Gjeorgji, mamaja mban fëmijën e mumifikuar në shtëpi prej 18 vitesh

Një nënë në Gjeorgji, ka mumifikuar trupin e djalit të saj të vdekur. Gruaja e mban trupin e pajetë brenda shtëpisë së saj prej 18 vitesh dhe kujdeset çdo ditë për të.

Joni Bakaradze vdiq në moshën 22-vjeçare, kur djali i tij ishte vetëm 2 vjeç. Baba i Jonit vendosi mos ta varroste atë, por të ruante trupin e tij në mënyrë që djali i vogël t’a njihte atë.

Nëna e mumjes, Tsiuri Kvaratskhelia, përdorte balsam për ruajtjen e trupit të të birit para se të kalonte në metodën e saj.

“Një natë pashë një ëndërr ku një zë më tha të përdorja alkool për trupin e tij. Pra që atëhere kam përdorur çarçafë të lagur me alkool. Nuk mund ta lesh trupin pa çarçafët e lagur me alkool natën pasi lëkura merr ngjyrë të zezë”.

Znj. Kvaratskhelia gjithashtu i ndërron rrobat djalit, ditën e ditëlindjes së tij. Ajo kërkoi falje për pamjen e djalit pas filmimit të tij në kamerat e televizionit. Kjo pasi kishte qenë e sëmurë ditët e fundit dhe nuk kishte patur mundësi të kujdesej për të.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


(shqiptarja.com)
 
Titulli: Gjeorgji, mamaja mban fëmijën e mumifikuar në shtëpi prej 18 vitesh

spo marr guximin ta shoh videon....uhhh... a eshte e lejueshme kjo gje ne ate shtet...mekat...
 
Titulli: Gjeorgji, mamaja mban fëmijën e mumifikuar në shtëpi prej 18 vitesh

Joni Bakaradze vdiq në moshën 22-vjeçare, kur djali i tij ishte vetëm 2 vjeç. Baba i Jonit vendosi mos ta varroste atë, por të ruante trupin e tij në mënyrë që djali i vogël t’a njihte atë.


Sec ka kjo fraza dicka qe se kap dot

Sa per kete xhest, eshte budallek budallek me brire
I gjalli me te gjallet i vdekuri me te vdekurit, ta leje te shkoje e te prehet ne paqe pfff
 
Back
Top