Gjeografia e Shqipërisë

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Pozita gjeografike

Shqipëria ndodhet në Europën Juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana.

Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik e në jug-perëndim nga deti Jon.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi


Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Europës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Fushat zene kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjate lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):

* Alpet shqiptare
* Krahina malore qendrore
* Krahina malore jugore
* Ultesira bregdetare

Lagunat kryesore jane:
Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit. Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, i Divjakes, i Semanit dhe i Vlores. Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.

Lumenjtë
Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e pasur në lumenj. Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik. Rreth 65% e pellgut ujëmbledhës të tyre shtrihet brenda territorit shqiptar. Këta lumenj shkarkojnë në detin Adriatik mesatarisht 1’308 m3/s (min. 649 dhe maks. 2’164 m3/s); moduli mesatar i rrjedhjes është 30,2 l/s . km2. Nga prurja e përgjithshme vjetore prej 42,25 miliardë m3, vetëm 12,8 miliardë u përkasin ujërave nëntokësore. Mesatarja vjetore e rreshjeve në territorin shqiptar është 1’430 mm/vit, por të shpërndara jo uniformisht përgjatë vitit: rreth 40% në dimër, 32% në pranverë, 17% në vjeshtë dhe vetëm 11% në verë.

Prej rreshjeve të çrregullta, lumenjtë janë të rrëmbyeshëm, gërryes (në pjesën lindore të vendit) dhe përgjithësisht formojnë shtrat të gjerë dhe të lakuar në Ultësirën Bregdetare Perëndimore. Lumenjtë kryesorë rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, me kah drejt perëndimit në deltat bregdetare. Përmbajtja minerale e ujërave është përgjithësisht e ulët, midis 150 dhe 500 mg/l, kryesisht si bikarbonate. Temperatura luhatet nga 3,5 në 8,9°C në dimër, dhe nga 17,8 në 24,6°C në verë. Gati gjithë lumenjtë shkarkojnë ujërat në detin Adriatik, në një zonë prej rreth 150 km.


Buna
Drini
Mati
Ishmi
Erzeni
Shkumbini
Semani
Vjosa etj


Klima

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.

Ndricimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.

Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.


Portet

Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhes së principatave arbre u ngriten skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilëve u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe pontile druri ne Sarandë, Vlorë e Shëngjin, që u shkaterruan gjatë Luftes se Dyte Boterore. Nga viti 1945 deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni ne Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

Popullsia shqiptare


Popullsia shqiptare eshte me moshe shume te re. Mbi 40 per qind e saj, si per meshkuj edhe per femra, i perket grup-moshes 0- 19 vjec, 50 per qind grup-moshes 20- 64 vjec dhe vetem 10 per qind jane mbi 65 vjec.Ne krahasim me vitin 1938, popullsia eshte me shume se trefishuar, duke arritur rreth 3,5 milione banore. Deri ne fund te viteve '70 treguesi i rritjes mesatare vjetore te popullsise eshte me i larte tek meshkujt, rreth 3 per qind, kurse sipas te dhenave te rregjistrimit te fundit te popullsise ne vitin 1989, ky tregues eshte me i larte tek femrat, rreth 2 per qind. Ndersa ne vitin '89 kemi nje shperndarje qe, grafikisht, paraqitet me nje piramide te popullsise te rregullt, ne vitin '95 kjo piramide ndryshoi tek meshkujt me grup-moshe 20 deri 30 vjec. Kjo shpjegohet me fenomenin e emigracionit, i cili u shfaq me permasa te medha ne vendin tone gjate periudhes se tranzicionit. Sipas te dhenave te PNUD-it, 15 per qind e popullsise shqiptare ndodhet aktualisht jashte territorit te Shqiperise.

geocity.com
 

Attachments

  • 000_Shqipëria_harta.jpg
    000_Shqipëria_harta.jpg
    9.1 KB · Shikime: 1,905
  • 200px-Europe_location_AL.jpg
    200px-Europe_location_AL.jpg
    4.8 KB · Shikime: 210
  • hartashqiperise.jpg
    hartashqiperise.jpg
    22.2 KB · Shikime: 586
  • Relievi i Shqiperise.jpg
    Relievi i Shqiperise.jpg
    18.3 KB · Shikime: 221
Material i nevojshem ky :D
 
Bravo Nostra per infot
 
Pozita gjeografike e Shqiperise

Me sa lexova/kerkova nuk gjendej nje teme per poziten e Shqiperise.Vemdosa te postoj gjerat kryesore qe kane te bejne me poziten e shqiperise(nese existon teme e tille te me falni,moderatori perkates ta fshi)
Shqipëria - Wikipediandodhet në pjesën juglindore të Evropës, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.
balcan1912map.jpg


Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana - Wikipedia.
Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik - Wikipedia e në jug-perëndim nga deti Jon.
Pozita gjeografike në Evropë

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos.
europa_map.jpg
Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes.
194783-kepi-i-gjuhezes-albania-map-zoom-x20.jpg

Në gjirin e Vlorës
vlore7.jpg
e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësi - Wikipedia i Karavastasë dhe i Vlora - Wikipedianë hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi
Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).untitled3.jpg
Fushat zene kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjate lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden,
gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):

* Alpet shqiptare
* Krahina malore qendrore
* Krahina malore jugore
* Ultesira bregdetare

Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit. Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales,i Shengjinit, i Durresit, i Divjakes, i Semanit, i Vlores, i Dhermiut, i Himares dhe ai i Sarandes.
Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.

Lumenjet
Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e pasur në lumenj. Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik. Rreth 65% e pellgut ujëmbledhës të tyre shtrihet brenda territorit shqiptar. Këta lumenj shkarkojnë në detin Adriatik mesatarisht 1’308 m3/s (min. 649 dhe maks. 2’164 m3/s); moduli mesatar i rrjedhjes është 30,2 l/s . km2. Nga prurja e përgjithshme vjetore prej 42,25 miliardë m3, vetëm 12,8 miliardë u përkasin ujërave nëntokësore. Mesatarja vjetore e rreshjeve në territorin shqiptar është 1’430 mm/vit, por të shpërndara jo uniformisht përgjatë vitit: rreth 40% në dimër, 32% në pranverë, 17% në vjeshtë dhe vetëm 11% në verë.
Prej rreshjeve të çrregullta, lumenjtë janë të rrëmbyeshëm, gërryes (në pjesën lindore të vendit) dhe përgjithësisht formojnë shtrat të gjerë dhe të lakuar në Ultësirën Bregdetare Perëndimore. Lumenjtë kryesorë rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, me kah drejt perëndimit në deltat bregdetare. Përmbajtja minerale e ujërave është përgjithësisht e ulët, midis 150 dhe 500 mg/l, kryesisht si bikarbonate. Temperatura luhatet nga 3,5 në 8,9آ°C në dimër, dhe nga 17,8 në 24,6آ°C në verë. Gati gjithë lumenjtë shkarkojnë ujërat në detin Adriatik, në një zonë prej rreth 150 km.
Lumi

Klima
Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.
Ndricimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.
Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.
 
Rreth shqiperise !

Shqipëria shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, në koordinatat gjeografike: 39 16' gjatësi dhe 42 39' gjerësi. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2.

Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km; nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.

Republika e Shqipërisë kufizohet në veri nga Mal i Zi, në veri-lindje nga Kosova, në lindje me Maqedoninë, kurse në jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqinë.

Në perëndim, Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.

Lartësia mesatare është 708-m mbi nivelin e detit, pra dy herë më e madhe se ajo e Evropës.

Shqipëria përfshihet në zonën sub-tropikale me lagështirë të hemisferës veriore dhe në zonën me klimë mesdhetare.

Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi janë disa nga mineralet nëntokësore më të rëndësishme që gjenden në Shqipëri.

Klima

Në zonat bregdetare ka një klimë mesdhetare mesatare me dimër të butë dhe të lagësht, verë të nxehtë dhe të thatë.

Në zonat malore mbizotëron klima mesatare kontinentale, dimër i ftohtë dhe i ashpër, vere e lagësht.

Relievi

Fushor (në Shqipërinë Perëndimore), Pllaja (në Shqipërinë Lindore),

Malor (në Shqipërinë Veriore dhe Qendrore);

Maja më e lartë: Mali i Korabit -2,753 m

Vija Bregdetare - 362 km

Popullsia

3,600,523 (Qershor 2009)

95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% te tjerë

Shkalla e rritjes se popullsisë 0.529%. (2009)

Kryeqyteti

Tirana (nga viti 1920)

Gjuha zyrtare

Gjuha Shqipe është një gjuhë indo-europiane dhe përfaqëson një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane.

Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë.

Emri "Shqipëri" zëvendësoi emrin e vjetër "Arbëri" (ose Arbani) në fund të shekullit XVII, për shkak të kushteve të reja historike të krijuara në këtë periudhë. Ky emër kishte për qëllim t’i jepte rendësi lidhjes midis emrit të vendit dhe gjuhës, e cila ne atë kohe quhej "Shqip".

Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462. Vepra e parë letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua më 1555, dhe që nga ajo kohe gjuha shqipe është zhvilluar në dy dialekte kryesore, veçanërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare:

"Gegërisht", gjuha e folur në Veri të Shqipërisë, dhe
"Toskërisht", gjuha e folur në Jug të Shqipërisë.

Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit më 1908.

Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret gjithashtu dhe në disa pjesë të populluara nga shqiptarë si Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Sistemi Politik

Republikë Parlamentare

Parlamenti shqiptar është parlament me një dhome dhe 140 deputetë, të cilët zgjidhen një herë në katër vjet me zgjedhje të përgjithshme.

Presidenti i Republikës

Z. Bamir Topi, i zgjedhur nga Kuvendi më 20 korrik 2007 për një periudhë 5-vjeçare.

Kryetari i Këshillit të Ministrave

Z. Sali Berisha (Partia Demokratike)

Qeveria

Përbëhet nga Koalicioni: Partisë Demokratike, Lidhjes Socialiste për Integrim, Partisë Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia e Ballit Kombëtar Demokrat, Partia e Ballit Kombëtar, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Lidhja Demokristiane, Aleanca Demokratike, Partia Demokracia e Re Evropiane Shqiptare, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Forca Albania.

Kushtetuta

Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë është aprovuar me referendum popullor më 28 nëntor 1998.

Festa Kombëtare

28 nëntor (Dita e Flamurit)

Flamuri

Flamuri Kombëtar i Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë me dy krerë dhe me krahë të hapura, e vendosur në qendër të një sfondi të kuq.

Emblema

Emblema e Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë, të vendosur në një mburojë të kuqe të tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga një shirit i zi. Në pjesën e sipërme, me të kuqe është shkruar Republika e Shqipërisë.

Pasuritë Natyrore

Pasuri nëntokësore (Naftë, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur nikel, xeherore, mermer); Burime të konsiderueshme hidrike; Zona të konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit të vendit). Burime të pashfrytëzuara në fushat e “Turizmit Blu”, “Turizmit Të Gjelbër” dhe “Turizmit Të Bardhë”.

Ngjarje të rëndësishme historike

Territori i Shqipërisë është banuar që në lashtësi. Gjurmë të jetës janë gjetur në Xare, si dhe në Shpellën e Shën Marinës në Sarandë që nga koha e Paleolitit të mesëm dhe të vonë (100 000 – 10 000 vjet më parë).

Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve. Fiset ilire shtriheshin në pjesën perëndimore të Ballkanit, deri në lumenjtë Sava dhe Danub në Veri, Morava dhe Vardar në Lindje (që është dhe vija kufitare me Thraken), dhe vargmalet e Pindit në Jug dhe Juglindje (në kufi me Grekët dhe Maqedonasit).

Zhvillimi i shpejtë ekonomik, veçanërisht ai i metalurgjisë së bronzit dhe hekurit (në shekujt XI-V para erës sonë) krijoi bazat e kulturës së përbashkët shpirtërore dhe materiale të fiseve ilire. Në fund të shekullit V p.e.s., ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë, dhe themeluan përgjatë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrahium (Durrësi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj. Pushtimi Roman (në vitin 168 p.e.s.) pati pasoja të rënda për ilirët. Megjithatë ata e përballuan me sukses politikën asimiluese të romakëve, kryesisht si rrjedhojë e standardeve të larta të zhvillimit dhe identitetit të kristalizuar etnik.

Pas thyerjes së romakëve në vitin 395 të erës sonë, Iliria mbeti nën sundimin e Perandorisë Bizantine. Në periudhën pasuese, Iliria u pushtua nga fise të ndryshme barbare, si Gotët, Avarët etj.

Në shekujt IV - VI, sllavët pushtuan një pjesë te Ilirisë Veriore dhe Lindore, dhe Maqedonia pushtoi pjesë të cilat më vonë u asimiluan.

Fundi i mijëvjeçarit të parë shënon kristalizimin e Kombit Shqiptar. Më vonë, formacionet politike shqiptare të shekullit XIV mbuluan territoret nga Tivari dhe Prizreni deri në Kostur dhe Vlorë. Ndërkohë, në zona të pjesës jugore ruhej ende emri historik i Epirit, i cili në vitet pasardhëse shërbeu si sinonim për Arbërinë (shumë shpesh, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405-1468) quhej "Princi i Epirit").

Pushtimi Otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak në Arbëri (Shqipëri), por kryengritjet e njëpasnjëshme të princërve shqiptarë përgatitën rezistencën e madhërishme të popullit shqiptar nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skënderbe. Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti të krijonte një shtet të centralizuar (Arbëria) dhe flamuri i tij u bë flamuri kombëtar i Shqipërisë.

Shekulli XVIII shënon lulëzimin e dy "Pashallëqeve" të organizuara dhe shumë të fuqishme: Pashallëku i Bushatllinjve (me qendrën e tij në Shkodër dhe i qeverisur nga Karamahmut Pashë Bushatlliu); dhe Pashallëku i Janinës (me qendrën e tij në Janinë dhe i qeverisur nga Ali Pashë Tepelena). Lufta për pavarësi dhe identitet kombëtar arriti kulmin e saj me Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, e cila filloi më 1830.

