Gjithcka që duhet të dini për Reaksionet Berthamore.

njoni

llahtaria vete
Atomi eshte grimce elementare qe perbehet nga Protonet(ngarkesa pozitive), Neutronet(ngarkesa neutrale) dhe Elektronet. Se pari eshte zbuluar prania e elektroneve permes eksperimentit te kalimit te tensionit te larte te rrymes elektrike(me shume se 10kV ose 10000Volt) neper tubin(gypin) e vakumuar, ne kte rast eshte verejtur se disa grimca po kalojne nga katoda ne anode. Pas kesaj eshte konstatuar se grimcat elementare(atomet) jane grimca me ngarkesa elektrike neutrale qe do te thote ekzistojne edhe grimca te ngjashme me elektronet, por me ngarkesa te kunderta, pra pozitive, me te njejten sasi elektriciteti. Pas dhenies se modelit te vertete te atomit, u shfaq nje problem. Problemi eshte se sipas ketij modeli, atomi ne berthamen e tij ka protonet dhe ne mbeshtjelles ka elektronet, nga kjo rrjedh se nese protonet do te ishin vetem ne berthame atehere do te shtyheshin mes vete dhe atomi do te ishte i paqendrueshem, keshtu qe erdhen ne perfundim qe ekziston edhe nje grimce tjeter pa ngarkese elektrike qe sherben si ndermjetsues i protoneve ne berthame dhe quhet neutron.

Ne vitet e 40-te, Albert Einstein tha qe nese do te mund te arrihet coptimi i berthames atomike atehere do te vije deri te lirimi i nje energjie shume shume te madhe e cila sot quhet Energjia e Reaksioneve te Fisionit. Meqe ishte kohe lufte filluan kerkimet per ta vene ne jete kete reaksion. Gjate kesaj kohe, spiunet gjerman kishin marre informacione dhe filloi rivaliteti mes Amerikes dhe Gjermanise. Pasi amerikanet kishin shkaterruar shume fabrika qe sherbenin per krijimin e ujit te rende (D2O) atehere keta te fundit triumfuan dhe ia arriten qellimit. Amerikanet gjithashtu e perdoren kete reaksion si arme kunder Japonise ne Hiroshima dhe Nagasaki dhe kjo arme u quajt Bomba Atomike.

Ne vitet 60-te, u zbulua qe ekziston edhe nje reaksion tjeter berthamor i cili u quajt Reaksioni i Fusionit ose reaksioni i bashkimit te berthamave atomike. Ky reaksion nxitet nga temperaturat e larta dhe kryhet ne atomet me berthama te vogla. Ky reaksion zhvillohet ne Diell dhe ne yjet tjera.

Si zhvillohen reaksionet e Fisionit dhe Fusionit?
Pasi te parin e shpjeguam Fisionin po ja nisim me to Nese berthama atomike eshte e madhe atehere renditja e neutroneve dhe protoneve ne to eshte e ndjeshme qe do te thote mjafton nje force nga jasht dhe ajo do te prishet. Kur prishet renditja atehere protonet shfaqen afer njera tjetres edhe pastaj ato shtyhen ndermjet njera tjetres. Kur shtyhen vazhdon te c'rregullohet struktura atomike deri sa te vjen tek coptimi i berthames se atomit nga forcat e brendshme me ngarkesa te njejta. Keto reaksione njeriu i futi ne funksion tek atomet e Uraniumit, izotopit te tij U235 edhe Plutoniumit, izotopit Pu-239. Keto 2 izotope kane berthama shume te ndjeshme. Po sic tham me lart, duhet ndikim nga forcat te jashtme. Nese do te provojme me elektrone ta godasim berthamen atomike atehere per shkak te mases shume te vogel nuk do te kete efekt. Nese provojme me protone atehere protonet ne berthamen e atomit qe po e godasim do i refuzojne keto protone. Rezultati: duhet ti godasim me neutrone. Nese i godasim me neutrone atehere berthama do te coptohet sepse asgje nuk i pengon neutronet te futen deri ne berthamen e nje atomit. Pas futjes se nje protoni ne berthame, berthama coptohet nese reaksioni zhvillohet me U235 atehere berthama shenderrohet ne U236 qe eshte shume jostabl dhe coptohet. Pas coptimit lirohet ni energji shum shum e madhe edhe krijohen 2 berthama te reja te cilat kane masen atomike te barabarte me masen atomike te U235 (te 2jat) pa i llogaritur 2 neutrone te tjera. Kjo do te thote qe pas neutronit qe ka hyre ne reaksion jan liruar edhe 2 neutrone te reja. Keto 3 neutrone do te godasin dhe coptojne berthamat e atomeve te tjera.

Po cfare eshte pasurimi i Uraniumit dhe Plutoniumit?
Sic thash me lart ne reaksion nuk futen izotopet U238 edhe Pu241 qe jane izotopet qe ne i gjejme me perqindje te madhe ne natyre por, me nje perqindje te vogel gjenden edhe izotopet qe hyne ne reaksion. Nga kjo rrjedh se pasurimi i Uraniumit(perkatesisht Plutoniumit) eshte ndarja e izotopeve qe hyne ne reaksion nga ato qe nuk hyne. Pasurimi behet duke ndikuar me rreze radioaktive, fusha magnetike e metoda tjera ne keto elemente. Pasurimi behet ne disa shkalle, varesisht nga vendi ku perdoret. Psh ne reaktor berthamor perdoret prej 7% deri ne 15% U235 kurse ne arme nukleare 90% deri ne 95%. Do te thote sa me i madh te jete perqendrimi i U235 aq me i vrullshem do te jete reaksioni.

Reaksioni i Fusionit
Reaksioni i Fusionit eshte bashkimi i berthamave atomike. Pas bashkimit do te lirohet nje energji shume here me e madhe se gjate Fisionit(coptimit te berthames). Per coptimin e berthames duhet qe attomet e elementeve te lehta ti fusim ne ambient me temperature deri ne 120milion*C ku do te humb koncepti berthamor dhe berthamat do te shkrihen duke formuar 1 berthame te vetme. Ky reaksion zakonisht zhvillohet mes atomeve te Hidrogjenit perkatesisht 2 izotopeve te tije Deuterium dhe Tricium. Nese keto 2 izotope ndodhen ne nje ambient me temperature 120 milion grade cencius atehere keto do te bashkohen duke liruar nje energji teper te madhe dhe duke dhene si produkt Heliumin dhe nje neutron.

Per ta nxitur fillimin e ketij reaksioni, ne Toke, behet vetem duke vene ne pranine e nje shperthimi te ndonje reaksioni te fizionit (ne kte rast do te arrihet temperatura e fillimit te fusionit) dhe do te filloje ky reaksion. Ky reaksion, ne Toke ka filluar me rastin e testimit te Bombes Hidrogjenore (ndryshe njihet si H-Bomb ose Thermonuclear Bomb). Shpresohet qe ne te ardhmen, energjia e fusionit te shfrytezohet ne reaktor per prodhimin e energjise elektrike sepse Hidrogjeni si element eshte shume pak i kushtueshem dhe nuk vjen ne shprehje ne krahasim me sasine e energjise qe do te prodhohej. Nje reaktor i tille eshte mbajtur ne funksion per 10 minuta dhe eshte fikur per shkak te paqendrueshmerise se reaktorit.

Shkruajti ; ThaWhiteNigga
Redaktoi ; njoni


Pas ketij Redaktimi, ky postim eshte prone e ForumiVirtual.com.
 
Back
Top