Gjate e gjerë për shenjen e BINJAKËVE

D.

.
BINJAKËT (21 maj – 20 qershor)

Binjakët janë shenja e tretë e zodiakut. Është shenjë ajri, e paqëndrueshme, pozitive, mashkullore, shenjë e drejtuar nga Mërkuri. Është një shenjë që ka simbol njerëzor të tjerat janë Virgjëresha dhe Ujori. Kjo është shenja e gjallërisë, e lëvizjes, e paqëndrueshmërisë. Sipas astrologjisë ezoterike, shenja e Binjakëve përfaqëson natyrën dyfishe të qenies: shpirtin dhe materien.

Karakteristika të përgjithshme (femra, meshkuj)
Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve janë shpesh herë nervozë, inteligjentë, të lëvizshëm, shumë të shoqërueshëm, aktivë, të mprehtë, kuriozë, të hapur, fjalëshumë, të komunikueshëm, të sipërfaqshëm, të shkathët, të pavendosur, energjikë, të këndshëm, të paduruar dhe shumë bujarë e zemërgjerë. Ata duan ndryshimet, udhëtimet, profesionet jo të zakonshme. Shpesh herë gjallëria e tepruar i bën të paqëndrueshëm. Binjakët janë të përshtatshëm për të gjithë rrethanat e jetës dhe duan ta shijojnë 100% atë që u jep jeta. Kanë aftësi drejtuese dhe shumë dëshirë për të mësuar. Tek ata arsyeja kontrollon ndjenjat. Bien shpesh në pesimizëm, u pëlqen shumë t’i përkëdhelin dhe mund të influencohen në këtë drejtim.
Duke qenë se nuk ngurojnë është shumë lehtë të njihesh me ta. Binjakët janë tipa që flasin shumë, llafazanë të pashoq, por nuk është se flasin për thashetheme të kota, prapa llafazanerisë së tyre fshihet një mendje inteligjente, e hapur për informacion. Binjakët preferojnë shkëmbimin e informacionit dhe janë të zgjuar, hazër – xhevap dhe janë shpirti i çdo feste. Kanë gjithashtu intuitë dhe imagjinatë të fortë. Shpesh marrin përsipër shumë gjëra njëherësh dhe nuk i çojnë deri në fund. Një karakteristikë e Binjakëve është se e ndryshojnë shumë shpejt gjendjen shpirtërore, ata shkojnë nga fryn era. Përshtaten mirë me situatat dhe mund të merren me shumë probleme njëkohësisht. Në shkollë shumë nga Binjakët japin shumë por nganjëherë rrezikojnë të rrëzohen, të humbasin. Binjakët përshtaten më shumë me jetën sesa me emocionet dhe i përshtaten objekteve me situata të reja. Ata janë këmbëshpejtë, elokuent, të cekët, të shpërndarë, të pandjeshëm, të dashur, mendjehollë, të aftë dhe kanë gjithmonë një shpirt rinor. Binjakët janë egoistë dhe intelektualë dhe i duan sfidat intelektuale. Ata kurrë s’i marrin gjërat seriozisht dhe janë flirtues. Megjithëse flasin shumë ju pëlqen gjithashtu të dëgjojnë e të mësojnë. Në punë ata dallohen për mendime të qarta dhe japin mendime dhe sugjerime llogjike. Ata janë valutë për çdo kolektiv, freskia e tyre mendore i bën të duken gjithmonë të rinj dhe fëmijënorë (të papjekur).
Si fëmijët edhe binjakët janë të lumtur nëse iu ecën por mund të jenë dhe imoralë dhe nevrikë, kur nuk iu ecën punët mirë. Për të jeta e tyre është një festë dhe s’ju pëlqejnë punët e rënda dhe rutina. E kanë shumë të vështirë të japin premtime dhe t’i mbajnë ato. Janë të ngrohtë, xhentilë dhe ndihmojnë të varfrit. E përdorin mirë pamjen e tyre të jashtme dhe janë gati të përdorin çdo armë edhe gënjeshtër për të arritur qëllimet. Shpesh për dështimet e tyre ua hedhin fajin të tjerëve. Në momentet e tyre më të mirë arrijnë të jenë dhe të ndershëm, por në çdo rast venë në plan të parë interesin personal. Ju pëlqen intriga dhe janë plot batuta humori. Pëlqejnë: të flasin, lajmet e reja, variacioni, të lexojnë, të ndjekin shumë projekte njëkohësisht, urrejnë: punën në një vend, edukimin, budallenjtë.

