Gjate e gjerë për shenjen e SHIGJETARIT.

D.

.
SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. Është shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme), mashkullore pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari është gjithmonë një e mesme midis më të mirës dhe më të keqes midis vesit dhe virtytit: në fakt simboli i kësaj shenje është centauri, domethënë një figurë gjysëm njeri – gjysëm kafshë. Kjo është shenja e njerëzve që qëllojnë drejt e në shenjë.

Karakteristika të përgjithshme
Të gjithë të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë optimistë, të pavarur, liridashës, të mirë, energjikë, të ndershëm dhe kurajozë. Janë të zgjuar dhe japin gjithnjë mendim, janë të rregullt e të kujdesshëm sidomos në çështjet financiare, kursimtarë por kurrë nuk janë kopracë shpesh herë ata janë bujarë e zemërgjerë. Një nga të metat e tyre është se ata janë shumë nevrikë dhe nevrikosen shpejt për probleme të dorës së dytë. Të lindurit e Shigjetarit janë të gjallë, tipa sportivë, entuziastë, të sjellshëm, të drejtë, shpirtpastër, të sinqertë dhe të arsyeshëm. Shpesh janë pretendues dhe prepotentë. Në diskutime tregohen aq të drejtë (shpesh saqë i largojnë bashkëbiseduesit me të vërtetat e hidhura që thonë). Shigjetarët janë tipa të gëzuar, intuitivë, kundërshtimorë dhe kuriozë dhe kërkojnë me çdo kusht të vërtetën. E vërteta dhe dituria janë karburant i trurit të tyre. Janë të interesuar gjithashtu në filozofi dhe fe. Natyra vetë i ka falur filozofë dhe intelektualë në botën moderne. Ata kërkojnë qëllimin e jetës dhe nëse ia arrijnë aq më mirë. Janë mendimtarë të pashoq, kanë argumenta të forta por e dëgjojnë dhe kundërshtarin. Janë konsumatorë, entuziastë të informacionit dhe duan patjetër përgjigjen e çdo pyetje. Njerëzit e lindur Shigjetar në përgjithësi janë atletë liberal e të pavarur dhe nuk njohin kufij. Janë ambiciozë por kanë ambicie të shfrenuar, janë të shkujdesur, të shpërndarë, shumë të lëvizshëm dhe shpesh iu hyjnë rreziqeve sepse kanë një optimizëm të verbër dhe nuk bëhen merak fort, pra janë ku rafsha mos u vrafsha. Me optimizëm dhe vetëbesim përballojnë kundërshtarët dhe vështirësitë dhe jam pothuajse të gjithë me fat sepse i sundon Jupiteri planeti i fatit të mirë. Në qoftëse takojnë ndonjë pengesë në vend që të shmangen përpiqen të luftojnë me çdo forcë dhe pothuajse dalin gjithmonë fitimtarë sepse janë dominues me inteligjencë të çastit. Në fëmijëri janë kapriçiozë dhe kanë shpesh një joshje (magjepse) të papërballueshme dhe me një buzëqeshje bëjnë tu falen gabimet. Janë guximtarë, praktikë dhe e mësojnë çdo gjë shpejt. Të lindurit e Shigjetarit si meshkujt dhe femrat janë tipa aventurierë, iu pëlqejnë udhëtimet dhe jeta mondane. Janë tipa shakaxhinj dhe zbavitës prandaj i gjen të rrethuar gjithmonë me njerëz. Shigjetarët janë të dashur, të hapur, spontan dhe tentojnë të kapërcejnë kufijtë e tyre, pra edhe mund të zhgënjehen. Nuk janë shumë të qëndrueshëm dhe e ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Frenohen me urtësi para se të kombinojnë ndonjë prapësi. Në fund janë mirënjohës ndaj atyre që u tregojnë udhën e mbarë dhe i nderojnë të tjerët. Ju pëlqen të kenë një pamje të mirë fizike dhe shumë nga Shigjetarët lindin të tillë dhe të hijshëm (të pashëm). Shigjetarët janë të çiltër, të padjallëzuar, idealistë por utopistë. Janë besnikë të qartë në mendime dhe kanë pasion të madh drejtësinë. Duan të udhëtojnë dhe të eksplorojnë dhe të njohin gjëra të reja. Janë organizatorë të fortë dhe mendja e tyre është e hapur për miliarda ide. Janë origjinalë dhe punojnë mirë me njerëz të ngjashëm me ta. I karakterizon modestia dhe shpesh janë dhe fetarë por e interpretojnë fenë sipas mënyrës së tyre duke krijuar vetë kode etike. Kanë vullnet të fortë që lejojnë të përfundojnë dhe projektet e vështira. Nëse zhgënjehen tek ajo që besojnë ndërrojnë shpesh ideologji, aq më tepër ku nga kjo mund të kenë përfitime personale. Pëlqejnë: udhëtimet, lirinë, ligjet, të kuptojnë thelbin e problemit. Urrejnë: kështjellat në ajër, jetën shtëpiake, të mërziten nga të tjerët, të jenë të lidhur.
Karakteristikat e mashkullit të Shigjetarit
Kjo është shenjë gjithmonë e ndarë midis së mirës dhe së keqes, midis gjesteve të mirëpritura bujare dhe prepotencës më të madhe.
Një gjë është e sigurtë se si rrallëkush mashkulli i Shigjetarit ka natyrë entuziaste, të pavarur dhe kurajoze. Reagimin dhe lëvizjen i ka mjaft të nevojshme edhe pse si përfundim i ndodh që të ndryshojë shpesh objektiv, ku ndikon dashuria për gjithçka që është e re dhe mënyra e tij e përcipë në marrjen e vendimeve për të cilat pastaj pendohet. Megjithatë kur bindet vërtetë që është në rrugë të mbarë. Shigjetari nuk mënon të qëllojë drejt e në shenjë duke pasur përherë me vete dozën e pamohueshme të simpatisë dhe besnikërisë. Ai është dinjitoz, i shoqërueshëm, i sjellshëm, ka kujtesë të shkëlqyer, por është dhe shumë sedërmadh (prandaj është mirë të mos kritikohet) njeri që di si t’i mbrojë mendimet e veta dhe ti shijojë gazmendshëm të gjitha kënaqësitë e jetës. Ai ka aftësi të admirueshme fizike dhe mendore.

