Gjen babain përmes Facebookut pas gati gjysmë shekulli

Kresha

A pretty face can never trick me


Babai dhe vajza të cilët nuk kanë pasur asnjë kontakt për 48 vjet, janë ribashkuar në Facebook, transmeton Daily Mail. Britanikja Frances Simpson (51) për herë të fundit ka parë babain e saj pak para divorcit të prindërve të tyre, kur ka pasur vetëm tre vjet dhe nga mosha 18-vjeçare është përpjekur pa sukses së vendosë kontakt me të. Pak më parë nga shoqja e saj ka kuptuar se ka edhe një gjysmë motër. Kur kuptoi edhe emrin e saj, gjeti profilin e saj në Facebook dhe i dërgoi një mesazh të shkurtër. “Kjo duket tronditëse, por mendoj se ne jemi dy motra”, tha Frances. Motra e saj Kim (19) në momentin kur ka lexuar mesazhin ishte ulur afër babait të saj Tony Macnauton (72) dhe vetëm disa minuta më vonë iu përgjigj, dhe e pyeti nëse dëshironte të fliste me ta? Kështu Frances pas gati gjysmë shekulli për herë të parë foli me babain e saj, dhe siç deklaroi më vonë, nga atëherë flasin vazhdimisht. Ka zbuluar se kanë të njëjtin ndjenjë humori, dhe madje shpesh kanë udhëtuar në destinacionet e njëjta. Pak më vonë, Frances ka vizituar babain dhe gjysmë motrën e saj, dhe shpejt ia kthyen vizitën, kur i njoftoi me pesë fëmijët e saj dhe dy nipërit. “Lumturia ime nuk ka fund, më në fund kam prapë babain tim”, tha Frances. // /toplajme.blogspot.com/
 
Back
Top