Gjatësia e gishtave tregon inteligjencën e fëmijëve..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Tashmë prindërit mund ta kuptojnë që në fëmijërinë e hershme të fëmijëve të tyre se ku duhet t’i orientojnë ata.
Madje dhe vetë fëmijët, kur arrijnë një moshë mund ta kuptojnë vetë ndarjen. Sipas një studimi të fundit të kryer nga psikologët, prindërit mund të parashikojnë aftësitë matematikore të fëmijëve të tyre, thjesht duke u vështruar gishtat e duarve.
Fëmijët me gishta më të gjatë janë më të aftë në matematikë, ndërsa fëmijët me gishta më të shkurtër kanë tendencën të jenë më mirë në letërsi.
Mark Brosnan, i cili udhëhoqi studimin u shpreh:“Ashtu siç kemi vënë re gjatë këtij studimi, ne mund të parashikojmë shumë qartë nëse fëmijët do jenë më të zotët me shifrat apo me fjalët”.
Në kërkimin e botuar në revistën “British Journal of Psychology”, shkencëtarët kanë matur gjatësinë e gishtave të 75 fëmijëve të moshës shtatë vjeç.
264331_244831308861631_141388129205950_1125881_7731186_n.jpg
 
Pe: Gjatësia e gishtave tregon inteligjencën e fëmijëve..

Interesante,.
 
Pe: Gjatësia e gishtave tregon inteligjencën e fëmijëve..

Ama me 75 kalamona e bene statistiken keta?
shkencëtarët kanë matur gjatësinë e gishtave të 75 fëmijëve të moshës shtatë vjeç.
Pastaj thote gishtat me te gjate ose me te shkurter, te raportuar ne cfare? kush eshte limiti per te konsideruar " te gjate" ose " te shkurter", po madhesi te mesme nuk ka ( e keta me te mesme jane gjeni dhe ne matematik dhe ne letersi?).
Pastaj gishtat kane gjatesine sipas konformacionit trupit, nqs femija eshte xhuxh, sdo i kete gishtat 20 cm...
Me duket nje studim irelevant.
 
Pe: Gjatësia e gishtave tregon inteligjencën e fëmijëve..

pak e cuditshme me duket ....75 femije sdo te thote qe ti pergjithesosh te gjithe ....
 
Pe: Gjatësia e gishtave tregon inteligjencën e fëmijëve..

Ama me 75 kalamona e bene statistiken keta?

Pastaj thote gishtat me te gjate ose me te shkurter, te raportuar ne cfare? kush eshte limiti per te konsideruar " te gjate" ose " te shkurter", po madhesi te mesme nuk ka ( e keta me te mesme jane gjeni dhe ne matematik dhe ne letersi?).
Pastaj gishtat kane gjatesine sipas konformacionit trupit, nqs femija eshte xhuxh, sdo i kete gishtat 20 cm...
Me duket nje studim irelevant.

Nuk jam ekspert ne kete fushe por di qe Kiromanzia nuk eshte shkence ekzakte...
 
Pe: Gjatësia e gishtave tregon inteligjencën e fëmijëve..

Ca nuk kan nxjerr tani bo bo bo bo...!
 
Pe: Gjatësia e gishtave tregon inteligjencën e fëmijëve..

Nuk jam ekspert ne kete fushe por di qe Kiromanzia nuk eshte shkence ekzakte...
Besoj qe kiromanzia eshte nje "lexim" i dores ne sensin e te "ardhmes", realizime, jete, fat, shendet, etj etj...
Nuk besoj qe mund te te percaktoj dot njeri sipas dores sa neurona ke ti.
Ka plot njerez qe nuk jane edhe aq te zgjuar dhe mund ti kene gishtat e gjate. Prandaj sme duket nje perkufizim i sakte....Pastaj do ishte nje studim i besushem nqs do kishte nje numer shume te madhe pjesemares... 75 femije, nuk reprezantojne as te pakten 1% e femijeve qe ndodhen mbi toke.
 
Back
Top