Gjendet DIAMANTI 478 karat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Eshte gjetur diamanti me i madh i shekullit 20 ne Leshoto, Afrika..... i cili ka 478 karat.
Supozohet qe do arij guri me i cmuar, duke e kaluar dhe Koh-i-Noor , i cili ben pjes nga kurora regale e Britanise.
Mbas perpunimit diamanti do te ket reth 150 karat, duke e kaluar diamantin rumbullak Koh-i-Noor i cili ka vetem 105 karat.
ky eshte diamanti 478 karat
diamond_wideweb__470x332,0.jpg

ky eshte Koh-i-Noor
koh-i-noor-diamond.jpg
 
E te mjeret keta :lexim:flejn mbi diamante e vdesin urie :lexim::lexim:
 
Zblulohet super diamanti,, 500 karat!!!

New Picture.jpg

Ka mbërritur nga një minierë në Lesotho një nga diamantët më të mëdhenj në botë. Ai u gjet në 8 shtator dhe u analizua ditët që pasuan gjetjen në një laborator në Anversa.Guri i çmuar është 478 karat, por ajo që e bën unik, sipas ekspertëve është ngjyra dhe pastërtia.“Besojmë se bëhet fjalë për një nga diamantët e paktë në botë për nga madhësia, por ajo që godet këtë radhë është cilësia e jashtëzakonshme”-ka thënë sot Neil Buxton, një nga ekspertët e WWW International Diamond Consultants në Anversa.Ngjyra është e bardhë e jashtëzakonshme, aq sa të verbon dhe ka shumë mundësi që të jetë rasti i parë në botë i një diamanti superior, 100 karat të ngjyrës D, qartësia IF dhe pastërti e brendshme shumë e madhe.

اmimi nuk është llogaritur akoma, sepse është e vështirë të përcaktohet ashtu si është i paprerë. Ekspertët kanë kujtuar se një gur i së njëjtës madhësi, por i një cilësie shumë më të ulët, është shitur për 12 milionë dollarë.Diamanti më i madh në histori është Cullinan, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905. Ishte 3.100 karat, para se të ndahej në më shumë se 100 pjesë, shumë nga të cilat bëjnë pjesë në bizhutë e kurorës britanike.
 
kte diamant do ja dhuroj nusen si unaze per martese:ciaoo:
 
14 diamantet qe kane bere historine. se fundi zbulohet me i madhi ne bote
Minatorët në mbretërinë afrikano-jugore të Lesotos kanë gjetur një prej diamanteve më të mëdhenj të botës. Një diamant thuajse të bardhë që peshon rreth 500 karat. Diamanti është gjetur nga grupi “Gem Diamonds”. Ai është analizuar nga ekspertët dhe ka një ngjyrë dhe qartësi të rrallë. “Ka potencialin e ngjyrës shkëlqyese D më të madhe që ekziston tek diamantet e lustruar në histori”, u shpreh kompania. “Letseng” është një prej minierave më produktive në histori, katër prej 20 diamantëve më të mëdhenj janë gjetur pikërisht aty, duke përfshirë dhe tre më të mëdhenjtë e këtij shekulli. Përpara se të pritet në diamant me formë është e vështirë të përcaktohet vlera e këtij guri të çmuar, por një zëdhënës për “Gem Diamonds” u shpreh se një gur me një peshë të tillë dhe me cilësi më të dobët ngjyre dhe qartësie është shitur së fundmi për rreth 12 milionë dollarë.
“Ekzaminimi paraprak i këtij diamanti të rrallë tregon se do të thyejë rekordin e gurëve të lustruar për ngjyrën dhe qartësinë më të mirë”, tha Clifford Elphick, shefi ekzekutivi i “Gem Diamonds”. Ministri i Burimeve Natyrore në Lesoto, një mbretëri e varfër në lindje të Afrikës së Jugut, lëvdoi produktivitetin e minierës, një nga më të lartat në botë, thuajse tre mijë metra. “Dhe një herë tjetër Letseng pa dhënë prova për aftësinë e prodhimit të diamanteve të jashtëzakonshëm dhe vazhdon ta vendosë Lesoton në krye të vendeve prodhues të diamanteve”, tha Monyane Moleleki. Miniera “Letseng” i përket 70 përqind kompanisë “Gem Diamonds” dhe 30 përqind qeverisë së Lesotos. Diamanti më i madh në botë ka qenë Cullinan, i zbuluar në Afrikën e Jugut, në vitin 1905. Ai peshonte më shumë se 3100 karat përpara se të pritej në më shumë se njëqind gurë të ndarë, shumë prej tyre janë pjesë e kurorës mbretërore britanike.