Me 1878, kjo lëvizje u organizua më mirë pas Lidhjes së Prizrenit, e cila shërbeu si udhëheqja e parë ushtarake dhe politike e kryengritjeve shqiptare. Për fat të keq, në të njëjtin vit Kongresi i Berlinit vendosi ndarjen e territoreve shqiptare, nga e cila përfituan shtetet fqinje, Mali i zi, Serbia dhe Greqia.

Megjithatë, lëvizja shqiptare për liri u kurorëzua me Shpalljen e Pavarësisë, më 28 nëntor 1912.

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u shndërrua në një fushë beteje për fuqitë ndërluftuese, dhe u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria.

Më 1920, Kongresi i Lushnjes (një qytet që ndodhet 90 km në jug të Tiranës), shpalli Tiranën si kryeqytet të Shqipërisë me konsensusin e përfaqësuesve nga e gjithë Shqipëria.

Më 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë. Por ai pati shumë pushtet, dhe Republika funksiononte me tepër si Republikë Presidenciale.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria u shpall Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipërisë, duke marrë titullin mbretëror "Zogu I".

Më 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, dhe si rrjedhim, e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese shpalli fundin e Mbretërisë se Zogut dhe ia ofroi kurorën Viktor Emanuelit III. Shteti Shqiptar mbeti formalisht Mbretëri Kushtetuese nën sundimin e Dinastisë së Savojës.

Me 29 nëntor 1944, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazi-fashiste. Që nga ajo kohë, në Shqipëri sundoi regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili ndikoi në izolimin e vendit.

Më 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, si një nga format e diktaturës së proletariatit, e cila zgjati pothuajse gjysmë shekulli, deri më 29 prill 1991, kur Parlamenti i parë pluralist shpalli Republikën Parlamentare të Shqipërisë.


:27gov.al:27
 
Pe: Rreth shqiperise !

Interesant materiali
 
Titulli: Gjeografia e Shqipërisë

000Satellite_image_of_Albania_in_June_2000.jpgRELIEVI
Relievi i trevave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri ne lartesine 2751m (mali i Korabit). I gjithe ky ndryshim i lartesise ndikon ne ndryshimet e medha klimatike, ne bimesi, si dhe ne dendesine e vendosjes se qendrave te banuara ne drejtim vertikal. Ne relievin e tyre mbizoterojne kodrat dhe malet.
Duke u nisur nga lartesia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulet, i mesem dhe i larte.
Relievi i ulet shtrihet nga niveli i detit, deri ne 200 m mbi kete nivel. Ai perfshin fushat dhe kodrat e uleta prane brigjeve detare te Adriatikut e Jonit dhe pergjate sektoreve te mesem te luginave lumore.
Relievi i mesem shtrihet nga 200 m, deri ne 1000 metra mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen me te madhe dhe perfshin: kodrat, gropat, fushegropat dhe luginat kryesore.
Relievi i larte shtrihet mbi 1000 metra mbi nivelin e detit dhe perfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa me e madhe e ketyre maleve ka lartesi deri ne 2000 m. Malet me lartesi me to madhe se 2000 m kane shtrirje te kufizuar. Keto male gjenden ne pjesen qendrore, veriore dhe jugore te trevave shqiptare.
Larmi formash dhe copetim i madh i relievit
Malet, kodrat, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, qe perbejne format kryesore te relievit, nderthuren dhe nderpriten me njera tjetren, duke formuar nje mozaik to vertete dhe shume te larmishem.
Malet dhe kodrat formojne vargje me shtrirje kryesisht veriperendim-juglindje, sidomos ne pjesen perendimore te trevave shqiptare. Takohen edhe vargje malore dhe kodrinore me drejtime te tjera (harku veri-jug, verilindje-jugperendim etj.). Te shumta jane edhe zonat ku malet kane drejtime te ndryshme. Edhe forma e maleve dhe e kodrave eshte e ndryshme.
Jane te shumta malet me maja cike shpate te thepisura, krejt te zhveshura, si: ne Alpet Shqiptare, ne Sharr, ne Kopaonik (ne veri te Kosoves). Keto male jane te ndertuara nga shkembinj te forte gelqenore, disa Iloje magmatikesh etj., mbi te cilet kane vepruar fuqimisht akujt e dikurshem, ujerat rrjedhese, ngricat, debora, era etj. Krahas tyre takohen edhe male e kodra me forma te buta, me maja te rrumbullaketa ose te sheshta dhe shpate me pjerresi te vogel. Te tilla jane malet e Dnenices ne Kosove, kodrat Kerrabes, Mallakastres (ne Shqiperi) etj. Keto kodra e male jane te perbera nga shkembinj te bute.
Gropat dhe fushegropat e formuara nga fundosjet tektonike jane te shumta dhe enden ne te gjitha trevat shqiptare. Te parat (gropat) kane fund te copetuar nga enozioni i lumenjve qe i pershkojne (gropa e Tropojes, Kolonjes etj.), kunse tek te dytat fundi (tabani) eshte krejt i rrafshet (fushe-gropa e Kosoves, Manastirit, Korces etj.). Lumenjte tek ato nuk gerryejne, por grumbullojne sasi te medha materialesh. Ato kane toka shume pjellore.
Lugjet jane mjaft te gjera (deri disa dhjetera kilometra) dhe kane forme te perzgjatur. Jane formuar nga fundosjet tektonike dhe pershkohen nga lumenj te medhenj. Kane toka pjellore dhe per kete do te veconim lugun e Dukagjinit (Kosove).Luginat shtrihen pergjate rrjedhjeve te lumenjve te medhenj. Tek ato gjenden zgjerime, por edhe gryka te ngushta, deri ne kanione shume te thella. Ato kane drejtime te ndryshme dhe se bashku me qafat e shumta lidhin trevat e ndryshme shqiptare me njera-tjetren dhe me vendet fqinje.
Fushat kane shtrirje me te kufizuar. Fusha me e rendesishme dhe me e madhja ne gjithe pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit, ndodhet ne perendim te Republikces se Shqiperise. Ne brendesi te trevave shqiptare fushat jane me te vogla dhe gjenden ne disa lugina dhe ne disa gropa e fushegropa. Nder to dallohet fusha te Kosoves, e Pollogut te Poshtem etj.
Relievi i trevave shqiptare eshte kryesisht kodrinoro-malor dhe shunze i larmishem. Ai perbehet nga: kodra, male, vargje malore dhe malesi, lugje dhe lugina, gropa, fushegropa dhe fusha.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

ROLl I RELIEVIT NE DUKURITE NATYRORE, NE POPULLIMIN DHE NE ZHVILLIMIN EKONOMIK
Relievi dhe ndikimi i tij ne klime, hidrografi, toka dhe bimesi

Relievi i trevave shqiptare, qe eshte kryesisht kodrinoro-malor, teper i larmishem, me kontraste te medha dhe shume i copetuar, ndikon ne shume dukuri te klimes, te hidrografise, te tokave dhe te bimesise.
Ne klime relievi ndikon me lartesine e madhe mbi nivelin e detit, duke shkaktuar uljen e temperatures dhe rritjen e sasise se reshjeve, sidomos te debores. Ndikon gjithashtu me drejtimin mbizoterues veriperendim-juglindje te vargjeve kryesore malore, qe kushtezon mbrojtjen e krahinave perendimore bregdetare nga ererat e ftohta lindore, si dhe me copetimin e madh. Te gjitha keto sjellin ndryshime klimatike te dukshme nga nje krahine ne tjetren.
Ne hidrografi ndryshimi vjen se, per shkak te relievit malor shtreterit e rrjedhjeve te siperme te tyre kane pjerresi te madhe dhe rrjedhje te shpejte kurse ne rrjedhjen e mesme dhe sidomos te poshtme shtreterit kane pjerresi te vogel dhe jane te ceket.
Tek tokat dhe bimesia, relievi ndikon nepermjet ndryshimit te klimes, per shkak te lartesise se tij te madhe. Per kete arsye jane formuar breza tokash dhe bimesh te ndryshme, qe zevendesojne njeri-tjetrin ne shpatet e maleve te larta.

RoIi i relievit ne shperndarjen e vendbanimeve dhe te popullsise Popullsia i ka vendosur vendbanimet e saj atje ku ka gjetur kushte te pershtatshme, si: prane tokave te mira, per t’i mbjelle me bime bujqesore; prane burimeve ujore, si dhe ne vende me kushte te pershtatshme per te ndertuar banesat. Keshtu, ajo ka zgjedhur ne radhe te pare fushat pjellore, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, neper te cilat kalojne rruge te rendesishme. Keto forma te relievit kane dendesine me te madhe te vendbanimeve, qe jane vendosur sidomos ne rrethinat e tyre, per te kursyer token e punueshme, per t’u shpetuar permbytjeve te lumenjve dhe per te siguruar edhe uje. Ketu gjenden edhe qytetet me te medha.
Lufterat e vazhdueshme, aq te shpeshta ne trevat shqiptare, pushtimet e gjata nga te huajt i kane detyruar shqiptaret qe te gjejne strehim ne male, ku, jo rralle, kane vendosur edhe vendbanimet e tyre. Keshtu ata kane zgjedhur shpatet me pjerresi me te vogel, rrezat e thepisjeve me burime uji, gropat dhe lugjet e ndryshme me kushte me te mira per jetese. Aty ata kane ushtruar bujqesine dhe blegtorine si veprimtari kryesore.

Roli i relievit ne zhvillimin ekonomik


Format e relievit, teper te larmishme, ofrojne kushte te pershtatshme, por edhe jo te pershtashme per veprimtarine ekonomike. Prandaj, per t’i shfrytezuar ato sic duhet, eshte e domosdoshme qe te njihen mire keto kushte.
Fushat dhe fushegropat ofrojne kushte shume te mira me tokat pjellore, te cilat mund te punohen me makineri. Duke qene me pjerresi fare te vogel ose krejt te rrafsheta, ne te njejtin nivel me detin ose edhe nen kete nivel, disa nga fushat kane qene kenetore dhe te rrezikuara nga vershimet e lumenjve. Prandaj ne to jane bere bonifikime dhe sistemime te shtreterve te lurnenjve. Sot ato jane zonat me te populluara dhe me te zhvilluara ekonomikisht.
Luget dhe luginat ofrojne kushte te mira me tokat pjellore te punueshme, sidomos ne siperfaqet e tyre te sheshta, ku jane vendosur edhe qendrat e banuara. Ne grykat e tyre te ngushta krijohet mundesia e ndertimit te digave te hidrocentraleve (mbi lumin Drin, Mat, Radike etj). Ne zonat malore, ato jane me te populluarat dhe me te zhvilluarat.
Kodrat dhe malet ofrojne kushte te kufizuara per tokat e punueshme. Por format e relievit ofrojne kushte te mira per veprimtari te tjera si: blegtori, pylltari dhe sidomos per zhvillimin e disa llojeve te turizmit: te gjelber, te bardhe (rreshqitjet ne debore). Per kete dallohen mali i Sharrit, ku jane ngritur dy qendra te medha te turizmit te bardhe, Berzovica ne Kosove dhe Popova Shapka (Kodra e Diellit) ne trevat shqiptare ne Maqedoni.
Relievi i copetuar dhe me format e tij shume te larmishme kushtezon dukuri te shumta te klimes, hidrografise, tokave dhe bimesise. Ai ofron kushte te pershtatshme per vendosjen e qendrave te banuara dhe per veprirntari ekonomike.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

HIDROGRAFIA
Pasuri te medha ujore

Uji eshte nje pasuri natyrore me vlera te medha kombetare. Ai ka perdorim te madh ne bujqesi, ne industri dhe per furnizimin e qendrave te banuara.

Pozita gjeografike ne brigjet e detit Adriatik dhe te detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, perhapja e madhe e shkembinjve te pershkueshem nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtezuar pasurite e medha ujore dhe shumellojshmerine e tyre: dete, liqene, lumenj, perrenj dhe burime ujore.

Detet
Deti Adriatik dhe brigjet e tij shqiptare


Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin ne perendim dhe gadishullit te Ballkanit ne Iindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan ate me detin Jon. Deti Adriatik eshte i gjate 850 km (drejtimi verijug) dhe i gjere 203 km (lindje-perendim). Thellesia me e madhe e tij arrin 1590 m. Ne brigjet shqiptare ky det eshte i ceket.
Brigjet shqiptare te detit Adriatik kane gjatesi 380 km. Pjesa me e madhe e tyre jane brigje te uleta fushore me plazhe te medha (disa dhjetera kilornetra te gjata dhe deri ne disa qindra metra te gjera), me perberje rere shume te imet. Nder to dallohet plazhi i madh i Ulqinit, plazhi i Velipojes, Durresit, Divjakes, Vlores etj. Ne keto plazhe pushojne me - mijera turiste vendas dhe te huaj.
Ne kete bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durresit, i Vlores, shume te pershtatshem per porte detare. Ne to ndodhen edhe portet me te rendesishme te te gjitha trevave shqiptare (Durresi, Vlora, Tivari, Ulqini, Shengjini).

Deti Jon dhe brigjet e tij shqiptare

Ky det shtrihet midis pjeses jugore te gadishullit te Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai eshte deti me i thelle i Mesdheut (5121 m), eshte det i hapur dhe mjaft i ngrohte.
Brigjet shqiptare te ketij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit den ne gjirin e Artes. Ai eshte i gjate rreth 270 km dhe ka tipare to ndryshme. Pergjate tij ngrihen male, prandaj ky bregdet eshte kryesisht i Iarte e shkernbor. Ne kete bregdet plazhet jane te rralla dhe zallore. Ka edhe sektore te tjere te tij ne te cilet malet u lene vend fushave te vogla. Ne grykederdhjen e lumit te Kalamasit (Cameri) dhe te lumit te Pavles (Shqiperi) brigjet jane te uleta e fushore, me plazhe ranore dhe sektore te mocalizuar.
Pamja terheqese, burimet e pastra, shkelqimi i diellit, ujerat e kaltra dhe te tejdukshme to detit u japin ketyre plazheve vlera te medha turistike.

