Gjeorgjia shpall gjendjen e luftës me Rusinë

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Qeveria gjeorgjiane deklaron gjendjen e luftës me Rusinë. Deklarata u bë sot nga presidenti Mikail Shakashvil, i cili akuzon Rusinë se ka bombarduar disa qytete gjeorgjiane . Rusia ka dërguar trupa shtesë në rajonin e shkëputur gjeorgjian të Osetisë Jugore. Vendimi pasoi një natë tjetër luftimesh mes forcave ruse dhe atyre gjeorgjiane. Presidenti, Dimitri Medvedev, tha se trupat ekzistuese ruse në rajon po kryenin operacione paqequajtëse, duke mbrojtur civilët. Zyrtarët gjeorgjianë thanë se aeroplanët luftarakë rusë kishin bombarduar qytetin Poti në Detin e Zi. Një pjesë e luftimeve janë zhvilluar përreth kryeqytetit të Osetisë Jugore, Tskhinvali që, sipas autoriteteve gjeorgjiane, kontrollohet nga trupat e tyre. Presidenti i Gjeorgjisë, Saakashvili thotë se tridhjetë gjeorgjianë janë vrarë gjatë luftimeve dyditore, ndërsa Moska thotë se numri i viktimave është pesëmbëdhjetë. Autoritetet gjeorgjiane njoftojnë për evakuimin e disa ndërtesave qeveritare në kryeqytetin e vendit, Tbilisi. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje për armëpushim mes Gjeorgjisë dhe Rusisë.


Balkanweb
 

Attachments

  • 1.jpg
    1.jpg
    26.5 KB · Shikime: 33
  • 2.jpg
    2.jpg
    72.3 KB · Shikime: 32
  • 3.jpg
    3.jpg
    25.3 KB · Shikime: 29
  • 4.jpg
    4.jpg
    33.6 KB · Shikime: 30
  • 5.jpg
    5.jpg
    88.4 KB · Shikime: 31
Vazhdojnë luftimet e ashpra në Gjeorgji

Forcat e Gjeorgjisë dhe ato të Rusisë po vazhdojnë përleshjet e armatosura në rajonin gjeorgjian të Osetisë së Jugut. Rusia tha se ka nën kontroll kryeqendrën e Osetisë dhe njoftoi për 1.500 të vdekur. Gjeorgjia shpall gjendjen e luftës në gjithë vendin dhe kthen trupat nga Iraku.

Vazhdojnë luftimet e ashpra në rajonin separatist të Osetisë së Jugut mes forcave gjeorgjiane dhe atyre ruse për të marrë kontrollin mbi këtë territor.

Komandanti i forcave ruse në terren, Vladimir Boldirev tha mëngjesin e sotëm se ushtarët e tij e kanë "çliruar plotësisht" kryeqendrën e Osetisë së jugut اinvali, duke i dëbuar forcat gjeorgjiane jashtë qytetit.

Pretendimet ruse nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura.

Presidenti rus Dimitri Medvedev gjatë ditës është takuar me ministrin e mbrojtjes. Medvedev tha se paqeruajtësit rusë dhe forcat e tjera që ishin nën kontrollin e tyre "po kryenin një operacion që do ta detyronte Gjeorgjinë të bënte paqe".

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov duke folur para mediave të huaja në Moske, tha se 1500 njerëz kanë vdekur gjatë luftimeve në rajonin e Osetisë së Jugut.
Shefi i diplomacisë ruse nënvizoi se ata që i ofrojnë armatim Gjeorgjisë janë pjesërisht përgjegjës për dhunën.

Tbilisi zyrtar nga ana tjetër ka njoftuar se gjatë ditës presidenti Mihail Sakashvili do të deklarojë gjendjen e luftës në gjithë territorin e vendit. Gjeorgjia do të kthejë në vend kontigjentin prej 2.000 ushtarësh që shërbejnë në Irak.

http://www.telegrafi.com/data/image/gjeorgji_reuters1.jpg

"Deklaroj mobilizim të përgjithshëm në Gjeorgji, përfshi gjithë rezervistët. Duhet të mbrojmë vendin së bashku", tha Saakshvili në një dalje publike.

Gjeorgjia ka akuzuar Rusinë se aeroplanët luftarakë rusë kanë hedhur bomba dhe në qytetin port të Potit dhe në disa caqe të tjera në territorin gjeorgjian. Kjo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pranohet dhe nga shefi i diplomacisë ruse, Lavrov, i cili theksoi se çdo pjesë e Gjeorgjisë që përdoret si bazë për të sulmuar caqe në Osetinë e Jugut nuk do të jetë e sigurt.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice i ka bërë thirrje Rusisë të ndërpresë sulmet dhe të tërheqë trupat nga territori i Gjeorgjisë.

Për zhvillimet në Gjeorgji kanë biseduar edhe presidenti amerikan George Bush me kryeministrin rus Vladimir Putin. Të dy udhëheqësit morën pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike "Pekin 2008". Lajmi bëhet i ditur nga Shtëpia e Bardhë, por nuk jepen detaje për takimin.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në një mbledhje të jashtëzakonshme diskutoi situatën në Gjeorgji, por nuk arriti të marrë një qëndrim të përbashkët. Takimi vazhdon dhe sot. /Radio Evropa e Lirë/
 
Gjeorgjia rrëzoi dy avionë rus – tanket ruse nisen për në Oseti

Gjeorgjia rrëzoi dy avionë rus – tanket ruse nisen për në Oseti
Autoritet gjeorgjiane kanë njoftuar se kanë rrëzuar 2 avionë ushtarak rusë, në zinxhirin e konflikti në Osetinë e Jugut. Ndërkohë, tanket ruse janë nisur për në provincën separatiste të Gjeorgjisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se lidershipi gjeorgjian ka nisur një aventurë të ndytë dhe Rusia nuk do të qëndrojë duarkryq dhe nuk do të lerë paqeruajtësit dhe qytetarët e saj të pambrojtur.

Ndërkohë, trupat gjeorgjiane po mbikëqyrin armëpushimin treorësh që kanë arritur me separatistë në Osetinë Jugore, për t’i lënë kohë qytetarëve që të evakuohen.

Qeveria në Tbilisi ka deklaruar se ka humbur durimin ditëve të fundit shkaku i sulmeve nga separatistët dhe ka vendosur që të ndërmarrë hapa për të kthyer paqen dhe qetësinë në këtë provincë.

Presidenti, Mikhail Saakashvilli, ka deklaruar mobilizim të tërësishëm në këtë zonë. Ai ka akuzuar Rusinë se po dërgon avionë për të bombarduar qytetet gjeorgjiane. Sipas Ministrisë së Brendshme, tre avionë gjuajtës kanë hyrë në hapësirën ajrore gjeorgjiane, njëri prej të cilëve ka hedhur një bombë, jashtë qytetit Kareli.

Deri më tashti është raportuar për vdekjen e 15 civilëve dhe për një numër të trupave ruse. /ktv/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top