Gjendet uji i kripur ne planetin Mars

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Marsi nuk pushon se na cuditur. Sipas Nases, ne fakt, ne muajt e ngrohte ne Planetin e Kuq, ekziston ende uji i kripur ne gjendje te lenget.

Zbulimi eshte deshmuar nga disa imazhe te marra nga sonda Mars Reconaissance Orbiter.

Ne fotot e shkrepura ne gjeresite e mesme te hemisferes jugore dallohen vija te erreta mbi disa shpate.

Gjurmet, qe sipas eksperteve, duhet te jene te lidhura me pranine e ujit. Shiritat te marra nga sonda, zbehen me fillimin e tetorit kur temperaturat bien.

“Shpjegimi me bindes qe kemi per keto vezhgime, eshte se behet fjale per nje rryme uji te kripur, edhe pse ende mungon nje konfirmim zyrtar”, ka deklaruar ne Science, Alfred McEwen te Lunar and Planetary Laboratory ne Universitetin e Arizones.

Me heret, eshte konfirmuar prezenca e ujit ne forme te ngurte nen formen e akullit ne pole ose pranine e lashte (qindra milion vjet me pare ) ne gjendje te lenget.

Kete here behet fjale, per heren e pare te ujit te kripur ne gjendje te lengshme.

Shiko fotografinë 1423844
 
Pe: Gjendet uji i kripur ne planetin Mars

...ky eshte lajm sensacional, po te jete i vertete....Marsi endrra e hershme e njeriut, ndoshta shpresa e vetme qe njeriu te mbijetoje, stacioni i ardhshem qe njeriu mendon te arrije ta kolonizoje per te guxuar per nje hap te ri, udhetimin drejte hapsires nje strehe te sigurte per te ardhmen dhe per mbijetesen e vete njerezimit....sepse e dime te gjithe qe bota jone e mrekullueshme eshte e destinuar nje dite te zhduket...pavarsishte kohes, ky destinacion eshte i sigurte.....Universi na meson qe cdo gje ka nje fillim, dhe nje mbarim, asgje nuk eshte e perhershme....jemi te detyruar te sfidojme fatin tone.....dhe neve duhet te enderrojme tia arrijme, mbijetesen e species sone per te shkuar drejte nje cikli te ri te jetes....pse mos te jemi optimiste qe do tia arrijme?...ja ky psh eshte nje lajm shume i bukur.....
 
Ka ujë në Mars!

Uji është gjetur në Mars. Ky është lajmi më i ri që sjell NASA nga sonda rover e dërguar atje për më shumë se një vjet.



633_400_marsi.jpg


Agjencia hapësinore njofton se materialet e gjetura nuk kanë uji tamam të pastër siç e kemi në tokë, por elementet janë të tilla.


Ky megjithatë nuk është lajmi i parë që është dhënë se në mars ka ujë. Gjithsesi, shkencëtarët besojnë shumë në gjetjet e fundit./The Independent/
 
Back
Top