Liqenet


Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme. Formimi i tyre eshte bere nga fundosjet tektonike (liqeni i Shkodres, i Ohrit dhe i Prespes); nga tretja e ngadalshme ne uje e shkembinjve gelqerore dhe e gjipseve; nga veprimtaria e akujve, qe kane ekzistuar rreth 2 milione vjet me pare ne lartesite e maleve. Edhe njeriu ka krijuar liqene per perfitimin e energjise elektrike (mbi lumin Drin dhe Drinin e Zi, mbi Mat etj); per ujitje dhe per furnizimin e qendrave te banuara me uje.
Liqenet me te medha dhe me te rendesishme kane origjine tektonike:


Liqeni i Shkodres

Eshte liqeni me i madh i gadishullit te Ballkanit, me siperfaqe 368 km, nga te cilat 149 km perfshihen brenda kufijve te Republikes se Shqiperise. Ne kete liqen derdhet lumi i Moraces dhe prej tij del ai i Bunes. Eshte liqen i ceket (me thellesi mesatare 7 m dhe maksimale 44 m) i permendur per gjuetine e peshkut dhe per vlerat turistike.


Liqeni i Ohrit

Eshte liqeni me i thelle ne te gjithe gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai ze vendin e dyte ne kete gadishull per nga siperfaqja (363 km, nga te cilat 111 km perfshihen ne Republiken e Shqiperise). Ne kete liqen derdhen disa perrenj dhe ujerat e shume burimeve te medha, qe dalin prane brigjeve lindore dhe ne taban te tij. Prej liqenit del lumi i Drinit te Zi. Liqeni i Ohrit ka bote te pasur shtazore, sidomos peshq te cilesise se larte. Ai ka rendesi te madhe turistike.

Liqeni i Prespes


Perbehet nga Prespa e Madhe (285 km) dhe nga Prespa e Vogel (44 km2). Nga kjo siperfaqe liqenore ne Republiken e Shqiperise perfshihen 49 km. Liqeni i Prespes eshte me i ceket se liqeni i Ohrit.
Thellesia mesatare e tij arrin deri ne 35 m. dhe maksimalja 54 m. Ne kete liqen derdhen disa perrenj; prej tij uji del ne rruge nentokesore dhe perfundon ne liqenin Ohrit. Ky liqen ka vlera te vecanta per peshkim dhe turizem.


Deti Adriatik dhe deti Jon kane rendesi te madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojne ne zbutjen e klimes. Ne ujerat e tyre gjuhet nje sasi e madhe peshku, kurse ne lagunat ne lagunat nxirret kripa. Keto dete i lidhin trevat shqiptare me shtetet e tjera.
Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme (tektonike, karstike ose nga tretja e gelqeroreve dhe e gjipseve, akullnajore dhe artificiale). Ato kane rendesi te madhe gjeografike, ekonomike dhe sidomos turistike.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

LUMENJTE
LUMENJTE KRYESORE

Trevat shqiptare pershkohen nga nje rrjet i dendur lumenjsh, te cilet ne rrjedhjet e siperme kane karakter malor me rrjedhje te shpejte dhe force te madhe erozive, kurse ne rrjedhjet e poshtme kane karakter fushor.
Lumenjte rrjedhin ne drejtime te ndryshme dhe perfundojne ne kater dete: ne Adriatik, ne Jon, ne Egje dhe ne Detin e Zi.

Lumenjte qe derdhen ne detin Adriatik

Keta jane me te shumte dhe me te medhenj. Nder ta dallohen:
Drini (285 km) eshte lumi me i madh shqiptar dhe ne gjithe pjesen perendimore te Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit te Zi me Drinin e Bardhe. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit ne qytetin e Struges dhe derdhet ne liqenin artificial te Fierzes. Ai merr disa dege si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Drini i Bardhe buron nga malet e Zhlebit (Kosove), pershkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet ne liqenin e Fierzes.
Lumi i Drinit, ne vazhdim, eshte kthyer ne nje zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzes, i Komanit dhe i Vaut te Dejes), qe furnizojne me uje tri hidrocentrale te medha. Ai derdhet ne lumin e Bunes. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m3/sek.
Buna (44 km) eshte i vetmi lume fushor. Buron nga liqeni i Shkodres. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh ne nje shtrat teper te ceket dhe me dredhime te shumta. Perfundon ne detin Adriatik me nje delte shume te madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunes arrin 670 m3/s, duke zene nje nga vendet e para ne Mesdheun Verior. Ky lume eshte pjeserisht i lundrueshem.
Mati (115 km) buron nga mali i Kaptines. Pershkon nje Iugine me zgjerime dhe gryka to ngushta, ku jane ndertuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzes dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s.
Shkumbini (181 km) buron nga mali i Valamares dhe rrjedh neper nje lugine te ngushte dhe reliev te thyer. Prurja mesatare vjetore arrin 61 m3/s.
Semani (281 km) formohet nga bashkimi i lumit Devoll me Osumin ne afersi te Beratit. Semani ne vazhdim eshte lume fushor. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 95 m3/sek.
Vjosa (272 km) buron nga malet e Pindit (Greqi). Pershkon nje lugine qe ngushtohet dhe zgjerohet disa here. Deget me te medha jane lumi i Drinos dhe i Shushices. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/s.

Lumenjte qe derdhen ne detin Jon


Ne detin Jon derdhen Iurnenjte: Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

Vlerat e ujerave, perdorimi, ndotja dhe mbrojtja e tyre

Ujerat kane viera te medha. Ato perdoren ne bujqesi dhe per ujitje. Rrjeti hidrografik ka rezerva te medha hidroenergjetike, te cilat jane shfrytezuar pjeserisht. Shpesh ujembajtesit e tyre perdoren edhe per furnizimin e qendrave te banuara, industrise, per ujitje. Vlera te medha kane objektet ujore per turizem.
Ne shume raste ne rrjetin hidrografik jane derdhur mbetje te objekteve industriale, te minierave, te bujqesise dhe te qendrave te banuara, qe i kane ndotur ujerat dhe kane demtuar boten e gjalle. Prej tyre eshte ndotur toka dhe uji i deteve ku ata derdhen. Prandaj duhet te kontrollohen me rreptesi ujerat dhe te gjitha mbetjet e tjera qe derdhen ne lumenj, liqene ose dete.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE
BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE

Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizoterojne llojet mesdhetare te bimesise (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe rriten vetem ne trevat shqiptare. Vetem ne Republiken e Shqiperise rriten rreth 30 te tilla.
Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza: brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.
Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. Lartesi) gjendet ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste, formojne pyje te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkurreve mesdhetare e zene shkurrct qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj.
Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj.
Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, duke kerkuar me shume lageshti, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyjet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.
Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesi barishtore dhe shume rralle shkurre te uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore.
Pyjet me bimesi dhe bote shtazore me interesante e me mire te ruajtura jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar me ligj dhe prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ka ne Shqiperi (Thethi, Lura, Liogaraja etj.), ne Kosove (Berzovica etj.), ne trevat shqiptare ne Maqedoni (Galicica, Pelisteni) etj.

Bota shtazore


Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumellojshmeria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copetuar dhe pasuria ujerave te brendshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zhvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, tokesore dhe ujore.
Bota shtazore tokesore perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi, qe gjendet ne zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i nates, qe jeton ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra; ujku, dhelpra, cakalli, shqarthi, ne brezin e dushkut dhe te ahut zardafi dhe kunadhja, ne zonat pyjore te larta; ariu i murme, ne pyjet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes; macja e eger, ne pyjet e larta etj. Mjaft te perhapur jane gjitaret barngrenes ,si derri i eger ne brezin e dushkut dhe te ahut; lepuri i eger, ne zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkurreve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.
Te shumellojshem jane shpendet shtegtare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlera te vecanta, si: pelikani kacurrel, ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja.
Ne ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse ne ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka ne (liqenin e Ohrit), qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si: delfini (ne ujerat detare) dhe vidra.



Ndikimi i njeriut ne bimesine dhe ne boten shtazore

Pyjet dhe ne pergjithesi mbulesa bimore permiresojne cilesine e ajrit dhe te ujit, rregullojne regjimin e rrjedhjeve ujore, mbrojne token nga erozioni dhe perbejne mjedise ku jetojne shume kafshe te egra. Ato kane rendesi te madhe ekonomike, sepse prej tyre merren prodhime te shumta, sidomos lende druri per perdorim industrial, ndertim etj. Ne to mund te zhvillohet turizmi. Megjithate mbulesa bimore jo rralle eshte demtuar nga veprimtaria njerezore.
Format e demtimit te saj jane te shumta: shpyllezimi i siperfaqeve te tera, duke i kthyer ato ne toka te punueshme; zjarret e shpeshta, prerjet dhe kullotja ne to e bagetise me ritme me te medha se rritja natyrore, si dhe demtimi i bimesise nga ndotjet e ajrit me gaze helmuese etj. Te gjitha keto ne shume zona kane shkaterruar mbulesen bimore dhe kane zvogeluar vazhdimisht siperfaqet pyjore. Me e demtuar eshte bimesia e shkurreve mesdhetare dhe e dushqeve. Kjo ka sjelle keqesimin e cilesise se ajrit dhe te ujerave, e ne mjaft raste eshte shoqeruar me pakesimin madje edhe me zhdukjen e shume llojeve te kafsheve te erga.
Mbulesa bimore dhe bota shtazore e trevave shqiptare eshte shume e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkaterruar ato ne shume zona, duke rrezikuar shendetin e popullsise. Me cdo kusht duhet te mbrojme mbulesen bimore dhe boten shtazore.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

VENDBANIMET
VENDBANIMET
Vendbanimet jane elemente mjaft te rendesishme te hapesires gjeografike. Ato perfaqesojne ate pjese te territorit te rregulluar per te jetuar nje numer i caktuar banoresh. Menyra se si organizohet nje vendbanim, pamja qe ai merr, funksionet qe kryen etj., jane tipare qe shprehin edhe shkallen e zhvillimit te nje vendi. Tipat e vendbanimeve percaktohen mbi baze te kritereve administrative dhe juridike. Sipas madhesise dhe rolit te tyre, ato ndahen ne fshatra dhe ne qytete.


Ne Republiken e Shqiperise gjithsej ka 2967 vendbanime, nga te cilat vetem 67 jane qytete, kurse te tjerat (2900) jane fshatra.

Ne perqindje, rreth 58% e popullsise banon ne fshat dhe 42% ne qytet.
Ne Kosove ka 1445 vendbanime gjithsej, nga te cilat 26 jane qendra urbane.
Mesatarisht ne nje qender banimi banojne 1000 - 1100 banore, por kjo ndyshon sipas vendbanimeve. Ne ato qytetare banojne mesatarisht 17 000 - 19 000 banore, kurse ne ato fshatare, 700 -750 banore.
Fshatrat jane vendbanimet kryesore ne hapesiren e trevave shqiptare. Ne pergjithesi ato jane me numer te vogel popullsie dhe shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore dhe malore. Ndertimi i tyre u eshte pershtatur kushteve te relievit dhe te klimes. Mbizoterojne shtepite njekateshe dhe muret prej guri. Fshatrat kryejne ne pergjithesi veprimtari te mirefillte bujqesore dhe blegtorale. Por ne nje pjese te mire te tyre jane ngritur edhe punishte dhe fabrika te vogla per perpunimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale.
Sipas shtrirjes gjeografike, dallojme: fshatra malore, fshatra kodrinore dhe fshatra fushore. Dy te parat jane kryesisht te shperndara, zene siperfaqe te medha, por me numer te vogel banesash dhe banoresh. Kurse fshatrat fushore jane ne pergjithesi fshatra te dendura, me numer me te madh te banesave dhe te banoreve.
Vendbanimet fshatare jane te shtrira kudo ne trevat shqiptare, megjithate dallohen per perqendrimin me te madh te tyre: Ultesira Perendimore dhe luginat lumore ne Shqiperi (sidomos ne sistemet kodrinore perreth tyre), Fushegropa e Korces dhe kodrat qe e rrethojne ate, Fushe-Kosova, Rrafshi i Dukagjinit, zona perrreth Liqenit te Shkodres, Ulqinit dhe Tivarit ne Mal te Zi, zona e Dibres, Struges dhe Tetoves ne Maqedoni.
Qytetet ne trevat shqiptare jane me te pakta ne numer se fshatrat, por jane te parat per nga rendesia. Ne qytete eshte perqendruar pjesa me e madhe e popullsise; ato jane qendrat kryesore te veprimtarise ekonomike, kulturore dhe shoqeror. Objektet me te rendesishme industriale, kulturore, arsimore, shendetesore etj. jane ndertuar pikerisht ne qytete. Me veprimtarine qe kryhet ne to, ndihmohet jo vetem popullsia e qyteteve, por edhe ajo fshatare.
Sipas kohes se ndertimit, ne trevat shqiptare dallojme:
- Qytete antike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Ulpiana ne Kosove).
-Qytete keshtjelle (Berati, Gjirokastra, Kruja, Prizreni etj.),
-Qytete te ndertuara si qendra tregtare (Korca, Elbasani, Tirana, Shkodra, Gjakova, Peja, Prishtina etj.)
- Qytete te reja, te krijuara kryesisht pas vitit 1960 si rezultat i ndonje veprimtarie te rendesishme industrial ose bujqesore (Ballshi, Patosi, Laci etj.).
Sipas shtrirjes gjeografike qytetet shqiptare jane:
-Qytete bregdetare (Durresi, Vora, Saranda, Shengjini),
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit e ne terren fushor (Tirana, Elbasani, Korca, Prishtina, Tetova etj.)
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit ne terren te pjerret (Kruja, Gjirokastra, Berati, Prizreni, Lezha etj.)
Sipas funksionit qytetet tane klasifikohen ne:
-Qytete me veprimtari te gjithanshme (administrative, industriale, bujqesore, kulturore, arsimore, shendetesore) si Tirana, Prishtina, Tetova, Durresi, Shkodra, Korca, Elbasani, Vlora etj., qytere me veprimtari kryesisht industriale, si Ballsi, Patosi, Laci etj., qytete me veprimtari kryesisth bujqesore, si: Miloti, Roskoveci, Mamurrasi etj., si dhe qytere me veprimtari kryesisth administrative, si: Erseka, Puka, Bajram Curri, Corovoda etj.
Arkitektura dhe stili i ndertesave ne qytetet tona pasqyron nderthurjen e kultures tradicionale me ate moderne. Ne qytetet e vjetra mbizoteron kryesisht e para, kurse ne ato te rejat e dyta.
Urbanistika e qyteteve tona le shume per te deshiruar. Rruget qe lidhin qytetet, dhe ato brenda tyre jane ne gjendje te veshtire. Po keshtu, demtimi i siperfaqeve te gjelbra dhe papasteria e qyteteve jane probleme qe duhet te na shqetesojne te gjitheve.
Ne trevat shqiptare mbizoterojne vendbanimet fshatare ne krahasim me ato qytetare. Fshatrat shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore e malore.
Popullsia e tyre eshte e pakte ne numer dhe merret kryesisht me bujqesi e blegtori.
Qytetet jane te tipave te ndryshem: keshtjelle, tregtare, industriale.
Rolin kryesor e luajne qytete si: Tirana, Durresi, Prishtina, Vlora, Shkondra, Elbasani, Korca, Gjirokastra,Prizreni, Tetova etj.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