Karakteristikat e femrës së Shigjetarit
Në qoftë se ka femër që e përçmon dobësinë dhe pasigurinë, kjo është pikërisht femra e lindur në shenjën e Shigjetarit. Falë natyrës së saj të pavarur, ajo është përherë e gatshme që t’i kapë në ajër rastet e këndshme të jetës dhe shpreh interes për çdo gjë të re, që i shërben si nxitje. Nuk ndodh shpesh, madje shumë rrallë, që femra e kësaj shenje t’ia verë veshin arsyes; duke qenë entuziaste dhe e rrëmbyer, ajo e ka shumë të lehtë të ndjekë instiktin dhe ndjenjën se sa arsyen. Femra e lindur Shigjetar një temperament i shumëanshëm që respekton lirinë e tjetrit, mbetet e re me kalimin e kohës, sepse është përherë sportive dhe e apasionuar pas jetës së shëndetshme në natyrë. Kjo femër respekton shumë traditën, beson në vlerat familjare, dhe sigurisht nuk është tipi që ngurron të sakrifikojë për burrin dhe fëmijët ndërsa për fëmijët është një nënë e mirë dhe një shoqe e shkëlqyer.

Personaliteti i Shigjetarit
“Gjithçka” dhe “menjëherë” këto do të ishin fjalët më të qëlluara për të kuptuar personalitetin e vërtetë të të lindurve në shenjën e Shigjetarit. Asnjëherë metodikë, asnjëherë të rregullt, si meshkujt dhe femrat e jetojnë aventurën e jetës duke qenë gjithnjë në kërkim të së resë dhe të gjithçkaje që arrin të sjellë gëzim dhe të largojë të paktën për njëfarë kohe andrallat e jetës. Sigurisht që kjo mënyrë jetese e bazuar në parimin e lëvizjes së përjetshme, nuk është gjithnjë frytdhënëse, sepse ndodhe shpesh që duke vepruar kështu lodhesh nga diçka ose nga dikush përpara se t’i kesh peshuar mirë anët pozitive të një situate apo të një partneri. Duhet thënë se pas një pushimi Shigjetari është në gjendje të rimarrë veten dhe të hidhet në kërkim të zgjidhjeve të reja, më të mira. Shigjetari nuk e ka të lehtë t’i njohë gabimet e veta, ndërsa priret që t’ua veshë të tjerëve fajet; sidoqoftë ai mbetet gjithmonë njeri thellësisht besnik dhe altruist, përherë i gatshëm të ndihmojë të dobëtit dhe të pambrojturit. Ndonëse vetë natyra e paqetë, i linduri i kësaj shenje vlerëson shumë qetësinë dhe rehatinë në përgjithësi, i patundur në atë që pavarësia dhe liria e tij janë të shenjta. Në miqësi janë konstantë dhe rrallë i tradhëtojnë miqtë. Ka raste kur irritohen dhe shpërthejnë dhe atëherë i lëndojnë kundërshtarët me lloj lloj sharjesh. Po kur ata vetëofendohen, janë shpirtmëdhenj dhe dinë të falin. Janë gjithnjë të mirë në përgjithësi dhe të aftë për të krijuar një bashkëjetesë të këndshme.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Janë shumë energjikë, të rrëmbyer, plot me ide, krenarë dhe të ndjeshëm ndaj miklimeve janë më fetarë dhe më të mëshirshëm.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Kanë dëshirë të madhe të udhëtojnë, kanë shumë fantazi dhe aftësi të mëdha organizimi. Ka prirje spirituale dhe është gjithmonë në kërkim të të rejave dhe diturive.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Janë ata që përpiqen ta vënë më shumë mendjen në punë, por janë edhe më të sipërfaqshmit. Të gjithë janë thellësisht të lidhur me familjet nga rrjedhin. Janë intelektualë të lartë.

Shigjetari në dashuri
Në dashuri janë ekspertë, flirtues dhe në lartësinë e duhur, kërkojnë një partner të dëgjueshëm (të bindur) e të nënshtruar, që të jetë i kënaqur t’i ndjekë e t’u bindet. Megjithatë nuk janë tiranë kur gjithçka shkon mirë, përkundrazi tregohen bujarë dhe duan të bëjnë dhurata të papritura. Janë tipa pasionantë dhe dashurinë e shprehin copë. Nëse partneri i mashtron hidhen menjëherë në krahët e një partneri tjetër. Ka Shigjetarë që në dashuri kanë qimet e derrit dhe gjejnë një partner që s’bën për ta. Nëse martohen janë bashkëshortë besnikë dhe prindër të denjë. Por ata janë dashnorë të lirisë dhe të dhënë pas karrierës kështu që në jetën e tyre, mbetet pak hapësirë për shtëpinë e familjen.