Karakteristika e femrës së Binjakëve
Femra e lindur në shenjën e Binjakëve është zakonisht shumë gazmore, e shpenguar dhe gjithmonë e gatshme të dëfrejë me miqtë me të cilët i pëlqen të kalojë ditët dhe mbrëmjet. Ajo është e shoqërueshme dhe e aftë për biseda të këndshme, është e pritshme, e pakapshme, e papërqëndrueshme por dhe e paqetë. Nga natyra është diplomate, kureshtare për të ditur gjithçka, ajo është veçanërisht ambicioze dhe e gatshme për gjithçka (duke përfshirë dhe dredhitë) me qëllim që të arrijë atë që dëshiron, por me ta fituar objektin ose personin që e dëshiron me ngulm distancohet shpejt sepse nuk është e vendosur. Për të kanë shumë rëndësi marrëdhëniet me familjen nga e cila rrjedh, marrëdhënie këto që do të mbahen gjallë me kalimin e kohës, dhe sidomos me figurën e nënës. ثshtë një femër bujare dhe të ndihmon në raste nevoje pa i kërkuar ndihmë.

Karakteristikat e mashkullit të Binjakëve
Së pari themi se mashkulli i Binjakëve është njeri shumë i paqetë dhe nganjëherë sillet në mënyrë disi artificiale. Por nëqoftëse ka përpara një projekt tek i cili ka besim, atëherë ai i vihet punës me një frymë dhe nuk ndalet për asnjë lloj motivi.
Duke qenë në thelb i paparashikueshëm ky mashkull nuk ua vë veshin këshillave të të tjerëve. Ai është i prirur t’i harxhojë energjitë dhe kohën ngaqë do të merret me shumë gjëra në të njëjtën kohë. Ai lind “i lirë” dhe nuk pranon asnjë lloj detyrimi. Ai ka temperament dinamik dhe mund të jetë shumë i zoti sepse në thelb inteligjenca e tij është pozitive. Ai nuk mund ta marrë dot me mend se diçka ose ndokush mund ta pengojë të veprojë si të dojë dhe si t’i vijë. Mashkulli i kësaj shenje nuk i trembet asnjë lloj vështirësie dhe nuk i ka qejf ndërrimet qoftë të ambientit, të punës apo miqësisë megjithëse i ndërron shpesh ato. Për nga natyrë është i gjithnashëm, shumë i hapur, por i cekët; ka kujtesë të shkëlqyer dhe imagjinatë mjaft të madhe.

Personaliteti i Binjakëve
Meqënëse të lindurit në shenjën e Binjakëve (femra, meshkuj) kanë natyrë të dyfishtë personaliteti i tyre do të jetë i hapur dhe i ndërlikuar dhe do të demstrojë dyanshmërinë e natyrës së tyre. Nga njëra anë shpirtmirë dhe bujarë nga ana tjetër të ftohtë, indiferentë dhe të sipërfaqshëm. Mirësitë dhe ligësia shprehen në një mënyrë mjaft të dukshme; kështu midis tyre gjejmë natyra mjaft njerëzore dhe bujare, por dhe karaktere vërtetë mizorë. Sidoqoftë të gjithë femrat dhe meshkujt e Binjakëve kanë një temperament të paskrupullt, që i pëlqejnë sfidat me tepri dhe që fshihet nga çdo lloj forme përgjegjësie. Pas një sjellje jashtëzakonisht të dashur mund të qëndrojë një njeri që në të vërtetë, përpiqet vetëm e vetëm të fshehë egoizmin e tij dhe nganjëherë edhe pavendosmërinë e tij. Për nga natyra është i prirur të bëjë kompromise, për të cilin ai nuk vuan sepse kjo i shkon karakterit të dyfishtë të shenjës. Një i lindur Binjak i ndodhur përballë pengesave gjithmonë do të zgjedhë rrugë të tërthorta për t’i kapërcyer. Meqënëse kanë dhuntinë të bëjnë një farë analize psikologjike Binjakët arrijnë të përfitojnë nga situata të ndryshme dhe kjo mënyrë veprimi bën që suksesi të vijë pa shumë mundime.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 maj)
Janë shumë të paqëndrueshëm, shumë të përshtatshmë, por po aq të shpërndarë, janë të përzemërt por nuk harrojnë të shohin leverdinë e tyre. Janë intuitiv dhe kanë aftësi intelektuale

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 qershor)
Janë tej mase të shoqërueshëm, pëlqejnë rrezikun, janë gjaknxehtë dhe finokë dhe në dashuri shkojnë pak me llogari, janë të ndërgjegjshëm, besnik ndaj njerëzve dhe idealit të tij.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)
Janë më kontradiktorë dhe më të gatshëm për të shfrytëzuar rastet e favorshme. Origjinalë më shumë se të tjerët (sepse marrin nga Ujori shenja e tretë e ajrit). Janë të arsyeshëm, më inteligjientë por shpesh herë egocentrik dhe ju mungon idealizmi.

