet dhe hua-dhenjet e popujve te sotem te Gadishullit, se sa nga nenshtresa pellazgjike qe u përcolli te ardhurve te mevonshem ne Ballkan, jo vetem elemente te gjuhes por edhe te zakoneve, riteve ,miteve, folklorit etj ? ”

Vallja me e bukur e Greqise se sotme eshte vallja çame dhe kangjeli” (f.343 AK) Ne fakt ajo qe i dallon shqiptaret me popujt e tjere te Ballkanit eshte fakti se ndjenja kombetare per ta, ne te gjitha kohërat historike, ka qene mbi besimet dhe ndjenjat fetare.

Duke lexuar mbi ndryshimin midis popullsise shqiptare dhe popullsive te tjera qe bashkejetojne sot ne Ballkan (te dhene me argumenta jo shkencore dhe historike), te vjen ne mend ” Doktrina e perjashtimit te shqiptareve nga rajoni e mbeshtetur mbi çdo tipar te ndryshem te tyre : ne pikpamje etnike, kulturore, fetare “(f.316. SH.S) te propoganduar ne revisten greke ” Nemesis ” dhe te aresyetuar nga studiuesit serb. Pra historia, duhet shpjeguar e plote dhe me vertetesi, e jo e qethur me gersheret e dhenve.

A do te vazhdojne te mesojne nxenesit shqiptare nje histori qe “nuk ndryshon”, ne kundershtim me ligjin e zhvillimit, dukuri e te gjitha shkencave?

Nga sa shihet per historine e lashtesise ka shume kundershti, dukuri normale per te gjitha shkencat e tjera. Ne fatkt nepermjet kundershtive dhe shtrimit te shume tezave mbi te njejtin problem, shkencat gjejne rrugen e drejte per te ecur perpara, per “tu zhvilluar”.

Ky debat midis tezave te ndryshme per te njejtin problem mund te zhvillohet neper Kuvende, Konferenca, programe televizive apo faqet e shtypit. Por çuditerisht, me gjithe botimet dhe studimet e shumta qe kane sjelle mendime te ndryshme nga ato qe studiohen neper te gjitha nivelet e shkolles sone per gjuhesine dhe historine shqiptare, nuk eshte bere asnje debat ne asnje nga format e mundshme te thena me lart. Duhet pohuar se debati shkencor ne shtypin tone, deri tani eshte zevendesuar me shkrime me mallkime te tipit “sharlatan!” drejtuar historianeve serioze dhe keshilla dashamirese qe “historine e vertete te shqiptareve duhet t’ua leme ta shkruajne komshinjte, se e shkruar nga shqiptaret ajo nuk ka besueshmeri”(“Gazeta shqiptare” Milosao dt.7.10.2007).

Si mund ta shpjegojme kete mungese debati duke ditur se kemi dy Akademi te Shkencave shqiptare ?

A nuk eshte nje nga problemet thelbesore te tyre te ndjekin zhvillimet e studimeve brenda dhe jashte vendit mbi gjuhesine dhe historine tone te autoreve shqiptar dhe te huaj?

Sa nga keta studiues qe kane nxjerre librat e tyre neper librarite e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise apo vendeve te tjera mbi gjuhen dhe historine shqiptare jane ftuar ne zyrat apo sallat e ketyre Akademive per te folur e debatuar mbi studimet e tyre me koleget e tyre te Akademise apo Universiteteve?
 

Attachments

  • Herodoti_pellazget.jpg
    Herodoti_pellazget.jpg
    128.8 KB · Shikime: 0
  • Herodoti_pellazget.jpg
    Herodoti_pellazget.jpg
    128.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Gjuha me te cilen u shkruan Iliada dhe Odisea.

Prof. dr. Skënder Rizaj
hoxha_tahsini_3000_vjetet_023.jpg
اështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë.

Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga rradhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonumisa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë kosovare.

