Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

Tuana

Nada é por acaso!
f1_03unaza1343983185.jpg
Idaho, 3 gusht - Necia Rasmussen humbi unazën e saj të martesës me diamant 4 vjet më parë. Pas disa muajsh kërkime ajo i humbi shpresat për ta gjetur dhe bleu një tjetër për ta zëvendësuar, pavarësisht se i mungonte shumë unaza e saj e parë.

Por fati e deshi që fillimin e kësaj jave ajo të rigjente unazën platin me gur diamanti të prerjes Princess që e humbi në bregun e një liqeni në Idaho. Unaza u gjet nga një grua që kishte dalë me kajak në liqen, transmetonte AS njoftimin.

Rasmussen, 34- vjeç shpërtheu në lot kur unaza iu kthye pasi ajo bëri një përshkrim të detajuar e madje dha edhe një foto të bizhusë.

Rasmussen e humbi unazën në liqenin Rigby Lake, në afërsi të ujëvararave të Idahos pasi e kishte hequr më parë për të lyer me krem kundër diellit fëmijët e saj.

Humbja ishte e hidhur për 34- vjeçaren pasi ajo nuk kishte shumë që ishte vënë në dijeni se bashkëshorti i saj Heber, do të shkonte në Irak me shërbim. Ai kishte zgjedhur atë unazë platini për të, e ngjashme me unazën që babai I kishte dhuruar nënës së tij, dhe që për ironi të fatit edhe ajo e kishte humbur dhe e kishte rigjetur pas 3 dekadash. /koha/
 
Titulli: Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

Shyqyr e shkreta, skishte lek fare , e zevendesoj direkt .Ishalla e past me jete unazen dhe mos ti largohet me nga gishti.
 
Titulli: Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

Shyqyr qe ka akoma njerez qe rikthejne gjerat e gjetura, por kjo pjesa e fundit, duket cik peralle, ose eshte thjesht koincidence

Ai kishte zgjedhur atë unazë platini për të, e ngjashme me unazën që babai I kishte dhuruar nënës së tij, dhe që për ironi të fatit edhe ajo e kishte humbur dhe e kishte rigjetur pas 3 dekadash.
 
Pe: Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

Sa mire se ishim ne merak te madh LOL
 
Titulli: Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

Budalleqe, eshte si te gjesh gjilperen ne kashte..........
 
Titulli: Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

Epo mos te behet merak se, humbja-gjetja, ne kete shtepi qenka tradite familjare.
 
Titulli: Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

WOOOWWWWWWWWWW qfar lajmi !!!!!!!!! :ohh::ohh::ohh::ohh::ohh::ohh::ohh::ohh:
 
Titulli: Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

E shkreta ajo se paska zen gjumi naten :P
 
Titulli: Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë

Shyqyre. Lol
 
Back
Top