Gjirokastër, asgjësohen 201 bimë narkotike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rreth 201 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa janë asgjësuar sot në fshatin Gjatë të Komunës Lunxhëri të rrethit Gjirokastër. Seksioni i Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative kanë bërë një kontroll në këtë fshat dhe është bërë e mundur që të evidentoheshin dy parcela të mbjella me bimë narkotike, disa metra poshtë varrezave të këtij fshati. Parcelat ishin hapur rishtas për kultivimin e bimëve narkotike.
Në parcelën e parë janë evidentuar 94 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa , ndërsa në parcelën e dytë janë evidentuar 107 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.
Gjithësej janë evidentuar 201 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa.
Bimët varionin nga 160 centimetra deri në 270 centimetra të larta, të cilat janë asgjesuar në vend me anë të djegies , ku disa bimë janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Në parcelë është gjetur një tub llastiku rreth 70 metra i gjatë, i cili shërbente për të vaditur këto bimë dhe tubi dilte nga një shtëpi pjesërisht e rrënuar , ku nuk banonte njeri.
Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët që kanë kultivuar këto bimë, duke bashkëpunuar dhe me pushtetin lokal të komunës Lunxhëri. Shekulli
 
Last edited by a moderator:
LOL, Degjoni se nganjehere edhe nuk kane faj. Mbaj mend qe dikur(ne Shqiperi) na u rrit nje bime e cuditshme tek cepi ku mbillnim lulet, dhe mami e shkepuste megjithe rrenje, por ajo mbinte perseri. Kur njehere erdhi per vizite kushuriri im, ia zuri syri, e kontrolloi, dhe tha qe ishte hashash. :eek:hh: S'i kishte vene njeri rendesi deri atehere; por pasi e pa ai te gjithe si te zgjute(ata qe i kishin kaluar anash kushedi sa here) ia benin "po po hashash eshte." Si perfundim e hoqen megjithe dhe`, por akoma se kuptoj si kishte mbire aty kot. Fare e keqe.
 
Redaktimi i fundit:
Ashtu eshte nuk kane edhe faj se kane edhe pune te jera per tu marre :)

Jo po historia qe me ka ndodhur mua ne vazot e luleve shume interesante. por kur e morem vesh qe i mbillte vllai. une thoisha me vete shyqyr qe e shikoj nje here duke u marr me pun e ai e paska pasur mendjen ne vend tejeter. :p
 
hahahaha kruto dhe tek ty duhet ta ket vene njeri...ose ka qen nje specimen i eger:)
 
Se kuptoj pse shteti si shet siç ben gjith bota dhe mbush buxhetin e shtetit apo harrova po ta shesin mushet buxheti politikaneve tek ne normal jemi me te squt ;)
 
Po c'keni me natyren qe ju hakmarrte natyre si di vete ...:canna::canna::canna:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top