Gjërat të cilat trupi i bën pa njohurinë tuaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse ju duket se në mbrëmje jeni më të shkurtër se në mëngjes, apo ju kthehet kujtesa për ndonjë episod të jetës nëse gjendeni në pozitë të caktuar, nuk ka vend për shqetësim. Kjo është plotësisht normale. Në të vërtetë ekzistojnë një varg gjërash, të cilat trupi i bën pa lejen dhe njohurinë tonë. Në këtë tekst potencojmë disa nga punët më të shpeshta dhe sqarimet për to.
Zvogëlimi gjatë ditës
Për shkak të ecjes dhe shtypjes së disqeve të kurrizit dhe nyjave të tjera gjatë ditës, trupi i njeriut në mbrëmje është për 1.27 cm më i shkurtër se në mëngjes.
Trupat e njeriut ndriçojnë në errësirë
Me kamera tejet të ndjeshme është zbuluar se trupi ynë lëshon sasi të imta të dritës, që nuk mund të shihen me syrin e njeriut. Fotot e para të bioluminiskenisë i kanë botuar studiuesit japonezë.
Pozita e trupit zgjon ndjenjat
Njerëzit më lehtë dhe në mënyrë më të plotë do të kujtojnë disa episode nga e kaluara, nëse trupin e vendos në pozitën në të cilën gjendej në atë moment. Kështu, tek mashkulli kujtimet për përvjetorin e martesës do të ringjallen nëse gjunjëzohet.
Biondet kanë flokët më të dendura
Njeriu mesatar ka 100.000 folikula të flokut, ku secila prej tyre jep 20 qime. Personat me flokë biondë, kanë 146.000 folikula, me të zeza 110.000, bojëkafe 100.000 dhe të kuqe 86.000 rrënjë të flokutKS
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top