Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjermanët dynden në Greqi. Rreth 200 mijë turistë po kalojnë pushimet në ishuj

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
1437603088grecia.jpg


Ndonëse Angela Merkel nuk është një individ popullor në Greqi për momentin, ky fakt nuk ka ndikuar aspak te planet e turistëve gjermanë.

“Nuk na interesojnë zhvillimet e fundit. Ne do të shkojmë në një fshat të vogël në jug të Kretës, i cili është një vend i bukur”, shprehet një turist gjerman, i cili do të udhëtojë për në Greqi.

Sikurse raporton “Euronews”, rreth 200 mijë gjermanë janë për momentin në ishujt grekë, duke kaluar pushimet e tyre. Por të sigurt ndihen pushuesit, të cilët më herët kishin prenotuar paketa nga operatorët turistikë. Ndërsa numri i turistëve që nisen pa këtë garanci është në rënie.


“Unë kam kaluar gjysmën e kohës gjatë 6 javëve të fundit duke iu përgjigjur shqetësimeve të turistëve. A ka karburant? A do të ketë para? Si mund të marrim ndihmë nëse diçka ndodh?”, shprehet Thomas Kuner, agjent udhëtimesh, duke ngritur disa nga pyetjet e bëra nga turistët gjatë kësaj vere.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i gjermanëve që do të kalojnë pushimet këtë verë në Greqi mund të kalojnë edhe rekordin e 2014-ës.

/ Top Channel
 
Titulli: Gjermanët dynden në Greqi. Rreth 200 mijë turistë po kalojnë pushimet në ish

Ia nxori buken e gojes Greqise , me kete qe beri Merkel.
 
Titulli: Gjermanët dynden në Greqi. Rreth 200 mijë turistë po kalojnë pushimet në ish

kishi ber mir sikur ta njohin dhe kosoven shtet.kush edi mbase do ikin edhe shum turist andej , meqe greqia nuk eshte larg nga ks.
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top