REPUBLIKA E SHQIPERISE
REPUBLIKA E SHQIPERISE

VECORI TE PERGJITHSHME GJEOGRAFIKE

Pozita gjeografike

Republika e Shqiperise shtrihet ne Evropen Juglindore, ne pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit dhe ka dalje te gjere ne detet Adriatik dhe Jon. Ajo ndodhet midis koorclinatave gjeografike:
93o 38’ – 42o 16’ gjeresi gjeograflke veriore dhe 19o 16’ – 21o 04’ gjatesi gjeografice lindore. Picat me te skajshme te shtrirjes gjeografike to Republikes se Shqiperise jane: Vermoshi ne veri, Konispoli ne jug, ishulli i Sazanit ne perendim dhe fshati Vernik i rrethit te Devollit ne lindje.
Brenda kesaj shtrirjeje gjeografike, territori i Shqiperise arrin ne vije ajrore gjatesine prej 355 km nga veriu ne jug dhe 150 km nga perendimi, ne lindje. Gjatesia e pergjithshme e kufijve te Shqiperise arrin ne 1094 km, nga te cilet 658 km jane kufij tokesore, 316 km jane kufij detare, 72 km kufij liqenore dhe 48 km kufij lumore. Brenda ketyre kufijve siperfaqja a Republikes se Shqiperise eshte 28 748 km 2, qe do te thote dicka e perafert me siperfaqen e Belgjikes.
Shtetet kufitare me te cilat kufizohet Republika e Shqiperise, jane: Mali i Zi dhe Kosova ne veri, Republika ish-Jugosllave e Maqedonise ne lindje, Greqia ne juglindje dhe jug. Ne pergjithesi kufiri tokesor eshte malor dhe i veshtire per t’u kaluar. Kalimi i tij realizohet vetem nepermjet disa qafave malore dhe luginave lumore si: Hani i Hotit ne kufi me Malin e Zi, lugina e Drinit te Bardhe (Qafe Morini) dhe Qafa e Prushit ne kufirin me Kosoven, Qafe Thana dhe Shen-Naumi ne kufirin me Maqedonine, Kapshtica dhe Kakavia ne kufirin me Greqine etj.
Kufiri detar i Shqiperise ndodhet nga 780m (Kanali i Korfuzit) deri 27 km larg nga bregu i detit dhe kalon mespermes Kanalit te Otrantos ne detin Adriatik. Ky kanal e ndan Shqiperine nga Italia vetem me 72 km vije ujore. Gjatesia e vijes bregdetare te Shqiperise arrin ne 470 km.
Kjo pozite gjeografike e Shqiperise eshte teper e pershtatsme per zhvillimin e gjithanshem te saj, prandaj me te drejte Shqiperia eshte cilesuar shpesh si “porte hyrese ne Ballkan”, ose si “ure lidhese ne Europen Juglindore”. Rruget me te rendesishme qe lidhin pjesen perendimore me ate lindore te Evropes Juglindore, kane kaluar dhe po kalojne aktualisht nepermjet Shqiperise (psh. Rruga Egnatia (Korridori 8), ose aksi rrugor Durres-Lezhe-Kukes-Prizren etj).


Natyra

Per nga natyra Shqiperia cilesohet si nje vend i privilegjuar. Brenda siperfaqes se saj shfaqen dhe nderthuren pasuri te shumta natyrore. Ne pamjen e natyres shqiptare mbizoterojne kryesisht malet e kodrat, te cilat ndahen midis tyre nga lugina te shumta lumore. Lartesia mesatare e relievit te Shqiperise eshte 708 m, qe do te thote gati dyfishi i mesatares se Evropes. Rreth 80% e siperfaqes se vendit ndodhet mbi 200 m nga niveli i detit. Kurse relievi fushor eshte mbizoterues kryesisht ne pjesen perendimore te vendit, nderkohe qe ka mjaft gropa e fushegropa, rrafshnalta dhe lugina lumore midis maleve.
Nentoka shqiptare ndertohet nga shkembinj te ndryshem ne perberje te te cileve enden minerale te shumta, si: krom, baker, hekurnikel, nafte, gaz natynon etj. Nga pikepamja natyrore ne Shqiperi dallohen kater njesi to medha fiziko-gjeografike, te cilat jane:
-Krahina Malore Veriore,
-Krahina Malore Qendrore,
-Krahina Malore Jugore
-Ultesira Perendimore e rajonet e saj kodrinore.

Nga Krahina Malore Veriore vlen te vecohen Alpet Shqiptare qe shquhen per kontrast te madh midis maleve te larta dhe Iiginave te thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit.
Nder luginat dallohen sidomos lugina e Valbones dhe ajo e Thethit.
Krahina Malore Qendrore nuk eshte aq kompakte si Alpet Shqiptare, por e ndare ne disa masive malore, Si: Vargu i Korabit, Malet e Lures, Malet e Skenderbeut etj. Keto male nderpriten nga lugina te ndryshme.
Krahina Malore Jugore arrin deri ne detin Jon ne jug dhe eshte e copetuar ne disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend te vecante ne te ze Riviera Shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlores deri ne Butrint ne jug.
Pergjate bregdetit Adriatik, ne perendim te vendit shtrihet Ultesira Perendimore e Shqiperise me gjatesi nga veriu ne jug rreth 200 km dhe me gjeresi nga perendimi ne lindje, deri ne 50 km. Kjo ultesire perben ultesiren me te madhe ne pjesen perendimore te Ballkanit dhe eshte rajoni me i zhvilluar ekonomik i Shqiperise.
Shqiperia ka nje klime tipike mesdhetare dhe vetem ne pjesen veriore dhe lindore te saj ndeshet ndikimi i klimes kontinentale. Temperatura mesatare vjetore arrin nga 7-17°C dhe ndryshon nga -3 den 10°C ne dimer (janari) ne 17-26°C ne vere (korriku).
Maksimumi i temperatures ka arritur deri 44°C, kurse minimumi deri ne -26,9°C. Sasia mesatare e reshjeve qe bien ne Shqiperi, eshte 1500 mm ne vit. Pjesa me e madhe e tyre bien ne gjysmen e ftohte te vitit, kurse vera ne pergjithesi eshte e thate.
Pasurite ujore t° Shqiperise, pervec dy deteve, perbehen edhe nga shume liqene, lumenj, perrenj e burime natyrore.
Edhe bota bimore dhe shtazore e Shqiperise eshte mjaft e pasur me Iloje te shumta bimesh dhe kafshesh.



Popullsia dhe ekonomia

Popullsia e Shqiperise arrin sot ne rreth 3.8 milione banore, duke pasur dendesine mesatare te popullimit rreth 110 banore per nje km2. Gjithashtu kje popullsi dallohet per shtim te larte natyror, ndonese vitet e fundit verehet ulje e tij. Vdekshmeria ka pesuar vazhdimisht ulje dhe ndodhet sot ne kufijte rreth 6 vdekje per 1000 banore mesatarisht ne vit.
Rreth 42% e popullsise banon ne qytete, pjesa tjeter, rreth 58%, banon ne fshatra. Verehet sidomos pas vitit 1990 rritje e popollsise qytetare, qe ka ardhur kryesisht si rezultat i levizjes se popullsise nga zonat fshatare drejt qyteteve.
Mbizoterojne moshat e reja dhe kjo popullsi ka rezerva te medha te forcave te punes. Gjithashtu popullsia eshte homogjene, ku 98% e saj eshte popullsi shqiptare dhe vetem 2% e perbejne pakicat kombetare.
Ne ekonomine e Shqiperise mbizoteron bujqesia, e cila mban peshen kryesore ne prodhimin e pergjithshem te vendit. Ne industri po mbisundon aktualisht ndertimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, kryesisht te industrise se lehte dhe ushqimore.
Megjithate, roli i saj eshte ende i vogel. Keto vitet e fundit kane marre rendesi te vecante dege te tilla te ekonomise si: tregtia, transporti, turizmi etj. Nga ana tjeter, Shqiperia dallohet per pasuri te shumta minerare.



Rajonet perberese

Nisur nga larmia e relievit te Shqiperise dhe dukuri te tjera natyrore, nga zhvillimet e ndryshme ekonomike, kulturore e shoqerore, eshte e veshtire qe te besh nje ndarje te qarte dhe te prere midis rajoneve te vendit.
Deri me sot mbizoteron ndarja e Shqiperise ne kater rajone te medha gjeografike:

Rajoni Perendimor,
Rajoni Verioro-verilindor,
Rajoni Juglindor
Rajoni Jugor.


Republika e Shqiperise ze pozite te rendesishme gjeografike ne Ballkan. dhe Europe. Ndonese nje vend i vogel (28748 km2), Shqiperia dallohet per pusurite e shumta natyrore, per popullsine e saj te re ne moshe dhe per mundesite e zhvillimit ekonomik ne te ardhmen.
Ne Shqiperi dallohen 4 rajone gjeograflke: Rajoni Perendimor, Rajoni verioro-verilindor, rajoni i juglindor dhe rajoni Jugor.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

