Gjimnazi “Ismail Qemali” merr çmimin si shkolla me e mirë e vitit 2010

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkolla e mesme “Ismail Qemali”, ku mësojnë rreth 1520 nxënës, kjo shkollë rezulton me numrin më të larët të nxënësve. Një mbipopullim nxënësish ku, për ta shmangur shkollës i është dashur që të zhvilloj mësim me dy turne, pasi ajo është projektuar për një kapacitet me jo më shumë se 800 nxënës. Megjithatë, edhe kjo shkollë, ashtu sikurse të tjerat në të gjithë vendin, ka problemet e saj, por stafi pedagogjik, nën drejtimin e drejtoreshës Lumturi اela, është munduar ti minimizojë ato. “Shkolla është pjesë e shoqërisë dhe është pjesë e Shqipërisë. Unë mbroj idenë që problematika është ajo që ka e gjithë shoqëria shqiptare. Të gjitha të minimizuara ose jo, i gjen brenda në shkollë. Patjetër që shkolla do të jetë një pjesë që i mbart edhe element negativ edhe pozitiv. Psh një veprim i nxënësve në oborr të shkollës në mësuesve na duke i natyrshëm ndërsa dikush tjetër që e sheh nga jashtë nuk e mendon kështu. Por, unë përsëri do të ndërhyja për të thënë se shkolla nuk është tipikja e problemeve. Shkolla është pjesa ku reziston me ore ose me pahir për tu përballur dhe për të mos u asimiluar nga e keqja e përgjithshme” , ka pohuar Lumturi اela. Ndër të tjera ajo ka shtuar se Shkolla mund është ndër më të privilegjuarat sa i përket pasjes së laboratorëve. Ne kemi nga një laborator në të gjithë zërat; Fizikë, Biologji, Kimi etj. Janë dy laboratorë informatike. Stafi pedagogjik dhe drejtoria janë gjithnjë të interesuara që asnjë nga laboratorët të mos jetë jashtë funksionit. Ata gjithmonë janë funksionalë. Shkolla jonë mbetet si një ndër shkolla ka ka një numër shuam të larë të nxënësve të interesuar për mësim, do të citoja faktin që interesi për shkollën time nuk ka rënë”, përfundon drejtoresha. Por ajo ka folur edhe për shkollën ndër vite. “Ismaili Qemali” është shkollë si të gjitha shkollat, dhe mësuesit janë qytetarë si të gjithë qytetarët, unë vetë në radhë të par jam njëri, jam prind, mësues, drejtor, dhe të gjitha këto përmbajnë disa probleme. Të jesh drejtor në mjedisin tënd ku ke punuar 20 vite ka pasur një lloj elementi që të dallon nga të tjerët, nuk mund të jesh njëlloj drejtor që kur të emëron në një mjedis të panjohur, pasi, do shkosh të zbatosh ligjet, ndërsa të jesh drejtor i shkokle të tu është ndryshe. Pasi ata do të mbetet shokët e mi, do mbeten ata që unë i kamë pasur më parë koleg punë. Megjithatë, drejtori në krye ka një politik dhe politikat zbatohen nga mësuesit dhe kjo ka bërë që shkolla të arrij disa objektiva. Pasi, vjen momenti që i thua vetës nëse jam unë po janë ata pra mësuesit, për mua janë ata pasi nëse nuk zbatohen politikat nuk arrihet të behët asgjë. Si përfundim e gjitha ajo që dua të them është se në në këtë shkollë kemi nj bashkëpunim shumë të mirë si mësuesit me drejtori por edhe më nxënësit” , ka pohuar ajo.