Binjakët në dashuri
Në dashuri Binjakët nuk janë të qëndrueshëm dhe besnikë, hera – herës kanë një aspekt që mund të quhet imoral. Ka Binjakë që përfshihen në emocione të forta, ka edhe të tjerë që janë kundër sentimentalizmit sepse janë llogjikë. Në dashuri thellësia e ndjenjave të tyre zgjat pak, më tej ata bëhen flirtues dhe të cekët. Ju pëlqen biseda e nivelit të lartë, por mund të futen në grindje pa kuptim duke u bërë gënjeshtarë dhe tradhëtarë. Ata janë të paqëndrueshëm sepse janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të re dhe ju pëlqen të bredhin lule më lule (sidomos meshkujve). Janë të aftë për pasione të thella. Janë simpatikë dhe joshës kanë nevojë të mbështeten tek një person me karakter të fortë që të përpiqen të organizojnë jetën e tyre në të gjitha gjërat e vogla praktike.

Femra e shenjës së Binjakëve në dashuri
Në drejtim të dashurisë femra e shenjës së Binjakëve shfaq shumë siguri dhe fodullëk, edhe pse është e bindur që dashuria e çastit është ajo e përhershmja. Sigurisht që ajo nuk është tip pasionant përkundrazi vepron me mendje të ftohtë dhe synon t’i ndërlikojë marrëdhëniet e dashurisë sepse është gjithmonë në kërkim të emocioneve të reja, sidoqoftë është një femër që parapëlqen më shumë dashuriçkat e vogla sesa lidhjet tradicionale dhe me përgjegjësi. Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe i pëlqen t’i vijnë rrotull: kjo i jep siguri dhe ia kënaq ambicien. Për t’i pëlqyer shokut të saj ajo di si të tregohet, e ëmbël, e dashur por mund të bëhet shumë xheloze, me dëshirë të madhe për të sunduar mbi të tjerët dhe tekanjoze. Mashkulli i saj ideal duhet të dijë si t’u përshtatet ritmeve të saj të furishme të paparashikuara. Femra e Binjakëve ka sjelle shumë elastike duke u lënkundur midis sigurisë dhe një mijë dyshimeve. Në marrëdhëniet bashkëshortore kërkon të mbizotërojë vetë ajo dhe, në veçanti, nuk dëshiron që t’ia kthejnë fjalën. Femra e lindur në shenjën e Binjakëve është e prirur të lidhet me një burrë që nuk kërkon prej saj as stërmundime, as sakrifica, as një besnikëri të pakushtëzuar. Kompromisi nuk e tremb, madje as në dashuri. Nga pikëpamja seksuale nuk është femër e nxehtë sepse e ka në dorë veten dhe është e prirur të premtojë shumë pa dhënë aq sa premton. Është një femër lozonjare që kërkon me çdo kusht të bëjë të lehtë jetën sentimentale pa krijuar shumë probleme të jetës morale, probleme për të cilat ka mendimin se janë krejtësisht të kota.

Mashkulli i Binjakëve në dashuri
Në dashuri mashkulli i Binjakëve nuk është shumë besnik, sepse edhe kur është i fejuar ose i martuar ai vazhdon të kërkojë të renë; duke qenë që gjithmonë shkon me instikt dhe me arsye, tip me fantazi dhe erotik, ai mbetet i paqëndrueshëm në shprehjen e ndjenjave të tij dhe nuk ndjek asnjë lloj rregulli. Ai është njeri që e konsideron femrën e tij si një mike të shkëlqyer. Prej saj ai nuk i pret me lehtësi kritikat për “shkujdesjet” e tij të pashmangshme për të cilat do të ketë gjithmonë gati një justifikim. Duke qenë xheloz, me ndjenja jo shumë të theksuara për të sunduar mbi të tjerët, ai nga ana e tij nuk dëshiron të jetë objekt zotërimi. Në dashuri është i sjellshëm, por jo shumë zemërgjerë dhe pavarësisht nga mënyra se sidëshiron, ai parapëlqen atë tip femre të pavarur që s’është xheloze, që nuk e ka barrë, nuk e mendon me përgjegjësi të tepërta, një partnere gjithnjë gazmore dhe të gatshme për t’u dëfryer. Mashkulli i Binjakëve është i pakapshëm dhe mbron me tërbim pavarësinë e tij edhe kur është i dashuruar. Ai kërkon një femër që nuk e kritikon që e le të lirë dhe që i pranon “gabimet e tij të rinisë” dhe të jetë inteligjente. Këtë mashkull e mërzisin njësoj si përgjegjësia ashtu dhe monotonia e jetës bashëshortore. Në pikëpamjen seksuale ai fut në përdorim trurin dhe arsyen për t’u treguar romantik dhe i ndjeshëm; pasionet e tij janë të dendura por të shkurtra dhe kështu nuk i lehtësojnë marrëdhëniet në çift. Nga femra ai pret miqësi, shoqëri si dhe mundësinë për të krijuar një lidhje intime me të ai kërkon të jetë relativisht zemërgjerë por i butë nëse tradhëtohet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 maj)
Janë xheloz dhe të prirur që të pranojnë më me lehtësi kompromiset.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 qershor)
Janë shumë të sipërfaqshëm në dashuri por më të ndjeshëm dhe kërkojnë të jetojnë një lidhje paqësore.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)
Janë shumë dinakë, shumë racionalë (marrin nga Ujori) dhe në dashuri janë të prirur të peshojnë anët pozitive dhe negative duke arritur më në fund në një martesë të kënaqëshme, për mendimin e tyre.

