Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjeologët brazilianë kanë gjetur gjurmë të Atlantidës

Tuana

Nada é por acaso!
Brazilia, 8 maj - Gjeologët brazilianë dhe kolegët e tyre nga Japonia kanë zbuluar në fund të Oqeanit Atlantik granit, i cili konsiderohet si shtresë (formacion) kontinental. Shkencëtarët besojnë se ai mund të jetë pjesë e kontinentit që u fundos si pasojë e ndarjes së Afrikës nga Amerika e Jugut 100 milionë vjet më parë.

Fillimisht graniti u zbulua dy vjet më parë në një rrafshnaltë nënujore të Rio Grandes në pjesën jugore të Atlantikut. Megjithatë, shkencëtarët nuk ishin të sigurt për sa i përket hipotezave të tyre. Në prill grupi i shkencëtarëve në bordin e aparatit nënujor "Shinkai 6500" studioi më me hollësi rrafshnaltën dhe konfirmoi supozimet e veta.

Për t'u bindur përfundimisht në lidhje me origjinën e granitit gjeologët do të duhet të shpojnë disa zona në shtratin e oqeanit./kh
f1_ssed-11367999675.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top