Gjeni i ri mund te parandaloje dehjen!

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shkencetaret thonë se ndodhen ne fazat eksperimentale te krijimit te një ilaci për kontrollin e shkalles se te dehurit. Ata kanë zbuluar ne laborator një gjen qe shmang ndikimin e alkoholit tek krimbat.

Susan Shiver ka shkruar një libër mbi jetën e Bill Uilsonit, bashkethemelues i shoqates se alkoholisteve. Dhe kjo jo pa qëllim; edhe përpjekjet e zonjes Shiver me alkoholin kanë qenë te hapura, te dhimbeshme dhe te tejzgjatura. "ثshtë një beteje e vështirë", thotë ajo. Alkoholist ka qenë edhe babai i saj, por vitet e fundit ai hoqi dorë prej pijes, fale shoqates kundër alkoholit. Kur pinte ai bëhej i padurueshem, por kur hoqi dorë prej pijes ai u be një prind i përsosur.

Shkencetaret besojnë se familje te tilla qe kanë probleme me alkoholin mund te përfitojnë nga eksperimentet me krimba ne laborator.

Siç njoftohet ne revisten Discovery, shkencetari Stiven Makintajer zbuloi një gjen qe nxit dehjen tek krimbat. Kur krimbat dehen, ata levizin më pak. Por krimbat me gjenin e caktivizuar nuk preken nga alkoholi. Nga këto ekpserimente nëpërmjet kombinimeve të ndryshme mund te zbulohet gjeni qe nuk preket nga alkoholi.

Një gjen i tillë ekziston edhe tek njerëzitë, prandaj doktor Makintajer shpreson te krijoje një ilac qe pengon dehjen. Kështu alkoholi do të bëhej pak terheqes ose pak ndikues. Ai thotë se kjo do të ishte një mënyrë e re për trajtimin e semundjes, jo për kurimin e saj.

Susan Shiver thotë se për alkoholin ekzistojne pak mundësi kurimi. Ajo beson se alkoholi është çështje sa kulturore aq edhe kimike. Sipas Zonjes Shiver, reklamat televizive te pijeve alkoholike ose thirrjet e gezuara për atë qe pi me shumë shishe birre perbejne shembull negativ për fëmijët.

Për afro 14 milione amerikane qe bëjnë përpjekje te perditeshme për te hequr dorë nga pijet, rezultatet e punës kerkimore te doktor Makintajer mund te perbejne një mjet të ri ne luftën kundër alkoholit.
 
Njejtin mendim kam dhe une :D
 
Interesante, por shume e veshtire mendoj. Alkolin eshte veshtire ta bombardosh ne gjak. Gjithesesi mendoj qe nuk ka gje qe nuk behet ne kete bote :)

Ps. Brazi te lutem burimin e informacionit.
 
do te ishte nje gje e mire nese do tu bente realitet nje gje e tille per ata persona qe konsumojne shuem alkool, edhe pse mendoj se kjo gje duket si kundraveprim.
 
Interesante, por shume e veshtire mendoj. Alkolin eshte veshtire ta bombardosh ne gjak. Gjithesesi mendoj qe nuk ka gje qe nuk behet ne kete bote :)

Ps. Brazi te lutem burimin e informacionit.

hahahah cna shkrive ashtu eshte pra :D
 
mjafton mos me perdor alkoholin hiq, un nuk di qfar knaqsi jep kjo gjo, pse njerzt bohen budall palidhje bohh!!!..m'pengojn kta njerz qe shkatrrohen me durt e veta...mandej e di qe eksperimentet mbi kafsh jon te domosdoshme per me ndihmu njerzimin amo gjithmon m'bon mu rrqeth trupi kur menoj kto gjona, gjynah pej ktyne krymave..
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top