Femra e Shigjetarit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, duhet thënë se shpeshherë femra e Shigjetarit nuk njihet të jetë tip shumë sentimental dhe romantik, tipare këto të rëndësishme tek ajo, sepse në dashuri në pamje të jashtme, ajo duket disi e ftohtë ndërsa në të vërtetë është vërtetë e zjarrtë dhe ëndërrimtare. Po ashtu, vështirë të dallosh tek ajo xhelozi dhe ndjenjën për të sunduar tjetrin, sepse arrin për bukuri ta fshehë këtë aspekt të natyrës së saj falë aftësisë së madhe për ta kontrolluar veten. Megjithëse është më shumë besnike se mashkulli i Shigjetarit ajo nuk është mospërfillëse ndaj meshkujve që i vijnë rrotull dhe duan të flitrojnë. Duke qënë kaq e vendosur, e drejtpërdrejtë, me pamje shumë sportive, edhe në këtë rast njeriu gënjehet. Femrës së Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmëria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dëshira për të sunduar. Femra e kësaj shenje është zakonisht besnike ndaj bashkëshortit të saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij në fushën profesionale, por ka nga ata që edhe një dashuriçkë të vogël ia lejojnë vetes, duke e ditur fort mirë se kjo nuk e cënon aspak qëndrueshmrëinë e bashkimit të saj martesor. Sidoqoftë duhet të jetë e qartë se familja ka vlerë shumë të madhe për këtë femër kaq shumë të prirur ndaj çdo gjëje të re dhe prandaj aventurave të çdo lloji, por gjithmonë thellësisht e lidhur me ato vlera tradicionale që ajo i konsideron si vlerat më të vërteta dhe më të padiskutueshme të jetës. Prej partnerit ajo pret që të tregohet, i vëmendshëm (ndaj saj) ndaj interesave të saj dhe disi gjakftohtë përpara të papriturave, por natyrisht ka pasion dhe zhdërvjelltësi në dashuri, sepse sporti nuk arrin t’i pakësojë enerjgjitë e saj.

Mashkulli i Shigjetarit në dashuri
I linduri në këtë shenjë nuk e ka të vështirë t’u hyjë në zemër femrave. Shigjetari merr flakë me lehtësi, ndërsa përpiqet të bëjë për vete shqerkëzën e re me entuziazmin dhe vrullin që i japin pamje mjaft të lumtur kur është afër qëllimit tradicional të martesës, i gatshëm për të bërë gjithçka që të duket i lumtur dhe i qëndrueshëm, por duke mos hequr kurrë dorë nga pavarësia e tij. Ky mashkull duke qenë romantik, i zjarrtë, tip sportiv dhe i ndjeshëm, Shigjetari kërkon t’i përjetojë aventurat e udhëtimit me të dashurën nga e cila kërkon që ta çmojë dhe ta vlerësojë më tepër se për gjithçka tjetër për besnikërinë e tij. ثshtë një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, jo shumë besnik (kur është pa martuar) por dhe mrëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri. Edhe pse i dashuruar (e më pas i martuar, ai kërkon me cdo kusht të ruajë një farë pavarësie edhe për ta përdorur në rast se del ndonjë rast për t’u zbavitur. Koncepti legalitar i Shigjetarit vlen edhe për dashurinë. Kaq e vërtetë është kjo sa që shpesh mashkulli i Shigjetarit martohet në moshë të re, i gatshëm për të përballuar këtë angazhim me vullnet shumë të mirë derisa kjo martesë të ketë jetëgjatësi. Megjithatë do të ishte mirë të mos i besohet Shigjetarit kur fal… dhe pse ai bën një farë përpjekje për ta kuptuar më mirë partnerin, nuk është i gatshëm të marrë as mundimin më të vogël për të zgjidhur qoftë edhe një mosmarrëveshje në rast pabesie. Duke qenë i ndjeshëm dhe sentimental ai ka nevojë për një grua të nxhetë dhe të zjarrtë, një grua të cilës ai kërkon ta admirojë dhe ta vlerësojë për inteligjencën e saj dhe për mënyrën se si e përballon dhe i kapërcen vështirësitë. Dhe nëse ajo do të jetë në gjendje ta ndjekë pas në të mirë e në të keq, atëherë kjo dashuri do të jetë dashuri me “D” të madhe.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Janë shumë zemërgjerë në dashuri, madje edhe më të rregullt se normalisht.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Janë më të vrullshëm dhe më të shpërqendruar në marrëdhëniet shpirtërore. Ata janë zemërbutë, të dashur, por disi të sipërfaqshëm.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Janë shumë konformistë ndaj moralit e zakoneve të kohës, i japin rëndësi mendimeve të të tjerëve, janë shumë të tërhequr, por mjaft të rrëmbyer e xhelozë.