RAJONI PERENDIMOR I SHQIPERISE
RAJONI PERENDIMOR I SHQIPERISE
KUSHTET GJEOGRAFIKO-NATYRORE
Rajoni Perendimor ze pjesen pranadriatike te Republikes se Shqiperise nga Hani i Hotit ne veri e deri ne Vlore ne jug. Ne perendim rajoni laget nga deti Adriatik kurse ne lindje kufuri kalon nga rreza e Alpene ne veri drejt jugut, duke perfshire edhe sistemet kodrinore te Kerrabes, Dumrese, Mallakastres dhe kodrat e Vlores ne skajin e tij jugor. Brenda ketyre kufijve ky rajon ka shtrirje yeri-jug rreth 200 km dhe lindje-perendirn den ne 50 km. Ne drejtijm te lindjes, pegjate luginave te Shkumbinit e te Osumit, rajoni shtrihet deri ne Elbasan dhe Berat.
Ne Rajonin Perendimor mbizoteron relievi fushor i cili perbehet nga fusha te medha e mjaft pjellore, si per shembull: fusha e Myzeqese, fusha e Durresit dhe e Tiranes, fusha e Lezhes dhe e Shkodres etj. Kurse relievi kodrinor ze siperfaqe me te vogel dhe perbehet kryesisht nga grumbuj kodrinore mjaft te copetuar ne lindje (Kerraba, Dumreja, Mallakastra etj.) dhe nga disa vargie kondrinore ne brendesi (Rodon Vore-Kerrabe, Divjake-Ardenice etj.).
I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujgesore, por qe kane nevoje per ujitje ne stinen e thate te veres.
Pasuria ujore eshte e madhe. Pervec daljes se gjere to rajonit ne detin Adriatik, ne te kalojne dhe derdhen lumenjte me te rendesishem te gjithe trevave shqiptare, si: Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa etj. Duke rrjedhur ne fushat e ketij, rajoni shtrati i ketyre lumenjve eshte i ceket dhe me mjaft dredhime. Per keto arsye jane te shpeshta vershimet dhe perrmbytjet. Gjithashtu, ne pasurine ujore te ketij rajoni perfshihet edhe liqeni i Shkodres dhe disa liqene te tjera te vogla natyrore e artificiale.
Bimesia natyrore e rajonit eshte pothuajse e zevendesuar teresisht nga ajo e kultivuar, duke e kthyer keshtu ne rajonin me te rendesishem bujqesor te Shqiperise.
Tokat fushore jane teper pjellore. Ato perbejne bazen per zhvillimin bujqesor, prandaj sistemimi dhe mirembajtja e tyre paraqet rendesi te vecante.
Nga bota shtazore mund te permendim zogite, shpendet dhe kafshet e ndryshme (fazanin, pelikanin, rosat e egra, lepurin etj.), qe rriten prane bregdetit, si ne zonen e Lezhes, Divjakes, Nartes etj. Po keshtu ne pjeset kodrinore te rajonit hasen lloje te ndryshme shpendesh dhe kafshesh te egra. Rajoni, duke pasur siperfaqe te lumenjte, ben te mundur qe ne to te rriten edhe Iloje te ndryshme peshqish.
Kushtet gjeografiko-natyrore te para se bashku perbejne pasuri te medha natyrore per zhvillimin ekonomik te ketij rajoni. Kane qene pikorisht keto pasuri te shumta natyrore nje nga faktoret kryesore qe ka bere qe ky rajon te jete sot nder me te zhvilluarit ne te gjitha pikepamjet, ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare.
Teper e rendesishme eshte ruajtja dhe venia sa me mire ne shfrytezim e ketyre pasurive nga ana e njeriut. Kjo eshte detyre e te gjithe brezave.
Rajoni Perendimor i Shqiperise ze nje pozite gjeografike te favorshme duke u shtrire pergjate gjithe brigieve detare adriatike te Republikes se Shqiperise. Eshte nje rajon ku mbizoterojne fushat, klima e ngrohte, ujerat e shumta dhe tokat pjellore. Keto kane bere qe ky te jete sot rajoni me I zhvilluar i Shqiperise ne te gjitha drejfimet.
POPULLSIA
Popullim i dendur
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte me i populluari ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Kjo dukuri eshte rezultat i kushteve me te mira natyrore te ketij rajoni, ku mbizoteron relievi fushor dhe toka e mire, por edhe i zhvillimit me te mire ekonomik te tij ne krahasim me rajonet e tjera.
Vecorite e popullimit duken si ne numrin e pergjithshem te ti popullsise, qe arrin deri ne gati 2 milione banore, pra me shume se gjysma e gjithe popullsise se Shqiperise, por edhe ne dendesine e popullimit, qe ne kete rajon eshte 300 - 400 banore/km2.
Popullim te shpejte ka pasur rajoni sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitet 70, si rezultat i tharjes se kenetave dhe i zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise, si dhe pas vitit 1990, me lejimin e levizjes se lire te njerezve, te cilet me se shumti kane ardhur ne kete rajon.
Ardhje te shumta te popullsise
Qe nga viti 1990 e ne vazhdim, ne Rajonin Perendimor te Shqiperise po perqendrohet nje numer gjithnje e me i madh i popullsise, qe vjen nga zonat e tjera te vendit, sidomos nga ato veriore dhe verilindore. Ky proces qe po ndodh, lidhet me kushtet e veshtira te jeteses ne zonat e larta e ne male, keshtu qe njerezit e ketyre zonave jane ne kerkim te kushteve me te mira te banimit dhe te punes. Rajoni Perendimor i ploteson me mire keto kushte.
Qytete te medha
Pervec numrit te madh dhe vazhdimit te ardhjeve, popullsia e ketij rajoni dallohet edhe per perqindjen e madhe te popullsise ne qytete. Keshtu gati ½ popullsise se rajonit banon ne qendrat e tij qytetare. Ne kete rajon ndodhen qytetet me te rendesishme te te gjithe Shqiperise, si: kryeqyteti i vendit Tirana me mbi 500000 banore, Durresi, Elbasani, Shkoda, Vlora me mbi 100000 banore Fieri, Berati, Lushnja me mbi 50000 banore etj.
Por historiku i popullimit ne qytetet e ketij rajoni eshte shume i hershem. Duke qene nje rajon me kushte te pershtatshme natyrore dhe me dalje te gjere ne det, ne te lulezuan qytetet me te medha te antikitetit te ne, si: Apolonia, Dyrrahu (Durresi), Lisi (Lezha), Aulona (Vlora), Antipatrea (Berati), Skampa (Elbasani) etj.
Edhe qendrat e banuara fshatare jane te shumta ne kete rajon. Ato jane te vendosura jo vetem ne zonat kodrinore te rajonit, por edhe ne fushe. Fshatrat ne kete rajon kane kushte te mira natyrore per zhvillim bujqesor e blegtoral, prandaj keto vitet e fundit, me privatizimin e tokes, fermeret kane pasur shtim te ndjeshem te te ardhurave te tyre.
Shperndarje e gjithanshme e popullsise
Krahas zonave qytetare si me te populluarat e rajonit, te gjitha zonat e tjera jane gjithashtu te populluara. Pjesa me e madhe e popullsise eshte e perqendruar ne qytetet dhe qendrat e tjera te banuara qe shtrihen ne fushe. Kurse ne zonat kondrinore te rajonit, si p.sh. ne kodrat e Kerrabes, Dumrese, Mallakastres etj., popullimi eshte me i pakte.
Rajoni Perendimor i Shqiperise do te jete edhe ne te ardhmen rajoni me i rendesishem ne te gjitha drejtimet e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror. Kjo do te coje ne nje popullim te tij edhe me te dednur.
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i populluar ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Rreth 2 milione banore me nje dendesi mesatare popullimi 300-400 banore/km2 banojne sot ne rajonin Perendimor te Shqiperise. Ky popullim i madh i rajonit eshte rezultat si i ardhjeve te shumta te popullsise ne kete rajon, ashtu edhe i ekzisgtences se qyteteve me te medha dhe numrit me te madh te popullsise qytetare ne te.
EKONOMIA
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i zhvilluar ekonomikisht ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Per shkak te pozites se favorshme gjeografike, te relievit fushor, klimes se bute dhe perqendrimit te madh te popullsise, ne kete rajon jane zhvilluar te gjitha deget e ekonomise, si: ekonomia bujqesore, industria, transporti, tregtia, turizmi etj.
EKONOMIA BUJQESORE
Kushtet mjaft te pershtatshme per zhvillimin e ekonomise bujqesore bejne te mundur kultivimin pothuaj te te gjitha kulturave bujqesore.
Por, ne periudhen para Luftes se Dyte Boterore rajoni, megjithese kishte kushte natyrore te pershtatshme, nuk ishte i zhvilluar ekonomikisht. Zhvillimin e bujqesise e pengonin sidomos kenetat e mocalet, pembytjet e lumenjve dhe mungesa e traktoreve, plehrave, ujit per ujitje etj. Prandaj pjeset disi me te zhvilluara te rajonit ne ate kohe ishin zonat kodrinore, ku popullsia merrej me teper me blegtori.
Pas clirimit te Shqiperise u bene shnderrime te rendesishme ne fushene bujqesise, sidomos ne Rajonin Perendimor. U thane shume keneta e mocale qe zinin siperfaqe te tera te ketij rajoni, duke u perfituar keshtu mjaft toke bujqesore. U ngrit rrjeti i ujitjes dhe i kullimit te tokave ne te gjitha pjeset e rajonit. U vu ne perdorim mekanika e re bujqesore, sitemi i ri i pleherimit te tokes etj. Te gjitha keto shtuan llojin e prodhimeve bujqesore e blegtorale dhe e kthyen ate ne rajonin ne me rendesishmin bujqesor te te gjithe vendit.
Ndryshimet qe ndodhen ne Shqiperi pas vitit 1990, paten ndikimin e tyre edhe ne zhvillimin bujqesor te Rajonit Perendimor. U prish struktura e meparshme e organizimit shteteror dhe toka iu nda fshatareve. Kjo beri qe te ndryshoje struktura e prodhimeve bujqesore e blegtorale ne varesi te kerkesave te sotme qe ka tregu, te rriten te ardhurat e popullsise fshatare, por edhe qe te kete probleme me ujitjen, kullimin, pleherimin dhe punimin e tokave.
Struktura e prodhimeve
Ne kete rajon mund te zhvillohen pothuaj te gjitha llojet e kulturave bujqesore, si: dritherat e bukes, bimet industriale, kulturat e drunjta, perimet etj. Blegtoret merren me se shumti me rritjen e gjedheve, te bagetive te imeta, derrave dhe shpendeve.
Rajoni Peredimor i Shqiperise eshte para se gjithash rajoni i dritherave te bukes (grunt, misrit dhe orizit). Pjese te vecanta te ketij rajoni, si p.sh. fusha e Myzeqese, jane cilesuar me te drejte si hambari i Shqiperise. Rendimentet e dritherave ne kete rajonjane nga me te lartat ne Shqiperi (gruri 60-100 kv/ha, kurse misri 100-150 kv/ha).
Rajoni ka kushte mjaft te mira edhe per zhvillimin e bimeve industriale, si: pambuku, duhani, lulja e diellit etj. Keto kultura kane pasur sidomos rendesi ne vitet 70 dhe 80. Sot kultura industriale me e rendesishme ka mbetur duhani.
Kulturat e drunjta ne kete rajon perfaqesohen kryesisht nga pemet frutore (fiku, pjeshka, kumbulla, qershia etj.), nga ulliri dhe vreshtat.
Duke pasur kushte te mira te tokes e te klimes dhe numer te madh popullsie, ne kete rajon rendesi te madhe ka edhe prodhimi i perimeve dhe i patates.
Ne blegtorine e rajonit vendin kryesor e zene gjedhet (kryesisht Iopet). Kjo sepse rajoni mund te plotesoje kerkesat e tyre te medha per ushqim me bime te ndryshme foragjere. Ne vite te vecanta rendesi ka pasur edhe rritja e derrit ne komplekse te medha. Kurse bagetite e imeta (dhente dhe dhite) rriten me so shumti ne zonat kodrinore te ketij rajoni.
Shperndarja gjeografike
Ekonomia bujqesore me te gjitha deget e saj eshte e shperndare kudo ne Rajonin Perendimor te Shqiperise. Megjithate verehen zona te vecanta brenda rajonit, te cilat kane specifiken e tyre ne prodhimet bujqesore dhe blegtorale. Keshtu, fusha e Myzeqese, dallohet jo vetem si zona me prodhimet me te shumta, por edhe si zone e specializuar kryesisht ne prodhimin e dritherave te bukes, bimeve industriale dhe ne rritjen e gjedheve. Zona e Mbishkodres dallohet jo vetem per dnitherat e bukes, por edhe per prodhimin e duhanit. Ne zonat kodrinore te Krujes, Vores, Kerrabes, Mallakastres, Vlores etj., jane te perhapura pemet frutore, ullinjte dhe vreshtat.
Ne te ardhmen, ky rajon do te jete edhe nga pikepamja bujqesore rajoni me i rendesishem i Shqiperise.
Ekonomia bujqesore luan rol mjaftt rendesishem ne rajonin Perendimor te Shqiperise. Fale klimes se ngrohte dhe tokave pjellore, ne kete rajon kultivohen kulturat kryesore bujqesore dhe rriten pothuaj te gjitha llojet e bagetive. Rajoni ka pesuar shnderrimet me te rendesishme bujqesore ne Shqiperi ne drejtim te tharjes se kenetave, pleherimit, ujitjes, mekanikes bujqesore etj. Ne kete rajon merren rendimentet me te larta ne Shqiperi.
INDUSTRIA
Rajoni Perendimor eshte edhe rajoni industrial me i zhvilluar ne Shqiperi. Ketu gjenden pothuaj te gjitha deget e industrise se rende, te lehte dhe ushqimore.
Ne te vertete rajoni nuk ka shume pasuri nentokesore, si disa rajone te tjera te trevave shqiptare. Ky rajon dallohet kryesisht per rezervat e naftes, gazit natyror dhe qymyrgurit, keshtu qe ne zhvillimin e tij industrial kane ndikuar me shume disa faktore te tjere, si: fuqia e madhe punetore, afersia portet detare, transporti me i zhvilluar etj.
Po cilat Jane deget kryesore te industrise ne kete rajon?
Nder deget me te rendesishme te industrise ne kete rajon permendim:
1. Energjetika, e cila perfshin: industrine e naftes dhe te gazit natyror, industrine e qymyrgurit dhe industrine e prodhimit te energjise elektrike.
2. Industria e rende, e cila perfishin: metalurgjine, industrine mekanike dhe ate kimike.
3. Industria e drurit e letres dhe e materialeve te ndertimit (cimento, tulla, tjegulla etj.).
4. Industria e lehte (tekstile dhe lekure-kepuceve) dhe ushqimore (e miellit, vajit, pijeve etj.).
Keto dege u zhvilluan sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitin 1990, kur industria cilesohej si dega me e rendesisme e economise te ne. Ne keto vite, ky ishte i vetmi rajon ne Shqiperi qe cilesohej si rajon industrial. Kjo do te thoshte, qe ne zhvillimin ekonomik te rajonit peshen kryesore te prodhimit e jepte industria. Por nje zhvillim i tille nuk mund te vazhdonte pas vitit 1990, kur economia ne Shqiperi filloi te pribatizohej. Industria, e sidomos ajo e rende, nuk mundi te privatizohej, sepse teknologjia e saj ishte e prapambetur. Prandaj shumica e objekteve te saj gjenden sot te mbyllura dhe te shkaterruara. Nderkohe jane ngritur objekte te reja, sidomos te industrise se Iehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave ka nevoje tregu.
Si eshte e shperndare kjo industri ne kete rajon?
Industria eshte shperndare pothuaj ne te gjithe rajonin, por nderkohe dallojme edhe qendra ose zona te vecanta industriale brenda tij. Keshtu zona Tirane - Durres - Elbasan cilesohet si zona me e rendesishme industriale ne kete rajon dhe neC gjithe Shqiperine. Ne kete zone ndodhen edhe objektet me te medha te degeve me te rendesishme te industrise, si: industria e ndertimit ose e riparimit te makinerive (Tirane, Durres, Elbasan, Kavaje); metalurgjia e zeze dhe e ferrokromit (Elbasan); induastria e drurit (Tirane dhe Elbasan); induastria e materialeve te ndertimit Tirane,Durres, Elbasan), ku dallohet ajo e cimentos ne Elbasan; indnusria e Iehte dhe ushqimore, e cila eshte kudo ne kete zone etj.
Nje zone tjeter industriale ne kete rajon gjendet ne pjesen jugore te rajonit, ku eshte zhvilluar industria e naftes dhe e gazit natyror, si ajo kimike. Qendrat me te medha te industrise se naftes dhe te gazit jane: Kucova, Patosi, Balishi, Visoka, Gorishti etj. Kurse per industrine kimike dallohet midis te tjerave Fieri, me prodhimin e plehrave kimike dhe te acideve.
Ne gipjesen veriore te rajonit dallohen si qendra industriale: Shkodra, per prodhimin e telave, makinerive, kepuceve, cigareve etj.; Laci, me Kombinatin Kimiko-metalurgjik dhe Fushe-Kruja per prodhimin e cimentos.
Si parashikohet e ardhmja?
Industria eshte aktuahsht ne pjesen me te madhe te saj e bllokuar, por ardhmja e saj duket e mire. Tradita e meparshme e rajonit ne kete fushe, numri i madh i popullsise qe kerkon pune, nevojat per prodhime te ndryshme industriale etj. Jane factore qe do ta nxitin zhvillimin e industrise ne kete rajon. Ne ndryshim nga e kaluara, ajo nuk do te jete me industri e rende, por do te zhvillohet me teper industria e lehte dhe ushqimore, per te cilen ka me teper nevoje popullsia.
Vitet e fundit po tregojne se rendesi te vecante per Rajonin Perendimor te Shqiperise do te kene dege te tilla te ekonomise, si: tregtia, transporti, turizmi etj. Kjo lidhet me nevogat qe ka popullsia e shumte ne kete rajon per t’u ushqyer, per te levizur dhe per te kaluar kohen e lire. Duke pasur nje vije bregdetare me gjatesi mbi 200 km e me plazhe te shumta e te njohura, si Durresi, Vlora, Shengjini, Divjaka, Velipoja etj., rajoni ka perspektive mjaft te mire per zhvillimin e turizmit.
Rajoni Perendimor i Shqiperise cilesohet edhe si rajoni me industrine me te zhvilluar ne trevat shqiptare. Ne te jane ngritur objektet me te rendesishme te industrise se rende, te industrise se materialeve te ndertimit dhe te industrise se lehte e ushqimore.
Keto vitet e fundit vendim e industrise se rende po e ze industria e lehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave tregu ka me teper nevoje.
Rajoni ka perspektive mjaft te mire per zhvillimin e tij industrial ne te ardhmen.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

