Gjate e gjerë për shenjen e AKREPIT.

D.

.
AKREPI (23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi është shenjë e tetë e zodiakut, simboli i të cilit është një m që përfundon me një shigjetë, është shenjë e ujit, femërore, fikse dhe negative që drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. ثshtë një një shenjë shumë sekrete dhe misterioze, është simbol i formave sekrete të njeriut. Pikërisht tek Akrepi ka vend konflikti ndërmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do të jetë gjithmonë shumë i vështirë për tu interpretuar.

Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit e shenjës së Akrepit (si femra dhe meshkuj) janë imagjinarë, kuriozë, tërheqës, të vendosur, intuitivë, pasionantë dhe kurajozë. Meqë janë kuriozë dhe hetues të lindur atë i shkojnë në fund problemit dhe duan t’i mësojnë gjërat gjër në hollësinë më të vogël. Në këtë aspekt intuita i ndihmon shumë. Akrepët janë gjithashtu plot vullnet, emocionalë, të sjellshëm, të këndshëm, të veçantë dhe emotivë. Të lindurit në këtë shenjë kanë simbol Akrepin dhe jo më kot ata pëlqejnë më mirë të vrasin veten sesa të vriten. Akrepët e kanë nën kontroll fatin e tyre dhe kanë aftësi të mëdha rigjeneruese. Pra tamam si Akrepi, kur humb bishtin lind një të ri. Janë kokëfortë për të arritur suksesin. Të lindurit e Akrepit janë të durueshëm, kanë ndjenjën e bisnesit, u pëlqen luksi dhe janë kursimtarë. Janë xhelozë në dashuri dhe dyshues, tiranik, agresiv, dinak, tinzar dhe në përgjithësi janë krenarë. Harrojnë shpesh premtimet dhe takimet dhe u zënë shumë vend lajkat. I ruajnë shumë mië sekretet e tyre, prandaj mos u bëni shumë pyetje se s’keni për të nxjerrë gjë. Kur çiftohen dy planetet Marsi dhe Plutoni iu japin shumë energji Akrepit dhe e bëjnë atë shumë hakmarrës dhe ekstremist dhe në dashuri. Akrepët janë radarë të vërtetë dhe kur dikush ju zë rrugën bëhen nevrikë dhe të rrezikshëm. Janë sypatrembur dhe për ta një humbje sot është thjeshtë një fitore nesër. Njerëzit e lindur nën Akrepin janë shpesh të heshtur, të rezervuar, por fshehin pas një karakter të mbyllur, një shpirt ironik e therës (thumbues) që shfaqet në momentet më të rëndësishme. Janë vullnetfortë dhe kanë aftësi për të treguar diplomacinë, shijen për misterin dhe tendencën për të gërmuar në gjërat dhe situatat. Janë emocionalë poër kurrë nuk i tregojnë emocionet e tyre, i fshehin ato nën koracë. Janë shumë hakmarrës dhe brutal me ata që i zemërojnë dhe i mashtrojnë. Të miturat e kësaj shenje bëhen amvisa të mira kur rriten por shpesh bëhen edhe qaramane që kanë zakon të ankohen gjithnjë. Në familje shkaktojnë ndonjë grindje nga sjelljet e ashpra. Janë profesionistë të përkryer dhe vënë vazhdimisht në provë veten e tyre dhe personat që i rrethojnë. Pleqtë e kësaj shenje nuk kanë influencë prandaj duhet ti lemë të veprojnë vetë sepse kështu dëshirojnë të ndihen të lirë. “Thëngjilli i mbuluar, djeg e përvëluar” kjo është motoja e Akrepit. Akrepët kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë. Akrepët kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur. Gjithashtu Akrepët janë njerëz të papajtueshëm dhe nuk ta lënë dalë kollaj, inatçorë dhe të fshehtë, sadomazokist. Shpesh janë besnik, dinjitozë dhe zbavitës në rolin e drejtuesit (shefit). Fatmirësisht arsyetimet e tyre të thella janë temperuar me fantazi dhe intuitë dhe këto dhunti bashkë në një sens autokritik i bëjnë të analizojnë mirë veten. Nga të gjitha shenjat ata kanë mundësi të bëhen gjenij. Shpesh kanë sy depërtues dhe kjo i bën njerëzit që të rrinë me ta dyshues dhe të pambrojtur. Janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh edhe të ndjeshëm. Një anë natyrës negative të tyre është se eleminojnë miqtë për të cilët s’kanë nevojë. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Pëlqejnë: të vërtetën, të bindin të tjerët, çështjet e drejta dhe të jenë në ngjarje. Urrejnë: cektësinë, të tallen nga të tjerët, një punë pa kuptim, lajkat, lidhjet e cekëta.
Karakteristikat e femrës së Akrepit
Femra e kësaj shenje ka dy pamje. Një të tipit fatal dhe tjetra e tipit shtëpiak, e lidhur ngushtë me mashkullin dhe fëmijët dhe kjo është një nga misteret e Akrepit. Megjithatë thellë karakteri është instiktiv i prirur për të vepruar në një mënyrë impulsive, me intuitë dhe mosbesim, madje me një psikologji të shkëlqyer. Femra e Akrepit pranon me shumë vështirësi të metat dhe këshillat, mbasi tek ajo zhvillohet gjithmonë një luftë e brendshme midis asaj që ajo ndjen dhe asaj që sugjeron arsyeja. Shumë ambicioze, femra e kësajshenje do të dallohet në mjedisin profesional dhe asgjë s’mund të dalë kur ndihet e sigurtë për zgjedhjet që ka bërë dhe objektivat që do të arrijë, forca e vullnetit të saj është aq e madhe, saqë ajo do të realizojë dhe ndërmarrjet më të çmendura, pikërisht në saj të vendosmërisë dhe këmbënguljes. Pra ajo rrallë mund të jetë e pakënaqur por përkundrazi shpesh jeta e saj është e pasur me ngjarje, sa as ajo vetë nuk i parashikon dot.
Karakteristikat e mashkullit të Akrepit
ثshtë sigurisht një njeri me forcë të madhe vullneti e guximi, me shumë kurajo, me një krenari të pamatshme dhe tepër kokëfortë. Ka aftësi të madhe tërheqëse ndaj seksit të kundërt që shpesh e quajmë fuqi “magnetike”. Ai si pak të tjerë e do luftën dhe jeton thjeshtë si të ishte një sfidë e vazhdueshme për forcat e tij. Mosbesues dhe dyshues, mashkulli i Akprepit është dhe psikolog i thellë e i aftë në zbulimet e sekreteve të tjetrit. Ndërkohë që të tijat nuk i nxjerr lehtë. Asnjëherë sipërfaqësor, gjithmonë shumë kurioz, Akrepi kur e ofendojnë ai mund të bëhet shumë hakmarrës dhe kalon papritur në violencë.
Të lindurit e Akrepit janë shumë të vështirë për t’i përcaktuar ashtu edhe për t’i kuptuar sepse në këtë shenjë përzihet karakteristika më kontradiktore. Akrepi nuk njeh dhe nuk aplikon menjëherë rrugë të mesme që e bën akoma më të jashtëzakonshëm.

