Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjendet fajtori te kanceri i mushkërisë i lidhur me duhanin

Proteina përgjegjëse për riparimin e ADN-së së dëmtuar mund të jetë lidhja themelore për të shpjeguar se si pirja e duhanit shkakton kancerin e mushkërisë. Qelizat e mushkërive të cilat i ekspozohen tymit të duhanit prodhojnë sasi më të vogël të proteinës, FANCD2. Pa praninë e FANCD2, ADN i dëmtuar mund të shkaktojë shumimin e pakontrolluar të qelizave në vend se t’i dëmtojë ato, siç ndodh në rastet e qelizave normale.
Studimi i publikuar në revistën British Journal of Cancer, mund të çojë në zhvillimin e e barnave më të mira për trajtimin e kancerit të mushkërive, i cili është prin sa i përket vdekjeve nga kanceri. Kanceri i mushkërive vret më shumë se një milion njerëz në çdo vit, ndërsa vetëm 15 % e pacientëve jetojnë pesë vjet ose më shumë.
“Këto zbulime tregojnë rolin e rëndësishëm të cilin e luan FANCD2 në mbrojtjen e qelizave të mushkërive kundër tymit të duhanit dhe mund të shpjegojë pse cigarja është toksike për këto qeliza”, ka thënë Laura Hays, e cila ka punuar në studim.
“Edhe pse besohet se janë të përfshira edhe proteina tjera në këtë proces, ne e dimë se ky është çelësi kryesor, sepse qelizat me nivele të larta të FANCD2 ishin rezistente në efektet toksike të tymit të duhanit”, ka shtuar Dr. Grover Bagby, i cili e ka mbikëqyrur punën.
FANCD2 është pjesë e një familje proteinash të cilat janë të përfshira në një gjendje të trashëguar, të quajtur anemia Fanconi. Personat me këtë anemi, kanë nivele të ulëta të këtij grupi proteinash dhe janë të rrezikuar për zhvillimin e kancerit në moshë të re./Keshilla
Shiko fotografinë 1426287
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back