Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjermania ndëshkon prindërit që refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/themes\/gazetaexpress\/images\/logo4.png?v=1"}[/IMG2] [h=1]Gjermania ndëshkon prindërit që refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët[/h]
Vaksinimi-600x360.jpg

Shiko fotografinë 1882707
Gazeta Express
6 Maj 2019 15:34 Sipas një draft-ligji të paraqitur nga ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, prindërit që refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën kundër fruthit do të gjobiten me 2500 euro.

Ligji që pritet të hyjë në fuqi më 1 mars 2022 në rast se merr votat e mjaftueshme në kuvend gjatë këtij viti, do ta bënte vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe shkolla, por edhe për mësuesit, edukatorët dhe stafin mjekësor në spitale.


Deri në korrik të vitit 2020, prindërit që i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe shkolla duhet të sjellin dëshmi që fëmijët e tyre janë vaksinuar më parë ose dëshmi që fëmijët e tyre rrezikohen nga keqësimi i shëndetit nëse e marrin vaksinën kundër fruthit.

Sipas vlerësimeve të ministrisë së shëndetësisë, ligji do t’i prekte edhe rreth 361 mijë fëmijë të pavaksinuar që tashmë ndodhen në shkolla dhe çerdhe si dhe rreth 220 mijë të rritur që punojnë me fëmijët.


“Të gjithë prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të mos infektohen me fruth dhe të mos rrezikohen nga kjo sëmundje”, tha Spahn gjatë një interviste për gazetën gjermane “Bild”.

Qeveritë e ndryshme në mbarë botën janë detyruar të marrin masa në muajt e fundit për shkak të rritjes së numrit të rasteve të fruthit dhe refuzimit të vaksinimit nga një pjesë e prindërve, të cilët po nxiten nga disa fushata kundër kësaj vaksine.

Vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2019, në Gjermani janë shënuar 170 raste të fruthit. Kjo sëmundje mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në shëndetin e njeriut, përfshirë pneumoninë dhe humbjen e shikimit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
 
Eshte bere nje problem ne Evrop ky fakt.
Nje grup prinderish ose disa prinder qe hutohen pak nga trut,dalin me parullat qe vaksinat sjellin probleme ansore etj etj,
Dhe nuk i vaksinojne femijet.
Nje doktorr ne nje intervist tha; s"kane faj keta lloj prinderisht qe bejne te tilla veprime,sepse skane jetuar ne kohen e prinderve tyre,kur nenat apo gjyshet e tyre, vinin me femij ne krah,duke u lutur para doktorrit,shpetojani jeten femijes sime,nga fruthi e shume semundje masive te asaj kohe nga qe nuk kishte vaksinim.
E shpesh atyre u vdisnin nder krah.
Prandaj drejt me thene,nga arroganca,mungesa e informacionit dhe pa-pergjegjshmeria veprojne keshtu.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back