Rajoni Verior dhe Verilindor
Rajoni Verior dhe Verilindor
Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet ne veri te lugines se lumit te Shkumbinit te Mesem dhe, duke perfshire relievin malor, vazhdon deri ne kufirin shtetCror verior dhe verilindor te Shqiperise me Maim e Zi, Kosoven dhe Maqedonine. Sic shihet, ky rajon, me i madhi (rreth 10000 km2), ka natyre shume te larmishme dhe shume te pasur (pasuri te shumta minerare, klimatike, ujore, pyjore etj.), me te cilat lidhen mundesite e medha te zhvillimit.
Natyra shume e larmishme, popullimi jo i njejte dhe shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik bejne te mundur qe ne kete rajon te dallohen dy nenrajone: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni verilindor.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

ALPET SHQIPTARE

Kushtet natyrore

Alpet Shqiptare shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rrjedhjes se poshtme te lumit Valbona (dege e Drinit). Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar, sepse rruget qe i lidhin ato me rajonet e tjera te vendit dhe trevat shqiptare jashte kufirit, jane te pakta dhe ne gjendje te keqe.
Alpet perbehen kryesisht nga gelqeroret, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet.
Alpet perbejne grumbullin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lartesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500 m. Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me Iartesi mbi 2000 m.
Ne veshtrim te pare Alpet duken nje zone malore teper e ngaterruar, por nje udhetim ne brendesi te tyre te bind per te kunderten: kurrizet malore dhe shumica e luginave zene fill ne pjesen qendrore me te larte te Alpeve dhe shperndahen, duke u ulur, ne drejtim te rrethinave ne formen e rrezeve te nje rrethi te madh. Gjithandej te sheh syri kreshta e maja te mprehta dhe te dhembezuara, qe ngri hen menjehere rreth 2000 m mbi luginat e ngushta dhe te thella, plot me pragje dhe ujevara, kanione dhe gryka. Ky reliev kaq i ashper eshte resultat i ndertimit kryesisht prej shkembininjsh te forte, sidomos gelqeroresh, mbi te cilet kane vepruar akujt e dikurshem, ngricate e debora, ujerat rrjedhese etj.
Hyrja ne brendesi te Aspeve dhe lighja ndermjet pjeseve te tyre me krahinat fqinje behet nepermjet luginave e qafave, neper te cilat kalojne rruge kembesore dhe automobilistike
Tek Alpet dallohen blloqet, malesite, kurrizet malore dhe luginat:
Blloku i Jezerces shrihet ne qender te Alpeve dhe ka reliev me te larte, me te ashper dhe me te thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces 2694 m, me e larta ne Alpet dhe e dyta ne Shqiperi, pas majes se Korabit.
Malesia e Madhe shtrihet ne veriperendim te Alpeve. Ne perberje te saj ka kurrize malore, blloqe e male te larta (Bjeshket e Namuna me Iartesi 2400 - 2500 m) si dhe disa pllaja te larta (Velecik - Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Perroit te Thate etj.).
Lugina e Shales eshte nder me te medhate ne Alpet Shqiptare. Pergjate saj nderthuren zgjerimet, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, qe ne disa raste marrin formen e kanioneve.
Kurrizet malore midis lugines se Shales e Valbones, qe ndahen nga lugina e Currajt, kane reliev te asper me plot maja te ashpra dhe te thepisura dhe bimesi te dendur pyjore.
Lugina e Valbones, nje Iugine tjeter e madhe e Alpeve, ka formen e nje harku te madh. Pergjate saj nderthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh ne formen e kanioneve. Ne zgjerimet jane vendosur qendrat e banuara si: Ragami, Valbona, Dragobia etj.
Malesia e Gashit permendet per relievin e ashper me forma te shumta akullnajore, ne te cilat ka liqene te vogla, per me bukuri te rralIe, pyje dhe kullota te pasura.
Klima eshte malore (alpine), me vere te fresket, dimer te ftohte dhe ngrica te shumta. Per shkak te relievit malor aty bien me shume reshje se kudo ne Shqiperi, sidomos ne forme n e debores.
Hidrografia eshte shume e pasur dhe alpine. Lumenjte e shumte kane rrjedhje te shpejte, uje te bollshem sidomos ne stinen e pranveres, kur shkrin debora. Uji i tyre eshte i paster dhe i ftohte. Lumenjte kryesore jane: Shala, Valbona, Cemi dhe Kiri. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore, te cilat kane bukuri te rralle dhe viera te medha turistike.
Tokat jane te pakta dhe pjellore ne lugina dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia dhe bota shtazore eshte shume e pasur ne lloje. Perhapje me te madhe kane haloret, abet dhe kullotat alpine.
Popullmi
Alpet kane mjedis shume te ashper, por megjithate, duke ofruar mundesi zhvillimi, ato kane qene banuar qysh heret. Alpet, ne pergjithesi, jane dalluar per shtim te madh te popullsise. Ne dhjetevjeteshin e fundit ritmet e shtimit te popullsise jane ulur si pasoje e largimeve te shumta te popullsise drejt rajoneve fushore dhe qyteteve te medha te vendit. Sot ne Alpet jetojne rreth 82000 banore, kurse dendesia mesatare e kesaj popullsie eshte 37 banore per km2. Banoret dallohen per shtatin e larte. Duke qene mjaft te izoluar, ata ruajne shume zakone dhe tradita nga e kaluara.
Ne Alpe numerohen rreth 110 vendbanime fshatare, te vogla dhe te shperndara. Ato jane te vendosura kryesisht ne luginat dhe shpatete e tyre, ku ka pasur me teper mundesi per toka te punueshme. Banesat e tyre jane te ndertuara prej gun, ne trajten e kullave dhe me cati shume te pjerreta per te mos mbajtur deboren e shumte te dimrit.
Veprimtana ekonomike
Veprimtaria ekonomike e popullsise eshte perqendruar ne bujqesi, vecanerisht ne prodhimin e misrit, dhe sidomos ne blegtori. Fermeret punojne token e pakte kryesisht per konsum vetjak, kurse prodhimet blegtorale te te imetave jane me te shumta. Frutikultura e kufizuar perfaqesohet nga geshtenjat, kumbullat dhe mollet.
Pasurite pyjore ofrojne mundesi te mira zhvillimi. Natyra me bukuri te rralle, klima e shendetshme, ajri shume I paster, trashesia e madhe e debores dhe traditat e pasura te popullsise ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit te gjelber dhe malor. Ky zhvillim do te behet realitet kur te ndertohen rruget dhe objektet e tjera turistike.
Rajoni Verior dhe Verilindor eshte me I madhi,me natyre me te larmishme dhe me te pasur. Ne perberje te tij hyjne: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni verilindor. Alpet Shqiptare kane natyre te ashper, por me bukuri te rralle, klime dhe hidrografi alpine, bimesi dhe bote shtazore te larmishme. Ato kane popullim te pakte, te perqendruar te lugina. Alpet kane mundesi te medha per zhvillimin e blegtorise, pylltarise dhe te turizmit te gjelber e te bardhe.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