Krizantema e Madhe

Krizantema e Madhe është një diamant 104.15 karat dhe me prerje në formë dardhe. Ai ka ngjyrë portokalli në kafe dhe qartësia e tij i përket shkallës 1, sipas Institutit të Gurëve të اmuar të Amerikës. Origjina e diamantit është në Afrikën e Jugut, ku u ble nga argjendari Julius Cohen në vitin 1963 dhe mbërriti në Nju Njork.

Skeda
Pesha: 104.15 karat (20.830 gram)
Ngjyra: Portokalli në kafe
Prerja: Brilant në formë dardhe
Vendi i origjinës: Afrika e Jugut
Data e zbulimit: 1963
Prerë nga: S & M Kaufman
Pronari origjinal: Julius Cohen
Pronari aktual: “Garrards”


Zemra e Përjetësisë

Zemra e Përjetësisë është një diamant 27.64 karat dhe ka ngjyrë blu të ndezur. Ky diamant i përket një klase të rrallë të diamanteve me ngjyrë. Zemra e Përjetësisë u shfaq për publikun në vitin 2000, si pjesë e koleksionit të “Xhevahiret e Mijëvjeçarit De Beers”. Zemra e Përjetësisë u shfaq me dhjetë diamante të tjera blu. Koleksioni i diamanteve blu arrinte në 118 karat.

Skeda

Pesha: 27.64 karat (20.830 gram)
Ngjyra: Blu e ndezur
Prerja: Zemër
Vendi i origjinës: Afrika e Jugut
Data e ekspozimit: 2000
Prerë nga: “Steinmetz Group”
Pronari origjinal: De Beers
Pronari aktual: Sayyid Qadri
Vlera: 16 milionë dollarë


Diamanti Qindvjeçar

Diamanti i Qindvjeçar është 273.85 karat dhe është diamanti i tretë më i madh që është nxjerrë nga miniera “Premier Mine” në Afrikën e Jugut. Ky është diamant i tejdukshëm i shkallës më të lartë dhe shkëlqen jashtëzakonisht shumë, si nga brenda dhe nga jashtë. Kur u gjet ai u konsiderua si diamanti me ngjyrën më perfekte që ekzistonte.

Pesha: 273.85 karat (54.6 gram)
Ngjyra: I tejdukshëm
Prerja: Formë zemre
Vendi i origjinës: Afrika e Jugut
Data e zbulimit: 17 korrik 1986
Prerë nga: Gabi Tolkowsky
Pronari origjinal: De Beers
Pronari aktual: Nuk dihet
Vlera: 100 milionë dollarë


Diamanti “Hope”

Diamanti “Hope” është një diamant ngjyrë blu të thellë, 45.52 karat, i cili aktualisht ndodhen në Muzeun Natyror të Historisë “Smithsonian” në Uashington D.C. Diamanti është legjendar për mallkimin që thuhet se hedh në këdo që e ka në zotërim. Ky diamant duket sikur është blu me sy të lirë, për shkak të sasisë së borit që gjendet në të.

Pesha: 45.52 karat (9.10.6 gram)
Ngjyra: Blu
Prerja: Jastëk antik
Vendi i origjinës: Indi
Data e zbulimit: 1812
Prerë nga: Nuk dihet
Pronari origjinal: Mohammed Shadab Ghori
Pronari aktual: “Smithsonian”
Vlera: 200 milionë dollarë

Diamanti Taylor-Burton

Diamanti Taylor-Burton u bë i famshëm kur Richard Burton e bleu për bashkëshorten e tij, aktoren e famshme Elizabeth Taylor, për të festuar 40-vjetorin e lindjes së saj në vitin 1972. Ai u bë i famshëm në gjithë botën për shkak të masës dhe vlerës së tij. Diamanti origjinal u gjet në vitin 1966 në Afrikë dhe u pre nga Harry Winston në formë dardhe. Pas divorcit, Taylor e nxori në ankand dhe e shiti për 5 milionë dollarë.