Që në krye më duhet të përmendi një të dhënë me interes. Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi ( Serbia e sotme), në afërsi të lumit Danub, d.m.th. në Dardaninë shumë të lashtë, kanë gjetur: portretin (busten) e profetit Adam të gdhendur në gur; themelet e faltoreve në dy forma “A” qëq e simbolizonin: All-llahun, Adamin dhe Abecenë (Librin e Shenjtë); disa tekste të shenjta të gdhendura në gurë me shkrimin pellazgjik.

Speleologët serë, me rastin e hulumtimit të shpellës së Gadimës (pranë Prishtinës0, kanë hasur në kafkën e njeriut adamian, kafkë kjo e gurëzuar me stalagmite dhe stalagmitet, e kam parë me sytë e mi, me rastin e vizitës së shpellës në fjalë. Speleologët serbë këtë kafkë e kanë shkoqur dhe e kanë dërguar në Beograd për ta studiuar, mirëpo këtë zbulim epokal për arsye që vetëm ata i dinë nuk e kanë publikuar deri më sot.

Gjykuar sipas këtyre burimeve shkencore të dorësa së parë etnonomet pellgaz (sipas metatezës (venkëmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janë sinonime. Pellgazët (pellazgët) – ilirët- shqiptarët janë popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgfazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja është gjuhë hyjnore dhe universale, gjuhë kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetëve është përdorur nga të gjithë popujt e rruzullit tokësor.

Porse, për shkak të mëkateve të bëra i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi All-llah në Babiloni të Mesopotamisë jo vetëm që i dënoi pellazgët mëkatarë me dënime të ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhën e tyre e përziu, në mënyrë që të mos mundin më të merren vesh ndërmjet vedi. Në këtë mënyrë, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhësore: Familjen gjuhësore evroindiane (e jo indoevropiane siç pohojnë indoveropeistët) shqipja, armenishtja, gjuhët gjermane, greqishtja; gjuhët kelte; gjuhët indiane- sanskrite; gjuhët iraniane (persiane); gjuhët balto-sllave; gjuhët italo-latine); Familjen gjuhësore semite (fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja…); Familjen gjuhësore uralo-altajte (turqishtja, mongolishtja, japonishtja…). Për më tepër, profeti Dhylkarnejni (= Dybrinori) – Skënderi i Madh- Aleksandri i Madh (në formë të greqizuar) (para 2.400 vjetëve) në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), në Afrikën Veriore dhe në Azi deri në Indi, ku i shtriu fushatat e veta ushtarake, ka komunikuar me popujt e këtyre viseve dhe me ushtarët e vet me gjuhën amtare – me pellgazishten (pellazgjishten) – ilirishten- shqipen. Vetëm kur është kontaktuar me jexhuxhë- mexhuxhët (turqit) në Taxhikistan nuk e ka kuptuar plotësisht gjuhën e tyre.

Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe një shkrim i ditëve tona, sipas të cilit:”Hulumtuesit u befasuan kur në zonën midis Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Taxhikistanit hasën një popullsi krejt të ndryshme nga ata që e rrethonin. Derisa popujt përreth ishin aziatikë, shihej qartë nga shikimi i parë se kjo popullsi ishte evropiane, domethënë e racës së bardhë. Hulumtimet e hollësishme nxorën në shesh të dhëna edhe më befasuese. Vendi quhet Hundëza (nga shqipja hundë), sepse përfundon vërtet me një hundë, në një vend moçalik Balta, kurse banorët e quajnë veten hundëzakë.

Gjuha e tyre nuk është e shkruar. E quajnë burreshski (gjuhë burrash). Një fis që jeton në mal quhet Kalash (ka lashtë- ka lashtësi- është i vjetër- është i moçëm). Kryeperëndinë Kalashët e quajnë Di zau (Zau, Zou, Zoti i Gjithë – di – jshëm), kurse në dyert e tyre skalisin dy brirë dhije (trashëguar që nga Aleksandri i Madh,q ë i përdori në përkrenare edhe Skëndereu). U shënuan edhe plot fjalë shqipe, të cilat përdoren ende: shkruam në… unë jam…, kam, baj, çila (çela), bubullima, kullse (kanalet kulluese), kamishë (këmishë), Rakjaposht (Ra-kah – poshtë (Ra pjertas, Ra të poshtë, të poshtëze) emër mali etj.