Binjakët në miqësi
Femra e Binjakëve është shumë mondane dhe përpiqet t’i rifreskojë miqësitë për të kënaqur nevojën e saj të vazhdueshme për zhvillime të reja dhe për kuriozitete. Edhe në këtë aspekt ajo është sipërfaqësore. ثshtë femër që nuk mendon dot të qëndrojë vetëm, rrethohet nga njerëz me të cilët i pëlqen të flasë, të bëjë plane dhe të udhëtojë. Përreth saj ajo ka përherë miq të shumtë, sepse ajo është femër që iu kushton shumë kujdes lidhjeve shoqërore sidomos me njerëzit që i mendon mëtë rëndësishëm. Sidoqoftë pas një periudhe të shkurtër ajo përpiqet t’i zëvendësojë njohjet e vjetra me të rejat, sepse më shumë se gjithçka tjetër i interesojnë problemet me të njohurit e fundit. Praktikisht është e pamundur që femra e Binjakëve të dijë të mbajë një të fshehtë, edhe sikur këtë gjë t’ia kërkonte mikja e saj më e ngjushtë. ثshtë natyra e saj të ndihmojë miqtë që ndodhen në vështirësi, por pa i krijuar shumë shqetësime vetes.
Mashkullit të kësaj shenje gjithashtu i pëlqen të rrethohet nga shumë njerëz dhe në mbrëmjet mondane dallohet për aftësitë e tij të përdorimin të llogjikës, për cilësinë e vet për të komunikuar që e ka të lindur, për humorin dhe gjallërinë e tij. Ai e vlerëson shumë jetën në shoqëri, por nuk është i qëndrueshëm në të; ai pasi të zërë një shok shumë herë ai mund t’a prishë miqësinë me të dhe mund të zërë shpejt një tjetër. Duke qënë se në jetë ecën me llogari ai është disi oportunist edhe në miqësi që për të është diçka e rëndësishme, mjafton që kjo mos t’i kërkojë përkushtim shumë të madh ose edhe më keq, sakrifica. Në rast se mbeten të zhgënjyer (femra ose mashkulli) mund të bëhen të këqinj, të hidhur dhe sarkastikë. Në miqësi janë plot batuta humori por bëhen edhe shumë herë manipulues dhe dinakë.

Binjakët në familje
Femra
e Binjakëve është shumë e lidhur me familjen nga e cila rrjedh dhe në veçanti, me nënën, duke pasur parasysh gjithmonë që familjarët të mos i bëhen barrë e tepërt. Sidoqoftë është vazhdimisht e prirur të interesohet dhe të shqetësohet për të. Në gjirin e familjen përgjithësisht ka qenë e lumtur dhe mbetet shumë e lidhur me kujtimet e fëmijërisë. Fëmijët e saj ajo do t’i edukojë të jenë të çiltër dhe shumë të hapur. Shtëpia e saj do të jetë përherë e hapur për të pritur miq kalimtarë, sidomos po të jenë tipa gazmorë. Femra e Binjakëve përgjithësisht nuk ka qejf të merret me vogëlsira në shtëpi, ndërsa me fëmijët ka rëndom një lidhje shumë miqësore. Ajo i edukon djemtë dhe vajzat me ndjenjën e lirisë maksimale dhe në mënyrë që t’i hapin rrugë.
Mashkulli i Binjakëve zakonisht ka marrëdhënie të mira me familjen nga e cila rrjedh dhe me nënën në mënyrë të veçantë, megjithatë në familje dëshiron të ndihet i pavarur. Me familjen që do të krijojë do të sillet më shumë si shok skuadre sesa si baba apo si burrë me kuptimin tradicional. Ky aspekt jo gjithmonë pozitiv do t’i falet qoftë nga femra apo fëmijët, sepse mashkulli i Binjakëve di të jetë simpatik dhe gjithmonë gazmor. Për fëmijët ai do të jetë një mik i mirë por një edukator i keq, sepse do t’u japë liri të tepërt, pa u mësuar as ndjenjën e detyrës as parimet etike dhe morale.

