Gjate e gjere cdo shenje e Horoskopit

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
DASHI
(20 mars – 19 prill)

DASHI është shenja e parë e Zodiakut, është shenjë zjarri. Mashkullore, themelore, pozitive dhe sundohet nga planeti Mars. ثshtë shenjë krejtësisht misterioze sepse në të përmblidhen të gjitha tipologjitë parësore të zodiakut dhe prandaj është shumë e vështirë të kuptohet. Dashi konsiderohet si shenja e fillimit të jetës dhe që buron nga dy tendenca të vecanta një materialiste dhe një krijuese.

Karakteristika të përgjithshme (mashkulli, femra)
Të lindurit në këtë shenjë janë persona alegro, të gjallë, aventuerierë, energjikë, sypatrembur, të aftë të merren me aktivitete të lodhshme pa treguar lodhje. Janë shumë të fortë dhe të guximshëm, më të guximshmit nga të gjitha shenjat e tjera. Janë ngulmues kur vendosin një qëllim duan ta arrijnë atë me çdo kusht.
Dashi është shenja e parë dhe të lindurit në këtë shenjë janë pothuajse gjithmonë të parët. Shpesh herë ata janë udhëheqës. Doni të filloni një projekt? Merrni në punë një Dash. Ai do t’i mbledhë të gjitha energjitë dhe do t’a verë punën në vijë. Të lindurit dash quhen pionierët e Zodiakut, janë aventurierë dhe s’kanë frikë nga e panjohura. Ngaqë sundohen nga planeti Mars që është planeti i luftës ata janë si Zoti i tyre energjik dhe luftarak, agresiv dhe gjithmonë gati për t’u hedhur në sulm, për të sfiduar këto dhe për të fituar. Të lindurit e kësaj shenje duan të bien në sy. Të nisë diçka kjo është dëshira e madhe e Dashit, se si përfundon ai s’e çan kokën, sepse ata janë shpesh herë optimistë. Janë tipa krenarë të ndjeshëm, të pavarur, tolerues, të gjallë, të vendosur, sundues, zotërues, të qeshur, tërheqës, të padjallëzuar shpesh herë naivë. Janë njerëz origjinalë, aktivë, rezistentë, kapadai, entuziastë, të nxituar, të thjeshtë. Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë besim në vetvete. E duan lirinë janë njerëz të veprimit dhe i frymëzojnë të tjerët me veprat e tyre. Të lindurit në këtë shenjë nganjëherë janë të rreptë deri në ashpërsi. Preferojnë ndryshimet dhe zbavitjet. Duan gjithnjë të përmirësojnë dhe të reformojnë gjithçka; u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes së përgjithshme dhe duan të kenë poste drejtuese.
Nganjëherë impulsiviteti i tyre mund të jetë shkak zhgënjimesh dhe mossuksesesh. Natyra e tyre luftarake i lejon ata ta luajnë lojën me zell dhe gjallëri me dominancë dhe arrogancë. Por ata kanë edhe një të metë shpesh herë e nisin një projekt dhe mund ta lënë përgjysëm për të filluar një tjetër. Në pozicionin e vartësit nuk ndihen mirë dhe s’kanë qejf të urdhërohen por duan të sundojnë vetë. Janë inisiatorë të ideve të reja sepse kanë idenë të shprehen lirisht. Veprojnë gjithnjë instiktivisht. Kanë një anë negative në veprimet e tyre me njerëzit. Shpesh irritohen shpejt nga cektësia e miqve të tyre duke mos kuptuar ndjenjat e tyre. Në nivelin mendor të lindurit dash janë të zgjuar e objektivë. Ju pëlqen gara, sfida, aksioni, por hera herës iu futen sfidave të kota ku pësojnë veç humbje. Shumë nga veprimet e tyre mund të jenë të nxituara por ata nuk pendohen lehtë. Ata janë egoistë duan të jenë gjithnjë të parët pra mos harxhoni kot frymë me ta, janë shumë të paduruar. Ata janë po aq entuziastë në lojë sa edhe në punë. Të lindurit në këtë shenjë s’duhet të kenë frikë, të jenë autoritarë sepse kjo është natyra e tyre. Nëse një dash ndihet i ndrojtur ka mundësi që ndaj tij në fëmijëri të jetë ushtruar dhunë. Këto ngjarje mund ta kenë frenuar atë. Nga ana tjetër këto forca mund të krijojnë një dash autoritar dhe intolerant, pëlqejnë aksionin, sfidat, spontanitetin, ta arrijnë të parët. Urrejnë: të presin, dështimin, tiraninë.

Karakteristikat e mashkullit të Dashit
Mashkulli i lindur në shenjën e Dashit ka tendencë që të jetë në çdo rast autoritar dhe të irritohet lehtë. Pa dyshim, ka një temperament të rrëmbyer, impulsiv, kurajoz, optimist dhe shumë rrallë u jep rëndësi hollësirave. Shpesh ai vihet në telashe serioze, sepse është shumë i bindur që ka të drejtë dhe ky qëndrim e pengon t’u verë veshin këshillave që mund ta ndihmonin. Megjithatë edhe kur mendon se ka dështuar në iniciativat e tij nuk ndalet për tu qarë apo penduar. Përkundrazi rifillon menjëherë kokëulur drejt synimeve të reja. Burri i kësaj shenje i do shumë dhe gjithmonë ndryshimet e çdo lloji dhe është mendërisht shumë i hapur. Në gjykim tregohet pak sipërfaqësor dhe këmbëngulës, kokëfortë dhe orvatet të zvogëlojë vështirësitë deri në mohim.

Karakteristikat e femrës së Dashit
Femra që lind në shenjën e Dashit mund të përcaktohet si egocentrike që zotëron një besim të pafund në aftësitë e veta. Karakteri i saj është i hapur dhe lëkundet ndërmjet entuziazmit të madhe dhe formave të depresionit e mbylljes në vetvete që e bëjnë të duket jo konstante në mënyrën ekzistencës së saj. Mendimi i thellë apo reflektimi nuk është një pikë e fortë e saj. Ajo ka gjithmonë frikë se mos humbë diçka apo dikë. Përpiqet gjithmonë të fitojë jo vetëm dashurinë, por stimën e të afërmit. Kur e ndjen veten të vlerësuar dhe të respektuar ka më pak frikë nga braktisja. Ajo është e aftë për çdo lloj sakrifice dhe sforcimi për të arritur qëllimin e saj, mjafton që ta ketë përcaktuar atë. E ka shumë të zhvilluar kultin e miqësisë dhe prandaj mund të mbështetesh në ndihmën e saj. Ajo është e aftë të sakrifikojnë për miqtë nëse ata kanë nevojë për të. Ajo dëshiron, të njohë, të mësojë sa më shumë në çdo fushë.
Kjo mund ta bëjë të shpërndarë, sepse do të tentojë gjithmonë të mos jepet pas një fushe të veçantë, por të njohë çdo gjë nga pak.

Personaliteti i Dashit
Fjalët kyçe të shenjës të Dashit janë “nesër” dhe “unë jam” dhe janë të dyja të zbatueshme në personalitetin e mashkullit dhe femrës. Energjia e të lindurve në shenjën e Dashit është në të vërtetë e jashtëzakonshme. Por mund të bëhet pothuajse e rrezikshme për ata, sepse ndodh që pa e kuptuar të arrijnë të shpenzojnë të gjithë potencialin dhe energjinë për punë në projektet e shumta që kanë skicuar gjithmonë të torturuar nga frika se nuk do të arrijnë t’i realizojnë të gjitha.
Dashi, pa dyshim, mërzitet kur nuk mund të veprojë, ose kur është në pritje për të vepruar dhe ka nevojë të vazhdueshme të ushqejë egon e tij të fortë me veprime, ose me mungesë të tyre me iluzione. Sigurisht që personaliteti i Dashit nuk u shmanget gënjeshtrave edhe pse më pas i urren ato: kur ka vendosur të gënjejë, di ta bëjë këtë me shumë mjeshtëri, aq sa është e vështirë t’ia heqësh maskën. Shpesh ndodh që i linduri Dash (femër apo mashkull) të mos jetë besnik dhe kjo i detyrohet, para së gjithash faktit që mosbesnikëria arrin të paguajë sqimën, mburrjen e lindur dhe kuriozitetin e padashur të tij.
Të lindurit në dhjetditëshin e parë (21 – 31 mars)
Janë shumë impulsivë dhe arrijnë me vështirësi të kontrollojnë instiktet e veta, sepse kanë të gjitha karakteristikat primare të shenjës.
Të lindurit në dhjetditëshin e dytë (1 – 10 prill)
Kanë dhuntinë e bujarisë, por janë dhe shumë krenarë, sqimtarë dhe ambiciozë, sepse marrin pak nga Luani (shenja e dytë e zjarrit).
Të lindurit në dhjetditëshin e tretë (11 – 20 prill)
Janë më të ëmbël, më të urtë, më të menduar e reflektivë e respektojnë më shumë mendimin e tjetrit, sepse ndikohen nga Shigjetari që është shenja e tretë e zjarrit. Këta janë dhe më të drejtë, më pasionantë, më sentimentalë, por dhe më të mençur.

Dashi dhe dashuria
Në lojën e dashurisë të lindurit nën shenjën e Dashit ata janë gjithë zjarr por dinë të jenë edhe romantikë me partnerin. Në dashuri godasin lehtë sidomos në moshë të pjekur. Disa prej tyre janë besnik kur martohen dhe janë për familje të madhe, për të tjerë dashuria është një problem i dorës së dytë. Në lidhjet personale ata janë të sinqertë, direktë, janë miq bujarë dhe entuziastë. Kanë dëshirë të fortë seksuale që i bën dashnorë pasionantë, por dhe të bezdisshëm. Dëshira e tyre e fortë seksuale i bën Don Zhuanë dhe martesat mund të dështojnë. Në se ty të pëlqen një dash duhet të lidhehs me të me mish dhe shpirt, ndryshe do ta humbësh.
Femra e Dashit në Dashuri.
Femra e shenjës së Dashit në dashuri sillet si një fitimtare e vërtetë, dhe pse tek ajo mbetet gjithmonë një pasiguri dhe frikë se mos dështon në qëllimin e saj. Në martesë synon të luajë një rol mbizotërues dhe udhëheqës. Kur bëhet nënë do që vetëm ajo të luajë rolin e edukatores së fëmijëve. Në periudhën e fejesës mund të ndodhë që tek ajo të alternohen momentet e entusiazmit të madh me momente të tjera refuzimi dhe pasigurie kundrejt shokut të saj. Kjo bën pjesë në temperamentin e saj. Megjithatë dashurinë e jeton në mënyrë shumë pasionante dhe instiktive, sensuale dhe me xhelozi, pa toleruar me një romanticizëm relativ. ثshtë e qartë që në raportin sentimental femra e kësaj shenje mbetet e paduruar, kokëfortë dhe egocentrike. Megjithatë duhet njohur aftësia që ka për të frenuar xhelozinë e saj të pafund dhe nuk përjashtohet të arrijë të bëjë të ndryshojnë mendim, sepse do të sillet në këto raste me një utësi të pafund për të cilin dhe ajo vetë ka gjithmonë shumë nevojë. Në dashuri ajo sillet në mënyrë të vrullshme, të rrëmbyeshme. Por shpërblimet e saj kanë jetë të shkurtër e nuk lënë gjurmë. Përpiqet të zotërojë edhe në jetën e burrit të saj. Ajo di ta jetojë dashurinë me bujari. Burri i saj ideal duhet të dijë ta mbrojë nga vetja e saj dhe nga të tjerët e ta bëjë të ndihet se është në qendër të vëmendjes së tij. Me të ajo do të sillet në mënyrë altruiste, por megjithatë nuk u jep shumë rëndësi kërkesave psikologjike të tij.
Mashkulli i Dashit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, mashkulli i kësaj shenje sillet në mënyrë mjaft posesive (zotëruese) dhe nuk i merr shumë në konsideratë nevojat psikike të partneres së tij. Edhe ai si femra është i vrullshëm dhe entuziast, gjithmonë shumë instiktiv dhe nganjëherë thuajse primitiv por edhe prepotent, dyshues dhe shumë polemist. Temperamenti i tij është shumë sensual, pasional dhe tepër vital; të kërkon të konsiderojë femrën që dashuron si një pronë të tij. Ai është xheloz por mundohet ta fshehë dhe arrin të duket thuajse indiferent, në të vërtetë ai vuan në heshtje pasojat e xhelozisë, dhe për asnjë arsye nuk do të pohojë nevojën e lindur për t’i kushtuar si vëmendje të vazhdueshme, sepse e konsideron si një simptomë dobësie. Në raportin e çiftit ai vendos gjithë kokëfortësinë e tij; ndihet shumë nevoja që ka për t’iu imponuar gruas së tij dhe për të arritur atë që ka parapërcaktuar. Ai di të fitojë duke u munduar të duket në sytë e të zgjedhurës tamam siç do ta dëshironte ajo, veçse pastaj ai është shumë xheloz, sedërmadh por edhe grindavec. Ai i përshtatet me vështirësi dhe është relativisht i paaftë për t’u thelluar, duke qenë sipërfaqësor, ai nuk preokupohet shumë për dëshirat e nevojat e femrës që dashuron. Seksualisht mashkulli i shenjës së Dashit sillet në mënyrë të shëndetshme, të zjarrtë, pa sfumatura dhe butësi. Me shoqen e tij mund të jetë shumë bujar ose jashtë mase koprac; pra mashkulli i lindur në këtë shenjë nuk njeh dhe rrjedhimisht nuk zbaton asnjë rrugë të ndërmjetme. Mund të ndodhë që të rrëmbehet shumë nga puna dhe në këtë rast çifti e kalon pa brejtje të ndërgjegjes jetën.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 mars)
Përmbledh të gjitha karakteristikat e shenjës.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 prill)
Do të ketë në dashuri tipologji të Luanit që vijnë nga shenja pasuese e zjarrit, tipike për Luanin.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 prill)
Janë më të ëmbël, më sentimental por edhe më të mençur sepse merr karaketeristika nga Shigjetari (shenjë tjetër e zjarrit).

Dashi në miqësi
Të lindurit në shenjën e Dashit në miqësi ata janë besnikë dhe këmbëngulës për të zgjatur një mëri. Gjithë këto cilësi dhe difekte kontradiktore i bëjnë të lindurit e kësaj shenje shumë tërheqës vetëm sepse ndryshojnë nga të tjerët. Kush i do Dashi nuk mërzitet.
Femra e Dashit në miqësi (shoqëri)
Femra e shenjës së Dashit është zakonisht një mikeshë shumë e mirë, gjithmonë gati për të ndihmuar në momente e nevojë, por mund të përpiqet të imponohet dhe jo gjithmonë di të sillet në mënyrë diskrete. Si mikesh mund të jetë pak invaduese dhe pse e bën pa keqdashje apo shpirtligësi. Femra e kësaj shenje jepet pa u menduar gjatë, me shumë vrull, por shpesh pëson zhgënjim nga i afërti, gjë që e plagos thellësisht, mbasi ajo nuk e pret. Edhe pse pëson zhgënjim nga ndonjë raport miqësor ajo nuk ndryshon qëndrim: miqësia ka shumë rëndësi për të. Gjithmonë në kërkim të miqve të rinj ajo do të hedhë prapa krahëve eksperiencat negative. Femra e shenjës së Dashit si mike përpiqet të jetë jo vetëm mbështetje por edhe udhëheqëse.
Mashkulli i Dashit në miqësi
Edhe mashkulli e ka të theksuar ndjenjën e miqësisë edhe pse shumë më të dobët se ajo e femrës së kësaj shenje. ثshtë një mik ideal dhe bujar, që megjithatë nuk duron ta kundërshtojnë. Me miqtë ai është mjaft sedërmadh dhe i mbetet hatri shpejt. Një mashkull i kësaj shenje nuk e tradhëton kurrë mikun, por gjithnjë largohet pa idhënë shpjegime për sjelljen e tij, në qoftë se do të ndihet i zhgënjyer dhe kur vë re se nuk e kanë kuptuar duke krijuar një mur që do të mbetet i parrëzueshëm.

Dashi në familje
Femra e shenjës së Dashit nuk ka një ndjenjë të theksuar për familjen ku ka lindur, ndoshta sepse ka ndodhur shpesh që të ketë patur një fëmijëri me probleme në familje, me mungesë vëmendjeje dhe dashuri fakt që e shtyrë të ndihet si një peshë në familjen e saj. Përkundrazi, familja që ajo do të krijojë, do të ketë një rëndësi shumë të madhe për të dhe mbi të gjitha femra e kësaj shenje do të bëjë gjithçka për të qenë një nënë e mirë, një mikeshë e mirë për fëmijët e saj me të cilët sillet në mënyrë autoritare dhe një çikë e paduruar.
Mashkulli i shenjës së Dashit përkundrazi duke qenë shumë i dhënë pas punës, për t’u dalluar si ia sugjeron ambicja e tij, shpesh nuk është i pranishëm në familje. Megjithatë ai mundohet të jetë një mik i mirë për bijtë e tij, duke ia lënë nënës edukimin e tyre. Me fëmijët ai është ose shumë autoritar ose që u lejon çdo gjë; dhe ky fakt vjen nga mungesa e lindur e ndjenjës së masës. Gjithashtu, duke qënë njeri shumë i sigurt për opinionet e tij, do të pranojë me vështirësi ato të fëmijëve, nëse këto do të jenë të ndryshme. Me familjen ku ka lindur do të mbajë një raport të mirë, edhe pse do të jetë pak i shkëputur dhe jo i ngrohtë.
Prirjet profesionale të Dashit
Nëqoftë se të lindurit e shenjës së Dashit merren me sport thyejnë rekorde shpesh herë, në qoftë se i kushtohen artit janë elektikë dhe me fantazi.
Femra e lindur në këtë shenjë nuk e duron rutinën, monotoninë, disiplinën e tepruar do të përpiqet gjithmonë të sigurojë një punë të pavarur që i pëlqen, pra një autonomi maksimale si dhe mundësinë për të qenë e para në sektorin që ka zgjedhur. Për atë janë të përshtatshme profesionet e lira, artet figurative nëpërmjet të cilave mund të shprehë krijueshmërinë e vet si dhe të gjitha aktivitetet që kërkojnë energji dhe dinamizëm si për shembull të gjitha veprimtaritë sportive. Karakteristika këto që bëjnë pjesë në personalitetin akti dhe entuziast të kësaj femre. Duhet të ketë kujdes për mos harxhuar shumë energji edhe në punë.
Mashkullit të shenjës së Dashit sikurse femrës i pëlqen të jetë i pari dhe nga natyra kërkon të jetë “kapo”. Me karakterin e tij energjik mund të bëhet një avokat apo politikan i zoti, dhe një sipërmarrës i pavarur i mrekullueshëm. Mund të kenë rezultate të dukshme edhe në profesione që presupozojnë kërkime si: mjekësi, kirurgji, fizikë dhe astronautikë. Por mund të bëhen dhe piktor, aktor, shkrimtarë, skulptorë, atletë, eksploratorë, marinarë, aviatorë, liderë dhe ushtarë të zotë.
Një këshillë: të lindurit në këtë shenjë nuk duhet të lejojnë që në punë të tërhiqen nga rrëmbimi dhe padurimi.

Dashi dhe Paratë
Të lindurit në shenjën e Dashit qofshin meshkuj apo femra kanë një mënyrë për teprim më shumë nga shfaqjet e tyre dhe kështu janë dhe kundrejt parave. Ata mund të jenë shumë kopracë ose shumë bujarë, pa masa të ndërmjetshme. Dashi me gjithë maturinë e tij, me vështirësi akumulon fate të mëdha sepse mbetet gjithmonë i shpërndarë. Ata shpenzojnë me kënaqësi për të gjithë, për gjërat që mund të bëjnë jetën më komode dhe më të lehtë ose punën më të shpejtë; ata do të shpenzojnë madje me kënaqësi për të bërë udhëtime ose për të blerë ndonjë makinë.
Po ashtu ndërmjet një objektivi të modës dhe diçkaje antike, ato do të zgjedhin të parin edhe po të mos jetë i domosdoshëm. Duke qenë njerëz të prirur ndaj së ardhmes, kjo zgjedhje është shumë e kuptueshme. Në raportin me paratë ndaj Dashit ndikon pozicioni i Hënës dhe i Diellit domethënë në cilin pozicion të horoskopit do të ndodhen Hëna dhe Dielli.

Dashi dhe Shëndeti
Të lindurit e kësaj shenje si meshkuj dhe femra janë të përgjithësi të shëndetshëm gjithmonë në gjendje për të rifituar shpejt formën e tij të zakonshme fizike pas sëmundjeve dhe vuajtjeve. Koka është pjesa më delikate e Dashit, pra truri, fytyra, sytë dhe veshët por mund të vuajnë edhe nga veshkat, stoomaku, mëlcia, zemra. Të lindurit e kësaj shenje kanë mungesë kalciumi dhe potasi. Në fakt dhëmbët i kanë delikat dhe kockat e dobëta. Sytë i kanë shpues dhe të shndritshëm. Nëse kanë dhembje në sy mund të përdorin kajsitë për t’ia larguar sadopak dhembjen. Shpesh njerëzit e kësaj shenje kanë ethe të forta por me kohëzgjatje të shkurtër, e marrin veten shpejt. Ju këshillohet sporti për të zbutur tensionet nervore dhe për të gjetur një ekuilibër të mirë. Duhet të dalin në ajër të pastër për të furnizuar me oksigjen trupin dhe trurin. Ushqimi për Dashin duhet të jetë i paisur me kalcium, i domosdoshëm për dhëmbët dhe kockat, që me moshë do të bëhen gjithmonë e më të dobët, me potas dhe proteina që gjenden në mish, vezë, djathra dhe sojën, kontornot me thjerrëza, qiqra, fasule të bardha, rrepa, qepë, lulelakër janë më të mirat. Këshillohen boronicat që ndihmojnë sytë dhe lëngu i agrumeve që ka shumë vitaminë C. këshillohet të shmangin ushqimet me yndyrna. Mëlçia e tyre delikate nuk duhet sforcuar me ushqime të rënda as me pije alkolike. Do të ishte mirë të bënim bizita në muzeume në ekspozita ose duke dëgjuar muzikë. Femrat e Dashit çlodhen duke qëndisur jashtë në ajër të pastër. Për pushime rekomandohen më shumë mali dhe fshati sesa deti.
Dhjetëditshi i parë (21 – 31 mars)
Preket më shumë nga ethet e shkurtra por të forta si dhe nga shqetësime të aparatit gjenital.
Dhjetëditshi i dytë (1 – 10 prill)
Janë të ndjeshëm në veshkat, ndaj të ftohtit dhe në grykë. Mund të kenë probleme hepatike dhe shkak të tensionit nervor.
Dhjetëditshi i tretë (11 – 20 prill)
Mund të jenë subjekt nevralgjik i problemeve me dhëmbët dhe me aparatin gjenito – urinar.

Planetet që ndikojnë kryesisht tek Dashi janë Marsi, Urani dhe Dielli.

Vlerat e Dashit
Femra e lindur nën shenjën e Dashit është e vendosur, e zjarrtë, shpesh optimiste një krijesë që di ti përballojë prapësitë e jetës pa u qarë.
Ajo është kurajoze, depërtuese, shumë idealiste, një zonjë shtëpie shumë e mirë, që kur do di të frenojë xhelozinë e saj të pafund dhe dëshirën për të mbizotëruar; një femër që sigurisht nuk është nga ato që shkojnë me llogari dhe që përpiqet gjithmonë të krijojë në jetën e saj në çdo fushë. Duke u mbështetur në operativitetin e saj të jashtëzakonshëm, ajo di të përdorë inteligjencën e saj të madhe, në punë ka shumë interesa dhe një sens të thellë dinjiteti; është e zgjuar dhe e zonja, e përzemërt dhe e dhënë pas përparimit të drejtë.
Mashkulli i kësaj shenje është shumë energjik, i vendosur, i guximshëm, plot iniciativë, optimist, këmbëngulës dhe një punëtor që nuk njeh lodhje dhe vështirësi. Janë dinamikë, të shpejtë, entuziastë e të dashur. Në dashuri ai di si të transformohet me gjithë impulsivitetin e tij, në një partner të butë, kur ëmbëlsohet nga përkushtimi dhe përkëdheljet e gruas që do. Personat e zhvilluar kanë një intuitë të mirë.

Të metat dhe dobësitë e Dashit
Femra e kësaj shenje është mjaft kapriçioze, kokëfortë e kryeneçe. Mund të jetë edhe grindavece, që irritohet lehtë e çrregullt dhe e shkujdesur; mund të grindet lehtë, është hatërmadhe dhe shpesh i mungon diplomacia. ثshtë një grua e pavarur dhe shumë autoritare. Këto dy karakteristika mund të komplikojnë raportin e saj në çift, nëse shoku i saj do të bënte gabimin që të përpiqej ta ndryshonte. ثshtë e prirur për të përballuar pengesat me shumë vrull dhe frontalisht. Kjo mënyrë mund t’i sjellë shumë rreziqe dhe dështime. Do të ishte mirë të kishte më shumë durim dhe diplomaci. Femra e lindur Dash nuk përballon problemet e së tashmes, të cilat kur mbeten pazgjidhur mund të zmadhohen dhe madje të bëhet të pazgjidhshme. Kjo mbi të gjitha mund të ndodhë me shëndetin.
Mashkulli i lindur në shenjën e Dashit mund të arrijë në një agresivitet të tepruar, thuajse pa e kuptuar, që mund ta çojë madje dhe në provokacione. ثshtë tip inatçi, kapadai, pothuajse gjithmonë e tepron me manifestimet e intolerancës dhe këmbënguljes. Ai kërkon privilegje në jetën e çiftit duke rrezikuar kështu mirëkuptimin dhe marrëveshjen me partneren. Tendenca e tepruar për kritikë mund ta çojë lehtë në pesimizëm ndaj të ardhmes. I mban me shumë vështirësi premtimet, sepse harron fjalën e dhënë, veçanërisht në gjëra të vogla. Mashkulli i kësaj shenje bëhet i dobët për shkak të natyrës së lindur të tij që piqet dhe nxjerr me vështirësi mësime nga jeta, ai do t’i përsërisë gabimet e tij shumë herë, aq sa shpesh arrin në pleqëri me plot brejtje të ndërgjegjes për gjëra ose persona që i kanë ikur nga duart për faj të tij. Në përgjithësi i linduri i Dashit është i pakuptueshëm, prandaj pëson shpesh aksidente më shumë se të tjerët madje dhe nga më banalet.

Ekstravagancat e Dashit
Femra. Origjinaliteti i femrës së lindur nën shenjën e Dashit shprehet me supersticionin e tepruar dhe me dashurinë për sportet mashkullore dhe shumë luftarake. Ajo nuk e duron kurrë afrimin me një njeri për të cilin nuk ndjen simpati; kjo sjellje është krejt irracionale dhe instiktive, sikurse dhe fakti që ajo nuk është tolerante as për problemet që lidhen p.sh. me trafikun qytetar apo kundrejt një pengese të papritur që e detyron të heqë dorë nga një projekt i saj.
Mashkulli i kësaj shenje me karakterin e tij dominues manifestohet edhe kundrejt disa objektivave të veçanta nga të cilat nuk do të hiqte dorë kurrë apo nuk do t’i jepte hua. Këto janë objekte që lidhen me emocione të thella ose me vende që i kujtojnë diçka të bukur. ثshtë shumë supersticioz dhe i bindur se ka gjëra dhe persona të mund të jenë negativë ose shumë pozitivë për të.

Këshilla për Dashin
Si femrat dhe meshkujt e kësaj shenje kanë prirje të mendojnë se mjafton kurajo në jetë për t’ia dalë mbanë mirë, por nuk është gjithmonë kështu. Janë shumë të nevojshme dhe reflektimet për të njohur gabimet që pastaj t’i korrigjosh. Por këtë një njeri i shenjës Dash vështirë se mund ta arrijë. Për të mirën e tij ai duhet t’i imponojë vetes një farë disipline në veprime dhe të mos reagojë gjithmonë sipas impulseve të tij. Shpesh mund të jetë tepër egoist dhe për të arritur qëllimin e tij arrin të harrojë kë ka përreth dhe madje atë që do me gjithë shpirt, duke rrezikuar të bëjë gabime e dëme që pastaj, edhe po të dojë, nuk do të arrijë të riparojë as me vullnetin më të mirë. Shenja e Dashit është padyshim plot me kontradikta dhe kjo i detyrohet faktit që përmbledh vlerat dhe efektet e të gjitha shenjave të tjera. Megjithatë ekziston një karakteristikë që i bashkon të gjithë: të paktën në një sektor të jetës: Dashi do të bëjë gjithçka për të qenë i pari dhe për t’u konsideruar më i miri. Të lindurit e kësaj shenje kanë privilegjin me të vërtetë origjinal për t’u konsideruar si “foshnja e përjetshme” madje dhe kur plaken mbeten të çuditur dhe të çorientuar e aq më keq nuk janë të aftë të pranojnë pleqërinë me qetësi dhe si një eveniment krejt të natyrshëm. Përkundrazi ata që dinë ta kthejnë këtë në një periudhë pozitive, mund të bëhen udhëheqës shumë të mirë dhe pika të vlefshme referimi për të rinjtë. Një këshillë: ju që keni lindur në shenjën e Dashit mundohuni t’i keni gjithmonë në konsideratë hollësirat që janë të rëndësishme dhe kur nuk duket si domethënëse.

Kombinimi i Dashit me shenjat e tjera
Në miqësi: Të lindurit e shenjës së Dashit do të kenë një mirëkuptim dhe miqësi të mirë me Demin e durueshëm sepse kanë të përbashkët sensin praktik; me Binjakët e gjallë, tek të cilët magjeps e papritura; me të disponueshmen Virgjëreshë, me Peshoren e ëmbël dhe me Shigjetarin, hijeshinë dhe nurit të të cilit i nënshtrohen, me Akrepin inteligjent të cilit i adhurojnë thellësinë psikologjike, kundërveprimin dhe autokontrollin, me Ujorin origjinal tek i cili vlerësojnë inteligjencës dhe autokonvencionalizmin, përveç nurit të magjishëm. Raporti i miqësisë mund të rezultojë i vështirë me Luanin prepotent, tepër autoritar, me Gaforren dyshuese tepër të pavendosur, me Bricjapin e ftohtë, tepër të ashpër dhe që llogarit çdo gjë dhe me Peshqit që largohen sepse kështu do të lëndojnë Dashin me ndjenjën e tij për të dominuar.
Në dashuri: Sentimentalisht dhe seksualisht meshkujt edhe femrat e Dashit do të kishin raporte më të qeta më të shtruara më të hapura me të lindurit e Demit ose të Gaforres. ثmbëlsia e Gaforres është për Dashin shumë tërheqëse. Edhe me Akrepin nuk do të linin shumë probleme. Me Luanin dhe Shigjetarin do të shkonin mirë sepse janë të tre shenja zjarri. Përkundrazi, do të ishte i pamundur një mirëkuptim me Bricjapin se është iftohtë dhe pak i ndjeshëm, me Peshqit që janë shumë të pakapshëm, me binjakët që në dashuri janë të pabesueshëm, jo besnikë. Vështirë edhe me Peshoren.
Në punë: Përshtatje optimale kanë me Luanin, Virgjëreshën, Shigjetarin, Ujorin sepse me këto shenja Dashi ka të përbashkët dashurinë për punën dhe cilësitë që do të kompensojnë difektet e tij. Diskutimi sigurisht nuk është i lehtë me Bricjapin, Binjakët, Peshoren dhe Gaforren sepse mënyra e mendimit dhe metoda mund të krijojë divergjenca të mëdha.

Mashkulli ideal për femrën e Dashit
Para së gjithash nga i zgjedhuri prej femrës së shenjës së Dashit kërkohet një ndërshmëri dhe besnikëri e pakushtëzuar. Duhet të jetë një shok bujar dhe plot ngrohtësi, por edhe pak xheloz që të mos i mungojë kurrë kurajo dhe ndjeshmëria. Për këtë femër ka shumë rëndësi që të ketë një besim të verbër në shokun e saj. Gjithashtu ajo ka nevojë gjithmonë edhe pse s’e pohon për një mbështetje të fortë që e kërkon më mënyrën instiktive tek shoku. Duhet tëjetë i hapur, disponibël por jo mbytës. Ai duhet të dijë si ta mbrojë.

Femra ideale për mashkullin e Dashit
Mashkulli i kësaj shenje do të parapëlqejë të ketë përkrah një shoqe të jetë elegante por që të mos bjerë shumë në sy. Përkundrazi të jetë e matur, e devotshme, inteligjente por që të mos e pëlqejë polemikën. Partnerja e tij nuk duhet kurrë t’i vejë në dukje aftësitë e saj intelektuale. Për mashkullin e Dashit ka shumë rëndësi të jetë e sigurtë për besnikërinë absolute të gruas që ka zgjedhur, ai nuk do ta falë gruan e tij as për “zbavitjen” më të vogël. Ai do që të ketë edhe një raport miqësor me gruan e tij.

KURIOZITETE PER DASHIN
Vendet që preferon Dashi
Vendet dhe qytetet që i përshtaten më tepër të lindurit në këtë shenjë që në astrologjinë politike simbolizon iniciativën, veprimet e dhunshme, revoltat dhe regjimet diktatoriale janë: Gjermania, Anglia, Japonia, Palestina, Peruja, Polonia, Siria, Napoli, Padova, Verona, Krakovi, Berlini, Marseja dhe Firenceja. Në këto vende dhe qytete të lindurit nën shenjën e Dashit do të ndiheshin më mirë sepse janë vende që u përkasin të njëjtave shenja zodiakale.
Ngjyrat e Dashit
Të lindurit në shenjën e Dashit, veçanërisht gratë parapëlqejnë të kuqen për veshjet e tyre. Kjo ngjyrë nuk këshillohet sepse thekson impulsivitetin mjaft të dallueshëm të kësaj shenje dhe prirjen për agresivitet. Do të jetë mirë, përkundrazi që të parapëlqehet bluja në vend të së kuqes ose e kaltra të cilat janë ngjyrat që sjellin qetësi dhe sinqeritet.
Orët e dashurisë
Për çdo të lindur nën shenjën e Dashit orët e dashurisë, pra momentet që konsiderohen më të favorshme për të shprehur ndjenjat e veta janë: ora 12 deri në 13 ditën e dielë, e hënë, e mërkurë dhe të enjte, ose 24 deri në orën 1 e diel, e hënë, e enjte dhe e premtne.

Dielli, Jupiteri, Hëna dhe Afërdita janë veçanërisht të favorshëm për shenjën e Dashit dhe janë drejtuesit e këtyre orëve.

Hajmalia që i sjell fat Dashit është një kokërr qelibari ta mbajë me vete kudo të varur diku. Ndërsa unaza që sjell fat është një unazë hekuri, argjendi, nikeli ose platini, sepse këto elementë konsideron dhe planeti Mars që është zot i të lindurve nën shenjën e Dashit. Guri i çmuar me fat diamanti. Tërheq dashuri, sjell suksese financiare dhe fat.
Disa kuriozitete të kësaj shenje
Karlo Rubia, اarli اaplin, Arturo Toskanini, Leonardo da Vinçi, Van Gogu, Bismarku, Bahu, Fan Kurajani, Kartezio, Gregori Pek, Sara Simeoni, Nilde Loti, Klaudia Kardinale, Mina, Beti Dejvis, Hajdeni, Gogoli, Valeria Marini, Russell Crou, Adolf Hitler, Genta Ismaili, Selin Dion

Pasaporta astrologjike
Periudha 21 mars – 20 prill
Elementi Zjarri
Cilësia Kardinale pozitive, themelues
Gjinia Mashkullore
Planeti sundues Marsi
Gurët e çmuar Rubini, diamanti, kalamiti
Parfumet e tyre Parfumet e forta, intensive, manushaqe.
Lulet e preferuara Trëndafili, lulemustaku, barbarosa
Pemët, bimët Shega, bredhi i kuq, ahu, pisha, qepa
Ditët me fat e martë, e enjte
Ngjyrat e preferuara e kuqe, e purpurt dhe bluja
Numrat me fat 1, 3, 5, 9 (për lojra)
Stili kazual dhe klasik
Numri planetar 5
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

DEMI
(20 prill – 20 maj)

Demi është shenja e dytë e zodiakut, është shenjë e tokës, femërore, e qëndrueshme, mohuese dhe që udhëhiqet nga planeti Venus (Venera). ثshtë shenja e bukurisë, e natyrës, e artit dhe e muzikës. ثshtë shenjë e qartë që kuptohet lehtë. Demi është shenja e jetës ku ndikimi i edukimit familjar të fëmijërisë ndjehet në mënyrë të veçantë. Si pak shenja të tjera ka një hijeshi të rrallë.

Karakteristika të përgjithshme (femra, meshkuj)
Njerëzit e lindur nën shenjën e Demit janë të duruar, të kujdesshëm, të qëndrueshëm, të vendosur, të qartë, të besueshëm, të qetë, të dashur dhe praktik. Të lindurit nën këtë shenjë e duan natyrë, tryezën e mirë, qetësinë, ambientin e pastër kështu që nuk ambientohen lehtë në qytetet e mëdha, të ndotur që shkaktojnë stres. Janë të admirueshëm të dhënë pas familjes dhe miqësive të gëzueshme. Bëhen baballarë dhe nëna të lidhur pas fëmijëve. Respektojnë shumë personat e vjetër dhe ëndërrojnë një familje patriarkale. Të lindurit Dem priren drejt një ushqimi të mrë, janë konservatorë, janë materialistë dhe shumë të dashuruar pas parasë. Gjithashtu ata janë kuriozë, kokëfortë, korrektë, të pastër u pëlqen vetja, janë të ndershëm dhe shumë xhelozë. Të lindurit nën shenjën e Demit janë njerëz të papajtueshëm që e mbajnë inatin shpesh herë ata janë ziliqarë dhe të gatshëm për të ndryshuar. Shumë nga këta njerëz janë të ndjeshëm dhe pak të ndrojtur, posesivë dhe egoistë. Janë tipa artistikë dhe kur i hyjnë një pune e çojnë deri në fund gjallë a vdekur ngaqë kanë qejf të zhyten në të mira materiale dhe e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë punuar si qen për t’ia arritur. Pra ata kërkojnë shpërblimin e çdo pune. Shenja e Demit kanë pothuajse gjithnjë një memorie të shkëlqyer. Janë të mirëdashur nga miqtë e tyre, për mirësjelljen, bujarinë dhe tolerancën që i karakterizon. Shpesh herë ata janë naivë dhe duhet të kenë kujdes nga mashtrimet. Demat shikohen me sy të keq nga eprorët e tyre për shkak të rreptësisë që tregojnë. Janë tipa shakaxhinj dhe kanë shumë nevojë për shoqëri. Nganjëherë nuk kanë fantazi dhe imagjinatë, ata kërkojnë mirëqenie materiale sesa shpirtërore dhe nuk thellohen në kulturën e tyre. Nëpërmjet tyre spikasin persona me karakter të kundërt ka prej tyre kërkues shkencor të aftë e me intuitë të madhe, artistë origjinalë të pajisur me sens të thellë kritik. Një ndjenjë e thellë përgjegjësie i dallon pothuajse të gjithë sidomos gratë. E duan pronën edhe paranë, kanë solidaritet dhe forcë vullneti. Demat janë tepër praktikë sesa intelektualë dhe janë të fiksuar në idetë e tyre duke bërë skllevër të ideve të tyre. Ka raste kur ata ngulin këmbë si mushka në të tyren dhe bëhen të ngurtë, ultra konservatorë dhe grindavecë. Nëse dikush i plagos ata bien pre e dhimbjes dhe duan që dikush t’ju bëjë qejfin vazhdimisht për të dalë nga kjo gjendje. Kur dikush prek telat e tyre të humorit ata qeshin si të çmendur, kanë ndjenjë estetike, duan artin për të cilin mund të kenë talent. Shpesh janë fetar dhe ndjekin fe të rralla. Janë xhentilë dhe me humor konstant, por nëse i provokon shpërthejnë me zemërim dhe humbin kontrollin. Janë punëtorë dhe artizanë të mirë, të ngadaltë në vendime. Janë realistë sepse jetojnë me këmbët në tokë ngaqë i përkasin shenjave të tokës. Janë romantikë dhe kërkojnë lumturi familjare. Hera – herës përfshihen në zënka por qetësohen shpejt. Shpesh herë janë të pangopur si në tryezë ashtu dhe në seks. Pëlqejnë stabilitetin, luksin, gjërat natyrale, konfortin, bukurinë, kënaqësinë, urrejnë imponimin, shkatërrimin, gjërat e paqarta, të jenë nën presion.
Karakteristikat e mashkullit të Demit
Mashkulli i lindur në shenjën e Demit është shumë konstant dhe virtyti i tij kryesor është Durimi. Kjo është aq e vërtetë saqë kur dëshëron të arrijë diçka dhe fati punon kundër tij, di të presë me qetësi dhe besim për të rifilluar përpjekjet pa u qarë dhe pa u penduar. ثshtë njeri me shumë buonsens, ushqen dashuri për punën dhe nuk i pëlqejnë intrigat, thashethemet sepse është shumë i çiltër dhe qëndron larg fjalëve, madje, i urren dhe nuk i vijnë përshtat personat që argëtohen me to. Mashkulli i lindur në shenjën e demit nuk duron në asnjë mënyrë të përdoret si vegël nga të tjerët, pra as nga njerëz të afërm të tij. ثshtë e vërtetë se nuk ia thotë për autokritikë dhe gabimet e veta i pranon me vështirësi. Ka këmbëngulje të verbër, ekuilibër dhe llogjikë të shkëlqyer. Lidhjet që përpiqet ti ngrejë janë gjithnjë mjaft të qëndrueshme sepse çdo gjë që ndërmerr personi i lindur Demn ngrihet mbi baza solide. ثshtë natyra e tij që e shtyn të veprojë në këtë mënyrë. Mashkulli i lindur Dem mund të përcaktohet si jashtëzakonisht besnik dhe i pajisur me ndjenjë të thellë miqësie, por këshillat e të tjerëve nuk i pranon lehtë sepse është shumë i sigurtë në vetvete dhe i vlerëson vetëm në rast se bindet për to. Ka llogjikë të mprehtë dhe aftësi të shkëlqyera për të nxjerrë konkluzione. ثshtë i ndershëm dhe xheloz.
Karakteristikat e femrës së Demit
Femra e shenjës së Demit është shumë e sjellshme, mjaft e natyrshme në mënyrën e të vepruarit, një grua që i vlerëson gjërat e bukura të jetës dhe që dëshëron të ketë një shtëpi të bukur (kjo ngaqë i sundon planeti i bukurisë, Venusi). Ajo ka natyrë të urtë është e vemendëshme, praktike e qetë dhe plot vetëmohim për njerëzit e saj të dashur dhe miqtë. ثshtë shumë e dashur dhe mënyra e të vepruarit, lëvizjet, të folurit dhe të veshurit e saj janë mjaft femërore. Zgjedhjen e bën me shije dhe personaliteti i saj do të përputhet në mënyrë të harmonishme me modën që do të ndjekë. Femra e lindur nën shenjën e Demit ka një vullnet po aq të fortë sa dhe dëshira e saj për jetën, ndërkohë që respekton thellësisht paranë pa e shpërdoruar atë aspak.

Personaliteti i Demit
Të lindurit në këtë shenjë (meshkuj dhe femra) rrezatojnë një manjetizëm të veçantë sepse në vetvete kanë një forcë pozitive dhe janë të ndjeshëm. Kanë mjaft frikë nga e panjohura sepse në thelb i duan gjërat të jetë të prekshme, të dukshme të qarta dhe jomisterioze, personaliteti i bën të jetojnë gjithnjë me këmbë në tokë dhe sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë realiste. Mund të thuhet se kanë fantazi dhe intuitë të shkëlqyer, por megjithatë kanë nevojë që përpara se t’i pranojnë dhe t’i përballojnë situatat duhet të votojnë. Për të lindurit e kësaj shenje është e domosdoshme që tabani ku ai do të mbështetet të jetë solid. Bukuria në të gjitha format e saj, por në mënyrë të veçantë për t’u zhytur në të me t’iu krijuar koha e lirë si dhe për arsyen tjetër se kontakti me gjelbërimin e ndihmon për t’u kalitur, për të pushuar dhe për të grumbulluar energji të reja. Kurioziteti nuk bën pjesë shumë në temperamentin e tij që në fund të fundit përbën një tip largpamës që vështirë se mund të zihet në befasi nga të tatëpjetat e jetës. Ndonëse i mungon pak takti (veçanërisht mashkullit) di të kërkojë në mënyrën e tij të sjelljes si “djalë i mirë”. Femra e shenjës së Demit i jep shumë rëndësi vetes, ndërsa mashkulli i kësaj shenje është disi i matur e vazhdimisht bën kujdes. Fjalët kyçe të demit janë “unë kam”.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 30 prill)
Janë kryesisht egoistë, të ndrojtur dhe shqetësohen për çështjet ekonomike, sepse janë plotësisht nën ndikimin e shenjës së Demit.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 maj)
Ndryshe nga të parët janë më me fat, ambiciozë dhe disi dyshues. Kanë edhe disa karakteristika të personave të lindur në shenjën tjetër të tokës që është Virgjëresha.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 maj)
Janë më konservatorët, më pesimistët por dhe më të duruarit, sepse përfshihen nën ndikimin e Saturnit të shenjës së Bricjapit që është shenja e fundit e tokës.

Demi në dashuri
Në dashuri ata janë të devotshëm, romantikë dhe hera – herës posesivë, kërkojnë durim dhe besnikëri. Janë shumë të ndjeshëm dhe është e domosdoshme të gjejnë një marrëveshje fizike të përkryer me partnerin e tyre. Dashurinë ata e shprehin copë. Janë partnerë besnikë dhe konstantë, e duan shtëpinë, janë prindër xhentilë dhe s’kërkojnë shumë nga fëmijët e tyre. Nëse dikush ofendon unin e tyre, ata bëhen të tërbuar dhe janë gati për paqe vetëm nëse kërkesat e tyre pranohen. Demat duhet të mos përdorin pasurinë për të mbuluar një dëshirë të thellë. Kanë gjithashtu nevojë të eksplorojnë thellë shpirtin e tyre për t’u ndjerë në harmoni me botën. Duhet të gjejnë vlerat e tyre më të vërteta dhe më të thella. Kur t’i gjejnë ato, s’do të lidhen më me zinxhirë pas njerëzve apo pas parasë.
Femra e Demit në dashuri
Në dashuri femra e lindur në këtë shenjë është veçanërisht e ndjeshme, tejet e përkushtuar, lozonjare ndërkohë që me partnerin e saj është e dashuruar përjetë. Përpiqet që mashkullin ta mbajë të lidhur edhe kur është e ndërgjegjshme midis tyre ka marrë fund. Pavarësisht nga situatat di të mbajë formën dhe ekuilibrin, është instikti që e drejton e megjithatë tregohet objektive dhe në raportet sentimentale me të shoqin. Di të ruajë dinjitetin pa u dhënë pas aventurës së “gjuetisë” së mashkullit që kërkon t’i largohet edhe sikur t’i paraqiteshin rrethana të favorshme për një gjë të tillë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka një temperament mjaft xheloz dhe sundues. Në të vërtetë kur merr vesh se e kanë tradhëtuar xhindoset, në këtë rast ndonëse me një natyrë mjaft paqësore e humbet plotësisht sensin e masës. Femra e lindur Dem pa ngurrim mund të përcaktohet një femër që instiktivisht kërkon me pasion dhe vendosmëri martesës sedhe i nënshtrohet mjaft zakoneve si dhe faktit se në dashuri dhe nga bashkimi zyrtar pritet edhe qëndrueshmëria materiale të cilën ajo e ndjen të nevojshme. ثshtë romantike (më shumë se mashkulli i shenjës Dem) xheloze në shkallë të lartë, shumë e duruar dhe alegro, një partnere e aftë për një përkushtim absolut ndaj mashkullit të saj për të cilin është gati të mohojë gjithçka. Nga dashuria ajo pret në mënyrë të veçantë dashuri të shumëanëshme. Në marrëdhëniet intime ajo është “e nxehtë”. Pasioni i saj për dashurinë është i tillë sa që arrin ta konsiderojë mashkullin si pronë të veten. Vetëm dashuria për fëmijët dhe dedikimi ndaj miqve të thella mund t’i shkëpusin femrës së Demit vëmendjen për mashkullin e saj. Ndërkohë prej tij ajo do të kërkojë impenjimin e plotë dhe të përhershëm në marrëdhëniet midis tyre si në planin fizik ashtu dhe në atë intelektual. Nëse tradhëtohet reagimi i saj mund të çojë në prishjen e plotë të një lidhjeje pa menduar paraprakisht.
Mashkulli i Demit në dashuri
Në dashuri mashkulli i lindur nën shenjën e Demit dallohet më shumë për pasionin sesa për ndjenjën dhe me partneren sillet hapur e le të lirë, por kërkon që të respektohet qetësia e tij brenda mureve të shtëpisë. Mashkulli i Demit është shumë i ndjeshëm, xheloz jashtë arsyes por di t’i japë mjaft ngrohtësi dhe butësi femrës që do. Meqënëse edhe në dashuri instikti qëndron mbi arsyen, çarjet sentimentale mund të shfaqen papritur në fundin e dashurisë. Mashkulli i shenjës së Demit është tip i gëzuar, vetëmohues, besnik dhe mjaft bujar, nuk i pëlqejnë situatat e vështira dhe marrëdhëniet e çiftit i jeton mirë e në mënyrë të mbyllur. Ai e shpreh dashurinë e tij shumë të natyrshme por është gjithnjë i vëmendshëm për ta ruajtur sa më shumë për vete jetën e tij sentimentale. ثshtë i dashuri, i butë dhe që urren çdo lloj zënke por dhe sikur të ngatërrohet me ndonjë prej tyre nuk mban mëri gjatë. Ai urren të jetuarit e situatave pak të qarta që, siç e ndjen ai, vënë në rrezik qetësinë e tij.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 30 prill)
Grumbullon të gjitha karakteristikat e shenjës.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 maj)
Kanë një mënyrë të vepruari më racionale dhe më kritike gjë që është vështirë të përballohet.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 maj)
ثshtë më pesimist, më i pavarur, egocentrik me të shoqen.