Personaliteti i Akrepit
Personaliteti i të lindurve tek Akrepi mund të përcaktohet dramatik dhe pasional në maksimum, gjë që do të thotë se meshkujt dhe femrat e kësaj shenje veprojnë dhe ndjejnë gjithmonë në mënyrë shumë të fortë dhe të shqetësuar: të gjithë ndjehen të tërhequr (kjo është një veçanti e Akrepit) nga gjithçka që është në fillim e vështirë, e lodhshme, sepse në mënyrë të pandërgjegjshme, e vënë veten në provë. Vështirësitë e egzistencës përballohen me një forcë të madhe të brendshme dhe kur duhet më shumë energji fizike. Akrepi është jashtëzakonisht rezistent dhe arrin të zotërojë sistemin e tij nervor dhe të ruajë ekuilibrin… Edhe atëherë kur duket sikur nuk arrin të realizojë qëllimin, në realitet ai tashmë i ka kapërcyer pengesat. Sigurisht, janë njerëz shumë hakarrës jo vetëm në dashuri, por edhe në profesion. Paqja e brendshme nuk bën pjesë në karakteristikat e Akrepit për shkak të xhelozisë së tepruar dhe aftësisë për të luftuar gjithmonë. Këta nuk e lejojnë që të kenë një jetë të qetë. Nga personat e lindur në këtë shenjë, veçanërisht nga femra rrezatohet një hijeshi e magjishme, krejt e veçantë, që është shumë e dukshme në ngjyrën dhe vështrimin. Në thelb, të gjithë të lindurit e kësaj shenje, dëhsirojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe nga pikpamja erotike dhe sentimentale.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 tetor - 1 nëntor)
Janë më agresivë, më të fortë, më pasionalë dhe egoistë (krijues dhe tërheqës)

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 nëntor)
Janë pak të shoqërueshëm, shumë mosbesues dhe impulsivë, por edhe të aftë për autokontroll. Dashuri për aventura dhe pak oportunizëm. Janë përgjegjës dhe të gatshëm për punë të lodhshme.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 nëntor)
Janë shumë të dallueshëm, mëndjemëdhenj dhe në sedër të sëmurë. Herë herë mund të bëhen mbytës në raportin sentimental. Fatin dhe vitalitetin i ka të mirë. Vullneti është i përbashkët tek të gjithë. ثshtë perfekt në jetën seksuale dhe jo rrallë idealist.

Akrepi në dashuri
Në dashuri të lindurit e shenjës së Akrepit janë pasionant, besnik me partnerin dhe kujdesen për të, të butë dhe janë të devotshëm ndaj tij. Janë epshorë në ekstrem dhe kanë dëshira të forta seksuale, pra duhet të kenë kujdes për organet e tyre gjenitale (riprodhuese). Në dashuri kërkojnë të arrijnë një bashkim, një union shpirtrash me partnerin, pra kërkojnë shpirtin më tepër se trupin, kështu janë të aftë të arrijnë majat e pasionit ku mund të takojnë perversione të rrezikshme, duke u bërë përbindësha sadistë të erotizmit. Akrepi është simbol i seksit dhe janë dashnorë pasionantë, energjikë dhe seksualë. Ata e konsiderojnë bashkimin me atë që duan të shenjtë. Ndjenjat e tyre janë aq të thella saqë shpesh ata bëhen protagonistë të dashurive tragjike dhe violente.

