Gjermania kërkon mjekë shqiptarë

Arfenilla

Themelues i Forumit

20150105153717149646.png

Duke qenë se tregu gjerman i punës është i etur për profesione të tilla si mjekësia dhe infermieria, shqiptarët të cilët duan të punojnë në profesionin e tyre dhe ende nuk kanë gjetur një punë në Shqipëri, mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Drejtuesja e Institutit të Gjuhëve të huaja Xhenisa Kapxhiu,jep disa nga kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për të siguruar një vend pune.

“Gjuha gjermane perfekte në nivelin C1. E dyta, duhet të kenë kualitet në aftësinë e tyre si mjekë, dhe e treta, asnjë lloj pagese nuk do të paguhet nga këta mjekë, pasi shteti gjerman dhe klinikat do të marrin përsipër akomodimin, biletën e avionit dhe qëndrimin do ta kenë pa pagesë”, u shpreh ajo.

Drejtori i zyrës së punësimit Genci Kojdheli u shpreh se po bashkëpunohet për zyrtarizimin e marrëveshjeve të punësimit mes dy shteteve. Në vetëm tre vitet e fundit në Gjermani kanë arritur të punësohen rreth 170 mjekë dhe infermierë.

B shekulli,
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Gjermania kërkon mjekë shqiptarë

imagjino cfare kualiteti kane mjeket qe sapo e kane perfunduar shkollen...pasi ne shqiperi ste jepet mundesia as te aftesohesh pasi mjeket ,profesorat ketu te mbyllin deren pasi duan te jene vetem per vetem me pacientin per tu marre sa me shume lek ....dhe une ne vend qe te paguhem per kete praktike qe po bej,,duhet te paguaja vete urdherin e mjekut .....pfff ketu mjekesia ka marre fund.
pse duhet te shkoj une ne gjermani kur shume mire mund te rri ne vendin tim???po vendi im akoma enderron sikur mjekesia eshte falas
 
Edhe une ashtu them mos shko, mos ja bej qefin gjermanit te poshter :p
 
Titulli: Gjermania kërkon mjekë shqiptarë

Sepse Shqiperia ka 1001 probleme , duhet te kemi kulture te kultivojm njerez dhe burime Njerzore.
Un njof 3 shok qe kan ikur ne gjermani me pare, sa duket i paska pelqyer puna e shqiptareve :p
 
Titulli: Gjermania kërkon mjekë shqiptarë

Veshtire qe do te shkoj ndonje. Me shume fitojne ketu se qe do te fitonin atje.

Pervec punes ne spitale apo ambulanta, ne te cilat marrin paga nga buxheti i shtetit, shumica prej tyre punojne edhe privat.
Kur e shtojme edhe korrupsionin si dhe perqindjen nga kompanite farmaceutike e laboratoret... mund te them lirisht se nga totali i te ardhurave te tyre mujore do te kompleksoheshin edhe mjeket gjerman.

Nese jo te gjithe, qe te mos pergjithesoj, shumica derrmuese e tyre e gjejne veten ne pershkrimin larte.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top