Eshtë për të përmendur se hundëzakët e kanë pranuar me vështirësi islamizmin, se pinë verë (me ujë) si ilirët, se jetojnë gjatë (100-140 vjet), se ushqehen kryesisht me bimë etj… Një valle e përhapur është vallja e shpatave (si vallja e Rugovës). Kryetari Hundëzës e ka titullin I Miri. Gratë nuk i përfillin rregullat e Fesë Islame që të mulohen. Viti i Ri festohet më 21 mars (si te pellazgët) dhe quhet Na urosh. Të gjitha martesat bëhen në një ditë të dhjetorit. Tradita gojore rrëfen sesi ata janë vendosur aty që nga koha e Aleksandrit të Madh, mbretit të Maqedonisë (para 2400 vjetëve), nëna e të cilit ishte ilire. Edhe të dhënat historike tregojnë se 6000 luftëtarë ilirë pas vrasjes së Kilit nga Aleksandri i Madh, mbetën përafërsisht në këtë vend ku janë hundëzakët sot.

Hundëzaku në fotografi i ka 108 vjet. Jeton në një shtëpi përdhese e ndërtuar prej gurëve dhe prej baltës. Dera e shtëpisë është e ulët, ashtu që njeriu për të hyrë në shtëpi duhet të përkulet. Misafirët, sikurse shqiptarët e katundeve tona, i pret me zemër dhe i shërben me çaj dh eme tamel”.

Shqipja jo vetëm që ishte gjuhë universale e të folurit, por ishte edhe gjuhë e shkrim-leximit, në të cilën janë shkruar veprat shkencore, letrare dhe fetare. Lidhur me këtë të vërtetë të pakontestueshme kryetari i “Akademisë së Dijetarëve Shqiptarë” (Cemmiyet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye) Hoxha Tahsini, në organin e Akademisë në fjalë “Revista e Shkencave” (Mecmua- i Ulum) (1877) ka shkruar:” Para 3000 vjetëve janë shkruar veprat shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe…”. Kështu ishte ngase greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, araishtja si gjuhë e shkrim-leximit janë formuar shumë më vonë, madje mbi substratin e shkrim-leximit shqip.

Djepi i pellgazve (pell;azgëve) ishte Pellgu i Dardanisë, e cila jo vetëm që ishte dhe është e pasur me pellgje, por në këtë pellg të gjerë- në Pellgun e Dardanisë, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë sot e kësaj dite të gjitha kushtet optimale për paraqitjen e njeriut dhe të zhvillimit të qytetërimeve.

Edhe toponimi dhe antroponimi Dardan është fjalë pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ë)= ana e dardhave. Dhe vërtet në Pellgun e Dardanisë sot e kësaj dite ka shumë dardha, madje të llojeve të ndryshme dhe me shije dhe erë të llojllojshme.

Në Iliadën e Homerit (shek VIII para e.s.) pellazgët hyjnorë përmenden si banorë të Larisës pjellore, kurse Zeusi (Zoti) quhet mbret dodonas e pellazgjik.

Sipas Homerit Zeusi (Zoti) qenka mbret (krijues, sundues, drejtues) i pellazgëve hyjnorë dhe të Dodonës (qytet i madh, apo tempull, vend i shenjtë, shenjtore në Epir- Shqipëri) ku janë shpallur (njoftuar) shpalljet (njoftimet) hyjnore (profecitë, parashikimet, ajetet) orakle) të Zeusit (Zotit).