Femra e Akrepit në dashuri
ثshtë shumë e fortë edhe në dashuri shumë pasionale dhe posesive. Ajo nuk është aq e butë sa do të duhej për një raport sentimental të qetë dhe të ekuilibruar. Nga një tip i tillë mund të pritet gjithçka sepse “rrugët e mesme” nuk bëjnë pjesë në temperamentin e saj e aq më tepër në ngjarjet dashurore të saj. Kur kjo femër bie në dashuri është shumë xheloze (sikurse edhe mashkulli) përpihet e tëra nga kjo ndjenjë, kërkon ajo të zotërojë më shumë se të zotërohet. Ajo kur dashuron, jepet e tëra, totalisht, besnikërisht dhe shumë sinqerisht, por mjerë ai që e plagos. Ajo do të presë me durim të hakmerret, bile dhe për vite të tëra, gjithmonë gati për të goditur atë që e ka tradhëtuar. Kjo femër sensuale, ka nevojë për një mashkull besnik dhe me karakter të fortë që të jetë i gatshëm për të përballuar prepotencën dhe kapriciot e kësaj femre magjepsëse por jo komode si shoqe jete. Ajo do t’i japë partnerit gjithçka më të mirë në veten e saj, duke iu dedikuar totalisht e sinqerisht. Ajo e adhuron shtëpinë dhe për të është shumë e rëndësishme bërthama familiare që ka krijuar, por ajo edhe mund ta shkatërrojë atë pa u menduar shumë e shtyrë nga xhelozia e saj e tepruar dhe e .
pakontrolluar.

Mashkulli i Akrepit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, me gjithë defektet e tij mund të thuhet pa ngurruar, se është shumë e vështirë të harrohet mashkulli i kësaj shenje. Shumë emotiv, tepër xheloz, që nuk e kontrollon dot vetveten, mund të bëhet mizor në dashuri. Seksualiteti i tij është shpërthyes, sikurse dhe ngarkesa e tij erotike, por në këtë tip mashkulli nuk ka vend për shumë sentimentalizëm dhe romanticizëm. ثshtë e qartë se ai dëshiron të ndihet padron absolut në lojën e dashurisë, të cilën ai e udhëheq vetë vazhdimisht dhe pa ndërprerje. Grindje, pajtime, ikje, kthime janë të gjitha në rendin e ditës të jetës afektive të Akrepit, që nga shoqja e tij pretendon ëmbëlsi, feminitet dhe mister por dhe inteligjencë e durim, sensualitet dhe shumë nënshtrim për të mos falur pastaj për besnikëri; ky virtyt është për të jashtë çdo diskutimi, sepse ai nuk mund ta pranojë as mendimin për “tradhëti”. Tepër xheloz dhe zotërues nuk toleron as “mëndjelehtësi” më të pafajshme. Mashkulli që do të zgjedhë si shoqe ose bashkëshorte një femër të lindur Akrep mund të jetë i sigurtë se nuk do të ketë kurrë në jetën e çiftit çaste monotonie apo mërzie dhe se nuk do të pendohet për zgjedhjen e bërë. Kujdes, kush përpiqet ta mashtrojë Akrepin: sensi i tij i thellë psikologjik e bën mashtrimin të pamundur dhe të rrezikshëm.

Do të kenë një ngarkesë të pafund erotike dhe pretendojnë nga partneri një dedikim absolut. Atyre u mungon totalisht autokontrolli.

Do të jenë në dashuri më të kuptueshëm, më të stërholluar, me ndjeshmëri më të madhe, intuitivë dhe psikologë, por të pakapshëm.

Do të jenë në dashuri më të fortë por më bujarë, më pak hakmarrës dhe më pak mizorë.

Akrepi në miqësi
Femra e Akrepit është në miqësi nga ata që kërkojnë dedikim, por që me shumë vështirësi do të jepte atë ç’ka kërkon prej të tjerëve. Ajo zgjedh shumë dhe mundoohet të krijojë ato miqësi që i ka përgjedhur me shumë kujdes dhe që u përgjigjen kërkesave të saj. Nuk është tipi i femrës “mrekulli” me miqtë por përkundrazi është e matur kundrejt tyre. Sigurisht për femrën e këaj shenje po s’pati bashkëpunim, nuk ka as miqësi. Nga ana tjetër, duke qënë tepër e tërhequr në vetvete, asaj nuk i mbetet kohë në dispozicion për tu zgjeruar dhe thelluar lidhjet me të afërmit. Ajo nuk fal lehtë prandaj nëse një raport e zhgënjen ose e plagos ajo është e zonja të zhduket totalisht ose me shumë vështirësi mund të behej e gjallë. Ajo mendon se sikurse çdo gjë, edhe miqtë mund të zëvendësohen lehtë.
Mashkulli i Akrepit, sikurse femra nuk i kushton shumë kohë miqësive, sepse tërhiqet thellë nga puna dhe problemet e tij personale. Ai është njeri që preferon të ndjekë më mirë ambiciet e tij sesa altruizmin. Ja sepse mashkulli i Akrepit do të ketë pak miq, me të cilët do të sillet më shumë sipas interesave të tij se sipas nevojave të tyre. Ai nuk e tepron me dhurata, nëse do ta kundërshtojë dikush do t’ia presë shkurt dhe nëqoftëse ai që i flet është miku i tij. Prandaj me një mik Akrep më mirë të heshtësh e të mos i shkosh kundër. Akrepi mbetet gjithmonë shumë i rezervuar dhe nuk hapet lehtë, sepse është shumë mosbesues dhe nuk është i prirur për konfidencë. Megjithatë, në sajë të aftësive psikologjike ai mund të jetë një mik që të kupton e madje dhe i vlefshëm po të dëshirojë.