Pesha: 68 karat
Ngjyra: I tejdukshëm
Prerja: Formë dardhe
Vendi i origjinës: Afrika e Jugut
Data e zbulimit: 1966
Prerë nga: Harry Winston
Pronari origjinal: Harriet Annenberg Ames
Pronari aktual: Robert Mouaëad
Vlera: Nuk dihet


Diamanti Jubile

Diamanti Jubile, njihej fillimisht si diamanti Reitz dhe është i tejdukshëm, në formë jastëku, me peshë 245.35 karat. Ai është kështu diamanti i gjashtë më i madh në botë. Ai fillimisht mori emrin e Francis William Reitz, por më pas ndryshoi emër në ndër të 60-vjetorit të kurorëzimit të mbretëreshës Viktoria, në vitin 1897.

Pesha: 245.35 karat (49.07 gram)
Ngjyra: I tejdukshëm
Prerja: Formë jastëku
Vendi i origjinës: Afrika e Jugut
Data e ekspozimit: 1895
Prerë nga: M.B. Barends
Pronari origjinal: Wernher, Beit&Co.
Pronari aktual: Robert Mouawad


Diamanti Koh-i Noor

Ky diamant është 105 karat dhe dikur njihej si diamanti më i madh në botë. Ai vjen nga India dhe i takonte udhëheqësve të ndryshëm persë, të cilët kanë luftuar beteja të hidhura për të në pika të ndryshme të historisë. Së fundmi ai u mor nga britanikët dhe u bë pjesë e Xhevahireve të Kurorës Britanike, kur kryeministri Benjamin Disraeli e shpalli mbretëreshën Viktoria, Perandoreshë të Indisë, në vitin 1877. Si gjithë xhevahiret e famshme edhe Koh-i Noor ka legjenda që i përkasin, sipas të cilave i sjell ters apo vdekje çdo mashkulli që e mban.

Pesha: 105.60 karat (21.6 gram)
Ngjyra: I bardhë
Vendi i origjinës: India
Miniera ku është zbuluar: “Golconda”
Pronari origjinal: Udhëheqës të ndryshëm persë
Pronari aktual: Elizabeta II


Ylli i Mijëvjeçarit

Ylli i Mijëvjeçarit është një diamant i famshëm, në pronësinë e familjes së famshme që ka minierat e këtyre gurëve të çmuar, De Beers. Ai është 203.04 karat dhe është diamanti i dytë më i madh në botë. Ai u shfaq për publikun për herë të parë, në tetor të vitit 1999, si pjesa kryesore e koleksionit të diamanteve të De Beers. Koleksioni gjithashtu përfshinte 11 diamante blu.

Pesha: 203.04 karat (40.608 gram)
Ngjyra: I tejdukshëm
Prerja: Formë dardhe
Vendi i origjinës: Zaire
Data e ekspozimit: 1990
Prerë nga: Steinmetz Group
Pronari origjinal: Nuk dihet
Pronari aktual: De Beers
Vlera: 400 milionë dollarë


Diamanti i Kuq Moussaieff

Diamant i Kuq Moussaief është 5.11 karat me një prerje trekëndëshe dhe ka ngjyrë të kuqe. Ndërkohë që ai mund të ngjajë shumë i vogël në krahasim me diamantet e tjera të famshme, Moussaieff është diamanti më i madh me ngjyrë të kuqe. Ai mendohet se është gjetur nga një fermer brazilian në mes të viteve ’90.

Pesha: 5.11 karat (1.022 gram)
Ngjyra: I kuq
Prerja: Formë trekëndëshi
Vendi i origjinës: Brazil
Data e zbulimit: Mesi i viteve ‘90
Prerë nga: William Goldberg Diamond Corp.
Pronari origjinal: Fermer brazilian
Pronari aktual: Moussaieff Jewelers Ltd.
Vlera: Nuk dihet

Diamanti Kungull

Diamanti Kungull ka ngjyrë portokalli të ndezur. Ndërkohë që ai mund të ngjajë shumë i vogël në krahasim me diamantet e tjera të famshme, diamanti Kungull është diamanti më i madh me ngjyrë portokalli të ndezur. Ai është ndryshe nga diamantet e tjera pasi ngjyra e tij është e lehtë dhe shumë e thellë. Ai është gjetur në Republikën e Afrikës Qendrore dhe dërguar më pas në AFrikën e Jugut.

