Gjërat që jua mësojnë udhëtimet dhe jo shkolla

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjërat që jua mësojnë udhëtimet dhe jo shkolla

Padyshim shkolla ka një vlerë të rëndësishme dhe dashuria ndaj shkollës duhet të ushqehet në çdo moshë, por megjithatë, sipas një shkrimi në prestigjiozen “Huffington Post”, thuhet se, nga ana tjetër, udhëtimi është një mësues po aq i mirë (në mos më tepër) për të marrë mijëra leksione

Alessandra Corsini

biciclette-viaggi.jpg


Mes morisë së gjërave që mësohen në udhëtime e jo në shkollë, në një artikull të “Huffington Post” renditen të paktën dhjetë më të rëndësishmet. Ja se çfarë mund të përfitoni nga udhëtimet:

Si të vlerësoni dhe të kuptoni një kulturë tjetër

Leximi për një kulturë të caktuar në librat e shkollës është krejt ndryshe nga përvoja e të jetuarit në atë kulturë. Edhe kur mund të keni vizituar një muze, të keni parë një vepër të mahnitshme arkitekturore apo thjesht të keni ndaluar për një kafe, udhëtimi do t’ju ekspozojë ndaj personave dhe stileve të jetesës krejt të ndryshme nga ajo që hasni çdo ditë në atdheun tuaj. Para se ta kuptoni dhe vetë, do të keni marrë zakone të vendasve dhe do të bini në dashuri me ushqime që as emrin nuk dinit t’ia shqiptonit.

Të jeni i durueshëm

Nuk kam pasur asnjë udhëtim ku çdo gjë ka shkuar vaj. Kam humbur valixhe, jam ngatërruar në mënyrë të pashpresë me orientimin, jam kthyer me anije, pasi treni kish pësuar defekt në mes të rrugës, e madje kam qenë dhe në një aeroport ku shpërtheu një bombë. Në përgjithësi, jeta nuk vjen kurrë ashtu siç e planifikojmë ne, edhe kur jemi me pushime. Të mësoni si të menaxhoni me të papriturat gjatë udhëtimeve ju bën të jeni një person më i duruar gjatë çdo dite të jetës. Përballja me problemet e jetës së përditshme bëhet akoma më e thjeshtë me kalimin e kohës.

Rëndësinë e “çlirimit” nga mediat sociale

Mediat sociale marrin një kohë të madhe të jetës së të rinjve. Krahasimi i vazhdueshëm i jetës tuaj me të tjerëve krahasuar me fotot e kuruara apo numrin e like-ve dhe komenteve mund të jetë shpërqendruese dhe deri e dëmshme. Ndaj kur udhëtoj e adhuroj faktin që jam e shkëputur nga lidhja me internetin. Kështu ndaloj së “shqetësuari” për të parë se çfarë bëjnë të tjerët dhe fokusohem në shijimin e jetës sime, në argëtimin tim personal. Pasi kthehem në shtëpi kuptoj gjithmonë se një jetë e jetuar pas një ekrani nuk mund të krahasohet me një jetë të jetuar në gjithë tërësinë e saj.

Si të jetoni momentin


Në shkollë shqetësohemi shpesh më tepër sesi do të jetë e ardhmja, sesi do të kalojmë semestrin e ardhshëm, çfarë pune do të kemi etj., ndërsa udhëtimi ju mëson që duhet të ndaloni çdo gjë tjetër dhe të mos shqetësoheni; vetëm të shijoni momentin! Zgjimi në një shtet të ri, të paeksploruar më parë, ju nxit adrenalinën për të qenë më energjikë, duke e bërë gati të pamundur të shqetësoheni për të ardhmen apo të fiksoheni pas së shkuarës. Ndryshimi mes përjetimit të çdo dite të jetës në vend të shqetësimit për gjëra jashtë mundësisë tuaj për t’i ndryshuar është një ndër mësimet më të vyera, për të jetuar çdo çast si unik.

Ne nuk jemi të ndryshëm

Pavarësisht kulturës, ngjyrës së trupit, vendndodhjes gjeografike ose gjuhës, të gjithë kërkojnë nga jeta të njëjtat gjëra. Të gjithë duam sigurinë, suksesin, të gjithë duam të jetojmë një jetë ku mund të kthejmë kokën pas e të ndihemi krenarë. Nëse nuk largoheni kurrë nga zona juaj e komfortit, është e lehtë të flisni me terma si “ne dhe ata”, por asgjë nuk shkon përtej realitetit. Nëse udhëtoni qoftë dhe njëherë, do të kuptoni se i gjithë globi ka vetëm një qëllim: lumturinë!

Bota nuk është aq e frikshme sa mendoni

Nëse shikoni lajmet po aq sa dhe unë, është e vështirë të mos mendoni se e gjithë bota është e frikshme dhe një vend i rrezikshëm. Por megjithatë, përgjithësisht çdo qytet ku do të shkoni do të jetë po aq i sigurt sa ai ku jetoni aktualisht. Rreziku është i pranishëm kudo dhe shanset për t’u ekspozuar ndaj saj janë njësoj si në shtëpinë tuaj apo jashtë shtetit, ndaj nuk ka arsye që frika t’ju ndalojë për të eksploruar vende të reja.

Zbulon një aftësi më të madhe te vetja juaj

Njerëzit gjithnjë thonë se udhëtimi është një eksperiencë transformuese dhe kjo është më se e vërtetë, pasi e njeh veten në situata që as do t’i kishit imagjinuar ndonjëherë. Ndërsa kthej vështrimin pas, s’do ta besoja kurrë se mund të bëja gjëra që aktualisht i kam bërë. Qoftë kjo miqësimi me njerëz krejt të panjohur, futja nëpër turma krejt të pakalueshme apo edhe vetë nisja në një udhëtim të paplanifikuar, janë gjëra që më bëjnë të ndihem mirë, ndërsa shoh pas në udhëtimet e kaluara.

Nuk ka asnjë vend si shtëpia


Udhëtimi nëpër botë është një eksperiencë shpërblyese dhe mendoj se kurrë nuk ka pasur një vend që nuk më ka pëlqyer. Por me gjithçka që thashë më sipër e pavarësisht sesa shijoj çdo udhëtim, nuk ka asgjë si vendi dhe shtëpia jote me gjithë të metat dhe mangësitë e saj.

Ditë pas dite problemet nuk janë vërtet “probleme”


ثshtë e lehtë të kapeni në faj në botën tuaj të vogël, ku gjërat e parëndësishme si një prerje e keqe flokësh apo derdhja e kafesë në këmishën tuaj të preferuar janë gati shkatërruese, por vetëm pasi udhëtoni kuptoni që probleme të tilla nuk janë aspak probleme. Pasi shihni sesi jeton pjesa tjetër e botës, filloni të kuptoni se jeni shumë me fat që bëni jetën që keni.

Qëndroni i përulur

Gjatë gjithë jetës na është thënë sesa e rëndësishme është të jetosh dhe sesi kjo është një eksperiencë unike. Por në fakt, pasi udhëton, kjo rezulton të jetë e pavërtetë. Personat e zakonshëm nuk janë vërtet të rëndësishëm në kuptimin makro të jetës. Bota është një vend gjigant dhe secili nga ne zë një vend tejet të vogël në të. Kjo duket mjaft e trishtë, por është një fakt për t’ju kujtuar që të jeni gjithnjë i përulur dhe falënderues ndaj gjithçkaje që keni.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top