Aftësitë profesionale të Binjakëve
Femra e kësaj shenje ka nevojë të veprojë në një dozë të mirë autonomie. Ajo është shumë ambicioze por disi e pavendosur. Për më tepër, për shkak të natyrës së saj të dyfishtë, ajo është e prirur të zhvillojë njëkohosisht dy lloje veprimtarish. Për të ky aspekt i fundit mund të bëhet burim i një shpërndarjeje mjaft të madhe dhe sidomos në punë.
Femra e Binjakëve është e prirur të merret me çdo lloj veprimtarie që kërkon llogjikë, arsye, aftësi për të bindur dhe gatishmëri; shoqërueshmëri dhe lëvizje të gjitha këto cilësi që tek ajo janë të lindura. Ja përse profesionet më të përshtatshëm për të janë: tregëtia në përgjithësi, avokatura, gjithçka që ka të bëjë me turizmin dhe artin, ndërmjetësia, ndërlidhja dhe gazetaria. Mund të bëhen këngëtarë, politikanë, poetë dhe mjeke. Nganjëherë femra e Binjakëve rrezikon që projektet e saj të mos e shohin dritën e realizimin, pikërisht ngaqë është tepër e përhapur, pavarësisht nga dhuntia e saj për të nuhatur dhe shkathtësia e saj.
Mashkulli i Binjakëve është veçanërisht eklektik, dinak dhe i mprehtë në punë. Ka mundësi të mira për t’u afirmuar që konsiderohet edhe natyra e tij e përshtatshme, megjithatë ai gjithmonë gjen kohë për jetën private dhe parapëlqen një profesion që i lejon një farë lirie veprimi. Për Binjakët rekomandohen sektorët e marrëdhënieve publike, marketingut dhe financës por dhe me veprimtari që lidhien me artin e të shkruarit. Ai mund të bëhet një aktor i mirë, shitës, gazetar, prezantues, dipllomat, politikan, këngëtarë, piktorë, astronomë, agjentë burse. Por ka edhe Binjakë që bëhen mashtrues dhe ndjekin artet okulte. Mashkulli i Binjakëve duhet të shmangë veprimtaritë metodike që kërkojnë rregullsi sepse ai i urren gjithçka që është e përsëritshme dhe e vazhdueshme. Ata s’duan të punojnë vetëm dhe nuk kanë rezistencë të madhe ndaj lodhjes fizike. Janë dhe imitues të mirë.

Binjakët dhe paraja
Të lindurit e shenjës së Binjakëve si meshkujt ashtu dhe femrat në përgjithësi nuk duan të nxjerrin para por janë shumë të gatshëm të shpenzojnë kur bëhet fjalë për sende të dobishme, për shtëpinë dhe personin etyre, për libra. Femra e Binjakëve është e prirur zakonisht të shpenzojë më shumë për veten e vet sesa për të tjerët. Sidoqoftë femrat e lindur në dhjetëditëshin e parë (në maj) janë më bujare dhe kanë qejf të tregojnë dashurinë e tyre me dhurata të vogla, por të veçanta. Qëndrimi i mashkullit ndaj parasë ndryshon gjithmonë duke u luhatur midis kurnacërisë dhe prishjes pa hesap. Shfaqja e oportunizmit që është një nga vetitë e karakterit të kësaj shenje, shpjegon arsyen pse Binjakët janë të prirur të shpenzojnë për sende që atyre u japin kënaqësi: për shembull udhëtimet i japin mundësinë për t’i shpëtuar rutinës dhe mërzisë. Në përgjithësi ata nuk janë kursimtarë, shpenzojnë shumë para me lehtësi dhe urgjencë.


Binjakët dhe shëndeti
Të lindurit tek Binjakët janë sidoqoftë njerëz delikatë nga shëndeti. Ata lodhen shpejt dhe i kapërcejnë me vështirësi rrjedhojat e sëmundjeve. Shërimi pas periudhës akute të sëmundjes zakonisht është i ngadalshëm, ata nuk e marrin veten shpejt. Pikat më delikate të Binjakëve janë: mushkëritë, shpatullat, krahët, duart, frymëmarrja dhe si gjithmonë oksigjenizimi i gjakut jo gjithmonë i mirë, sistemi nervor dhe tiroidet. Kështu femrat edhe meshkujt janë të predispozuar për t’u prekur nga bronkiti, pleuriti, forma e azmës, çrregullime nervore dhe kriza e ankthit. Binjakët zakonisht kanë një fytyrë të gjatë, disi të ngushtë në trup, me sy të rrumbullakët, me gojë të gjerë dhe janë shtathedhur dhe gjatë jetës mund të kalojnë një gjendje depresioni. Jo rrallë Binjakëve u mungon kalcioumi dhe në fakt si kockat dhe kyçet shpesh janë të brishta. Për të larguar sadopak këto sëmundje kanë nevojë të vazhdueshme për të ushqyer me oksigjen aparatin e frymëmarrjes që është ca shqetësues për të mos vuajtur nga azma. Trupit të tyre u bën shumë mirë gjimnastika, vrapimi, noti, skia dhe çdo veprimtari sportive që i jep mundësi të qëndrojë dhe në shoqëri. As në sport s’duan të qëndrojnë vetëm. Duhet t’i ndërthurin veprimtaritë e tyre me pushime për të marrë veten. Ushqimi i tyre duhet të jetë i ndryshëm por i pasur me kalcium që është i domosdoshëm për gjymtyrët dhe skeletin, me fruta (sidomos me lëngje frutash), me sallatë dhe djathë. Shumë mirë bëjnë dhe zarzavatet e ziera, panxhari, çarangthi, spinaqi, groshët e njoma, bizelet, kungulleshkat dhe argjinarja. Mirë bën qumështi dhe të gjitha çajrat me bazë bimore që ndihmojnë në tretjen e ushqimit; më pak të përshtatshëm janë kafja dhe çaji. Edhe birra nuk është keq veçse nuk duhet kaluar masa sepse është pije që shëndosh. As mish nuk duhet tepër. Mirë ju bëjnë dhe udhëtimet, leximet, vizitat në dyqanet antike për të kaluar kohën apo për t’u çlodhur. Për pushime parapëlqehet mali i lartë për të kënaqur nevojën për oksigjen.

