Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjatësia përcakton sëmundjet që ju prekin gjatë jetës

Sa i gjatë do të jetë një person është e përcaktuar në ADN-në e tij që përpara lindjes.

Në dekadat e fundit gjatësia e fëmijëve ka patur rritje dhe sipas kërkimeve shkencore, ata janë të prirur të jenë më shtatlartë se prindërit e tyre.

Tashmë, një studim i ri, ka zbuluar se si gjatësia e njeriut ndikon tek shëndeti i tij.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit e gjatë kanë më pak rrezik që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga diabeti i tipit 2 sesa njerëzit e shkurtër.

Por nga ana tjetër personat e gjatë janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri.

Profesor Matthias Schulze, nga Instituti Gjerman i të Ushqyerit të Njeriut, thotë: “Të dhënat epidemiologjike tregojnë se për çdo 6.5 cm gjatësi, rreziku për të vdekur nga sëmundiet kardiovaskulare ulet me 6 %. Ndërsa vdekja nga kanceri rritet me 4 %”.

“Të dhënat e reja tregojnë se njerëzit e gjatë janë më të ndjeshëm ndaj insulinës dhe kanë më pak yndyrna në mëlçi, gjë që shpjegon rrezikun e ulët për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2”.

Sipas studiuesve, aktivizimi i insulinës si faktor në rritje, ndikon tek rritja e rrezikut për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, si ai i gjirit, i zorrës së trashë dhe melanoma, duke qenë se rritja e qelizave është aktivizuar në mënyrë të përhershme./tvklan.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back