Dëshira Halilaj: “Ministria na dha çmimin e par për Ujin”

Gjimnazi “Ismail Qemali” është konsideruar prej jurisë së ministrisë së Arsimit, British Council dhe Microsoft Partners si shkolla që ka ofruar idenë më inovative dhe se si nxënësit vihen në qendër të procesit të mësimdhënies duke organizuar kurrikulën rreth nevojave të tyre për nxënie. ثshtë vlerësuar dhe për çmimin se si nxënësit arrin që të marrin çmim duke shndërruar plehrat në një vepër arti. Kështu, gjithçka konceptuar ndryshe nga metoda tradicionale, ku programet e lëndëve ndjekin rrjedhën e tyre dhe mësuesi është figura kryesore. Teknologjia audiovisuale dhe e komunikimit luan një rol thelbësor në realizimin e këtyre ideve. British Council dhe Microsoft do ti japin kësaj shkolle mundësinë nëpërmjet një granti të vogël të realizojë në praktikë këtë projekt-ide dhe po ashtu mësuesve dhe drejtuesve të shkollës do tu lehtësohet aksesi në rrjete ndërkombëtare të mësuesve inovatore. Kështu nëpërmjet një projekti është finalizuar dhe “Shkolla e së Ardhmes”. Si një bashkëpunim midis British Council dhe Microsoft Partners në katër vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi, për herë të parë dje u dha çmimi Shkolla Inovative e Vitit. Gjimnazi “Ismaili Qemali” është vlerësuar me çmimin e parë në këtë projekt dhe jo vetëm më një çmim por në të njëjtin projekt shkolla mori çmimin e parë me temën “Nga një pik ujë në një rrjedh jete” që është realizuar mes bashkëpunimit të nxënësve dhe stafit të mësuesve veçanërisht me mësuesen e anglishtes Dëshira Halilaj. Ajo na ka treguar si si i lindi ideja për të marrë pjesë në një projekt të tillë dhe si arittë të fitonin çmimin e parë mes disa shkollave të vendit. “Qëllimi ishte që nga nëpërmjet programit të kompjuterit të zhvillohej ana teorike dhe të bëhej sa më interesante. Në këtë projekt ne u paraqitëm me një projekt me atë temën e lartpërmendur. Risi në këtë projekt ishte mënyra se si përfshiheshin shumë lëndë dhe shuam nxënës për të bërë një punë sa më të mirë. I gjithë projekti u paraqit në gjuhën angleze, dhe shkolla jonë mori çmimin e parë” , ka pohuar Dëshira Halilaj.


Alma Mete: “Ja si morëm çmimë të parë për shndërrimin e plehrave në vepër arti”

“Kishim një ftes nga Ambasadori Austriak, për të paraqitur një materia se si nxënësit në bashkëpunim me mësuesit për transferimin e plehrave në vepër arti. Kështu un kamë shpërndarë ato broshurat në çdo klasë, dhe u kërkova nxënësve që të jepnin na një ide si si do ta realizonin këtë temë. Në këtë projekt morën pjesë shuam nxënës ku vazhdimisht vinin dhe me jepnin detaje si për mënyrën e realizimit. Më ra në sy ideja e një nxënësi e cila ishte tepër e veçantë nxënësi është Donald Gjeta, në fillim mu duk si diçka e pa realizuar por, më pas vendosa dhe i thash si do realizohej një ide e tillë, të gjithë idenë e nxënësit i thash ta bënte realitet dhe ta kishte gati për ditën e prezantimit të projektit e cila ishte në 8 dhjetor 2009. e gjithë ideja siç e shikoni dhe në foto është realizuar me plehra, gazeta, mbeturina, dhe kemi bërë një njëri të vjetër me një botë mbi shpinë. Kështu ajo doli diçka shuam e bukur dhe në datë 8 dhjetor 2009 shkuam të konkurronim dhe nuk e prisnim të merrnim çmim të parë ky është nj shpërblim që duhet tja bëjm vazhdimisht nxënësve”, ka pohuar mësuesja e Fizikës Alma Mete. G. Ballkan

---------- Post added at 19:53 ---------- Previous post was at 19:53 ----------

Rina Ismailati, gjeniu i “Ismail Qemalit”

