Gjimnastika zvicerane dhe namazi

Arfenilla

Themelues i Forumit
namazi-264x114.jpg


Henrik Ling, themelues i “gjimnastikës zvicerane” lindi në vitin 1776 në Smoland të Zvicrës dhe kreu studimet për letërsi. Ling, i cili është i njohur për vjershat dhe dramat që kishte shkruar, shkon në Gjermani si prift protestant. Më vonë kalon në Danimarkë dhe punon në Kopenhagen si mësues. Gjatë kësaj kohe Lingu ndiente dhimbje të forta në krah si pasojë e reumatizmës. Për këtë arsye bënte kërkime se si mund të shërohej. Ai besone se bërja e veprimeve të ndryshme mund të ishte e dobishme, por s’dinte se çfarë veprimesh mund të bënte.

Në ato vite ai nisi të bënte udhëtime të ndryshme nëpër botë dhe gjatë këtyre udhëtimeve vizoi edhe Marokun. Në Marok ai pa gjëra që nuk mund t’i shihte në vendin e vet si: mikpritjen, bujarinë, drejtësinë, ndihmesën dhe ibadetet (adhurimin e Zotit). Por ajo që e çudiste më shumë ishte marrja e abdesit dhe pastrimi i shpeshtë i myslimanëve, pasi në atë kohë Europa nuk e praktikonte shumë ujët dhe pastërtinë.

Meqenëse ishte një njeri i dhënë pas sportit, gjërat e para që i tërhoqën vëmendjen Lingut ishin veprimet që kryenin myslimanët gjatë marrjes së abdesit dhe namazit. Ai kishte studiuar historinë e Greqisë së Vjetër dhe në veçanti ishte interesuar për ushtrimet fizike që bënin ata për mbajtjen e trupit në formë dhe arriti në konkluzionin se disa prej atyre lëvizjeve lodhnin pjesë të caktuara të trupit dhe shkaktonin prishjen e ekuilibrit.

Ndërsa për çudinë e tij veprimet që bënin myslinanët gjatë namazit ndihmonin belin, gjunjët, krahët, këmbët që të punonin sa më mirë. Dhe kryerja e tyre pesë herë në ditë kishte vlera anatomike dhe fiziologjike.

Ling, që hera herës shihte myslimanët duke falur namaz, për qëllim sportiv, i bëri ato veprime gjatë një muaji. Lingu, meqenëse nuk ishte mysliman, nuk e dinte se namazi forcon anën fizike së bashku me anën shpirtërore. Prandaj ai u thellua vetëm mbi aspektet sportive të namazit dhe kryerja e atyre veprimeve bëri të mundur që ai të mos ndiente më dhimbje në krah dhe të shpëtonte nga vuajtjet disavjeçare.

Pra Lingu zbuloi ato lëvizje (veprime) fizike që i kërkonte që në Danimarkë.

Me t’u kthyer në Gjermani filloi të botonte libra mbi këtë temë dhe këshillonte kryerjen sistematike të veprimeve që myslimanët bënin gjatë namazit, gjë që do t‘i ndihmonte kundër reumatizmës dhe për të mbajtur trupin në formë. Gjithashtu veçantia e këtyre veprimeve qëndron tek ajo se nuk e lodhin zemrën. Më vonë Henrik Ling themeloi në Stokholm “Institucionin e Lartë Mbretëror të Gjimnastikës”. Më vonë, me ndihmën e të birit, doktorët hodhën themelet e “gjimnastikës zvicerane”.

Sot në gjithë botën ushtrimet gjimnastikore janë zhvilluar mbi themelet që hodhi Lingu, gjithashtu dhe për kurimet fizike përdoren të njëjtat lëvizje.Br.com
 
Back
Top