Dhjetëditëshi i parë (21 – 31 maj)
Vuajnë nga dhimbjet e fytit, nga brokiti dhe shqetësime të sternumit.

Dhjetëditëshi i dytë (1 – 10 qershor)
Kanë më të ndjeshme brinjët, kularthin, mushkëritë, krahët, duart

Dhjetëditëshi i tretë (11 – 21 qershor)
Janë të prirur të vuajnë nga shqetësime të arterieve dhe nga frymëmarrja. Planetët që ndikojnë tek Binjakët janë : Mërkuri, Afërdita, Marsi dhe Jupiteri.

Vlerat e Binjakëve
Femra e lindur në këtë shenjë është njeri që e ka ndjenjën e mirëkuptimit dhe të tolerancës dhe di edhe sesi të joshë një mashkull që kërkon ta fitojë. I pëlqen shumë të bashkëbisedojë dhe është inteligjente, punëtore, gazmore, e dashur e shumëanëshme. Ajo ka interesa të shumëfishta shtrihen nga dashuria për udhëtime tek letërsia: dy lloje veprimtarish që ajo i vlerëson për të kaluar kohën. ثshtë me llogjikë të mirë dhe diplomate, e zgjuar. ثshtë në gjendje të përballojë edhe situatat e vështira pa u ankuar. Ajo është qejfpaprishur edhe në dashuri saqë është gati t’i pranojë “gabimet e rinisë” të partnerit të saj. Janë të shkathta dhe aktive.
Mashkulli i Binjakëve është joshës, qejfpaprishur dhe shumë i gjallë. Atij nuk i mungon asnjëherë mirësjellja. Si fantazia ashtu dhe prirja për bashkëbisedim e bëjnë atë një shoqërues të këndëshëm, shumë simpatik dhe të përshtatshëm për humorin e mikes së tij. Komunikimi është pika më e fortë tek të lindurit në shenjën e Binjakëve. Janë gjithashtu inteligjentë, energjikë, bujarë dhe të aftë për të të bërë të qeshësh.
Të metat dhe dobësitë e Binjakëve
Femra e Binjakëve është vërtetë oportuniste dhe si e tillë është më shumë e prirur për të marrë sesa për të dhënë, premton shumë dhe nuk e mban gjithmonë premtimin dhe kjo mënyrë sjelljeje jo gjithmonë ia lehtëson lidhjet sentimentale. Edhe paqëndrueshmëria, prirja drejt pabesisë dhe karakteri sipërfaqësor mund të jenë pengesë jo e vogël në marrëveshjen për martesë. Janë të pavendosura dhe shpesh e ndryshojnë mendimin. Në marrëdhëniet me të tjerët ajo nuk përjashton aspak kompromiset dhe shumë shpesh është e prirur që t’i përvetësojë idetë e të tjerëve pa e vrarë shumë ndërgjegja. Ajo e ka tmerr mërzitjen, vetminë dhe nuk i pranon kritikat, sepse është shumë fodulle. Ajo nuk e ka të lehtë të vetkorrigjohet dhe të zbusë të metat e saj. Nuk ua vë veshin këshillave dhe mendimeve të të tjerëve. Mund të bëhet dhe llafazane që s’di të pushojë. Paqëndrueshmëria e kësaj femre është një e metë që e vë atë përballë zhgënjimeve të herëpashershme.
Mashkulli i Binjakëve vërtetë nuk është shumë besnik dhe rrallë herë tregohet i ndershëm. Ka sjellje kontradiktore dhe prirje për të vepruar rrëmbimthi dhe me nxitim pa u menduar gjatë. Ai vërtetë nuk di të disiplinojë veten. ثshtë njeri shumë sedër madh dhe kureshtar që acarohet lehtë dhe që me partneren e tij është egoist dhe i pakapshëm. Atij i mjafton vetëm vetja e vet. Duke qenë i pakapshëm mund të sjellë shumë zhgënjime për femrën e tij. Mashkulli i Binjakëve është njeri i paarsyeshëm, si rrallëkush. Mosarsyetimi i teksuar shndrrohet në dobësi dhe çon në gabime të pashmangëshme në sjellje, sidomos në punë dhe jetën personale.ثshtë lojë, rrezikuar të merret me shumë gjëra në të njejtën kohë duke mos përfunduar asnjerën. Kjo gjë pakëson besimin tek ai dhe ul figurën e tij në shoqëri, por duket se atij nuk i bëhet shumë vonë. Shpesh herë Binjakët bëhen edhe gënjeshtarë, mashtrues që i mbrojnë interesat e veta personale, bëhen njerëz ziliqarë.

