Gjermani, lind autostrada e biçikletave

MasteR

I'm offline
cycling-sign.jpg


Mendohet se do të jetë 60 kilometra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, e do të lidhë dy qytete gjermane. Do të jetë e para autostradë e këtij lloji në Europë
Do të jetë e gjatë rreth 60 kilometra e do të bashkojë Dortmundin dhe Duisburgun, dy qendrat e krahinës shumë të populluar të Ruhrit, përveçse zemra e vjetër industriale dhe punëtore e vendit dhe qendra e landit NRW (Westfalia e Rinit Verior) shteti më i populluar i federatës dhe njëkohësisht më i bllokuari nga trafiku dhe makinat e shumta. Ndoshta për këtë arsye, qeveria lokale ka vendosur të marrë masa ekstreme. Biçistrada është risia e fundit që do të “lulëzojë” në Gjermani kundër smogut dhe radhëve të gjata. Nuk është vendosur ende nëse do të quhet “Radschellweg Ruhr”, apo “Radler B-1”. Por të 60 kilometrat dhe gjerësia prej 5 metrash, thonë ekspertët e trafikut në qytetin e Dyseldorfit, do të ndihmojë numrin madh të qytetarëve që dëshirojnë të përdorin biçikletat dhe jo makinat për të shkuar në punë. Biçistrada do të jetë pothuajse paralele me autostradën kryesore që lidh Dortmundin me Duisburgun, por që nga një arterie e shpejtë dhe shumë e rëndësishme komunikimi është shndërruar në një stres të vërtetë: shumë trafik, radhë të gjata, gjithmonë vonesa në punë dhe në kthim, por mbi të gjitha ndotje e madhe. Në fakt shumë njerëzve mund t’u duket si fantazi, por projekti tashmë po merr jetë. Ministri i Transporteve Lokale, socialdemokrati Harry Voigtsberger, e ka shumë për zemër këtë çështje. “Ragionalverband Ruhr”, kompania që administron transportet urbane dhe rajonale në basenin antik minerar dhe industrial, ka marrë përsipër të kryejë një studim për nivelin operativ, kostot dhe problemet teknike të ndërtimit të biçistratës. Duhet të jetë e gjitha e asfaltuar, pa malore apo kthesa të forta. Por nuk është gjithçka: duan ta ndërtojnë pa kryqëzime dhe të ndriçuar për në darkë. ثshtë një projekt shumë i veçantë në llojin e tij, thotë Jens Hapke, drejtor i Regionalverband Ruhr: “Përgjatë rrugës që lidh dy qytetet e mëdha jetojnë të paktën 2 milionë persona, shumë prej të cilëve sot preferojnë të përdorin biçikletën se sa makinën për të lëvizur”. Në të ardhmen biçistrada e krahinës së Ruhrit mund të jetë shembull për ndërtimin e shumë të tjerave, edhe pse në Angli ka disa të tilla, por jo me tiparet e një rruge të vërtetë urbane. Utopi dhe iluzione? Në Dyseldorf thonë jo. Emergjenca e trafikut duket se u jep të drejtë: asnjë pjesë tjetër e Gjermanisë nuk është gjysmë e paralizuar çdo ditë nga radhët e gjata në autostradë, që ndonjëherë arrijnë shifra rekord, rreth 340 kilometra. Kjo do të thotë se duke lënë mënjanë ndotjen, shpejtësia mesatare e makinës ka zbritur në shifra shumë të ulëta, 31 km/h, pak më shumë se gjysma e mesatares kombëtare me 51.3 km/h. Në fakt ky rajon i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe biçikletave, duke e parë atë si mjet të shëndetshëm, ekonomik dhe për të shmangur ndotjen në një dhjetëvjeçar janë investuar 1.4 miliardë euro për një rrjet rrugësh dhe pistash vetëm për biçikleta rreth 7700 kilometra.
Dashuria për pedalimin
Në Holandë, në qytete si Amsterdami apo Groeningeni, lëvizjet me biçikletë të njerëzve i kalojnë ato me makina. Në qytetin e ri të Almeres, me 180 mijë banorë, arkitektët kanë projektuar një ishull të madh vetëm për biçikletat, aq shumë i përhapur është ky mjet transporti në këto vende. Tani janë këmbësorët ata që duhen shpëtuar. Nuk ka qytet në Europën Veriore që të mos ketë parkim për biçikletat jashtë stacioneve hekurudhore, ura dhe rrugë kushtuar atyre. Ndërkaq në Gjermani dhe Holandë ethet e lëvizjes me biçikletë janë përhapur edhe në rrugët interurbane. “Në disa zona në vendet e ulëta, rrugët lidhëse nga një qytet te tjetri janë bërë “zona 60”. Makinat nuk mund ta kalojnë shpejtësinë 60 kilometra në orë dhe dy korsitë tradicionale janë shndërruar në një korsi të përbërë prej dy pistave me asfalt të kuq ku lëvizin biçikletat. Kur dy automobilat kryqëzohen kanë lejen të vendosin një rrotë në pistën e kuqe”, tregojnë ekspertët e transporteve. Sigurisht të pedalosh për shumë kilometra nuk është sport që e praktikojnë të gjithë. Për këtë arsye, kanë nisur të përdoren biçikletat elektrike me pedalim të asistuar, ideale për profesionistët që duan të arrijnë në zyrë në mëngjes të padjersitur dhe të kthehen në shtëpi në mbrëmje, duke u dhënë pedaleve për të shkarkuar stresin. Një tjetër zgjidhje janë edhe biçikletat portative, që mund të vendosen brenda çantave dhe të përdoren sapo zbret nga mjetet e tjera të transportit. Në Kopenhagen shikon biçikleta gjithandej. Ato janë mënyra më e lehtë për të lëvizur. Sot 36% e popullsisë së kryeqytetit të Danimarkës përdor biçikleta për të shkuar në shkollë, në punë e gjetkë. Biçikleta është bërë sinonim i lëvizjes në Danimarkë. اdo vit e më shumë, makinat po ia lënë vendin asaj. Gjithë kujdesi i përkushtohet mjedisit që në këtë vend është stil të jetuari. Në përgjithësi, gjithmonë e më shumë europianë si kurrë më parë përdorin biçikletat në vend të makinave për të shkuar në punë. Kjo zgjedhje bëhet si pasojë e çmimeve të larta të naftës, rënies ekonomike dhe shqetësimeve të tyre për ambientin. Për më tepër, pedalimi është mënyra më e mirë për të luftuar ankthin, depresionin dhe frikërat e ndryshme, sidomos nëse aktiviteti kryhet në ajër të pastër. Të paktën 40 minuta pedalim në ditë janë të këshillueshme dhe shumë të shëndetshme, thonë mjekët.gazetajone
 
Back
Top