Akrepi në familje
Femra e Akrepit është shumë e lidhur me familjen, që për atë përfaqëson një vlerë bazë të jetës. Zakonisht ajo ka patur marrëdhënie optimale me prindërit e saj dhe që fëmijë ajo gjen mënyrën sesi të fitojë simpatinë dhe dashurinë e të afërmve, prindërve dhe veçanërisht gjyshërve. Bërthama familjare që ajo ka formuar është padyshim një pikë qëndrore e ekzistencës së femrës së kësaj shenje dhe pse hiqet sikur i lejon vetes ndonjë mosbesnikëri. Me fëmijët do të sillet shumë posesive dhe është e prirur në mënyrë të pandërgjegjshme t’i dëshirojë të varur prej saj. Me ata ajo tregohet bujare dhe di si t’i mbajë të lidhur pas vetes.
Për mashkullin e Akrepit sikurse për femrën familja është veçanërisht e rëndësishme dhe lidhja me nënën mbetet diçka bazë në jetën e tij afektive. Megjithëse është gjithmonë i zënë me ato mijëra nismat e tij, mashkulli i Akrepit mbetet gjithmonë i gatshëm për fëmijët e tij dhe mbetet për ta një baba i mirë dhe një mik optimal. Me fëmijët që janë në moshë të njomë zbavitet duke luajtur dhe vazhdimisht merret me ta në mënyrë inteligjente dhe stimuluese. Ai do të jetë posesiv me fëmijët, sepse dëshiron shumë që ata të mbeten të lidhur me atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe nuk i le të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe mundohet të ndërhyjë në idetë e tyre.

Prirjet profesionale të Akrepit
Femra e kësaj shenje ka temperament shumë të fortë, inteligjencë, optimale në punë dëshiron të arrijë një vend të planit të parë dhe është shumë punëtore, prandaj për atë janë të përshtatshme të gjitha profesionet që kërkojnë sforcim, këmbëngulje, luftë dhe psikologji (me të cilën është e pajisur). Për Akrepin puna është edhe një mjet për të arritur pavarësinë dhe ajo i di mirë se duhet të niset nga poshtë fare, për të arritur lart; por për qëllimet e saj do t’i përdorë të gjithë dhe gjithçka e asgjë s’do ta ndalë për t’u ngjitur. Do të bëhej një psikologe shumë e mirë, mjeke, avokate por edhe manaxhere e suksesshme apo një shkrimtare. E magjepsur nga teknologjia do t’ia dilte mbanë edhe në punë teknike e kërkimore (shkencore). Astronomia është shumë e përshtatshme për femrën e kësaj shenje.
Mashkulli i Akrepit është shumë ambicioz dhe e dashuron punën: vështirësitë nuk e zmbrapsin dhe është gjithmonë gati për të luftuar dhe për të bërë që ta vlerësojnë. Këto karakteristika janë të përshtatshme për profesionie si: kirugjia, filozofia, psikiatria dhe punët që kanë të bëjnë me teknikën. E panjohura edhe në punë e magjeps mashkullin e Akrepit, prandaj ai është i prirur ndaj arkeologjisë, astronomisë dhe biologjisë. Dinakëria e tij ndoshta do të ishte mjaft e dobishme për karrierën diplomatike. Megjithë këtë ai duhet të shmangë veprimtaritë me shumë përsëritje, pak stimuluese dhe të papritura, sepse Akrepët kanë gjithmonë nevojë për të reja dhe për të verifikuar aftësitë e tyre. Këmbëngulja dhe aftëisa për tu imponuar janë të përbashkëta për meshkujt dhe femrat e kësaj shenje. Mund të bëhen gjithashtu dhe spiunë, dedektivë, oratorë. Një këshillë: edhe në punë është e nevojshme të dish të racionosh energjitë me urtësi.