Demi në miqësi
Femra e lindur në shenjën e Demit e sheh me vështirësi lidhjen e një miqësie, por kur vendos për një gjë të tillë e pranon atë plotësisht, madje është e gatshme të sakrifikojë për mikeshën apo mikun. ثshtë e gatshme të ndihmojë edhe ekonomikisht nëse bindet për hallin e personit që i drejtohet asaj. Ndonëse është pak egoiste kjo femër di të jetë e qëndrueshme në marrëdhëniet miqësore dhe përpiqet të lidhet me persona të shtresës së lartë nisur nga një formë e lehtë snobizmi e saj. Ajo ka shumë dëshirë të gostitet me miqtë dhe i pëlqen t’i presë në shtëpinë e saj duke pregatitur për ta me kujdes piatanca dhe ëmblësira me bollëk.
Mashkulli i lindur në shenjë e Demit gëzon zakonisht simpati të madhe si njeri i qetë dhe i butë. Me këto karakteristika nuk e ka të vështirë të krijojë miqësira të qëndrueshme në kohë. ثshtë i gatshëm për t’i qëndruar pranë miqve si dhe kujtdo që i drejtohet për t’i kërkuar ndihmë. Ndryshe nga femra e lindur në këtë shenjë preferon të takojë miqtë jashtë shtëpisë duke qenë edhe xheloz për privimin etij. Kështu në raste kur mashkulli i lindur në shenjën e Demit pret miqtë në shtëpi, kjo padyshim konsiderohet si shenjë e fortë miqësie dhe dashurie. Në këtë rast ai mund t’i futet edhe gatimit duke treguar vlerat e tij si një kuzhinier i zoti. Por kur mendon se e kanë tradhëtuar në miqësi ai i pret marrëdhëniet pa dhënë shpjegime duke e parë të pamundur rivendosjen e tyre.
Demi dhe familja
Femra e lindur në shenjën e Demit mban gjithnjë raporte të mira me familjen e saj të origjinës, sidomos me babanë dhe u ndodhet pranë të gjithë të afërmve të saj me zemërgjerësi të veçantë kur ata kanë nevojë. Ajo që nuk e shpërdoron paranë në familje, është me të vërtetë bujare. Në martesë është e qëndrueshme, tregon aftësi për sakrifica dhe përkushtim dhe me fëmijët do të jetë një nënë e shkëlqyer qoftë kur ata janë në moshë të re ashtu edhe kur ata janë të rritur duke u bërë për ta një mikeshë e pazëvendësueshme. Për të mundësuar një jetë me mirëqenie më të lartë në familjen e saj, femra e shenjës së Demit nuk ngurron t’i përvishet punës pa dhënë shenja lodhjeje.
Mashkulli i lindur në shenjën e Demit është i lidhur në mënyrë të veçantë me familjen e tij të origjinës, sidomos me nënën, me të cilën zakonisht ka marrëdhënie shumë të mira nga të gjitha pikëpamjet. Do të vazhdojë të shkojë me kënaqësi te prindërit, vëllezërit dhe motrat edhe pasi ka krijuar familje. Brenda saj është gjithnjë i pranishëm dhe përpiqet të mbështesë dhe të ruajë gruan dhe fëmijët e tij me të gjitha mundësitë duke e konsideruar atë si detyrim ndaj tyre. Ai është një baba i shkëlyer dhe mashkull i devotshëm dhe besnik, ai është për fëmijët udhërrëfyes i sigurtë dhe mik i përkryer pavarëisht se tregohet kërkues dhe autoritar. Ka marrëdhënie më të mira me të bijat se sa me djemtë.

Prirjet profesionale të Demit
Femrës së kësaj shenje i pëlqen bukuria në të gjitha format e saj ashtu si dhe ushqimi i gatuar me finesë, kështu që ajo synon të zgjedhë një profesion që ka të bëjë me artet, modën, dekorin ose kozmetikën por dhe me ushqimin (veprimtarinë që ka të bëjë me të ngrënët). Përveç kësaj meqënëse kjo femër është praktike dhe ka prirje për matematikë ajo mund të tregojë vlerat e saj edhe në punë në fushën bankare dhe financiare. Mund të bëhet tregtare e mirë, stiliste e përkryer dhe mësuese e aftë falë dashurisë për fëmijët dhe durimit të saj. Gjithashtu si e rregullt dhe me llogjikë mund të bëhet bibliotekare me vlerë. Janë drejtuese të mira në fushën e sigurimeve dhe edukimit.
Mashkulli i lindur në shenjën e Demit me ndjenjën e tij artistike të lidnur mund të bëhet mbledhës antikash i mirë ose stilist i zoti. Përvec kësaj llogjika e fortë dhe sensi praktik i japin mundësi t’i hyjnë me sukses karrierrës politike ku i vijnë në ndihmë aftësitë organizuese; ato aftësi që mund ta bëjnë industrialist të shkëlqyer ose financier të përkryer. Muzika dhe piktura nga argëtim mund t’i shërbejnë për punë sepse mashkulli i kësaj shenje ka temperament artistik dhe fantazi. Intelekti i thellë, llogjika e shëndoshë bëjnë që studimi i filozofisë t’i vijë për shtat temperamentit të mashkullit të Demit. Si mashkulli ashtu edhe femra e kësaj shenje duhet të përpiqen të evitojnë çdo lloj aktiviteti të ngadaltë pasi kanë arritur të humbasin kështu shtytjen për të dhënë më shumë dhe më mirë. Mund të jenë bankierë, arkitektë, konstruktorë, bujq, doktorë. Demat japim maksimumin kur vihen në detyra, kur rutina s’është më në rend të ditës dhe ku dalin gjëra të paparashikuara.

Demi në para
Të lindurit në këtë shenjë (femra dhe meshkuj) janë disi ekonomiqarë dhe të kujdesshëm në shpenzime dhe parasë i japin vendin që i takon në kuptimin që e njohin vlerën e vërtetë të saj, prandaj për këtë arsye nuk shpenzojnë më kot, madje përpiqen të kursejnë. Njerëzit e shenjës së Demit duan të investojnë fitimet e tyre veçanërisht në blerjen e shtëpisë ose të bizhuterive duke i konsideruar si objekte të ruajtjes së të mirave materiale. Si mashkulli dhe femra e lindur në këtë shenjë e ruajnë paranë si mjet të rëndësishëm dhe ndjehen të sigurtë kur “zotërojnë” një kapital ndonëse jo shumë të madh. Femra e Demit dëshiron të shpenzojë për antikuare për stolisjen e shtëpisë si dhe për tablo e piktura autorësh të njohur. Shpenzon me dëshirë për ushqim (të cilin e zgjedh gjithmonë të cilësisë më të mirë) për ta konsumuar me njerëzit e saj të dashur. Me shumë pak dëshirë blen rroba dhe gjëra të vogla pa vlerë, ndërsa nuk është shumë zemërgjerë për dhurata vetëm në rastet kur bëhet fjalë për familjarët e saj. ثshtë për t’u theksuar se mashkulli i lindur në këtë shenjë shpenzon më lehtë se femra e shenjës, sidomos për shoqen e tij që do ose për femrën që i ngacmon ndjenjat e tij si mashkull. Sido që të jetë falë aftësive të jashtazakonshme për punë, njerëzit e kësaj shenje edhe sikur t’u duhet të humbasin shumë para do të dinë t’i rifitojnë. Prindërit e lindur në shenjën e Demit janë tejet zemërgjerë me fëmijët e tyre.

Demi dhe shëndeti
Si femra ashtu dhe mashkulli i shenjës së Demit gëzojnë shëndet të plotë ndonëse kur sëmuren shërohen me pak vështirësi dhe si njëri ashtu dhe tjetri i kanë frikë sëmundjet. Pjesët më delikate për njerëzit e shenjës së Demit janë qafa, pjesa e sipërme e gjoksi dhe gjëndrrat. (shpesh kanë një zë të mrekullueshëm dhe mund të gjejmë shumë këngëtarë nën këtë shenjë). Shqetësimet më të shpeshta janë ato të shkaktuara nga infeksione të tipit limfatik: nga probleme me gjëndrrat e pështymës, në qarkullimin e gjakut; nga çrregullime në tretje nga nxitimi në të ngrënë; nga anemi të forta dhe nga shqetësime në gjëndrrat e organeve gjenitale. Tek Demi janë të shpeshta po ashtu abseset e qafës. Nisur nga çrregullimet e tretjes rekomandohet ushqim i shumëllojshëm dhe i lehtë, pa yndyrna dhe pikante. Grykësia e Demit lehtëson shfaqjen e problemeve edhe në aparatin urinar që me kalimin e viteve rëndohet më shumë. Organizmi i këtyre njerëzve ka zakonisht mungesa kripërash minerale që janë të domosdoshme për njeriun dhe meqënëse mund të kenë edhe numër të ulët të rruazave të kuqe u rekomandohet të hanë shpesh mish. Mund të kenë çrregullime në veshtka në tiroide dhe dhjamosje si rezultat e dëshirës së madhe për të ngrënë.
Për të mënjanuar sadopak këto shqetësime Demat duhet të shëtisin në këmbë, të lëvizin sa më shpejt. Janë gjithashtu të mira golfi, noti, kopshtaria (falë dashurisë për bimët). Duhet të evitohen ëmbëlsirat, ushqimi i kripur sepse bëjnë problem për metabolizmin. Nuk duhet kurrë të hanë jashtë vaktit. Mirë u bën orizi, zarzavatet e shumta (preshi, fasulet, karrotat, çikoria, kungulli i verdhë). Mirë u bën dhe peshku, mishi i bardhë por jo mish gjahu. Nga frutat u rekomandohen dardhat, mollët, kumbullat dhe grejfrutat me vitaminën C, si dhe boronicat që largojnë diabetin. Alkoolin duhet ta evitojnë se krijojnë sheqer. Këshillohen lëngjet e zarzavateve, lëngu i portokallit, lëngu i grejfrutit që ndihmon shikimin. Ju këshillohet vizatimi, skulptura, vizitat në ekspozita, muzeume, muzika. Ata kënaqen më shumë në fshat sesa në det, natyra është më qetësuese për ta.
Dhjetëditëshi i parë (21 – 31 prill)
Janë kryesisht objekt i infeksioneve në grykë dhe absesesh.
Dhjetëditëshi i dytë (1 – 10 maj)
Mund të kenë shqetësime të vazhdueshme në tiroide, në hundë dhe në veshë.
Dhjetëditëshi i tretë (11 – 20 maj)
Janë të prirur për t’u sëmurë nga bajamet, janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të kordave të zërit. Planetët që ndikojnë janë Venusi, Hëna dhe Mërkuri.

Vlerat e Demit
Femra e lindur në këtë shenjë është shumë e ndjeshme, e dhembsur, bujare, zonjë shtëpie e shkëlqyer dhe ka dëshirë të madhe të ketë përfundim pozitiv për gjithçka që i takon. Ka natyrë të qetë, është dhe me llogjikë. ثshtë pothuajse gjithnjë me humor të mirë, bie në sy për bukurinë. ثshtë tipi i femrës shumë të drejtë dhe i pëlqen rregulli. Në dashuri është mjaft elastike përsa i përket vendimeve që merr kur është e bindur për diçka nuk kthehet prapa. ثshtë shumë e qetë, e vendosur dhe e rezervuar në çështjen e ndjenjave. ثshtë lozonjare dhe e gatshme të sakrifikojë për partnerin.
Mashkulli i kësaj shenje është i këndshëm, i sjellshëm, shumë i ekuilibruar, mjaft i duruar dhe këmbëngulës. ثshtë i matur dhe frenon veten nga ambiciet. Në dashuri është partner i butë, me mjaft sens, shumë besnik, i ekuilibruar dhe paqësor.

Të metat dhe dobësitë e Demit
Femra e lindur në shenjën e Demit është mjaft xheloze dhe nuk tërhiqet edhe kur është i qartë fundi i dashurisë; vazhdon me insistim të kërkojë mashkullin që e ka lënë. Ndonjë herë janë aq të ngathta saqë lënë pas dore ato probleme që i interesojnë po kur vjen puna për të mbrojtur idetë e tyre tregohen me të vërtetë të rralla dhe të ethshme. Mendimet dhe qëllimet nuk i ndryshojnë as për më të voglën arsye. Shpesh herë vihet re se asaj i mungon takti dhe nuk përpiqet të ndryshojë për të mos lënduar të tjerët me ofeza që mund të shkaktohen nga diplomacia e saj e dobët. Ngaqë është xheloze e madhe, xhelozia mund ta gjenerojë në dhunë; dhunë të ashpër dhe të pakontrollueshme që shpie në akte të papërfytyruara për një femër kaq të ëmbël. Dhe kur mërzitet ka disi frikë se nuk do ta kapërcejë më këtë mërzitje.
Mashkulli i lindur Dem është dogmatik dhe nuk pranon se është kontradiktor në vendimet që merr. ثshtë shumë materialist dhe xheloz i madh në dashuri saqë mund të përdorë edhe dhunën ndaj partneres. Karakteri i tij, ndër më kryeneçët kur ka më probleme mbyllet në vetvete dhe nuk përpiqet të përfitojë nga përvoja e të tjerëve.
Ai është mjaft supersticioz dhe tej mase hamës. Për të gjetur diçka të mirë për të ngrënë, ndonjë ëmbëlsirë, është gati të prishë rehatinë e të dalë nga shtëpia për të. ثshtë njeri që i pëlqen të bëjë koleksion rrobat dhe parapëlqen kravatat. Zotëron shumë dhe i pëlqen që t’ia sjellin dhuratë. ثshtë sqimtar në veshje.

Këshilla për Demin
Për të lindurit e shenjës së Demit (meshkuj dhe femra) është e domosdoshme të jetojnë në mënyrë sa më të qetë e paqësore sepse stresi është armiku më i keq i sistemit të tyre të ndjeshëm të qarkullimit të gjakut. Në rast se të lindurit në këtë shenjë arrijnë të kapërcejnë mosbesimin e lindur dhe të ekzagjeruar që i bën të vështira marrëdhëniet me njerëzit që kanë pranë (është fjala për miqtë) kjo do të jetë një avantazh përta, dhe për të patur më shumë qetësi do të ishte e përshtatshme për ta të zhdramatizojnë fjalën sëmundje nga e cila ata acarohen shumë.
Bëni kujdes, të gjithë të lindurit e Demit kanë prirje të theksuar; e lënë veten të pushtohen nga pasioni dhe instikti. ثshtë fjala për një prirje të rrezikshme e cila duhet rishikuar para se të jetë shumë vonë e të sjellë dëme. Sidoqoftë është një gjë e zakonshme për meshkujt dhe femrat nevoja për të qenë tërheqës për të tjerët por kjo s’do të thotë të gëzosh simpatinë e gjithkujt. Si përfundim: kini parasysh kalueshmërinë e zotërimit dhe mos dramatizoni një humbje tuaj të mundshme.

Ekstravagancat e Demit
Femra e lindur nën shenjën e Demit ndër të veçantat e saj dallohet për trajtimin e vërtetë të jashtëzakonshëm që bën të ushqyerit: i pëlqen të hajë shumë mirë dhe kërkon cilësi të lartë edhe kur është fjala për të pregatitur diçka të thjeshtë, pra për të edhe buka duhet të jetë e përkryer. Ajo gatuan shkëlqyeshëm dhe bën kujdes, madje të tepruar për të gjitha hollësitë e tavolinës, ashtu siç bën edhe për bimët apo lulet. Edhe bestytnia e tepruar bën pjesë në ekstravagancat e saj; për disa sende dhe ngjyra për të cilat ka bindjen se kanë ndikim negativ as nuk i pranon as nuk i përdor.
Edhe mashkulli i lindur në këtë shenjë nga ana tjetër e ka shumë të vështirë të adoptohet me të renë dhe është kjo arsyeja që preferon të përshkojë gjithnjë të njëjtën rrugë dhe përsëri të njëjtin gabim. Ky kufizim ia mbyll mundësitë për larmi si në punë ashtu edhe në shoqëri. Edhe mashkulli i kësaj shenje bie pre e zemëratave të forta që në fund të fundit dëmtojnë më shumë atë sesa atë që ka pranë.

Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Si meshkujt dhe femrat e Demit nuk besojnë lehtë. Mendohen gjatë para se t’i besojnë kujt. Në fakt kanë pak miq por miq të vërtetë dhe me ta sillen me besnikëri, merren vesh me të lindurit e Dashit sepse të dy janë bujarë e të gjindshëm, me Gaforren kanë interesa të përbashkëta, me Virgjëreshën dhe Peshoren i bashkon dashuria për gjërat e bukura; me ata të Bricjapit kanë të njëjtën kuptim për realitetin në përgjithësi dhe atë të përditshme në veçanti. Dhe me Peshqit sepse janë të dy të ndjeshëm. E kanë të vështirë miqësinë me të lindurit e Binjakëve që janë dinakë, me Ujorët dredharakë, me prepotentët e Luanit dhe me të lindurit e Akrepit që janë mjaft të ngatërruar në psikologjinë e Demit. Me Shigjetarin herë mirë, herë keq dhe me Demin vetë lidhje e mirë.
Në dashuri: Si meshkujt dhe femrat plot pasion të shenjës së Demit mirëkuptohen në fushën e ndjenjave dhe të marrëdhënieve intime me të zjarrtët e Dashit, me të zgjuarit e Binjakëve, me të rezervuarit e Bricjapit, me sedërlinjtë e Virgjëreshës, me të butët e Gaforres, me të sjellshmit e Peshores dhe me të ndjeshmit e Peshqve.
ثshtë shumë i vështirë një raport i fortë dashurie me të veçantët e Ujorit të cilëve dashuria u sjell kujtime jo të këndshme për shkak të tradhëtisë së të lindurve nën shenjën e Demit. Marrrëdhëniet e Demit me ata të Shigjetarit janë nga më të mirat, por s’ka jetëgjatësi. Me Luanin është vështirë.
Në punë: Të lindurit e Demit merren vesh mirë me të papërtuarit e Dashit me punëdashësit e Gaforresh, me racionalët dhe të rregulltit e Virgjëreshës, me të qetët dhe të shtruarit e Peshores, me të ndershmit e Shigjetarit, me realistët e Bricjapit dhe me fantazuesit e Peshqve.
Puna nuk është e lehtë me të paparashikueshmit e Binjakëve, me energjikët e Luanit, me kokëfortët e Akrepit, me të talentuarit e Ujorit dhe me të vëmendshmit dhe të maturit e Demit.

Mashkulli ideal për femrën e Demit
Mashkulli ideal për femrën e Demit duhet të jetë konkret dhe praktik që nuk i krijon probleme të tepruara në bashkëjetesë por përkundrazi ia lehtëson ata duke e bërë më të këndshme, duke u përkujdesur për të sa më shumë, në çdo mënyrë. Sigurisht që gjërat do të shkojnë mirë nëse mashkulli do të jetë zemërgjerë me të, dhe do të kujtojë përvjetorët, p.sh. me dhurata të çmuara dhe pse jo me komplimenta të sinqerta që e lumturojnë femrën e Demit. Nga partneri i saj ajo pret një veprimtari të shëndetshme dhe aktive në marrëdhëniet intime, udhëtime të shumta bashkë, dhe momente të paharrueshme në bukuritë e natyrës.

Femra ideale për mashkullin e Demit
Femra ideale për mashkullin e Demit duhet të jetë e bukur dhe sidomos e rezervuar, partnere me të cilën të jetosh dashurinë jashtë çdo rreziku, me fjalë të tjera preferon qetësinë e privimit nga lakuriqësia e jetës mondane. Mashkulli i shenjës së Demit ka një sens të spikatur estetik që e bën të vlerësojë jo vetëm bukurinë e jashtme por edhe atë shpirtërore të femrës dhe të së dashurës është për të botë ndjenjash plot qetësi dhe qartësi. Ai eviton me kujdes femrën grindavece sepse i urren diskutimet dhe tensionet.

Kuriozitete për Demin
Vendet që i përshtaten Demit
Janë Greqia, Azia e Vogël, Belgjika, Kaukazi, Kili, Qipro, Irlanda, Iraku dhe Rusia. Qytetet: Mantova, Torino, Parma, Lispia, Nanta, Dublini, Luçerna dhe Rodi si dhe natyra e pandotur.
Ngjyrat e Demit
Të lindurit e Demit kanë prirje për t’u veshur me të gjelbra si dhe me ngjyrat e tokës dhe të luleve. E zeza nuk i rekomandohet kësaj shenje sepse i rikthen depresionin, ndërsa e kuqja, bluja dhe ngjyra e qiellit i sjellin Demit qetësi dhe ekuilibër.
Orët e dashurisë
Për çdo të lindur në shenjën e Demit, momentet më të përshtatshme për të shprehur ndjenjat e tij janë orët 1 deri në 2 ditën e diel, të martë, të mërkurë dhe të premte dhe në orën 13 deri në 14 ditën e hënë, e martë, e mërkurë, e premte, e shtunë.
Janë Venusi, Dielli, Hëna dhe Mërkuri që drejtojnë këto orë për të lindurit e Demit.

Për hajmali që t’i sjellë fat Demit mjafton një copë alabastër që duke e shtrënguar në duar do të kini fat, mbajeni gjithmonë me vete, ndërsa unaza që sjell fat është një unazë bakri ose ar i verdhë që mbështetet tek Venusi planeti i Demit.
Personazhe të lindur Dem
Elizabeta II e Anglisë, Katerina e Rusisë, Barbara Streisend, Ana Oksa, Suzana Anjeli, Zigmund Frojd, Papa Vojtila, Johanes Brahms, Albano, Xhani Buoncompagni, Roberto Roselini, Uilliam Shekspir, Francesko Nuti,, Diedo Abatantuono, Honore de Balzak, Markone, Rovena Dilo, George Cloney, Anjeza Shahini, Bleona Qerreti. Eli Fara.

Pasaporta astrologjike
Periudha 21 prill – 20 maj
Elementi Toka (shenjë toke)
Cilësia i përqendruar, i prerë, i qëndrueshëm
Gjinia femërore
Planeti sundues Venusi (Afërdita) (Venera)
Parfumet myshku, këpurdhat, trëndafili, vjollca
Bimët bliri, qershia, dardha, selvia, molla
Ditët me fat e premte, e hënë
Ngjyrat e gjelbërt, bojëqielli, lejla, vjollcë
Numrat me fat 4, 6, 8
Stili i thjeshtë, praktik
Gurët e çmuar smeraldi, zefiri, burir, perla
Lulet e preferuara vjollcat, lulëkuqet
Numri planetar 7
 

albgrl

GIRLICIOUS
Interesante..!!!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

BINJAKثT
(20 maj – 20 qershor)

Binjakët janë shenja e tretë e zodiakut. ثshtë shenjë ajri, e paqëndrueshme, pozitive, mashkullore, shenjë e drejtuar nga Mërkuri. ثshtë një shenjë që ka simbol njerëzor të tjerat janë Virgjëresha dhe Ujori. Kjo është shenja e gjallërisë, e lëvizjes, e paqëndrueshmërisë. Sipas astrologjisë ezoterike, shenja e Binjakëve përfaqëson natyrën dyfishe të qenies: shpirtin dhe materien.
Karakteristika të përgjithshme (femra, meshkuj)
Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve janë shpesh herë nervozë, inteligjentë, të lëvizshëm, shumë të shoqërueshëm, aktivë, të mprehtë, kuriozë, të hapur, fjalëshumë, të komunikueshëm, të sipërfaqshëm, të shkathët, të pavendosur, energjikë, të këndshëm, të paduruar dhe shumë bujarë e zemërgjerë. Ata duan ndryshimet, udhëtimet, profesionet jo të zakonshme. Shpesh herë gjallëria e tepruar i bën të paqëndrueshëm. Binjakët janë të përshtatshëm për të gjithë rrethanat e jetës dhe duan ta shijojnë 100% atë që u jep jeta. Kanë aftësi drejtuese dhe shumë dëshirë për të mësuar. Tek ata arsyeja kontrollon ndjenjat. Bien shpesh në pesimizëm, u pëlqen shumë t’i përkëdhelin dhe mund të influencohen në këtë drejtim.
Duke qenë se nuk ngurojnë është shumë lehtë të njihesh me ta. Binjakët janë tipa që flasin shumë, llafazanë të pashoq, por nuk është se flasin për thashetheme të kota, prapa llafazanerisë së tyre fshihet një mendje inteligjente, e hapur për informacion. Binjakët preferojnë shkëmbimin e informacionit dhe janë të zgjuar, hazër – xhevap dhe janë shpirti i çdo feste. Kanë gjithashtu intuitë dhe imagjinatë të fortë. Shpesh marrin përsipër shumë gjëra njëherësh dhe nuk i çojnë deri në fund. Një karakteristikë e Binjakëve është se e ndryshojnë shumë shpejt gjendjen shpirtërore, ata shkojnë nga fryn era. Përshtaten mirë me situatat dhe mund të merren me shumë probleme njëkohësisht. Në shkollë shumë nga Binjakët japin shumë por nganjëherë rrezikojnë të rrëzohen, të humbasin. Binjakët përshtaten më shumë me jetën sesa me emocionet dhe i përshtaten objekteve me situata të reja. Ata janë këmbëshpejtë, elokuent, të cekët, të shpërndarë, të pandjeshëm, të dashur, mendjehollë, të aftë dhe kanë gjithmonë një shpirt rinor. Binjakët janë egoistë dhe intelektualë dhe i duan sfidat intelektuale. Ata kurrë s’i marrin gjërat seriozisht dhe janë flirtues. Megjithëse flasin shumë ju pëlqen gjithashtu të dëgjojnë e të mësojnë. Në punë ata dallohen për mendime të qarta dhe japin mendime dhe sugjerime llogjike. Ata janë valutë për çdo kolektiv, freskia e tyre mendore i bën të duken gjithmonë të rinj dhe fëmijënorë (të papjekur).
Si fëmijët edhe binjakët janë të lumtur nëse iu ecën por mund të jenë dhe imoralë dhe nevrikë, kur nuk iu ecën punët mirë. Për të jeta e tyre është një festë dhe s’ju pëlqejnë punët e rënda dhe rutina. E kanë shumë të vështirë të japin premtime dhe t’i mbajnë ato. Janë të ngrohtë, xhentilë dhe ndihmojnë të varfrit. E përdorin mirë pamjen e tyre të jashtme dhe janë gati të përdorin çdo armë edhe gënjeshtër për të arritur qëllimet. Shpesh për dështimet e tyre ua hedhin fajin të tjerëve. Në momentet e tyre më të mirë arrijnë të jenë dhe të ndershëm, por në çdo rast venë në plan të parë interesin personal. Ju pëlqen intriga dhe janë plot batuta humori. Pëlqejnë: të flasin, lajmet e reja, variacioni, të lexojnë, të ndjekin shumë projekte njëkohësisht, urrejnë: punën në një vend, edukimin, budallenjtë.
Karakteristika e femrës së Binjakëve
Femra e lindur në shenjën e Binjakëve është zakonisht shumë gazmore, e shpenguar dhe gjithmonë e gatshme të dëfrejë me miqtë me të cilët i pëlqen të kalojë ditët dhe mbrëmjet. Ajo është e shoqërueshme dhe e aftë për biseda të këndshme, është e pritshme, e pakapshme, e papërqëndrueshme por dhe e paqetë. Nga natyra është diplomate, kureshtare për të ditur gjithçka, ajo është veçanërisht ambicioze dhe e gatshme për gjithçka (duke përfshirë dhe dredhitë) me qëllim që të arrijë atë që dëshiron, por me ta fituar objektin ose personin që e dëshiron me ngulm distancohet shpejt sepse nuk është e vendosur. Për të kanë shumë rëndësi marrëdhëniet me familjen nga e cila rrjedh, marrëdhënie këto që do të mbahen gjallë me kalimin e kohës, dhe sidomos me figurën e nënës. ثshtë një femër bujare dhe të ndihmon në raste nevoje pa i kërkuar ndihmë.
Karakteristikat e mashkullit të Binjakëve
Së pari themi se mashkulli i Binjakëve është njeri shumë i paqetë dhe nganjëherë sillet në mënyrë disi artificiale. Por nëqoftëse ka përpara një projekt tek i cili ka besim, atëherë ai i vihet punës me një frymë dhe nuk ndalet për asnjë lloj motivi.
Duke qenë në thelb i paparashikueshëm ky mashkull nuk ua vë veshin këshillave të të tjerëve. Ai është i prirur t’i harxhojë energjitë dhe kohën ngaqë do të merret me shumë gjëra në të njëjtën kohë. Ai lind “i lirë” dhe nuk pranon asnjë lloj detyrimi. Ai ka temperament dinamik dhe mund të jetë shumë i zoti sepse në thelb inteligjenca e tij është pozitive. Ai nuk mund ta marrë dot me mend se diçka ose ndokush mund ta pengojë të veprojë si të dojë dhe si t’i vijë. Mashkulli i kësaj shenje nuk i trembet asnjë lloj vështirësie dhe nuk i ka qejf ndërrimet qoftë të ambientit, të punës apo miqësisë megjithëse i ndërron shpesh ato. Për nga natyrë është i gjithnashëm, shumë i hapur, por i cekët; ka kujtesë të shkëlqyer dhe imagjinatë mjaft të madhe.
Personaliteti i Binjakëve
Meqënëse të lindurit në shenjën e Binjakëve (femra, meshkuj) kanë natyrë të dyfishtë personaliteti i tyre do të jetë i hapur dhe i ndërlikuar dhe do të demstrojë dyanshmërinë e natyrës së tyre. Nga njëra anë shpirtmirë dhe bujarë nga ana tjetër të ftohtë, indiferentë dhe të sipërfaqshëm. Mirësitë dhe ligësia shprehen në një mënyrë mjaft të dukshme; kështu midis tyre gjejmë natyra mjaft njerëzore dhe bujare, por dhe karaktere vërtetë mizorë. Sidoqoftë të gjithë femrat dhe meshkujt e Binjakëve kanë një temperament të paskrupullt, që i pëlqejnë sfidat me tepri dhe që fshihet nga çdo lloj forme përgjegjësie. Pas një sjellje jashtëzakonisht të dashur mund të qëndrojë një njeri që në të vërtetë, përpiqet vetëm e vetëm të fshehë egoizmin e tij dhe nganjëherë edhe pavendosmërinë e tij. Për nga natyra është i prirur të bëjë kompromise, për të cilin ai nuk vuan sepse kjo i shkon karakterit të dyfishtë të shenjës. Një i lindur Binjak i ndodhur përballë pengesave gjithmonë do të zgjedhë rrugë të tërthorta për t’i kapërcyer. Meqënëse kanë dhuntinë të bëjnë një farë analize psikologjike Binjakët arrijnë të përfitojnë nga situata të ndryshme dhe kjo mënyrë veprimi bën që suksesi të vijë pa shumë mundime.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 maj)
Janë shumë të paqëndrueshëm, shumë të përshtatshmë, por po aq të shpërndarë, janë të përzemërt por nuk harrojnë të shohin leverdinë e tyre. Janë intuitiv dhe kanë aftësi intelektuale
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 qershor)
Janë tej mase të shoqërueshëm, pëlqejnë rrezikun, janë gjaknxehtë dhe finokë dhe në dashuri shkojnë pak me llogari, janë të ndërgjegjshëm, besnik ndaj njerëzve dhe idealit të tij.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)
Janë më kontradiktorë dhe më të gatshëm për të shfrytëzuar rastet e favorshme. Origjinalë më shumë se të tjerët (sepse marrin nga Ujori shenja e tretë e ajrit). Janë të arsyeshëm, më inteligjientë por shpesh herë egocentrik dhe ju mungon idealizmi.
Binjakët në dashuri
Në dashuri Binjakët nuk janë të qëndrueshëm dhe besnikë, hera – herës kanë një aspekt që mund të quhet imoral. Ka Binjakë që përfshihen në emocione të forta, ka edhe të tjerë që janë kundër sentimentalizmit sepse janë llogjikë. Në dashuri thellësia e ndjenjave të tyre zgjat pak, më tej ata bëhen flirtues dhe të cekët. Ju pëlqen biseda e nivelit të lartë, por mund të futen në grindje pa kuptim duke u bërë gënjeshtarë dhe tradhëtarë. Ata janë të paqëndrueshëm sepse janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të re dhe ju pëlqen të bredhin lule më lule (sidomos meshkujve). Janë të aftë për pasione të thella. Janë simpatikë dhe joshës kanë nevojë të mbështeten tek një person me karakter të fortë që të përpiqen të organizojnë jetën e tyre në të gjitha gjërat e vogla praktike.
Femra e shenjës së Binjakëve në dashuri
Në drejtim të dashurisë femra e shenjës së Binjakëve shfaq shumë siguri dhe fodullëk, edhe pse është e bindur që dashuria e çastit është ajo e përhershmja. Sigurisht që ajo nuk është tip pasionant përkundrazi vepron me mendje të ftohtë dhe synon t’i ndërlikojë marrëdhëniet e dashurisë sepse është gjithmonë në kërkim të emocioneve të reja, sidoqoftë është një femër që parapëlqen më shumë dashuriçkat e vogla sesa lidhjet tradicionale dhe me përgjegjësi. Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe i pëlqen t’i vijnë rrotull: kjo i jep siguri dhe ia kënaq ambicien. Për t’i pëlqyer shokut të saj ajo di si të tregohet, e ëmbël, e dashur por mund të bëhet shumë xheloze, me dëshirë të madhe për të sunduar mbi të tjerët dhe tekanjoze. Mashkulli i saj ideal duhet të dijë si t’u përshtatet ritmeve të saj të furishme të paparashikuara. Femra e Binjakëve ka sjelle shumë elastike duke u lënkundur midis sigurisë dhe një mijë dyshimeve. Në marrëdhëniet bashkëshortore kërkon të mbizotërojë vetë ajo dhe, në veçanti, nuk dëshiron që t’ia kthejnë fjalën. Femra e lindur në shenjën e Binjakëve është e prirur të lidhet me një burrë që nuk kërkon prej saj as stërmundime, as sakrifica, as një besnikëri të pakushtëzuar. Kompromisi nuk e tremb, madje as në dashuri. Nga pikëpamja seksuale nuk është femër e nxehtë sepse e ka në dorë veten dhe është e prirur të premtojë shumë pa dhënë aq sa premton. ثshtë një femër lozonjare që kërkon me çdo kusht të bëjë të lehtë jetën sentimentale pa krijuar shumë probleme të jetës morale, probleme për të cilat ka mendimin se janë krejtësisht të kota.
Mashkulli i Binjakëve në dashuri
Në dashuri mashkulli i Binjakëve nuk është shumë besnik, sepse edhe kur është i fejuar ose i martuar ai vazhdon të kërkojë të renë; duke qenë që gjithmonë shkon me instikt dhe me arsye, tip me fantazi dhe erotik, ai mbetet i paqëndrueshëm në shprehjen e ndjenjave të tij dhe nuk ndjek asnjë lloj rregulli. Ai është njeri që e konsideron femrën e tij si një mike të shkëlqyer. Prej saj ai nuk i pret me lehtësi kritikat për “shkujdesjet” e tij të pashmangshme për të cilat do të ketë gjithmonë gati një justifikim. Duke qenë xheloz, me ndjenja jo shumë të theksuara për të sunduar mbi të tjerët, ai nga ana e tij nuk dëshiron të jetë objekt zotërimi. Në dashuri është i sjellshëm, por jo shumë zemërgjerë dhe pavarësisht nga mënyra se sidëshiron, ai parapëlqen atë tip femre të pavarur që s’është xheloze, që nuk e ka barrë, nuk e mendon me përgjegjësi të tepërta, një partnere gjithnjë gazmore dhe të gatshme për t’u dëfryer. Mashkulli i Binjakëve është i pakapshëm dhe mbron me tërbim pavarësinë e tij edhe kur është i dashuruar. Ai kërkon një femër që nuk e kritikon që e le të lirë dhe që i pranon “gabimet e tij të rinisë” dhe të jetë inteligjente. Këtë mashkull e mërzisin njësoj si përgjegjësia ashtu dhe monotonia e jetës bashëshortore. Në pikëpamjen seksuale ai fut në përdorim trurin dhe arsyen për t’u treguar romantik dhe i ndjeshëm; pasionet e tij janë të dendura por të shkurtra dhe kështu nuk i lehtësojnë marrëdhëniet në çift. Nga femra ai pret miqësi, shoqëri si dhe mundësinë për të krijuar një lidhje intime me të ai kërkon të jetë relativisht zemërgjerë por i butë nëse tradhëtohet.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 maj)
Janë xheloz dhe të prirur që të pranojnë më me lehtësi kompromiset.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 qershor)
Janë shumë të sipërfaqshëm në dashuri por më të ndjeshëm dhe kërkojnë të jetojnë një lidhje paqësore.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)
Janë shumë dinakë, shumë racionalë (marrin nga Ujori) dhe në dashuri janë të prirur të peshojnë anët pozitive dhe negative duke arritur më në fund në një martesë të kënaqëshme, për mendimin e tyre.
Binjakët në miqësi
Femra e Binjakëve është shumë mondane dhe përpiqet t’i rifreskojë miqësitë për të kënaqur nevojën e saj të vazhdueshme për zhvillime të reja dhe për kuriozitete. Edhe në këtë aspekt ajo është sipërfaqësore. ثshtë femër që nuk mendon dot të qëndrojë vetëm, rrethohet nga njerëz me të cilët i pëlqen të flasë, të bëjë plane dhe të udhëtojë. Përreth saj ajo ka përherë miq të shumtë, sepse ajo është femër që iu kushton shumë kujdes lidhjeve shoqërore sidomos me njerëzit që i mendon mëtë rëndësishëm. Sidoqoftë pas një periudhe të shkurtër ajo përpiqet t’i zëvendësojë njohjet e vjetra me të rejat, sepse më shumë se gjithçka tjetër i interesojnë problemet me të njohurit e fundit. Praktikisht është e pamundur që femra e Binjakëve të dijë të mbajë një të fshehtë, edhe sikur këtë gjë t’ia kërkonte mikja e saj më e ngjushtë. ثshtë natyra e saj të ndihmojë miqtë që ndodhen në vështirësi, por pa i krijuar shumë shqetësime vetes.
Mashkullit të kësaj shenje gjithashtu i pëlqen të rrethohet nga shumë njerëz dhe në mbrëmjet mondane dallohet për aftësitë e tij të përdorimin të llogjikës, për cilësinë e vet për të komunikuar që e ka të lindur, për humorin dhe gjallërinë e tij. Ai e vlerëson shumë jetën në shoqëri, por nuk është i qëndrueshëm në të; ai pasi të zërë një shok shumë herë ai mund t’a prishë miqësinë me të dhe mund të zërë shpejt një tjetër. Duke qënë se në jetë ecën me llogari ai është disi oportunist edhe në miqësi që për të është diçka e rëndësishme, mjafton që kjo mos t’i kërkojë përkushtim shumë të madh ose edhe më keq, sakrifica. Në rast se mbeten të zhgënjyer (femra ose mashkulli) mund të bëhen të këqinj, të hidhur dhe sarkastikë. Në miqësi janë plot batuta humori por bëhen edhe shumë herë manipulues dhe dinakë.
Binjakët në familje
Femra e Binjakëve është shumë e lidhur me familjen nga e cila rrjedh dhe në veçanti, me nënën, duke pasur parasysh gjithmonë që familjarët të mos i bëhen barrë e tepërt. Sidoqoftë është vazhdimisht e prirur të interesohet dhe të shqetësohet për të. Në gjirin e familjen përgjithësisht ka qenë e lumtur dhe mbetet shumë e lidhur me kujtimet e fëmijërisë. Fëmijët e saj ajo do t’i edukojë të jenë të çiltër dhe shumë të hapur. Shtëpia e saj do të jetë përherë e hapur për të pritur miq kalimtarë, sidomos po të jenë tipa gazmorë. Femra e Binjakëve përgjithësisht nuk ka qejf të merret me vogëlsira në shtëpi, ndërsa me fëmijët ka rëndom një lidhje shumë miqësore. Ajo i edukon djemtë dhe vajzat me ndjenjën e lirisë maksimale dhe në mënyrë që t’i hapin rrugë.
Mashkulli i Binjakëve zakonisht ka marrëdhënie të mira me familjen nga e cila rrjedh dhe me nënën në mënyrë të veçantë, megjithatë në familje dëshiron të ndihet i pavarur. Me familjen që do të krijojë do të sillet më shumë si shok skuadre sesa si baba apo si burrë me kuptimin tradicional. Ky aspekt jo gjithmonë pozitiv do t’i falet qoftë nga femra apo fëmijët, sepse mashkulli i Binjakëve di të jetë simpatik dhe gjithmonë gazmor. Për fëmijët ai do të jetë një mik i mirë por një edukator i keq, sepse do t’u japë liri të tepërt, pa u mësuar as ndjenjën e detyrës as parimet etike dhe morale.
Aftësitë profesionale të Binjakëve
Femra e kësaj shenje ka nevojë të veprojë në një dozë të mirë autonomie. Ajo është shumë ambicioze por disi e pavendosur. Për më tepër, për shkak të natyrës së saj të dyfishtë, ajo është e prirur të zhvillojë njëkohosisht dy lloje veprimtarish. Për të ky aspekt i fundit mund të bëhet burim i një shpërndarjeje mjaft të madhe dhe sidomos në punë.
Femra e Binjakëve është e prirur të merret me çdo lloj veprimtarie që kërkon llogjikë, arsye, aftësi për të bindur dhe gatishmëri; shoqërueshmëri dhe lëvizje të gjitha këto cilësi që tek ajo janë të lindura. Ja përse profesionet më të përshtatshëm për të janë: tregëtia në përgjithësi, avokatura, gjithçka që ka të bëjë me turizmin dhe artin, ndërmjetësia, ndërlidhja dhe gazetaria. Mund të bëhen këngëtarë, politikanë, poetë dhe mjeke. Nganjëherë femra e Binjakëve rrezikon që projektet e saj të mos e shohin dritën e realizimin, pikërisht ngaqë është tepër e përhapur, pavarësisht nga dhuntia e saj për të nuhatur dhe shkathtësia e saj.
Mashkulli i Binjakëve është veçanërisht eklektik, dinak dhe i mprehtë në punë. Ka mundësi të mira për t’u afirmuar që konsiderohet edhe natyra e tij e përshtatshme, megjithatë ai gjithmonë gjen kohë për jetën private dhe parapëlqen një profesion që i lejon një farë lirie veprimi. Për Binjakët rekomandohen sektorët e marrëdhënieve publike, marketingut dhe financës por dhe me veprimtari që lidhien me artin e të shkruarit. Ai mund të bëhet një aktor i mirë, shitës, gazetar, prezantues, dipllomat, politikan, këngëtarë, piktorë, astronomë, agjentë burse. Por ka edhe Binjakë që bëhen mashtrues dhe ndjekin artet okulte. Mashkulli i Binjakëve duhet të shmangë veprimtaritë metodike që kërkojnë rregullsi sepse ai i urren gjithçka që është e përsëritshme dhe e vazhdueshme. Ata s’duan të punojnë vetëm dhe nuk kanë rezistencë të madhe ndaj lodhjes fizike. Janë dhe imitues të mirë.
Binjakët dhe paraja
Të lindurit e shenjës së Binjakëve si meshkujt ashtu dhe femrat në përgjithësi nuk duan të nxjerrin para por janë shumë të gatshëm të shpenzojnë kur bëhet fjalë për sende të dobishme, për shtëpinë dhe personin etyre, për libra. Femra e Binjakëve është e prirur zakonisht të shpenzojë më shumë për veten e vet sesa për të tjerët. Sidoqoftë femrat e lindur në dhjetëditëshin e parë (në maj) janë më bujare dhe kanë qejf të tregojnë dashurinë e tyre me dhurata të vogla, por të veçanta. Qëndrimi i mashkullit ndaj parasë ndryshon gjithmonë duke u luhatur midis kurnacërisë dhe prishjes pa hesap. Shfaqja e oportunizmit që është një nga vetitë e karakterit të kësaj shenje, shpjegon arsyen pse Binjakët janë të prirur të shpenzojnë për sende që atyre u japin kënaqësi: për shembull udhëtimet i japin mundësinë për t’i shpëtuar rutinës dhe mërzisë. Në përgjithësi ata nuk janë kursimtarë, shpenzojnë shumë para me lehtësi dhe urgjencë.
Binjakët dhe shëndeti
Të lindurit tek Binjakët janë sidoqoftë njerëz delikatë nga shëndeti. Ata lodhen shpejt dhe i kapërcejnë me vështirësi rrjedhojat e sëmundjeve. Shërimi pas periudhës akute të sëmundjes zakonisht është i ngadalshëm, ata nuk e marrin veten shpejt. Pikat më delikate të Binjakëve janë: mushkëritë, shpatullat, krahët, duart, frymëmarrja dhe si gjithmonë oksigjenizimi i gjakut jo gjithmonë i mirë, sistemi nervor dhe tiroidet. Kështu femrat edhe meshkujt janë të predispozuar për t’u prekur nga bronkiti, pleuriti, forma e azmës, çrregullime nervore dhe kriza e ankthit. Binjakët zakonisht kanë një fytyrë të gjatë, disi të ngushtë në trup, me sy të rrumbullakët, me gojë të gjerë dhe janë shtathedhur dhe gjatë jetës mund të kalojnë një gjendje depresioni. Jo rrallë Binjakëve u mungon kalcioumi dhe në fakt si kockat dhe kyçet shpesh janë të brishta. Për të larguar sadopak këto sëmundje kanë nevojë të vazhdueshme për të ushqyer me oksigjen aparatin e frymëmarrjes që është ca shqetësues për të mos vuajtur nga azma. Trupit të tyre u bën shumë mirë gjimnastika, vrapimi, noti, skia dhe çdo veprimtari sportive që i jep mundësi të qëndrojë dhe në shoqëri. As në sport s’duan të qëndrojnë vetëm. Duhet t’i ndërthurin veprimtaritë e tyre me pushime për të marrë veten. Ushqimi i tyre duhet të jetë i ndryshëm por i pasur me kalcium që është i domosdoshëm për gjymtyrët dhe skeletin, me fruta (sidomos me lëngje frutash), me sallatë dhe djathë. Shumë mirë bëjnë dhe zarzavatet e ziera, panxhari, çarangthi, spinaqi, groshët e njoma, bizelet, kungulleshkat dhe argjinarja. Mirë bën qumështi dhe të gjitha çajrat me bazë bimore që ndihmojnë në tretjen e ushqimit; më pak të përshtatshëm janë kafja dhe çaji. Edhe birra nuk është keq veçse nuk duhet kaluar masa sepse është pije që shëndosh. As mish nuk duhet tepër. Mirë ju bëjnë dhe udhëtimet, leximet, vizitat në dyqanet antike për të kaluar kohën apo për t’u çlodhur. Për pushime parapëlqehet mali i lartë për të kënaqur nevojën për oksigjen.
Dhjetëditëshi i parë (21 – 31 maj)
Vuajnë nga dhimbjet e fytit, nga brokiti dhe shqetësime të sternumit.
Dhjetëditëshi i dytë (1 – 10 qershor)
Kanë më të ndjeshme brinjët, kularthin, mushkëritë, krahët, duart
Dhjetëditëshi i tretë (11 – 21 qershor)
Janë të prirur të vuajnë nga shqetësime të arterieve dhe nga frymëmarrja. Planetët që ndikojnë tek Binjakët janë : Mërkuri, Afërdita, Marsi dhe Jupiteri.
Vlerat e Binjakëve
Femra e lindur në këtë shenjë është njeri që e ka ndjenjën e mirëkuptimit dhe të tolerancës dhe di edhe sesi të joshë një mashkull që kërkon ta fitojë. I pëlqen shumë të bashkëbisedojë dhe është inteligjente, punëtore, gazmore, e dashur e shumëanëshme. Ajo ka interesa të shumëfishta shtrihen nga dashuria për udhëtime tek letërsia: dy lloje veprimtarish që ajo i vlerëson për të kaluar kohën. ثshtë me llogjikë të mirë dhe diplomate, e zgjuar. ثshtë në gjendje të përballojë edhe situatat e vështira pa u ankuar. Ajo është qejfpaprishur edhe në dashuri saqë është gati t’i pranojë “gabimet e rinisë” të partnerit të saj. Janë të shkathta dhe aktive.
Mashkulli i Binjakëve është joshës, qejfpaprishur dhe shumë i gjallë. Atij nuk i mungon asnjëherë mirësjellja. Si fantazia ashtu dhe prirja për bashkëbisedim e bëjnë atë një shoqërues të këndëshëm, shumë simpatik dhe të përshtatshëm për humorin e mikes së tij. Komunikimi është pika më e fortë tek të lindurit në shenjën e Binjakëve. Janë gjithashtu inteligjentë, energjikë, bujarë dhe të aftë për të të bërë të qeshësh.
Të metat dhe dobësitë e Binjakëve
Femra e Binjakëve është vërtetë oportuniste dhe si e tillë është më shumë e prirur për të marrë sesa për të dhënë, premton shumë dhe nuk e mban gjithmonë premtimin dhe kjo mënyrë sjelljeje jo gjithmonë ia lehtëson lidhjet sentimentale. Edhe paqëndrueshmëria, prirja drejt pabesisë dhe karakteri sipërfaqësor mund të jenë pengesë jo e vogël në marrëveshjen për martesë. Janë të pavendosura dhe shpesh e ndryshojnë mendimin. Në marrëdhëniet me të tjerët ajo nuk përjashton aspak kompromiset dhe shumë shpesh është e prirur që t’i përvetësojë idetë e të tjerëve pa e vrarë shumë ndërgjegja. Ajo e ka tmerr mërzitjen, vetminë dhe nuk i pranon kritikat, sepse është shumë fodulle. Ajo nuk e ka të lehtë të vetkorrigjohet dhe të zbusë të metat e saj. Nuk ua vë veshin këshillave dhe mendimeve të të tjerëve. Mund të bëhet dhe llafazane që s’di të pushojë. Paqëndrueshmëria e kësaj femre është një e metë që e vë atë përballë zhgënjimeve të herëpashershme.
Mashkulli i Binjakëve vërtetë nuk është shumë besnik dhe rrallë herë tregohet i ndershëm. Ka sjellje kontradiktore dhe prirje për të vepruar rrëmbimthi dhe me nxitim pa u menduar gjatë. Ai vërtetë nuk di të disiplinojë veten. ثshtë njeri shumë sedër madh dhe kureshtar që acarohet lehtë dhe që me partneren e tij është egoist dhe i pakapshëm. Atij i mjafton vetëm vetja e vet. Duke qenë i pakapshëm mund të sjellë shumë zhgënjime për femrën e tij. Mashkulli i Binjakëve është njeri i paarsyeshëm, si rrallëkush. Mosarsyetimi i teksuar shndrrohet në dobësi dhe çon në gabime të pashmangëshme në sjellje, sidomos në punë dhe jetën personale.ثshtë lojë, rrezikuar të merret me shumë gjëra në të njejtën kohë duke mos përfunduar asnjerën. Kjo gjë pakëson besimin tek ai dhe ul figurën e tij në shoqëri, por duket se atij nuk i bëhet shumë vonë. Shpesh herë Binjakët bëhen edhe gënjeshtarë, mashtrues që i mbrojnë interesat e veta personale, bëhen njerëz ziliqarë.

