Gjerat qe na nervozojne ne pushime

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Krahas gjërave të bukura që përjetojmë gjatë shkuarjes në pushim, ekzistojnë edhe një numër i madh vogëlsirash që na nervozojnë shumë.
Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se pushuesit më së shumti nervozohen kur vonohet aeroplani (apo automjeti) me të cilin do të udhëtojnë.
Në vendin e dytë të gjërave më të urryera te udhëtimi është paketimi, që pasohet me shkuarjen në hotel dhe shqetësimin nëse keni marrë gjithçka me vete (sidomos dokumentet).
Të anketuarit në vendin e pestë e kanë vendosur humbjen e bagazhit, ndërsa më pas vjen krevati jo komod.
Në vendin e shtatë vjen bezdisja nga pushuesit tjerë, në vend të tetë është shiu, në vend të nëntë renditet dielli i fortë që doemos duhet të lyhen me krem për rrezitje.
Nga gjërat e urryera është edhe rëra në ushqim, pastaj njerëzit që nuk shikojnë ku po ecin, grumbujt e njerëzve, tollovitë etj.
Ekspertët thonë se njerëzit gjatë gjithë vitit kursejnë për t’u relaksuar në pushime, prandaj nuk është çudi që ata bëhen nervozë kur u ndodhin gjëra të tilla të pakëndshme.

Burimi: Telegrafi
 
Back
Top