Akrepi dhe paratë
Të lindurit e kësaj shenje, qofshin femra apo meshkuj, tregojnë shumë kujdes për paratë. Për ata paraja është sinonim i fuqisë. Mundohen të akumulojnë me sa munden, të mos e shpenzojnë për gjëra pa rëndësi apo dëshira kalimtare e madje edhe kur zgjedhin një dhuratë, kërkojnë një objekt të dobishëm që të mos i kalojë moda.
Megjithatë ka ndryshime në mënyrën e të shpenzuarit. Ka periudha gjatë të cilave femra prish pa hesap, gjë që tek meshkujt praktikisht nuk ndodh. Femra shpenzon me gjithë qejf për mobilimin dhe bizhuteri ose për gjithçka që i duhet dhe që i pëlqen, ndërsa mashkulli i Akrepit preferon të blejë gjëra të dobishme për punën e tij, kompjuter, libra, pajisje të reja, për zyrën dhe gjithçka që bën pjesë në arritjet e fundit të teknikës. Shpesh, sendet antike të blera nga mashulli i Akrepit përbëjnë një blerje të leverdisshme sepse ai di t’i zgjedhë sipas intuitës së tij të shkëlqyer.
Në raportin ndaj parasë tek të lindurit e Akrepit influencojnë pozicioni i Hënës, Diellit, Mërkurit, Jupiterit domethënë se në cilin sektori të horoskopit do të gjenden këta planetë
.
Akrepi dhe shëndeti
Të lindurit e kësaj shenje (meshkuj e femra) janë njerëz me shëndet të mirë dhe me shumë vitalitet që janë në gjendje ta marrin veten shumë kollaj pas ndonjë sëmundjeje. Pjesë më delikate e një Akrepi është aparati gjenital riprodhimi seksual, fshikëza, bacini, apandesiti, veshkat, tëmthi, gryka, zorrët, hunda, gjendrrat. Shpesh dalin probleme të variçeve, kockave dhe absese. Shpesh të lindurit e kësaj shenje kanë dhe prirje për tu sëmurur nga prostati, hernia, hemorroidet, abortet, sëmundje veneriane dhe të kanaleve urinare. Kanë edhe një tendencë për ta tepruar me pirjen e alkoleve dhe në moshë mund të dalin probleme të shtimit në peshë. Të lindurit e kësaj shenje kanë dhe mungesë sulfat kalciumi i cili ka edhe një funksion dizintoksikues që dezinfekton rrobat duke i hequr mundësinë për qelbëzim. Sëmundjet më tipike të Akrepit janë ato të aparatit gjenital dhe të grykës, hemorragjitë, sëmundjet e shpeshta menstruale, si dhe forma tonsilesh virale. Kur Akrepit i shfaqet ethet, ato zakonisht janë shumë të larta, por kalojnë shpejt, sepse organizmi reagon mirë. Fizikut të Akrepit i bën shumë mirë lëvizja, sepse e ndihmon të shkakojë tensionet dhe violencën, aq të zakonshme e vetiake për të. Ndër sportet ai duhet të preferojë futbollin, boksin, artin marcial si dhe tenisin për të cilin duhet intuita dhe vendosmëria. Ushqimi i të lindurve Akrep duhet të jetë i pasur me kalcium, proteina dhe jod, sepse ata kanë mungesë të këtyre elementëve. Janë shumë të përshtatshëm peshku, djathrat e freskëta dhe të gjitha prodhimet e qumështit. ثshtë më i mirë orizi se makaronat dhe ndër zarzavatet është mirë të preferohet panxhari, argjinaret, lakrat romane, qepët, fasulet, kungujt, radhiqet, seilno. Frutat më të mira janë kajsitë, agrumet, mollët, kumbullat dhe rrushi. Duhet ti shmangë pijet me shumë sheqer dhe të preferojë lëngun e agrumeve pa sheqer dhe ujin e thjeshtë që favorizon tretjen. Nuk duhet të nënvlerësohet rëndësia e atyre aktiviteteve mendore dhe shpirtërore që bëjnë të mundur çlodhjen ose kultivimin e anës artistike të cilën e kanë pak a shumë të gjithë. Për të kaluar kohën e lirë gjëja më e mirë janë shëtitjet dhe vizitat kulturore të shoqëruara nga miqtë. Ata janë të përshtatshëm të organizojnë festa bamirësie për të ndihmuar njerëzit në vështirësi. Për të lindurit e kësaj shenje, për pushime këshillohet më mirë deti, sepse jodi për ta ka efekt mjaft mirëbërës.

Do të vuajnë më tepër nga dhimbjet e barkut, nga komplikacionet e organeve gjenitale prostati dhe hemorroidët.

Rrezikohen më shumë nga hemorragjitë, aborti dhe sëmundjet e organeve riprodhuese.

Mund të bëhen objekt i sëmundjeve veneriane, keqformimeve në kockat, abuzimeve alkoolike dhe lëndë narkotike.

Planetët që ndikojnë kryesisht tek Akrepi janë:
Plutoni dhe Marsi dhe përsa i përket shëndetit janë Saturni, Urani dhe Neptuni.
Vlerat e Akrepit
Femra e shenjës së Akrepit është shumë e urtë (e heshtur) e zgjuar, energjike, komprensive (e kuptueshme) dhe gjithmonë e vendosur në arritjen e qëllimit të saj. Ajo është një krijesë pasionante që di të jetë një nënë shumë e mirë dhe një administratore e kujdesshme. Forca e vullnetit të femrës së Akrepit si dhe energjitë e saj janë shumë të theksuara dhe e dallojnë në çdo veprimtari të saj. Në punë do ta shohim të shkëlqejë shumë shpesh, mbasi është inteligjente, planifikuese, e mirë dhe psikologjikisht “gati” për të kapur e kuptuar qëllimet e kundërshtarëve, gjë që ia lehtëson shumë vështirësitë. E sjellshme dhe thellësisht intuitive, femra e Akrepit kur dashuron jepet pa rezerva, besnikërisht dhe e aftë për sakrifica për mashkullin që ka zgjedhur.
Mashkulli i Akrepit është shumë i vendosur, gjithmonë besnik i vetvetes dhe shumë inteligjent. ثshtë një qënie që i përballon të gjithë dhe gjithçka me një kurajo të pakufishme. Ai është shumë këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të tij. Instikti i Akrepit është i pagabueshëm prandaj ai nuk gabon pothuajse kurrë. Megjithëse gjithë temperament, ai në punë përparon në mënyrë shumë të vëmendshme dhe skrupuloze. Pasional në dashuri, i aftë për të qenë dhe romantik. Akrepi është një mashkull magjepsës që sillet me partnerin e tij në mënyrë instiktive edhe pse nuk do të bëhet kurrë në të vërtetë i varur prej saj. ثshtë intuitiv dhe kurioz.