Ekstravaganca e Binjakëve
Një nga ekstravagancat e femrës së Binjakëve është së ajo kursesi nuk do të mbajë në shtëpi sende të kota dhe të padobishme.Si banjoja ashtu dhe kuzhina duhet t’i japin asaj komoditetin më të madh! Duke qenë paksa mëndjemadhe i pëlqen të ketë një shtëpi me të cilën të lavdërohet. Parapëlqen mobilje dhe sende moderrne që duken si gjëra antike. Ajo përpiqet me kujdes që të zgjedhë miqtë e saj, duke parapëlqyer njerëz me emër, të cilët shpejt a vonë do t’i jenë të dobishëm në një farë mënyrë. Nuk është ndonjë koleksioniste me shije të hollë, por ama i pëlqen të mbledhë çdo lloj… suveniri që e blen në udhëtimet e saj të shumta.
Mashkulli i Binjakëve ka shije më të mirë, edhe atij i pëlqen t’i grumbullojë kujtimet që merr gjatë udhëtimeve (sidomos fotografitë) ose sende të pazakonta. Ai është njeri shumë supestiçioz, që i pëlqen në mënyrë të veçantë të vishet dhe shpesh të mburret, por pasioni i tij janë sportet e pazakonta dhe në përgjithësi kafshët. I pëlqejnë festat, muzika, ndër sportet pëlqen më shumë futbollin dhe artet marciale (karatenë etj).

Këshilla për Binjakët
Të lindurit e Binjakëve si meshkuj dhe femrat që të gëzojnë shëndet të mirë duhet të heqin dorë nga duhani sepse për më tepër ky dëmton rrugët e brishta të frymëmarrjes së organizmit të tyre. Duke qenë se kërkojnë dhe preferojnë ndryshimet është mirë të kenë pranë vetes shumë miq. Kur mbeten vetëm ata dëshpërohen. Truri mbahet vazhdimisht në punë duke iu përkushtuar të shkruarit dhe leximit. Edhe fakti i mbajtjes së lidhjeve të vazhdueshme me familjen ndihmon që atë të kenë një ekuilibër më të mirë psikik sepse kjo bën pjesë në natyrën e tyre. Binjakët janë të prirur të grumbullojnë zemërimin dhe të flasin shumë pa bërë gjë tjetër. Përpjekja për të shmangur sadopak këto dy prirje do të përmirësojnë cilësinë e jetës. Qëndrueshmëria nuk është pjesë e temperamentit të tyre por në rast se nxitet kjo mund të sjellë ritëm më konstruktiv dhe më konkret që duhet në çdo angazhim që ndihmon edhe në marrëdhëniet bashkëshortore. Binjakët duhet të mësojnë se mania e tepruar për pavarësi nuk është gjithmonë sinonim i lumturisë, madje dhe detyrat sidomos ato ndaj familjes në fund të fundit nuk janë as negative, as shtypëse siç mendojnë ato. Një këshillë: Binjakë, përpiquni t’i vini më shumë veshin instiktit dhe ndjenjës se sa llogaritjeve.

Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Të lindurit në shenjën e Binjakëve mirëkuptohen dhe lidhin miqësi të mirë me Dashin dinamik sepse ky i ngjall dëshirën e mirë për jetën, stimulon Binjakët sepse kanë të përbashkët kureshtjen, me Luanin krenar sepse ndihen të sigurt, me Peshoren e përshtatshme sepse të dy janë të sipërfaqshëm. Me Akrepin enigmatik sepse i bën kureshtar heshtja e tij. Me Shigjetarin kanë të përbashkët vetëm udhëtimet. Me Ujorin origjinal të cilit i pëlqejnë paparashikueshmërinë dhe me Bricjapin e ftohtë që nuk u hap probleme. Nga ana tjetër disi e pamundur do të jetë miqësia me Demin e qetë sepse është i ngadaltë, me Gaforren tradicionale sepse s’kanë të njëjtën pikëpamje, me Virgjëreshën analitike sepse është kritikuese dhe me Peshqi e pakuptueshëm që shtojnë tek Binjakët ndjenjën e pasigurisë.
Në dashuri: Emocionalisht dhe seksualisht Binjakët do të kenë marrëdhënie të mira me Dashin sepse nuk e pranojnë xhelozinë. Me Demin sepse kanë të përbashkët të njëjtën veprimtari seksuale. Me Binjakët, me Luanin sepse i mrekullon protagonizmi i tij, me Peshoren që di t’i pranojë tradhëtitë e vogla dhe me Akrepin sepse i ngjall kureshtje. Me Shigjetarin e ndershëm bashkë i bashkon vetëm dëshira për të jetuar. Bricjapi i tërheq Binjakët me ndjenjën e qëndrueshmërisë. Pamja nuk është e mirë me Gaforren tepër romantike dhe me ndjenja për të sunduar. Me Virgjëreshën sepse është tepër kritikuese dhe me Peshqit që janë tej mase romantikë.
Në punë: Harmoni e mirë me Peshore, Binjakët, Ujorin dhe Luanin sepse disa nga vetitë e këtyre shenjave kompensojnë të metat e Binjakëve. Më pak i mundshëm është mirëkuptimi me Dashin, Demin, Virgjëreshën, Akrepin, Shigjetarin, Bricjapin dhe Peshqit.
Mashkulli ideal për femrën e Binajkëve
Femra e Binjakëve tek shoku i saj ajo do të kërkojë inteligjencë dhe zemërgjerësi por dhe elasticitet të madh pikëpamjesh dhe mendimesh si dhe një largpamësi të ndjeshme. Shoku ideal do të jetë ai që i vlerëson humorin, mprehtësinë por që do të dijë sipas rasteve të mos e rëndojë me detyra ose me peshën e xhelozisë. Ajo dëshiron të sundojë por edhe të ketë mundësi të sundojë partnerin e saj. Ajo kërkon një mashkull që të përpiqet t’ia bëjë jetën më të pëlqyeshme, të këndshme dhe me surpriza.
Femra ideale për mashkullin e Binjakëve
Duke qenë se vetë ai është kontradiktor ai vlerëson tek femra, sidomos atë lloj sjellje që lejon të gëzojë një liri të madhe, nëse dëshiron që kjo lidhje të ketë jetëgjatësi. Ajo duhet ta pranojë pabesinë e Binjakëve dhe të mos e kritikojë. Nga femra ai pret një miqësi të madhe dhe një lloj shoqërie. Ai do të donte që ajo ta admironte në mënyrë të pakushtëzuar për gjithçka që ai bën dhe të jetë e gatshme të vihet në kërkime të emocioneve të reja.
Kuriozitete për Binjakët
Vendet e përshtatshme për Binjakët
janë: Amerika e Veriut, Armenia, Egjipti, Belgjika, Uellsi, Sardenja, Lombardia, Libia. Qytetet: Bruges, Londra, Mec, Nuremberg, San – Francisko dhe Versaja. Këto vende i përkasin të njëjtës shenjë të zodiakut.
Ngjyrat e Binjakëve
E verdha, manushaqja, grija dhe të gjitha nuancat e ngjyrës gështenjë në ngjyrë rëre janë nga më të pëlqyerat për Binjakët dhe femrat i zgjedhin shpesh për veshje. Duhet shmangur ngjyra e zezë dhe bluja sepse me to ata ndjehen të trishtuar. Ngjyra e verdhë e ngre gjallërinë e Binjakëve.
Orët e dashurisë
Momentet më të mira për të shprehur dashurinë janë ora 2 – 3 të dielën, të martën, të enjten dhe të premten dhe nga ora 14 – 15 ditën e hënë, e mërkurë, e enjte, e premte. Këto orë ndikohen nga Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita, planetë të favorshëm për ta.
Hajmalitë e Binjakëve janë: Një send i papërdorshëm i varur në qafë dhe një unazë argjendi të bardhë sepse i përket planetit të tyre Mërkurit.
Personazhe lindur Binjakë
Alberto Sordi, Ricard Vanger, Dante Aligeri, Xhon Kenedi, Rafaela Karra, Mishel Platini, Enco Lanici, Merlin Monro, Fransua Sagan, Tomas Man, Stefania Sandreli, Shuma, Paskal, Pushkin, Pol Gogen, Ardit Gjebrea, Kolin Farell.
Pasaporta astrologjike
Periudha 21 maj – 21 qershor
Elementi Ajri
Cilësia i papërqëndrueshëm
Gjinia mashkullore
Planeti sundues Mërkuri
Gurët e çmuar topazi, opali, agati, diasperi
Parfumet akacia, mente, vanilja, limoni
Lulet e preferuara mimozat, zhabinat, margarita
Ditët me fat e mërkurë, e hëna
Ngjyrat e verdha, ngjyrat e forta bezhë
Numrat me fat 5, 3, 9, 12
Stili shumë i gjallë, ekscentrik
Bimët, pemët akacia, limoni
Numri planetar 8
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

GAFORRJA
(21 qershor – 22 korrik)

Gaforrja është shenja e katërt e zodiakut. Gaforrja është shenjë e ujit, kryesore, femërore, e drejtuar nga Hëna; është shumë komplekse dhe kuptohet me vështirësi, sepse natyrat e ndryshme të saj bien vazhdimisht në kundërshtim me njëra tjetrën. ثshtë shenja e amësisë dhe e lindjes… logjika e saj është krejtësisht e veçantë.
Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres në përgjithësi janë të urtë (si femra dhe meshkuj). Janë shumë të ndjeshëm, emocionalë, imagjinarë, të sjellshëm, intuitivë, romantikë, mikpritës, simpatik, të këndshëm, të duruar, të butë dhe dorështrënguar. Ata janë të kujdesshëm dhe të pashqitur, nuk hidhen me kokëposhtë lehtë me aventura dhe nuk duan ndryshimet e improvizuara. Janë njerëz me fantazi, me humor të qetë dhe mbrojtës. Kjo shenjë është më e vështira për t’u përcaktuar, përsa i përket karakteristikave të individëve. Në fakt në shenjën e Gaforres shpesh gjejmë njerëz të ndrojtur, pa personalitet dhe të vetmuar. Të gjithë e duan shtëpinë dhe natyrën, vlerësojnë vetitë që kanë të bëjnë me lidhje me njerëzit. Në shkollë që në fëmijëri janë të parët shpesh herë sepse studiojnë me ngulm dhe kanë një mendje të zhvilluar, ndërsa në punë kënaqen me vende të qeta dhe lënë profesionet e lira. Gaforret në dukje janë të qetë dhe të gëzuar por në brendësi janë shpesh të shqetësuar dhe vuajnë nga rënia e shpeshtë në melankoli. Janë me ndjenja delikate plot takt dhe të përmbajtur, kanë ndjeshmëri emotive dhe imagjinatë të zhvilluar. Janë kryelartë dhe u pëlqejnë shumë lavdërimet, duartrokitjet dhe mirënjohjet. Shpesh janë të pavendosur, të dyshimtë dhe të paqëndrueshëm.
Të lindurit e shenjës së Gaforres janë shtëpiakë dhe gjejnë kënaqësi të madhe në shtëpi dhe në gjirin e familjes. Ata kënaqen nëse ka qetësi dhe harmoni në shtëpi. Gjithashtu respektojnë traditat dhe marrin pjesë aktive në jetën e komunitetit. Të lindurit Gaforre janë gati të tërhiqen në strofkullën e tyre nëse e shohin të arsyeshme, dhe kur futen në strofkull s’ka herkul që t’i nxjerrë. E vetmja gjë që mund të bësh është tu japësh atyre kohë, ata do të dalin përsëri dhe do të përzihen në shoqëri. Ata janë edhe kokëfortë kur duan dhe vullnet të fortë dhe duan të çajnë në rrugën e tyre. Nëse me vullnet s’ja arrijnë qëllimit atëherë përdorin fuqinë emociale. Nëse dhe kjo s’i ndihmon mbyllen përsëri në grackën e tyre dhe reflektojnë meqë sundohen nga Hëna që është e lidhur me pjellorinë shumë Gaforre duan të kenë shumë fëmijë ata duan një familje të madhe. Preken lehtë dhe kanë shumë gjendje shpirtërore mund të kalojnë fare lehtë nga njëra tek tjetra. Gaforret e kanë të lehtë t’ju tregojnë simpatinë dhe dashurinë të tjerëve. Preferojnë të planifikojnë punë, dashuri, udhëtime, pushime e fitime. Të lindurit në këtë shenjë kanë një kujtesë të hekurt, kujtojnë edhe histori dhe detaje të së kaluarës dhe emocionohen nga to. Kush i do surprizat nuk merr shumë prej tyre, si shpërblim dijnë të ofrojnë një qëndrueshmëri ekonomike në familje. Nganjëherë të lindurit e Gaforres duken aventurierë, të pabesueshëm, të aftë të eksplorojnë ambiente krejt të veçantë ose të dashurojnë persona krejt të kundërt me idealin e tyre. Janë të gatshëm të çmojnë me optimizëm dhe objektivitet çdo situatë por mund të bien dhe në kriza depresioni. Dinë ta përdorin mirë paranë, janë kursimtarë megjithëse disa i quajnë dorëlëshuar.
Pëlqejnë: romantizmin, fëmijët, shtëpinë, festat, fshatin.
Urrejnë: dështimin, kundërshtimin, këshillat, imponimin.
Karakteristika e femrës së Gaforres
Femra Gaforre shpesh herë përcaktohet si “krenare”. Ajo është bijë e hënës prandaj humori i saj ndryshon, por është e fortë, nënë e mrekullueshme e gatshme gjithmonë për t’u sakrifikuar për të bijtë. Megjithëse është e mbyllur shpesh herë dhe e rezervuar nga natyra. ثshtë shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për dashuri të pafund dhe siguri. Ajo është shumë idealiste dhe shumë ëndërrimtare si pak të tjera, bota e saj është e brendshme dhe pre e fantazisë ndërsa ajo e jashtmja përkundrazi shpesh e tmerron. Femra Gaforre është një krijesë shumë e ëmbël por jashtëzakonisht kokëfortë. ثshtë femër që do një familje shumë të madhe dhe shtëpinë e duan gjithë konfort. Ndërrojnë opinionet dhe s’kanë stabilitet të brendshëm. ثshtë lehtë t’i korruptosh sepse i marrin situatat lehtë – lehtë (si meshkujt dhe femrat).
Karakteristikat e mashkullit të Gaforres
Mashkulli i Gaforres shpreson gjithnjë në një të ardhme më të mirë, është shumë i ndjeshëm dhe perceptues, i pëlqen të jetojë në mënyrë paqësore dhe shpesh zhytet në kujtime duke jetuar momentet e bukura të së kaluarës. Ai dëshiron të qëndrojë më shumë në shtëpi sepse e konsideron si oazin e tij të qetësisë; në shtëpi do të gjejë gjithmonë kohë për të dëgjuar muzikë që e çlodh të cilën e do shumë. Ndjeshmëria tepër e madhe e mashkullit të Gaforres shpesh shfaqet me forma pasigurie dhe druajtje… ai ka frikë se mos e vënë në lojë. Ai do të sakrifikohet edhe pse është i paqëndrueshëm në sjellje dhe humor.
Burrat e kësaj shenje e konsiderojnë shtëpinë rifuxhon ndaj stresit e jetës. Njerëzit Gaforre kanë nevojë për momente vetmie. Duken si të fortë e pa emocione por nuk janë ashtu.
Personaliteti i Gaforres
Mashkulli dhe femra e kësaj shenje kanë të përbashkët ndjeshmërinë e thellë dhe lidhjen e fortë me familjen e origjiniës, sidomos me nënën dhe të dy do të jenë prindër shumë të dhënë pas fëmijëve të tyre. Mashkulli i Gaforres është gjithmonë zotërues dhe i prirur për ta idealizuar gruan që dashuron, por dhe i aftë për të fshirë nga jeta e tij, nëqoftë se ajo do ta zhgënjejë. Meshkujt dhe femrat janë shumë të aftë për t’i kuptuar mirë të afërmit (gjë mjaft e rrallë) për t’i dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre që pastaj t’u japin këshilla të mira. Nëse jeta e plagos rëndë të lindurin në këtë shenjë ai (ose ajo) do të gjejë strehë tek familja ku do të dijnë të gjejnë forcën e nevojshme për të rimarrë veten dhe për të shëruar plagët. Personaliteti i Gaforres mund të jetë ndonjëherë pak fëminor, kapriçioz, i shqetësuar, i heshtur dhe pak i frikshëm, megjithatë gjithmonë do të jetë i paqëndrueshëm, i kthyeshëm dhe plot fantazi. Të gjithë kërkojnë mbrojtje dhe siguri… të gjithë duan çdo lloj komoditeti duke mbetur shumë të gatshëm për të ndihmuar ata që ju kërkojnë ndihmë. Shpesh s’kanë takt e janë njerëz të vështirë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 qershor – 1 korrik)
Janë shumë të ndjeshëm, shumë të ndikueshëm dhe pak të aftë për t’u mbrojtur.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 korrik)
Janë shumë aktivë, kanë një siguri false dhe kanë mundësi më të madhe për të bërë karrierë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 22 korrik)
Janë më optimistë, më të fortë, më pak diplomatë dhe më pak të ndrojtur sepse ndjejnë ndikimin e Luanit shenjës pasardhëse, janë të parezervuar dhe tregojnë çdo fjalë.
Gaforrja në dashuri
Të lindurit e Gaforres në dashuri janë të devotshëm, romantikë dhe të aftë të arrijnë rezultate janë kurnacë mbrojtës për të dashurin e tyre. Shpesh herë ata martohen të rinj por nuk zhgënjejnë pirtjet e partnerit sepse janë më të pjekur se mosha e tyre dhe i edukojnë mirë fëmijët e tyre. Gratë kërkojnë tek burri mbrojtje dhe udhëheqje ndërsa burrat kërkojnë një dashuri materne. Të gjithë ata kanë tendencë xhelozie dhe janë tepër posesivë. Ata nuk kërkojnë shumë, një shtëpi, paqe dhe rehati. Në jetën intime ata janë të ndjeshëm, xhentilë të ngrohtë me partnerin. Shpesh e teprojnë me fantazinë dhe duan të përjetojnë një ideal romantik. Megjithëse zig-zaget në dashuri (sidomos burrat e shenjës njihen si flirtues) mbeten të lidhur ndaj familjes, partnerit dhe fëmijëve.
Femra e Gaforres në dashuri
Në dashuri qëndrimi i kësaj femre është jashtëzakonisht kontradiktor. Nga njëra anë është femër sentimentale, romantike që di të përshtatet dhe bën ç’është e mundur për t’i dhënë kënaqësi mashkullit që dashuron… nga ana tjetër manifeston edhe një temperament shumë zotërues, realist dhe egoist që maskohet shumë mirë gjithmonë nga ëmblësia. Sidoqoftë me mashkullin e zemrës femra Gaforre mban gjithmonë një qëndrim prej nëne. Me gjithë dashurinë e thellë për shtëpinë, fëmijët dhe bashkëshortin, Gaforrja nuk arrin të qëndrojë gjithmonë besnike. Pastaj kthehet në vatrën familjare me gëzim sepse vetëm aty gjen atë që i përshtatet më shumë natyrës së saj të vërtetë. Edhe pse nuk do ta thotë femra e Gaforres dëshiron shumë të përkëdhelet nga partneri me të cilin mundohet të mos diskutojë kurrë, sepse ajo është një krijesë krejtësisht paqësore, me gjithë ndryshimet me hope të humorit të saj dhe natyrës së theksuar kapriçioze. Ajo ka nevojë më shumë se çdo tjetër për dashuri të madhe për t’u siguruar vazhdimisht nga ana e burrit që dashuron: një shoqe me të vërtetë e ëmbël dhe shumë e vëmendshme, me temperament bujar që maskohet ndonjëherë nga një kokëfortësi me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ajo e jeton dashurinë në një mënyrë praktike dhe realiste pa harruar kurë të jetë zotëruese. Qëndrimi prej nëne që femra e Gaforres është e prirur të mbajë ndaj shokut të saj, nuk do të thotë aspak se ajo është një femër e dobët, përkundrazi nuk është e tillë madje dhe shoku i saj e ndjen këtë. Gjithmonë do të jetë një mashkull i Luanit që do të tërheqë më shumë femrën e Gaforres.
Mashkulli i Gaforres në dashuri
Në dashuri mashkulli i Gaforres sillet si idealist dhe ka tendencë të idealizojë këtë ndjenjë aq të rëndësishme për të: ai mund të japë shumë por edhe kërkon shumë. Megjithatë di të sillet shumë butë dhe ëmbël me të shoqen e tij, ashtu siç di të bëhet edhe xheloz dhe zotërues, por gjithmonë ai është i aftë t’i kontrollojë dhe t’i fshehë emocionet e tij. Në martesë ai është zakonisht besnik, dhe romatik dhe i mirë… aty – këtu shfaqet egoizmi i tij por pa peshuar shumë në raportet e çiftit. Dashuria e këtij mashkulli nënkupton mbi të gjitha familjen. Ai është i gatshëm për sakrifica të mëdha dhe mund të heqë dorë nga gjithçka për të shpëtuar vatrën që ka krijuar me femrën e zemrës së tij. Edhe pse duket ndonjëherë i ftohtë ai nuk është aspak i tillë, por mund të jetë i ndrojtur. Prandaj sado pasionant të jetë, ai do të orvatet t’i fshehë ndjenjat e tij të vërteta, e madje dhe xhelozinë që nuk e ka të pakët! Me femrën ai tregohet bujar dhe do t’i kushtojë asaj gjithë vëmendjen, kujdesin dhe përkëdheljet aq të domosdoshme në raportet sentimentale.
Por nëse e ndjen se po e shtypin… nëse mendon se një lidhje po bëhet e rëndë për të, ai edhe mund të zhduket qetësisht.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 qershor – 1 korrik)
Në dashuri është tepër i ndikueshëm, i ndjeshëm, i paqëndrueshëm, kapriçioz dhe i paparashikueshëm.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 korrik)
ثshtë më i fortë, më i qëndrueshëm, më i vendosur dhe më i ashpër në mënyrën e të shprehurit të dashurisë, sepse është dhe më i pasigurtë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)
ثshtë më i aftë dhe optimist, ka shpirt më luftarak por i mungon takti. Këta edhe kur e pësojnë mund të mos reagojnë e madje mund të harrojnë.
Gaforrja në miqësi
Femra e Gaforres ka një sens të thellë miqësie por ka prirje t’i idealizojë miqtë dhe të njohurit; ajo tregohet gjithmonë e gatshme, mikpritëse dhe e dashur me të gjithë, gati për të ndihmuar kur kanë nevojë. Megjithatë është tipi i femrës, që pa mëdyshje menjëherë mund t’i fshijë nga jeta e saj njerëz që janë sjellë me të në mënyrë deziluzionuese ose të shtirur, pa e vrarë ndërgjegja. Në kompleks femra e Gaforres është një krijesë e mirë, e dashur, por pak invaduese dhe kurioze, por sigurisht jo e keqe. Jo gjithmonë është e mundur të krijohet një raport kombinimesh e miqësia me femrën e Gaforres, sepse në thelb ajo është e mbyllur, e rezervuar dhe relativisht e përzemërt kur gjendet kundrejt njerëzve që nuk i njeh mirë.
Edhe mashkulli do të jetojë miqësinë e re me shpirtin e sakrificës, gadishmërisë dhe altrizmit. Ai pa dyshim merr pjesë tërësisht në shqetësimet e miqve dhe pret prej tyre të njëjtin qëndrim, nëse një ditë do të ketë nevojë. Shumë bujar me ata që i konsideron njerëz të dashur, është gati të braktisë pa dhënë asnjë shpjegim atë që e zhgënjen dhe e tradhëton, sikurse ndodh në dashuri edhe në raporte miqësie. Mashkulli i Gaforres ka vazhdimisht nevojë për konfirmim. Një gjë është e sigurtë: mashkulli i Gaforres nuk duron që miqësitë të ndërhyjnë në jetën e tij private, madje dhe kur ka krijuar një raport të mirë ai me zor do t’i hapet për vështirësitë apo mendimet e tij. Nga natyra është shumë i dyshimtë dhe mosbesues.
Gaforrja dhe familja
Femra e Gaforres, si asnjë tjetër, është e gatshme të sakrifikojë gjithçka për familjen e saj, së bashku me familjen e origjinës, bijtë e saj janë për të dashuria më e rëndësishme që ka. Edhe pse e do shumë burrin ai do të vijë pas njerëzve të gjakut të saj. Në familje është gjithmonë një nënë e vëmendshme, delikate, e kujdesshme, që i rrit fëmijët (prej të cilëve pret shumë) me dashuri dhe me sensin e traditës, sepse thellësisht ajo mbetet e kthyer dhe e lidhur me të kaluarën. Natyrisht e lindur për të qenë në radhë të parë nënë dhe pastaj bashkëshorte, femra e Gaforres ka prirje ta konsiderojë bashkëshortin si baba sesa si një shok, gjë që shpesh nuk është e mirë për raportin e çiftit. Kësaj femre i pëlqen shumë të gatuajë për familjen dhe të pregatisë ç’ka fëmijët e saj parapëlqejnë. Herë pas here ajo mund të jetë me fëmijët shumë egosite dhe posesive.
Mashkulli i Gaforres nuk do ta braktisë kurrë familjen dhe prindërit e tij në momentet e vështira por përkundrazi do t’i ndjekë me një ndjenjë të thellë detyre. Nënë është për atë figura më e rëndësishme aq sa në mënyrë të pandërgjegjshme kërkon për bashkëshorte një femër që t’i ngjajë nënës së tij. Lidhja me fëmijët është shumë e thellë dhe ai është gati të pranojë dhe të metat e tyre, mjafton që ata të pranojnë lidhjen me bërthamën familjare. Edukator që di të falë, të lejojë dhe të kuptojë, ai do t’u japë bijve një edukatë të tipit tradicional duke kufizuar nganjëherë fantazitë dhe entuziazmin.
Prirjet profesionale të Gaforres
Femra e kësaj shenje është shumë e zgjuar dhe ëndërruese, por është shumë intuitive dhe e ndjeshme, ja sepse aktivitetet që kërkonjnë do të kenë këto karakteristika; gjithçka ka të bëjë me muzikën ose me publikun. Duke qënë një natyrë e kthyer dhe e interesuar për të shkuarën, me një inteligjencë të përshtatshme për studimin e gjuhëve, mund të çimentohet në fushën e antikuariatit dhe në të gjithë ato profesione që kërkojnë njohjen e gjuhëve dhe të traditave. Femra e Gaforres do të kishte sukses si mësuese, madje dhe në nivele të larta, sepse është shumë e prirur ndaj fëmijëve e të rinjve, edhe është shumë altruiste dhe e lidhur me të afërmit. E shkëlqyer si psikologe ose mjeke. Mund të bëhen dhe gazetarë, shkrimtarë, infermierë dhe politikanë. Gaforrja duhet të shmangë ato profesione që kërkojnë shumë luftë dhe konkurrencë.
Mashkulli i Gaforres është tepër romantik por pa kurajo për të luftuar sepse ka karakter shumë të mbyllur dhe pesimist, prandaj për të nuk janë të përshtatshme aktivitetet që kërkojnë këmbëngulje për të fituar dhe forcë për t’u ndeshur, për t’u atakuar. Instiktivisht ai priret ndaj arteve, letërsisë dhe do të bëhet një muzikant, piktor, arkitekt, gjuhëtar, mobilier i mirë sepse ka shumë fantazi sintetizuese. Për meshkujt Gaforre është e përshtatshme dhe karriera diplomatike. Në çdo iniciativë ai do të ndjejë nevojën e mbështetjes dhe nxitjes për të fituar ndaj ndjenjës së përhershme të pasigurisë që është në bazë të temperamentit të tij. Për mashkullin e lindur Gaforee është i përshtashëm edhe arti kulinar në nivel të lartë, ai e dashuron kuzhinën (Arturi, gastronomi i famshëm, ishte i shenjës së Gaforres). Një këshillë: kundrejt të papriturave të profesionit, duhet me qënë më indiferent, më të ftohtë dhe më pak të merakosur e të shqetësuar.
Disa njerëz të Gaforres mund të bëhen dhe bisnesmen të mirë dhe meqë janë romantikë dhe duan natyrën mund të bëhen koleksionistë, antikuarë dhe kopshtarë, etj.
Gaforrja dhe paratë
Të lindurit e kësaj shenje qofshin meshkuj apo femra janë shumë nikoqirë dhe kursimtarë; megjithatë femra kur shpenzon, e bën këtë me shumë kënaqësi nëse është fjala për të blerë ndonjë shtëpi, bizhuteri apo veshje. Shumë praktikë në para dhe realistë, të lindurit e Gaforres dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë dhe bëjnë përpjekje ta shtojnë pasurinë e tyre, duke bërë ekonomi dhe duke mos rrezikuar më kot paratë në spekullime të dyshimta. Mashkulli i Gaforres shpenzon më lehtë për të blerë gjithçka e bën më të bukur dhe më të pëlqyeshme shtëpinë që e do shumë dhe e konsideron si një strehë mbrojtjeje. Si mashkulli edhe femra janë mjaft kursimtarë për të bërë dhurata edhe pse fëmijët e tyre janë gati të bëjnë sakrifica ekonomike për t’ua bërë më të mirë të tashmen dhe të ardhmen. Të gjitha shpenzimet për të udhëtuar janë të justifikuara. Mashkullin ndryshe nga femra parapëlqen të marrë ose të blejë rrobat më të zgjedhura, por i pëlqen më shumë kur ato i vijnë nga shoqja e tij. Në raportet e Gaforres me paratë ndikojnë pozicioni i Hënës dhe i Diellit, domethënë në çfarë sektori të horoskopit do të gjenden këto dy yje.
Gaforrja dhe shëndeti
Në përgjithësi të lindurit e Gaforres kanë një shëndet delikat (meshkujt edhe femrat). Ata e marrin veten me shumë vështirësi pas sëmundjeve. Pjesët më delikate të të lindurve në këtë shenjë janë: kafazi i kraharorit, stomaku, mushkëritë, mëlçia, shpretka dhe mukozat. Ata kanë tendencë dhe predispozicion të vuajnë nga anemia, gjëndrrat limfatike, obeziteti dhe ipotiroidizmi. Shqetësimet e tyre të shpeshta do të jenë nga dilatacionet e aparatit tretës, mbidjersitja nga emocionet e forta. Mund të kenë djersë të ftohta dhe forma kolapsi. اefalia, astemia dhe lodhja muskulare janë shfaqje tipike të organizmit të lindurve të kësaj shenje. Humori i keq dhe trishtimi janë burim i sëmundjeve dhe shkaktarë të ulçerave dhe sëmundjeve të mëlçisë nga ato më të lehtat dhe deri tek ato më të rëndat siç është ceroza. Të lindurit Gaforre shpesh kanë mungesë kalciumi. Shpesh herë ata kanë probleme nervore. Për ta është e këshillueshme një dietë pa yndyrna dhe sheqerna të tepërt. Të gjitha llojet e zarzavateve bëjnë mirë por veçanërisht sallata jeshile, çikorja, spinaqi, lakrat, grosha e vogël, qepa, rrepka, kopra dhe radhiqet. ثshtë e këshillueshme peshku ndërsa mishi të merret dy herë në javë. Si pije më të mirat janë qumështi për shkak të mungesës së kalciumit dhe të gjitha lëngjet e frutave por pa sheqer, duhet të përjashtohet alkoli i çdo lloj forme. Për të mbajtur peshën e duhur Gaforret duhet të lëvizin shumë. Janë të këshillueshëm noti, bicikleta, shëtitjet, vrapimi gjithmonë në breg të detit për të marrë jod, i cili është i nevojshëm për ta. Për femrat këshillohet dhe tenisi i cili aktivizon reflekset dhe përmirëson muskulaturën. Veç kësaj djersitja favorizon jashtëqitjen e toksinave. Kur tretja bëhet shumë e vështirë duhet të përdoret çaj me trëndafil qeni para gjumit. Për ekuilibrin psikologjik bën mirë dëgjimi i muzikës ose i leximit të cilat mbajnë zgjuar vëmendjen e zbavisin dhe e çlodhin.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 qershor – 1 korrik)
Janë më të predispozuar për obesiet për anemi dhe intoksikacione si dhe mundësi për absese. Drejtohen nga Saturni dhe demostrojnë një ndrojtje shumë të madhe, pak kurajo! Seksualiteti është minimal. Saturnit i dedikohet dhe një formë pesimizmi, ndjenja e detyrës dhe lidhja me traditën.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 korrik)
Kanë sistemin tretës më problematik për shkak të lëngjeve gastrikë si dhe mundësi për ulçera dhe reumatizma. Drejtohen nga Urani, janë origjinalë, të lehtë, të djallëzuar por me një ndjenjë të thellë të detyrës dhe aftësi të mira profesionale.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)
Janë të predispozuar ndaj idropizisë dhe ezaurimeve nervore. Tek ata ndikon Neptuni dhe kanë një dobësi psikike më të madhe, një fatalizëm të thellë, fantazi dhe mënyrë shumë romantike për të jetuar dashurinë, bëhen agresivë nëqoftëse kundërshtohen shumë. Hëna është kryesorja që i drejton pastaj: Saturni, Urani, Neptuni.
Vlerat e Gaforres (Cilësitë)
Femra e lindur Gaforre është nënë shumë e mirë dhe zonjë shtëpie e shkëlqyeshme, shumë e ndjeshme në botën e dashurisë, ajo nuk lejon mungesa korrektese. Ajo di t’i japë shumë dashuri mashkullit të saj dhe me të tregohet tejet e dashur, e ëmbël. Krijesë ëndërruese dhe romantike në përgjithësi, ajo është zakonisht edhe një bijë e dhembshur. ثshtë gjithmonë realiste kur është fjala për të zgjedhur problemet familjare. Zgjuarsia e kësaj femre është shumë e lavdërueshme, sikurse dhe temperamenti i ëmbël dhe i qetë me të cilat ajo di të përballojë problemet pa u ankuar, me optimizëm ajo do të vazhdojë të besojë në një të ardhme të mirë.
Mashkulli i Gaforres zakonisht me karakter të mbyllur është i aftë si pak të tjerë për ndjenja të thella. Megjithëse ka prirje të jetojnë në botën e tij pak reale, mbetet gjithmonë shumë i aftë për të kuptuar të tjerët dhe i ndihmon kur duhet pa u kursyer. Ai është inteligjent dhe me intuitë. Tepër besnik ai di t’i vlerësojë gëzimet e shtëpisë dhe familjes, por dhe vetmisë nuk i trembet. Kanë një kujtesë të mirë (sikurse femrat) dhe janë të duruar.
Të metat dhe dobësitë e Gaforres
Femra e Gaforres mund të përcaktohet si pak hënore dhe kapriçioze, sepse natyra e saj është e ndryshueshme që ndikohet lehtë dhe e prirur ndaj melankolisë. Meqënëse është e pasigurtë ka gjithmonë nevojë të ndihet e miratuar, veçanërisht nga familja dhe të bijtë madje më shumë nga familja sesa nga bashkëshorti i saj. Nën fluksin e pesimizmit të saj të lindur, femra e Gaforres i ekzagjeron problemet por edhe pse jo shumë energjike, bëhet veçanërisht e fortë kur njerëzit e saj të dashur janë në vështirësi. Shpesh herë dembele dhe sedërmadhe, është një natyrë që mund të demostrojë përtaci. Ajo i urren ndryshimet dhe nuk i pëlqen t’i prishë zakonet, rregullin e vet. Shumë nga Gaforret nuk janë të rezervuara dhe tregojnë çdo gjë që dëgjojnë apo shohin. Gjithashtu femra e Gaforres është zemërake, dinake dhe tipi inatçore gjë që i krijon vështirësi në raportet me të afërmit. Shmangia nga problemet që i dalin, injorimi dhe zhytja në fantazi është një rrezik dhe mund t’i sjellë probleme. Në vend që t’i përballojë ëndërron gjithmonë me syhapur, në vend që të ndërhyjë dhe rrezkon të shkundet, të zgohet nga kjo gjendje atëherë kur realiteti bëhet evident e më i prekshëm. Grykësia dhe përtacia e bëjnë pre të obezitetit, janë dhe koprace.
Mashkulli i Gaforres është shumë sedërmadh, i ndrojtur dhe ka shumë nevojë për mbështetje, siguri në punë dhe në jetën sentimentale. Ndjenjat e tij kushtëzojnë zgjedhjet të cilat pastaj ndryshojnë për shkak të paqendrueshmërisë së temperamentit. Ai është shpesh herë i pakënaqur nga vetvetja dhe nga të tjerët edhe pse nuk e shfaq. Ai edhe pse kalojnë vitet, mbetet mjaft mëminor dhe jo i qetë mendërisht. Kanë ndryshime humori janë tepër të ndjeshëm e të lidhur pas njerëzve (edhe femrat). Mashkulli Gaforre sa më shumë që s’e ndjen veten të dashuruar aq më tepër ndjen afeksion. Në këto raste mund të ndodhë që ta ndjejë aq shumë mungesën e afeksionit sa të sëmuret. Shumë fatalist dhe jashtëzakonisht pasiv, ai nuk lufton me përkushtim dhe bindje të vërtetë për të arritur qëllimet, ose për të zgjidhur problemet e tij. Ky është një aspekt tjetër i dobët i temperamentit të tij. Tregon çdo fjalë sa që mund të shkaktojnë ngatërresa, ziliqar dhe shpesh herë ngatërrestar.
Ekstravagancat e Gaforres
Femra e Gaforres ka një pasion të vërtetë për kuzhinën dhe një dashuri të zjarrtë për qentë dhe macet, për të cilët kujdeset sikur të ishin fëmijë. ثshtë një femër që do të kërkojë nga fëmijët kur të rriten të njëjtën vëmendje dhe përkujdesje që ajo u ka dhënë atyre kur ishin të vegjël. Me gjithë nevojën e theksuar për të patur gjithmonë rreth e rrotull shumë miq e veçanërisht të njohur të rinj, nuk do t’i kërkojë ajo ata: edhe kjo është një shfaqje e përtacisë së saj të lindur.
Mashkulli i Gaforres është një koleksionist ngulmues, veçanërisht i disqeve. Mënyra e tij për ta jetur dhe rijetuar të kaluarën në vazhdimësi është me të vërtetë origjinale, aq sa një qëndrim i tillë e bën të duket i distancuar për këdo që e vëzhgon. Ai është jashtëzakonisht i rregullt ose më mirë është maniak ndaj rregullit, zakonit të përditshëm vetiak; për shembull ai nuk do ta lëshojë kurrë “karrigen” e tij, “pantoflat” e tij dhe asgjë tjetër që përdor.
Këshilla për Gaforren
Të lindurit Gaforre (si meshkuj dhe femra) kanë si karakteristikë të përpiqen me një kokëfortësi të jashtëzakonshme për të vendosur paqen dhe qetësinë e brendshme. Për t’i arritur ato janë të gatshëm të pësojnë shumë dhe të heqin dorë nga shumë gjëra. Duhet thënë se edhe pozitiviteti i tyre ka një anë pozitive, sigurisht kur nuk është tepruar, sepse lejon të jetohen vështirësitë e jetës pa u ngatërruar shumë në to. Të lindurit Gaforre duhet të kenë kujdes të mos besojnë se dhe të tjerët janë po aq të ndershëm sa ata vetë. Naiviteti i tepruar i bën të mashtrohen lehtë nga të tjerët dhe të bienë viktimë e gënjeshtrave, vjedhjeve dhe mashtrimeve në planin sentimental. Meshkujt edhe femrat e Gaforres kanë prirje për t’i lënë gjërat pas dore dhe për të bërë një jetë sedentare pa lëvizje gjë që nuk është mirë as për fizikun as për anën psikolgjike. Në qoftë se Gaforres i ndodh një deziluzion i madh mund të bjerë në një krizë të thellë mosbesimi në vetvete. Kujdes dhe ndaj asaj nevoje të madhe e të përherëshme për simpati njerëzore. Kaltërsia e detit ashtu edhe gjelbërimi i natyrës janë një ndihmë e madhe për të kapërcyer momentet më të vështira.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e Gaforres kanë shumë mirëkuptim dhe miqësi me Demin e qetë; sepse kanë të përbashkët mentalitetin praktik, me Gaforren romantike, me Virgjëreshën, llogjika e të cilës i jep siguri, me Akrepin stimulues sepse magjepsen nga aftësia e tij për të dredhuar. Me Shigjetarin sepse iu ofron dashurinë, udhëtimet dhe me Peshqit misteriozë tek të cilët adhurojnë fantazinë. Dhe me Binjakët e kanë mirë miqësinë. Miqësia e tyre mund të rezultojë e vështirë me Dashin e ashpër tepër të fryrë, me Luanin prepotent që mund t’i turbullojë qetësinë dhe me Peshoren e sipërfaqshme që të deziluzionon. Miqësia me Ujorin antikonformist dhe Bricjapin e ngurtë është pothuajse e pamundur.
Në dashuri: Sentimentalisht dhe seksualisht mashkulli dhe femra Gaforre kanë raport të mirë me Dashin, me Demin për seksualitetin e njëjtë. Me Virgjëreshën e turpshme e cila u jep siguri, me Gaforren, me Akrepin sepse të dy natyrat plotësojnë njëra tjetrën dhe me Peshqit mbasi kanë të përbashkët personalitetin e stërholluar. Shumë i pamundur ose problematik një raport sentimetal me Binjakët, me Luanin që është shumë egocentrik, me Peshoren që nuk përpiqet të kuptojë nevojën për dashuri, me Shigjetarin sipërfaqësor dhe me Bricjapin e ftohtë, dashuri e vështirë me Ujorin sepse është tepër i vështirë dhe indiferent.
Në punë: Përshtaten me Demin, Gaforren dhe me Binjakët, Virgjëreshën, Peshoren. Me Akrepin dhe me Peshqit merren vesh për bukuri sepe bashkë janë të tria shenja uji. Me këto kanë gjithashtu të përbashkët inteligjencën dhe mënyrën e përballimit të problemeve praktike. Ka vështirësi për t’u marrë vesh me Luanin autoritar, Shigjetarin nevrik, Bricjapin e ashpër, antikonformistin Ujor dhe Dashin agresiv.
Mashkulli ideal për femrën e Gaforres
Mashkulli ideal për femrën e Gaforres duhet të jetë i aftë t’i japë shoqes së tij një ndjenjë të vazhdueshme mbrojtjeje dhe të jetë shumë i ndjeshëm dhe disponibël ndaj butësisë (në dhënie dhe marrje). Madje dhe partnerja e tij Gaforre të jetë kapriçioze gjë që ndodh shpesh. Femra Gaforre pret prej partnerëve gjithashtu dhe vëmendje dhe dhurata. Në këmbim ajo do t’i japë ngrohtësi dhe përkujdesje. Ky tip femre nuk do të shkojë mirë me një tip mashkulli grindavec sepse dëshiron shumë të jetojnë në paqe. Femra e Gaforres magjepset më shumë nga mashkulli i Luanit.
Femra ideale për mashkullin e Gaforres
Kjo femër s’duhet të jetë shumë ndrydhëse, shtypëse dhe as të demostrojë se dëshiron një lidhje shumë të dëshiruar me mashkullin e kësaj shenje. Femra e tij ideale duhet të dijë ta presë me një qëndrim dashamirës. Kur dashuron, do të jetë ai që do ta kërkojë sepse këtij tip mashkulli u pëlqen shumë t’i bëjnë qejfin dhe t’i përkëdhelin si fëmijë. Gjithashtu ajo duhet të tregohet e duruar me të. Mashkulli Gaforre dhe femra pret shumë dashuri dhe ngrohtësi për të cilat ka nevojë të pafund edhe pse s’do ta pranojë kurrë.
Kuriozitete lidhur me Gaforren
Vendet e përshtatshme për Gaforren
Janë: Algjeria, Holanda, Prusia, Skocia, Afrika e Veriut, Kina, Marahu dhe qytetet e Bremës, Amsterdamit, Stokolmit, Tunizit, Venecias, Bernës, Gjenevës, Nju-Jorkut, Pizës sepse këto janë vende që i përkasin shenjës së Gaforres në astrolgji.
Ngjyrat e Gaforres
Gaforrja do të zgjedhë ngjyrat e zbehta dhe të shndritshme që i komunikojnë paqe dhe i japin ndjenjë qetësie për të cilën ka nevojë. Ja përse shkojnë mirë e kaltra e zbehtë, e argjenda, jeshilja, e bardha dhe e verdha e hapur. Përkundrazi për Gaforren duhen shmangur e kuqja sepse e nervozon, e zeza sepse e deprimon e shtyp si dhe gështenja që e trishton.
Orët e dashurisë
Për të shprehur ndjenjat e dashurisë momentet më të përshtashme janë ora 3 – 4 të dielën, të mërkurën, të shtunën dhe ora 15 – 16 e hënë, e diel, e mërkurë, e shtunë. Këto orë drejtohen nga planetet Hëna, Jupiteri, Venera të favorshëm për Gaforren.
Hajmalitë që u sjellin fat janë një lule margarite të qëndisur diku si dhe një unazë argjendi.
Personazhe lindur Gaforre
Ledi Diana, Oriana Falaçi, Milva, Xhina Lolobrixhida, Meril Strip, Franka Rame, Renzo Arbore, Luigji Pirandelo, Ringo Star, Kristofor Kolombi, Ingrid Bergman, Petro, Menea Xhakomo Puçini, Aleksander Manja, Rembrant, Ernest Heminguej, Prust, Elsa Lila, Franc Kafka, La Fonten, Gluk, Garibaldi, Pirandelo, Tom Kruis, Zidan. Silvester Stalone.
Pasaporta astrologjike
Periudha 21 qershor – 21 korrik
Elementi Uji (shenjë Uji)
Cilësia kryesore, kardinale
Gjinia femerore
Planeti sundues Hena
Gurët e çmuar perlat, opali, korali i bardhë
Parfumet lejla, santali, bliri, bari i bekuar
Lulet e preferuara zambaku, manushaqe, birako, tuberoret, spira
Ditët me fat e hëna
Ngjyrat argjendi, jeshile e lehte, e bardha, të shndritshmet
Numrat me fat 3, 7, 5, 8, 2
Stili shume i ngjyrosur që bien në sy
Numri planetar 9
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

LUANI
(22 korrik – 22 gusht)

Luani është shenja e pestë e Zodiakut, është shenjë zjarri, mashkullore, pozitive. Këtë shenjë e sundon Dielli. Luani është shenjë e vendosmërisë dhe udhëheqjes. Luani në simbolikën e përgjithshme përkon me ardhjen në botë të njeriut ndërsa me lindjen e krishtërimit u shndërrua në simbol të rilindjes. Shenja paraqitet me bishtin e Luanit.

Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit e shenjës së Luanit (femra dhe meshkuj) janë dashamirës dhe zotërues të jashtëzakonshëm. Shpesh janë persona me fantazi, energjikë, bujarë, entuziastë, besnikë, ambiciozë dhe simpatikë. Janë kurajozë dhe luftojnë çdo ditë për idealet e tyre dhe për të mbrojtur ata që kanë nevojë për ndihmë apo mbrojtje. Nuk i durojnë padrejtësitë dhe pandërshmëritë, janë dominues, të sigurtë në vetvete, optimistë, të pavarur dhe me vullnet të hekurt. Ata janë sundues dhe udhëheqës siç është Luani mbreti i kafshëve. Kanë dëshirë për të mësuar dhe janë të pasur me influencë dhe inteligjencë të qartë në sensin e përgjegjësisë, me një imagjinatë të madhe poetike me pasion. Nganjëherë janë kryelartë, ngacmues, fjalëshumë dhe shumë ambiciozë, gjejnë me vështirësi mirëkuptimin që kërkojnë, megjithatë dinë të bëhen të dashur dhe zakonisht janë të lumtur në jetën bashkëshortore. Bëhen prindër shumë të mirë dhe fëmijët e tyre i admirojnë sepse dinë të jenë miq të të vegjëlve të tyre dhe tërheqin besimin e tyre. Janë tolerantë por shpesh edhe s’mund të jenë, bëhen arrogantë tiranik dhe rrallë zemërohen por kur zemërohen bëhen të rrëmbyer dhe ofendues. Të lindurit nën këtë shenjë janë tipa magentikë që i tërheqin të tjerët siç tërheq magneti grimcat e hekurit, pra Luanët s’rrinë kurrë pa shokë apo edhe pa të dashur. Luanët janë largpamës, diplomatë, të kuptueshëm, krenar, të matur dhe të vendosur për t’ia arritur qëllimit me çdo kusht dhe kanë shumë arritje në jetë. Janë tipa krijues me plot shooqëri dhe kripa e muhabetit. Të shoqërohesh me to është kënaqësi e vërtetë. Ashtu si Luanët janë mbretër ashtu edhe të lindurit në këtë shenjë e konsiderojnë veten si sundues të universit, kjo sepse i sundon dielli, më i madhi nga të gjitha planetet. Të kesh një Luan në skuadër është një gjë e mirë sepse ato i zbatojnë me përpikmëri rregullat e punës dhe e çojnë punën deri në fund. Luanët janë të ndershëm, romantikë, filantropë, të qëndrueshëm, të fuqishëm, ekstravagant, të lëvizshëm dhe të zhdërvjellët. Janë tipa që u pëlqen jeta mondave, të vetësigurt dhe me dashuri të madhe për jetën. Kanë një pamje interesante dhe janë simpatikë që i tërheqin fort të njohurit e tyre. Janë dhe mëndjemëdhenj, imponues dhe priren për intriga. Shpesh kanë një mënyrë shkëlqimi të gjërave dhe tregohen të drejtë, të vendosur në veprimet e tyre dhe dallohen për frymë iniciative. Luanët nuk e çajnë kokën se ç’thonë të tjerët për ta dhe vazhdojnë të ecin përpara me hap mbretëror. Megjithëse janë vanitoz, egocentrik, mendjemëdhenj duhet pranuar se bota pa Luanin s’ka shkëlqim. ثshtë e lehtë të njihesh me ta. Janë shumë realistë, njerëzorë dhe të ngrohtë. Ata i përballojnë me madhështi situatat më të vështira që të tjerët tërhiqen prej tyre. Janë dinamikë dhe të zjarrtë, marrin flakë nga zemërimi por nuk duan t’i bëjnë keq kujt. Pëlqejnë komplimentat dhe përdorin vartësit si gurë shahu për të arritur qëllimet e tyre. Në lidhje me të tjerët janë të thjeshtë, të hapur të sinqertë, të veçantë e të besueshëm (dhe spontanë). Luani janë të preferuarit e Zodiakut. Ata pëlqejnë jetën luksoze, madhështinë, spekullime të reja, fëmijët, dramën, urrejnë: kujdesin, kursimin, njerëzit e këqinj e të mbyllur, monotoninë.
Karakteristikat e femrës së Luanit
Femra që lind në këtë shenjë është luftarake por fatkeqësisht gabon nga çiltërsia. Ajo karakterizohet nga një ndjenjë e lindur te ajo, nga besimi tek njerëzit dhe situatat, që e shtyn të bëjë gabime aq të mëdha sa janë të pariparueshme. Në marrjen e vendimeve femra e Luanit nise thuajse gjithmonë nga ndjenja dhe pak nga arsyeja; ajo është shumë zemërgjerë dhe nuk e fsheh edhe pse në thelb besnike, nevojën që ka për liri, si dhe tendencën për të vepruar gjithmonë në kohë të vet. Duket sikur gjithmonë mendon “Sidoqoftë vetë e kam fajin”. Vështirë që femra e Luanit të mos e mbajë fjalën e dhënë përveç rasteve kur mund të kushtëzohet nga rrethanat: ajo është mbështetje e sigurt sepse ndjenja e detyrës, që nuk e braktis kurrë është thellë tek ajo. Tek femra e Luanit bie në sy ndjenja estetike, asaj i pëlqen të rrethohet nga gjëra të bukura dhe të kujdeset për veten. Nga jashtë mund të duket e ftohtë, në të vërtetë është e rrëmbyer dhe e prirur të reagojë vrullshëm nëse ndihet e fyer ose e lënduar.
Karakteristikat e mashkullit të Luanit
Ndonëse është elegant, shumë sedërmadh dhe merakoset mjaft për mendimet e të tjerëve mashkulli i Luanit dallohet për aftësi organizative, entuziazmin e tij dhe një ndjeshmëri të lindur qe e stimulon për të kërkuar të bukurën dhe më të mirën. Lëvdatat e miklojnë Luanin, ndaj ai i pranon ato me kënaqësi. Intuita e mashkullit të Luanit është vërtetë e jashtëzakonshme, ka aftësi të mira për të bërë përgjithësime dhe sheh shumë larg (është largpamës). Situatat e vështira mashkulli i Luanit mund ti zgjedhë shumë shpejt. Për fat të mirë arrijnë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe rrallë tek ta mbizotërojnë anët negative ekstreme. Janë zbukurues të shtëpisë, i dedikohet rregullit të saj.
Personaliteti i Luanit
Meshkujt dhe femrat janë shumë të përzemërt, njerëz me pikëpamje të gjera që nuk i pengon të jenë mjaft egocentrikë. Kjo i bën ata njerëz me personalitet magjepsës duke i dhënë natyrës së tyre të veprimit, tone elegante dhe të papërmbajtshme që shprehin entuziazëm dhe optimizëm të shëndoshë. Shprehja di se ç’bëj i shkon fare mirë për shtat të lindurve të Luanit që dinë të demostrojnë gjeste të bukura solidariteti kur e kuptojnë se dikush ka nevojë për ta. Në marrëdhëniet midis njerëzve ata e përçmojnë intrigën, hipokrizinë dhe shpirtvogëlsinë. Në të vërtetë ata janë gjithmonë shumë të sinqertë drejtëpërdrejtë dhe të prirur të reagojnë pa përdorur rrugë të mesme qoftë me fajlë qoftë me vepra. Duke qenë shumë besnikë ata kanë shumë të vështirë t’i dorëzojnë armët dhe i vazhdojnë betejat të inkurajuar nga intuita e tyre e mirë edhe pse jo gjithmonë arrijnë t’ia dalin mbanë. Të lindurit e kësaj shenje janë tipa praktikë dhe koherentë por asnjëherë të shpërndarë. ثndrrat nuk bëjnë pjesë në jetën e tyre sepse janë realistë dhe dinë t’i kapin situatat. Janë autoritarë por shpirtgjerë. Shpesh e tejkalojnë me sigurinë që kanë në forcat dhe mendimet e tyre e që kërkojnë t’i bëjnë të njohura me çdo kusht.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 korrik – 1 gusht)
Janë më arrogantë dhe mendojnë se kanë meritë për gjithçka. Duke qenë të rrëmbyeshëm ata u besojnë puthadorëve dhe në dashuri janë të drejtpërdrejtë. Sukses më të madh do të kenë në pjesën e dytë të jetës.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 gusht)
Janë tipa kontradiktorë dhe më ambiciozë. Instikti amësor tek gratë është shumë i vogël.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 gusht)
Janë më të dashur, më të përmbajtur dhe nuk japin konfidencë. Duke qenë se janë altruistë dhe zemërgjerë ata kanë një ndjenjë të lartë përgjegjësie si në punë ashtu edhe në dashuri
Luani në dashuri
Në dashuri të lindurit e shenjës së Luanit janë të ngrohtë, romatikë dhe kanë dëshira të forta seksuale, të cilat shpesh i bëjnë jo konstant me partnerin, gjë që mund të shkojë gjer në ndarje. Duan të kenë shumë të dashur dhe duan t’i kenë të pashëm. Luanët në dashuri nuk janë besnikë (kur janë pa martuar) por i mbeten gjithashtu besnikë familjes.
Femra e Luanit në dashuri
Në dashuri femra e Luanit është xheloze, relativisht e prirur për të sunduar mbi të tjerët, disi prepotente por e sinqertë, një gjë që nuk e duron vërtetëështë shpirtvogëlsia. Që të dashurojë një mashkull ajo kërkon ta vlerësojë atë dhe plotësisht, duke pasur parasysh të marrë katikule dhe mirësjellje; më të do të dijë të jetë gjithmonë e dashur, gjë që mund t’i vijë shumë natyrshëm. Femra e Luanit dashuron me shumë sentimentalizëm por kërkon të jetë e lirë dhe nuk e duron dot monotoninë e jetës bashkëshortore që për mendimin e saj, është një kurth për lumturinë. Në dashuri gjithashtu ajo kërkon respekt të njëjtin respekt që ajo është e gatshme të tregojë në marrëdhëniet bashkëshortore për burrin e saj. Femra e Luanit e përçmon gjithçka të rëndomtë dhe në dashuri kërkon të jetë për partnerin e saj gjëja më e rëndësishme. Kjo i jep siguri dhe qetësi. Për të fituar femrën e Luanit mashkulli nuk duhet të tregohet xheloz, sepse femra e Luanit kërkon ta ndjejë se është e lirë edhe pas martesës. Edhe pse nuk e përbuz flirtin ajo e ka të vështirë t’u hyjë aventurave, sepse për të dashuria është diçka e rëndësishme dhe serioze në jetë. Nga miku i saj ajo pret besnikëri dhe shumë butësi, vlerësim dhe miratim. Me mashkullin e saj ajo tregohet xheloze, pa ushtruar asnjë lloj presioni të tij, është e zjarrtë dhe shumë e vendosur, por dhe e gatshme të falë nëse do të jetë e nevojshme. Në dashuri shpesh i mungon ndjenja e humorit prandaj është më mirë që me të, të mos përdoret ironi, sepe kjo e mërzit. Mjerë ai që e vë përballë situatash kompromisi, ajo nuk i duron dot për shumë kohë sepse i konsideron si pabesi. Nëqoftëse ka pranë saj një burrë që nuk e vlerëson, atëherë ajo mund të mos e dashurojë më pavarësisht nga ndjenja e saj është zemërgjerë në dashuri.
Mashkulli i Luanit në dashuri
Në dashuri mashkulli i Luanit vepron shumë i sigurt, është tip që shkon shumë pas instiktit për të cilin i detyrohet sensualizmit të fortë. Për nga natyra Luani është shumë xheloz e duke qenë edhe kyelartë, nuk e fal kurrë tradhëtinë në dashuri; përkundrazi mbetet me ndjenja dhe sedër të lënduar. Mashkulli i kësaj shenje është një mik i zjarrtë dhe i qëndrueshëm, që i jepet me zemërgjerësi gruas së tij. Me të ai është i ngrohtë veçse paksa gënjeshtar, ndonëse gënjeshtrat e tij nuk janë për t’u dramatizuar, ngaqë zakonisht fshehin gabime të parëndësishme. Mashkulli i Luanit dëshiron të ketë pranë vetes një grua me të cilën të krenohet në shoqëri, qoftë për nga bukuria, qoftë për nga inteligjenca. ثshtë tip shumë xheloz (më shumë se femra) por nuk e shfaq, shumë i zjarrtë jo shumë romantik dhe në marrëdhëniet bashkëshortore nuk e pranon t’i cënohet krenaria. Nga pikëpamja seksuale ai është shumë i gjallë dhe nga mikja e tij kërkon përkushtim maksimal dashuri, afsh dhe besim të verbër. Mashkullit të Luanit gjithashtu i pëlqejnë katikulat dhe lavdërimet, sidomos kur ato ia bën gruaja që dashuron. Mashkulli i Luanit interesohet për të dashurën e tij dhe me të tregohet zemërgjerë dhe mbrojtës, po ashtu dhe me njerëzit e tjerë të dashur. Për të marrë vendime në martesë ai është i prirur të marrë mendimet e të tjerëve.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 korrik – 1 gusht)
Marrin të gjitha karakteristikat e shenjës.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 gusht)
Janë më të ftohtë dhe më të arsyeshëm në dashuri sepse e ndjejnë ndikimin e Shigjetarit që është shenja pasardhëse e zjarrit.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 gusht)
Janë më shumë xhelozë dhe të rrëmbyer, për nga natyra veprojnë me instikt; janë të fortë dhe të vendosur në dashuri, shquhen si karaktere plot pasion
Launi në miqësi
Femra e Luanit nuk i pranon me dëshirë kritikat dhe, rrjedhimisht nuk ka shumë miq, të paktën jo shumë të sinqertë. Sidoqoftë ajo e ka ndjenjën e miqësisë dhe me miqtë dhe të njohurit e saj ajo është gjindshme dhe e gatshme për të dhënë ndihmë nëse i drejtohen asaj. Për t’u shënuar se e vetmja shenjë me të cilën Luani mund të krijojë një lidhje të thellë miqësie është Peshorja, sepse mirësjellja dhe diplomacia e të lindurve në shenjën e Peshores nuk e lëndojnë kurrë sedrën e Luanit. Femra e Luanit nuk kthehet kurrë mbrapsht, kur mbetet e zhgënjyer nga një miqësi. Në miqësi gjithashtu kjo femër nuk e duron shpirtvogëlsinë dhe mbi të gjitha është shumë besnike.
Mashkulli i Luanit në krahasim me femrën i kushton më pak vëmendje dhe rëndësi miqësisë. Kjo mënyrë të sjelluri ndoshta lidhet me oportunizmin e tij të theksuar dhe me faktin që, duke qenë shumë ambicioz, ai është më pak i gatshëm që t’u kushtojë kohë miqve, kaq shumë është i dhënë pas karrierës (punës). Sidoqoftë ai është njeri zemërgjerë dhe sillet me përzemërsi dhe në mënyrë gati mbretërore me ata që i ka miq. Ashtu si femra dhe ai nuk i pranon kollaj kritikat, edhe sikur t’i bëhet nga miqtë, si ndër më të mirët do të kishte zgjedhur të lindurit në shenjën e Dashit dhe të Shigjetarit, sepse me ta ka të përbashkët dhe virtytet. Nëse tradhëtohen nuk dorëzohen dhe vazhdojnë t’i zgjatin dorën e miqësisë atij që i ka tradhëtuar. Por nuk dinë t’i shikojnë njerëzit dhe kanë një besim të vërbër tek idhtarët e tyre megjithëse shpesh këta i zhgënjejnë.
Luani në familja
Femra e Luanit është e lidhur thellësisht me konceptin tradicional të familjes dhe për ta shpëtuar e për ta mbajtur të bashkuar, është e gatshme të pranojë dhe ndonjë kompromis gjë që sigurisht nuk bën pjesë në natyrën e saj. Përgjithësisht ajo është një grua që ka marrëdhënie të shkëlqyera me familjen nga e cila rrjedh dhe, në mënyrë të veçantë, me prindërit: ajo ka qenë një bijë shembullore dhe prandaj do të jetë një nënë e shkëlqyer që do të ketë dëshirë të merret me fëmijët duke i rritur dhe edukuar në bazë të parimeve të shëndosha e tike dhe morale. Fëmijëve të saj kërkon t’u sigurojë më shumë të mira materiale dhe t’u edukojë parime shpirtërore që ajo i konsideron një trashëgimi me vlerë të madhe.
Mashkulli i kësaj shenje është relativisht i pranishëm në familje, sepse është shumë i zënë me punë. Shumë kohë i merr dhe ambicia e tij që e shtyn të bëjë gjithnjë e më shumë. Sidoqoftë gjen kohën edhe për fëmijët, për të cilët është mbi të gjitha një mik i mirë. Ai kërkon t’i edukojë fëmijët sipas përfytyrimit të tij qoftë përsa u përket ideve, qoftë përsa i përket zgjedhjes së profesionit. Me gruan ai është i sjellshëm dhe është i gatshëm ta mbrojë dhe ta përkrahë. Mirëkuptimi i shkëlqyer me familjen nga e cila rrjedh dhe asnjë vështirësi përsa u përket shpenzimeve për shtëpinë dhe për të dashurit e tij.
Aftësitë profesionale të Luanit
Llogjika, aftësitë organizative dhe një farë shije e lindur artistike janë tiparet themelore të natyrës së femrës së Luanit, ja përse angazhimi i saj profesional do të japë fryte të shkëlqyera, qoftë në fushën e drejtimit, qoftë në krijimtarinë artistike, ndonëse në dukje këto dy tendenca nuk kanë pika takimi. Femrat e kësaj shenje bëhen afariste të shkëlqyera politikane, avokate, organizatore fushatash reklame, gazetare, madje dhe artiste të mira, regjisore të zonja dhe dekoratore me famë. Gjithmonë do të jetë që ato të zgjedhin një punë që u jep atyre pavarësi të plotë, për më tepër u jep mundësi për të marrë vendime, pa u mbështetur shumë te të tjerët.
Mashkulli i Luanit për vetë karakterin autoritar dhe natyrën luftarake patjetër do të ketë mundësi të mira për suksese në fushën profesionale, me kusht që ai të zgjedhë profesione të përshtatshme, që i japin kënaqësi dhe i nxjerrin në pah në mënyrën dhe në masën që dëshiron ai. Të lindurit në shenjën e Luanit bëhen arktitektë, dekoratorë, shkrimtarë artistë, zejtarë, avokatë, fotografë, politikanë dhe regjizorë të zotë por ata kanë edhe dhunti të mëdha për të drejtuar dhe mund të bëhen shefa. Sigurisht që ky mashkull është punëtor i palodhur dhe i gatshëm për t’ia kushtuar kohën dhe veprimtarive që ai ka për zemër. Si mashkulli ashtu edhe femra është mirë t’i shmangin profesionet që kanë të bëjnë me objekte elektrike dhe mekanike sepse si të gjitha shenjat e zjarrit dhe Luani është objekt incidentesh. Një këshillë: bëni kujdes ndaj miklimeve sepse nuk janë gjithmonë të sinqerta siç mendoni ju.
Luani në para
Të lindurit në këtë shenjë janë të prirur ta teprojnë në shpenzime, edhe pse përgjithësisht fitojnë me një farë lehtësie. Në fakt, kur i vihen diçkaje tek e cila kanë besim, ata japin më të mirën e tyre dhe arrijnë të marrin kënaqësi në planin moral dhe material. Kurrnacëria, sigurisht nuk bën pjesë në karakterin e Luanit dhe prandaj edhe të lindurit në shenjën e Luanit nuk janë shumë të prirur të grumbullojnë para vetëm kur kanë një projekt të veçantë për të bërë; ata kanë qejf të shpenzojnë sidomos për objekte për të cilat shtëpia dhe personi mund të mburren. Femrat kanë dëshirë të blejnë stoli, parfume, veshje dhe gjithçka që u duhet për trupin dhe elegancën e tyre. Si femrave dhe meshkujve u pëlqen të blejnë antika, edhe në këtë fushë gjithmonë zgjedhin gjëra me cilësi të mirë pa diskutuar shumë për çmimin. Meqënëse të lindurve në shenjën e Luanit nuk u pëlqen sipas skemave të gatshme, edhe në shpenzime dhe në marrëdhëniet me paranë ata veprojnë më shumë në instiktin e çastit sesa me llogjikë dhe kur është fjala për të bërë dhurata, ata ndjekin më shumë ç’u dikton zemra, sesa llogjika e portofolit. Në marrëdhëniet e Luanit me paranë do të ndikojë pozicioni i Diellit dhe Hënës dhe drejtimi i këtyre të dyve në horoskop.
Luani dhe shëndeti
Të lindurit e Luanit (si femra dhe meshkuj) si rregull gëzojnë zakonisht shëndet të mirë dhe kanë aftësi të mira për ta marrë veten pas sëmundjeve. Por pikat më të dobta të Luanit janë: kraharori, shpina, shtylla kurrizore, veshkat, zemra, sistemi i gjakut dhe vezoret. Luanët mund të vuajnë edhe nga dhimbje ndërbrinjore, nga shqetësime të tiroideve, nga probleme të qarkullimit të gjakut, të palcës kurrizore. Tek të gjithë të lindurit në këtë shenjë mund të vërehen mungesa magnezi dhe kalciumi. Mund të vuajnë nga aneurizmet dhe stenokarditi. Luanët kanë merak të shërohen shpejt dhe kanë mundësi për t’ia arritur qëllimit. Për këtë shenjë rekomandohen kurat komeopatike, sepse ata janë të prirur të kenë alergji nga mjekimet e zakonshme. Pika të tjera delikate mund të jenë dhe mëlçia dhe arteriet, sytë, stomaku, sistemi nervor, grykët, pankreasi. Në fakt, pavarësisht nga forca e jashtme, të lindurit e shenjës së Luanit psiqikisht janë të dobët dhe mund të kalojnë shqetësime nervore, pagjumësi kur janë në gjendje shumë të ndër dhe aritmi të zemrës për arsye të tensionit të brendshëm dhe të dhimbjeve. Ata mund të vuajnë dhe nga bllokime të gjakut, ulçera dhe helmime për shkak të funksionimit të ngadaltë të mëlçisë. Për të larguar tensionin nervor është e udhës që të lindurit e Luanit të ecin, të bëjnë fiskulturë, të ngasin biçikletën, të luajnë golf, të vrapojnë në ajër të pastër dhe të notojnë. Mund të ndodhë që të kenë mungesa të magnezit. Gjella e tyre duhet të përbajë ushqime me pak yndyrna dhe të pajisur me zarzavate, me gjethe ngjyrë të errët. Shumë të mira për ta janë çikorja, spinaqi, panxhari, dhe si fruta: kajsia, pjeshka, pjepri, rrushi, molla, dardha dhe ananasi. Mirë është të lihet mënjanë mishi i kuq dhe të gatuhet mishi i bardhë (pulë, gjel deti, lepuri i butë) i shkëlqyer është edhe peshku me kusht që të mos jetë i yndyrshëm. Pija që rekomandohet më shumë është uji mineral. Shumë të mira janë dhe lëngjet e frutave të pasheqerosura aq më mirë sikur të jetë lëng grejfruti (sepse shkrin yndyrnat) dhe lëng rrushi që është laksativ dhe diuretik. Mirë bën dhe birra që përmban vitaminë B dhe të gjithë çajrat qetësues duke përjashtuar ato me mente që mëlçia nuk i pranon.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 korrik – 2 gusht)
Kanë rrahje të shpejta të zemrë, shqetësime të shpinës, shtyllës kurrizore, shqetësime të tiroideve. Duhet të bëjnë kujdes se mos rrëzohen.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 gusht)
Paraqesin ndjeshmëri më të madhe në rrugën e frymëmarrjes, në veshka, në sistemin e gjakut dhe në vezore.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 gusht)
Vuajnë shpesh nga pulsi i parregullt, nga funksionimi i ngadaltë i mëlçisë dhe nga sistemi nervor delikat.

Planetët që ushtrojnë ndikimin më të madh tek të lindurit në shenjën e Luanit meshkuj dhe femra, janë : Dielli, Marsi, Afërdita dhe Mërkuri.
Vlerat e Luanit
Femra e kësaj shenje është ngulmuese, optimiste, kurajoze dhe i përballon problemet me këmbëngulje dhe realizëm, pa dyshim është një tip shumë besnike, zemërgjerë, e përzemërt dhe e hapur, që vepron me instikt edhe në marrëdhëniet e saj shpirtërore, ndërsa çiltërsia e saj e tepruar (që e dëmton shumë dhe sigurisht nuk numërohet me vlerat e saj) përfundimisht bëhet pjesë e hirit të saj të lindur. Gëzimi i jetës nuk mund të kalohet pa u vënë re te femra e Luanit, ashtu si nuk mund të mos tërheqë vëmendje edhe dëshira e saj për të vepruar si në planin vetiak ashtu edhe në atë profesional. Femra e Luanit është gjithmonë energjike për të ndihmuar dhe për të mbrojtur më të dobëtit me shumë dashamirësi. Ajo ka edhe shumë interesa artistike dhe kjo patjetër që është një vlerë e madhe e saj si edhe një ndjenjë e thellë dinjiteti që tek ajo është e lindur.
Mashkulli i Luanit është gjithashtu zemërgjerë, besnik, ngulmues, optimist, mbrojtës dhe i mirë. Janë të fuqishëm dhe guximtarë. Ai është me temperament të fortë, i ndërshëm, i sigurt, asnjëherë shpirtvogël ndaj të tjerëve. Në punë është praktik në dashuri është autoritar me partneren e vet, por edhe bujar dhe i zjarrtë. Sigurisht që ai është bashkëshort shumë i sjellshëm dhe i vëmendshëm. ثshtë kavalier dhe i matur dhe nuk e mban inatin.
Të metat dhe dobësitë e Luanit
Zakonisht femra e shenjës së Luanit zemërohet lehtë, është shumë e ndjeshme ndaj miklimeve, shpeshherë nuk i duron kufizimet e jetës shtëpiake. Ajo dëshiron të vendosë vetë për veten e saj, por jo rrallë herë edhe për të tjerët. Femra e Luanit është natyrë disi kundërvepruese. Nëse ndihet e fyer ajo nuk mënon të zhveshë shpatën dhe të bëjë diçka: sigurisht që reagimet e saj nuk kalojnë pa u vënë re. Përgjithësisht ajo bën ç’është e mundur për të rënë në sy dhe në dashuri është një mike që ushqen ndjenja të forta për të sunduar tjetrin, mike e cila do të përpiqet ta modelojë partnerin e vet sipas shijeve dhe natyrës së saj të jetesës. Një dobësi e femrës së Luanit është mburrja apo lavdërimi që i bën vetes apo gjërave dhe njerëzve që kanë lidhje me të. Në fakt ajo pëson menjëherë krizë sa herë që ndokush nuk i shkon pas oreksit kur bëhet fjalë për ndonjë blerje vetiake, e natyrisht për ndonjë blerje luksi. Sakrificat në këtë aspekt mund t’ia prishin humorin, gjë që është vërtetë e tepërt dhe e paarsyeshme, sepse edhe në këtë drejtim njeriu mund të mësojë me lehtësi si të fitojë. ثshtë fakt që femrës së Luanit i mungon ndjenja e humorit dhe për këtë arsye ajo fyhet shpejt, edhe pa pasur ndonjë motiv të vërtetë. Atëherë ajo mbyllet në vetvete shfaq një farë nervozizmi dhe mbajnë qëndrime që kalojnë caqet ndaj atyre që, sipas asaj, e kanë fyer. ثshtë gjithashtu një femër dogmatike (dhe intolerante)
Mashkulli i Luanit është mjaft mendjemadh, nganjëherë tiranik, disi “dorëshpuar” në kuptimin që është i prirur të shpenzojë më shumë nga ç’i mban xhepi. Për nga natyra ai është (tepër) krenar, arrogant, hundë përpjetë dhe i prirur të krijojë edhe pa dashur probleme për shkak të pabesisë së tij; jo rrallë kërkohen “alternativa” edhe pse për të është e rëndësishme që të mos e ndryshojë statusin familjar. Ja pse i duhet një grua me karakter të butë, që të jetë shumë e aftë për ta kuptuar. Ai ka një dëshirë të vërtetë të madhe për pushtet, për arritjen e të cilit ai mund të braktisë një dashuri ose një marrëdhënie të ngushtë miqësie. Mashkulli i Luanit duke qenë se nuk ka dëshirë të kalojë pa u vënë re, bën gjithçka për të rënë në sy, shpesh herë duke e tepruar dhe duke u bërë shkas për ilaritet. Kjo mënyrë jetese nxitet nga fakti që ai është objektiv i lehtë për tu arritur, kur bëhet fjalë për lëvdata. Ai e merr çdo lavdërim si kompliment të sinqertë, pa e çuar qoftë edhe larg e larg në mendje a janë të sinqerta këto vlerësime. اiltërsia dhe sedra e tij nuk e lejojnë të bjënë vlerësime objektive dhe prandaj do të bëjë gabime që do ta dëmtojnë. Një e metë e Luanit është se u beson shumë të tjerëve. Ata mund të bëhet të padisiplinuar, pompozë, shkelës të ligjit, intolerantë, dogmatikë, imponues, egocentrikë, të çthurur dhe të shkëputur nga disiplina e fesë, nganjëherë dembel.
Ekstravagancat e Luanit
Për asnjë arsye femra e Luanit nuk e neglizhon ndjenjën e thellë, që tek ajo është e lindur, për anën e saj estetike dhe rregullin; në çdo çast të ditës dhe në çdo rast ajo do të jetë gjithmonë në më të mirën e saj, edhe sikur t’i duhet një farë mundimi për këtë. Shkujdesja dhe mungesa e harmonisë në të veshur e shqetësojnë dhe prandaj ajo është përherë e vëmendjshme për pamjen e saj të jashtme, qoftë brenda mureve të shtëpisë, qoftë në shoqëri. Harmonia me vetveten është një nga fitoret ditore, që plotësojnë anën sqimtare të natyrës së saj. Kujdes duhet pasur ndaj reagimit të femrës së Luanit, që është vërtetë po aq i jashtëzakonshëm, sa ç’është i paparashikueshëm, prapa maskës së saj disi të ftohtë dhe të largët, për të mos thënë hijerëndë, fshihet një vullkan i vërtetë! Po të shkelet në kallo, ajo është e aftë të ndryshojë qëndrim dhe madje po të jetë e nevojshme të shndërrohet në një grua të furishme.
Përsa i përket mashkullit të Luanit mund të thuhet se është vërtetë shumë supersticioz, sidomos në lidhje me objektet. Ai është tip klasik që mban gjithmonë me vete një hajmali dhe i ndjek thëniet dhe besimet popullore në lidhje me fatin ose fatkeqësinë.
Këshilla për Luanin
I linduri i Luanit është i prirur të mendojë (ose më mirë të gënjejë veten) se të tjerët meshkuj apo femra janë njerëz të dretpërdrejtë, zemërgjerë dhe besnikë. Megjithatë nuk është përherë kështu. Ja përse është mirë që Luani të mësojë të mos jetë tepër i çiltër dhe të mos u besojë shumë të tjerëve sepse mund të pësojë zhgënjime dhe disfata, por kjo nuk duhet ta bëjë atë cinik dhe jotërheqës. Tek e fundit mjafton që t’i mbajë sytë hapur! Të lindurve të kësaj shenje u ndodh që të mos u kushtojnë mjaft vëmendje hollësive dhe ngjyrimeve që ndryshojnë thelbin e gjërave dhe rrjedhimisht faktet, kjo nuk është mirë! Hollësitë nuk duhen nënvleftësuar sepse ndihmojnë të kuptohen më mirë njerëzit dhe rrjedhimisht të krijohen marrëdhënie më të mira mes tyre. Meqënëse Luanit, mashkullit dhe femrës, asnjëherë nuk i mungon ndjenja e përgjegjësisë dhe miqësisë mund të ndodhë që ndokush të përfitojë prej tij para se ky ta kuptojë; prandaj kujdes! Me një fjalë, të lindurit në këtë shenjë në thelb duhet që ta bëjnë të tyrin konceptin: “Jeto, por jo me ëndrra”. Një gjë duhet vlerësuar tek të lindurit në shenjën e Luanit: arti i të falurit. Megjithatë, ata kanë nevojë ta ndjejnë që tjetri që i ka lënduar, qoftë dhe padashur t’u kërkojë të falur. Në këtë pikë gjithçka harrohet dhe meritat do të zhduken, e pikërisht në këtë pikë i linduri në këtë shenjë demostron një nga aspektet më të vyera të natyrës së tij: bujarinë e shpirtit. Një këshillë: nuk është keq t’i shtohet çiltërsisë një grimë mosbesimi.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur në shenjën e Luanit kanë marrëdhënie të mira miqësore me Peshoren e ekuilibruar, me Dashin e zjarrtë sepse ai përthith entuziazmin, me Shigjetarin zemërgjerë; sepse kanë interesa të njëjta, me Demin praktik sepse i tërheq thjeshtësia e tij, me Gaforren zemërbutë, sepse u plotëson nevojën për tu mbrojtur, me Luanin zemërgjerë sepse vendosen marrëdhënie të respektit reciprok. Nuk ka dyshim se është vështirë miqësia me Virgjëreshën celebrale, me Akrepin e shqetësuar, me Bricjapin e thellë shumë të mbyllur në vetvete, me Ujorin origjinal jo gjithmonë spontan dhe me Peshqit e pakapshëm.
Në dashuri: Nga pikëpamja emocionale dhe seksuale Luani mashkull dhe femra, vendosin marrëdhënie më të mira me Dashin e sinqertë, me Gaforren e dobët, me Peshoren sqimtare, me Shigjetarin entuziast dhe me Peshqit e pamposhtur. E pamundur dhe e lodhshme do të ishte një lidhje me Demin tepër të rregullt, me Binjakët tepër të shpenguar, me Luanin për shkak të të metave të njëjta, me Virgjëreshën së cilës i mungon entuziazmi, me Akrepin që e ka të theksuar ndjenjën e sundimit mbi të tjerët, me Bricjapin e arsyeshëm e me Ujorin e matur.
Në punë: E shkëlqyer harmonia me Dashin, me Binjakët, me Virgjëreshën, me Shigjetarin, me Bricjapin. Luani gjen tek këto shenja gjërat që atyre u mungojnë. Në punë bashkëbisedimi është i vështirë me Demin kryeneç, me Gaforren e ndjeshme, me Luanin prepotent, me Akrepin shpesh të tensionuar, me Ujorin sedërmadh dhe me Peshqit e ngathët.
Mashkulli ideal për femrën e Luanit
Duke qenë besnikë nga natyra femra e Luanit ka nevojë për një mik të cilin mund ta çmojë dhe ta admirojë në mënyrë të pakushtëzuar edhe për cilësitë e tij morale. Mashkulli ideal për këtë femër duhet të mbajë parasysh se sa pak e prirur është ajo për të pranuar sidomos në dashuri çdo formë kompromisi që e zhgënjen dhe e trishton. Nga mashkulli i saj kjo femër pret përkrahje, zemërgjerësi dhe marrëdhënie të ngrohta seksuale por dhe shumë respekt që të ndihet më e lirë. Pa dyshim ajo është e gatshme t’i pranojë dobësitë e burrit që dashuron por nuk pranon kurrë shpirtvogëlsinë.
Femra ideale për mashkullin e Luanit
Këtij mashkulli i duhet një mike me shije të holla, asnjëherë vulgare, një grua e kultivuar, inteligjente me të cilën ai mund të krenohet në shoqëri dhe me miqtë. Duke qenë xheloz ai kërkon një partnere besnike. Mashkulli i Luanit është ai që e duron më pak xhelozinë, me të gjitha rrjedhojat e saj (ndonëse vetë është tip që kërkon të sundojë të tjerët) Në këto marrëdhënie ai është i përgjegjshëm, zemërgjerë, përkrahës mjaft i gjindshëm, mjaft që t’i jepet mundësia në punë.
Kuriozitete të Luanit
Vendet që i përshtaten Luanit
Kësaj shenje që simbolizon pushtetin dhe qeverinë i përshtaten: Italia, Franca, Rumania, Gjermania, Sicilia, dhe qytetet: اikago, Bristoli, Kremona, Filadelfia, Praga, Ravena, Roma dhe Sirakuza. Në këto vende ndihen rehat sepse i përkasin shenjës së Luanit.
Ngjyrat e Luanit
Qëllimisht të lindurit e kësaj shenje janë të prirur që të zgjedhin të kuqen, të verdhën e florinjtë, portokallin e çelët dhe ngjyrën e purpurt që theksojnë vitalitetin dhe sigurinë dhe rrisin edhe tonin e përzemërt. Për të lindurit e Luanit nuk rekomandohen ngjyrat e çelta sepse ia dobësojnë energjitë. Ngjyra e kaltër, e hapur dhe e gjelbër ujore janë ngjyrat që i sjellin qetësi Luanit luftarak.
Orët e dashurisë
Për të shprehur ndjenjat e tyre për dashurinë më të përshtatshme janë këto momente: nga ora 4 deri në 5 e hënë, e mërkurë dhe e shtunë ose 16 deri 17 e martë, e enjte dhe e shtunë.
Dielli, Marsi dhe Afërdita që i drejtojë këto orë janë planetë të favorshëm për Luanin.

Hajmalitë që duhet të përdorë Luani për t’i sjellë fat janë: një bretkosë e vendosur diku më vete me çdo lloj mënyre që të jetë, të qendisur, kukull, stampë, që për Luanin luftarak sjell qetësi dhe i ul frenin e tij ose një unazë arit e verdhë që mbështetet nga Dielli.
Personazhe të Luanit
Napoleon Bonaparti, Lorenco Madhështori, Enzo Biaxhi, Rikardo Muti, Xhorxh B. Shou, Salvatore Kuazimodo, Pepino di Kapri, Zhaklinë Kenedi, Karla Fraci, Madona, Ana e Anglisë, Lorela Kukarini, Fleming, Dyma, Jenifer Lopez, Arnold shvarceneger, Bill Klinton, Aleksandri i Madh.
Pasaporta astrologjike
Periudha 23 korrik – 22 gusht
Elementi Zjarri (shenjë zjarri)
Cilësia i qëndrueshëm
Gjinia mashkullore
Planeti sundues Dielli
Gurët e çmuar diamanti, rubini, heliatrop
Parfumet ciklamini
Lulet luledielli, trëndafili, lulelotus
Ditët me fat e diela
Ngjyrat ngjyrë ari, portokalli, e kuqe e ndezur
Numrat me fat 1, 7, 8, 9
Stili shumë origjinal por elegant
Pemët portokalli dhe agrumet
Numri planetar 6

 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Po ti tek virgjeresha e gjete te ndaloheshe?? :(:(
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Per vion


