Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Louis-JordanMAIN.jpg



Një 37-vjeçar nga Karolina e Jugut, familja e të cilit kishte denoncuar zhdukjen e tij në det prej më shumë se dy muajsh, është rigjetur në gjendje të keqe shëndetësore, por i gjallë në brigjet e Karolinës së Veriut.

Autoritetet e Portsmuthit, shpjegojnë që kishin marrë sinjalizim nga një anije me flamur gjerman se kishin parë një njeri dhe barkën e tij me vela rreth 200 kilometra në lindje të Cape Hatteras.

I zhdukuri, Louis Jordan, është tërhequr me një helikopter dhe është dërguar në një spital të Virxhinas. Sipas familjes, 37-vjeçari kishte dalë më 23 janar me barkën e tij nga porti turistik i Conway dhe nuk ishte rikthyer më.

Për të mbijetuar, ai kapte peshq të vegjël me duar dhe i hante të gjallë si dhe pinte ujë shiu. Sipas babait të tij, mësohet se i riu lutej çdo ditë “dhe jam i sigurt se kjo i ka dhënë shumë forcë”.
b.gazeta-Shqip.
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

Shume interesant.
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

Sikur disa qe hane ftua dhe nuk ua ze gryken :p

Keshtu dhe ky me peshqit nje Robinson Crosoe i vogel :p
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

''Po te them nje sekret :Me te miret jane te cmendur'' ...Alice in Wanderland ◕‿◕

Dypikeshi eshte i vendosur keq. Duhet i cik me perpara.
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

Keto jane gabime qe behen me dashje sepse pastaj syri i nje kritiku sdo rrinte pa folur :p
Po me dashje pse thua ?:p

Aa ate se dinte as Sterjo vogel :p
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

Shume lajm interesant, jo per menyren si ka mbijetuar ai por per vullnetin qe ka treguar dhe deshiren per te jetuar, natyrisht i ka dhene nje dore instinkti i mbijeteses :)
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

Keto jane gabime qe behen me dashje sepse pastaj syri i nje kritiku sdo rrinte pa folur :p
Po me dashje pse thua ?:p

Aa ate se dinte as Sterjo vogel :p

You have a sexy brain ;-)
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

Historia e vertete e ketij robit do dali mbas nja 2 mujesh them un.
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

Nqs fotot qe jane te publikuara ne teme jane nga momenti kur e kane rikuperuar, nuk tregon ne nje gjendje katastrofike shendetsore.
Gjithsesi i lumt per instinktin e mbijetimit edhe per luften qe ka cuar cdo dite per tu ushqeur:)
 
Titulli: Gjendet i gjallë pas 2 muajsh në det, hante peshq dhe pinte ujë shiu

Mu kujtu se Nicholas Sparks shum tregimi i ka ne librat e ti, pikerisht ne Karoline e veriut!!
Për të mbijetuar, ai kapte peshq të vegjël me duar dhe i hante të gjallë si dhe pinte ujë shiu. Sipas babait të tij, mësohet se i riu lutej çdo ditë “dhe jam i sigurt se kjo i ka dhënë shumë forcë”
e pra kot nuk thon Zoti eshte i madhe .. dhe te gjindet kur ti ke me se shumti nevoj per te.
 
Back
Top