Herodoti (484-425), ndërkaq, në veprën e vet të shquar “Historia e”, për pellazgët jep edhe këto të dhëna: me jonët (një nga shumë fiset e pellgazëve) u përzien arkadasit pellazgë; pellazgët që jetonin (në kohën e Heroditit) në Kreston (qytet në bregdetin e Trakisë) banonin në Tesali; pellazgët e kanë themeluar Plakenë dhe Skylakenë në Helespot (Dardanele); pellazgët dikur jetonin me athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazgjike, emri i të cilëve është ndryshuar; pellazgët janë popull barbar (jo grekë, sepse grekët të cilët nuk e dinin pellazgjishten, pellazgët i quanin barbarë) dhe kanë pasur gjuhë barbare (jo e folur nga helenët); popullsia e Atikës (gadishull) në juglindje të Greqisë,me prejardhje pellazgjike, duke u kthyer në helenë (grekë), harroi të folmën e saj, fiset pellazgjike- krestonasit dhe plakiesit- ende (në kohën e Herodotit) e ruajnë gjuhën e vet: pellazgët duke përdorur gjuhën helene (greke) nuk u shtuan kurrë, përkundrazi, helenët që ishin në pakicë, u shtuan derisa u bënë një popullsi e madhe.

D.m.th. pellazgët hyjnorë dhe të qytetëruar qysh në kohën e Herodotit kishin filluar të asimilohen në helenë (grekë), pra, pellazgët autoktonë dhe të qytetëruar të Ballkanit kishin filluar të shkrihen në helenë ardhacakë dhe barbarë. Kishte filluar, prandaj procesimi i asimilimit dhe i barbarizmit të pellazgëve, si dhe procesi i fuqizimit dhe i qytetërimit të helenëve (grekëve), ose më mirë me thënë, pellazgë duke e harruar gjuhën e vet- pellazgjishten hyjnore, u tjetërsuan. Në këtë mënyrë qytetërimi pellazgjik filloi të shndërrohet në qytetërim helen (grek), e gjuha hyjnore pellazgjike në gjuhë artificiale greke
.
 

Attachments

  • hoxha_tahsini_3000_vjetet_023.jpg
    hoxha_tahsini_3000_vjetet_023.jpg
    110.8 KB · Shikime: 0
  • hoxha_tahsini_3000_vjetet_023.jpg
    hoxha_tahsini_3000_vjetet_023.jpg
    110.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Gjuha me te cilen u shkruan Iliada dhe Odisea.

Sa prej legjendave greke kanë qenë të vërteta?
legjendat.jpg


Kultura dhe legjendat e Greqisë së lashtë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në gjuhën moderne të arsimit, politikës, filozofisë, artit dhe shkencës. Shembujt klasikë nga mijëra vite më parë vazhdojnë të përdoren edhe sot. Po cila ka qenë origjina e disa prej këtyre ideve?

A ka pasur vërtet një kalë të Trojës?


Historia e Kalit të Trojës përmendet për herë të parë tek “Odiseja” e Homerit, një këngë epike që mendohet të jetë shkruar rreth vitit 750 p.e.s., e cila përshkruan një periudhë pas Luftës së Trojës që mendohet të ketë ndodhur 500 vite përpara se të ishte shkruajtur kënga.

Pasi rrethuan Trojën (Hisarliku i sotëm në Turqi) për 10 vite dhe pa sukses, ushtria greke nisi të largohet nga muret e qytetit gjoja sikur do të niseshin për në shtëpi, duke lënë pas një kalë të drunjtë gjigant, si një dhuratë për perëndeshën Athina. Trojanët e futën triumfalisht Kalin brenda Trojës, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë të fshehur brenda tij u kacavorën duke dalë dhe shkatërruar qytetin.

Provat arkeologjike tregojnë se Troja është djegur me të vërtetë. Por kali i drunjtë është një pjellë e imagjinatës, ndoshta frymëzuar nga fakti që në lashtësi, mjetet që përdoreshin në rrethime maskoheshin si kuaj të drunjtë me qëllim të pengonin goditjen e tyre me shigjeta me flakë.