Të metat dhe dobësitë e Akrepit
Femra e kësaj shenje është shumë e stërholluar, tepër fodulle dhe si pak të tjera e jeton dashurinë me “batica dhe zbatica”. Ajo është skllave e xhelozisë së madhe dhe tepër posesive. Shpesh sillet me mosbesim të plotë dhe është shumë agresive, aq sa po t’i kundërvihesh pak, ajo mund të shpërthejë papritmas. Femra e Akrepit është shumë kapricioze, provokuese dhe aq hakmarrëse saqë shpesh arrin të shfaqë një autoritet të tepruar edhe ndaj fëmijëve. Në femrën e kësaj shenje vërehët një ndjeshmëri e madhe ndaj lajkatimeve, aq sa e bëjnë të besojë në cilësi që s’i ka apo në gjëra që s’ekzistojnë, kur dihet se në to s’ka asgjë të sinqertë. Kjo është një nga pikat e dobëta të femrës së Akrepit, armiqtë ndodhen kudo dhe janë gjithmonë gati për ta goditur. Xhelozia e saj me të vërtetë është e sëmurë, e bën të vuajë shumë në dashuri. A nuk do të ishte më mirë të arsyetonte pak rreth këtyre gjërave, para se të dëshpërohej? Ajo është shumë kokëfortë kur do dhe ironike, pesimiste.
Mashkulli i kësaj shenje mund të jetë shumë i ashpër, tepër mizor (dhe në dashuri) dhe jashtëzakonisht posesiv, zemërak, hakmarrës, i fshehtë, dinak dhe inatçi, veçanërisht në raportin sentimental. Do të tentojë gjithmonë të imponohet në mënyrë thuajse tiranike e sikurse femra mund të shpërthejë dhunshëm në mënyrë të pakontrolluar madje dhe atëherë kur kjo të duket pak e mundshme. Dyshues deri në fiksasion, mashkulli i Akrepit në punë është shumë kapadai dhe shumë i sigurtë në vetvete. Kundrejt femrës që dashuron ai sillet në mënyrë të prerë, pa kërkuar rrugë të ndërmjetme, domethënë me ftohtësi të madhe apo pasionalitet të tepruar, pothuajse të pakontrolluar. Duke qenë pesimist në thelb, mashkulli i Akrepit si partner shpesh sillet tamam si një xhelat për të matur sa e thellë është dashuria e gruas së tij. Duke patur një natyrë instiktive dhe pak të kontrolluar shpesh rrëmbehet nga simpati apo antipati të tepruara. Por duke vepruar kështu mund të gjendet më vështirësi me miqtë dhe ai vetë, megjithëse me shumë vonesë do ta kuptojë se kish gabuar ndaj dikujt por nuk do të mundë të bëjë asgjë, pra, qetësim dhe durim të brendshëm për të luftuar në mënyrë tepër të nxituar, nga e cila burojnë shumë gabime edhe në jetën sentimentale.

Ekstravagancat e Akrepit
Femra e Akrepit është koleksioniste, këmbëngulëse e gjërave më të shumëllojshme që nga gazetat e vjetra deri tek rrobat e vjetra që ajo i vendos me aq regull e xhelozi sa as vetë nuk e kupton psenë. Sigurisht femra e kësaj shenje është më supersticiozja e zodiakut, por është dhe e bindur se ajo i sjell fat atyre që kanë të bëjnë me të. Shumë e kërkuar dhe origjinale në mënyrën e të veshurit, ajo është një tip që nuk kalon pa u vënë re, të tërheq me misteriozitetin e saj dhe njëkohësisht ajo vetë tërhiqet në mënyrë të veçantë nga misteri; si asnjë femër tjetër. Sigurisht që janë shumë të tepruara kërkimet e saj të vazhdueshme kudo me shije dhe erëza ekzotike dhe të panjohura. Ndoshta këto janë kërkime të pandërgjegjshme mbasi ajo ndjen nevojë të vazhdueshme për gjëra të reja.
Përsa i përket mashkullit duke thënë se edhe ai është supersticioz, vecanërisht për ngjyrat, disa ngjyra për të cilat ai është i bindur se i sjellin fatkeqësi nuk do t’i zgjedhë kurrë për rrobat e tij apo për të lyer shtëpinë. E nëse mund ta quajmë origjinalitet, Akrepi është gjithmonë gati të ndjekë kudo qoftë skuadrën e “zemrës” dhe jo vetëm për një fakt thjeshtë spektiv, por sepse ai është besnik në parim ndaj hoby-ve dhe zgjedhjeve të tij, duke përjashtuar dashurinë.