VIRGJثRESHA
(23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha është shenja e gjashtë e zodiakut, është shenjë toke, femërore, e lëvizshme dhe drejtohet nga Mërkuri. ثshtë shenjë e dytë njerëzore dhe është shenjë e kritikës, e analizave dhe e përdorimit të shkëlqyer të arsyes. Tipari më i dallueshëm i saj është sensi praktik.
Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në këtë periudhë kanë një personalitet të butë por në realitet shumë volitiv. Janë të rezervuar modestë, të kujdesshëm, të ndërgjegjshëm, të arsyeshëm dhe vëzhgues. Njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës janë gjithashtu të ndrojtur (sidomos në dashuri) praktikë, inteligjentë, analitikë, pedantë dhe kritikë por jo më kot këtë e bëjnë për të ndihmuar të tjerët dhe janë urdhërues të përsosur. Ata nuk përshtaten lehtë në mjedise të jashtëzakonshme, sepse duan zakonet e tyre. Të lindurit Virgjëreshë merren shumë me veten e tyre dhe merren me kënaqësi me punët e të tjerëve sepse kanë dëshirë të bëhen të dobishëm, pra ju shërbejnë gjithë zell të tjerëve. Janë të prerë për punë meqë janë metodikë dhe eliçentë. Ata kanë cilësitë e një Virgjëreshe si modestia ashtu dhe njerzillëku, në vendin e tyre të punës janë valutë sepse i zbatojnë projektet me përpikmëri dhe deri në hollësinë më të vogël, janë shumë punëtorë dhe të gjindshëm. Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të organizuar mirë dhe perfeksionistë, ndonjëherë ata mendojnë se janë të vetmit që i bëjnë gjërat ashtu siç duhen por s’është kështu. Virgjëreshat ju shërbejnë shumë mirë shoqërisë, ata janë të ftohtë, të paafrueshëm dhe nuk u pëlqejnë shumë komplimentat dhe nëse i pëlqejnë nuk gënjehen lehtë prej tyre. Ata kërkojnë të penetrojnë në të tjerët për t’i kuptuar deri në fund, kërkojnë kuptim dhe dashuri edhe nga ata që nuk mund t’ua japin, prandaj bëhen subjekt e deziluzion në miqësi dhe dashuri. E marrin përsëri veten në takime me fat që u sigurojnë pothuajse gjithnjë një të ardhme të lumtur. Virgjëreshat e ndryshojnë shpesh mendimin e tyre për kur duan ata janë kokëfortë dhe të panënshtruar. Rrallë i pranojnë të metat e tyre dhe janë shpesh të ndrojtur dhe të paqëndrueshëm. اdo gjë që bën Virgjëresha e bën shpejt dhe gjithmonë është gati të analizojë gjendjen dhe të gjykojë. Mësojnë shpejt dhe me cilësi sepse janë inteligjentë. I pëlqen ti tregojë gabimet e të tjerëve dhe e entuziazmon mendimi tallës i një shoku. Ata janë njerëz konkurrentë të rregullt dhe urrejnë shpesh shfaqjet publike dhe bashkimin me shumë njerëz. Virgjëresha ul zakonisht kokën deri sa të bëhet drejtuese dhe mund të bëhet ziliqare për sukseset e të tjeëve. Janë të pastër dhe realistë, intelektualë, metodikë dhe me llogjikë. Janë njerëz të urtë e plot ide, nuk janë fare pompozë në çdo punë dhe kur nuk e arrijnë këtë ata dekurajohen lehtë. Kanë një shpirt të shquar kursimi dhe duhet të kenë kujdes mos të bëhen kopracë. Nuk e duan rrezikun. Ata mendojnë se konceptet filozofike janë të vështira për t’u kuptuar dhe shpesh vetbesimi i tyre sfumohet dhe s’janë kurrë të sigurtë për konkluzionet ku arrijnë. Janë të ftohtë dhe evitojnë miqësitë e thella, mbajnë më shumë miqësi të cekëta. Ata janë më të aftë për vartës sesa për shefa, përgjegjësia i bën nervoz. Janë njerëz të matur dhe të lidhur me familjen, duan status kuonë. Ata kanë dhe anë negative: bëhen të padëgjueshëm, ziliqarë, tradhëtarë, dhe qëllojnë gjithnjë prapa shpine. Mund të bëhen mosmirënjohës, interesaxhinj dhe shpesh herë kanë dëshirë të merren me thashetheme dhe duan të minojnë superiorët janë të pamëshirshëm dhe mosbesues, pëlqejnë: të bëjnë lista, ushqimet natyrale, rregullin, higjienën, urrejnë: rrëmujën, kopracinë, varfërinë, paqartësinë dhe kur shëndeti u vihet në rrezik.
Karakteristikat e mashkullit të Virgjëreshës
E themi menjëherë që mashkulli i lindur në këtë shenjë është gjithnjë i prirur në kërkim të më së mirës. Ai është aktiv dhe udhëhiqet nga një ndjenjë e fortë praktike dhe dallohet për inteligjencën kur ndërmerr diçka, ai kërkon t’i shkojë deri në fund me çdo kusht. Racionalizmi dhe të menduarit do të jenë një ndihmë e madhe. Ai është njeri padiskutim shumë i saktë dhe i përpiktë, që vështirë se lejon që të kenë epërsinë instiktet. Për nga temperamenti është ambicioz, kritik dhe analitik si rrallëkush. Ai nuk ka shumë imagjinatë dhe prandaj parapëlqen t’i përkushtohet kërkimit. ثshtë njeri që asnjëherë nuk do të veprojë në mënyrë të nxituar dhe që, megjithatë do t’ia verë veshin ndjenjës së tij të thellë të detyrës. Mashkulli i Virgjëreshës mjaft i përmbajtur, thumbues nganjëherë dhe paksa mazokist, jeton në harmoni me veten dhe nuk i ka qejf ndryshimet dhe meqënëse atij i pëlqen t’i thellojë njohuritë e veta kur mundet merr sa më shumë informacion mbi gjithçka.
Karakteristikat e femrës së Virgjëreshës
Femra e Virgjëreshës është padyshim një krijesë praktike, aktive, inteligjente me gjithë këto dhunti ajo arrin me vështirësi t’i largojë nga mendja shqetësimet, dyshimet që shoqërojnë që në moshë të re. Si mashkulli, edhe ajo zakonisht e përdor gjykimin për të peshuar instiktet dhe për t’i mbajtur nën kontroll; ajo e analizon dhe e shushit gjithçka me merak dhe duke vënë në punë arsyen. Sigurisht se femra e Virgjëreshës është ambicioze por ajo ka këtë veti të posaçme – është e prirur që t’i fshehë këto ambicie sikur të jenë ndonjë minus i madh. Shpesh herë ajo shpreh fjalët “por” dhe “nëqoftëse”. Ajo në përgjithësi është një grua e sjellshme, e ekuilibruar, edhe pse paksa e ftohtë është e gatshme gjithmonë për të dhënë ndihmë dhe sa herë del nevoja. Në përgjjithësi gratë janë të hijshme dhe të pajisura me elegancë natyrale.
Personaliteti i Virgjëreshës
Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës qofshin femra apo meshkuj kanë një personalitet mjaft të qëndrueshëm dhe gjithmonë realist, mund të thuhet që ata jetojnë sikur kanë lëshuar rrënjë në tokë pa i lënë shumë vend fluturimeve të imagjinatës. Vazhdimisht mendojnë, arsyetojnë mbi gjithçka dhe e përdorin më maksimum zgjuarsinë e tyre. Kjo mund të nënkuptojë se të lindurit Virgjëreshë kanë domosdoshmërisht një ide të saktë të problemeve; nuk ëshë kështu shpesh herë kjo dëshirë e tillë “nxjerr qimen nga qulli” duket e tepërt dhe e dëmshme, për të mos thënë kufizuese në lidhje me të ardhmen dhe lidhjet me njerëzit që kërkojnë elasticitet. Disiplina, rregulli, saktësia dhe përsosmëria nuk do t’i braktisin kurrë të lindurit e kësaj shenje. Edhe në marrëdhëniet e dashurisë dhe ato sentimentale të lindurit e Virgjëreshës veprojnë me maturi dhe me një dorë të mirë mosbesimi; edhe në dashuri arsyeja fiton mbi pasionin, prandaj ata vështirë se mund të bien pre e pasionieve ose emocioneve të mëdha. Ky personalitet i të lindurve në këtë shenjë shumë i përmbajtur dhe i ekuilibruar mund t’i atribuohet edhe një farë pasigurie bazë. Virgjëreshat nuk besojnë lehtë dhe shpesh janë pesimiste dhe plot ankthe.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 gusht – 2 shtator)
Janë të ashpër dhe shumë të pakapshëm ndonëse të aftë për të dhënë dashuri, i gatshëm të merret me aktivitete të vështira. Kanë të gjitha karakteristikat shenjës.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 shtator)
Janë më sedërmëdhenj, më arrogantë, më të pasigurt dhe përpara së gjithash vënë punën. Ka prirje të zakonshme shpesh diplomatike dhe marrin pak nga Bricjapi (shenja tjetër e tokës).
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 shtator)
Janë më tradicionalistë, e respektojnë shumë ligjin dhe rregullat e mirësjelljes. Janë të devotshëm dhe zemërgjerë në dashuri.
Virgjëresha në dashuri
Në dashuri të lindurit e Virgjëreshës janë të devotshëm ndaj partnerit. Nuk janë shumë tëndjeshëm, por mungesa e ndjenjave tek disa është një koracë që fsheh shumë emocione që ata kanë frikë t’i shprehin sepse s’besojnë tek të tjerët. Ata janë të fshehtë dhe të rezervuar në dashuri dhe janë më tepër mekanikë se sa pasionantë dhe, duke marrë parasysh këtë duhet të gjejmë një partner që ju përshtatet. Ata ndihen inferiorë ndaj të tjerëve dhe prandaj fshehin me kujdes ndjenjat. Shpesh janë dhe romantikë të ëmbël.
Femra e Virgjëreshës në dashuri
Në dashuri femra e Virgjëreshës është një partnere mjaft e ndrojtur edhe pse gjithmonë është e prirur që ta ketë nën kontroll çdo lloj forme ndjeshmërie. Nganjëherë në mënyrën se si e përjeton dashurinë mund t’i mungojnë shprehjet romatike por jo shprehjet e përkushtimit ndaj burrit që do. Ajo që vlerëson gabimet e vogla të përditshme dhe çmon shumë natyrë, është vërtetë e lumtur pranë burrit që e ndihmon që të fitojë mbi pasigurinë e brendshme dhe që me të të tregohet shumë i ëmbël dhe i kujdesshëm. Femrës shumë të arsyeshme të Virgjëreshës i pëlqen që herë pas here të ndihet skllave e dashurisë së saj dhe kur të arrijë të çlirohet nga shumë tabu, do të ketë shpërthime vërtetë befasuese dhe të papritura që do të vlerësohen edhe më shumë nga miku i saj. Në dashuri femra e Virgjëreshës është e paduruar dhe e pasigurtë dhe është përherë e prirur që më shumë të arsyetojë mbi ndjenjat sesa t’i përjetojë ato rrëmbimthi. Ajo nuk i refuzon dashuriçkat por me ta kuptuar që gjërat nuk shkojnë siç duhet, prish menjëherë marrëdhëniet. ثshtë konkrete dhe kërkon data dhe fakte në vend të fjalëve dhe premtimeve. Femra e Virgjëreshës ka dëshirë të madhe për të sunduar të tjerët, është xheloze dhe sedërmadhe me partnerin e saj, në fund shfaq gjykimin e shëndoshë në marrëdhëniet bashkëshortore. Në aspektin erotik ajo nuk është femër që ndizet lehtë, është disi e ftohtë dhe ky mund të jetë një nga shkaqet e pakënaqësisë së saj të shpeshtë në dashuri. Në jetën martesore kjo femër sillet duke ndjekur ndjenjën e përgjegjësisë që është pjesë e natyrës dhe urtësisë së saj; një bashkëshorte relativisht besnike, shumë e përmbajtur por nuk është aq romantike. ثshtë femër që shkon me llogari, e shkathët kur ndihet e sigurt dhe e dashuruar nga të tjerët atëherë është vërtetë në gjendje të merret me nevojat e të dashurit, mandje dhe përsa i përket ushqimit. Ajo ndërhyn në sugjerime dhe pyetje në lidhje me të ushqyerit dhe shijet e partnerit dhe tek ajo kjo është shfaqje e dashurisë së vërtetë.
Mashkulli i Virgjëreshës në dashuri
Mashkulli i Virgjëreshës është i prirur t’i konsiderojë marrëdhëniet sentimentale më pak të rëndësishme dhe të dorës së dytë në lidhje me profesionin e tij. Edhe në dashuri ai është mjaft racional, i ndrojtur dhe me cipë dhe nganjëherë mund të jetë shumë i pavarur, i vështirë në marrëdhëniet bashkëshortore dhe relativisht romantik me miken. Sidoqoftë ai zakonisht është bashkëshort shumë besnik ndonjëse nuk është gjithnjë i prirur të mbajë parasysh nevojën e grua që do. Sidoqoftë ai është bashkëshort gjithmonë i gatshëm të ndihmojë gruan në rast se ajo ka nevojë… Prej saj pritet që të tregojë shumë mirëkuptim edhe për manitë e tij të vogla dhe të marrë pjesë në jetën e tij. Në përgjithësi ai nuk është shumë intuitiv, është mjaft i ftohtë dhe i rezervuar dhe është i prirur që ta përjetojë dashurinë pa u merakosur shumë për nevojat e mikes së tij. Ai merret më shumë me veten e tij dhe nuk është tip që të vuajë për shkak të dashurisë; jo rrallë ndodh që këto meshkujt parapëlqejnë të rrinë beqar apo të martohen vonë. ثshtë paksa xheloz dhe i matur mirë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 gusht – 2 shtator)
Janë të prirur që të lenë lidhje të qeta që nuk janë përherë shumë stimuluese për femrën.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 shtator)
E përjetojnë dashurinë me ndrojtje dhe me arrogancë. Dashuria vjen pas punës dhe mbi gjithçka rëndojnë pasiguritë e brendshme. Shumë më në fund parapëlqejnë pavarësinë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 shtator)
Janë më të gatshëm për të dashuruar, më bujarë, më të gjallë dhe me një ndjenjë të madhe estetike.
Virgjëresha në miqësi
Femra e kësaj shenje është shumë e rezervuar në miqësi dhe nuk i duron madje as nga mikesha e saj më e ngushtë ndërhyrjet në jetën e saj private. Patjetër që është e hapur me tjetrin, por duke qenë sedërmadhe dhe disi inatçore, mund të ndodhë që miqësitë e saj të mos kenë shumë jetëgjatësi, sepse është tip femre që nuk pranon kritika dhe mosmiratime, madje as nga miqtë. Shumë shpesh femra e Virgjëreshës në miqësi kërkon një mënyrë për t’i zgjedhur marrëdhëniet e saj me njerëzit. Me miqtë ajo tregohet, mikpritëse, bujare, zonjë shtëpie e shkëlqyer, e pritshme dhe gjithmonë shumë e gjendur me njerëzit që i kërkojnë ndihmë ose këshille. Marrëdhëniet shoqërore i japin kënaqësi kësaj femra që gjithmonë parapëlqen t’i shmangë lidhjet shumë të ngushta dhe me përgjegjësi.
Ashtu si femra edhe mashkulli i kësaj shenje nuk është i prirur që të ketë shumë lidhje miqësie të vërtetë; për të është më e volitshme dhe më e lehtë të krijojë marrëdhënie disi formale por të këndshme që mbështeten në interesa të përbashkëta, sidomos me kolegët e punës. Në kohën kur nuk do t’i pëlqejë që ta kundërshtojnë dhe nuk do të dëshirojnë në asnjë mënyrë që të ndërhyjnë në gjërat e tij private, mashkulli do të përpiqet që të mbajë larg kërshërinë e përzemërt që mund të jetë rrjedhojë e ndonjë miqësie të ngushtë. Kur ky mashkull mbetet i zhgënjyer (ose ndonjë mike qoftë), ai largohet pa vuajtur shumë, duke shkuar me mendimin – logjika thotë që nga një miqësi nuk pritet më shumë nga ç’mund të japë.
Virgjëresha në familja
Femra e Virgjëreshës e konsideron bërthamën familiare dhe gjithçka që lidhet me të si një nga “detyrat” që sjell jeta, por ky vështrim i saj i gjërave nuk e pengon që ta dojë familjen dhe të marrë pjesë në problemet e njerëzve të saj të dashur, të fëmijëve ose të burrit. Qëndrimi i saj ndaj familjes nga rrjedh bën që të jetë thellësisht e lidhur me kushërinjtë e largët, për të cilët gëzohet kur i sheh në raste të veçanta siç janë festat dhe në përvjetore tradicionale. Duke qenë nënë e mirë, femra e kësaj shenje arrin të bëhet mikeshë e fëmijëve të saj të cilët i edukon më mënyrë të arsyeshme duke u falur sigurinë se mund të mbështeten gjithmonë tek ajo. Ndoshta në familje ajo nuk e shpreh të gjithë dashurinë që ndjen por sidoqoftë është përherë e kujdesshme ndaj nevojave të njerëzve që do. Fëmijët i rrit në një mënyrë disi dhe të ashpër duke i edukuar mirë.
Për mashkullin e kësaj shenje është pa dyshim një fakt i rëndësishëm i jetës së tij, një vlerë ndaj së cilës reagon me ndjenjën e detyrës por edhe në mënyrë konformiste. Mashkulli i Virgjëreshës është i pranishëm në familjes, sidomos kur është fjala për probleme praktike dhe sigurisht që ai e vlerëson qetësinë në shtëpi… Në shtëpi ai kërkon rregull, thjeshtësi, pastërti dhe dëshiron që mikja e tij të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe të qeverisë me zgjuarsi. Ai është burrë shumë i lidhur me fëmijët të cilët i ndjek në studime dhe në sport; atyre do t’u japë edukatë tradicionale dhe nganjëherë është baba autoritar dhe pedant.
Aftësitë profesionale të Virgjëreshës
Femra e kësaj shenje duhet të përpiqet të merret me një lloj veprimtarie ku kërkohet rregull, metodikë, analizë, kritikë, saktësi dhe përpikmëri, të gjitha këto dhunti që janë pjesë e natyrës së saj siç është edhe efektshmëria e kurorëzimit të nismave që merr. Për të puna është burim kënaqësish dhe po aq e rëndësishme sa edhe familja. Femrës së Virgjëreshës i përshtatet puna e sekretares, e specialistes dietetike, e arsimtares, e organizimit (kongrese, mbledhje, etj) historianes dhe fizikantes. Njëkohësisht mund të bëhet edhe infermiere e shkëlqyer, zejtare e aftë, biologe, farmaciste dhe veterinere duke parë dashurinë e saj për kafshët. Edhe ndonjë veprimtari që lidhet me estetikën mund të jetë e përshtatshme për femrën e Virgjëreshës.
Mashkulli i kësaj shenje nga profesioni i tij pret siguri dhe vazhdimësi: karakteri i tij konkret bën që ai t’i mendojë shumë të mirat materiale me idenë që të përqëndrojë të gjitha energjitë e veta për të arritur një pozicion me peshë. ثshtë vështirë që ai të tërhiqet apo të stimulohet drejt një pune që kënaq vetëm fantazinë. Për mashkullin Virgjëreshë janë të përshtatshme punët me dorë dhe ato që kanë lidhje me teknikën, mekanikën, rendimenti dhe zbatimet e tij në praktikë janë konstante. Kështu që për mashkullin e Virgjëreshës mund të jenë të përshtatshme edhe mjekësia (meqë e kanë merak shëndetin) ekonomia, ekologjia, zooteknika. Mirë është që të shmangin profesionet që kërkojnë shumë fantazi dhe frymë iniciative. Mund të kenë suksese edhe në matematikë, fizikë, në gjuhë, sociologji dhe psikologji. Edhe në punë i linduri në këtë shenjë parapëlqen më mirë të sigurtën sesa të pasigurtën. Një këshillë: mësohuni t’u përshtateni të papriturave ato nuk vijnë gjithmonë për t’ju dëmtuar!
Virgjëresha në para
Të lindurit në këtë shenjë qofshin femra apo meshkujt e qeverisin paranë në mënyrë të shkelqyer dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me të. Zakonisht dinë mirë sesi ta planifikojnë buxhetin e tyre dhe bëjnë këtë në mënyrë të rreptë për të shmangur të papriturat e pakëndshme. Edhe në lidhje me paranë të lindurit e shenjës së Virgjëreshës sillen në mënyrë shumë të arsyeshme: kjo nganjëherë i bën që të duken shumë të matur, për shembull në dhurata. Sigurisht që ata kurrë nuk do të merreshin me spekullime të rrezikshme dhe as nuk japin para borxh në qoftë se nuk kanë siguri që do t’i marrin serisht. ثshtë për t’u shënuar se femra e Virgjëreshës është e gatshem të shpenzojë për gjithçka që shërben për të bërë pastrim: pajisje elektrike shtëpiake etj. Mundohet që për vete mos t’i mungojë gjë dhe kur mundet blen diçka për garderobën. Meqënëse edhe ajo është femër shumë meraklie për shëndetin, shpenzon edhe për t’u mjekuar në përgjithësi edhe për anën estetike në veçanti. ثshtë pikërisht mashkulli i Virgjëreshës ai që synon të bëjë ekonomi, sepse ideja që ka kursime i fal qetësi dhe siguri. Sidoqoftë ai është i gatshëm të shpenzojë për rrobat e veta dhe për një makinë të bukur që të jetë sidomos moderne. ثshtë shumë më pak i gatshëm që të shpenzojë para për gjithçka që e quan të tepërt ose tepër luksoze.
Virgjëresha dhe shëndeti
Të lindurit e Virgjëreshës qoftë femra apo mashkulli gëzojnë shëndet të pakët dhe shumë prej tyre vuajnë nga shqetësime kryesisht në zorrët: në fakt zorrët janë pika më e dobët e organizmit të tyre. Femra e Virgjëreshës është e ekspozuar ndaj helmimeve pezmatimit të pilorit dhe të mëlçisë. Sistemi nervor është delikat dhe shpesh ata i ndjejnë ndryshimet atmosferike dhe çdo situatë që i turbullon dhe që i lodh më shumë se normalisht. Madje dhe vështirësitë në asimilimin janë thuajse gjithmonë arsye nervore. Janë njerëz që vuajnë shpesh nga dhimbje trupore në mënyrë të veçantë kur janë në tension, sidomos në zorrë, edhe stomaku është organ që pëson fryrje dhe zgjerim. Tek të lindurit e Virgjëreshës shfaqet shpesh lodhje fizike dhe psiqike, që mund të sjellë stërmundim nëse nuk do të arrijnë të ndalen në kohë. Lëkura është shpesh herë delikate dhe për shkak të funksionimit të parregullt të zorrëve, mund të shfaqen sëmundje të lëkurës siç janë ortikarie, por edhe forma të ndryshme të helmimit. Sportet më të përshtatshme për Virgjëreshën janë ato lloj sporte që ushtrohen në grup në fakt është pikërisht shoqërimi terapia më e mirë për të larguar problemet dhe mendimet të paktën për ca orë. Këshillohet tenisi, golfi dhe shëtitjet në grupe. Mor harroni se lëvizja në ajër të pastër aktivizon pankreasin dhe shpretkën dhe furnizon gjakun me oksigjen. Ushqimi i të lindurve Virgjëreshë duhet të jetë i pasur me sulfat potasi, që vepron sidomos mbi kockët. Asnjëherë mos e teproni me salcat piaknte, të dëmshme për stomakun. Këshillohen zarzavatet jeshile, drithërat e plota, sallatat të rregulluara me vaj ulliri por pa limon; peshku duhet të jetë më i preferuar se mishi sepse është më i tretshëm. Megjithatë gjithçka duhet rregulluar pa erëza dhe yndyrna të kripura. Më mirë për të pirë është uji (madje i pagazuar sepse fryn stomakun) lëngjet e frutave, çaji, shparizi dhe bliri dhe pak kafe. Frutat më të këshillueshme janë: molla, dardha, kajsia, kumbullat dhe rrushi sepse është pastrues dhe diuretik. Për të çlodhur psikikën e tyre Virgjëresha duhet të vizitojë muze, të luajë shah, të bëjë udhëtime të shkurtra kulturore dhe veprimtari të shërbimit vullnetar dhe ndihmës si dhe të rrijë në natyrë të pastër.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 gusht – 2 shtator)
Janë më të prekshmit ndaj formave të kapsllëkut, zmadhimi dhe fryrja e stomakut dhe formave të kolitit.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 shtator)
Kanë zorrë shumë të ndjeshme që provokojnë shqetësime, nganjëherë shoqërohen nga proviaze dhe nga urtikarie.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 shtator)
Më së fundi janë të prekshëm ndaj të prerave ta barkut, ndaj krizëz së nervave dhe lodhjes mendore.

Planetët që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme tek të lindurit e shenjët së Virgjëreshës janë: Hëna, Dielli dhe Mërkuri që është padroni i shenjës. Këto janë planete që drejtojnë të tre dhjetëditëshat sidomos në aspektin fizik.
Vlerat e Virgjëreshës
Femra e kësaj shenje është e rezervuar, shumë e arsyeshme, e zgjuar, e matur, e aftë për të ecur përpara në jetë, planifikuese, largpamëse dhe ka dëshirë të madhe për të ditur sa më shumë. Gjithmonë është e qarkulluar nga rregulli, sepse ajo nuk mund të jetëoj në një shtëpi rrëmujë dhe të mbajtur keq. ثshtë përherë shumë e sjellshme me tjetrin, është një krijesë dashamirëse që di t’i bëjë të tjerët të vlerësojnë në familje dh epër punën, për dhuntitë e saj të kurajës dhe të zellit. Për partnerin e saj ajo është një mike përherë e gatshme e cila përpiqet të marrë pjesë në problemet e vogla të përditshme të tij dhe në problemet e punës.
Mashkulli i Virgjëreshës është i etur për të mësuar dhe mirëkuptues, por dhe i vëmendshëm dhe i përshtatshëm (ndryshe nga femra) ai është i ndershëm, i rezervuar dhe punëtor i madh. Edhe në marrëdhëniet sentimentale atë e udhëheq arsyeja dhe maturia; prej femrës që do ai pret gatishmëri, dashuri, madje dhe shumë miqësi. Padyshim që mashkulli i Virgjëreshës është një bashkëshort i besueshëm, i cili nuk bën bisht përgjegjësisë së tij si kryetar i familjes. Ai mund të jetë zemërgjerë dhe i dhembshur dhe me njerëzit që s’i njeh.
Të metat dhe dobësitë e Virgjëreshës
Femra e kësaj shenje është e prirur të jetë egocentrike, pedante, tepër kureshtare, të merret me thashetheme dhe shpesh herë e pakënaqur pa e ditur se pse. Shpesh herë prakticiteti i saj shndërrohet në defekt edhe pse duket si cilësi, sepse është me tepri dhe le vërtetë hapësirë për imagjinatën ashtu edhe për të papriturën. Kjo femër është shumë dyshuese dhe thumbuese në kritika, mënyrë kjo që e bën antipatike në sytë e të tjerëve për arsye që as vetë nuk di t’i shpjegojë, pra është shumë kritikuese. Nga ana tjetër është femër që nga ana e saj vuan nga antipatitë dhe nga simpatitë e theksuara. Duke qënë në kulm utilitare Virgjëresha ka tendencë për t’i shfrytëzuar situatat. ثshtë e ftohtë dhe nganjëherë e kursyer në përkëdheli dhe dhurata. Ajo duke qenë e bindur për super aftësitë e veta femra e Virgjëreshës është shpesh herë e shpërqëndruar dhe e shpërndarë në lidhje me interesat e veta dhe kur është e vendosur. Ky keqkuptim bën që ajo të jetë e dobët në punë dhe madje edhe më pak e aftë për të dalë në përfundime në aspektin e marrëdhënieve me të tjerët. Shpesh herë ajo shfaq një dorë pedantizmi dhe duket sikur di diçka për këdo dhe kjo mënyrë mund t’i largojë miqtë dhe të njohurit sepse i bezdis. Ajo mund të bëhet dhe ziliqare dhe të urrejë këdo. Femra e Virgjëreshës mund të mbetet, pa e marrë vesh as vetë, e vetmuar gjë që nuk është gjithmonë e këndshme.
Mashkulli i Virgjëreshës shpesh herë mban qëndrime prej viktime, është i priru për hipokondri, prandaj ai fare lehtë mund të kthehet me kalimin e viteve në një “të sëmurë imagjinar”. Mashkulli i Virgjëreshës është jashtëzakonisht dyshues, pak largpamës dhe shumë i kualifikuar: mund të thuhet se në gjithë zodiakun që ai është qënia më konformist ndaj moralit dhe zakoneve të kohës, është konservator. Në marrëdhëniet me partneren ka prirje të jetë egocentrik, egoist dhe jo gjithmonë i ndjeshëm ndaj arsyes dhe dëshirave të partneres apo gruas. Mjerë kush e tradhëton mashkullin e Virgjëreshës, ai nuk di të falë. Me plogështinë e tij karakteristike dhe duke u interesuar më shumë se ç’duhet për shëndetin mashkulli i kësaj shenje më së fundi bëhet me të vërtetë i prekshëm, në kuptimin që ai kurrë nuk do të ndihet vërtetë i qetë dhe i çtendosur dhe për çdo bezdisje të vogël, do të mendojë se është paralajmërim i kushedi çfarë sëmundje të tmerrshme. Duhet pak më shumë optimizëm që asnjëherë nuk bën keq.
Ekstravagancat e Virgjëreshës
Nga që nuk i pranon shpenzimet e kota femra e Virgjëreshës nuk hedh kurrë gjë, duke filluar nga vjetërsirat deri tek këpucët dhe që nuk vishen e deri tek gazetat që grumbullon kushedi se me çfarë mendimi. Sipas saj, herët e vonë gjithçka do të hyjë një ditë në punë. Kështu femra e Virgjëreshës grumbullon me shpresën sidomos që të kursejë në të ardhmen. Ajo është konservatore dhe maniake e rregullt dhe e pastërtisë deri në atë pikë sa thuhet që koha më e mirë për të është kur lan dhe lahet. Mundet që ajo ekstravagancë e saj ka rrënjë të largëta psikologjike në një ndjenjë faji të fshehur.
Përsa i përket mashkullit të kësaj shenje duhet nënvizuar mania e tij për të grumbulluar jo vetëm për qejf siç ndodh shpesh, por edhe me idenë mjaft të përcaktuar që me kalimin e viteve, sendet e grumbulluara me kujdes do të kenë vlerë më të madhe; në këtë rast ai do ti shiste dhe do të ishte shumë i kënaqur nga kjo përpjekje e tij. Në rast se mashkulli i Virgjëreshës zhytet i tëri në punë, pa bërë as pushime, do të thotë që ai ndihet fajtor për diçka dhe që duke vepruar kështu, ai vetëndëshkohet duke përmbushur edhe mazokizmin e tij të lindur.
Këshilla për Virgjëreshën
Të lindurit e Virgjëreshës si femra dhe meshkuj kanë përzemër saktësinë dhe studimin, ka një natyrë melankolike dhe sidoqoftë me pak imagjinatë. Në saj të ndërtimit mendor ata arrijnë thuajse gjithmonë që të realizojnë çdo gjë të cilën janë të vendosur; pra, kurajo! Por do të ishte më mirë që të mos preokupohen me tepri për shëndetin, që ka shumë rëndësi, në fakt të lindurit në këtë shenjë janë të prirur “të ndihen të sëmurë” edhe kur nuk janë dhe shpesh herë bëhet fjala vetëm për ca shqetësime të vogla psikike që kalojnë me qetësi dhe larg problemeve të përditshme. Edhe turbullimet e lehta psikike tek të lindurit në shenjën e Virgjëreshës shkojnë e vijnë pa ndonjë arsye të vërtetë, prandaj edhe nuk duhet dramatizuar. Me pak pesimizëm dhe me shumë thjeshtësi. Kjo duhet mbajtur më shumë parasysh edhe përsa i përket vështirësisë së tjetrit, që të lindurit Virgjëreshë janë të prirur t’i mbajnë mbi vete sikur të mos i mjaftonin të vetat. Ky altruizëm është i lavdërueshëm, por nganjëherë dhe i kotë dhe i tepërt. Shpesh herë ndodh që të lindurit e Virgjëreshës të luajnë “duke u hequr si viktima”; ç’dobi ka kjo? Kjo prirje duhet luftuar jo vetëm sepse s’është e mirë por edhe pse ankesat i shqetësojnë të tjerët që i kanë pranë (sidomos kur janë të pajustifikueshme) dhe zbrazëtia brenda vetes krijohet shumë shpejt. Mosbesimi dhe qëndrimet tepër kritike mund të sjellin të njëjtën pasojë; më mirë është që gjërat dhe njerëzit të merren ashtu siç janë padashur ti ndryshosh me çdo mënyrë jo përherë, madje asnjëherë, kjo nuk ndodh. Sa hidhërime më pak dhe sa zhgënjime do të kurseni duke mësuar artin e të pranuarit. Një gjë është e sigurt; meshkujt dhe femrat e Virgjëreshës ripërtërihen në mënyrë të shkëlqyer në kontakt me nayrën sepse ato janë qënie shumë të lidhura me tokën. Një këshillë si përfundim: çfarëdo qëndrimi mazokisht është më i dëmshëm se një … egoizëm i lehtë. Kujdes ekuilibrin!
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur Virgjëreshë shkojnë mirë dhe merren vesh me Dashin kapadai, sepe ky sajon ndjenjën për tu mbrojtur, me Demin llogaritës sepse janë të dy nikoqirë, me Gaforren plot fantazi, sepse kanë të njëjtat forma tradicionalizmi, me Virgjëreshën, me Akrepin merren vesh mirë sepse i tërheq misteri i tij, me Bricjapin e qëndrueshëm që është i arsyeshëm, me Ujorin që i kënaq vëmendjen dhe me Peshqit plot fantazi që ia lehtëson të qënit e tyre të arsyeshëm. Të vështira janë marrëdhëniet me Binjakët sipërfaqësorë, dhe të shpërndarë, me Luanin sqimtar dhe me Shigjetarin tepër të paqetë.
Në dashuri: Nga pikëpamja emocionale dhe seksuale Virgjëresha mashkull a femër, ka marrëdhënie të mira sentimentale me Demin sepse kanë të përbashkët ndjenjën e korrektësisë, me Virgjëreshën, me Akrepin që ia kënaq prirjen për t’u hequr si viktimë, me Bricjapin që është i qëndrueshëm me Ujorin që duke qënë origjinal i jep rrugë të lirë dëshirës seksuale të Virgjëreshës, dhe me Peshqit që i tërheqin shumë. Të pamundura janë marrëdhëniet me Luanin egocentrik, me Dashin e pavarur, me Binjakët e papjekur, me Peshoren që është tepër e lehtë. Vështirë dashuria me Shigjetarin që edhe në dashuri është i shpërndarë.
Në punë: Në punë shkon shumë mirë me Dashin, me Demin, me Gaforren, me Virgjëreshën, me Peshoren, me Akrepin, me Bricjapin, me Ujorin dhe me Peshqit, ndjenja për rregull e Virgjëreshës kompenson të metat e këtyre shenjave. Vështirë puna me Binjakët, Shigjetarin dhe Luanin autoritar.
Mashkulli ideal për femrën e Virgjëreshës
Cili mashkull mund të bjerë kokë e këmbë në dashuri me një femër të kësaj shenje e ta bëjë të lumtur? Sigurisht që është një tip i aftë të dalë mbi tabutë, mbi mosbesimin, dhe sidomos ndrojtjen maksimale, një njeri i tillë mund ta bëjë për vete femrën e Virgjëreshës dhe ta ngrohë.
Një partner i butë, mirëkuptues, të cilit i pëlqen që të ndajë me gruan që ka zgjedhur edhe gëzimet e vogla të jetës dhe entuziazmin e bukurive të natyrës. Një partner që të jetë me të mjaft romantik (ajo është ca, por ka nevojë) dhe që ta kompensojë me fantazi dhe me hove këtë natyrë kaq të llogjikshme. Dhe nëse arrin ndonjëherë që ta bëjë të ndjehet e sigurt e dhe ekuilibruar, atëherë ky do të ishte vërtet burri ideal të cilit ajo do t’i përkushtohej dhe do të merrte pjesë në çdo problem të tij.
Femra ideale për mashkullin e Virgjëreshës
Për mashkullin e kësaj shenje femra ideale do të jetë ajo që do të dijë t’i vlerësojë virtytet dhe sidomos, të mbyllë njërin sy kur është fjala për të metat e tij. Nuk është thënë kot që dashuria është e verbër. Idealja do të ishte që të ketë pranë një tip gruaje që do të gjejë formulën e duhur për të arritur, që të paktën në dashuri nganjëherë instikti të qëndrojë mbi arsyen. Në qoftëse ajo është një grua që di t’i japë vlerën e duhur, bensikërisë ndjenjës së detyrës dhe zemërgjerësisë, atëherë midis asaj dhe mashkullit të Virgjëreshës mund të lindin marrëdhënie dashurie shumë të qëndrueshme dhe ai duke dalë mbi ndjenjën e tij për të kritikuar, mund të thotë: “Ja gruaja ime ideale”.
Kuriozitete për Virgjëreshën
Vendet dhe qytetet që i përshtaten Virgjëreshës
Në astrologjinë politike simbolizojnë botën financiare dhe tregëtinë janë: Zvicra, Brazili, Uruguaj, India, Turqia, Virxhinia, Azia e vogël dhe qytetet e Limës, Parisit, Bagdatit, Bostonit, Berlinit, Jerusalemit, Los Anxheles, Brindizit dhe Varshavës. Këto janë vende që i përkasin shenjës së Virgjëreshës ku ata do të ndiheshin më rehat.
Ngjyrat e Virgjëreshës
Përgjithësisht të lindurit e Virgjëreshës parapëlqejnë ngjyrat e thjeshta dhe që bien pak në sy siç është ngjyra bezhë në të gjitha gradacionet dhe grija më të gjitha ngjyrimet. Të zezën nuk e kanë në qejf shumë por dhe iu shkon. Të gjithëve iu shkon ngjyra bruz që i bën më aktivë dhe i qetëson. Mirë është dhe ngjyra e gjelbër që përfaqëson ngjyrën e natyrës.
Orët e dashurisë
Momentet më të favorshme të Virgjëreshës për të shprehur ndjenjat e tyre janë: ora 5 – 6 e diel, e hënë, e mërkurë, e enjte, dhe e shtunë, si dhe ora 17 – 18 të hënën, të mërkurën, të enjten dhe të shtunën. Këto janë orë nën ndikimin e Jupiterit, Afërditës, Diellit, Mërkurit dhe Hënës që janë planetë të favorshëm të Virgjëreshës.

Hajmalia që i sjell fat Virgjëreshës është dy krahë zogjsh të çfarëdolloj forme prej platini ose një trëndafil i kuq ndërsa nga unazat është ajo e argjendit ose unazë ari e bardhë që i përkasin Mërkurit sunduesit të shenjës.
Personazhe të Virgjëreshës
Tolstoj, Risheljë, Xhorxh Brak, Vitorio Gasman, Sen Koneri, Sofia Loren, Agata Krist, Marianxhela Melato, Gabriela Ferri, Loredana Berte, Maria Xhovana Elmi, Greta Garbo, Ingrid Bergman, Mistral (Frederik) poet, Arieblo – poet i rilindjes, Hegel, Galvani, Nënë Tereza, Ronaldo (i Brazilit), Majkell Xhekson.
Pasaporta astrologjike
Periudha 23 gusht – 22 shtator
Elementi tokë (shenjë toke)
Cilësia e lëvizshme, e ndryshueshme
Gjinia femërore (negative)
Planeti sundues Mërkuri
Gurët e çmuar diasperi, zafiri, diamanti, karnalinë
Parfumet lavanda, zymbyl trëndafil
Bimët, pemët shtogu i zi, bar pezmi
Ditët me fat e mërkurë
Ngjyrat bezha, grija, kafe, gështenjë, e verdha
Numrat me fat 10, 9, 5, 3
Stili i pashëm, i thjeshtë që bie pak në sy
Numri planetar 8
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar


PESHORJA
(23 shtator – 22 tetor)

Peshorja është shenja e shtatë e zodiakut. ثshtë shenjë themelore mashkullore, shenjë e ajrit pozitive, e qeverisur nga planeti i Afërditës (Venera). Në jetën e të lindurve në shenjën e Peshores periudhat më të rëndësishme janë prej 14 – 20 dhe nga 36 – 42 vjeç. Ky rregull vlen vetëm për këtë shenjë. Peshorja është shenjë e estetikës dhe finesës me të cilën nuk është e lehtë të kuptohesh pasi është disi e paparashikueshme në sjelljen e saj.
Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shpesh kanë si ideal drejtësin. Janë të ndershëm, të ekuilibruar, të rregullt, të sjellshëm dhe jo gjithmonë bujarë. Dinë të ndihmojnë ata që u adresohen dhe arrijnë tëfitojnë sa herë që e lyp nevoja. Janë diplomatë, romantikë, të shoqërueshëm, idealist, të dashur dhe paqësorë. Forca e vullnetit është e madhe tek këta persona sepes janë mësuar të peshojnë atë që e kanë pro apo kundra kur duan të marrin një vendim. Të lindurit e Peshores si meshkujt dhe vajzat i urrejnë punët e rëndomta dhe të papastra, e urrejnë ashpërsinë, vrazhdësinë dhe gjakderdhjen. Janë tërheqës, energjik, mendimtarë dhe bëjnë shpesh kështjella në ajër. Janë pa paragjykime dhe objektivë e të drejtë në gjykimin e gjërave. Janë të paduruar por zemërohen rrallë, ka raste kur tregohen dominues por në përgjithësi janë të sjellshëm e të dashur. Të lindurit në këtë shenjë nuk duan të rrijnë kurrë vetëm. Për një Peshore çdo gjë është mirë të bëhet çift. Janë tipa të balancuar harmonikë dhe bëjnë lojë të ndershme. Në punë janë shumë punëtorë dhe nuk e kuptojnë jetën pa martesë. Ata i duan të mirën të gjithëve. Nuk e durojnë konfliktin dhe bëjnë gjithçka që ta shmangin megjithëse shpesh herë janë ngatërrestarë pa e kuptuar. Janë strategë dhe organizatorë të fortë. Janë të kulturuar dhe të rafinuar dhe vdesin për gjërat e bukura. Ata pëlqejnë bukurinë tek njerëzit dhe tek sendet (sepse i sundon planeti i bukurisë, Venusi). Janë tipa estetikë u pëlqen të krijojnë një botë të bukur, të shoqërohen. E vënë mjaft në përdorim mendjen dhe pëlqejnë kur u komunikojnë mendimet e tyre të tjerëve. Duan ta zgjedhin gjithçka me bisedim dhe kompromis dhe s’duan të zihen. Kur ndeshin në kundërshtar të fortë s’e humbin mendjen por marrin frymë thellë dhe vazhdojnë bisedën saqë s’dinë të ndalen kurrë, nuk ta lenë dalë lehtë. Janë të pavendosur dhe shpesh herë naivë, flirtues, fjalëshumë e të habitur. Janë gjithashtu shumë aktiv, inteligjentë dhe ambiciozë. Shpesh shumë të lindur në këtë shenjë janë të pashëm dhe elegantë (sidomos vajzat). Shumë astrologë mendojnë se Peshorja është shenja më e mirë sepse përfaqëson zenitin e vitit, vjeshtën ku njerëzit marrin frytet e punës së kryer në pranverë. Janë tipa kritikë dhe gjykatës të paanshëm të çdo çështje. Janë dhe shumë njerëzore, ndihesh mirë t’i kesh pranë. Të dy sekset e kësaj shenje pëlqejnë thashethemet dhe kurioziteti i pangopur mund të bëjë që të ngatërrohen me skandale. Shpesh herë ata mund të jenë dhe përtacë, harraqë dhe ta ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Janë modestë, të pastër dhe duan paqen. Ju pëlqen puna në skuadër. Gjendja ekonomike është solide, ndoshta s’do të kenë shumë surpriza të mëdha por edhe rreziqet e mëdha do të jenë larg rrugës së tyre të qetë e të sinqertë. Nuk i pranojnë kritikat dhe duan vetëm aprovima nga të tjerët. Nuk tërheqin simpatinë për herë të parë por më në fund arrijnë të çmohen e të vlerësohen nga të gjithë. Jeta bashkëshortore edhe në momente të vështira i gjen të përgatitur e të organizuar dhe martesat në përgjithësi shkojnë mirë. Pëlqejnë: bashkjetesën, harmonia, xhentilesa, gjërat fine të jetës, urrejnë: dhunën, padrejtësinë, vetminë, vulgaritetin, të qënit skllav të modës.
Karakteristikat e femrës së Peshores
Femra e lindur në këtë shenjë më shumë se çdo shenjë tjetër ndjen nevojën e ekuilibrit dhe harmonisë. Hijeshia dhe bukuria sigurisht që nuk i mungojnë, e gjithashtu edhe shija e bukur, pak ambicie dhe nganjëherë një farë dembelie e paqëndrueshmërie. Por ama është më se e vërtetë që Peshorja dallohet për vullnet, ndihmë e vlefshme kjo në momentet më të vështira tëjetës, ndjeshmëri të thellë dhe është e vërtetë që mund të duket mjaft e brishtë sese mund të duket me të vërtetë. Ajo ruan gjithnjë atë pak ndjenjë ambicie që e mbron nga shumë zhgënjime. Zakonisht gruaja e kësaj shenje ka mjaft suksese me seksin tjetër, sepe prej saj buron një ëmbëlsi e veçantë dhe është e lehtë të kuptosh dëshirën e saj për komunikim.
Karakteristikat e mashkullit të Peshores
Mashkulli i lindur në shenjën e Peshores bën pjesë në kategorinë e personave që megjithëse nuk e ndjemë nevojën e personave të tjerë, nuk u pëlqen të qëndrojnë vetëm, atij i pëlqen të shfaqë para miqve e të njohurve hijeshinë e tij të lindur, të flasë e të dëgjojë duke dhënë këshilla dhe të mbështetet në lavdërimet dhe nga komplimentat. Të gjtha këto e ndihmojnë mashkullin e lindur në këtë shenjë që të mundë atë hije të hollë pesimizmi që herë pas here ngre krye. Edhe pse është një qënie për të cilin ndjenja predominon dhe intuita e të cilit është mjaft e mirë, jo rrallë ndikohet edhe nga gjykimi i të tjerëve. ثshtë gjithnjë në çdo situatë, në kërkim të një ekuilibri të brendshëm: ky është qëllimi i Peshores. Në të vërtetë dëshira për qetësi është për mashkulllin e kësaj shenje element i domosdoshëm për t’ia dalë mbanë në jetën profesionale dhe sentimentale, aq të domosdoshme sa, kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës reagon me forcë dhe në mënyrë të tepruar. Ky mashkull dëshiron në një mënyrë, shpesh të tepruar, të pëlqehet, të zgjedhë dhe të joshë (po ashtu edhe femra e Peshores).
Personaliteti i Peshores
Diplomacia, intuita dhe egoizmi janë këto tre fjalë që ilustrojnë më së miri personalitetin e të lindurve në këtë shenjë. Në fakt, si meshkujt dhe femrat në sjelljet e tyre ndjekin këto tendenca si në raportet shoqërore ashtu edhe në ato personale ose sentimentale. Diplomacia përdoret për të jetuar në paqe me të tjerët, gjë që është një domosdoshmëri për Peshoren edhe pse ndonjëherë karakteri i tij është grindavec. Edhe intuitën e përdor për të përmirësuar raportet me të tjerët; është një nga ato cilësi që janë të dobishme për të kuptuar kur e si duhet të lëvizësh me miqtë, kolegët e familjarët. Edhe pse nuk futen në grindje apo siklete, meshkuj e femra të Peshores janë gati të bien në kompromis dhe për të njëjtën arsye janë gati të ambientohen në mjedise të ndryshme dhe situata që ndryshojnë që të dy relativisht besnikë, janë gjithnjë në kërkim të dashurisë dhe të ngrohtësisë e me këtë shpjegojnë dhe “hutesat” e tyre të shpeshta në dashuri. Sidoqoftë mërzia dhe vetmia janë armiqtë kryesorë të të lindurve në këtë shenjë dhe jeta në shoqëri paraqet për ta një shmangie të këndshme dhe të domosdoshme nga rutina e përditshme.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 shtator- 2 tetor)
Janë mjaft të matur, të sjellshëm dhe e duan të bukurën. Shpesh janë përtacë dhe elegantë, mund të quhet ndryshe dhe njeriu i politikës është dhe human.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 tetor)
Janë më të zgjuar, më të gjithanshëm dhe të papërshkueshëm në idetë e tyre. Janë pak entuziastë dhe përpiqen t’i bëjnë bisht problemeve. Janë më guximtarë, më aktivë dhe të pavarur.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 tetor)
Janë më inteligjentë, më të shumanshëm, por mbeten pak sipërfaqësorë. Ju pëlqejnë udhëtimet dhe dallohen për pak përtaci. Njeri i rrezikshëm, shumë i shoqërueshëm dhe artistik. Motoja e shenjës “ne jemi”.
Peshorja në dashuri
Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis dhe shpesh i japin të drejtë të dashurit dhe kur s’ka të drejtë fare. E duan seksin e kundërt dhe rezikojnë të kenë shumë partnerë e të mos jenë besnikë. Në fakt vuajnë nga teprica e romanticizmit. Martesat e tyre mbijetojnë sepse ata krijojnë një bashkim shpirtëror me partnerin dhe tolerojnë difektet e tij. Duhet të kenë kujdes që kur të fejohen të mos i zgjasin marrëdhëniet për një kohë të gjatë por të martohen sa më shpejt.
Femra e Peshores në dashuri
Para së gjithash ajo është e prirur të ndjekë tendencat e saj, është e prirur të jetojë aventura të lehta pa shumë impenjim, është e sjellshme, sentimentale, e ngrohtë dhe e hareshme… një grua që, në qoftëse vihet para zgjedhjes midis bashkëshortit dhe fëmijëve, nuk ngurron të privilegjojë bashkëshortin. Gruaja e kësaj shenje është e aftë në dashuri të bjerë në kompromis, e di që paqëndrueshmëria bën pjesë në lojrat dashurore që i pëlqejnë aq shumë e në ato “flakë kashte” që bëjnë pjesë në jetën e saj sentimentale dhe që e argëtojnë. Por shoku i saj nuk duhet të tregohet kurrnac dhe as i ftohtë. Gruaja e Peshores kërkon në dashuri pasion, origjinalitet dhe dëshiron të ndihet e mbrojtur, e përkëdhelur pse jo e lajkatuar nga shoku i saj. Ajo do të ndajë me të dashurinë e saj për lulet, kafshët dhe bukuritë e natyrës. Femra e Peshores e jeton dashurinë me alegri dhe pa ndonjë impenjim të tepërt nga ana e saj; preferon histori të shkurtra e të këndshme në vend të një raporti impenjativ me të cilin kërkohet besnikëri absolute. Loja e dashurisë është gjithnjë e pranishme në këtë krijesë kaq harmonioze që pret me të vërtetë shumë nga dashuria. Dhuratat, komplimentat në jetën seksuale intensive delikatesë ngrohtësi; të gjitha këto ajo i konsideron pothuajse si një dhuratë për hijeshinë e saj të lindur dhe për magnetizmin apo pamjen e saj magjepsëse. Gruaja e Peshores nuk është jashtë mase xheloze dhe nuk kërkon të jetë sunduese me partnerin e saj dhe kur ai bëhet bashkëshorti i saj, duke qenë se ajo është një estetiste, me preferencë martohet me një mashkull të bukur që kënaq pikërisht ndjenjën e saj estetike, kjo femër është edhe e ndjeshme.
Mashkulli i Peshores në dashuri
Mashkulli i kësaj shenje është shumë i kujdesshëm në raportet e dashurisë dhe di si të sillet me përkujdesje ndaj gruas që dashuron. I ndjeshëm dhe besnik, ndonjëherë mund të shndërrohet në një tip të paqëndrueshëm dhe jo besnik pa ndonjë arsye të dukshme ose në një tip të ftohtë në qoftë se partnerja e tij nuk e kupton ashtu sic e dëshiron ai. Dashuria për mashkullin e Peshores nënkupton emocione, emocione nga pikëpamja seksuale dhe intelektuale por sigurisht kurrë mërzi apo përsëritje të së njëjtës gjë. Mashkullli Peshore në dashuri ka tendencë të kalojë nga momentet e një entuziazmi të madh në momente indiference. Gjithçka e përjetuar si gjurmë e një pasigurie thelbësore. Magjepsës, di të shfrytëzojë mirë aftësitë e tij dhe i pëlqen të kalojë më shumë nga një flirt në tjetrin sesa të kushtohet tërësisht. I aftë për t’iu kushtuar dikujt por mund të bëhet i ftohtë nëqoftëse refuzohet dhe nuk kuptohet. Tek gruaja ai kërkon ëmblësi, ndjeshmëri, zgjuarsi dhe gatishmëri për të falur lajthitjet e tij. Edhe ai kërkon bukurinë, harmoninë por dhe afshin dhe mirëkuptimin. Nuk duhet harruar se mashkulli i Peshores edhe pse i dashuruar mbetet gjithnjë pak egoist; ata kanë ama cilësinë për të kërkuar me lezet problemet jo të këndshme dhe të harrojnë tensionet. Dhe kjo është një ndihmë e madhe në jetën bashkëshortore.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 shtator – 2 tetor)
Ka një karakter alegro dhe në dashuri është i padjallëzuar.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 tetor)
ثshtë mjaft i dashur, pak i dobët (në karakter) i qëndrueshëm, por pak këmbëngulës.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 tetor)
E jeton dashurinë me periudha dhe është gjithnjë i prirur të marrë vendimet në çështjet sentimentale. Pak mendjemadh, i pëlqen të lavdërohet dhe të marrë komplimenta.
Peshorja në miqësi
Femra e Peshores është zakonisht një shoqe e sjellshme por jo e qëndrueshme në shoqëri, ashtu sic është në fund të fundit në të gjitha veprimet e saj.
Megjithatë është e aftë të tregojë përkujdesje dhe gatishmëri edhe kur raporti është shumë i thellë si rezultat i natyrës së saj pak sipërfaqësore. Në miqësi është tipi i personit që priret më shumë të marrë sesa të japë dhe jo gjithmonë arrin të kuptojë idenë e sakrificës për një miqësi. ثshtë seleksionuese në zgjedhjen e miqve dhe nuk do të harxhojë kohë në bisedime që nuk i nteresojnë ose që nuk e nxisin. Në qoftëse zgjënjehet në shoqëri, ajo zhduket e më pas rishfaqet sërish sikur të mos ketë ndodhur gjë. Ajo është e gatshme të ndihmojë ato që u drejtohen dhe mund t’u japë këshilla dhe zemër për problemet dhe shqetësimet që kanë. Peshoret nuk harrojnë kurrë të keqen që u bëhet.
Edhe mashkulli i kësaj shenje është koleksionues dhe pak i prirur të krijojë lidhje të thella miqësie. Në shoqëri sillet si me stil dhe dashamirësi dhe është një dëgjues e bashkëbisedues mjaft i mirë edhe pse nuk ka dëshirë të flasë për fakte personale. Jo shumë bujar për të bërë dhurata, është ama mjaft dorëlëshuar për këshilla kur sheh një mik në vështirësi. Mashkulli i Peshores, duke qënë se nuk pret shumë nga miqësia nuk ngurron ta prishë një raport miqësi por sidoqoftë është gjithnjë i gatshmë të harrojë mungesën e mirësjelljes nga të tjerët. Nuk tolerojnë grindjet, mbi të gjitha kur dikush vë në dyshim opinionet e tyre, sepe ata kur arrijnë në një konkluzion e mbrojnë me fanatizëm.
Peshorja në familja
Femra e kësaj shenje është thellësisht e lidhur me familjen e origjinës dhe zakonisht raportin më të mirë e ka me babain; dhe pasi martohet ka kontakte të vazhdueshme me të dashurit e saj. Familja që krijon gruaja Peshore ka për të një vlerë mjaft të madhe dhe një diçka për të cilën ajo duhet të tregojë kujdes; është një nënë mjaft e mirë, duke u interesuar me inteligjencë dhe ngrohtësi për fëmijët me ta sillet më shumë si një mike sesa si një edukatore autoritare. Zakonisht gruaja e kësaj shenje ka raporte më të mira me djemtë por ndërkohë vazhdon ta konsiderojë bashkëshortin, edhe në qoftë se do t’i duhet të ndahet nga ai, si dikë që gjithnjë do të bëjë pjesë në jetën e saj. Ajo është një nënë që sakrifikon gjithmonë për fëmijët e saj.
Mashkulli i Peshores që sigurisht nuk është shumë besnik dhe ka një mënyrë të dashuruari jo të qëndrueshme, në familje është i pranishëm si mik bashkëpunëtor i fëmijëve. Fëmijët tek ai nuk shohin një edukator por një shok lojrash e sporti. Edhe ai është i lidhur mjaft me familjen e prindërve dhe e konsideron martesën mjaft të rëndësishme por dëshiron madje pretendon që gruaja të mos kufizojë lirinë e tij dhe nuk toleron asnjë lloj skene, për më tepër ato të xhelozisë. I aftë t’i kushtohet familjes, mashkulli i kësaj shenje nuk do të sakrifikohet, të shqetësohet apo të t’i tërhiqet vëmendja kur nuk është me të mira.
Prirjet profesionale të Peshores
Sensi estetik i femrës së Peshores është me të vërtetë mjaft i dallueshëm dhe po kështu janë prirjet e saj artistike. Për të janë mjaft të përshtatshme të gjitha profesionet në të cilat ajo mund të shprehë këto anë të personalitetit të saj. Modë, mobilizim, pikturë, këngë, arkitekturë, publicitet, të gjitha këto fusha i përshtaten mjaft femrës së kësaj shenje që mbi të gjitha kur bëhet fjalë për punën nuk tërhiqet kurrë mbrapa. Dhe duke u nisur dhe nga ndjenja e saj e lindur e drejtësisë, e gjykimit të paanshëm dhe korrektësisë Peshorja mund të bëhet një avokate e mirë dhe një konsulente financiare e vlefshme. Nuk janë për të punë që kërkojnë një qëndrim agresiv dhe këmbëngulës.
Mashkulli i Peshores di t’i përballojë problemet sepse ka aftësi të ruajë gjakftohtësinë dhe t’i gjykojë njerëzit dhe gjërat me racionalitet dhe sens kritik. Të lindurve të Peshores i përshtaten profesionet e lidhura me artin, me të shkruajturin, me estetikën (për shembull kirurgjia plastike), me artin e të vizatuarit, e natyrisht me drejtësinë. Mund të jenë gjykatës të vlefshëm, avokatë, kompozitorë, gazetarë, kritikë, shkrimtarë, mjekë të mirë, konsulentë fiskalë të ndershëm, publicistë e mësues. Edhe mashkulli i kësaj shenje nëse mundet duhet të shmangë përqëndrimin në aktivitete që kërkojnë përgjegjësi dhe prirje për qëndrime të forta që nuk janë të natyrës së tij. Një këshillë asnjë nuk është i pafalimentueshëm në dhënien e një gjykimi dhe kjo vlen edhe për të lindurit e shenjës se Peshores.
Peshorja dhe paratë
Të lindurit në këtë shenjë si femrat ashtu edhe meshkujt kanë një raport mjaft të ekuilibruar me paranë, u pëlqen të shpenzojnë për veten e tyre dhe kërkojnë të mos e privojnë vetveten nga asgjë. Më me vështirësi bëjnë shpenzime për të tjerët edhe kur bëhet fjalë për persona të dashur, ndërsa për fëmijët shpërthen një bujari e vërtetë. Të lindurit nën këtë shenjë janë të matur dhe këtë e bëjnë me elegancë. Kursimtarë të matur, paraja u jep të lindurve në këtë shenjë një farë sigurie për meshkujt është mjet për të arritur një qëllim, për gruan një lehtësi për të jetuar më mirë edhe pse, e mira e saj për të s’ka fund. Për të dy shpenzimet më të justifikuara janë ato që bëhen për të blerë objekte me vlerë dhe të bukura për shtëpi, veshje të modës, e gjithçka tjetër që e bën më të këndshme jetën. Dihet që dhuratat që bën Peshorja janë gjithnjë të zgjedhura me gusto edhe pse me një sy të vëmendshëm ndaj çmimit. Në raportin e të lindurve në këtë shenjë me paranë ndikojnë pozicioni i Afërditës, Diellit e Hënës, pra pozicioni i këtyre planeteve në sektorët e horoskopit.
Peshorja dhe shëndeti
Në përgjithësi të lindurit në shenjën e Peshores (femra ose meshkuj) janë përsona që gëzojnë shëndet të plotë dhe që kanë aftësi të mira për të marrë veten pas një sëmundje, megjithëse të lindurit në këtë shenjë kurohen me shumë kujdes pasi kanë tmerr dhe frikë nga sëmundjet. Pjesët më delikate janë veshkat, aparati gjenital, dhëmbët, kockat dhe aparati tretës. Meshkuj e femra vuajnë më shumë nga kriza veshkash, forma reumatizmale, dhimbje kockash, dhimbje fyti, nga dhimbje mesi për shkak të gurëve në veshka si dhe nga bllokimi i lëngjeve si shkak i insuficiencës renale. Sistemi nervor është mirë. Si sëmundje mund të kenë edhe fshikëzën, grykën, gjëndrrat, kohkën, stomakun dhe ndonjëherë sistemin nervor. Gjithashtu mund të ndodhë që Peshorja mund të vuajë nga inflamacione (vezore – grykë), nga shqetësime të gjëndrave mbiveshkore nga forma e diabetit dhe nga shqetësime të qarkullimit të gjakut. Dihet që lëvizja e ndihmon fizikun dhe për Peshoren vlen mjaft loja e tenisit sepse me lëvizje është më e lehtë të eleminohen helmet dhe në të njëjtën kohë kjo lojë kënaq nevojën e harmonisë që ka kjo shenjë. I këshillueshëm është edhe hipizmi dhe të gjitha sportet e tjera të ngjashme që karakterizohen nga rregullsia dhe dinamizmi. Ushqimi i të lindurve në shenjën e Peshores duhet të jetë i pasur me fosfat sode që shërben për të ruajtur ekuilibrin në organizëm. Rekomandohen peshku, orizi, mishi i bardhë, jeshillëqet (sallata, selinoja, çikorja, karrotat, kungujt, kopra mbi të gjitha) dhe pak karbohidrate dhe sheqerëra. Ndërsa nga frutat më të mira janë portokallet, qershitë, mandarinat, mollët, dardhat, pjeshkët, kajsitë dhe gështenjat. Do të ishte mirë të shmagin verën dhe pijet alkolike në përgjithësi që shkaktojnë prodhimin e toksinës të cilën Peshorja e eleminon me vështirësi. Si pije më të mirat janë lëngjet e frutave, çaji i lehtë dhe të gjitha pijet që përgatiten nga barëra diuretike. Për të kaluar kohën dhe për t’u clodhur ata duhet të veprojnë duke kënaqur tendencat e tyre artistike, domethënë duke shkuar në kinema, teatër, në ekspozita apo koncerte. Si hobi rekomandohen vizatimi, fotografia, studimi i një instrumenti muzikor dhe natyrisht leximi. Ndërsa për pushime më mirë mali sesa bregdeti sepse kryen një veprim qetësues por edhe stimulues.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 shtator – 2 tetor)
Preket më shumë nga shqetësimet e veshkave dhe të fshikëzës, delikate edhe gryka e vezoret.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 tetor)
Janë të priru më shumë për dhimbjet e mesit, dhimbje dhëmbësh dhe dhimbje koke.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 tetor)
Kanë shqetësime të mëdha në kocka. ثshtë i predispozuar për uretrit.