Homeri është një prej poetëve të mëdhenj të legjendave greke të lashtësisë. A ka ekzistuar vërtet?

Jo vetëm kali i Trojës është një sajesë shumëngjyrëshe, por edhe ekzistenca e vetë Homerit është vënë ndonjëherë në dyshim. Përgjithësisht supozohet se epikat e mëdha të cilave u është vënë emri i Homerit, “Iliada” dhe “Odiseja” janë përcjellë gojarisht, pa ndihmën e shkrimit, diku rreth shekullit 8 p.e.s., si rezultat i një tradite të rrëfimit gojor, trashëgimi e shekujve të tërë. Ndërkohë që të lashtët nuk kishin asnjë dyshim se Homeri ka qenë një rapsod i vërtetë që kompozoi epikat monumentale, asgjë e sigurt nuk dihet për të. Gjithçka që ne dimë është se, edhe në qoftë se poemat janë kompozuar pa u shkruar dhe janë transmetuar gojarisht, në një moment të caktuar ato janë shkruajtur në greqisht, sepse kështu kanë mbijetuar.

A ka patur një shpikës të vetëm të alfabetit?

Data që i atribuohet shkrimit të epikave të Homerit është e lidhur me provat më të hershme për ekzistencën e shkrimit grek në shekullin 8 p.e.s. Grekët e dinin që alfabeti i tyre (më vonë i huazuar nga romakët për t’u bërë alfabeti perëndimor) u përshtat nga ai i fenikasve, një komb në Lindjen e Afërme, seria e gërmave të cilëve fillonte kështu: “aleph bet”. Fakti që përshtatja e tij ishte uniforme në të gjithë Greqinë ka lënë të kuptohet se ka patur një përshtatës të vetëm dhe jo shumë të tillë. Në traditën greke, emri i këtij adoptuesi është Palamedi, gjë që mund të përkthehet edhe si “i urti i lashtë”.Thuhet se Paramedi ka shpikur edhe numërimin, monedhën dhe lojërat me kuti. Format e gërmave të grekëve më vonë do të ndryshonin shumë nga ato të fenikasve. Për formën e sotme gjeometrike që ato kanë, merita i jepet matematicienit të shekullit VI, Pitagora.

A e shpiku Pitagora Teoremën e Pitagorës? Apo ai i kopjoi ‘detyrat e shtëpisë’ nga dikush tjetër?

Ka dyshime nëse Pitagora ka qenë vërtetë një matematicien siç e kuptojmë ne sot këtë fjalë. Fëmijët në shkolla vazhdojnë ta studiojnë të ashtuquajturën teoremë të tij për katrorin e hipotenuzës. Por babilonasit e dinin këtë ekuacion shumë shekuj më herët, dhe nuk ka prova që Pitagora e zbuloi, apo e vërtetoi atë. Në fakt, ndonëse janë kryer investigime të plota matematikore nga ndjekësit e mëvonshëm të Pitagorës, provat tregojnë se Pitagora ishte një mistik që mendonte se numrat janë në themel të gjithçkaje. Për shembull, ai thoshte se intervalet e përsosur muzikorë mund të shprehen përmes thyesave të thjeshta.

اfarë i bëri grekët të fillonin të përdornin paranë? Ishte tregtia, apo “psikika” e tyre?