Shigjetari në miqësi
Marrëdhëniet miqësore janë shumë të rëndësishme për femrën e kësaj shenje, të cilën nuk është e vështirë ta bësh mike, sepse ajo është e hapur dhe flet me çiltërsi. Prapë se prapë është ajo që kërkon të udhëheqë dhe ta drejtojë këtë lidhje dhe në rast se për ndonjë arsye nuk arrin të bëjë atë që do, atëherë femra e Shigjetarit tërhiqet në mënyrë të edukuar dhe largohet. Vështirë që një femër “të heqë dorë” nga diçka ose nga dikush në emër të miqësisë, por ajo është zemërgjerë me të tjerët me qëllim që t’i hapë sytë katër në zgjedhjen e miqve; për të është më mirë që këta të jenë persona me njëfarë autoritet me të cilët, sipas rastit, edhe mund të mburret. Ndonëse është e gjindshme por jo e gatshme të sakrifikojë për një mik, edhe në këtë fushë femra e Shigjetarit përforcon nevojën e saj të madhe për të qenë e lirë dhe e pavarur.
Mashkulli i Shigjetarit, ndonëse disi sipërfaqësor, është në gjendje të mbajë miqësinë edhe pse mund t’i duhet të verë në përdorim njohuritë e veta të punës kur është nevoja; kjo nuk e cënon thelbin e marrëdhënieve me të tjerët, po aq sa nuk e kufizon në veprimet e tij. Ai është i gatshëm të japë nga vetja, por dëshiron që edhe të tjerët ta kuptojnë dhe të mos ndihet kurrë sikur po i zihet fryma. Nëse ndokush e lëndon ose e tradhëton, mashkulli i Shigjetarit i jep fund lidhjet me të, ndonëse jo në mënyrë përfundimtare, në thelb qëndrimi i tij ndryshon sepse Shigjetarët janë të ndryshueshëm.


Shigjetari dhe familja
Femra e kësaj shenje është shumë e lidhur me familjen nga e cila rrjedh, lidhjet me të cilën kërkon t’i mbajë të mira dhe të shpeshta. Në martesë është një mike e shkëlqyer dhe familja që do të krijojë do të jetë gjithmonë diçka thelbësore për jetën e saj. Kjo bën që, pavarësisht nga dëshira e saj për të qenë e lirë dhe e admiruar nga të tjerët, ajo të mos ndikohet nga komplimentat dhe të mos jetë e gatshme për asnjë lloj aventure sado e vogël, edhe pse, sipas këndvështrimit të saj, kjo nuk e cënon aspak qetësinë familjare dhe mirëkuptimin bashkëshortor. Femra Shigjetare është një nënë e shkëlqyer që rrit fëmijët me ndjenjën e largpamësisë dhe të lirisë, përherë e gatshme dhe e vendosur të kuptojë nevojat e tyre dhe të ndihmojë ekonomikisht kur e sheh të domosdoshme.
Mashkulli i Shigjetarit nga ana tjetër është shumë i lidhur me familjen nga rrjedh, sidomos me nënën. Edhe për të martesa dhe familja janë aspekte mjaft të rëndësishme të jetës së tij, tek të cilat ai është i prirur të besojë thellësisht dhe të bëjë të pamundurën, me kusht që të mos paraqesin për të kufizime të mëdha, besnikëria absolute sigurisht që nuk është ndonjë tipar i veçantë i tij. Mashkulli i Shigjetarit edukon fëmijët duke mos qenë shumë i ngurtë pa ushtruar shumë disiplinë dhe pa shumë fjalë. Ai u ngulit fëmijëve idetë tradicionale dhe njëkohësisht konformizmin ndja moralit dhe zakoneve të kohës. Mashkullit të Shigjetarit i pëlqen shumë që bashkë me fëmijët të merret e me sport dhe të bëjë jetë të shendetshme në ajër të pastër. اfarëdo të ndodhë ai do të mbetet gjithmonë shumë zemërgjerë me fëmijët dhe me gruan.

Prirjet profesionale të Shigjetarit
Duke pasur parasysh ndjenjën e veçantë dhe të thellë të drejtësisë, karakterin e përzemërt dhe dëshirën pak a shumë të parealizueshme për të ndihmuar të tjerët, si edhe dashurinë për atë që ia bën jetën të këndshme, femra e kësaj shenje bremda mundësive nuk duhet të zgjedhë veprimtari që e kufizojnë duke qënë se nuk i zë vendi vend ajo nuk mund të punojë kurrë e qetë në mënyrë skematike. Profesione veçanërisht të përshtatshme për të janë veterinaria (nga dashuria për kafshët), gazetaria (qe e mundëson të udhëtojë), dekoracioni, mësuesia (sepse di t’u flasë të rinjve), si dhe të gjitha veprimtaritë që lidhen me sektorin publik dhe politikën. Femra e Shigjetarit mund të bëhet avokate e zonja (ngaqë ka ndjenjën e drejtësisë), mjeke, arkitekte, shkencëtare, filozofe, sportiste dhe ta tregojë veten në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ajër të pastër (bujqësisë, etj). Meqënëse mashkulli i Shigjetarit është njeri ambicioz, që respekton traditën dhe jashtazakonisht aktiv, me shpirt aventurieri, temperamenti i tij i përshtaten shumë mirë të gjitha llojeve të punëve që lejojnë udhëtimet, eksplorimin dhe njohjen e vendeve dhe njerëzve të rinj. Ndonëse, duke qenë disi sipërfaqësor në qëndrimin e tij, mund t’i ndodhë shpesh që t’i lërë përgjysmë ato që sapo ka nisur me entuziazmin e tij të lindur. Armiku i tij në punë është natyra e tij e shkujdesur. Kjo gjë e pengon të ketë rezultate të mira, përndryshe do t’i kishte arritur me siguri. Meshkujt e Shigjetarit mund të punojnë si agronomë, avokatë, gjykatës, priftërinj, arkitektë, veterinerë, botues, diplomatë, agjentë udhëtimesh, madje mund të bëhen dhe filozofë të mirë; sportistë dhe këngëtarë etj. Janë dhe organizatorë të mirë dhe të fortë dhe në lojrat mendore si shahu etj. Shigjetarët duhet të përpiqen të merren me punë monotone sepse ato për ta janë shumë të mërzitshme dhe e nxisin pak fantazinë e tyre të shkëlqyer. Një këshillë: përpiquni ta çoni sa më përpara gjithçka që keni nisur.