Këshilla për Akrepin
Të lindurit e Akrepit, qofshin meshkuj apo femra, tërhiqen shumë nga gjithçka e fshehtë dhe antikonvencionale e prandaj gjithmonë ata konsiderohen prej të tjerëve si njerëz që jetojnë jashtë rregullave. Akrepit nuk i vjen mirë kur flasin për të, mbasi për të kjo do të thotë se nuk kalon pa rënë në sy, gjë që i pëlqen shumë. ثshtë mirë që Akrepi të dijë se ka një formë të lehtë autoshkatërruese, që zakonisht shprehet kur mendon se po e refuzojnë, prandaj meqë është një anë e karakterit shumë e vështirë për t’u mposhtur ndoshta duke e njohur, do të jetë më e lehtë të kufizohen dëmet që sjell. Një fakt autoshkatërrimi është i pabesë dhe nuk shfaqet por dëmet që shkakton janë vërtet të tmerrshme. Pastaj është edhe prirja e keqe që kanë të lindurit e kësaj shenje për të jetuar gjithmonë në pritje të një hakmarrje, duke grumbulluar me zemërim të pashoq dhe fyerje në shpirt. Ky tension është sigurisht shumë i dëmshëm për shëndetin dhe psikikën e një njeriu, duke rrezikuar thithjen e të gjitha energjive të tij të mira. Prandaj ia vlen më mirë të shkarkohen menjëherë pakënaqësitë e lindura, madje edhe duke provokuar skena grindjeje sesa ti lësh faktet dhe urrejtjet që të mblidhet me kohë dhe të zmadhohen. Veç kësaj mënyrë direkte është më pozitivja dhe që të çliron më mirë nga një qëndrim i gabuar dhe këtë gjë njerëzit e Akrepit duhet ta mbajnë parasysh më shumë se kushdo tjetër. Një paralajmërim i vogël për femrat: kini kujdes, mos u rrethoni shumë me mister, veçanërisht në dashuri; mashkulli ka nevojë për siguri dhe qartësi më shumë nga ç’thotë dhe misteri mund ta afrojë në fillim por pak kohë por pastaj mund ta lodhë ose ta preokupojë shumë në qoftë se s’e bën madje të largohet me vrap. Zakonisht meshkujt dhe femrat e Akrepit do ta kenë pjesën e dytë më të mirë se të parën, veçanërisht nëse do të arrijnë të triumfojnë ndaj druajtjes se mos refuzohen. Një këshillë për ta mbyllur: Akrepë, mundohuni të praktikoni bujarinë e shpirtit dhe “rrugën e mesme”.

Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi
: Meshkujt dhe femrat e Akrepit do të kenë miqësi të mirë me Peshqit sepse janë komprensivë dhe i kuptojnë; me Bricjapin e durueshëm, me Binjakët dinakë që dinë si ti trajtojnë, me Virgjëreshën e bindur që nuk i kundërshton, me Dashin energjik, me Gaforren e ndjeshme që i zbut. Përkundrazi është shumë i vështirë një raport miqësie me Demin e qetë që është shumë i ndryshëm, me Luanin sepse është shumë autoritar, me Peshoren e ekuilibruar, me Shigjetarin që nuk i pranon teprimet e Akrepit, me Ujorin e pavarur.
Në dashuri: Seksualisht dhe sentimentalisht Akrepi mashkull apo femër do të kishte një raport më të mirë me Dashin dhe me Demin për shkak të tërheqjes së madhe fizike. Marrëveshja e dashurisë do të jetë e mirë dhe me Gaforren për të njëjtin ndikim emotiv, me Virgjëreshën e turpshme, me Peshoren elegante, me Akrepin, me Shigjetarin sepse ka prirje t’i ç’dramatizojë gjërat, me Bricjapin e ngurtë si partner të ftohtë dhe me Peshqit, personaliteti dhe pakuptueshmëria e të cilëve janë stimulues. Përkundrazi është e pamundur një marrëveshje me Ujorin, Luanin e panënshtruar dhe me Binjakët që nuk jepen kurrë totalisht.

Në punë: Përputhje optimale me Dashin, Binjakët, me Luanin e drejtë, me Virgjëreshën e saktë, me Akrepin, me Bricjapin e programuar dhe me Peshqit. Në punë do të pajtohet me shumë vështirësi me Gaforren, Peshoren që është e ndjeshme, me Shigjetarin që nuk është skrupoloz dhe me Ujorin që është shumë individualist.

Mashkulli ideal për femrën e Akrepit
Partneri me të vërtetë ideal për femrën e kësaj shenje ndoshta nuk ekziston të paktën për atë gjithmonë në kërkim të një ekuilibri ndërmjet instiktit dhe arsyes do të jetë e vështirë të konsiderojë dikë vërtetë ideal edhe kur bie në dashuri. ثshtë e qartë se ai duhet ta trajtojë të dashurën e lindur në shenjën e Akrepit me një durim të pafund dhe duhet të dijë të pranojë teprimet dhe ekzagjerimet e natyrës së saj. Gjithmonë për ndryshimet e kursit dhe shojeve. Mashkulli i përshtatshëm për gruan e Akrepit duhet ta dashurojë me shumë pasion pa i lejuar kurrë vetes as më të voglën “lajthitje”. Por së fundi a mund të përmbahen zemërimi dhe etja për hakmarrje e kësaj femra gjithë flakë e zjarr.
Femra ideale për mashkullin e Akrepit
Mashkulli Akrep, ngaqë është shumë posesiv dhe pasional në dashuri do të kërkojë ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme një shoqe që ti krijojë ndjenjën se është tërësisht në dorën e tij dhe se është gjithmonë e gatshme për t’i plotësuar dëshirat e tij. ثshtë e sigurtë se do të dashuronte këdo që sipas tij do të ishte inteligjente dhe që do të dinte ta dëgjonte me durim, kur ai të kish nevojë për të. E zgjedhura e tij duhet të jetë e heshtur dhe të mos kundërshtojë shumë sepse mashkulli i Akrepit nuk i ndërron lehtë idetë. Femra me të duhet të jetë sa më e ëmbël, misterioze, femërore dhe absolutisht besnike.