Planetët që ndikojnë tek Peshorja janë: Afërdita, Marsi dhe Jupiteri.
Vlerat e Peshores
Përsa i përket femrës së kësaj shenje duhet thënë menjëherë që ka “karakter të mirë” dhe e jeton jetën me gëzim. ثshtë e sjellshme, e dashur dhe i përballon problemet me optimizëm dhe në mënyrë pozitive, optimizëm dhe pozitivitet që të para në fushën e punës që kryen krijojnë rreth saj një mjedis të qetë dhe të shtensionuar edhe për këtë ajo është gjithnjë e dashur nga kolegët e saj. Në punë mjedisi pa tensione është mjaft i rëndësishëm për të pasur rezultate të mira. Femra e Peshores në dashur iështë mjaft femërore dhe ka aftësinë e vecantë të tërheqë me magjepsjen dhe hijeshinë e saj të lindur. Sentimentale e dashur dhe e ngrohtë do të jetë me partnerin e saj një shoqe mjaft e këndshme.
Mashkulli i kësaj shenje është i ekuilibruar, i qetë dhe ka një ndjenjë të thellë miqësie në saj të të cilit vepron në mënyrë objektive dhe të paanshme. Një vlerë e dallueshme e tij është si di të harrojë dhe të falë për sa është plagosur e zhgënjyer më parë. I ndershëm dhe që përdor diplomacinë për të mos plagosur me të vërtetën. Mjaft punëtor, i zgjuar, i shkathët mendërisht është një partner mjaft i këndshëm edhe pse pak egoist, i sjellshëm dhe simpatik.
Të metat dhe dobësitë e Peshores
Femra e kësaj shenje është disi lozonjare, asaj i pëlqen të flirtojë dhe mund të jetë jobesnike pa i dhënë shumë rëndësi; shumë kapriçioze, në përgjithësi është pasive, pak e ngathët, ka prirje të hiqet si person që nuk kuptohet. Sipërfaqësia dhe të qënit e ndikueshme bëjnë pjesë në natyrën e saj sikurse dhe çiltërsia. Sigurisht që qëndrimi i saj ndaj problemeve të jetës është sipërfaqësor e për këtë ajo shpesh shmang përplasjen me to dhe kur vendos të bëjë këtë sillet në mënyrë mjaft të vendosur. Në raportin e çiftit, femra Peshore dëshiron e kërkon mbështetje maksimale dhe kërokn të jetë në qendër të vëmendjes dhe në familje. ثshtë një grua xheloze dhe nuk e fal tradhëtinë edhe pse me kohë harron. Shpesh herë ajo është e hutuar dhe nuk e ka mendjen dhe mund të bëhet dhe harraqe e madhe. Femra e lindur në këtë shenjë preket shpejt për shkak të krenarisë së saj të tepruar dhe nga dëshira e madhe për tu pëlqyer; kjo mënyrë të qëni (dhe si rezultat të sjelluri) çon në lindjen e mjaft diskutimeve me partnerin që jo gjithmonë pajtohet me sjelljen e saj për t’u dukur. E nëse diçka ndryshon papritur në jetën e saj, ajo është e prirur ta përjetojë në mënyrë negative, pothuajse dramatike, duke humbur kontrollin e vetes dhe duke u nervozuar jashtë mase. Dashuria për kënaqësi mund t’i çojnë në rrugë ekstravagante dhe gratë e Peshores mund t’i futen dhe bixhozit dhe të humbin gjithçka kanë. Por duke qenë se të papriturat sot janë në rend të ditës, kjo mënyrë të menduari e kompromenton atë dhe e bën mjaft të ndjeshëm në të njëjtën kohë. Ato janë shumë të pavendosura dhe shpesh herë naïve.
Mashkulli Peshore ashtu si gruaja e urren vetminë dhe e përjeton atë si një fatkeqësi. Kur nuk është rehat është i paduruar (dhe flet e flet…) dhe po kështu edhe kur kalon ndonjë orë të mërzitshme asgjë nuk duhet tëa turbullojë atë qetësi që ai e kërkon pa pushim. Në dashuri, mashkulli Peshore nuk është shumë besnik edhe sepse është gjithnjë në kërkim të novacionit (të gjërave dhe njerëzve të rinj) e megjithatë ai pretendon besnikëri nga shoqja e tij e jetës. Jo gjithnjë e kënaqur nga vetvetja, nuk është tipi që i kushtohet plotësisht gruas që dashuron. Ky mashkull duke qënë se e urren çdo lloj tensioni apo zënke është i gatshëm për t’i shmangur ato të bjerë në kompromis me atë që ka pranë, kompromis që jo gjithmonë duron në kohë dhe për këtë kthehet në pikën e tij të dobët. Prandaj është edhe mungesa e aftësisë për të thënë “jo” që shpesh e bën ta gjejë veten në situata edhe dashurie të cilat me të vërtetë nuk ka dëshiruar dhe që si përfundim nuk di të dalë prej tyre. Edhe mashkulli i kësaj shenje sikurse edhe gruaja nuk arrin t’i parashikojë të papriturat të qëndrojë larg tyre. Ai është mondan e hezitues. Shpesh i plogësht, sipërfaqësor, të pavendosur dhe se durojnë nganjëherë rutinën.
Ekstravagancat e Peshores
Femra e kësaj shenje është shumë supersticioze aq sa mban shpesh me vete një hajmali për të dëbuar fatkeqësinë dhe arrin të shmangë një person kur është e bindur që nuk është pozitiv për të. Qëndrimi i saj kundrejt argëtimit që e kërkon në çdo rast si diçka që është në të vërtetë e domosdoshme, është një anë e çuditshme që bën pjesë në natyrën e saj. Gjërave të bukura nuk mund t’ju thotë “jo”… Kur diçka e tërheq ajo nuk ndalet dhe është e gatshme të paguajë një çmim të tepruar vetëm që ta ketë. Jo të zakonshme dhe të habitshme janë dhuratat e saj e po kështu dhe mobilimi i shtëpisë nuk është kurrë banal.
Përsa i përket mashkullit të kësaj shenje është për tu dalluar sesa i tepruar është kulti i fizikut të tij, dhe për këtë, për t’u mbajtur gjithnjë në formë, është i gatshëm të heqë dorë nga shumë gjëra (edhe nga ushqimi përshembull) dhe është i gatshëm edhe për stërmundime me sportin që ai gjykon se e ndihmon për ta ruajtur të ri e gjithnjë në formë trupin e tij. Ashtu si dhe femra e kësaj shenje ai është supersticioz dhe frika që ka ai nga pleqëria kthehet shpesh në një tmerr të vërtetë për të.
Këshilla për Peshoren
Të lindurit e Peshores si femra dhe meshkuj kanë tendencën e rrezikshme t’i dorëzohen përtacisë dhe frikës; e para mund tu sjellë atyre disa gjëra jo të leverdisshme për fizikun (kile të tepërta për shembull) ndërsa frika dhe preokupimi, kur janë të tepruara sjellin tensione, çka dëmton psikikën dhe organizimin, është e nevojshme të qëndrohet sa më larg që të jetë e mundur nga stresi, armik i pabesë i çdo njeriu. Shpesh vihet re që pas mirësjelljes së dukshme të Peshores në realitet ka pak egoizëm dhe paaftësi nga ana e tyre për të sakrifikuar për të ardhmen. Por në fund të fundit përse të mos provohet ndonjëherë kushtimi pa rezerva dhe sakrifikimi pa keqardhje. ثshtë e vërtetë që shëmtia, pleqëria dhe rënia fizike nuk i pëlqejnë asnjërit por antipatia e Peshores për to është me të vërtetë e tepruar edhe për faktin se ato janë fakte të pashmangshme, dhe si të tilla natyrisht, duhen jetuar edhe pranuar edhe nga të lindurit e kësaj shenje. Sidoqoftë defekti kryesor i të lindurve Peshore është kursimi, ndërsa njëra nga vlerat e padiskutueshme të tyre është respekti për mendimet e të tjerëve. Pothuajse asnjëherë një i lindur i Peshores nuk kundërshton një ideologji apo një opinion edhe kur nuk është dakort me të. Dhe kjo është një mënyrë të sjelluri që i lehtëson mjaft raportet njerëzore. Ndërsa gjumi është një domosdoshmëri e vërtetë për të lindurit e Peshores, aq sa nuk e humb kurrë rastin t’ia marrë një dorë gjumë kur është mundësia, ndërsa për duhan as që bëhet fjalë sepse nikotina dhe karboni janë veçanërisht dëmtues. Në dashuri Peshoret (sidomos meshkujt) duhet të bëjnë të pamundurën për të shmangur rutinën dhe të kërkojnë të jenë më pak sipërfaqësor me partnerët e tyre edhe në dashuri të qënit i arsyeshëm mbizotëron mbi pasionin, por kjo nuk vlen për të gjithë. Duke u mbyllur një këshillë: nuk duhet vetëm të pretendosh, duhet edhe të lejosh të falësh.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e Peshores kanë mirëkuptim dhe miqësi të mirë me personat agresivë të Dashit sepse kompensohen me persona të qetë të Demit, meqë kanë të përbashkët dëshirën për komoditet dhe të bukurën, me Binjakët e paqëndrueshëm kanë dëshirë të përbashkët për udhëtime, me Peshore, me Shigjetarin e gjallë që të kompromenton pa e ndjerë, me Ujorin diplomat, me Peshqit e mahnitshëm tek të cilët i tërheq romanticizmi. ثshtë mjaft i lehtë raporti me Luanin krenar dhe më i vështirë me Virgjëreshën superkritike, me Akrepin posesiv që për piqet të kufizojë lirinë, me të ngurtin të egrin dhe të vetmuarin Bricjap dhe me Gaforren e ndjeshme.
Në dashuri: Seksualisht dhe sentimentalisht meshkujt dhe femrat e Peshores kanë një raport mjaft të mirë me Luanin e ndershëm, pasi tërhiqet nga mënyra e shkëlqyer sepse jeton ai dashurinë, me Demin sepse e jeton seksualitetin në të njëjtën mënyrë, me Binjakët e shoqërueshëm, me Peshoren, me Shigjetarin që edhe ai ka respekt për lirinë dhe me Ujorin sepse janë të dy shenja ajri. Ndërsa paraqitet problematik një mirëkuptim sentimental me Gaforren, që kanë nevojë për siguri dhe ngrohtësi, me Virgjëreshën që është sunduese, me Akrepin mjaft pasionant, me Bricjapin e ftohtë edhe në dashuri, me Peshqit me të cilët Peshorja nuk është dakort me nevojën e ndjenjave të reja, vështirë edhe me Dashin.
Në punë: Marrëveshje mjaft e mirë në punë me Dashin, me Demin, me Binjakët, me Luanin, Virgjëreshën, Peshoren, Akrepin, Shigjetarin dhe Ujorin me këta kanë të përbashkët mënyrën e mendimit dhe të përballimit të problemeve. ثshtë i vështirë bashkëpunimi me Gaforren, me Bricjapin dhe me Peshqit pasi është i vështirë komunikimi ndërmjet tyre.
Mashkulli ideal për femrën e Peshores
Duket sikur në zgjedhjen e bashkëshortit bukuria njuk është vetëm një detaj, por për femrën e Peshores ajo mund të luajë një rol vendimtar sepse ajo e vlerëson më shumë se gratë e tjera duke qënë se i kushton më shum rëndësi estetikës. Por natyrisht Peshorja kërkon edhe cilësi të tjera tek shoku i saj. Për shembull bujarinë dhe pasionin, duke qënë se ajo është një grua e nxehtë dhe sentimentale. Partneri i saj ideal nuk duhet të jetë kurrë banal dhe asnjëherë i parashikuar në shprehjet e dashurisë dhe pse mbetet një tip në thelb praktik dhe realist në rast se jeta nxjerr probleme. Nga jeta çift, gruaja e Peshores pret ditë intensive dhe të mbushura me angazhime, sikur këto të jenë një garanci kundër vetmisë që e urren dhe i largohet si pak gra të tjera.
Femra ideale për mashkullin e Peshores
I lunduri me shije artisti, mashkulli i kësaj shenje goditet vetmë nga një grua e bukur, por mbi të gjitha nga një grua harmonioze në të gjitha aspektet e jo vetën në pamje. Ajo duhet ta dashurojë atë me zjarr dhe të dijë si ti kënaqë nevojat e tij, në fakt pikërisht nëpërmjet ndjenjave, mashkulli i Peshores shijon gëzimet më të mëdha të jetës. Duhet të jetë para së gjithash një shoqe gjithnjë e gatshme të pajtohet me veprimet e tij (dhe kjo për ti dhënë më shumë siguri) gjithnjë e qetë (ai i urren tensionet) dhe që të dijë të ndajë me të gjitha bukuritë e artit në çdo fushë. Sidoqoftë cilësitë që mashkulli i Peshores vlerëson më shumë tek shoqja janë mirëkuptimi dhe aftësia për të mbyllur një sy kur e në qoftë se kupton ndonjë nga “hutesat” e tij. Ajo duhet të heshtë dhe të presë.
Kuriozitete të Peshores
Vendet dhe qytetet që i përshtaten Peshores
Në astrologjinë politike simbolizon politikën, drejtësinë dhe traktatet e paqes janë: Tibeti, Egjipti, Austria, Suedia, Indokina, Franca, Anversa, Viena, Lisbona, Leningradi, Kopenhageni, Gjeneva, Frankfurti, Friburgu. Pikërisht në këto vende Peshoret ndihen si në shtëpinë e tyre sepse janë vende që i përkasin të njëjtës shenjë të zodiakut.
Ngjyrat e Peshores
Bojëqielli, ngjyra e Afërditës dhe e kaltra janë dy ngjyrat që i përshtaten më shumë Peshores; që të dyja i japin kësaj shenje qetësi dhe paqe. Ndërsa në veshje duhen shmangur e kuqja dhe e zeza, e para sepse bie tej mase në sy dhe e dyta sepse është mjaft ndrydhëse. Të lindurve në këtë shenjë nuk i përshtatet ngjyra kafe dhe ngjyrat e dheut në përgjithësi.
Orët e dashurisë
Për të shprehur Peshorja ndjenjat e veta të dashurisë momentet më të përshtatshme janë në këto orë, 6 – 7 të mërkurën, të premten, të shtunën si dhe ora 18 – 19 të hënën, të martën, të shtunën. Afërdita Dielli dhe Hëna janë planete që drejtojnë këto orë dhe janë të favorshëm për të lindurit e Peshores

Hajmalia që duhet të mbajë Peshorja është një varëse çelësash mundësisht në formë papagalli sepse sjell fat për të si dhe një unazë prej ari të verdhë që mbështetet nga planeti udhëheqës i Peshores Venusi (Afërdita)
Personazhe të Peshores
Xhuzepe Verdi, Karavazho. Julio Inglesias, [^_^] Kopola, Luciano Pavaroti, Oskar Uaild, Enrico Fermi, Eleonora Dure, Mili Karluci, Katerinë Dënëv, Gracia Deleda, Sara Bernard, Brixhit Bardo, Loreta Goxhi, Farah Diba, Margaret Thecer, Melina Merkurri, Artur Rembrand, Renato Zero, Silvio Berlusconi, Marcelo Mastroiani, Vandame, Enver Hoxha, Ismail Qemali , Ahmet Zogu, Ramiz Alia. Adi Krasta.
Pasaporta astrologjike
Periudha 23 shtator – 22 tetor
Elementi ajri (shenjë ajri)
Cilësia thelbësore, themeluese
Gjinia mashkullore
Planeti sundues Venusi (Afërdita)
Gurët e çmuar opazi, platini, bakri, safiri, smeraldi
Parfumet jasemini, shporiza, drekëza
Bimët, pemët palma, frashëri, selvia
Ditët me fat e premte
Ngjyrat blu, e verdhë, e gjelbërt
Numrat me fat 7, 6, 9
Stili mjaft i kërkuar por që bie pak në sy, sipërfaqësor
Lulet e preferuara trëndafili, kamelia, karafili
Numri planetar 7
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

AKREPI
(23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi është shenjë e tetë e zodiakut, simboli i të cilit është një m që përfundon me një shigjetë, është shenjë e ujit, femërore, fikse dhe negative që drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. ثshtë një një shenjë shumë sekrete dhe misterioze, është simbol i formave sekrete të njeriut. Pikërisht tek Akrepi ka vend konflikti ndërmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do të jetë gjithmonë shumë i vështirë për tu interpretuar.
Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit e shenjës së Akrepit (si femra dhe meshkuj) janë imagjinarë, kuriozë, tërheqës, të vendosur, intuitivë, pasionantë dhe kurajozë. Meqë janë kuriozë dhe hetues të lindur atë i shkojnë në fund problemit dhe duan t’i mësojnë gjërat gjër në hollësinë më të vogël. Në këtë aspekt intuita i ndihmon shumë. Akrepët janë gjithashtu plot vullnet, emocionalë, të sjellshëm, të këndshëm, të veçantë dhe emotivë. Të lindurit në këtë shenjë kanë simbol Akrepin dhe jo më kot ata pëlqejnë më mirë të vrasin veten sesa të vriten. Akrepët e kanë nën kontroll fatin e tyre dhe kanë aftësi të mëdha rigjeneruese. Pra tamam si Akrepi, kur humb bishtin lind një të ri. Janë kokëfortë për të arritur suksesin. Të lindurit e Akrepit janë të durueshëm, kanë ndjenjën e bisnesit, u pëlqen luksi dhe janë kursimtarë. Janë xhelozë në dashuri dhe dyshues, tiranik, agresiv, dinak, tinzar dhe në përgjithësi janë krenarë. Harrojnë shpesh premtimet dhe takimet dhe u zënë shumë vend lajkat. I ruajnë shumë mië sekretet e tyre, prandaj mos u bëni shumë pyetje se s’keni për të nxjerrë gjë. Kur çiftohen dy planetet Marsi dhe Plutoni iu japin shumë energji Akrepit dhe e bëjnë atë shumë hakmarrës dhe ekstremist dhe në dashuri. Akrepët janë radarë të vërtetë dhe kur dikush ju zë rrugën bëhen nevrikë dhe të rrezikshëm. Janë sypatrembur dhe për ta një humbje sot është thjeshtë një fitore nesër. Njerëzit e lindur nën Akrepin janë shpesh të heshtur, të rezervuar, por fshehin pas një karakter të mbyllur, një shpirt ironik e therës (thumbues) që shfaqet në momentet më të rëndësishme. Janë vullnetfortë dhe kanë aftësi për të treguar diplomacinë, shijen për misterin dhe tendencën për të gërmuar në gjërat dhe situatat. Janë emocionalë poër kurrë nuk i tregojnë emocionet e tyre, i fshehin ato nën koracë. Janë shumë hakmarrës dhe brutal me ata që i zemërojnë dhe i mashtrojnë. Të miturat e kësaj shenje bëhen amvisa të mira kur rriten por shpesh bëhen edhe qaramane që kanë zakon të ankohen gjithnjë. Në familje shkaktojnë ndonjë grindje nga sjelljet e ashpra. Janë profesionistë të përkryer dhe vënë vazhdimisht në provë veten e tyre dhe personat që i rrethojnë. Pleqtë e kësaj shenje nuk kanë influencë prandaj duhet ti lemë të veprojnë vetë sepse kështu dëshirojnë të ndihen të lirë. “Thëngjilli i mbuluar, djeg e përvëluar” kjo është motoja e Akrepit. Akrepët kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë. Akrepët kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur. Gjithashtu Akrepët janë njerëz të papajtueshëm dhe nuk ta lënë dalë kollaj, inatçorë dhe të fshehtë, sadomazokist. Shpesh janë besnik, dinjitozë dhe zbavitës në rolin e drejtuesit (shefit). Fatmirësisht arsyetimet e tyre të thella janë temperuar me fantazi dhe intuitë dhe këto dhunti bashkë në një sens autokritik i bëjnë të analizojnë mirë veten. Nga të gjitha shenjat ata kanë mundësi të bëhen gjenij. Shpesh kanë sy depërtues dhe kjo i bën njerëzit që të rrinë me ta dyshues dhe të pambrojtur. Janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh edhe të ndjeshëm. Një anë natyrës negative të tyre është se eleminojnë miqtë për të cilët s’kanë nevojë. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Pëlqejnë: të vërtetën, të bindin të tjerët, çështjet e drejta dhe të jenë në ngjarje. Urrejnë: cektësinë, të tallen nga të tjerët, një punë pa kuptim, lajkat, lidhjet e cekëta.
Karakteristikat e femrës së Akrepit
Femra e kësaj shenje ka dy pamje. Një të tipit fatal dhe tjetra e tipit shtëpiak, e lidhur ngushtë me mashkullin dhe fëmijët dhe kjo është një nga misteret e Akrepit. Megjithatë thellë karakteri është instiktiv i prirur për të vepruar në një mënyrë impulsive, me intuitë dhe mosbesim, madje me një psikologji të shkëlqyer. Femra e Akrepit pranon me shumë vështirësi të metat dhe këshillat, mbasi tek ajo zhvillohet gjithmonë një luftë e brendshme midis asaj që ajo ndjen dhe asaj që sugjeron arsyeja. Shumë ambicioze, femra e kësajshenje do të dallohet në mjedisin profesional dhe asgjë s’mund të dalë kur ndihet e sigurtë për zgjedhjet që ka bërë dhe objektivat që do të arrijë, forca e vullnetit të saj është aq e madhe, saqë ajo do të realizojë dhe ndërmarrjet më të çmendura, pikërisht në saj të vendosmërisë dhe këmbënguljes. Pra ajo rrallë mund të jetë e pakënaqur por përkundrazi shpesh jeta e saj është e pasur me ngjarje, sa as ajo vetë nuk i parashikon dot.
Karakteristikat e mashkullit të Akrepit
ثshtë sigurisht një njeri me forcë të madhe vullneti e guximi, me shumë kurajo, me një krenari të pamatshme dhe tepër kokëfortë. Ka aftësi të madhe tërheqëse ndaj seksit të kundërt që shpesh e quajmë fuqi “magnetike”. Ai si pak të tjerë e do luftën dhe jeton thjeshtë si të ishte një sfidë e vazhdueshme për forcat e tij. Mosbesues dhe dyshues, mashkulli i Akprepit është dhe psikolog i thellë e i aftë në zbulimet e sekreteve të tjetrit. Ndërkohë që të tijat nuk i nxjerr lehtë. Asnjëherë sipërfaqësor, gjithmonë shumë kurioz, Akrepi kur e ofendojnë ai mund të bëhet shumë hakmarrës dhe kalon papritur në violencë.
Të lindurit e Akrepit janë shumë të vështirë për t’i përcaktuar ashtu edhe për t’i kuptuar sepse në këtë shenjë përzihet karakteristika më kontradiktore. Akrepi nuk njeh dhe nuk aplikon menjëherë rrugë të mesme që e bën akoma më të jashtëzakonshëm.
Personaliteti i Akrepit
Personaliteti i të lindurve tek Akrepi mund të përcaktohet dramatik dhe pasional në maksimum, gjë që do të thotë se meshkujt dhe femrat e kësaj shenje veprojnë dhe ndjejnë gjithmonë në mënyrë shumë të fortë dhe të shqetësuar: të gjithë ndjehen të tërhequr (kjo është një veçanti e Akrepit) nga gjithçka që është në fillim e vështirë, e lodhshme, sepse në mënyrë të pandërgjegjshme, e vënë veten në provë. Vështirësitë e egzistencës përballohen me një forcë të madhe të brendshme dhe kur duhet më shumë energji fizike. Akrepi është jashtëzakonisht rezistent dhe arrin të zotërojë sistemin e tij nervor dhe të ruajë ekuilibrin… Edhe atëherë kur duket sikur nuk arrin të realizojë qëllimin, në realitet ai tashmë i ka kapërcyer pengesat. Sigurisht, janë njerëz shumë hakarrës jo vetëm në dashuri, por edhe në profesion. Paqja e brendshme nuk bën pjesë në karakteristikat e Akrepit për shkak të xhelozisë së tepruar dhe aftësisë për të luftuar gjithmonë. Këta nuk e lejojnë që të kenë një jetë të qetë. Nga personat e lindur në këtë shenjë, veçanërisht nga femra rrezatohet një hijeshi e magjishme, krejt e veçantë, që është shumë e dukshme në ngjyrën dhe vështrimin. Në thelb, të gjithë të lindurit e kësaj shenje, dëhsirojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe nga pikpamja erotike dhe sentimentale.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 tetor - 1 nëntor)
Janë më agresivë, më të fortë, më pasionalë dhe egoistë (krijues dhe tërheqës)
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 nëntor)
Janë pak të shoqërueshëm, shumë mosbesues dhe impulsivë, por edhe të aftë për autokontroll. Dashuri për aventura dhe pak oportunizëm. Janë përgjegjës dhe të gatshëm për punë të lodhshme.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 nëntor)
Janë shumë të dallueshëm, mëndjemëdhenj dhe në sedër të sëmurë. Herë herë mund të bëhen mbytës në raportin sentimental. Fatin dhe vitalitetin i ka të mirë. Vullneti është i përbashkët tek të gjithë. ثshtë perfekt në jetën seksuale dhe jo rrallë idealist.
Akrepi në dashuri
Në dashuri të lindurit e shenjës së Akrepit janë pasionant, besnik me partnerin dhe kujdesen për të, të butë dhe janë të devotshëm ndaj tij. Janë epshorë në ekstrem dhe kanë dëshira të forta seksuale, pra duhet të kenë kujdes për organet e tyre gjenitale (riprodhuese). Në dashuri kërkojnë të arrijnë një bashkim, një union shpirtrash me partnerin, pra kërkojnë shpirtin më tepër se trupin, kështu janë të aftë të arrijnë majat e pasionit ku mund të takojnë perversione të rrezikshme, duke u bërë përbindësha sadistë të erotizmit. Akrepi është simbol i seksit dhe janë dashnorë pasionantë, energjikë dhe seksualë. Ata e konsiderojnë bashkimin me atë që duan të shenjtë. Ndjenjat e tyre janë aq të thella saqë shpesh ata bëhen protagonistë të dashurive tragjike dhe violente.
Femra e Akrepit në dashuri
ثshtë shumë e fortë edhe në dashuri shumë pasionale dhe posesive. Ajo nuk është aq e butë sa do të duhej për një raport sentimental të qetë dhe të ekuilibruar. Nga një tip i tillë mund të pritet gjithçka sepse “rrugët e mesme” nuk bëjnë pjesë në temperamentin e saj e aq më tepër në ngjarjet dashurore të saj. Kur kjo femër bie në dashuri është shumë xheloze (sikurse edhe mashkulli) përpihet e tëra nga kjo ndjenjë, kërkon ajo të zotërojë më shumë se të zotërohet. Ajo kur dashuron, jepet e tëra, totalisht, besnikërisht dhe shumë sinqerisht, por mjerë ai që e plagos. Ajo do të presë me durim të hakmerret, bile dhe për vite të tëra, gjithmonë gati për të goditur atë që e ka tradhëtuar. Kjo femër sensuale, ka nevojë për një mashkull besnik dhe me karakter të fortë që të jetë i gatshëm për të përballuar prepotencën dhe kapriciot e kësaj femre magjepsëse por jo komode si shoqe jete. Ajo do t’i japë partnerit gjithçka më të mirë në veten e saj, duke iu dedikuar totalisht e sinqerisht. Ajo e adhuron shtëpinë dhe për të është shumë e rëndësishme bërthama familiare që ka krijuar, por ajo edhe mund ta shkatërrojë atë pa u menduar shumë e shtyrë nga xhelozia e saj e tepruar dhe e pakontrolluar.
Mashkulli i Akrepit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, me gjithë defektet e tij mund të thuhet pa ngurruar, se është shumë e vështirë të harrohet mashkulli i kësaj shenje. Shumë emotiv, tepër xheloz, që nuk e kontrollon dot vetveten, mund të bëhet mizor në dashuri. Seksualiteti i tij është shpërthyes, sikurse dhe ngarkesa e tij erotike, por në këtë tip mashkulli nuk ka vend për shumë sentimentalizëm dhe romanticizëm. ثshtë e qartë se ai dëshiron të ndihet padron absolut në lojën e dashurisë, të cilën ai e udhëheq vetë vazhdimisht dhe pa ndërprerje. Grindje, pajtime, ikje, kthime janë të gjitha në rendin e ditës të jetës afektive të Akrepit, që nga shoqja e tij pretendon ëmbëlsi, feminitet dhe mister por dhe inteligjencë e durim, sensualitet dhe shumë nënshtrim për të mos falur pastaj për besnikëri; ky virtyt është për të jashtë çdo diskutimi, sepse ai nuk mund ta pranojë as mendimin për “tradhëti”. Tepër xheloz dhe zotërues nuk toleron as “mëndjelehtësi” më të pafajshme. Mashkulli që do të zgjedhë si shoqe ose bashkëshorte një femër të lindur Akrep mund të jetë i sigurtë se nuk do të ketë kurrë në jetën e çiftit çaste monotonie apo mërzie dhe se nuk do të pendohet për zgjedhjen e bërë. Kujdes, kush përpiqet ta mashtrojë Akrepin: sensi i tij i thellë psikologjik e bën mashtrimin të pamundur dhe të rrezikshëm.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 tetor - 1 nëntor)
Do të kenë një ngarkesë të pafund erotike dhe pretendojnë nga partneri një dedikim absolut. Atyre u mungon totalisht autokontrolli.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 nëntor)
Do të jenë në dashuri më të kuptueshëm, më të stërholluar, me ndjeshmëri më të madhe, intuitivë dhe psikologë, por të pakapshëm.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 nëntor)
Do të jenë në dashuri më të fortë por më bujarë, më pak hakmarrës dhe më pak mizorë.
Akrepi në miqësi
Femra e Akrepit është në miqësi nga ata që kërkojnë dedikim, por që me shumë vështirësi do të jepte atë ç’ka kërkon prej të tjerëve. Ajo zgjedh shumë dhe mundoohet të krijojë ato miqësi që i ka përgjedhur me shumë kujdes dhe që u përgjigjen kërkesave të saj. Nuk është tipi i femrës “mrekulli” me miqtë por përkundrazi është e matur kundrejt tyre. Sigurisht për femrën e këaj shenje po s’pati bashkëpunim, nuk ka as miqësi. Nga ana tjetër, duke qënë tepër e tërhequr në vetvete, asaj nuk i mbetet kohë në dispozicion për tu zgjeruar dhe thelluar lidhjet me të afërmit. Ajo nuk fal lehtë prandaj nëse një raport e zhgënjen ose e plagos ajo është e zonja të zhduket totalisht ose me shumë vështirësi mund të behej e gjallë. Ajo mendon se sikurse çdo gjë, edhe miqtë mund të zëvendësohen lehtë.
Mashkulli i Akrepit, sikurse femra nuk i kushton shumë kohë miqësive, sepse tërhiqet thellë nga puna dhe problemet e tij personale. Ai është njeri që preferon të ndjekë më mirë ambiciet e tij sesa altruizmin. Ja sepse mashkulli i Akrepit do të ketë pak miq, me të cilët do të sillet më shumë sipas interesave të tij se sipas nevojave të tyre. Ai nuk e tepron me dhurata, nëse do ta kundërshtojë dikush do t’ia presë shkurt dhe nëqoftëse ai që i flet është miku i tij. Prandaj me një mik Akrep më mirë të heshtësh e të mos i shkosh kundër. Akrepi mbetet gjithmonë shumë i rezervuar dhe nuk hapet lehtë, sepse është shumë mosbesues dhe nuk është i prirur për konfidencë. Megjithatë, në sajë të aftësive psikologjike ai mund të jetë një mik që të kupton e madje dhe i vlefshëm po të dëshirojë.
Akrepi në familje
Femra e Akrepit është shumë e lidhur me familjen, që për atë përfaqëson një vlerë bazë të jetës. Zakonisht ajo ka patur marrëdhënie optimale me prindërit e saj dhe që fëmijë ajo gjen mënyrën sesi të fitojë simpatinë dhe dashurinë e të afërmve, prindërve dhe veçanërisht gjyshërve. Bërthama familjare që ajo ka formuar është padyshim një pikë qëndrore e ekzistencës së femrës së kësaj shenje dhe pse hiqet sikur i lejon vetes ndonjë mosbesnikëri. Me fëmijët do të sillet shumë posesive dhe është e prirur në mënyrë të pandërgjegjshme t’i dëshirojë të varur prej saj. Me ata ajo tregohet bujare dhe di si t’i mbajë të lidhur pas vetes.
Për mashkullin e Akrepit sikurse për femrën familja është veçanërisht e rëndësishme dhe lidhja me nënën mbetet diçka bazë në jetën e tij afektive. Megjithëse është gjithmonë i zënë me ato mijëra nismat e tij, mashkulli i Akrepit mbetet gjithmonë i gatshëm për fëmijët e tij dhe mbetet për ta një baba i mirë dhe një mik optimal. Me fëmijët që janë në moshë të njomë zbavitet duke luajtur dhe vazhdimisht merret me ta në mënyrë inteligjente dhe stimuluese. Ai do të jetë posesiv me fëmijët, sepse dëshiron shumë që ata të mbeten të lidhur me atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe nuk i le të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe mundohet të ndërhyjë në idetë e tyre.
Prirjet profesionale të Akrepit
Femra e kësaj shenje ka temperament shumë të fortë, inteligjencë, optimale në punë dëshiron të arrijë një vend të planit të parë dhe është shumë punëtore, prandaj për atë janë të përshtatshme të gjitha profesionet që kërkojnë sforcim, këmbëngulje, luftë dhe psikologji (me të cilën është e pajisur). Për Akrepin puna është edhe një mjet për të arritur pavarësinë dhe ajo i di mirë se duhet të niset nga poshtë fare, për të arritur lart; por për qëllimet e saj do t’i përdorë të gjithë dhe gjithçka e asgjë s’do ta ndalë për t’u ngjitur. Do të bëhej një psikologe shumë e mirë, mjeke, avokate por edhe manaxhere e suksesshme apo një shkrimtare. E magjepsur nga teknologjia do t’ia dilte mbanë edhe në punë teknike e kërkimore (shkencore). Astronomia është shumë e përshtatshme për femrën e kësaj shenje.
Mashkulli i Akrepit është shumë ambicioz dhe e dashuron punën: vështirësitë nuk e zmbrapsin dhe është gjithmonë gati për të luftuar dhe për të bërë që ta vlerësojnë. Këto karakteristika janë të përshtatshme për profesionie si: kirugjia, filozofia, psikiatria dhe punët që kanë të bëjnë me teknikën. E panjohura edhe në punë e magjeps mashkullin e Akrepit, prandaj ai është i prirur ndaj arkeologjisë, astronomisë dhe biologjisë. Dinakëria e tij ndoshta do të ishte mjaft e dobishme për karrierën diplomatike. Megjithë këtë ai duhet të shmangë veprimtaritë me shumë përsëritje, pak stimuluese dhe të papritura, sepse Akrepët kanë gjithmonë nevojë për të reja dhe për të verifikuar aftësitë e tyre. Këmbëngulja dhe aftëisa për tu imponuar janë të përbashkëta për meshkujt dhe femrat e kësaj shenje. Mund të bëhen gjithashtu dhe spiunë, dedektivë, oratorë. Një këshillë: edhe në punë është e nevojshme të dish të racionosh energjitë me urtësi.
Akrepi dhe paratë
Të lindurit e kësaj shenje, qofshin femra apo meshkuj, tregojnë shumë kujdes për paratë. Për ata paraja është sinonim i fuqisë. Mundohen të akumulojnë me sa munden, të mos e shpenzojnë për gjëra pa rëndësi apo dëshira kalimtare e madje edhe kur zgjedhin një dhuratë, kërkojnë një objekt të dobishëm që të mos i kalojë moda.
Megjithatë ka ndryshime në mënyrën e të shpenzuarit. Ka periudha gjatë të cilave femra prish pa hesap, gjë që tek meshkujt praktikisht nuk ndodh. Femra shpenzon me gjithë qejf për mobilimin dhe bizhuteri ose për gjithçka që i duhet dhe që i pëlqen, ndërsa mashkulli i Akrepit preferon të blejë gjëra të dobishme për punën e tij, kompjuter, libra, pajisje të reja, për zyrën dhe gjithçka që bën pjesë në arritjet e fundit të teknikës. Shpesh, sendet antike të blera nga mashulli i Akrepit përbëjnë një blerje të leverdisshme sepse ai di t’i zgjedhë sipas intuitës së tij të shkëlqyer.
Në raportin ndaj parasë tek të lindurit e Akrepit influencojnë pozicioni i Hënës, Diellit, Mërkurit, Jupiterit domethënë se në cilin sektori të horoskopit do të gjenden këta planetë.
Akrepi dhe shëndeti
Të lindurit e kësaj shenje (meshkuj e femra) janë njerëz me shëndet të mirë dhe me shumë vitalitet që janë në gjendje ta marrin veten shumë kollaj pas ndonjë sëmundjeje. Pjesë më delikate e një Akrepi është aparati gjenital riprodhimi seksual, fshikëza, bacini, apandesiti, veshkat, tëmthi, gryka, zorrët, hunda, gjendrrat. Shpesh dalin probleme të variçeve, kockave dhe absese. Shpesh të lindurit e kësaj shenje kanë dhe prirje për tu sëmurur nga prostati, hernia, hemorroidet, abortet, sëmundje veneriane dhe të kanaleve urinare. Kanë edhe një tendencë për ta tepruar me pirjen e alkoleve dhe në moshë mund të dalin probleme të shtimit në peshë. Të lindurit e kësaj shenje kanë dhe mungesë sulfat kalciumi i cili ka edhe një funksion dizintoksikues që dezinfekton rrobat duke i hequr mundësinë për qelbëzim. Sëmundjet më tipike të Akrepit janë ato të aparatit gjenital dhe të grykës, hemorragjitë, sëmundjet e shpeshta menstruale, si dhe forma tonsilesh virale. Kur Akrepit i shfaqet ethet, ato zakonisht janë shumë të larta, por kalojnë shpejt, sepse organizmi reagon mirë. Fizikut të Akrepit i bën shumë mirë lëvizja, sepse e ndihmon të shkakojë tensionet dhe violencën, aq të zakonshme e vetiake për të. Ndër sportet ai duhet të preferojë futbollin, boksin, artin marcial si dhe tenisin për të cilin duhet intuita dhe vendosmëria. Ushqimi i të lindurve Akrep duhet të jetë i pasur me kalcium, proteina dhe jod, sepse ata kanë mungesë të këtyre elementëve. Janë shumë të përshtatshëm peshku, djathrat e freskëta dhe të gjitha prodhimet e qumështit. ثshtë më i mirë orizi se makaronat dhe ndër zarzavatet është mirë të preferohet panxhari, argjinaret, lakrat romane, qepët, fasulet, kungujt, radhiqet, seilno. Frutat më të mira janë kajsitë, agrumet, mollët, kumbullat dhe rrushi. Duhet ti shmangë pijet me shumë sheqer dhe të preferojë lëngun e agrumeve pa sheqer dhe ujin e thjeshtë që favorizon tretjen. Nuk duhet të nënvlerësohet rëndësia e atyre aktiviteteve mendore dhe shpirtërore që bëjnë të mundur çlodhjen ose kultivimin e anës artistike të cilën e kanë pak a shumë të gjithë. Për të kaluar kohën e lirë gjëja më e mirë janë shëtitjet dhe vizitat kulturore të shoqëruara nga miqtë. Ata janë të përshtatshëm të organizojnë festa bamirësie për të ndihmuar njerëzit në vështirësi. Për të lindurit e kësaj shenje, për pushime këshillohet më mirë deti, sepse jodi për ta ka efekt mjaft mirëbërës.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 tetor - 1 nëntor)
Do të vuajnë më tepër nga dhimbjet e barkut, nga komplikacionet e organeve gjenitale prostati dhe hemorroidët.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 nëntor)
Rrezikohen më shumë nga hemorragjitë, aborti dhe sëmundjet e organeve riprodhuese.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 nëntor)
Mund të bëhen objekt i sëmundjeve veneriane, keqformimeve në kockat, abuzimeve alkoolike dhe lëndë narkotike.