Shigjetari dhe paraja
Qëndrimi ndaj parasë i të lindurve në këtë shenjë, qofshin femra apo meshkuj, nuk është shumë i ekuilibruar. Optimizmi i tyre mund t’i shtyjë të shpenzojnë më shumë nga çfarë i mban xhepi, për të cilën më pas pendohen. Megjithëse meshkujt e Shigjetarit janë të prirur të kursejnë kur u jepet rasti i investojnë paratë për të blerë shtëpi që e konsiderojnë një pasuri me rëndësi të dorës së parë. Të gjithëve u pëlqen të shpenzojnë edhe për objekte antike, makina dhe kafshë. Femra është e gatshme të shpenzojë për të blerë që i duhet në shtëpi dhe sidomos për orendi të kuzhinës. Shihen me sy të mirë dhe shpenzimet për udhëtime, për argëtime dhe për sport. Shigjetari bën zakonisht dhurata me vlerë dhe me shije, madje dhe blerja e luleve dhe e bimëve bëhet me kënaqësi dhe veç të tjerave, të lindurve në këtë shenjë u pëlqejnë pritjet. Mashkulli mund të harxhojë me gjithë qejf për kënaqësitë e tij dhe për të blerë veshje sportive. Për tu shënuar është se Shigjetarëve u pëlqen rehatia dhe luksi dhe për këtë arsye janë të prirur të jetojnë duke shpenzuar mbi mundësinë e tyre. Marrëdhëniet e Shigjetarit me paranë ndikohen nga pozicioni i Jupiterit, Diellit, Hënës dhe Mërkurit si dhe nga zona e horoskopit ku do të ndodhen këta planetë.

Shigjetari dhe shëndeti
Të lindurit në këtë shenjë meshkuj dhe femra, janë zakonisht njerëz të shëndetshëm dhe marrin veten shpejt pas sëmundjes. Natyra i ka falur Shigjetarit rini të gjatë dhe energji të jashtëzakonshme. Pjesët më delikate të trupit tek të lindurit e kësaj shenje janë: mëlçia, pankreasi, muskulatura, nervi shiatik, bronket, këllçet, kofshët dhe qarkullimi arterial. Sistemi nervor është mjaft i mirë por jo gjithmonë shumë i ekuilibruar. Mund të ndodhë për Shigjetarit t’i mungojë stralli. Shqetësimet më karakteristike që ndeshen shpesh tek Shigjetari janë: ethet e papritura, shqetësimet e presionit dhe shqetësimet në veshka, me prirjen për t’u prekur nga diabeti, reumatizmi dhe azma si dhe tejzat dhe kyçet mund të hasin në probleme. Për fizikun vërtetë të shëndetshëm dhe nevojën e vazhdueshme për lëvizje, të lindurit në shenjën e Shigjetarit parapëlqejnë sidomos sportet në ajër të pastër, që e angazhojnë plotësisht. Padizmi, ecja, tenisi, skija, çiklizmi, golfi, alpinizmi, noti dhe kalërimi shërbejnë sidomos për të qenë në formë të mirë fizike dhe për të shkarkuar tensionin nervor që të lindurit në këtë shenjë priret të akumujojnë. Dieta e tyre nuk duhet të përmbajë elementë ushqimorë dhe pije që mund të sjellin shqetësime në sistemin e tyre nervor siç janë: kafeja, çaji, dhe sidomos alkooli. Ushqimet që i këshillohen Shigjetarit duhet të përmbajnë sadopak yndyrna që të mos pezmatojë mëlçinë. Shigjetarit i bëjnë shumë mirë drithrat e pashkundur, elbi, tërshëra, ndërsa si zarzavate mund të pëlqehen çikoria, grosha e njomë, marulet, qepët, selinoja, panxhari, carangthi dhe lakrat. Mishi këshillohet por më shumë i bardhë, këto duhen ndërtuar me vaj ulliri gjithmonë. Ndërsa për fruta mirë është që të zgjidhen kumbullat, kajsitë, rrushi, qershitë dhe mollët që janë nga ushqimet që Shigjetari i tret më mirë. Shigjetarit i pëlqen çaji me mjaltë shporizi apo bliri që e pi pas dreke, si dhe çaj të lehtë frutash që lehtëson eleminimin e toksinave meqënëse është diuretik. Për Shigjetarin dianmik veprimtaritë në shplodhëse janë të argëtohen me të afërmit dhe me miqtë dhe të zbaviten në udhëtime apo shëtitje në grup. Por edhe një film i bukur apo teatër i mirë do t’i çlodhje Shigjetarët në këtë mënyrë dalin pak nga realiteti jo gjithmonë i pëlqyeshëm. Fshati është patjetër vendi më i përshtatshëm ku Shigjetari i paqetë mund të pushojë dhe të çlodhet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Preken nga sëmundja e mëlçisë, nga shqetësime të tëmthit nga ethet, nga sëmundjet tropikale, nga probleme të pankreasit, nga acidi urik dhe ekzema.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Do të kenë prirje për tu trashur dhe probleme me vleshkat e mëlçinë me një farë predispozite për diabet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Do të vuajnë nga shiatiku, artroza dhe nga reumatizmi në zonën e këllçeve, të kofshëve dhe të kyçeve. I ndjeshëm do të jetë dhe aparati i frymëmarrjes gjë që i bën të lindurit Shigjetarë të marrin lehtë bronkit dhe pneumoni.