Ekstravaganca e Binjakëve
Një nga ekstravagancat e femrës së Binjakëve është së ajo kursesi nuk do të mbajë në shtëpi sende të kota dhe të padobishme.Si banjoja ashtu dhe kuzhina duhet t’i japin asaj komoditetin më të madh! Duke qenë paksa mëndjemadhe i pëlqen të ketë një shtëpi me të cilën të lavdërohet. Parapëlqen mobilje dhe sende moderrne që duken si gjëra antike. Ajo përpiqet me kujdes që të zgjedhë miqtë e saj, duke parapëlqyer njerëz me emër, të cilët shpejt a vonë do t’i jenë të dobishëm në një farë mënyrë. Nuk është ndonjë koleksioniste me shije të hollë, por ama i pëlqen të mbledhë çdo lloj… suveniri që e blen në udhëtimet e saj të shumta.
Mashkulli i Binjakëve ka shije më të mirë, edhe atij i pëlqen t’i grumbullojë kujtimet që merr gjatë udhëtimeve (sidomos fotografitë) ose sende të pazakonta. Ai është njeri shumë supestiçioz, që i pëlqen në mënyrë të veçantë të vishet dhe shpesh të mburret, por pasioni i tij janë sportet e pazakonta dhe në përgjithësi kafshët. I pëlqejnë festat, muzika, ndër sportet pëlqen më shumë futbollin dhe artet marciale (karatenë etj).


Këshilla për Binjakët
Të lindurit e Binjakëve si meshkuj dhe femrat që të gëzojnë shëndet të mirë duhet të heqin dorë nga duhani sepse për më tepër ky dëmton rrugët e brishta të frymëmarrjes së organizmit të tyre. Duke qenë se kërkojnë dhe preferojnë ndryshimet është mirë të kenë pranë vetes shumë miq. Kur mbeten vetëm ata dëshpërohen. Truri mbahet vazhdimisht në punë duke iu përkushtuar të shkruarit dhe leximit. Edhe fakti i mbajtjes së lidhjeve të vazhdueshme me familjen ndihmon që atë të kenë një ekuilibër më të mirë psikik sepse kjo bën pjesë në natyrën e tyre. Binjakët janë të prirur të grumbullojnë zemërimin dhe të flasin shumë pa bërë gjë tjetër. Përpjekja për të shmangur sadopak këto dy prirje do të përmirësojnë cilësinë e jetës. Qëndrueshmëria nuk është pjesë e temperamentit të tyre por në rast se nxitet kjo mund të sjellë ritëm më konstruktiv dhe më konkret që duhet në çdo angazhim që ndihmon edhe në marrëdhëniet bashkëshortore. Binjakët duhet të mësojnë se mania e tepruar për pavarësi nuk është gjithmonë sinonim i lumturisë, madje dhe detyrat sidomos ato ndaj familjes në fund të fundit nuk janë as negative, as shtypëse siç mendojnë ato. Një këshillë: Binjakë, përpiquni t’i vini më shumë veshin instiktit dhe ndjenjës se sa llogaritjeve.

Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Të lindurit në shenjën e Binjakëve mirëkuptohen dhe lidhin miqësi të mirë me Dashin dinamik sepse ky i ngjall dëshirën e mirë për jetën, stimulon Binjakët sepse kanë të përbashkët kureshtjen, me Luanin krenar sepse ndihen të sigurt, me Peshoren e përshtatshme sepse të dy janë të sipërfaqshëm. Me Akrepin enigmatik sepse i bën kureshtar heshtja e tij. Me Shigjetarin kanë të përbashkët vetëm udhëtimet. Me Ujorin origjinal të cilit i pëlqejnë paparashikueshmërinë dhe me Bricjapin e ftohtë që nuk u hap probleme. Nga ana tjetër disi e pamundur do të jetë miqësia me Demin e qetë sepse është i ngadaltë, me Gaforren tradicionale sepse s’kanë të njëjtën pikëpamje, me Virgjëreshën analitike sepse është kritikuese dhe me Peshqi e pakuptueshëm që shtojnë tek Binjakët ndjenjën e pasigurisë.
Në dashuri: Emocionalisht dhe seksualisht Binjakët do të kenë marrëdhënie të mira me Dashin sepse nuk e pranojnë xhelozinë. Me Demin sepse kanë të përbashkët të njëjtën veprimtari seksuale. Me Binjakët, me Luanin sepse i mrekullon protagonizmi i tij, me Peshoren që di t’i pranojë tradhëtitë e vogla dhe me Akrepin sepse i ngjall kureshtje. Me Shigjetarin e ndershëm bashkë i bashkon vetëm dëshira për të jetuar. Bricjapi i tërheq Binjakët me ndjenjën e qëndrueshmërisë. Pamja nuk është e mirë me Gaforren tepër romantike dhe me ndjenja për të sunduar. Me Virgjëreshën sepse është tepër kritikuese dhe me Peshqit që janë tej mase romantikë.

