Gjermani, vende parkimi vetem per burrat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pavarësisht dhjetëra viteve lufte për emancipim dhe të drejta të barabarta mes femrave dhe meshkujve, mbërrijnë parkimet vetëm për burrat. Sindikata e Trilberg, një qytezë e vogël gjermane ka inauguruar, mes polemikash, dy vende parkimi të rezervuara vetëm për meshkujt, në brendësi të një garazhi publik.

Motivi? Në këto vende mund të hyhet vetëm me marshin e indietros dhe sipas kryetarit të bashkisë, Gallus Strobel, gratë janë më pak të zonjat në këtë lloj manovre. Përveç kësaj nevojitet të shmanget një shtyllë betoni, e vendosur në një vend jo shumë të përshtatshëm.

Një sfidë kjo për “politcally correct”, e përkufizon Strobel, duke folur për “Süddeutsche Zeitung”. Ai shpjegon se në të njëjtin garazh ka 13 vende të rezervuara vetëm për zonjat. “Bëhet fjalë thjesht për një gjest mirësjelljeje”, mbrohet kryebashkiaku, por në Gjermani çështja ka marrë përmasa të mëdha. Madje gazeta “Bild” ka dërguar një reportere që ka “dhunuar” hapësirën vetëm për burrat, duke parkuar për vetëm 13 sekonda. Një shuplakë kjo për vendimin e çuditshëm të qytezës së Trilberg./Shqiperia
germanparking_640_398_s_c1_center_top_0_0.jpg
 

Attachments

  • 1342004240-parkim_per_meshkuj.jpg
    1342004240-parkim_per_meshkuj.jpg
    20.7 KB · Shikime: 3
Titulli: Gjermani, vende parkimi vetem per burrat

Tani per te kundershtuar pak artikullin, ne parkinget e Gjermanise, ka vende te dedikuara femrave dhe nenave, sic jane ato vendet per njerez me probleme ( handikape te ndryshme). Vendet e femrave, jane te vendosura afer deres qe dilet nga parkingu, per ti ofruar nje siguri me te madhe, duke mare parasysh atmosferen e vendit, aq me shume ne mbremje/naten kur ska aq levizje sa diten.

Ja dhe nje foto:
Gallus%u00252BStrobel%2Bwomen.jpg
 
Titulli: Gjermani, vende parkimi vetem per burrat

Ky eshte maskilizem i gjalle. Nuk do te thote se te gjitha femrat i japin makines ne te njejten menyre kjo vlen edhe per burrat.
Sjam aspak dakord, ka ngeluar ajo idea qe femrat sdin ti japin makines..te vinte nga Gjermania kjo sma priste mendja.

:espuls::espuls:
 
Titulli: Gjermani, vende parkimi vetem per burrat

ahahaha Sa klishe ka ky vend ...mos harro qe ka qene nje vend diktatorial. Qe do te thote akoma gjysherit jane gjalle (mendimet patriarkale: gruaja ka vendin ne guzhine etj etj )... Vone e kam mar vesh qe ne Zvicer, grate jane leju nga mesi i viteve 80 te votojne per here te pare.. Kur ne shqiperi sjam e sigurte, por qe e di qe gruaja ka pas te pakten ne aparence te drejte te votoje ashtu si dhe burri...
Sa per artikullin ,,nuk ka shqetesu askend se keta ngrihen dhe e bejne problem. Ketu ku jetoj une nuk eshte ashtu ,,,te pakten skam pare deri tani ,,,dicka lokale do te jete sa per buje.
 
Titulli: Gjermani, vende parkimi vetem per burrat

Femrat si kisha lan me vozit hiq makin e lere me ti lejohet per parkim :P
 
Pe: Gjermani, vende parkimi vetem per burrat

LOL Sa te priviligjuar ndihen meshkujt LOL
 
Back
Top