Planetët që kanë ndikim më të madh tek Shigjetari (meshkuj, femra) janë: Jupiteri padroni i shenjës, Mërkuri, Afërdita (Venera), Marsi.

Vlerat e Shigjetarit
Femra e lindur në shenjën e Shigjetarit e respekton shumë ligjin, është besnike dhe e sinqertë, gazmore dhe e qëndrueshme dhe ka shumë besim në vetvete. Ndjenja e saj e dinjitetit është shumë e thellë, siç është optimizmi i saj, që nuk e braktis as në çastet më të vështira. Ajo femër shumë vitale e cila e përçmon rrezikun dhe përpiqet t’i përjetojë në mënyrë të qetë marrëdhëniet njerëzore. Femra e Shigjetarit ka interesa të shumta. Asaj i pëlqen të ndihmojë të tjerët, edhe pse jo pa një farë mendjemadhësie. Kur bie në dashuri kjo femër di t’u përshtatet shijeve dhe ritmeve të mashkullit që ajo ka zgjedhur, me të cilin dëshiron të shijojë gëzimet e vogla të jetës së përditshme.
Fillimisht themi se mashkulli i lindur në shenjën e Shigjetarit është shumë i sigurtë në vetvete, optimist, dinamik dhe besnik, ndjenja e tij e drejtësisë është e thellë ndonëse subjektive. Ky është njeri që është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët dhe që vështirë se lejon t’i cënohet dinjiteti i tij. Ai është natyrë ambicioze dhe entuziaste që gënjen rrallë, beson tek “e mira” dhe nuk e njeh zilinë. Në dashuri ai është mik i këndshëm, zemërgjerë dhe zemërbutë që ndjek me bindje traditën. Ashtu si femra, edhe mashkulli i shenjës së Shigjetarit e do natyrën dhe kafshët.

Të metat dhe dobësitë e Shigjetarit
Femra
e kësaj shenje është jashtë mase këmbëngulëse dhe kur ka besim tek diçka përpiqet me çdo kusht të bëhet pasuese e saj. Kokëfortë dhe kryeneçe ajo nuk dorëzohet as përpara faktesh dhe për këtë arsye vazhdon e bindur se është në rrugë të drejtë. Tutela e saj bie aq shumë në sy saqë kur jep këshilla tregohet tepër e vendosur dhe nganjëherë bëhet e bezdisshme për dëgjuesin. Mërzitja e ndrydh dhe e trondit femrën e kësaj shenje shumë më tepër se femrën e zakonshme. Zëmërata e saj shpërthen me tepri dhe në mënyrë të befasishme, ashtu siç është me tepri dhe sedra e saj e sëmurë. Duke qënë relativisht besnike, femra e shenjës së Shigjetarit, në natyrën e të cilës spikat pasioni, kërkon gjithmonë ta shpëtojë martesën duke respektuar traditën. Nga mungesa e thellë e ndjenjës së humorit dhe sedra e saj e sëmurë femra e kësaj shenje padashur e ekspozon veten ndaj sarkazmës që e godet së tepërmi, e nervozon dhe ajo nuk di të falë. Do të ishte më mirë të mos çante kokë! Por dhe vetë fakti që nuk do ti pranojë gabimet, në fund të fundit kthehet kundër saj, sepse ndodhe që ajo arrin të fajësojë të tjerët për gabimet e saj, duke u bërë kështu jashtë mase e palezetshme. Mospranimi i gabimit ose humbjes, është në një farë mënyre, dobësi shumë karakteristike e femrës së Shigjetarit.
Mashkulli i kësaj shenje nuk është aspak praktik, nuk e ka ndjenjën e të menduarit dhe nuk e njeh durimin, madje as në dashuri. Ai nuk humb kohë duke bërë hyrje të gjata kur flet. Ka një farë dëshire për t’u dukur, nuk i pëlqen të mbetet në hije dhe, ashtu si femra, arrin me vështirësi të ruajë një të fshehtë. Mashkulli Shigjetar mund të jetë shumë xheloz në dashuri, madje dhe dorëgjatë nëse e dyshon se e tradhëtojnë, në martesë përpiqet të jetë shumë autoritar dhe egocentrik, pa u merakosur shumë për dëshirat e femrës. Duke qënë tmerrësisht i sipërfaqshëm mashkulli i kësaj shenje automatikisht dobësohet dhe bëhet i paprekshëm sepse nuk arrin gati kurrë të thellohet në gjendjet e tij shpirtërore apo në problemet e veta. Rrjedhimisht tendenca është që të mos i zgjidhë. Ai i zvarrit ato për shumë kohë, derisa i pëlcasin një ditë si bombë duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Fakti që është pak si tepër “llafazan” nuk e bën mashkullin e Shigjetarit shumë të besueshëm në sytë e miqve kur bëhet fjalë për ruajtjen e ndonjë të fshehte.