Pesha: 5.54 karat (1.108 gram)
Ngjyra: Portokalli e ndezur
Prerja: Formë jastëku
Vendi i origjinës: Republika e Afrikës Qendrore
Data e zbulimit: 1997
Prerë nga: William Goldberg Diamond Corp.
Pronari origjinal: Fermer i panjohur
Pronari aktual: Harry Winston
Vlera: 3 milionë dollarë


Diamanti Regent

Në vitin 1698 një skllav gjeti një diamant 410 karat në një minierë në Indi dhe e fshehu në plagën e madhe të këmbës. Një kapiten anglez ia vodhi skllavit pasi e vrau dhe ia shiti një tregtari indian. Më pas atë e bleu Thomas Pitt, për 40 mijë dollarë dhe ia shiti princit francez Filipi II për 260 mijë dollarë, në vitin 1717. Në vitin 1792 ajo përfundoi në duart e Napoleonit, i cili e përdori për të zbukuruar shpatën.

Pesha: 410 karat
Ngjyra: I tejdukshëm
Prerja: Forma të ndryshme
Vendi i origjinës: India
Data e zbulimit: 1698
Prerë nga: Odiot, Boutet
Pronari origjinal: Skllav indian
Pronari aktual: Ndodhet në diademën e Perandoreshës Eugenie


Shpirti i de Grisogono

Shpirti i de Grisogono është diamanti më i madh i zi në botë, dhe i pesti më i madh nga gjithë llojet e diamanteve. Ai është gjetur fillimisht në Afrikë dhe është prerë më pas nga argjendari zviceran, De Grisogono. Rezultati ishte një diamant me pesë 312.24 karat i cili është i vendosur në një unazë me flori të bardhë. Unaza i është shitur një blerësi për një shumë që nuk bëhet e ditur.

Pesha: 312.24 karat
Ngjyra: E zezë
Prerja: Mongole
Vendi i origjinës: Republika Qendrore Afrikane
Data e zbulimit: Nuk dihet
Prerë nga: Fawaz Gruosi
Pronari origjinal: De Grisogono
Pronari aktual: Nuk dihet


Diamanti Rozë Steinmetz

Diamanti Rozë Steinmetz është 58.60 karat dhe ka ngjyrë rozë të ndezur. Ai është diamanti më i madh i njohur ngjyrë rozë. Për shkak të kësaj veçantie grupi “Steinmetz” është marrë për 20 muaj rresht me prerjen e tij. Ai u bë publik në Monako, më 29 maj
2003 në një ceremoni publike.

Pesha: 59.60 karat
Ngjyra: Rozë e ndezur
Prerja: Ovale
Vendi i origjinës: Nuk dihet
Data e ekspozimit: 29 maj 2003
Prerë nga: Grupi “Steinmetz”
Pronari origjinal: Nuk dihet
Pronari aktual: Grupi “Steinmetz”
Vlera: Nuk dihet


Diamanti i verdhë “Tiffany”

Diamanti i verdhë “Tiffany” është një prej diamanteve më të mëdhenj në ngjyrë të verdhë që është zbuluar ndonjëherë. Ai peshonte 287.42 karat, kur u zbulua në vitin 1878 në Afrikën e Jugut. Ai u ble nga argjendari Charles Tiffany në Nju Jork, i cili e studioi për një vit diamantin para se ta priste. Ai është përdorur nga dy femra gjatë historisë së tij, Sheldon Whitehouse dhe Audrey Hepburn.


Pesha: 128 karat
Ngjyra: E verdhë
Prerja: Formë jastëku antik
Vendi i origjinës: Afrika e Jugut
Data e zbulimit: 1878
Prerë nga: Charles Tiffany
Pronari origjinal: Nuk dihet
Pronari aktual: “Tiffany 7 Co.”
Vlera: Nuk dihet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top