Mund të na duket evidente sot që nevojat për tregti kanë nxitur shpikjen e parasë. Por qeniet njerëzore kanë bërë tregti për mijëra vjeçarë të tërë pa monedha, dhe nuk është e sigurt që ekonomia e parë e monetizuar e botës u ngrit përreth Greqisë së lashtë, thjesht për të lehtësuar transaksione të tilla. Klasicisti Richard Seaford ka argumentuar se shpikja e parasë erdhi nga thellësia e psikikës së grekëve. Ajo është e lidhur me nocionet e shkëmbimeve reciproke dhe detyrimeve, që kanë qenë të ngulitur në shoqërinë e tyre. Reflekton dallimet filozofike mes vlerës nominale dhe vlerës së perceptuar. Dhe është një instrument politik, përderisa shteti kërkohet që të veprojë si një garant i vlerës monetare. Instrumentet dhe institucionet financiare – monedhat, prerja e parave, kontratat, bankat, kredia dhe borxhi – po zhvilloheshin në shumë qytete të Greqisë në shekullin 5 p.e.s., me Athinën në pararojë. Por një prej shteteve të lashta e shihte me shumë dyshim paranë dhe i rezistoi futjes së saj: Sparta.

Sa spartanë ishin spartanët?


Ligjdhënësi i famshëm spartan, Likurgu vendosi që spartanët do të përdornin vetëm hekurin si monedhë, duke e bërë kaq të rëndë, saqë edhe një sasi e vogël duhej të tërhiqej nga disa qe. Kjo histori mund të jetë pjesë e idealizimit të spartanëve të lashtë, si një shoqëri luftëtarësh e dedikuar për dominimin ushtarak. Ndërkohë që Sparta e lashtë nuk prodhonte monedhat e veta, ajo përdorte argjendin e huaj dhe disa liderë spartanë ishin të famshëm për prirjen e tyre për ryshfetmarrje. Megjithatë, mund të jenë miratuar ligje për të penguar spartanët që të importonin mallra luksi, të cilët do të rrezikonin fortësinë e tyre. Kur gjenerali ‘playboy’ athinas, Alcibiadi dezertoi për në Spartë gjatë luftës së saj me Athinën në fundin e shekullit V, ai adoptoi dietën e tyre, rutinën e ashpër të stërvitjes, veshjen e trashë dhe shprehjet lakonike. Por pasioni i tij për gjithçka spartane u shtri deri tek bashkëshortja e mbretit, Timaea e cila mbeti shtatzënë. Alcibiadi u rikthye në Athinë, prej ku ishte larguar tetë vite më herët për të shmangur akuzat për sakrilegj, një prej të cilave thoshte se ai ishte tallur me Misteret e shenjtë të Athinës.

Cilat ishin sekretet e Kulteve të Misterit Grek?

Po të ta thosha, do të më duhej të të vrisja. Sekretet ruheshin me forcë, dhe kishte ndëshkime të rënda për këdo që i nxirrte ose, ashtu si Alcibiadi, mendohej që i përdhoste. Kishte rite fillese që mund të përfshinin transvestizmin dhe përqendrohej në objekte sekrete dhe fjalëkalime. Objektivi ishte t’u ofrohej “të devotshmëve” një pamje të “anës tjetër”, me qëllim që ata të riktheheshin në jetët e tyre të bekuar me dijen dhe kur të vinte radha e tyre për të vdekur, ata mund të siguronin mbijetesën e shpirtit në botën e nëndheshme. Gërmimet e kohëve të fundit kanë zbuluar varre që përmbajnë fjalëkalime dhe udhëzime të shkruajtur në pllaka floriri si një aide-memorie për të devotshmit e vdekur. Kultet kryesore të Misterit të Grekëve ishin ata të Demetrës, perëndesha e Bujqësisë dhe Dionisit, perëndia i verës, ekstazisë dhe teatrit.

Kush bëri i parë dramë prej një krize? Si nisi teatri?