Janë të papërgjegjshëm, të cekët, lojacakë, makut, të shkujdesur me fanatizëm filozofik, mungesë takti, hiperaktivitet.
Ekstravagancat e Shigjetarit
Mashkulli i Shigjetarit e ka pisk nëse nuk ndihet në formë. Kjo gjë vërtet e trondit femrën e Shigjetarit e cila nuk pajtohet me asnjë parregullsi në aspektin fizik dhe praktik. Përballë të papriturave ajo reagon keq dhe nuk di të pranojë humbjen me një buzëqeshje në buzë. Për të ka shumë rëndësi edhe pamja e jashtme. Kjo shpjegon edhe pse ajo është kaq shumë e dhënë pas veshjeve. Brenda mundësive do të kishte një palestër të vetën për tu kujdesur për formën e saj fizike. Megjithëse është femër jashtëzakonisht legalitare, ajo mund të dalë mbi rregullat kur ndjen se pavarësia dhe liria e saj e veprimit janë në rrezik. Bestytnia, fillimisht mund ti atribuohet pa dyshim mashkullit të Shigjetarit i cili i beson asaj plotësisht. اuditërisht ai nuk e pranon kurrë se gëzon pozitën shoqërore që meriton; përkundrazi përpiqet ta mohojë dhe nuk dihet përse. Nuk mohohet që mashkulli i Shigjetarit kërkon të bëjë përpara në jetë dhe të arrijë sa më shumë rezultate. Ndoshta kjo ndodh ngaqë ai nuk e shfaq ambicjen e tij dhe nuk do që kjo të merret vesh.

Këshilla për Shigjetarin
Të lindurit e kësaj shenje qofshin femra apo meshkuj, duken njerëz të qetë dhe të fortë por nuk janë vërtet ashtu. Atyre u mungon shpesh dhe forca për të vendosur dhe mund të thuhet se jetojnë në një konflikt midis asaj që dëshirojnë dhe asaj që ndjejnë. Veç kësaj natyra e dyfishtë bën pjesë në natyrën e Shigjetarit që edhe në aspektin shpirtëror mund të jetë ose mistik ose krejtësisht materialist. Zakonisht të lindurit në këtë shenjë duan dhe kërkojnë të drejtojnë tjetrin, por jo gjithmonë arrijnë të kuptojnë se nuk janë në nivelin e duhur dhe u mungon objektiviteti në masën e duhur dhe drejtpeshimi për të kryer rolin e drejtuesit dhe të mbrojtësit. Megjithatë diçka është e sigurtë: ndjenja e drejtësisë tek të lindurit e kësaj shenje është shumë e theksuar dhe e thellë, por çuditërisht bëhet fjalë për një drejtësi të bazuar mbi parime shumë personale që jo gjithmonë përkojnë me zakonet tradicionale. Kjo sjell mosmarrëveshje me të tjerët. Optimizmi gjithashtu bën pjesë në natyrën e Shigjetarit dhe kjo ndoshta është arma e tij fitimtare, për aq kohë sa nuk ka pësuar ndonjë humbje të beftë, kur entuziazmi i tij ia lë vendin pesimizmit pa rrugëdalje dhe identiteti i tij pëson një krizë të vërtetë. Në këtë rast të trishtuar shikojmë se Shigjetari mbyllet në vetvete dhe humbet shkëlqimin. Edhe femra është e ngjashme me mashkullin por ambicia e saj është më e thellë, ashtu siç është ngulmimi i saj, që e ndihmon t’i cojë deri në fund planet. Një kuriozitet: femra është zakonisht një bashkëshorte besnike ndërsa mashkulli është i prirur të mos jetë shumë. Një këshillë së fundmi: Shigjetarë mundohuni të jeni më pak të lëvizshëm!

Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi
: Meshkujt dhe femrat e lindur në shenjën e Shigjetarit mund të kenë marrëdhënie të mira miqësore me Dashin e nxituar, me Luanin sepse ia çmojnë besnikërinë, me Peshoren e sipërfaqshme, të cilës i njohin ndjenjën e drejtësisë dhe me Ujorin origjinal, sepse të dy palët i mbajnë sytë nga e ardhmja. Nga ana tjetër ai ka marrëdhënie të mira ndonëse jo pa probleme me Demin e matur, që rrezikon ta mërzisë, me Binjakët e paqëndrueshëm që s’janë shumë të sinqertë për Shigjetarin. Me Gaforren e paqëndrueshme, jo shumë besnike, me Virgjëreshën e ndrojtur, me Akrepin që kërkon të sundojë, me Bricjapin e arsyeshëm dhe të rregullt dhe me Peshqit romantikë do të kenë interesa të përbashkëta por ato i shmangen atij.
Në dashuri: Nga pikëpamja emocionale dhe seksuale Shigjetari mashkulli dhe femra; me Dashin me të cilin i bashkon e njëjta formë, me Luanin e vullnetshëm, me Peshoren dhe me Ujorin, me të cilët ka të përbashkët shumë shije. Ndonëse duket e pamundur ai merret vesh për bukuri me Binjakët që kërkojnë t’i shmangen dhe Shigjetari s’e duron pandershmërinë e tyre, me Gaforren që mezi duron natyrën e paparashikueshme të Shigjetarit, me Virgjëreshën që bën shumë llogari, me Akrepin që është shumë i ndërlikuar në dashuri, me Shigjetarin, me Bricjapin që s’është nxitës dhe me Peshqit që janë tepër të ndjeshëm dhe misteriozë i bashkon Jupiteri planeti i tyre i përbashkët.
Në punë: Në punë ka marrëdhënie të shkëlqyera me Demin, Binjakët, Virgjëreshën, Peshoren, Shigjetarin, Ujorin dhe Peshqit. Me këto Shigjetari ka mundësi të merret vesh dhe për arsyen se ia del mbarë që të dalë fitimtar.
Marrëdhëniet profesionale me Dashin, Luanin dhe Bricjapin i ka shumë të vështira, sepse të lindurit e këtyre shenjave kanë pikëpamje krejt të ndryshme përsa i përket metodës së punë.
Shigjetarët kanë fantazi të shfrenuar, dëshirë shpirtërore dhe përbuzje për materializmin.
Mashkulli ideal për femrën e Shigjetarit
Po qe se do të ishte e mundur shoku ideal të zgjidhej duke pasur parasysh shenjat astrologjike – mashkulli ideal për femrën Shigjetar do të ishte i linduri në shenjën e Luanit. Bashkimi me Luanin që ashtu si ajo është zemërgjerë, kureshtar, i gjindshëm dhe ambicioz mund të quhej gati një bashkim i përkryer dhe i lumtur. Sidoqoftë shoku ideal për këtë femër do të ishte jo vetëm Luani por edhe ai njeri që përtej cilësive të saj më të thella, do të dijë të çmojë shoqërinë e saj të këndshme, interesat e shumëfishta që i japin gjallëri si dhe aftësinë për të sakrifikuar për njerëzit që do, tipike për këtë femër.
Femra ideale për mashkullin e Shigjetarit
Për të përballuar mashkullin e Shigjetarit e për ta dashur vazhdimisht duhet edhe forcë fizike, po të mbahet parasysh dëshira e madhe për të lëvizuar dhe për tu marrë me sport, si edhe drejtpeshimin e tij të thellë. Ky mashkull kërkon gjithmonë pa vetëdije një femër që ta admirojë pa rezerva, që të jetë për të një partnere e apasionuar dhe romantike dhe ashtu si ai jetën bashkëshortore ta jetojë duke jetuar, përveç marrëdhënieve fizike, edhe të gjitha ato gëzime, sado të vogla që u sjell jeta sidomos atyre që dinë t’i vlerësojnë. Pastaj në qoftë se e zgjedhura e tij di të gatuajë mirë, atëherë dashuria e tyre do të ishte një dashuri me “D” të madhe! Shigjetari është mashkulli tipik që të vjen ta zësh për gryke.
Kuriozitete mbi Shigjetarin
Vendet dhe qytetet që përkojnë më shumë me Shigjetarin
Në astrologjinë politike simbolizon drejtësinë, filozofinë dhe fenë janë: Arabia, Australia, Dalmacia, Hungaria, Toskana, Bombej, اikago, Praga, Kremona, Filadelfia, Ravena, Roma, Sirakukza, Shtutgardi, Kelni dhe Budapesti. Në këto vende ai ndihet mirë sepse i përkasin kësaj shenje.

