Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjirokastra siç (nuk) e njihni - ajo e piknikëve në natyrë...

  • Nga E3
  • Start date Start date
  • - Dedikuar Shqipërisë
travel-magazine-gjirokastra_cc79010ac7eb874a96de985a5cbb2b3e.jpg


Rreth e qark pikave të bukura natyrore të qytetit të gurtë...

travel-magazine-gjirokastra1_e6ceca6f396a699f96162a4cc4535fa2.jpg


Nëse është fjala për piknik, natyrisht gjirokastritët, megjithëse Gjirokastra është një qytet tejet i veçantë e i bukur, me kalanë madhështore, me qendrën e saj historike, me kurorën e gjelbër rreth kalasë dhe qytetit, do të preferonin të dilnin jashtë nga qyteti, në vende me ajër të pastër e të freskët, siç janë : Liqeni i Viroit, Parku arkeologjik i Antigonesë, Rrapi i Libohovës, Qafa e اajupit, ose përgjatë fshatrave të Dropullit e veçanërisht në Parkun Natyror Kombëtar të Sotirës, prandaj këtë shkrim mund ta quajmë ndryshe edhe “Gjirokastra rreth e rrotull”.


Antigonea
Një vizitë të gjatë në këtë sit të mrekullueshëm antik jua ka ofruar Engjëll Serjani, “i zoti i shtëpisë”. Ne po mjaftohemi vetëm t’ju themi që edhe natyra përreth këtij siti por edhe fshatrat përqark do t’ju mahnisin me bukurinë ë tyre.
Dropulli
Përgjatë 30 km-ve të rrugës nacionale, sapo del nga Kordhoca, janë vendosur me radhë fshatrat e Dropullit, të cilat shquhen për bukurinë natyrore trashëgimine e pasur kulturore, festat e bukura që organizohen çdo vit, traditat dhe qytetarinë e tyre. Në Dropullin e Poshtëm e të Sipërm, mund të vizitoni: Manastirin e Derviçianit, Kishën e Dhuvjanit, Ravenën e Goranxisë, të ndaleni për pak në Terihat, Kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, kishën e Hllomosë, por sidomos ju mund të shkoni për piknik në Parkun Kombëtar Natyror të Sotirës.
Parku natyror kombëtar i Sotirës, shquhet për bukurinë e tij të madhe, për gjelbërimin e pyjeve me bimësinë e pasur e të shumëllojshme dhe ujrat e shumta që burojnë nga malet, duke formuar ca ujvara të bukura, prandaj është vendi ideal për të apasionuarit e natyrës. Sotira, për shkak se në majat e maleve Murgane e Stugare ka ende dëborë, edhe në verë është një oaz freskie dhe qetësie.
Libohova
Përballë ose këtej Dropullit siç thuhet rëndom, ju mund të vizitoni, Rrapin e Libohovës, i përket shek. XVI, gjendet në qendër të qytetit të Libohovës, një qytet i vogël, por plot me legjenda, histori, personazhe që na duken herë reale e here mitike: Myfit Beu, princesha Shanisha, e motra e Ali Pashë Tepelenës, patrioti i dëgjuar Avni Rustemi…
Legjenda thotë se rreth 500 vjet më parë, një berber nguli në tokë një shkop druri në forme V-je , për të mbajtur një bucelë me ujë, në atë vend ku edhe sot burojnë ujrat, në qendër të qytetit. Ky dru na qenkësh magjik, pasi më vonë lulëzoi dhe u bë një pemë gjigande me degët e tij që shkojnë deri ne 25m lartësi dhe varen duke u përdredhur drejt tokës, me diametër të trungut 2.2m, dhe me kurorë që zë një hapësirë rreth 80-85 m. Brenda kurorës së rrapit ka aq hapësirë sa të ndërtosh një shtëpizë të vogël, si në përrallë, pa e prekur fare rrapin.
Ju mund të ndaleni për t’u çlodhur e freskuar , ashtu si edhe udhëtari i famshëm, Lordi Bajron, nën hijen e këtij rrapi të stërmadh, do të vizitoni kalanë e Libohovës, aty rrotull gjithashtu mund të vizitoni Ujin e Glinës, Gështenjën e Nepravishtës etj.
اajupi, Zagoria
Jo pa qëllim e quajta اajup, nuk është thjesht “mal” apo një “qafë mali” por një tërësi peisazhesh malore të mrekullueshëm: male, përrenj malore, ara në mal pyje pa fund, monumentesh bio- natyrore të zonës… Rruga e re për në اajup, mund të shihet shumë mirë që nga kalaja e Gjirokastrës apo nga ndonjë pikë tjeter e lartë e qytetit.
Në اajup je larg rrëmujës së qytetit, ka qetësi, gjelbërim si dhe një panoramë të mrekullueshme e gjithë qarkut të Gjirokastrës dhe luginës së Drinos, duket “Shkëmbi i Zhejit”, një nga monumentet më të bukura bio- natyrore të zonës dhe malet e larta përballë.
Jo më pak tërheqëse e të mrekullueshme janë historia, legjendat , tregimet dhe personazhet tipike, kishat dhe manastiret e krahinës së Zagorisë dhe gjithë fshatrave të saj. Zagoria është vendlindja e poetit tonë të madhë kombëtar Andon Zako اajupi dhe e patriotit të dëgjuar Vangjel Zhapa. Tradita e kulinarisë dhe guzhinerët zagoritë janë me famë në të gjithë Shqipërinë. Uji i kësaj zone, thonë se është tepër i vençantë për nga vlerat minerale, i bën njerezit pak të “ marrë” (nga kjo zonë kanë dalë kaq shumë njerëz të dëgjuar…) shijojeni atë, produktet bio të zonës si dhe peisazhin e mrekullueshëm malor !
Viroi
Liqeni i Viroit, ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Gjirokastrës, në krah të rrugës nacionale, kur shkon për në Tepelenë. Viroi është një liqen artificial që ushqehet me ujrat që burojnë me vrull nga “Mema”, një burim shumë i thellë, me natyrë karstike, me ujë të kulluar e të pastër. Mendohet se uji i Viroit vjen nga shpella me natyrë karstike e Skotinisë, që ndodhet në fshatin Vanistër në jug të Gjirokastrës, një vend pelegrinazhi dhe njëherësh turistik. Përreth liqenit shpaloset një peizash i mrekullueshëm i kodrave të gjelbëruara përreth. Viroi është një vend për piknik, për çlodhje, për të eksploruar natyrën nga të apasionuarit e natyrës, studiuesit ose nxënësit e shkollave. Gjithashtu tashmë vizitohet edhe nga shumë turistë të huaj, që vijnë në qytet. Rreth e rrotull liqenit, ka lokale të këndshme: bare apo restorante, ku mund të shijoni gatimet tradicionale ose të reja.
Në Parkun e Viroit ka qindra bimë mjekësore kurative e aromatike rreth 257 specie bimore ujore të rralla si dhe 72 lloje shtazesh të cilat përbëjnë një vlerë të paçmuar.

Albtravel
 
Titulli: Gjirokastra siç (nuk) e njihni - ajo e piknikëve në natyrë...

Qytet i bukur dhe pse Viroi ne dimer ben permbytje dhe ne behar thahet komplet
 
Titulli: Gjirokastra siç (nuk) e njihni - ajo e piknikëve në natyrë...

Gjithcka mund te gjesh tek ky qytet...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back