Në punë: Harmoni e mirë me Peshore, Binjakët, Ujorin dhe Luanin sepse disa nga vetitë e këtyre shenjave kompensojnë të metat e Binjakëve. Më pak i mundshëm është mirëkuptimi me Dashin, Demin, Virgjëreshën, Akrepin, Shigjetarin, Bricjapin dhe Peshqit.
Mashkulli ideal për femrën e Binajkëve
Femra e Binjakëve tek shoku i saj ajo do të kërkojë inteligjencë dhe zemërgjerësi por dhe elasticitet të madh pikëpamjesh dhe mendimesh si dhe një largpamësi të ndjeshme. Shoku ideal do të jetë ai që i vlerëson humorin, mprehtësinë por që do të dijë sipas rasteve të mos e rëndojë me detyra ose me peshën e xhelozisë. Ajo dëshiron të sundojë por edhe të ketë mundësi të sundojë partnerin e saj. Ajo kërkon një mashkull që të përpiqet t’ia bëjë jetën më të pëlqyeshme, të këndshme dhe me surpriza.
Femra ideale për mashkullin e Binjakëve
Duke qenë se vetë ai është kontradiktor ai vlerëson tek femra, sidomos atë lloj sjellje që lejon të gëzojë një liri të madhe, nëse dëshiron që kjo lidhje të ketë jetëgjatësi. Ajo duhet ta pranojë pabesinë e Binjakëve dhe të mos e kritikojë. Nga femra ai pret një miqësi të madhe dhe një lloj shoqërie. Ai do të donte që ajo ta admironte në mënyrë të pakushtëzuar për gjithçka që ai bën dhe të jetë e gatshme të vihet në kërkime të emocioneve të reja.

Kuriozitete për Binjakët
Vendet e përshtatshme për Binjakët
janë: Amerika e Veriut, Armenia, Egjipti, Belgjika, Uellsi, Sardenja, Lombardia, Libia. Qytetet: Bruges, Londra, Mec, Nuremberg, San – Francisko dhe Versaja. Këto vende i përkasin të njëjtës shenjë të zodiakut.

Ngjyrat e Binjakëve
E verdha, manushaqja, grija dhe të gjitha nuancat e ngjyrës gështenjë në ngjyrë rëre janë nga më të pëlqyerat për Binjakët dhe femrat i zgjedhin shpesh për veshje. Duhet shmangur ngjyra e zezë dhe bluja sepse me to ata ndjehen të trishtuar. Ngjyra e verdhë e ngre gjallërinë e Binjakëve.

Orët e dashurisë
Momentet më të mira për të shprehur dashurinë janë ora 2 – 3 të dielën, të martën, të enjten dhe të premten dhe nga ora 14 – 15 ditën e hënë, e mërkurë, e enjte, e premte. Këto orë ndikohen nga Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita, planetë të favorshëm për ta.
Hajmalitë e Binjakëve janë: Një send i papërdorshëm i varur në qafë dhe një unazë argjendi të bardhë sepse i përket planetit të tyre Mërkurit.

Personazhe lindur Binjakë
Alberto Sordi, Ricard Vanger, Dante Aligeri, Xhon Kenedi, Rafaela Karra, Mishel Platini, Enco Lanici, Merlin Monro, Fransua Sagan, Tomas Man, Stefania Sandreli, Shuma, Paskal, Pushkin, Pol Gogen, Ardit Gjebrea, Kolin Farell.

Pasaporta astrologjike
Periudha 21 maj – 21 qershor
Elementi Ajri
Cilësia i papërqëndrueshëm
Gjinia mashkullore
Planeti sundues Mërkuri
Gurët e çmuar topazi, opali, agati, diasperi
Parfumet akacia, mente, vanilja, limoni
Lulet e preferuara mimozat, zhabinat, margarita
Ditët me fat e mërkurë, e hëna
Ngjyrat e verdha, ngjyrat e forta bezhë
Numrat me fat 5, 3, 9, 12
Stili shumë i gjallë, ekscentrik
Bimët, pemët akacia, limoni
Numri planetar 8
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top