Kuriozitete të Akrepit
Vendet dhe qytetet që i përshtaten Akrepit
Në astrologjinë politike simbolizon tradhëtinë, tiraninë dhe reformat radikale janë: Algjeria, Bavaria, Israeli, Maraku, Norvegjia, Algjeria, Frankurti, Mynihu, Nju Kasteli, Mesina, Fez, Nju Orleans. Në këto vende Akrepin do ta ndiente veten mirë sepse i përkasin atij.

Ngjyrat e Akrepit
E zeza dhe e kuqja si gjaku janë ngjyrat që i tërheqin të lindurit e Akrepit, në mënyrë të vecantë por nuk janë ngjyra të përshtatshme për natyrën e tyre dhe nuk sjellin qetësi dhe qartësi. Për Akrepin janë më të mira bojrat pastel të shndritshme, që kanë një funksion siguridhënës. Pa dyshim bojëqielli i hapur është ngjyra që i përshtatet më shumë kësaj shenje.
Orët e dashurisë
Për të shprehur ndjenjat e tyre orët më të përshtatshme për Akrepin janë: ora 7 – 8 të dielën, të martën dhe të premten. Dhe nga ora 19 – 20 të hënën, të mërkurën dhe të premten. Hëna, Afërdita dhe Marsi janë planetë të favorshëm për Akrepin dhe drejtojnë këto orë.

Hajmalia e Akrepit është një këmbanë e vogël varur në zinxhir në qafë si dhe një unazë argjendi ose platini që i përkasin Marsit planetit të Akrepit.
Personazhe të lindur Akrep
Pablo Pikaso, Nikola Paganini, Roberto Beninji, Robert Kenedi, Eros Ramazoti, Martin Luteri, Indira Gandi, Monika Viti, Dacia Maraini, Grejs Keli, Rozela Falk, mbretëresha Maria Antuaneta, Valeria Moriconi, Virna Lisi, Mari Kyri, Julia Roberts, Leonardo di Caprio. Pandeli Majko.

Pasaporta astrologjike
Periudha 23 tetor – 21 nëntor
Elementi uji (shenjë uji)
Cilësia i qëndrueshëm, fiks
Gjinia femërore
Planeti sundues Plutoni dhe Marsi
Gurët e çmuar rubini, topazi, ametisti, magnetikët.
Parfumet aromat e forta, shpuese të ashpra
Bimët qiparisi, bliri, dushkuk, akacia
Ditët me fat e martë
Ngjyrat e kuqja e fortë, kafe e vjollcë
Numrat me fat 4, 8, 9
Stili shumë serioz dhe klasik
Lulet e preferuara krizantema, orkideja, lulet e egra
Kafshët e tyre gjarpri, ujku, shqiponja
Numri planetar 5
 
Ajo kur dashuron, jepet e tëra, totalisht, besnikërisht dhe shumë sinqerisht, por mjerë ai që e plagos. Ajo do të presë me durim të hakmerret, bile dhe për vite të tëra, gjithmonë gati për të goditur atë që e ka tradhtuar. lool
 
- me Virgjëreshën e bindur që nuk i kundërshton

- me Virgjëreshën e saktë

- me Virgjereshen e turpshme

Kjo qeka fix per mua , kush eshte Virgjereshe vetem ne horoskop te kaloje nga pm ime ?
 
Ajo kur dashuron, jepet e tëra, totalisht, besnikërisht dhe shumë sinqerisht, por mjerë ai që e plagos. Ajo do të presë me durim të hakmerret, bile dhe për vite të tëra, gjithmonë gati për të goditur atë që e ka tradhtuar. lool
Oh sa perputhemi ne te dy.?
Nuk do e tradhtonim njëri tjetrin kurrë sepse i dimë pasojat ??
?????????
 
@Vajza me kë shenjë përputhet skorpioni më së miri ??
Se nuk e ndjek horoskopin ?
 
Askush nuk është i apasionuar pas horoskopit të na tregojë "çiftet" që përputhen sipas shenjave ?
 
Kishit ndonje hall?! :p

p.s. vertet ka njerez qe lexojne romane si ky me siper mbi shenjen? :O
 
Mos i kap me ?
Po të lexonte romane me shenja ai sipër, do t'a dinte ?
 
Kur ju ngel hatri sepse kujtojne qe je sjell ti gabim dhe me vone kuptojne qe prit se dhe ata kane gabuar nuk dine te kerkojne falje por e nisin biseden me ... hej a e di gje .... ose ore ca behet me ket ..... :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top