Në Athinën e shekullit V, teatri ishte i lidhur ngushtë me kultin e Dionisit, tek teatri i të cilit në pjesën jugore të Akropolit, viheshin në skenë tragjedi dhe komedi gjatë festivalit të përvitshëm. Por origjina e teatrit është një çështje shumë më e debatuar. Një legjendë rrëfen për aktorin Tespis që qëndronte mbi një karrocë dhe luante një rol dramatik për herë të parë rreth vitit 532 p.e.s. Një tjetër thotë se drama nisi me koret ritualë dhe me kalimin e kohës futi edhe rolet e aktorëve. Aristoteli supozonte se koret e tragjedisë kanë qenë në fillesë këngë ritesh (ditirambe) që këndoheshin dhe kërceheshin për nder të Dionisit. Si perëndi që lidhej me rolet dhe shfaqjet që ndryshonin, Dionisi duket një zgjedhje e përshtatshme për të sjellë rritjen e dramës. Por, që nga tragjeditë më të hershme, duke filluar me Persët e Eskilit në vitin 472 p.e.s, shumë pak prej tragjedive të mbijetuara kanë të bëjnë me Dionisin. Komeditë përqendroheshin kryesisht në talljen e figurave bashkëkohore – duke përfshirë, në shumë prej tyre, edhe filozofin Sokrat.

اfarë e bëri Sokratin të mendojë që të bëhet filozof?


Sokrati mund ta ketë patur kokën mbi re dhe në komedinë e Aristofanit ai shfaqej si një njeri që u shkonte pas ideve, që nga ato shkencërisht absurde e deri tek ato shoqërisht armiqësore. Kjo paraqitje bie ndesh me burimet kryesorë të të dhënave biografike mbi Sokratin, shkrimet e nxënësve të tij Platoni dhe Ksenofoni. Të dy këta e trajtojnë me shumë respekt si një udhërrëfyes moral, por ata thonë pothuajse asgjë për veprimtarinë e hershme të Sokratit. Në fakt, përshkrimi më i hershëm për Sokratin, që i përket kohës kur ishte në të tridhjetat, e paraqesin si një njeri të veprimit. Ai kish shërbyer në një fushatë ushtarake në veri të Greqisë në 432 p.e.s. dhe gjatë një beteje brutale kishte shpëtuar jetën e mikut të tij të dashur, Alcibiadit. Më vonë, ai nuk u largua asnjëherë nga Athina, dhe u përpoq të bindë athinasit që të ekzaminonin jetët dhe mendimet e tyre. Ne mund të spekulojmë që Sokrati ka lozur me shkencën dhe politikën në rininë e tij, deri kur një përvojë mes jetës dhe vdekjes në betejë e kanë detyruar që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në kërkim të urtësisë dhe të vërtetës. Duke qenë se ai nuk ka shkruajtur asgjë vetë, imazhi më i fortë që ne kemi për Sokratin vjen prej dialogjeve të nxënësit të tij të devotshëm, Platonit, nxënësi i të cilit, Aristoteli, u bë më vonë tutor i Aleksandrit, princit të maqedonasve.

A ishte Aleksandri i Madh vërtet aq i madh?

Aleksandri do të bëhej një prej ushtarëve-gjeneralëve më të mëdhenj që kishte parë ndonjëherë bota. Sipas burimeve të lashta, ai nuk ishte aq mbresëlënës fizikisht. I shkurtër dhe i bëshëm, ai ishte një pijetar i njohur, me një temperament impulsiv që në një rast e shtyu të vrasë shokun e tij Kleitusin, gjatë një shpërthimi zemërimi. Me kalimin e moshës ai u bë gjithnjë e më paranojak dhe megalloman. Megjithatë, në 10 vitet që kur ishte 20 vjeç deri sa u bë 30, ai ndërtoi një perandori të madhe që shtrihej nga Egjipti në Siri. Asnjëherë i mposhtur në betejë, ai përdori mjete të reja të rrethimit po aq efikase sa edhe Kali i famshëm i Trojës, dhe themeloi 20 qytete që mbanin emrin e tij, duke përfshirë edhe Aleksandrinë në Egjipt.

Suksesi i tij ushtarak ishte pothuajse një mrekulli dhe në sytë e botës së lashtë ishte e drejtë që t’i jepej titulli “I Madh”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top