Ajo “konkurron” mësuesit e matematikës në shkollën e mesme të përgjithshme “Ismail Qemali”. Sapo prezantohesh në këtë gjimnaz për ta bërë pjesë të suplementit të gazetës, mësuesit menjëherë të thonë emrin e “gjeniut”, Rina Ismailati, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Amerikë si studiuese e numrave të parregullt pas presjes dhjetore. Në muajin maj, pas çmimit që arriti të merrte, ditën e shtunë ajo do të jetë dhe përfaqësuesja e vetëm nga Shqipëria për këtë studim që Ina ka bërë në shkollën “Ismail Qemali”. Ajo është në vitin e katërt në këtë gjimnaz, por, jo më larg se dita e shtunë ajo është vlerësuar nga ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësues të huaj të arsimit me çmimin e parë si shkencëtare e vogël për një studim që ajo ka bërë për “Numrat e thjeshtë dhe rregulluesit e rinj”. Kontaktuar nga gazeta ajo na ka treguar se si i lindi ideja për të bërë një kërkim të tillë. “Mua më shqetësonte gjithmonë diçka, kisha një pyetje në vetvete se kur bëheshin pjesëtime të ndryshme, mbas presjes dhjetore dilnin numra të ndryshëm që në pamje të parë duken pa lidhje dhe të çrregullt, pasi numrat në matematikë duhet të jenë shumë të saktë, por mua nuk më rezultonte kjo. Duke u nisur nga ky dyshim, iu futa punës për të zbuluar rregullsi te numrat që dilnin mbas presjes dhjetore. Fillimisht, kërkimet e mia ishin të bëja pjesëtimin me numrin 7 dhe, pasi bëja pjesëtimin me 7, rezultatin e shënoja, dhe kështu fillova të bëja pjesëtimet me radhë. Zbulova që kisha të bëja me një parregullsi të pafund numrash”,- ka pohuar Ina. Por, në vazhdimësi të bisedës, ajo dëshiron të na tregojë sa më shumë detaje se si kishte mundur të arrinte në një përfundim të tillë dhe që kishte marrë edhe çmime për këtë studim që ajo kishte bërë. “Pjesëtimin me numra e kam bërë gjatë në letër dhe me çiftet e numrave që më dilnin në fund, unë formova një grafik të ri. Ky grafik ishte i formuar nga numrat 7, 13, 17; në të gjitha rastet grafiku dilte i rregullt dhe kishte një pamje interesante, dhe unë arrita të zbuloja rregulluesit që në pamje të parë dukeshin të çrregullt dhe kaotikë”,- na tregon gjimnazistja Ina. Në fund të fjalës së saj, Ina na tregon se ka arritur të krijojë një metodë të re studimi për “Numrat e thjeshtë dhe rregulluesit e rinj”.