RAJONI JUGLINDOR
RAJONI JUGLINDOR
KUSHTET NATYRORE
Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te lugines se Shkumbinit te Mesem dhe arrin deri ne Leskovik. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtetshme per zhvillim ekonomikm sepse lidhet me rruge automobilistike dhe bekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nepermjet rrugeve automobilistike ai lidhet me rajonet e tjera shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise, me ashtet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje.
Ky rajon ka ndertim te larmishem gjeologjik, me te cilin lidhen pasurite e shumta minerare si: minerali i hekur-nikelit, minerali i kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Ne kete rajon gjenden edhe qymyrguri, lende ndertimi te shumta e te Iarmishme etj.
Relievi ka shtrirje te madhe ne drejtim vertikal (nga 200 m deri ne lartesine 2523 m ne Gramoz). Ai perbehet nga malet, gropat, fushegropat dhe luginat, te cilat nderthuren e nderpriten me njera-tjetren. Gropat, fushegropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojne rruget automobilistike.
Malet formojne dy vargje kryesore: perendimorin dhe lindorin.
I pari (perendimori) fillon te gryka e Shkumbinit ne veri dhe, me nderprerje, vazhdon deri ne afersi te Leskovikut ne jug. Ne veri te tij ngrihen malet e Polisit dhe te Shpatit, qe ne jug bashkohen ne malin e Gurit te Zi, te Gurit te Topit dhe te Valamares. Ne vazhdimin jugor shtrihen njera pas tjetres malesia e Voskopojes, ku ndodhet fshati klimaterik me te njejtin emer, malesia e Vithkuqit dhe e Kolonjes, me reliev shume te copetuar.
Vargu i dyte (lindori) ne veri fillon me masivin e madh malor te Shebenikut, i pasur me mineral hekur-nikeli dhe kromi. Pas nderprerjes ne gropen dhe liqenin e Ohrit, vargu vazhdon me Malin e Thate. Midis fushegropes se Korces dhe lugines se Devollit te Siperm shtrihen malet e Moraves dhe me ne jug te tyre lartesohet mali i Gramozit, me reliev te copetuar dhe kullota te shumta.
Fushegropat dhe gropat e formuara nga fundosjet tektonike kane shtrirje me te madhe se ne te gjitha rajonet e tjera. Midis tyre dallohen:
Fushegropa e Korces, me e madhja dhe nder fushat me t rendesishme te Shqiperise, ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Dallohet per relievin e saj krejt te rrafshet. Pjesen veriore te saj e zinte keneta Maliqit, qe u tha artificialisht ne vitet e para pas clirimit te vendit. Ajo ka tok shume pjellore dhe eshte shume e populluar. Ne te ndodhet qyteti i Korces dhe ai i Maliqit, si dhe shume fshatra.
Fushegropa e Perrenjasit shtrihet midis malit te Shebenikut dhe malesise se Mokres, rreth 600 m mbi nivelin e detit. Per shfrytezimin e saj bujqesor u desh bonifikimi dhe siste-mimi i saj. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i ri i Perrenjasit.
Gropa e Pogradecit shtrihet ne jug dhe ne perendim te liqenit te Ohrit, 700 m mbi nivelin e detit. Pas bonifikimit te pjeses lindore dhe sistemimit te saj, eshte kthyer ne nje fushe pjellore. Ketu ndodhet qyteti i bukur dhe turistik i Pogradecit.
Gropa e Prespes se Madhe shtrihet ne lindje te Malit te Thate dhe vazhdon edhe jashte kufijve politike te Shqiperise. Eshte e perbere nga gelqeroret, ne te cilet eshte shume i zhvilluar procesi i karstit.
Gropa e Kolonjes, mbi 1000 m mbi nivelin e detit, shtrihet ne jug te fushegropes se Korces. Siperfaqja e saj eshte e copetuar nga deget e lumit te Osumit. Qendra me e madhe e banimit eshte qyteti i Ersekes.
Luginat kane perhapje te madhe. Midis tyre dallohen:
Lugina e Shkumbinit te Siperm shtrihet midis malit te Shebenikut ne lindje dhe vargut Polis-Valamare ne perendim. Dallohet per relievin teper te thyer dhe grykat e shumta. Eshte e pasur me mineral hekur-nikeli. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i Librazhdit.
Lugina e Devollit te Siperm shtrihet ne lindje te maleve te Moraves, mbi 900 m mbi nivelin e detit. Ne yen te saj ndodhet fusha e Bilishtit, me toka pjellore, si dhe qyteti me te njejtin emer.
Klima dallohet per ndikim te dukshem kontinental, qe shprehet ne dimrin e ashper dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushegropat bien pak reshje. Debore bie ne te gjithe rajonin, por ne lindje dhe ne lartesi te maleve ka rastisje shume me te madhe.
Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera, eshte me e varfer ne lumenj, nder te cilet me kryesoret jane rrjedhjet e siperme te Shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni eshte i pasur me liqene te medha (i Ohrit dhe Prespes), me rendesi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akuilnajore (Valamare, Shebenik).
Tokat jane me shume pjellore ne fushegropat dhe pjeserisht no gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te demtuara, nga shkurret mesdhetare kryesisht etherenese, nga pyjet e ahut e te haloreve dhe nga kullotat alpine ne lartesite e maleve.
Rajoni Juglindor ka pozite dhe kushte shume te pershtashine natyrore pershatashme zhvillimin etij ekonomik: pasuri te shumta natyrore, reliev te larmishem, ne te cilin dallohen sidomos fushegropat, gropat dhe luginat me toka te shumta per bujqesine; klime te pershtatshme per drithera, panxharsheqeri, zarzavate, foragjere, molle, kumbulla etj.; hidrografi te pasur ne liqene dhe bimesi kryesisht dushqe.
POPULLIMI I RAJONIT JUGLINDOR
PopuIlim I hershem dhe I vazhdueshem
Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem.
Ne shekullin e fundit popullsia e ketij rajon eshte shtuar me ritme te ngadalshme. Ne menyre te vecante kjo dukuri eshte e theksuar ne rrethet Korce, Kolonje, Devoll dhe pjeserisht Pogradec. Ne disa zona, si Voskopoja, Vithkuqi etj. ka pasur pakesim te popullsise se tyre. Ne keto zona mbizoteron popullsia me moshe te madhe.
Shtimi i vogel i popullsise eshte i lidhur me largimet jashte vendit para vitit 1945 dhe pas vitit 1992, me largimin e popullsise ne rajonet e tjera te vendit dhe ne pergjithesi me numrin me te pakte te lindjeve. Ne te njejten kohe ka edhe rrethe si ai i Librazhdit dhe disa zona fshatare me lindje me te shumta.
Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike
Dendesia mesatare e popullsise eshte 75 banore per km2. Kjo dendesi ndryshon nga 17 banore per km ne zonat malore deri ne mbi 200 b/km2 ne fushegropen e Korces e ne luginen e Devollit, ku ka kushte me te pershtashme per jetese. Ne fushegropen e Korces popullsia u rrit sidomow pas bonifikimit te saj. Ne drejtim te zonane malore zvogelohet numri dhe madhesia e vendbanimeve. Kohet e fudnit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati jane shpopulluar.
Qendrat e banuara fshatare te Rajonit Juglindor, ne pergjithesi, jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Korces, lugines se Devollit, gropes se Pogradecit etj.), kurse ne rrethin e Librazhdit ka edhe fshatra te shperndara, ne te cilat banesat jane vendosur larg njera-tjetres.
Popullsi fshatare dhe qytetare
Edhe ne kete rajon mbizoteron popullsia fshatare, qe ze rreth 70% te popullsise, kurse, pjesa tjeter banon ne qytete. Perqindjen me te larte to popullsise qytetare e ka rrethi i Korces kurse me te uleten, rrethi i Librazhdit.
Shtimi natyror i popullsise qytetare eshte i ulet. Dallohet Korca dhe Erseka. Rritja e popullsise se qyteteve eshte e lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare malore.
Popullsia fshatare dhe sidomos ajo qytetare ka tradita te pasura kulturore, qe kane ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Pet t’u permendur jane perpjekjet per arsimin dhe shkollen shqipe (ne Korce u hap shkolla e pare shqipe me 7 Mars 1887).
Rajoni ka tete qytete:Korca, Pogradeci, Librazhdi, Perrenjasi, Bilishti, Maliqi, Erseka dhe Leskoviku. Nder to me kryesoret jane:
Korca eshte qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet me kryesore te te gjithe Shqiperise. Ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Eshte qender e rret hit dhe e prefektures me te njejtin emer. Ai eshte vendosur ne rreze te kodrave qe ndodhen ne perendim te maleve te Moraves. Me pas qyteti u shtri ne drejtim te fushes. Korca i ka fillimet e veta ne kalane e shekullit te XV. U rrit shume shpejt si nje qender qytetare pas renimit te Voskopojes. Ne te u zhvillua tregtia dhe zejtaria. Ne fillim te shekullit XX Korca ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te te gjitha trevave shqiptare. Edhe me vone Korca u zgjerua dhe ne te u zhuilluan disa dege te rendesishme te industrise, sa ajo tekstile, ushqimore, inekanike, elektrike etj. Ajo eshte nje qencler e rendesishme kulturore dhe arsimore.
Pogradeci ndodhet rreth 700 m mbi nivelin e deflt, ne buzen jugore te liqenit te Ohrit. Eshte bashki dhe qender e rrethit me te njejtin emer. Eshte ngritur ne nje vendbanim te lashte. Qyteti u zgjerua sidomos ne dhjetevjeteshat e fundit si nje qender e industrise se drurit, e industrise ushqimore etj. dhe sidornos si qender turistike. Per bukurine e vecante, klimen e shendetshme, tradzten e pasur te gatimit dhe mjedisin e paster, ai pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj.
Bilishti, Librazhdi dhe Erseka jane qendra te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane edhe qendra ekonomike sidomos per industrine ushqimore.
Maliqi dhe Perrenjasi u shnderruan ne qytete me zhvillimin e industrise ushqimore (sheqerit) tek i pan dhe te mineralit te hekur-nikerit tek i dyti.
Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Per shkak te largimeve te shumta dhe te shtimit te pakte natyror, popullsia e tij eshte rritur mepak se ne disa rajone te tjera. Ka dendesi mesatare te popullsise. Pjesa me e madhe e saj jeton ne fushegropat, gropat dhe luginat. Ne fshat banon rreth 70% e popullsise. Dallohet per tradita te pasura kulturore. Ka tete qytete, nder te cilat me te rendesishmet jane Korca dhe Pogradeci.
EKONOMIA E RAJONIT JUGLINIDOR
Mledis i pershtashem per zhvillimin e bujqesise ne fushegropa, gropa dhe lugina
Tharja e kenetave bonifikimi sistemimi i shtreterve te lumenjve dhe sigurimi i ujitjes artificiale i kthyen fushegropata e Corkes, te Perrenjasi dhe gropen e Pogradecit ne zonat me pjellore jo vetem te rajonit, por edhe te te gjithe vendit.
Edhe ne disa zona te tjera, (gropa e Kolonjes, lugina e Devollit te Siperm etj.) sistemimi i tokave dhe sigurimi i ujitjes artificiale rriten aftesite prodhuese te tokave bujqesore. Edhe ne shpatet e lugines se Shkumbinit te Siperm, te kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja, te cilat shume shpejt u demtuan nga erozioni, prandaj prodhimi bujqesor ne to nuk pati sukses.
Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te Republikes se Shqiperise Rajoni Juglindor ze nje nga vendet kryesore.
Ne prodhimin e pergjitheshem bujqesor te rajonit vendin kryesor e ze dega e bujqesise, por perqindja qe ago ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral.
Ne pjesen me te madhe te tokave te punueshme jane kultivuar me bimet e arave, vecanerisht drithera, ne te cilat dallohet gruri, mishri, sidomos ne fushegropat, gropat dhe ne luginen e Devollit te Siperm. Ne tokat e punueshme te lartesive kultivohet edhe thekra.
Nga bimet industriale eshte kultivuar me shumice panxharsheqeri (ne fushegropen e Korces, ne luginen e Devollit te Siperm) dhe dugani, didomos ne rajonet kodrinore perreth fushegropes se Korces.
Siperfaqja e mbjelle me bime te arave dhe me bime industriale ne vitet e fundit eshte pakesuar, sepse ato jane zevendesuar me bime te tjera, sidomos me foragjere, qe perdoren si ushqim per blegtorine, dhe perime e patate.
Nder kulturat e drunjta dallohen mollet e kumbullat sidomos ne fashegropen e Korces, ne gropen e Pogradecit dhe te Kolonjes, ne luginen e Devollit etj.; qershia dhe arrat ne luginen e Shkumbinit, ne Leskovik etj.; geshtenjat ne rrethinat perendimore te gropes se Pogradecit; ureshtat ne zonen e Pogradecit, Librazhdit ejt.
Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata jane perqendruar me shume ne fushegropat, gropat dhe ne Iuginen e Devollit, kurse nga te imetat dhente mbareshtohen ne zonat fushore dhe kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Vithkuqit, Kolonjes, Mokres etj), ne gropen e Prespes etj.
Kushte te pershtashme per zhvillimin e industrise
Keto kushte lidhen me pasurite e shumta natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industrise: energjetike, minerare, e drurit, ushqimore, e veshjeve etj.
Industria energjetike. Sic thame, ky rajon eshte shume i pasur me qymyrguri, i cili eshte nxjerre ne shume miniera, si ne Mborje-Drenove, ne Alarup, ne Petrushe, ne Lozhan, ne Dardhas, ne Bezhan etj. Aktualisht, per mungese investimesh, shumica e ketyre minierave nuk punojne.
Industria minerare ka peshe te rendesishme ne industrine e ketij rajoni, ku ndodhen minierat e mineralit te hekur-nikelit ne Pishkash, Perrenjas, Xixillas, Gur te Kuq etj.; te nikel-slikatit ne zonen e Bilishtit; te mineralit te kromit ne Katjel etj. dhe te bakrit ne malesine e Vithkuqit.
Industria e drurit eshte e lidhur me shfrytezimin e pyjeve ne zonen e Germenjit, Voskopojes, Sopotit, ku ndodhen dhe stabilimentet e sharave, me fabriken dhe punishtet e perpunimit te lendes se drurit ne Pogradec, Korce, Bilisht etj.
Industria ushqimore perpunon produktet bujqesore dhe biegtorale. Dallohet industria e sheqerit ne Maliq e prodhimit te pijeve alkoolike dhe freskuese ne Korce, Librazhd, Pogradec etj.
Industria e lehte perfaqesohet nga industria e veshmbathjes ne Korce, ne Pogradec etj., ku prodhohen veshje te gatshme; nga fabrika e lekureve dhe e kepuceve ne Korce etj. Industria e lehte, ne kushtet e economise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta.
Artizanati ne kete rajon ka tradita te lashta. Dallohet sidomos zona e Korces, Kolonjes, Pogradecit dhe Devollit ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj.
Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai hekurudhor (deri ne Pogradec). Peshen me te madhe e ka transporti automobilistik,i cili, nepermjet Qafes se Thanes, Tushemishtit, Gorices dhe nepermjet grykes se Kapshtices, eshte i lidhur edhe me vendet fqinje. Turizmi ka kushte optimale per zhviilim. Ne kete rajon mund te zhvillohet turizmi blu ne brigjet e liqenit te Ohrit dhe te Prespes se Madhe; turizmi i gjelber ne zonta fshatare, qe kane tradite te pasur te mikpritjes dhe nivel te mire kulturor te popullsise.
Oferta e pasur natyrore, pozita shume e pershtatshme gjeografike, traditat e pasura, niveli i mire kulturor i popullsise krijojne kushte per zhvillimin e bujqesise, industrise, artizanatit, transportit dhe te turizmit.
 
Titulli: Pe: Rreth shqiperise !

