Kresha
A pretty face can never trick me
Në Emiratet e Bashkuara Arabe po ngritët një qytet ekologjik.
Pa mbeturina, pa automobila, pa gazra. Në vend të tyre rrugë me hije, sheshe të mbuluara dhe pa përjashtim, vetëm energji ripërtëritëse. Në shkretëtirën e Abu Dhabit po ngritët qyteti i parë i pastër ekologjik në botë: Masdar City, kështu shënon emri në tabelë. Deri më tash ky qytet ka ekzistuar vetëm si model, mirëpo më së voni në vitin 2016 Masdar City do të mund të strehojë më se 50000 banorë.
Emiratet e Bashkuara Arabe tashmë janë bërë të njohura për projekte gjigante, kurse mbrojtja e ambientit nuk ka luajtur ndonjë rol të madh për ta. Me qytetin ekologjik Masdar që shtrihet 30 kilometra në lindje të kryeqytetit Abu Dhabi, ky qëndrim do të ndryshojë rrënjësisht. Pas 8 viteve ndërtim Masdar City në vitin 2016 do tu ofrojë rreth 50000 njerëzve çati neutrale për klimën. Në 6 kilometra katrorë, 1500 kompani do të mund të ofrojnë vende të punës për banorë dhe udhëtarë.
Momentalisht qyteti ekologjik ekziston vetëm si model. Deri më 2016 do t'u ofrojë më se 50000 njerëzve çati.
Qyteti ekologjik do të furnizohet vetëm nga burimet ripërtëritëse të energjisë. Gati 90% e energjisë buron nga pajisjet fotvoltaike, vetëm mbi çatitë e shtëpive janë siguruar rreth 300 milion metër katrorë. Gjithashtu edhe hapësira shkretinore ofron vend të mjaftueshëm; momentalisht rreth 90000 panele solare mbulojnë një hapësirë prej 212000 metër katrorë. Ato furnizojnë një central solar me një kapacitet prej 10 MW, që me 31 Maj është kyçur në rrjet dhe ofron energjinë e nevojshme për ndërtim. Me energji solare furnizohet edhe pajisja për përfitimin e ujit të pijshëm nga uji i detit.
Njëkohësisht, furnizimi me energji elektrike është pjesë e planit financues, kështu që një pjesë e investimit 22 miliardë dollarësh për ndërtim, do të mbulohet nga tregtia me certifikata të emisionit.
Ndërsa planet në Abu Dhabi vazhdojnë më tutje. Emiratet, që i posedojnë pothuajse 10% të rezervave botërore të naftës, duan ta luajnë rolin e udhërrëfyesve në fushën e energjisë ripërtëritëse. "Emiratet e kanë obliguar vetveten, që deri më 2020 së paku 7% të energjisë së përgjithshme ta prodhojnë nga energjia ripërtëritëse", tha Sulltani Al Jaber, drejtor i Abu Dhabi Future Energy Company, në Janarin e kaluar me rastin e "Takimit Botëror për Energjitë e së Ardhmes" në Abu Dhabi. Gjatë 10 viteve të ardhshme do të mund të krijohej një treg prej 6 deri 8 miliardë dollarë. Nga kjo do të përfitojnë edhe kompanitë evropiane, të cilat tashmë kanë bashkëpunuar me kompanitë vendore për prodhimin dhe instalimin e pajisjeve fotovoltaike.
Për t'i përballuar sfidat, me të cilat përballet një Eko-qytet në mes të shkretëtirës, Masdari posedon shkollën e posaçme të teknologjisë. Masdar Institute of Science and Technology është pjesë e këtij Eko-qyteti, dhe merret vetëm me energjitë ripërtëritëse. Në bashkëpunim me Massachusetts Institute of Technology (MIT) është zhvilluar një koncept, që i orienton studentët dhe hulumtuesit në zhvillimin e teknologjive të reja dhe projektimet hapësinore. Shkolla e lartë duhet të ketë filluar punën në shtator me 100 studentë.
Erë, Diell dhe Kursim
Përveç energjisë solare, qytetin do ta furnizojnë me rrymë elektrike edhe turbinat me erë dhe pajisjet gjeotermike. Më Masdar duhet të ulet harxhimi i energjisë në krahasim me qytetet tjera për dy të tretat, kështu u shpreh arkitekti anglez dhe njëkohësisht projektuesi i këtij qyteti, Norman Foster. Ky cak do të arrihet nga njëra anë me ndihmën e teknologjive inovative dhe nga ana tjetër me mënyrën e ndërtimit tradicional regjional.
Siç është e zakonshme në vendet arabe, shtëpitë janë të ndërtuara dendur, dhe kështu i bëjnë hije njëra tjetrës dhe i mbrojnë rrugët nga dielli i fortë shkretinor. Parqet dhe shadërvanat do të mundësojnë edhe më shumë fllad. Aparateve klimatike nuk do të mund t'u shmangen banorët e Masdarit, dhe nuk është çudi për një vend me temperaturë mesatare mbi 30 gradë celsius.
Automobilat do të jenë të ndaluar në këtë qytet. Për këtë është duke u planifikuar një rrjet i shpeshtë transporti publik, që përmes hekurudhës të sjell në çdo vend të qytetit. Për këmbësorë do të planifikohet hapësirë e mjaftueshme, dhe shtrirja e përshtatshme e vendeve dhe ndërtesave publike ka prioritet gjatë planifikimit të qytetit. Gjithashtu edhe sasia më e vogël e mbeturinave dhe pastrimi i qytetit janë pjesë e këtij koncepti – ide inovative në një regjion ku riciklimi, tretja(Kompostimi), dhe materialet e ripërdorshme kanë qenë të panjohura deri më tani.
Kështu, pas pak vitesh Eko-qyteti i Masdarit do të sjellë argument të gjallë, që ëndrra për një vend neutral për klimë mund të bëhet realitet. Përgjegjësit e këtij projekti janë të sigurt se: "Një ditë të gjitha qytetet do të bëhen si ky". /SPEKTRUM DIREKT/