Planetët që ndikojnë kryesisht tek Akrepi janë: Plutoni dhe Marsi dhe përsa i përket shëndetit janë Saturni, Urani dhe Neptuni.
Vlerat e Akrepit
Femra e shenjës së Akrepit është shumë e urtë (e heshtur) e zgjuar, energjike, komprensive (e kuptueshme) dhe gjithmonë e vendosur në arritjen e qëllimit të saj. Ajo është një krijesë pasionante që di të jetë një nënë shumë e mirë dhe një administratore e kujdesshme. Forca e vullnetit të femrës së Akrepit si dhe energjitë e saj janë shumë të theksuara dhe e dallojnë në çdo veprimtari të saj. Në punë do ta shohim të shkëlqejë shumë shpesh, mbasi është inteligjente, planifikuese, e mirë dhe psikologjikisht “gati” për të kapur e kuptuar qëllimet e kundërshtarëve, gjë që ia lehtëson shumë vështirësitë. E sjellshme dhe thellësisht intuitive, femra e Akrepit kur dashuron jepet pa rezerva, besnikërisht dhe e aftë për sakrifica për mashkullin që ka zgjedhur.
Mashkulli i Akrepit është shumë i vendosur, gjithmonë besnik i vetvetes dhe shumë inteligjent. ثshtë një qënie që i përballon të gjithë dhe gjithçka me një kurajo të pakufishme. Ai është shumë këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të tij. Instikti i Akrepit është i pagabueshëm prandaj ai nuk gabon pothuajse kurrë. Megjithëse gjithë temperament, ai në punë përparon në mënyrë shumë të vëmendshme dhe skrupuloze. Pasional në dashuri, i aftë për të qenë dhe romantik. Akrepi është një mashkull magjepsës që sillet me partnerin e tij në mënyrë instiktive edhe pse nuk do të bëhet kurrë në të vërtetë i varur prej saj. ثshtë intuitiv dhe kurioz.
Të metat dhe dobësitë e Akrepit
Femra e kësaj shenje është shumë e stërholluar, tepër fodulle dhe si pak të tjera e jeton dashurinë me “batica dhe zbatica”. Ajo është skllave e xhelozisë së madhe dhe tepër posesive. Shpesh sillet me mosbesim të plotë dhe është shumë agresive, aq sa po t’i kundërvihesh pak, ajo mund të shpërthejë papritmas. Femra e Akrepit është shumë kapricioze, provokuese dhe aq hakmarrëse saqë shpesh arrin të shfaqë një autoritet të tepruar edhe ndaj fëmijëve. Në femrën e kësaj shenje vërehët një ndjeshmëri e madhe ndaj lajkatimeve, aq sa e bëjnë të besojë në cilësi që s’i ka apo në gjëra që s’ekzistojnë, kur dihet se në to s’ka asgjë të sinqertë. Kjo është një nga pikat e dobëta të femrës së Akrepit, armiqtë ndodhen kudo dhe janë gjithmonë gati për ta goditur. Xhelozia e saj me të vërtetë është e sëmurë, e bën të vuajë shumë në dashuri. A nuk do të ishte më mirë të arsyetonte pak rreth këtyre gjërave, para se të dëshpërohej? Ajo është shumë kokëfortë kur do dhe ironike, pesimiste.
Mashkulli i kësaj shenje mund të jetë shumë i ashpër, tepër mizor (dhe në dashuri) dhe jashtëzakonisht posesiv, zemërak, hakmarrës, i fshehtë, dinak dhe inatçi, veçanërisht në raportin sentimental. Do të tentojë gjithmonë të imponohet në mënyrë thuajse tiranike e sikurse femra mund të shpërthejë dhunshëm në mënyrë të pakontrolluar madje dhe atëherë kur kjo të duket pak e mundshme. Dyshues deri në fiksasion, mashkulli i Akrepit në punë është shumë kapadai dhe shumë i sigurtë në vetvete. Kundrejt femrës që dashuron ai sillet në mënyrë të prerë, pa kërkuar rrugë të ndërmjetme, domethënë me ftohtësi të madhe apo pasionalitet të tepruar, pothuajse të pakontrolluar. Duke qenë pesimist në thelb, mashkulli i Akrepit si partner shpesh sillet tamam si një xhelat për të matur sa e thellë është dashuria e gruas së tij. Duke patur një natyrë instiktive dhe pak të kontrolluar shpesh rrëmbehet nga simpati apo antipati të tepruara. Por duke vepruar kështu mund të gjendet më vështirësi me miqtë dhe ai vetë, megjithëse me shumë vonesë do ta kuptojë se kish gabuar ndaj dikujt por nuk do të mundë të bëjë asgjë, pra, qetësim dhe durim të brendshëm për të luftuar në mënyrë tepër të nxituar, nga e cila burojnë shumë gabime edhe në jetën sentimentale.
Ekstravagancat e Akrepit
Femra e Akrepit është koleksioniste, këmbëngulëse e gjërave më të shumëllojshme që nga gazetat e vjetra deri tek rrobat e vjetra që ajo i vendos me aq regull e xhelozi sa as vetë nuk e kupton psenë. Sigurisht femra e kësaj shenje është më supersticiozja e zodiakut, por është dhe e bindur se ajo i sjell fat atyre që kanë të bëjnë me të. Shumë e kërkuar dhe origjinale në mënyrën e të veshurit, ajo është një tip që nuk kalon pa u vënë re, të tërheq me misteriozitetin e saj dhe njëkohësisht ajo vetë tërhiqet në mënyrë të veçantë nga misteri; si asnjë femër tjetër. Sigurisht që janë shumë të tepruara kërkimet e saj të vazhdueshme kudo me shije dhe erëza ekzotike dhe të panjohura. Ndoshta këto janë kërkime të pandërgjegjshme mbasi ajo ndjen nevojë të vazhdueshme për gjëra të reja.
Përsa i përket mashkullit duke thënë se edhe ai është supersticioz, vecanërisht për ngjyrat, disa ngjyra për të cilat ai është i bindur se i sjellin fatkeqësi nuk do t’i zgjedhë kurrë për rrobat e tij apo për të lyer shtëpinë. E nëse mund ta quajmë origjinalitet, Akrepi është gjithmonë gati të ndjekë kudo qoftë skuadrën e “zemrës” dhe jo vetëm për një fakt thjeshtë spektiv, por sepse ai është besnik në parim ndaj hoby-ve dhe zgjedhjeve të tij, duke përjashtuar dashurinë.
Këshilla për Akrepin
Të lindurit e Akrepit, qofshin meshkuj apo femra, tërhiqen shumë nga gjithçka e fshehtë dhe antikonvencionale e prandaj gjithmonë ata konsiderohen prej të tjerëve si njerëz që jetojnë jashtë rregullave. Akrepit nuk i vjen mirë kur flasin për të, mbasi për të kjo do të thotë se nuk kalon pa rënë në sy, gjë që i pëlqen shumë. ثshtë mirë që Akrepi të dijë se ka një formë të lehtë autoshkatërruese, që zakonisht shprehet kur mendon se po e refuzojnë, prandaj meqë është një anë e karakterit shumë e vështirë për t’u mposhtur ndoshta duke e njohur, do të jetë më e lehtë të kufizohen dëmet që sjell. Një fakt autoshkatërrimi është i pabesë dhe nuk shfaqet por dëmet që shkakton janë vërtet të tmerrshme. Pastaj është edhe prirja e keqe që kanë të lindurit e kësaj shenje për të jetuar gjithmonë në pritje të një hakmarrje, duke grumbulluar me zemërim të pashoq dhe fyerje në shpirt. Ky tension është sigurisht shumë i dëmshëm për shëndetin dhe psikikën e një njeriu, duke rrezikuar thithjen e të gjitha energjive të tij të mira. Prandaj ia vlen më mirë të shkarkohen menjëherë pakënaqësitë e lindura, madje edhe duke provokuar skena grindjeje sesa ti lësh faktet dhe urrejtjet që të mblidhet me kohë dhe të zmadhohen. Veç kësaj mënyrë direkte është më pozitivja dhe që të çliron më mirë nga një qëndrim i gabuar dhe këtë gjë njerëzit e Akrepit duhet ta mbajnë parasysh më shumë se kushdo tjetër. Një paralajmërim i vogël për femrat: kini kujdes, mos u rrethoni shumë me mister, veçanërisht në dashuri; mashkulli ka nevojë për siguri dhe qartësi më shumë nga ç’thotë dhe misteri mund ta afrojë në fillim por pak kohë por pastaj mund ta lodhë ose ta preokupojë shumë në qoftë se s’e bën madje të largohet me vrap. Zakonisht meshkujt dhe femrat e Akrepit do ta kenë pjesën e dytë më të mirë se të parën, veçanërisht nëse do të arrijnë të triumfojnë ndaj druajtjes se mos refuzohen. Një këshillë për ta mbyllur: Akrepë, mundohuni të praktikoni bujarinë e shpirtit dhe “rrugën e mesme”.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e Akrepit do të kenë miqësi të mirë me Peshqit sepse janë komprensivë dhe i kuptojnë; me Bricjapin e durueshëm, me Binjakët dinakë që dinë si ti trajtojnë, me Virgjëreshën e bindur që nuk i kundërshton, me Dashin energjik, me Gaforren e ndjeshme që i zbut. Përkundrazi është shumë i vështirë një raport miqësie me Demin e qetë që është shumë i ndryshëm, me Luanin sepse është shumë autoritar, me Peshoren e ekuilibruar, me Shigjetarin që nuk i pranon teprimet e Akrepit, me Ujorin e pavarur.
Në dashuri: Seksualisht dhe sentimentalisht Akrepi mashkull apo femër do të kishte një raport më të mirë me Dashin dhe me Demin për shkak të tërheqjes së madhe fizike. Marrëveshja e dashurisë do të jetë e mirë dhe me Gaforren për të njëjtin ndikim emotiv, me Virgjëreshën e turpshme, me Peshoren elegante, me Akrepin, me Shigjetarin sepse ka prirje t’i ç’dramatizojë gjërat, me Bricjapin e ngurtë si partner të ftohtë dhe me Peshqit, personaliteti dhe pakuptueshmëria e të cilëve janë stimulues. Përkundrazi është e pamundur një marrëveshje me Ujorin, Luanin e panënshtruar dhe me Binjakët që nuk jepen kurrë totalisht.
Në punë: Përputhje optimale me Dashin, Binjakët, me Luanin e drejtë, me Virgjëreshën e saktë, me Akrepin, me Bricjapin e programuar dhe me Peshqit. Në punë do të pajtohet me shumë vështirësi me Gaforren, Peshoren që është e ndjeshme, me Shigjetarin që nuk është skrupoloz dhe me Ujorin që është shumë individualist.
Mashkulli ideal për femrën e Akrepit
Partneri me të vërtetë ideal për femrën e kësaj shenje ndoshta nuk ekziston të paktën për atë gjithmonë në kërkim të një ekuilibri ndërmjet instiktit dhe arsyes do të jetë e vështirë të konsiderojë dikë vërtetë ideal edhe kur bie në dashuri. ثshtë e qartë se ai duhet ta trajtojë të dashurën e lindur në shenjën e Akrepit me një durim të pafund dhe duhet të dijë të pranojë teprimet dhe ekzagjerimet e natyrës së saj. Gjithmonë për ndryshimet e kursit dhe shojeve. Mashkulli i përshtatshëm për gruan e Akrepit duhet ta dashurojë me shumë pasion pa i lejuar kurrë vetes as më të voglën “lajthitje”. Por së fundi a mund të përmbahen zemërimi dhe etja për hakmarrje e kësaj femra gjithë flakë e zjarr.
Femra ideale për mashkullin e Akrepit
Mashkulli Akrep, ngaqë është shumë posesiv dhe pasional në dashuri do të kërkojë ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme një shoqe që ti krijojë ndjenjën se është tërësisht në dorën e tij dhe se është gjithmonë e gatshme për t’i plotësuar dëshirat e tij. ثshtë e sigurtë se do të dashuronte këdo që sipas tij do të ishte inteligjente dhe që do të dinte ta dëgjonte me durim, kur ai të kish nevojë për të. E zgjedhura e tij duhet të jetë e heshtur dhe të mos kundërshtojë shumë sepse mashkulli i Akrepit nuk i ndërron lehtë idetë. Femra me të duhet të jetë sa më e ëmbël, misterioze, femërore dhe absolutisht besnike.
Kuriozitete të Akrepin
Vendet dhe qytetet që i përshtaten Akrepit
Në astrologjinë politike simbolizon tradhëtinë, tiraninë dhe reformat radikale janë: Algjeria, Bavaria, Israeli, Maraku, Norvegjia, Algjeria, Frankurti, Mynihu, Nju Kasteli, Mesina, Fez, Nju Orleans. Në këto vende Akrepin do ta ndiente veten mirë sepse i përkasin atij.
Ngjyrat e Akrepit
E zeza dhe e kuqja si gjaku janë ngjyrat që i tërheqin të lindurit e Akrepit, në mënyrë të vecantë por nuk janë ngjyra të përshtatshme për natyrën e tyre dhe nuk sjellin qetësi dhe qartësi. Për Akrepin janë më të mira bojrat pastel të shndritshme, që kanë një funksion siguridhënës. Pa dyshim bojëqielli i hapur është ngjyra që i përshtatet më shumë kësaj shenje.
Orët e dashurisë
Për të shprehur ndjenjat e tyre orët më të përshtatshme për Akrepin janë: ora 7 – 8 të dielën, të martën dhe të premten. Dhe nga ora 19 – 20 të hënën, të mërkurën dhe të premten. Hëna, Afërdita dhe Marsi janë planetë të favorshëm për Akrepin dhe drejtojnë këto orë.

Hajmalia e Akrepit është një këmbanë e vogël varur në zinxhir në qafë si dhe një unazë argjendi ose platini që i përkasin Marsit planetit të Akrepit.
Personazhe të lindur Akrep
Pablo Pikaso, Nikola Paganini, Roberto Beninji, Robert Kenedi, Eros Ramazoti, Martin Luteri, Indira Gandi, Monika Viti, Dacia Maraini, Grejs Keli, Rozela Falk, mbretëresha Maria Antuaneta, Valeria Moriconi, Virna Lisi, Mari Kyri, Julia Roberts, Leonardo di Caprio. Pandeli Majko.
Pasaporta astrologjike
Periudha 23 tetor – 21 nëntor
Elementi uji (shenjë uji)
Cilësia i qëndrueshëm, fiks
Gjinia femërore
Planeti sundues Plutoni dhe Marsi
Gurët e çmuar rubini, topazi, ametisti, magnetikët.
Parfumet aromat e forta, shpuese të ashpra
Bimët qiparisi, bliri, dushkuk, akacia
Ditët me fat e martë
Ngjyrat e kuqja e fortë, kafe e vjollcë
Numrat me fat 4, 8, 9
Stili shumë serioz dhe klasik
Lulet e preferuara krizantema, orkideja, lulet e egra
Kafshët e tyre gjarpri, ujku, shqiponja
Numri planetar 5
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

SHIGJETARI
(22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. ثshtë shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme), mashkullore pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari është gjithmonë një e mesme midis më të mirës dhe më të keqes midis vesit dhe virtytit: në fakt simboli i kësaj shenje është centauri, domethënë një figurë gjysëm njeri – gjysëm kafshë. Kjo është shenja e njerëzve që qëllojnë drejt e në shenjë.
Karakteristika të përgjithshme
Të gjithë të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë optimistë, të pavarur, liridashës, të mirë, energjikë, të ndershëm dhe kurajozë. Janë të zgjuar dhe japin gjithnjë mendim, janë të rregullt e të kujdesshëm sidomos në çështjet financiare, kursimtarë por kurrë nuk janë kopracë shpesh herë ata janë bujarë e zemërgjerë. Një nga të metat e tyre është se ata janë shumë nevrikë dhe nevrikosen shpejt për probleme të dorës së dytë. Të lindurit e Shigjetarit janë të gjallë, tipa sportivë, entuziastë, të sjellshëm, të drejtë, shpirtpastër, të sinqertë dhe të arsyeshëm. Shpesh janë pretendues dhe prepotentë. Në diskutime tregohen aq të drejtë (shpesh saqë i largojnë bashkëbiseduesit me të vërtetat e hidhura që thonë). Shigjetarët janë tipa të gëzuar, intuitivë, kundërshtimorë dhe kuriozë dhe kërkojnë me çdo kusht të vërtetën. E vërteta dhe dituria janë karburant i trurit të tyre. Janë të interesuar gjithashtu në filozofi dhe fe. Natyra vetë i ka falur filozofë dhe intelektualë në botën moderne. Ata kërkojnë qëllimin e jetës dhe nëse ia arrijnë aq më mirë. Janë mendimtarë të pashoq, kanë argumenta të forta por e dëgjojnë dhe kundërshtarin. Janë konsumatorë, entuziastë të informacionit dhe duan patjetër përgjigjen e çdo pyetje. Njerëzit e lindur Shigjetar në përgjithësi janë atletë liberal e të pavarur dhe nuk njohin kufij. Janë ambiciozë por kanë ambicie të shfrenuar, janë të shkujdesur, të shpërndarë, shumë të lëvizshëm dhe shpesh iu hyjnë rreziqeve sepse kanë një optimizëm të verbër dhe nuk bëhen merak fort, pra janë ku rafsha mos u vrafsha. Me optimizëm dhe vetëbesim përballojnë kundërshtarët dhe vështirësitë dhe jam pothuajse të gjithë me fat sepse i sundon Jupiteri planeti i fatit të mirë. Në qoftëse takojnë ndonjë pengesë në vend që të shmangen përpiqen të luftojnë me çdo forcë dhe pothuajse dalin gjithmonë fitimtarë sepse janë dominues me inteligjencë të çastit. Në fëmijëri janë kapriçiozë dhe kanë shpesh një joshje (magjepse) të papërballueshme dhe me një buzëqeshje bëjnë tu falen gabimet. Janë guximtarë, praktikë dhe e mësojnë çdo gjë shpejt. Të lindurit e Shigjetarit si meshkujt dhe femrat janë tipa aventurierë, iu pëlqejnë udhëtimet dhe jeta mondane. Janë tipa shakaxhinj dhe zbavitës prandaj i gjen të rrethuar gjithmonë me njerëz. Shigjetarët janë të dashur, të hapur, spontan dhe tentojnë të kapërcejnë kufijtë e tyre, pra edhe mund të zhgënjehen. Nuk janë shumë të qëndrueshëm dhe e ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Frenohen me urtësi para se të kombinojnë ndonjë prapësi. Në fund janë mirënjohës ndaj atyre që u tregojnë udhën e mbarë dhe i nderojnë të tjerët. Ju pëlqen të kenë një pamje të mirë fizike dhe shumë nga Shigjetarët lindin të tillë dhe të hijshëm (të pashëm). Shigjetarët janë të çiltër, të padjallëzuar, idealistë por utopistë. Janë besnikë të qartë në mendime dhe kanë pasion të madh drejtësinë. Duan të udhëtojnë dhe të eksplorojnë dhe të njohin gjëra të reja. Janë organizatorë të fortë dhe mendja e tyre është e hapur për miliarda ide. Janë origjinalë dhe punojnë mirë me njerëz të ngjashëm me ta. I karakterizon modestia dhe shpesh janë dhe fetarë por e interpretojnë fenë sipas mënyrës së tyre duke krijuar vetë kode etike. Kanë vullnet të fortë që lejojnë të përfundojnë dhe projektet e vështira. Nëse zhgënjehen tek ajo që besojnë ndërrojnë shpesh ideologji, aq më tepër ku nga kjo mund të kenë përfitime personale. Pëlqejnë: udhëtimet, lirinë, ligjet, të kuptojnë thelbin e problemit. Urrejnë: kështjellat në ajër, jetën shtëpiake, të mërziten nga të tjerët, të jenë të lidhur.
Karakteristikat e mashkullit të Shigjetarit
Kjo është shenjë gjithmonë e ndarë midis së mirës dhe së keqes, midis gjesteve të mirëpritura bujare dhe prepotencës më të madhe.
Një gjë është e sigurtë se si rrallëkush mashkulli i Shigjetarit ka natyrë entuziaste, të pavarur dhe kurajoze. Reagimin dhe lëvizjen i ka mjaft të nevojshme edhe pse si përfundim i ndodh që të ndryshojë shpesh objektiv, ku ndikon dashuria për gjithçka që është e re dhe mënyra e tij e përcipë në marrjen e vendimeve për të cilat pastaj pendohet. Megjithatë kur bindet vërtetë që është në rrugë të mbarë. Shigjetari nuk mënon të qëllojë drejt e në shenjë duke pasur përherë me vete dozën e pamohueshme të simpatisë dhe besnikërisë. Ai është dinjitoz, i shoqërueshëm, i sjellshëm, ka kujtesë të shkëlqyer, por është dhe shumë sedërmadh (prandaj është mirë të mos kritikohet) njeri që di si t’i mbrojë mendimet e veta dhe ti shijojë gazmendshëm të gjitha kënaqësitë e jetës. Ai ka aftësi të admirueshme fizike dhe mendore.
Karakteristikat e femrës së Shigjetarit
Në qoftë se ka femër që e përçmon dobësinë dhe pasigurinë, kjo është pikërisht femra e lindur në shenjën e Shigjetarit. Falë natyrës së saj të pavarur, ajo është përherë e gatshme që t’i kapë në ajër rastet e këndshme të jetës dhe shpreh interes për çdo gjë të re, që i shërben si nxitje. Nuk ndodh shpesh, madje shumë rrallë, që femra e kësaj shenje t’ia verë veshin arsyes; duke qenë entuziaste dhe e rrëmbyer, ajo e ka shumë të lehtë të ndjekë instiktin dhe ndjenjën se sa arsyen. Femra e lindur Shigjetar një temperament i shumëanshëm që respekton lirinë e tjetrit, mbetet e re me kalimin e kohës, sepse është përherë sportive dhe e apasionuar pas jetës së shëndetshme në natyrë. Kjo femër respekton shumë traditën, beson në vlerat familjare, dhe sigurisht nuk është tipi që ngurron të sakrifikojë për burrin dhe fëmijët ndërsa për fëmijët është një nënë e mirë dhe një shoqe e shkëlqyer.
Personaliteti i Shigjetarit
“Gjithçka” dhe “menjëherë” këto do të ishin fjalët më të qëlluara për të kuptuar personalitetin e vërtetë të të lindurve në shenjën e Shigjetarit. Asnjëherë metodikë, asnjëherë të rregullt, si meshkujt dhe femrat e jetojnë aventurën e jetës duke qenë gjithnjë në kërkim të së resë dhe të gjithçkaje që arrin të sjellë gëzim dhe të largojë të paktën për njëfarë kohe andrallat e jetës. Sigurisht që kjo mënyrë jetese e bazuar në parimin e lëvizjes së përjetshme, nuk është gjithnjë frytdhënëse, sepse ndodhe shpesh që duke vepruar kështu lodhesh nga diçka ose nga dikush përpara se t’i kesh peshuar mirë anët pozitive të një situate apo të një partneri. Duhet thënë se pas një pushimi Shigjetari është në gjendje të rimarrë veten dhe të hidhet në kërkim të zgjidhjeve të reja, më të mira. Shigjetari nuk e ka të lehtë t’i njohë gabimet e veta, ndërsa priret që t’ua veshë të tjerëve fajet; sidoqoftë ai mbetet gjithmonë njeri thellësisht besnik dhe altruist, përherë i gatshëm të ndihmojë të dobëtit dhe të pambrojturit. Ndonëse vetë natyra e paqetë, i linduri i kësaj shenje vlerëson shumë qetësinë dhe rehatinë në përgjithësi, i patundur në atë që pavarësia dhe liria e tij janë të shenjta. Në miqësi janë konstantë dhe rrallë i tradhëtojnë miqtë. Ka raste kur irritohen dhe shpërthejnë dhe atëherë i lëndojnë kundërshtarët me lloj lloj sharjesh. Po kur ata vetëofendohen, janë shpirtmëdhenj dhe dinë të falin. Janë gjithnjë të mirë në përgjithësi dhe të aftë për të krijuar një bashkëjetesë të këndshme.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Janë shumë energjikë, të rrëmbyer, plot me ide, krenarë dhe të ndjeshëm ndaj miklimeve janë më fetarë dhe më të mëshirshëm.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Kanë dëshirë të madhe të udhëtojnë, kanë shumë fantazi dhe aftësi të mëdha organizimi. Ka prirje spirituale dhe është gjithmonë në kërkim të të rejave dhe diturive.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Janë ata që përpiqen ta vënë më shumë mendjen në punë, por janë edhe më të sipërfaqshmit. Të gjithë janë thellësisht të lidhur me familjet nga rrjedhin. Janë intelektualë të lartë.
Shigjetari në dashuri
Në dashuri janë ekspertë, flirtues dhe në lartësinë e duhur, kërkojnë një partner të dëgjueshëm (të bindur) e të nënshtruar, që të jetë i kënaqur t’i ndjekë e t’u bindet. Megjithatë nuk janë tiranë kur gjithçka shkon mirë, përkundrazi tregohen bujarë dhe duan të bëjnë dhurata të papritura. Janë tipa pasionantë dhe dashurinë e shprehin copë. Nëse partneri i mashtron hidhen menjëherë në krahët e një partneri tjetër. Ka Shigjetarë që në dashuri kanë qimet e derrit dhe gjejnë një partner që s’bën për ta. Nëse martohen janë bashkëshortë besnikë dhe prindër të denjë. Por ata janë dashnorë të lirisë dhe të dhënë pas karrierës kështu që në jetën e tyre, mbetet pak hapësirë për shtëpinë e familjen.
Femra e Shigjetarit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, duhet thënë se shpeshherë femra e Shigjetarit nuk njihet të jetë tip shumë sentimental dhe romantik, tipare këto të rëndësishme tek ajo, sepse në dashuri në pamje të jashtme, ajo duket disi e ftohtë ndërsa në të vërtetë është vërtetë e zjarrtë dhe ëndërrimtare. Po ashtu, vështirë të dallosh tek ajo xhelozi dhe ndjenjën për të sunduar tjetrin, sepse arrin për bukuri ta fshehë këtë aspekt të natyrës së saj falë aftësisë së madhe për ta kontrolluar veten. Megjithëse është më shumë besnike se mashkulli i Shigjetarit ajo nuk është mospërfillëse ndaj meshkujve që i vijnë rrotull dhe duan të flitrojnë. Duke qënë kaq e vendosur, e drejtpërdrejtë, me pamje shumë sportive, edhe në këtë rast njeriu gënjehet. Femrës së Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmëria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dëshira për të sunduar. Femra e kësaj shenje është zakonisht besnike ndaj bashkëshortit të saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij në fushën profesionale, por ka nga ata që edhe një dashuriçkë të vogël ia lejojnë vetes, duke e ditur fort mirë se kjo nuk e cënon aspak qëndrueshmrëinë e bashkimit të saj martesor. Sidoqoftë duhet të jetë e qartë se familja ka vlerë shumë të madhe për këtë femër kaq shumë të prirur ndaj çdo gjëje të re dhe prandaj aventurave të çdo lloji, por gjithmonë thellësisht e lidhur me ato vlera tradicionale që ajo i konsideron si vlerat më të vërteta dhe më të padiskutueshme të jetës. Prej partnerit ajo pret që të tregohet, i vëmendshëm (ndaj saj) ndaj interesave të saj dhe disi gjakftohtë përpara të papriturave, por natyrisht ka pasion dhe zhdërvjelltësi në dashuri, sepse sporti nuk arrin t’i pakësojë enerjgjitë e saj.
Mashkulli i Shigjetarit në dashuri
I linduri në këtë shenjë nuk e ka të vështirë t’u hyjë në zemër femrave. Shigjetari merr flakë me lehtësi, ndërsa përpiqet të bëjë për vete shqerkëzën e re me entuziazmin dhe vrullin që i japin pamje mjaft të lumtur kur është afër qëllimit tradicional të martesës, i gatshëm për të bërë gjithçka që të duket i lumtur dhe i qëndrueshëm, por duke mos hequr kurrë dorë nga pavarësia e tij. Ky mashkull duke qenë romantik, i zjarrtë, tip sportiv dhe i ndjeshëm, Shigjetari kërkon t’i përjetojë aventurat e udhëtimit me të dashurën nga e cila kërkon që ta çmojë dhe ta vlerësojë më tepër se për gjithçka tjetër për besnikërinë e tij. ثshtë një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, jo shumë besnik (kur është pa martuar) por dhe mrëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri. Edhe pse i dashuruar (e më pas i martuar, ai kërkon me cdo kusht të ruajë një farë pavarësie edhe për ta përdorur në rast se del ndonjë rast për t’u zbavitur. Koncepti legalitar i Shigjetarit vlen edhe për dashurinë. Kaq e vërtetë është kjo sa që shpesh mashkulli i Shigjetarit martohet në moshë të re, i gatshëm për të përballuar këtë angazhim me vullnet shumë të mirë derisa kjo martesë të ketë jetëgjatësi. Megjithatë do të ishte mirë të mos i besohet Shigjetarit kur fal… dhe pse ai bën një farë përpjekje për ta kuptuar më mirë partnerin, nuk është i gatshëm të marrë as mundimin më të vogël për të zgjidhur qoftë edhe një mosmarrëveshje në rast pabesie. Duke qenë i ndjeshëm dhe sentimental ai ka nevojë për një grua të nxhetë dhe të zjarrtë, një grua të cilës ai kërkon ta admirojë dhe ta vlerësojë për inteligjencën e saj dhe për mënyrën se si e përballon dhe i kapërcen vështirësitë. Dhe nëse ajo do të jetë në gjendje ta ndjekë pas në të mirë e në të keq, atëherë kjo dashuri do të jetë dashuri me “D” të madhe.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Janë shumë zemërgjerë në dashuri, madje edhe më të rregullt se normalisht.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Janë më të vrullshëm dhe më të shpërqendruar në marrëdhëniet shpirtërore. Ata janë zemërbutë, të dashur, por disi të sipërfaqshëm.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Janë shumë konformistë ndaj moralit e zakoneve të kohës, i japin rëndësi mendimeve të të tjerëve, janë shumë të tërhequr, por mjaft të rrëmbyer e xhelozë.
Shigjetari në miqësi
Marrëdhëniet miqësore janë shumë të rëndësishme për femrën e kësaj shenje, të cilën nuk është e vështirë ta bësh mike, sepse ajo është e hapur dhe flet me çiltërsi. Prapë se prapë është ajo që kërkon të udhëheqë dhe ta drejtojë këtë lidhje dhe në rast se për ndonjë arsye nuk arrin të bëjë atë që do, atëherë femra e Shigjetarit tërhiqet në mënyrë të edukuar dhe largohet. Vështirë që një femër “të heqë dorë” nga diçka ose nga dikush në emër të miqësisë, por ajo është zemërgjerë me të tjerët me qëllim që t’i hapë sytë katër në zgjedhjen e miqve; për të është më mirë që këta të jenë persona me njëfarë autoritet me të cilët, sipas rastit, edhe mund të mburret. Ndonëse është e gjindshme por jo e gatshme të sakrifikojë për një mik, edhe në këtë fushë femra e Shigjetarit përforcon nevojën e saj të madhe për të qenë e lirë dhe e pavarur.
Mashkulli i Shigjetarit, ndonëse disi sipërfaqësor, është në gjendje të mbajë miqësinë edhe pse mund t’i duhet të verë në përdorim njohuritë e veta të punës kur është nevoja; kjo nuk e cënon thelbin e marrëdhënieve me të tjerët, po aq sa nuk e kufizon në veprimet e tij. Ai është i gatshëm të japë nga vetja, por dëshiron që edhe të tjerët ta kuptojnë dhe të mos ndihet kurrë sikur po i zihet fryma. Nëse ndokush e lëndon ose e tradhëton, mashkulli i Shigjetarit i jep fund lidhjet me të, ndonëse jo në mënyrë përfundimtare, në thelb qëndrimi i tij ndryshon sepse Shigjetarët janë të ndryshueshëm.
Shigjetari dhe familja
Femra e kësaj shenje është shumë e lidhur me familjen nga e cila rrjedh, lidhjet me të cilën kërkon t’i mbajë të mira dhe të shpeshta. Në martesë është një mike e shkëlqyer dhe familja që do të krijojë do të jetë gjithmonë diçka thelbësore për jetën e saj. Kjo bën që, pavarësisht nga dëshira e saj për të qenë e lirë dhe e admiruar nga të tjerët, ajo të mos ndikohet nga komplimentat dhe të mos jetë e gatshme për asnjë lloj aventure sado e vogël, edhe pse, sipas këndvështrimit të saj, kjo nuk e cënon aspak qetësinë familjare dhe mirëkuptimin bashkëshortor. Femra Shigjetare është një nënë e shkëlqyer që rrit fëmijët me ndjenjën e largpamësisë dhe të lirisë, përherë e gatshme dhe e vendosur të kuptojë nevojat e tyre dhe të ndihmojë ekonomikisht kur e sheh të domosdoshme.
Mashkulli i Shigjetarit nga ana tjetër është shumë i lidhur me familjen nga rrjedh, sidomos me nënën. Edhe për të martesa dhe familja janë aspekte mjaft të rëndësishme të jetës së tij, tek të cilat ai është i prirur të besojë thellësisht dhe të bëjë të pamundurën, me kusht që të mos paraqesin për të kufizime të mëdha, besnikëria absolute sigurisht që nuk është ndonjë tipar i veçantë i tij. Mashkulli i Shigjetarit edukon fëmijët duke mos qenë shumë i ngurtë pa ushtruar shumë disiplinë dhe pa shumë fjalë. Ai u ngulit fëmijëve idetë tradicionale dhe njëkohësisht konformizmin ndja moralit dhe zakoneve të kohës. Mashkullit të Shigjetarit i pëlqen shumë që bashkë me fëmijët të merret e me sport dhe të bëjë jetë të shendetshme në ajër të pastër. اfarëdo të ndodhë ai do të mbetet gjithmonë shumë zemërgjerë me fëmijët dhe me gruan.
Prirjet profesionale të Shigjetarit
Duke pasur parasysh ndjenjën e veçantë dhe të thellë të drejtësisë, karakterin e përzemërt dhe dëshirën pak a shumë të parealizueshme për të ndihmuar të tjerët, si edhe dashurinë për atë që ia bën jetën të këndshme, femra e kësaj shenje bremda mundësive nuk duhet të zgjedhë veprimtari që e kufizojnë duke qënë se nuk i zë vendi vend ajo nuk mund të punojë kurrë e qetë në mënyrë skematike. Profesione veçanërisht të përshtatshme për të janë veterinaria (nga dashuria për kafshët), gazetaria (qe e mundëson të udhëtojë), dekoracioni, mësuesia (sepse di t’u flasë të rinjve), si dhe të gjitha veprimtaritë që lidhen me sektorin publik dhe politikën. Femra e Shigjetarit mund të bëhet avokate e zonja (ngaqë ka ndjenjën e drejtësisë), mjeke, arkitekte, shkencëtare, filozofe, sportiste dhe ta tregojë veten në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ajër të pastër (bujqësisë, etj). Meqënëse mashkulli i Shigjetarit është njeri ambicioz, që respekton traditën dhe jashtazakonisht aktiv, me shpirt aventurieri, temperamenti i tij i përshtaten shumë mirë të gjitha llojeve të punëve që lejojnë udhëtimet, eksplorimin dhe njohjen e vendeve dhe njerëzve të rinj. Ndonëse, duke qenë disi sipërfaqësor në qëndrimin e tij, mund t’i ndodhë shpesh që t’i lërë përgjysmë ato që sapo ka nisur me entuziazmin e tij të lindur. Armiku i tij në punë është natyra e tij e shkujdesur. Kjo gjë e pengon të ketë rezultate të mira, përndryshe do t’i kishte arritur me siguri. Meshkujt e Shigjetarit mund të punojnë si agronomë, avokatë, gjykatës, priftërinj, arkitektë, veterinerë, botues, diplomatë, agjentë udhëtimesh, madje mund të bëhen dhe filozofë të mirë; sportistë dhe këngëtarë etj. Janë dhe organizatorë të mirë dhe të fortë dhe në lojrat mendore si shahu etj. Shigjetarët duhet të përpiqen të merren me punë monotone sepse ato për ta janë shumë të mërzitshme dhe e nxisin pak fantazinë e tyre të shkëlqyer. Një këshillë: përpiquni ta çoni sa më përpara gjithçka që keni nisur.
Shigjetari dhe paraja
Qëndrimi ndaj parasë i të lindurve në këtë shenjë, qofshin femra apo meshkuj, nuk është shumë i ekuilibruar. Optimizmi i tyre mund t’i shtyjë të shpenzojnë më shumë nga çfarë i mban xhepi, për të cilën më pas pendohen. Megjithëse meshkujt e Shigjetarit janë të prirur të kursejnë kur u jepet rasti i investojnë paratë për të blerë shtëpi që e konsiderojnë një pasuri me rëndësi të dorës së parë. Të gjithëve u pëlqen të shpenzojnë edhe për objekte antike, makina dhe kafshë. Femra është e gatshme të shpenzojë për të blerë që i duhet në shtëpi dhe sidomos për orendi të kuzhinës. Shihen me sy të mirë dhe shpenzimet për udhëtime, për argëtime dhe për sport. Shigjetari bën zakonisht dhurata me vlerë dhe me shije, madje dhe blerja e luleve dhe e bimëve bëhet me kënaqësi dhe veç të tjerave, të lindurve në këtë shenjë u pëlqejnë pritjet. Mashkulli mund të harxhojë me gjithë qejf për kënaqësitë e tij dhe për të blerë veshje sportive. Për tu shënuar është se Shigjetarëve u pëlqen rehatia dhe luksi dhe për këtë arsye janë të prirur të jetojnë duke shpenzuar mbi mundësinë e tyre. Marrëdhëniet e Shigjetarit me paranë ndikohen nga pozicioni i Jupiterit, Diellit, Hënës dhe Mërkurit si dhe nga zona e horoskopit ku do të ndodhen këta planetë.
Shigjetari dhe shëndeti
Të lindurit në këtë shenjë meshkuj dhe femra, janë zakonisht njerëz të shëndetshëm dhe marrin veten shpejt pas sëmundjes. Natyra i ka falur Shigjetarit rini të gjatë dhe energji të jashtëzakonshme. Pjesët më delikate të trupit tek të lindurit e kësaj shenje janë: mëlçia, pankreasi, muskulatura, nervi shiatik, bronket, këllçet, kofshët dhe qarkullimi arterial. Sistemi nervor është mjaft i mirë por jo gjithmonë shumë i ekuilibruar. Mund të ndodhë për Shigjetarit t’i mungojë stralli. Shqetësimet më karakteristike që ndeshen shpesh tek Shigjetari janë: ethet e papritura, shqetësimet e presionit dhe shqetësimet në veshka, me prirjen për t’u prekur nga diabeti, reumatizmi dhe azma si dhe tejzat dhe kyçet mund të hasin në probleme. Për fizikun vërtetë të shëndetshëm dhe nevojën e vazhdueshme për lëvizje, të lindurit në shenjën e Shigjetarit parapëlqejnë sidomos sportet në ajër të pastër, që e angazhojnë plotësisht. Padizmi, ecja, tenisi, skija, çiklizmi, golfi, alpinizmi, noti dhe kalërimi shërbejnë sidomos për të qenë në formë të mirë fizike dhe për të shkarkuar tensionin nervor që të lindurit në këtë shenjë priret të akumujojnë. Dieta e tyre nuk duhet të përmbajë elementë ushqimorë dhe pije që mund të sjellin shqetësime në sistemin e tyre nervor siç janë: kafeja, çaji, dhe sidomos alkooli. Ushqimet që i këshillohen Shigjetarit duhet të përmbajnë sadopak yndyrna që të mos pezmatojë mëlçinë. Shigjetarit i bëjnë shumë mirë drithrat e pashkundur, elbi, tërshëra, ndërsa si zarzavate mund të pëlqehen çikoria, grosha e njomë, marulet, qepët, selinoja, panxhari, carangthi dhe lakrat. Mishi këshillohet por më shumë i bardhë, këto duhen ndërtuar me vaj ulliri gjithmonë. Ndërsa për fruta mirë është që të zgjidhen kumbullat, kajsitë, rrushi, qershitë dhe mollët që janë nga ushqimet që Shigjetari i tret më mirë. Shigjetarit i pëlqen çaji me mjaltë shporizi apo bliri që e pi pas dreke, si dhe çaj të lehtë frutash që lehtëson eleminimin e toksinave meqënëse është diuretik. Për Shigjetarin dianmik veprimtaritë në shplodhëse janë të argëtohen me të afërmit dhe me miqtë dhe të zbaviten në udhëtime apo shëtitje në grup. Por edhe një film i bukur apo teatër i mirë do t’i çlodhje Shigjetarët në këtë mënyrë dalin pak nga realiteti jo gjithmonë i pëlqyeshëm. Fshati është patjetër vendi më i përshtatshëm ku Shigjetari i paqetë mund të pushojë dhe të çlodhet.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Preken nga sëmundja e mëlçisë, nga shqetësime të tëmthit nga ethet, nga sëmundjet tropikale, nga probleme të pankreasit, nga acidi urik dhe ekzema.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Do të kenë prirje për tu trashur dhe probleme me vleshkat e mëlçinë me një farë predispozite për diabet.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Do të vuajnë nga shiatiku, artroza dhe nga reumatizmi në zonën e këllçeve, të kofshëve dhe të kyçeve. I ndjeshëm do të jetë dhe aparati i frymëmarrjes gjë që i bën të lindurit Shigjetarë të marrin lehtë bronkit dhe pneumoni.

Planetët që kanë ndikim më të madh tek Shigjetari (meshkuj, femra) janë: Jupiteri padroni i shenjës, Mërkuri, Afërdita (Venera), Marsi.
Vlerat e Shigjetarit
Femra e lindur në shenjën e Shigjetarit e respekton shumë ligjin, është besnike dhe e sinqertë, gazmore dhe e qëndrueshme dhe ka shumë besim në vetvete. Ndjenja e saj e dinjitetit është shumë e thellë, siç është optimizmi i saj, që nuk e braktis as në çastet më të vështira. Ajo femër shumë vitale e cila e përçmon rrezikun dhe përpiqet t’i përjetojë në mënyrë të qetë marrëdhëniet njerëzore. Femra e Shigjetarit ka interesa të shumta. Asaj i pëlqen të ndihmojë të tjerët, edhe pse jo pa një farë mendjemadhësie. Kur bie në dashuri kjo femër di t’u përshtatet shijeve dhe ritmeve të mashkullit që ajo ka zgjedhur, me të cilin dëshiron të shijojë gëzimet e vogla të jetës së përditshme.
Fillimisht themi se mashkulli i lindur në shenjën e Shigjetarit është shumë i sigurtë në vetvete, optimist, dinamik dhe besnik, ndjenja e tij e drejtësisë është e thellë ndonëse subjektive. Ky është njeri që është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët dhe që vështirë se lejon t’i cënohet dinjiteti i tij. Ai është natyrë ambicioze dhe entuziaste që gënjen rrallë, beson tek “e mira” dhe nuk e njeh zilinë. Në dashuri ai është mik i këndshëm, zemërgjerë dhe zemërbutë që ndjek me bindje traditën. Ashtu si femra, edhe mashkulli i shenjës së Shigjetarit e do natyrën dhe kafshët.
Të metat dhe dobësitë e Shigjetarit
Femra e kësaj shenje është jashtë mase këmbëngulëse dhe kur ka besim tek diçka përpiqet me çdo kusht të bëhet pasuese e saj. Kokëfortë dhe kryeneçe ajo nuk dorëzohet as përpara faktesh dhe për këtë arsye vazhdon e bindur se është në rrugë të drejtë. Tutela e saj bie aq shumë në sy saqë kur jep këshilla tregohet tepër e vendosur dhe nganjëherë bëhet e bezdisshme për dëgjuesin. Mërzitja e ndrydh dhe e trondit femrën e kësaj shenje shumë më tepër se femrën e zakonshme. Zëmërata e saj shpërthen me tepri dhe në mënyrë të befasishme, ashtu siç është me tepri dhe sedra e saj e sëmurë. Duke qënë relativisht besnike, femra e shenjës së Shigjetarit, në natyrën e të cilës spikat pasioni, kërkon gjithmonë ta shpëtojë martesën duke respektuar traditën. Nga mungesa e thellë e ndjenjës së humorit dhe sedra e saj e sëmurë femra e kësaj shenje padashur e ekspozon veten ndaj sarkazmës që e godet së tepërmi, e nervozon dhe ajo nuk di të falë. Do të ishte më mirë të mos çante kokë! Por dhe vetë fakti që nuk do ti pranojë gabimet, në fund të fundit kthehet kundër saj, sepse ndodhe që ajo arrin të fajësojë të tjerët për gabimet e saj, duke u bërë kështu jashtë mase e palezetshme. Mospranimi i gabimit ose humbjes, është në një farë mënyre, dobësi shumë karakteristike e femrës së Shigjetarit.
Mashkulli i kësaj shenje nuk është aspak praktik, nuk e ka ndjenjën e të menduarit dhe nuk e njeh durimin, madje as në dashuri. Ai nuk humb kohë duke bërë hyrje të gjata kur flet. Ka një farë dëshire për t’u dukur, nuk i pëlqen të mbetet në hije dhe, ashtu si femra, arrin me vështirësi të ruajë një të fshehtë. Mashkulli Shigjetar mund të jetë shumë xheloz në dashuri, madje dhe dorëgjatë nëse e dyshon se e tradhëtojnë, në martesë përpiqet të jetë shumë autoritar dhe egocentrik, pa u merakosur shumë për dëshirat e femrës. Duke qënë tmerrësisht i sipërfaqshëm mashkulli i kësaj shenje automatikisht dobësohet dhe bëhet i paprekshëm sepse nuk arrin gati kurrë të thellohet në gjendjet e tij shpirtërore apo në problemet e veta. Rrjedhimisht tendenca është që të mos i zgjidhë. Ai i zvarrit ato për shumë kohë, derisa i pëlcasin një ditë si bombë duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Fakti që është pak si tepër “llafazan” nuk e bën mashkullin e Shigjetarit shumë të besueshëm në sytë e miqve kur bëhet fjalë për ruajtjen e ndonjë të fshehte.

