Gjejnë thesar në vlerë prej 300 mijë dollarësh

PiNkY

Anëtar i Nderuar
f.0903233829537_m.jpg


Një familje amerikane, e cila është vazhdimisht në kërkim të thesareve, ka arritur të gjejë një sasi ari që kap vlerën prej 300.000 dollarësh. اifti Rick dhe Lisa Schmitt dhe fëmijët e tyre e kanë gjetur thesarin në një ‘varrezë anijesh’ në Oqeanin Atlantik.
Ata kanë gjetur monedha dhe gjerdanë ari nga anije të shkatërruara nga një stuhitë e erërave në bregdetin e Floridës në vitin 1715, anije këto që kanë qenë në rrugë nga Spanja për në Havana të Kubës. Thuhet se brenda anijeve ka pasur mallra me vlerë deri në 400 milionë dollarë, prej të cilave 175 milionë janë nxjerrë prej tyre.

Pronare e këtyre mbetjeve është kompania “1715 Fleet – Queens Jewels LLC”, e cila ka blerë të drejtat në këtë varrezë anijesh, mirëpo ajo lejon palë të treta që përmes një kontrate të kërkojnë për thesar në mbeturinat e anijeve.

Në bazë të ligjit, thesari do të merret në mbikëqyrje nga Gjykata e Floridës, me ç’rast shteti do të përvetësojë 20 për qind të të gjeturave, të cilat do t’i ekspozojë në muzeun shtetëror, kurse pjesa e mbetur do të ndahet në mënyrë të barabartë mes kompanisë dhe familjes Schmitt. /Telegrafi/
 
Titulli: Gjejnë thesar në vlerë prej 300 mijë dollarësh

i paska pa ra lotaria ksaj familje
 
Back
Top