Ngjyrat e Shigjetarit
Ngjyrat e Shigjetarit janë bluja dhe bruzi sepse i përkasin Jupiterit padronit të shenjës. Këto ngjyra harmonizohen me personalitetin e Shigjetarit. Ngjyra e kuqe përkundrazi nuk është fort e përshtatshme, sepse ajo rrit impulsivitetin dhe arrogancën dhe mpin nevojën për lëvizje.

Orët e dashurisë
Për çdo Shigjetar orët e dashurisë domethënë çastet më të favorshme për të shprehur ndjenjat e tyre janë ora 8 deri 9 të dielën, të martën, të mërkurën, dhe të shtunën, dhe në ora 20 – 21 të martën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën. Afërdita, Dielli, Marsi dhe Jupiteri janë veçanërisht të favorshëm në këto orë.

Hajmalia që i sjell fat Shigjetarit është një delfin që ai duhet ta mbajë gjithnjë me vete, mundësisht ngjyrë e kaltër si dhe një unazë argjendi, platini ose nikeli mbështetur nga Jupiteri që e dominon.
Personazhe të lindur Shigjetar
Papa xhovani XXIII, Uolt Disnej, Uinston اurçill, Xhakomo Pucini, Xhani Versaçe, Brus Li, Alberto Moravia, Xhani Morandi, Frenk Sinatra, Maria Kalas, Xhejn Fonda, Rozana Skafino, Xhiliola اingueti, Edit Piaf, Petro Marko, Bethoven, Donizeti, Toulonse Lontrenc (piktor francez), Brad Pit, Britni Spears, Mishel Nostradamus.

Pasaporta astrologjike
Periudha 22 nëntor – 21 dhjetor
Elementi zjarri (shenjë zjarri)
Cilësia i lëvizshëm, i ndryshueshëm
Gjinia mashkullore pozitive
Planeti sundues Jupiteri
Gurët e çmuar zafiri, rubini, turkezi, burzi, anetisti.
Parfumet aroma e zymbylit, jasemini, karafili
Lulet e preferuara Gladiola, lulet e egra, manushaqja, fresia
Ditët me fat e enjte
Ngjyrat e kuqe e purpurt, bojëqielli, e gjelbra, violeti, zeza
Numrat me fat 5, 7, 9, 12, 3
Stili (shumë) i pashëm, (shumë) origjinal ose klasik
Kafshët e tyre kali, delfini, qeni, langor, dreri
Numri planetar 4
 
Një nga të metat e tyre është se ata janë shumë nevrikë dhe nevrikosen shpejt për probleme të dorës së dytë.\
lool
Shigjetarët janë të çiltër, të padjallëzuar, idealistë por utopistë.
:sneaky:
Kjo femër respekton shumë traditën, beson në vlerat familjare, dhe sigurisht nuk është tipi që ngurron të sakrifikojë për burrin dhe fëmijët ndërsa për fëmijët është një nënë e mirë dhe një shoqe e shkëlqyer.
:love:
Ngjyra e kuqe përkundrazi nuk është fort e përshtatshme, sepse ajo rrit impulsivitetin dhe arrogancën dhe mpin nevojën për lëvizje.
lool lool
 
Redaktimi i fundit:
  • Haha
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top