“Ismail Qemali”, shkolla ku 85 nxënës marrin të gjitha notat 10

Shkolla e mesme e përgjithshme “Ismail Qemali” ka një kontingjent nxënësish shumë të mirë me mësime. Kështu, sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, Lumturi اela, një klasë në këtë shkollë ka rezultate shumë të mira, ku nga 34 nxënës janë mbi 20 nxënës që kanë të gjitha notat 10, ndërsa pjesa tjetër e klasës nuk i ka notat 10, por ka nota të pranueshme për stafin pedagogjik që janë shumë kërkues. “Në shkollën tonë ka një kontingjent nxënësish që nuk është se na vinë të tillë, por me punën që bën stafi i mësuesve ata bëhen shumë të mirë. Kështu, në këtë shkollë ne kemi një klasë që e cilësojmë si klasa më e mirë në vend, pasi ka një numër nxënësish shumë të mirë dhe që kanë nota 10. Megjithatë, ajo që dua të them është se ne këtu kemi nxënës që nuk e kanë njohur ndonjëherë notën 9, pasi që në klasën e parë dhe në vitin e katërt që janë sot, unë personalisht i kam parë dëftesat e tyre dhe kam vënë re se në dëftesat e këtyre dy nxënësve nuk gjendet asnjë notë poshtë notës 10 dhe unë për këtë jam vërtet shumë krenare”,- ka pohuar drejtoresha Lumturi اela. Kështu, gjatë reportazhit që gazeta ka bërë në këtë shkollë rezulton se janë mbi 85 nxënës me të gjitha 10, janë nxënës të shkëlqyer që marrin dy ose tre olimpiada. Kjo tregon se ka një interes, ka një element shumë pozitiv brenda në shkollë. Unë këtu do të hapja një parantezë dhe do të dëshiroja që edhe media elektronike ose e shkruar, duhet të jetë shumë e interesuar për të evidentuar këtë vlerë. Sepse ajo pika delikate që po vuan shoqëria dhe që është e trashëguar, është indiferenca, braktisja, heshtja, mungesa e vëmendjes ndaj njerëzve, të cilët meritojnë shumë. Megjithatë, sipas informacioneve që gazeta ka grumbulluar rezulton se 42% e nxënësve në këtë shkollë janë të ardhur, janë të lindur jo në Tiranë. Pjesa tjetër është e lindur në Tiranë, por sërish nuk dihet se çfarë përbërjesh ka. Megjithatë, mendojmë, kjo pjesa 42% mund të mbartë probleme sociale nga më të ndryshmet, sepse janë problemet e familjes dhe sigurisht që brenda shkollës janë importuar edhe këto probleme. Por shkolla bën maksimumin e mundshëm që jo vetëm ti mësojë këta fëmijë, por edhe ti edukojë. Kështu që shkolla reziston ndaj së keqes së përgjithshme. Një statistikë tjetër është sa i përket nivelit e aftësisë së nxënësve. Sipas statistikave që kemi, rreth 500 nxënës janë të nivelit shumë të mirë, me rezultate më shumë se 9.5. Kjo është domethënëse. Atëherë, pjesa shumë e mirë e shëndoshë është në shkollë përsëri, madje me interesa shumë të mëdha; me interesin për të mësuar. Janë 35 nxënës të vlerësuar nga të jashtëm që do të thotë me medalje, me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, me certifikime të vendeve të ndryshme në olimpiada, në konkurse brenda dhe jashtë vendit, por jashtë shkollës. Kjo do të thotë se janë vlerësime reale të marra nga këta nxënës.



Drejtoresha: “Bashkëpunimi me prindërit shumë i rëndësishëm”

“Ne bëjmë një takim të rregullt një herë në muaj me prindërit, të enjten e parë ose të dytë të muajit. Këtu vijnë prindërit pothuajse të gjithë. Ata që janë problematikë, i sjellin prindërit, por ka edhe nga ata që na kanë gënjyer dhe nuk i njoftojnë prindërit, na kanë dhënë dhe numrat e telefonit të rremë. U kam thënë edhe kolegëve që të tregohen të kujdesshëm në marrëdhënie me ta duke mos kursyer edhe ndonjë falënderim. Thajuni që janë shumë të mirë fëmijët tuaj, sepse kushdo që të ishte, nuk do të donte që të merrte vesh që ka këto të meta. Kështu që kjo është shumë e mirë për mua. Prindi vjen interesohet. Por mua më bie në sy diçka. Në kohën që keni qenë ju në shkollë, nuk e di, por në kohën që kam qenë unë në shkollë dhe shumë vonë, kur kam qenë edhe mësuese, prindi ishte partner me mësuesin. Tani e mbrapa prindi është partner me fëmijën. Kështu që ne e kemi humbur partneritetin me prindin dhe kjo neve na kushton shumë, sepse një mashtrim apo një parapërgatitje a një gjë tjetër e fëmijës, është e mbështetur nga prindi dhe ne jemi të detyruar ta justifikojmë. G. Ballkan
 
Titulli: Gjimnazi “Ismail Qemali” merr çmimin si shkolla me e mirë e vitit 2010

Urime Ismailsave, e meriton vertet ky gjimnaz, kam qene vete pjese e tij dhe eshte vertet shkolle e mire, me rregulla qe zbatohen, nxenes te disiplinuar dhe mesues te pergatitur, laboratore e permendur me lart,fizike, biologji, kimi, dhe 2 sallat e informatikes kan qene prej vitesh,qe kur kam nxene une aty dhe funksionojne mjaft mire. gjithe viti eshte shume i pasur me aktivitete kulturore, artistike, edukative.
po me behet shume qejfi per kte..kam kujtime te bukura prej aty:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top