RAJONI JUGOR
RAJONI JUGOR
Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe ka daLje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet Iehtesisht me shtetet e tjera te botes. KUSHTET NATYRORE
Rajoni Jugor ka ndertim gjeologjik dhe reliev me te thjeshte se rajonet e tjera malore te vendit. Ne te nderthuren vargjet malore te perbera nga gelqeroret me lugnat e perbera nga terrigjenet. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite nentokesore si: nafta, qymyrguri, fosforitet, materialet e ndertimit etj.
Vargjet malore dhe luginat lidhen me gryka te ngushta dhe qafa, neper te cilat kalojne rruget automobilistike. Relievi i ketij rajoni perbehet nga vargjet malore, malesite, luginat dhe fushegropa e Delvines. Midis tyre permendim:
Malesia midis Tomorit dhe Melesinit shtrihet ne verilindje te lugines se Vjoses dhe te Dishnices (dege e saj). Malet e saj me te larta perbehen nga gelqeroret, me te cilat lidhen format e thepisura dhe proceset e karstit. Ne veriperendim fihlon me maim e Tomorit (2417 m), me ngritje te menjehershme dhe forma te shumta karstike dhe akulinajore. Vazhdon me malin e Kulmakut dhe malesine e Dangellise, me reliev shume te copetuar dhe zhvillim te madh te erozionit. Ne juglindje mbyllet me malin e Postenanit dhe te Melesinit. Luginat e kesaj malesie shpesh marrin formen e kanioneve: i Osumit, Lengarices (dege e Vjoses) etj.
Vargjet malore midis Vjoses se Siperme dhe Drinosit perbehen nga vargu malor Trebeshine - Dhembel - Nemercke dhe Shendelli - Lunxheri - Bureto. Lartesia me e madhe shenohet ne majen e Papingut thalit te Nemerckes. Midis tyre ndodhen lugina e Zagories dhe e Pogonit, te perbera nga terrigjenet dhe me reliev shume te copetuar.
Malesia e Kurveleshit dhe vargu Mali i Gjere - Stugare shtrihen midis lugines se Drinosit dhe asaj te Shushiees. Malesia e Kurveleshit ka shpate te thepisura, kurse pjesa e saj e siperme eshte e valezuar, me fusha e gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara. Ne juglindje te saj shtrihet lugina e ngushte terthore e Kardhiqit dhe ne vazhdim Mali i Gjere, shpati lindor i te cilit ka pjerresi te vogel, kurse ai perendimor, te madhe. Qafa e Muzines e ndan kete mal nga mali i Stugares, qe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror. Neper kete qafe kalon rruga automobilistike qe lidh Gjirokastren me Saranden.
Malet Bregdetare shtrihen ne formen e nje brezi pergjate bregdetit jonian, kurse kufiri i tyre lindor shenohet nga lugina e Shushices. Ato fillojne ne veriperendim, me dy kurrize kodrinore, qe lartesohen gradualisht dhe ndahen nga njeri - tjetri nepermjet gjirit te Vlores dhe lugines se Dukatit. Ne qafen e Llogarase (1050 m), ku kalon rruga qe lidh Vloren me Himaren dhe Saranden, degezimet bashkohen. Ne vazhdim malet, duke u ulur, perfundojne ne fushegropen e Delvines.
Brezi bregdetar i ketyre maleve nga Uji i Ftohte i Vlores ne Butrint perben Rivieren Shqiptare ose Bregun e Kalter. Kjo eshte zona me e ngrohte e vendit, ne te cilen ullinjte dhe agrumet gjejne kushtet me te mira per zhvillimin e tyre. Riviera dallohet per bukuri te rralle. Keto vecori si dhe plazhet e ujerat e pastra te detit Jon i japin Rivieres viera te medha turistike.
Lugina e Vjoses eshte lugina me e madhe. Pjesa e siperme e saj (deri ne Kelcyre) ka reliev te bute dhe fusha te vogla ne te dy anet e lumit. Ne keto fusha jane vendosur tokat e punuara te lugines dhe qendrat e banuara kryesore. Ne vazhdim, lugina ngushtohet dhe formon gryken e famshme te Kelcyres (13 km te gjate dhe rreth 1000 m te thelle). Pas kesaj gryke iugina ngushtohet dhe zgjerohet disa here, derisa del ne fushen e Myzeqese se Vlores.
Lugina e Drinosit pershkohet nga lumi me te njejtin emer (dege e Vjoses). Pjesa e siperme e saj eshte mjaft e gjere dhe krejt e rrafshet.
Ajo ka toka shume te mira bujqesore. Ne pjesen e poshtme ngushtohet dhe rritet pjerresia e shpateve.
Lugina e Shushices pershkohet nga lumi me te njejtin emer (dege e Vjoses). Ajo eshte e gjere ne pjesen e poshtme, ku ka toka shume te mira bujqesore, dhe mjaft e ngushte e me reliev te ashper, ne pjesen e siperme.
Fushegropa e Delvines shtrihet ne jug te rajonit. Ajo eshte e formuar nga nje fundosje e madhe tektonike, qe vazhdon te ulet, prandaj fushat e saj jane te rrafsheta. Pjesa me e madhe e tyre ishte e kenetezuar nga vershimet e shpeshta te binifikua ne vitet ‘70 te Shekullit XX. Ne kete fushegrope ngrihen si ishuj kodra te uleta. Ne lindje ajo rrethohet nga vargje malore.
Klima eshte tipike mesdhetare, me dimer te bute dhe te Iagesht e vere te nxehte dhe shume te thate.
Hidrografia perbehet nga lumi i Vjoses dhe i Osumit, me deget e tyre, te cilat kane prurje me te medha ne stinen e dimrit dhe me te vogel ne vere.
Tokat ne luginat e fushegropen e Delvines jane pjellore, kurse per shkak te erozionit, ne shpatet e maleve jane te varfra.
Bimesia eshte mesdhetare. Ajo perfaqesohet kryesisht nga shkurret, dushqet dhe haloret mesdhetare, teper te temtuar nga njeriu. Ne lartsite e maleve te larta gjenden kullotat alpine.
Rajoni Jugor ka pozite gjeografihe te pershtatshme per zhvillimin ekonomik dhe te turizmit. Dallohet per ndertim gjeologjik te theshte dhe reliev me te rregullt, per klimen, hidrografine dhe bimesine me te sphrehur mesdhetare. Ai ka pasuri te dobishme si qymyrguri, fosforite, nafte etj., pasuri te shumta ujore, bimesi te shumellojshme dhe terrene te pershtatshme per bujqesi ne luginat dhe ne fushegropen e Delvines.
POPULLIMI I RAJONIT JUGOR
Popullim i hershem dhe i vazhdueshem
Rajoni Jugor ka popullim shume te hershem. Ne kete rajon jane gjetur gjurmet me te vjetra te banimit te trevave shqiptare. Qysh 300- 400 vjet para Krishtit aty u ngriten qytetet antike, si Buthroti (Butrinti), Antigonea, Orikumi, Foinikea, Amantia (Plloca), Onhezmi (Saranda) etj. Me pas u ngriten keshtjella dhe qytetete tjera. Ne shekullin e fundit ky rajon, si dhe ai juglindor, eshte dalluar per shtim te pakte te popullsise, sidomos ne periudhen midis dy lufterave boterore, per shkak te emigracionit te theksuar te banoreve te tij ne boten e jashtme. Kjo dukuri ka qene me e theksuar ne disa zona te tij, si: Gjirokastra, Lunxheria, Dropulli, Rreza e Permetit, Zagoria, Shqeria dhe Bregu i Detit.
Per shkak te emigracionit te jashtem popullsia e gjithe Rajonit Jugor u zvogelua me ritme shume me te shpejta ne periudhen pas vitit 1990. Ne keto zona mbizoteron popullsia me moshe te madhe.
Ne kete rajon jeton edhe minoriteti grek,i vendosur ne luginen e Drinosit e te Pogonit si dhe ne fushegropen e Delvines.
Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike
Dendesia mesatare e popullsise ndryshon nga 60-80 banore per km2.
Me e madhe kjo dendesi eshte ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat e Vjoses, Drinosit, Shushices, ku ka kushte me e pershtatshme per jetese.
Popullsi fshatare dhe qytetare
Mbizoteron populisia fshatare. Vendbanimet fshatare jane ne pergjithesi te vogla, sidomow ne kodrat dhe ne zonat malore. Kohet fundit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati jane shpopulluar.
Qendrat e banuara fshatare jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Delvines, lugines se Drinos, Vjoses, Shushices dhe sidomos te Rivieres).
Rajoni ka 14 qytete, te cilat ne pergjithesi jane te vogla, me teper qendra administrative, qytete bujqesore dhe qendra te industrise se lehte. Jane te pakta qytetete bujqesore dhe qendra te industrise se lehte. Jane te pakta qytetet me veprimtari industrine minerare, si: Selenica (bitumi), Memaliaj (qymyrguri), dhe industrine mekanike (Policani).
Perqindjen me te larte te poppullsise qytetare e ka rrethi i Gjirokastres, kurse perqindjen me te ulet te popullsise qytetare e ka rrethi i Tepelenes. Shtimi natyror i popullsise qyterare ka qene mjaft i ulet. Rritja e popullsise se qyteteve eshte e lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare e malore.
Qytetet Gjirokaster, Sarante, Tepelene, Permet, Libohove etj., tradita te pasura kulturore, strukture te vecante urbane, arkitekture interesante te ndertesave, objekte te shumta muzeale, sidomos keshtjella. Te gjitha keto u japin atyre viera te medha turistike. Popullsia e rajonit ka nivel te larte kulturor, qe ka ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare.
Qytetet e rajonit jane: Gjirokastra, Saranda, Poiicani, Delvina, Corovoda, Permeti, Tepelena, Selenica, Memaliaj, Himara, Orikumi, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra.
Gjirokastra eshte qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet kryesore te Shqiperise. Shtrihet rreth 400 m mbi nivelin e detit, ne disa kodra, ne rrezen lindore te Malit te Gjere. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer.
Si vendbanim ka gjurme te hershme (shekujt एपरे pas Krishtit). Keshtjella e tij e shehullit XIII u be berthama e zhvillimit te metejshem dhe te shpejte si nje qender qytetare, ku u zhvillua tregtia dhe zejtaria। Ne fillim te shekullit XX Gjirokastra ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te gjitha trevave shqiptare। Edhe me vone ne Gjirokaster u zgjeruan dhe u zhvilluan disa dege te rendesishme te industrise: tekstile, ushqimore, mekanike, etj। Ajo eshte nje nga qendrat me te rendesishme kulturore dhe arsimore te te gjithe rajonit jugor
Per arkitekturen e vecante te ndertesave karakteristike qytetare te ndertuara me gure, per strukturen e saj urbanistike, ne te cilen te bie ne sy shperndarja rrezore e rrugeve nga qendra (Qafa e Pazarit), dhe per objektet e shumta historike, Gjirokastra eshte shpallur qytet-muze.
Saranda ze vendin e dyte per nga popullsia ne rajonin jugor Si vendbanim njihet qe ne antikitet me emrin Onhezmi. E vendosur ne gjirin me te njejtin emer, eshte porti detar me i madh ne gjithe jugun e vendit. Dallohet per vendosjen e rrugeve dhe te banesave shkalle-shkalle ne perputhje me zbritjen e terrenit. Ajo eshte qendra administrati-ve e rrethit dhe ka rendesi te vecante ekonomike, kulturore dhe turistike. Per bukurine e vecante, per klimen, per traditen e pasur te gatimit dhe mjedisin e paster, pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj.
Delvina, Corovoda, Permeti dhe Tepelena jane qendrat administrative te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane edhe qendra ekonomike sidomos per industrine ushqimore.
Himara, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra jane qytete me teper bujqesore.
Selenica dhe Memaliaj jane te lidhura me minierat prane tyre.
Rajoni Jugor ka popullim te hershem, rriije te pakte dhe dendesi te vogel te popullsise। Me te populluara jane luginat dhe fushegropa e Delvines। Ne fshat banon rreth 70% e popullsise. Dallohet per tradita te pasura kulturore. Ka 14 qytete, ne pergjithesi te vogla, por me vlera turistike.


EKONOMIA E RAJONIT JUGOR
Mjedis i pershtashem per zhvillimin e bujqesise ne luginat dhe fushegropen e Delvines
Tharja e kenetave ne fushegropen e Delvines dhe bonifikimi i tyre, sistemimi i shtreterve te lumenjve edhe ne luginat e tjera, si dhe sigurimi i ujitjes artificiale, te kryera ne dhjetevjeteshat e gjysmes se dyte te shek.XX, rriten pjellorine e tokave. Edhe ne shpatet e kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja. Midis tyre permendim tarracat e bregdetit ne Jonufer, Lukove, Borsh, Shenvasil, Ksamil etj., ne te cilat u kultivuan agrume dhe ullinj. Demtimi kohet e fundit i bimeve te kultivuara ne keto zona i dha shkas erozionit, qe po varferon vazhdimisht keto toka.
Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te rajonit vendi kryesor i takon deges se bujqesise, por perqindja qe ajo ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit, si edhe ne rajonet e tjera, po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral.
Pjesa me e madhe e tokave te punueshme eshte e kultivuar me bime te arave, vecanerisht me drithera, nga te cilat dallohet gruri misri, sidomow ne fushegropen e Delvines, ne luginen e Drinosit, te Vjoses dhe te Shushices. Nga bimet industriale kultivohet duhani, vecaneristh ne luginen e Drinosit etj.
Rajoni Jugor, me klimen e ngrohte, eshte shume i pershtatshem per shume lloje frutash dhe kultura te tjera te drunjta. Riviera, fushegropa e Delvines dhe shpatet e kodrave perreth jane te permendura per prodhimin e ullinjve dhe te agrumeve, te cilat ketu gjejne kushtet me te pershtatshme klimatike per zhvillimin e tyre. Ne luginen e Vjoses, Osumit, te Drinosit e te Shushices dhe ne fiishegropen e Delvines eshte i perhapur rrushi e fiku, kurse qershia, me teper ne luginen e Vjoses se Siperme.
Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata kane perqendrimin me te madh ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat kryesore, kurse nga te imetat, dhente jane te perqendruara ne zonat fushore e kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Kurveleshit, Skraparit, Dangellise etj).
Keto kushte lidhen me pasurite natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industrise: energjetike, minerare, ushqimore, e veshjeve etj.
Industria energjetike perbehet nga industria elektrike e perfaqesuar nga dy hidrocentralet e Bistrices. Sic thame, ky rajon eshte i pasur me qymyrguri, i ciii eshte nxjerre ne minieren e Memaliajt. Nentoka e rajonit eshte e pasur edhe me nafte, e cila eshte nxjerre ne Gorisht.
Industria minerare lidhet me minieren e bitumit ne Selenice, me minieren e fosforiteve ne Kurvelesh etj.
Industria ushqimore perpunon produktet bujqesore dhe blegtorale. Ajo eshte e vendosur pothuajse ne te gjitha qytetet kryesore te rajonit.
Industria e Iehte ne kete rajon perfaqesohet nga industria e lekure-kepuceve dhe e veshjeve ne Gjirokaster etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta.
Artizanati ne kete rajon ka tradite te lashte. Dallohet sidomos zona e Gjirokastres, Delvines, Sarandes, ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj.
Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai detar. Peshen me te madhe e ka transporti automobilistik, i ciii, nepermjet Kakavijes, eshte i lidhur edhe me Greqine.
Turizmi blu mund te zhvillohet ne Rivieren Shqiptare, e cila ofron: bukurine e rralle te ujerave te tejdukshme detare, te plazheve te pastra dhe te maleve rrethuese; te qendrave te banuara (qyteti i Sarandes, i Himares), Si dhe te fshatrave te zhytura ne gjelberimin e perhershem te bimesise dhe te freskuara nga burimet e ftohta dhe te kristalta; nivelin e larte kulturor dhe traditat e pasura dhe folklorike e te zakoneve; objektet e shumta arkeologjike dhe historike, ne te cilat spikatin qytetet antike (Butrinti, Finiqi etj); keshtjellat e Ali pashe Tepelenes ne Porto Palermo, Tepelene etj.
Turizmi qytetar mund te zhvillohet ne te gjitha qytetet e rajonit dhe sidomos ne qytetin-muze te Gjirokastres, i cili te habit me arkitekturen e vecante te banesave te gurta, me vendosjen e pergjithshme, me objektet e shumta historike, si keshtjella, muzeu i armeve etj; ne Saranden e bukur, ne Tepelene dhe Permet etj.
Turizmi i gjelber mund te zhviilohet ne zonat fshatare; ai lidhet me traditen e pasur te mikpritjes dhe me nivelin e larte kulturor te popullsise;
Turizmi malor ka kushte per t’u zhvilluar ne lartesite e maleve te Kurveleshit, Nemerkes, Lunxherise (Qafa e famshme e Cajupit), Llogara etj.
Fushegropa e Delvines dhe luginat kryesore mundesojne zhvillimin e bujqesise dhe sidomos, dritherave, kurse pjesa perendimore te agrumeve, frutave dhe ullinjve. Pasurite nentokesore zhvillimin e industrise se nxjerrjes dhe te perpunimit te ketyre mineraleve. Rajoni ha hushte shume te favorshme per zhvilIimin e turizmit.
 
Nga Kartagjena legjendare deri ne Svlbardhin e Norvegjise :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top