Janë të papërgjegjshëm, të cekët, lojacakë, makut, të shkujdesur me fanatizëm filozofik, mungesë takti, hiperaktivitet.
Ekstravagancat e Shigjetarit
Mashkulli i Shigjetarit e ka pisk nëse nuk ndihet në formë. Kjo gjë vërtet e trondit femrën e Shigjetarit e cila nuk pajtohet me asnjë parregullsi në aspektin fizik dhe praktik. Përballë të papriturave ajo reagon keq dhe nuk di të pranojë humbjen me një buzëqeshje në buzë. Për të ka shumë rëndësi edhe pamja e jashtme. Kjo shpjegon edhe pse ajo është kaq shumë e dhënë pas veshjeve. Brenda mundësive do të kishte një palestër të vetën për tu kujdesur për formën e saj fizike. Megjithëse është femër jashtëzakonisht legalitare, ajo mund të dalë mbi rregullat kur ndjen se pavarësia dhe liria e saj e veprimit janë në rrezik. Bestytnia, fillimisht mund ti atribuohet pa dyshim mashkullit të Shigjetarit i cili i beson asaj plotësisht. اuditërisht ai nuk e pranon kurrë se gëzon pozitën shoqërore që meriton; përkundrazi përpiqet ta mohojë dhe nuk dihet përse. Nuk mohohet që mashkulli i Shigjetarit kërkon të bëjë përpara në jetë dhe të arrijë sa më shumë rezultate. Ndoshta kjo ndodh ngaqë ai nuk e shfaq ambicjen e tij dhe nuk do që kjo të merret vesh.
Këshilla për Shigjetarin
Të lindurit e kësaj shenje qofshin femra apo meshkuj, duken njerëz të qetë dhe të fortë por nuk janë vërtet ashtu. Atyre u mungon shpesh dhe forca për të vendosur dhe mund të thuhet se jetojnë në një konflikt midis asaj që dëshirojnë dhe asaj që ndjejnë. Veç kësaj natyra e dyfishtë bën pjesë në natyrën e Shigjetarit që edhe në aspektin shpirtëror mund të jetë ose mistik ose krejtësisht materialist. Zakonisht të lindurit në këtë shenjë duan dhe kërkojnë të drejtojnë tjetrin, por jo gjithmonë arrijnë të kuptojnë se nuk janë në nivelin e duhur dhe u mungon objektiviteti në masën e duhur dhe drejtpeshimi për të kryer rolin e drejtuesit dhe të mbrojtësit. Megjithatë diçka është e sigurtë: ndjenja e drejtësisë tek të lindurit e kësaj shenje është shumë e theksuar dhe e thellë, por çuditërisht bëhet fjalë për një drejtësi të bazuar mbi parime shumë personale që jo gjithmonë përkojnë me zakonet tradicionale. Kjo sjell mosmarrëveshje me të tjerët. Optimizmi gjithashtu bën pjesë në natyrën e Shigjetarit dhe kjo ndoshta është arma e tij fitimtare, për aq kohë sa nuk ka pësuar ndonjë humbje të beftë, kur entuziazmi i tij ia lë vendin pesimizmit pa rrugëdalje dhe identiteti i tij pëson një krizë të vërtetë. Në këtë rast të trishtuar shikojmë se Shigjetari mbyllet në vetvete dhe humbet shkëlqimin. Edhe femra është e ngjashme me mashkullin por ambicia e saj është më e thellë, ashtu siç është ngulmimi i saj, që e ndihmon t’i cojë deri në fund planet. Një kuriozitet: femra është zakonisht një bashkëshorte besnike ndërsa mashkulli është i prirur të mos jetë shumë. Një këshillë së fundmi: Shigjetarë mundohuni të jeni më pak të lëvizshëm!
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur në shenjën e Shigjetarit mund të kenë marrëdhënie të mira miqësore me Dashin e nxituar, me Luanin sepse ia çmojnë besnikërinë, me Peshoren e sipërfaqshme, të cilës i njohin ndjenjën e drejtësisë dhe me Ujorin origjinal, sepse të dy palët i mbajnë sytë nga e ardhmja. Nga ana tjetër ai ka marrëdhënie të mira ndonëse jo pa probleme me Demin e matur, që rrezikon ta mërzisë, me Binjakët e paqëndrueshëm që s’janë shumë të sinqertë për Shigjetarin. Me Gaforren e paqëndrueshme, jo shumë besnike, me Virgjëreshën e ndrojtur, me Akrepin që kërkon të sundojë, me Bricjapin e arsyeshëm dhe të rregullt dhe me Peshqit romantikë do të kenë interesa të përbashkëta por ato i shmangen atij.
Në dashuri: Nga pikëpamja emocionale dhe seksuale Shigjetari mashkulli dhe femra; me Dashin me të cilin i bashkon e njëjta formë, me Luanin e vullnetshëm, me Peshoren dhe me Ujorin, me të cilët ka të përbashkët shumë shije. Ndonëse duket e pamundur ai merret vesh për bukuri me Binjakët që kërkojnë t’i shmangen dhe Shigjetari s’e duron pandershmërinë e tyre, me Gaforren që mezi duron natyrën e paparashikueshme të Shigjetarit, me Virgjëreshën që bën shumë llogari, me Akrepin që është shumë i ndërlikuar në dashuri, me Shigjetarin, me Bricjapin që s’është nxitës dhe me Peshqit që janë tepër të ndjeshëm dhe misteriozë i bashkon Jupiteri planeti i tyre i përbashkët.
Në punë: Në punë ka marrëdhënie të shkëlqyera me Demin, Binjakët, Virgjëreshën, Peshoren, Shigjetarin, Ujorin dhe Peshqit. Me këto Shigjetari ka mundësi të merret vesh dhe për arsyen se ia del mbarë që të dalë fitimtar.
Marrëdhëniet profesionale me Dashin, Luanin dhe Bricjapin i ka shumë të vështira, sepse të lindurit e këtyre shenjave kanë pikëpamje krejt të ndryshme përsa i përket metodës së punë.
Shigjetarët kanë fantazi të shfrenuar, dëshirë shpirtërore dhe përbuzje për materializmin.
Mashkulli ideal për femrën e Shigjetarit
Po qe se do të ishte e mundur shoku ideal të zgjidhej duke pasur parasysh shenjat astrologjike – mashkulli ideal për femrën Shigjetar do të ishte i linduri në shenjën e Luanit. Bashkimi me Luanin që ashtu si ajo është zemërgjerë, kureshtar, i gjindshëm dhe ambicioz mund të quhej gati një bashkim i përkryer dhe i lumtur. Sidoqoftë shoku ideal për këtë femër do të ishte jo vetëm Luani por edhe ai njeri që përtej cilësive të saj më të thella, do të dijë të çmojë shoqërinë e saj të këndshme, interesat e shumëfishta që i japin gjallëri si dhe aftësinë për të sakrifikuar për njerëzit që do, tipike për këtë femër.
Femra ideale për mashkullin e Shigjetarit
Për të përballuar mashkullin e Shigjetarit e për ta dashur vazhdimisht duhet edhe forcë fizike, po të mbahet parasysh dëshira e madhe për të lëvizuar dhe për tu marrë me sport, si edhe drejtpeshimin e tij të thellë. Ky mashkull kërkon gjithmonë pa vetëdije një femër që ta admirojë pa rezerva, që të jetë për të një partnere e apasionuar dhe romantike dhe ashtu si ai jetën bashkëshortore ta jetojë duke jetuar, përveç marrëdhënieve fizike, edhe të gjitha ato gëzime, sado të vogla që u sjell jeta sidomos atyre që dinë t’i vlerësojnë. Pastaj në qoftë se e zgjedhura e tij di të gatuajë mirë, atëherë dashuria e tyre do të ishte një dashuri me “D” të madhe! Shigjetari është mashkulli tipik që të vjen ta zësh për gryke.
Kuriozitete mbi Shigjetarin
Vendet dhe qytetet që përkojnë më shumë me Shigjetarin
Në astrologjinë politike simbolizon drejtësinë, filozofinë dhe fenë janë: Arabia, Australia, Dalmacia, Hungaria, Toskana, Bombej, اikago, Praga, Kremona, Filadelfia, Ravena, Roma, Sirakukza, Shtutgardi, Kelni dhe Budapesti. Në këto vende ai ndihet mirë sepse i përkasin kësaj shenje.
Ngjyrat e Shigjetarit
Ngjyrat e Shigjetarit janë bluja dhe bruzi sepse i përkasin Jupiterit padronit të shenjës. Këto ngjyra harmonizohen me personalitetin e Shigjetarit. Ngjyra e kuqe përkundrazi nuk është fort e përshtatshme, sepse ajo rrit impulsivitetin dhe arrogancën dhe mpin nevojën për lëvizje.
Orët e dashurisë
Për çdo Shigjetar orët e dashurisë domethënë çastet më të favorshme për të shprehur ndjenjat e tyre janë ora 8 deri 9 të dielën, të martën, të mërkurën, dhe të shtunën, dhe në ora 20 – 21 të martën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën. Afërdita, Dielli, Marsi dhe Jupiteri janë veçanërisht të favorshëm në këto orë.

Hajmalia që i sjell fat Shigjetarit është një delfin që ai duhet ta mbajë gjithnjë me vete, mundësisht ngjyrë e kaltër si dhe një unazë argjendi, platini ose nikeli mbështetur nga Jupiteri që e dominon.
Personazhe të lindur Shigjetar
Papa xhovani XXIII, Uolt Disnej, Uinston اurçill, Xhakomo Pucini, Xhani Versaçe, Brus Li, Alberto Moravia, Xhani Morandi, Frenk Sinatra, Maria Kalas, Xhejn Fonda, Rozana Skafino, Xhiliola اingueti, Edit Piaf, Petro Marko, Bethoven, Donizeti, Toulonse Lontrenc (piktor francez), Brad Pit, Britni Spears, Mishel Nostradamus.
Pasaporta astrologjike
Periudha 22 nëntor – 21 dhjetor
Elementi zjarri (shenjë zjarri)
Cilësia i lëvizshëm, i ndryshueshëm
Gjinia mashkullore pozitive
Planeti sundues Jupiteri
Gurët e çmuar zafiri, rubini, turkezi, burzi, anetisti.
Parfumet aroma e zymbylit, jasemini, karafili
Lulet e preferuara Gladiola, lulet e egra, manushaqja, fresia
Ditët me fat e enjte
Ngjyrat e kuqe e purpurt, bojëqielli, e gjelbra, violeti, zeza
Numrat me fat 5, 7, 9, 12, 3
Stili (shumë) i pashëm, (shumë) origjinal ose klasik
Kafshët e tyre kali, delfini, qeni, langor, dreri
Numri planetar 4
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Per elen


BRICJAPI
(22 dhjetor – 20 janar)

Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet nga Saturni. Kjo është shenjë e të menduarit, e druajtjes, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e veta.
Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë praktikë, ambicioz, të matur, të heshtur, të duruar, të vëmendshëm, të rezervuar dhe tipa të mbyllur. Janë punëtorë të palodhur dhe e kuptojë se duhet shumë punë për t’ia dalë mbanë. Gjithashtu të lindurit e Bricjapit janë të vendosur për t’ia arriur qëllimit, realistë, të ftohtë, të disiplinuar, të turpshëm, pesimistë, të ngurtë, seriozë dhe të pagopur në gjithçka. Janë mjeshtër për biznes, pragmatikë, të fshehtë, të besueshëm dhe besnikë. Bricjapët në përgjithësi janë pak të ndjeshëm dhe të mendueshëm. Janë të pajisur me fantazi dhe kanë një karakter të mbyllur që nuk u lehtëson miqësitë, janë shpesh të vetmuar, por kur arrijnë të komunikojnë bëhen dhe simpatikë, duke u tërhequr vëmendjen atyre që u afrohen. Janë të sjellshëm, dashamirës dhe të shoqërueshëm. E duan lirinë dhe pavarësinë dhe nuk tolerojnë që të huajt të merren me problemet e tyre. Nuk kanë qejf të bëjnë punë të rëndomta por preferojnë diçka që kërkon reflektim dhe studim. Nuk entuziazmohen lehtë, preferojnë një profesion të lirë që nuk i lidh shumë. Janë herë ekonomiqarë të zellshëm, herë plot shpresa, herë të sigurtë për fitoren por shpesh janë dhe pesimistë. Shumë prej tyre kanë tendenca të shquara artistike dhe shpesh herë kanë dhe fat. Simboli i kësaj shenje është cjapi që i pëlqen të ngjitet në majë ku ajri është i pastër. Po kështu të lindurit e Bricjapit synojnë majat, suksesin, famën dhe paratë. Por të arrish majat është vështirë dhe mund të humbasin gjatë rrugës. Bricjapët janë intuitiv, eficientë, të organizuar, veprojnë me pjekuri dhe arsye të shëndoshë, dy cilësi që i ndihmojnë drejt suksesit, kur arrijnë suksesin s’i harrojnë njerëzit që i kanë ndihmuar në qëllimin e tyre. Janë tipa tradicionalistë dhe rrallë qeshin si të thuash qeshin së brendshmi. Meqë janë shenjë e tokës ata jetojnë me këmbë të mbështetura fort në tokë. Ata çohen herët çdo mëngjes dhe e kanë mendjen tek puna, a e kanë bërë mirë punën sot dhe si do ta bëjnë nesër. Hera herës janë pak materialistë dhe grykës por nuk e teprojnë e duan traditën dhe shoqërinë duan të duken të sjellshëm dhe shoqërore. Ju pëlqen të bëjnë Pazar por ta marrin çdo gjë sa më lirë. Janë pak konservatorë dhe kurrë nuk rrezikojnë. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë nder, respekt, dhe kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale. Bricjapët duan të jetë udhëheqës por e dinë që këtë titull s’jua dal kush dhe duhet ta fitojnë vetë. Bricjapi është shenja më e qëndrueshme dhe serioze e zodiakut janë të pastër, të pakorruptueshëm, me shumë veti të çmuara. Zakonisht janë dhe të sigurt në vetvete me vullnet të fortë, por jane dhe të ngathët dhe s’iu pritet, fatalistë, tepër konvencionalë dhe sanguinë. Janë këmbëngulës dhe çojnë me çdo kusht punën në fund por kur arrijnë sukseset bëhen dhe mendjemëdhenj. Dinë të kursejnë pa u bërë kurnacë dhe arrijnë rezultate të mira pa shumë energji dhe shpenzime. Ndryshimet e humorit janë një nga arsyet pse të lindurit në këtë shenjë bëhen kapriçiozë. Shumë Bricjapë janë të prirur drejt botës okulte. Gjithashtu kanë një kujtesë të mirë dhe dëshirë të pafund për të mësuar. Por ka dhe Bricjapë që janë inatçorë, egoistë, arrivistë, krenarë që u japin rëndësi zgjidhjeve sociale që kanë të bëjnë me atë vetë. Nëse pesimizmi i tyre arrin në ekstrem mund të bien edhe në depresion. Pëlqejnë: besnikërinë, profesionalizmin, të kenë një qëllim, themele të forta, të bëjnë fotografi. Urrejnë: projekte të parealizuara, punët pa bereqet, turpin, fantazi të kota, gjërat qesharake.
Karakteristikat e femrës së Bricjapit
Secili prej nesh mban brenda lëndën e vet të jetës, zemërekun që e shtyn të veprojë gjatë jetës. Për femrën e Bricjapit ky zemrek mund të ishte ambicia e saj e madhe që e mbështet gjithmonë në gjithçka dhe që s’e lë të harrojë qëllimin që i ka vënë vetes, madje as kur është e dashuruar. Femra e kësaj shenje sigurisht nuk kuptohet lehtë, sepse, për shkak të druajtes së tepër arrin me shumë vështirësi të shprehë emocionet apo të hapë zemrën. Duke qënë e durueshme shumë e dhënë pas punës dhe mjaft kursimtare, femra e Bricjapit është padyshim në gjendje të ruajë kontrollin edhe në situatat më të vështira e delikate, duke dhënë kështu përshtypjen se ka ekuilibër të fortë që nuk është gjithmonë e vërtetë. Kryelartësia dhe ndjenja për të sunduar mbi të tjerët e bën vështirësinë në komunikim një nga karakteristikat e femrës së kësaj shenje, vështirësi kjo që nuk e pengon aspak për të qenë edukatore e përsosur, ndonjëse pak e rreptë, për fëmijët e saj.
Karakteristikat e mashkullit të Bricjapit
Për të kuptuar më mirë të lindurit në shenjën e Bricjapit duhet pasur parasysh se meshkujt jetojnë, veprojnë dhe dashurojnë sikur të jenë të “koracuar” me një fjalë të mbrojtur nga ndonjë diçka shumë e fortë dhe e padepërtueshme që u lejon atyre të mbajnë distancën e duhur me pjesën tjetër të botës, si edhe të ushqejnë nevojën e tyre të brendshme për të qenë në vetmi. Falë natyrës së tij të matur që i bluan dhe i peshon gjërat në mendje, mashkulli i Bricjapit është i prirur që të fitojë kohë për të llogaritur më mirë çdo vendim. Konservator, ambicioz tejmase, i vetëdijshëm, besnik dhe i duruar si rrallë tjetër i linduri i kësaj shenje është gjithashtu i qëndrueshëm, inteligjent, por mjaft i mbyllur në vetvete, me prirje për t’i gjykuar njerëzit dhe faktet me njëfarë ashpërsie. ثshtë shumë e vështirë t’ia kthesh mendjen mashkullit të kësaj shenje, i cili përjeton ndjenjat e tij dhe angazhimet në punë me një ndjenjë thellë të detyrës.
Personaliteti i Bricjapit
Personaliteti i tyre është kompleks dhe kontradiktor herë egoist, herë të aftë për vrulle bujarie. Bricjapi ka një personalitet të veshur me vetëpërmbajtje dhe durim, sepse ata janë njerëz tejmase të qëndrueshëm dhe të vetëpërmbajtur në marrëdhëniet me të tjerët dhe me partnerin. Nga natyra njerëzit e lindur në shenjën e Bricjapit e ruajnë veten që të mos rrëmbehen nga vështirësitë e jetës dhe nga emocionet duke u fshehur kështu pas një perdeje që u jep pamje të ftohtë. Mund të thuhet pse jo se duke vepruar kërshtu femrat dhe meshkujt e kësaj shenje kërkojnë të mbajnë të fshehur një farë ndjenje inferioriteti që edhe pse nuk është gjithmonë e vërtetë, e rëndon në përgjithësi sjelljen e tyre. Ndjenja e thellë e përgjegjësisë dhe e detyrës është mbase tipari më i dukshëm i Bricjapit (falë Saturnit) që në veprimet e tij nuk harron të ketë parasysh atë ç’ka i dikton ndërgjegja, prandaj dhe ata janë njerëz të besueshëm, të besës, që nuk e hanë fjalën, janë korrekt. Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë tipa të mbyllur të heshtur, por me mjaft ambicie, pesimistë dhe dyshues që nuk i harrojnë fyerjet dhe në asnjë mënyrë nuk kërkojnë t’i zbusin gjërat. Shpesh herë ata janë persona që qysh fëmijë janë të zhgënjyer nga figura e babait që për ta ka shumë rëndësi. Shpesh janë të shqetësuar dhe mund të jenë fatkeqë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Priren të shkojnë majë më maje me prindërit dhe të jenë shumë pedantë, ata janë të aftë për organizim mund të merret dhe me politikë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Janë më shpirgjerë, më të hapur dhe më të ndjeshëm, ata janë dhe punëtorë të palodhur
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Janë më besnikë të traditës dhe konservatorë. Në dukje janë të hapur në dashuri, por dhe më të shoqërueshëm. Kanë një inteligjencë të veçantë dhe ndjenjën e organizimit janë dhe imagjinativ.
Bricjapi në dashuri
Në dashuri ata janë të devotshëm dhe kurrë emotivë. Zakonisht në dashuri janë të pavendosur (edhe pse shpesh pamja e tyre mund të jetë tërheqëse) dhe nuk nxitojnë të zgjedhin partnerin e tyre të ardhshëm të jetës sentimentale. Në lidhjet personale Bricjapët kanë probleme. Në fakt janë shumë të përqëndruar tek uni i tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me të panjohurit. Janë pak pasivë dhe të turpshëm dhe presin që hapin e parë ta bëjnë të tjerët. Kanë pak miq por janë shumë besnikë ndaj tyre dhe nëse tradhëtohen hakmerren rëndë. Bricjapët ka raste që nuk e vlerësojnë seksin e kundërt dhe para se të nisin një lidhje që mund të çojë në martesë, peshojnë me kujdes gjithë pro-të dhe kundrat. Dhe sa martohen janë besnikë përjetë. Kur vendosin të martohen janë egzigjentë, kërkojnë mirëkuptim nga ana e një personi të pjekur dhe të ekuilibruar dhe e shpërblejnë me pasion dhe besnikëri. Bricjapët s’janë romantikë.
Femra e Bricjapit në dashuri
Femra e kësaj shenje është një partnere të cilën është shumë vështirë ta bësh për vete dhe rrjedhimisht ta kuptosh, meqënëse edhe në dashuri, ashtu si për nga natyra ajo është e heshtur dhe dyshuese. Femra e Bricjapit nuk është as sentimentale, as tepër e zjarrtë, por pasi merr vendim me kalimin e kohës ajo e rrit përkushtimin dhe besnikërinë për mashkullin që ka pranë. Ajo dëshiron të jetë optimiste (kur nuk është) dhe femër e shkëlqyer (deri në masën që dëshiron të jetë). Sidoqoftë femra e Bricjapit ka çastet e veta të një ëmbëlsie dhe pasioni të madh që i përjeton gjithmonë me njëfarë druajtje, por vetëm atëherë kur ndihet e sigurtë për vete dhe burrin e saj. ثshtë xheloze dhe vazhdon t’i dramatizojë gjërat derisa të ndihet plotësisht e dashuruar nga partneri. Në rast se ka femër që e shtyrë nga dashuria, kërkon me çdo kusht të bëjë për vete mashkullin që e tërheq, kjo është femra e Bricjapit. Mbyllja në vetvete sigurisht nuk i lehtëson marrëdhëniet sentimentale, femra e Bricjapit prapëseprapë kërkon t’i fshehë ndjenjat e saj, duke përfshirë xhelozinë dhe ndjenjën për të sunduar të tjerët. Besnike, ndonëse jo fort e përzemërt, ka raste që përpara martesës ajo të mos jetë shumë e qëndrueshme në dashuri. Femra e Bricjapit është një partnere që nuk e konsideron dashurinë si pikën qëndrore të jetës dhe që rrjedhimisht do të parapëlqejë të jetojë duke vënë në punë më shumë arsyen dhe mendjen se sa pasionin. Kjo nuk do të thotë që heshtja e saj karakteristike, e zbavit dhe të mos harrojmë se druajtja sigurisht nuk është sinonim i ftohtësisë. Tek mashkulli ajo kërkon ekuilibër, e sidomos mbështetje, për të arritur atje ku do, si dhe kurajon për të zbuar tisin e lehtë të melankolisë që e pushton nganjëherë pa ndonjë shkak të dukshëm.
Mashkulli i Bricjapit në dashuri
ثshtë e vështirë që mashkulli i kësaj shenje të gërryhet nga pasioni. Ai synon të mbajë qëndrim enigmatik edhe me miken e tij. Ai nuk ka ngut në veprimet e tij dhe as nuk kërkon t’i djegë etapat për të arritur në martesë më mirë rri e pret që të piqen kushtet. Mashkulli i shenjës së Bricjapit nuk është romantik, por epshor; nuk është i ndjeshëm, por është besnik kur dashuron dhe në dukje më i ftohtë nga ç’është në të vërtetë. Pa dyshim ai do të donte gjithmonë të sundonte në jetën bashkëshortore, nga e cila pritet mbi të gjitha qëndrueshmëri dhe siguri ndjenjash. Xheloz dhe inatçi si rrallë meshkujt, i linduri në shenjën e Bricjapit s’është i zoti as të harrojë as të falë. Nga partnerja e tij kërkohet durim, butësi, besnikëri, ekuilibër dhe optimizëm, të cilat atij i mungojnë. Mashkullit të Bricjapit druajtja më shumë se çdo gjë tjetër mund t’i paralizojë ndjeshmërinë (përkatësisht dhe mirëkuptimin në dashuri). Shfaqja e ndjenjave mund të jetë vërtet një shqetësim më vete. Kjo ndoshta është dhe arsyeja pse mashkulli i Bricjapit nuk e tregon ç’ndjen dhe provon për partneren e vet, ai mbetet egocentrik. Nga partnerja ai kërkon përkushtim, dhembsuri, gati prej nëne dhe shfaqjen e vazhdueshme të ndjenjave që i falin siguri, sepse ai si natyrë vuan nga frika se nuk e duan dhe nuk e pranojnë ashtu siç duhet.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Janë një kombinim i meshkujve sentimentalë, paksa të shpejtuar, me tipat e qetë. Janë disi pesimistë dhe kërkojnë tek partneri optimizëm.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Janë më sentimentalë, më epshorë dhe më të prirur për të dëgjuar ç’u thotë zemra.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Tregohen më të ekuilibruar, më të druajtur, por nuk mendojnë të marrin “vendime të rrëmbyera” kur dashurojnë.
Bricjapi në miqësi
Femra e kësaj shenje e fal me vështirësi miqësinë e saj, nga që është disi ndryshe dhe e mbyllur në marrëdhëniet me njerëzit në përgjithësi. Ka shumë të ngjarë që edhe miqtë e saj t’i përkasin të njëjtës shenjë, tek të cilët ajo vlerëson të qënit të arsyeshëm, konkretë dhe të qëndrueshëm. Ndonëse jo fort tip i sakrificës por relativisht bujare, femra e shenjës së Bricjapit është shumë e gatshme të ndihmojë të tjerët, më tepër me veprime konkrete sesa thjesht në dashuri. Po të tradhëtohet nga miqtë, femra e Bricjapit e prish miqësinë përgjithmonë dhe nuk fal nëse i bëhet padrejtësi vendim kjo që se rishikon më kurrë.
Mashkulli i kësaj shenje e konsideron miqësinë një fakt relativisht të rëndësishëm, nuk lidh lehtë miqësi me të tjerë dhe nuk hapet me njerëz që i mban për miq. Megjithatë kur bindet se dikush e meriton miqësinë e tij (ashtu si dhe femra) ai është i gatshëm të ndihmojë në gjithçka dhe me gjithçka duke qënë serioz në ndjenjat e tij të thella. Meqënëse nga natyra është kursimtar, mashkulli i shenjës së Bricjapit as me miqtë nuk tregohet dorëlëshuar edhe pse kjo do ta ndihmontë në çaste të vështira, ashtu siç ia do ndjenja e tij e detyrës. Kur e zhgënjejnë ose e tradhëtojnë ai reagon duke u mbyllur në vetvete, duke u bërë i heshtur dhe i pashoqërueshëm, edhe për shkak të natyrës së tij krenare dhe të rreptë.
Bricjapi në familje
Femra e shenjës së Bricjapit u jep shumë rëndësi marrëdhënieve me familjen nga e cila rrjedh, sidomos figurës së Babait, edhe ngaqë respekton traditën dhe beson në vlerën e bërthamës familjare. Pas martese ajo ka dëshirë të madhe të lindë fëmijë të cilët kërkon t’i edukojë me rregull dhe me një farë rreptësie, duke u ngulitur ndjenjën e detyrës dhe përgjegjësisë. Familja që ajo krikon është diçka themelore për jetën e saj, që ajo vështirë se do të merrte iniciativën për ta prishur edhe pse mund të ketë probleme serioze me bashkëshortin.
Mashkulli i shenjës së Bricjapit është shumë i lidhur me familjen nga e cila rrjedh, sidomos me nënën, ndonëse në formimin e tij ndikimin më të madh e ushtron figura e babait. Mashkulli i kësaj shenje është i prirur të martohet në moshë të pjekur, sepse ai mendon shumë dhe për të jeta bashkëshortore e rrjedhimisht fëmijët kanë rëndësi të madhe. Duke qënë nga natyra kërkues dhe i rreptë, burri i Bricjapit i edukon fëmijët me njëfarë rreptësie dhe me shumë rregull, sidoqoftë në mënyrë tradicionale. Kur ndokush nga familjarët e vet e trajton me njerëzillëk ai preket por i mësuar siç është që t’i fshehë emocionet, ai s’e jep veten.
Prirjet profesionale të Bricjapit
ثshtë e qartë se serioziteti, shkathtësia, sensi praktik, rregulli dhe metoda në punë, të gjitha këto karakteristika të femrës së Bricjapit, e ndihmojnë atë t’ua dalë në krye atyre veprimtarive që kërkojnë këto lloj dhuntish. Sidoqoftë mësuesia, puna kërkimore dhe puna në fushën e ekonomisë janë veçanërisht të përshtatshme për femrën e kësaj shenje, e cila i kushtohet e tëra profesionit, sepse për të ka rëndësi që në punë njeriu të shquhet dhe të ketë sukses. Nganjëherë këto femra kanë shumë të dhëna për të interpretuar me sukses dhe për t’u bërë aktore të mira, gjë për të cilën i ndihmon ambicia dhe ngulmimi. Ndërsa veprimtaritë e tjera që kërkojnë fantazi, frymëzim madje dhe njëfarë aftësie për të improvizuar, kanë pak gjasë të jenë të përshtatshme për femrat e shenjës së Bricjapit, që nuk janë tipa të gjithanshëm, ndonëse gjithsesi të suksesshme në fushat ku kontribuojnë mund të zgjedhin ato profesione që kanë të bëjnë me matematikën më shumë si: bankierë, ekonomistë por mund t’i hyjnë edhe politikës falë prirjeve të tyre për debat.
Duke qënë se për nga natyra mashkulli i Bricjapiit është njeri serioz dhe i qëndrueshëm, i aftë të vërë në përdorim arsyen, mirë është ai të ushtrohet në profesione të tilla që duan zell dhe këmbëngulje siç është bujqësia, mësuesia, arkeologjia, mjekësia, politika, burokracia, drejtësia, noteria e majde edhe karriera ushtarake; jo rrallë të lindurit e shenjës së Bricjapit bëhen dhe mjeshtër të mirë, artistë dhe muzikantë me emër, tregtërë të ndershëm, spekulatorë, drejtor ndërmarrjesh ose shkollash, filozofë e mbledhës antikash, ndërsa natyra e tyre e ftohtë u jep epërsinë të jenë shoferë të sigurtë. ثshtë e qartë se të gjithë të lindurit në këtë shenjë kërkojnë t’i shmangin profesionet ose punët që paraqesin rreziqe të mëdha (sepse ato i kanë frikë ato) nga pikëpamje ekonomike, sepse nga mosbesimi i tepruar të lindurit Bricjapë mund të bëjnë gabime shumë të mëdha në vlerësim. Një këshillë edhe në marrëdhëniet e punës do të ishte mirë që të bënin përpjekje për të qenë më të hapur e më të drejtpërdrejtë.
Bricjapi dhe paraja
Të lindurit e kësaj shenje si meshkujt edhe femrat kanë një marrëdhënie të veçantë me paranë, që u jep atyre ndjenjën e një sigurie të madhe, e megjithatë i bën t’i tremben humbjes. Përgjithësisht të lindurit e shenjës së Bricjapit janë tipa aq kursimtarë saqë, kur është fjala për të flakur gjëra që nuk hyjnë më në punë e bëjnë me shumë mundim dhe pasi janë menduar gjatë. Të lindurit e kësaj shenje gjithmonë përpiqen të bëjnë ekonomi dhe të mbledhin për vete, ndërsa dhuratat i kanë vetëm për njerëzit që duan, ose të cilëve duan t’u lënë përshtypje për ndonjë arsye. Kësisoj në dashuri janë më dorëlëshuar me partnerin deri në çastin kur e bëjnë për vete, ndërsa më pas më pak. Zakonisht të lindurit në shenjën e Bricjapit shpenzojnë më me dëshirë për gjithçka që është praktike dhe lehtëson jetën, por dhe për të gjitha ato objekte që i rezistojnë kohës siç janë: shtëpia, sidomos stolitë dhe mobiljet natike, që në fund të fundit është si njëfarë investimi që mund ta justifikojë më se miri një shpenzim të konsiderueshmë. Sigurisht që as femrat dhe as meshkujt nuk e kanë për zakon të falin dhurata të bëra me fantazi; përkundrazi parapëlqejnë gjithmonë sende praktike dhe jetëgjata.
Marrëdhëniet e Bricjapit me paranë ndikohet nga pozicioni i Diellit, Hënës, Mërkurit dhe Jupiterit, domethënë nga vendosja e këtyre planeteve në horoskop.
Bricjapi dhe shëndeti
Të gjithë të lindurit e shenjës së Bricjapit si femrat dhe meshkujt, përgjithësisht gëzojnë shëndet të pakët në fëmijëri por kanë jetëgjatësi (jetojnë shumë mbi të gjitha shenjat), pra kjo tregon se në thelb janë të shëndetshëm dhe kanë aftësi të mira për ta marrë veten pas sëmundjeve edhe pse problemet shëndetësore priren të kthehen në kronike. Pjesët më delikate të Bricjapit janë kockat, gjunjët, dhëmbët por mund të kenë dhe probleme me pankreasin, veshkat, gjëndrrat mbiveshkore, mukozën dhe stomakun. Shpesh herë të lindurit në këtë shenjë vuajnë nga forma të anemisë, shurdhësia, cerma, shqetësimet koronare dhe arterioskleroza, por jo rrallë të lindurit në shenjën e Bricjapit kanë mungesë kriprash minerale dhe kalciumi. Pjesët delikat të Bricjapit mund të jenë edhe këmbët, lëkura, sistemi nervor apo mendor. Ata vuajnë për shkak të lodhjes qoftë fizike apo mendore. Të lindurit e kësaj shenje mund të preken nga anemia, probleme të metabolizmit, reumatizmi dhe nga forma të ndryshme të zhgëlqerëzimit të kockës. Shpesh tek ata shfaqen dhe sëmundje që vijnë nga të ftohtit dhe meqënëse Bricjapi s’ka shumë imunitet përvec pezmatimit të veshkave ai mund të kalojë sëmundje infektive edhe në moshë të madhe. Fizikut të Bricjapit i bën mirë sporti padizmit, golfi, tenisi dhe ping pongu, të gjithë ato sporte që kërkojnë konkurrencë, ku ata kënaqin nevojën për tu matur me të tjerët. Ushqimi i Bricjapit s’duhet të ketë në përbërje ereëza dhe salca pikante që pezmatojnë aparatin tretës madje dhe kripa duhet përdorur me kursim, sepse rrit hipertensionin nga i cili vuan Bricjapi. Nga ana tjetër rekomandohen të gjitha ato ushqime që përmbajnë kalcium dhe kripëra minerale. Bëjnë shumë mirë qumështi dhe nënproduktet e tij, të gjitha llojet e zarzavateve e në mënyrë të veçantë kungulleshkat, karrotat, rrepkat, panxhari, spinaqi dhe domatja. Rekomandohet përdorimi i shpeshtë i peshkut (sidomos trofta dhe salmoni) si dhe mishi i bardhë që tretet mirë. Nga lëngjet parapëlqehen shurupet e agrumeve, sepse përmbajnë vitaminë C, si dhe çaj lule bliri dhe shporizi, që janë qetësues tipikë. Për të reailzuar një pushim të vërtetë pa shumë mund, Bricjapi përpiqet të çlodhet duke lexuar tregime interesante e ngacmuese dhe duke dëgjuar muzikë që ia përthith të gjitha mendimet e zymta dhe sidomos, i afron një miqësi gazmore që e ndihmon të dalë nga guacka e vet. Të lindurit e kësaj shenje do të përfitonin shumë nga një pushim në klimë malore, sepse një klimë dhe atmosferë e tillë është më çlodhëse se deti.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Mund të preken më shumë nga anemia, mostretja e ushqimit dhe reumatizma në këmbë e në gjunjë, shqetësime mund të japin edhe gjëndrrat.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Pëson rënie dhe lodhje me origjinë nervore, gjunjë delikatë që mund të japin shqetësime.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Janë shumë të ndjeshëm në pjesën e kokës dhe mund të kalojë deri në spazma nga të ftohtit.

Planetët që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme tek të lindurit e Bricjapit (meshkuj dhe femra) janë Saturni (padroni i shenjës), Dielli, Hëna dhe Mërkuri.
Vlerat e Bricjapit
Femra e lindur në këtë shenjë është përgjithësisht shumë praktike dhe e matur, e përgjegjshme dhe ngulmuese në arritjne e synimeve të saj. I pëlqen të argëtohet, është përherë e gjindshme dhe gazmore. E ardhmja nuk e gjen të papërgatitur, sepse ajo di t’i bëjë mirë planet për vete dhe për familjen. Karakterizohet nga vullneti i shkëlqyer i Bricjapit dhe aftësi të shkëlqyera për të vënë në punë arsyen; ja femra që mëson me lehtësi dhe që rrjedhimisht kërkon t’ia dalë mbanë në punën që ka zgjedhur. Ajo është një krijesë me një ndjenjë të tillë ndaj detyrës dhe dashurisë për shtëpinë, ku s’i pëlqen të harxhojë kohën duke u marrë me kotësira dhe gjëra të padobishme.
Padyshim që mashkulli i Bricjapit është shumë i qëndrueshëm, këmbëngulës dhe mjaft largpamës në veprimtarinë e vet. Njësoj si gruaja dhe atij s’i pëlqen ta humbasë kohën kot. Ambicja dhe vendosmëria e ndihmojnë të ketë arritje të dukshme në punë, sidomos në pjesën e dytë të jetës. Thuhet se Bricjapi ka njëfarë urtësie që i dhuron maturi dhe racionalizëm shumë të madh. Ja një mik i besueshëm në dashuri, ndonëse jo gjithmonë besnik (po ashtu dhe femra e Bricjapit).
Të metat dhe dobësitë e Bricjapit
Tek femra e Bricjapit vëheren forma të një ngurtësie të tepruar dhe të mbylljes ndaj gjithçkaje që del jashtë traditës dhe paraqitet në formë të re. Ka natyrë inatçore si pak të tjerë dhe prandaj nuk i harron padrejtësitë që i bëhen, edhe pse nuk kërkon të marrë hak. Duke qenë mjaft e ftohtë, nganjëherë fare akull ajo e ka të vështirë të besojë dhe t’u hapet miqve, madje dhe me partnerin është shumë e matur. Kjo mënyrë e veçantë reagimi mund t’ia bëjë jetën bashkëshortore edhe më të vështirë gruas së kësaj shenje.
Pa dyshim që femra e kësaj shenje është shumë e druajtur dhe kaq e mbyllur në vetvete, saqë edhe kur e ndjen nevojën e komunikimit, mbetet e frenuar dhe nuk hapet për të pranuar atë ndihmë që nganjëherë është e domosdoshme. Kjo mënyrë sjelljeje nuk ia lehtëson jetesën dhe natyrisht bën që të kuptohet me vështirësi nga të tjerët. Prandaj ajo ka nevojë të mposhtë këtë tendencë për t’u bërë pastaj më e komunikueshme, e madje, dhe më e pëlqyeshme në marrëdhëniet njerëzore. Megjithatë edhe kornizat e saj tepër të ngurta dhe disa kufizime të tepruara mund të bëjnjë një natyrë të dobët në kuptimin që, nëse ndodh që befas të cënohet, ajo mbetet aq e hutuar saqë nuk di të përballojë një situatë të papritur.
Fodullëku i tepruar dhe dëshira për të dalë mbi të tjerët janë thikë me dy presa për mashkullin e Bricjapit, në kuptimin që, nëse nuk arrin të spikasë siç do të donte, shpirtërisht ai dërrmohet aq shumë saqë automatikisht bëhet i dobët, duke manifestuar kështu kufizimet e temperamentit të tij.madje edhe dëshira për të kaluar më shumë kohë nga ç’thuhet në vetmi e ekspozon Bricjapin shumë më tepër ndaj një heshtjeje të brendshme që nganjëherë mund të pësojë jashtëzakonisht shumë.
Ja një tip mashkulli pa dyshim egocentrik, nga njëherë despotik, i cili e admiron pushtetin për aq sa ky për të thotë forcë dhe burim sigurie. Mashkulli i Bricjapit është në thelb i ashpër, dyshues dhe mjaft ziliqar, njeri që s’u le shumë frymëmarrje ndjenjave dhe romanticizmit. ثshtë ai natyrë inatçore dhe e mbyllur (deri në caqet e mizantropisë) dhe për këtë arsye bota e tij e ndjnjave dhe rrethi shoqëror rrezikojnë të mbeten mjaft të kufizuar. Duke qënë sedërmadh si rrallëkush, mashkulli i Bricjapit e ka zor të marrë vendime dhe në dashuri është i vështirë e jo fort i përzemërt me partnerin e vet.
Ekstravagancat e Bricjapit
Femra dhe mashkulli i Bricjapit janë paksa “të sëmurë imagjinarë” dhe prandaj janë të prirur ti zmadhojnë simptomat e dobësisë dhe të jetojnë me frikën se mos sëmuren. Femrat e kësaj shenje janë disi supersticioze dhe shpeshherë janë të bindura se disa lloj ngjyrash u sjellin fat; e zeza për shembull. Për të, nëqoftëse ka ambjentin e shtëpisë që duhet të jetë fare i përkryer, kjo është kuzhina, që ajo s’e lejon të jetë e parregullt dhe e mobiluar keq. Femra e kësaj shenje nuk dëshiron të paraqitet në tërë mirëqënien dhe shkëlqimin e saj, sepse e tmerron fakti se mos shkakton zili. Mashkulli i kësaj shenje ka frikë të madhe nga plakja dhe humbja e formave të trupit; merret me këmbëngulje me sport, të cilin e konsideron si mjetin më të efektshëm përta mbajtur trupin në formë. اuditërisht mashkulli i Bricjapit aq i matur dhe i arsyeshëm në timon tregohet kokëkrisur dhe kushedi për ç’arsye nuk e kupton se duhet të ngasë makinën me kujdes.
Këshilla për Bricjapin
Të gjithë të lindurit e Bricjapit, femrat dhe meshkujt priren të jenë shumë pesimistë, gjë që ndikon dendur në veprimet e tyre dhe në jetën e tyre sentimentale. Prandaj ata nuk duhet të dorëzohen, por përkundrazi duhet ta luftojnë këtë duke i kundërvënë një optimizëm të shëndoshë, edhe pse duke e detyruar paksa veten. Toleranca ndaj tjetrit sigurisht që nuk bën pjesë në cilësitë e Bricjapit. ثshtë tejmase i ashpër dhe gjykues duke rrezikuar që paskëtaj të mbetet “jashtë loje” e madje të shmanget nga ata që e kanë qortuar rëndë ose kritikuar pa të drejtë. Kjo sigurisht s’është e mirë, sepse ai largon miqtë dhe me largimin e kohës mund t’i sjellë një vetmi të rëndë, vetmi që Bricjapi e ka të theksuar në vetvete. Të lindurit e kësaj shenje gjithmonë duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për të qenë më të hapur e më të gatshëm për dialog, me qëllim që duke u mbyllur në vetvete, të mos japin një përfytyrim të gabuar të personalitetit dhe ndjenjave të tyre. ثshtë e vërtetë që melankolia është element i qënësishëm i natyrës së Bricjapit por s’është e thënë që ajo duhet pranuar pa bërë përpjekje për ta luftuar; shpeshherë një qëndrim optimist ndaj jetës sjell gjëra të mira, madje dhe takime fatlume. Të lindurit në këtë shenjë këshillohen të ruhen nga ashpërsia e tejskajshme në marrëdhëniet njerëzore gjë që mund t’i bëjë të vuajnë tërë jetën nga kjo ngurtësi. Një këshillë: ndonjë buzëqeshje më tepër nuk bën tjetër veçsë përmirëson klimën e marrëdhënieve njerëzore dhe të jetës në përgjithësi.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur në shenjën e Bricjapit merren vesh dhe shoqërohen me Dashin aktiv, që e vlerësojnë, me Demin e qetë që di t’i qetësojë, me Binjakët finokë që dinë s’i ti bëjnë që ta admirojnë, me Luanin prepotent që i mrekullon, me Virgjëreshën me të cilën janë në harmoni, me Akrepin, me Shigjetarin gazmor që i fal siguri, me Bricjapin dhe me Ujorin indiferent egocentrizmin e të cilit ata arrijnë ta kuptojnë. Nga ana tjetër e pasigurt është një lidhje e kënaqëshme miqësie me Gaforren e ndjeshme, me Peshoren sipërfaqësore dhe me Peshqit romantikë që janë shumë ëndërrues.
Në dashuri: Nga pikëpamja sentimentale dhe seksuale, Bricjapi femër apo mashkull ka një lidhje më të qetë me Demin e qetë, me Peshqit romantikë, me Virgjëreshën e arsyeshme, me Akrepin plot pasion, me Shigjetarin e nxehtë dhe me Bricjapin. Por nuk është e kënaqshme një lidhje dashurie me Dashin xheloz, me Gaforren që kërkon të sundojë, me Peshoren e ndjeshme, me Ujorin që është tepër i pavarur, me Luanin magjepsës e prepotent dhe me Binjakët tepër të lëvizshëm e të paqëndrueshëm në dashuri.
Në punë: Bricjapi ka një mirëkuptim të shkëlqyer me Demin, me Luanin, me Virgjëreshën, me Shigjetarin dhe me Bricjapin, këto shenja kanë të përbashkët zellin dhe përkushtimin në punë që janë tipare të Bricjapit. Ndërsa Binjakët, me Peshoren, me Akrepin, me Ujorin, me Peshqit dhe me Gaforren zor se merren vesh shpejt sepse e kanë të pamjaftueshme ndjenjën e detyrës dhe janë të prirur që t’ia venë veshin më shumë imagjinatës sesa sensit praktik të gjërave.
Mashkulli ideal për femrën e Bricjapit
Partneri më i mirë, ai që arrin ta kuptojë më mirë dhe rrjedhimisht ta dojë më shumë femrën e kësaj shenje, duhet të jetë shumë i ngjashëm me të në dashuri, një mashkull (i shenjës së Peshqve, për shembull) që di të depërtojë “mburojën” e Bricjapit që pastaj të gjejë një ndjeshmëri të pafund në të cilën femra e Bricjapit pret nga partneri i saj një mbështetje të efektshme për të arritur synimet e veta, një mik shumë të qetë që i përkushtohet i tëri detyrës së vështirë për t’i interpretuar të fshehtat dhe heshtjen që janë karakteristike për femrën e kësaj shenje. Në çdo rast një mashkull gazmor dhe optimist arrin ta shmangë atë dorë pesimizmi që shumë shpesh shfaqet në jetën e këtij tipi femre.
Femra ideale për mashkullin e Bricjapit
Në mënyrë të pavetëdishme mashkulli i Bricjapit është i prirur që të kërkojë tek femra që do edhe figurën e nënës, domethënë dikë që të dijë ta pranojë pa i hapur telashe dhe pa e kritikuar edhe kur ai tregohet tepër i ftohtë, i ndrojtur dhe i rezervuar. Kjo është arsyeja pse femra ideale për mashkullin e lindur në këtë shenjë do të jetë ajo që di, me imagjinatë, të shkojë përtej asaj ç’ka shfaqet në dukje dhe sidomos, që di të tregojë gjithnjë e më shumë përkushtim absolut në dashuri, gjë që i fal siguri dhe e bën të ndjejë këtë tip mashkulli duke e pranuar dhe duke e dashuruar atë, megjithë mbylljen e tij që nuk është e lehtë për ta përmballuar në jetën e çiftit, jetë kjo që ai – nga ana e vet – do të dijë ta përjetojë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie.
Kuriozitete mbi Bricjapin
Vendet dhe qytetet që përkojnë më shumë me Bricjapin
Në politikën astrologjike simbolizojnë pushtetin në përgjithësi, politikën jo vetëm atë që është tradicionale janë: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, India, Meksika, Anglia, Zelanda e Re, Tokio, Brukseli, Oksfordi, Kostanca dhe Port Said. Në këto vende Bricjapi ndihet më rehat sepse janë vende që i përkasin të njëjtës shenjë.
Ngjyrat e Bricjapit
Të lindurit e Bricjapit janë të prirur që të zgjedhin më shumë të zezën në veshje, ngjyrë kjo që në fakt nuk duhet përdorur, sepse i bën ata edhe më shumë të prirur për depresion. Nga ana tjetër më të përshtatshme janë ngjyra bojëqielli, ngjyra rozë dhe ngjyrë fosfori; këto janë ngjyra që i qetësojnë. Pastaj ngjyra portokalli, ngjyra e vitalitetit i përshtatet në mënyrë të veçantë të lindurve në këtë shenjë sepse u jep gjallëri.
Orët e dashurisë
Për të shprehur ndjenjat e dashurisë orët më të favorshme për të gjithë të lindurit e Bricjapit janë: ora 9 – 10 të martën, të enjten dhe të premten ose ora 21 – 22 të dielën, të hënën, të enjten dhe të premten. Dielli, Hëna, Afërdita dhe Marsi janë të favorshëm në këto orë për Bricjapin.

Hajmalia që i sjell fat Bricjapit janë disa rruaza të lëmuara, perla duke i lëmuar me dorë do të sjellin fat. Ndërsa unaza duhet argjendi (nga Saturni).
Personazhe të lindur Bricjap
Vitorio Alfieri, Arturo Benedeti Mikelanxhelo, Luixhi Paster, Umberto Eko, Severino Gaxeloni, Paolo Vilaxhio, Adriano Celentano, Domeniko Modunjo, Stalin, Valentina Korteze, Liliana Kavani, Zhan d’Arka, Iva Xaniki, Paola Barboni, Ava Gardner, Dona Samër, Metastasio, Matise (piktor), Fan S. Noli, Riki Martin, Elvis Presli
Pasaporta astrologjike
Periudha 22 dhjetor – 20 janar
Elementi toka (shenjë toke)
Cilësia themelor
Gjinia femërore
Planeti sundues Saturni
Gurët e çmuar graniti, oniksi, jade, karboni
Parfumet aloe, krizantema, të ashpër të fortë.
Bimët veshtull, ahu, bredhi, qiparisi, kaktusi
Ditët me fat e shtunë
Ngjyrat e zeza, grija, e kuqe, violet, bari
Numrat me fat 3, 7, 2, 8
Stili shumë klasik që nuk bie shumë në sy
Kafshët e tyre hijena, korbi
Numri planetar 3
 
Redaktimi i fundit:

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

UJORI
( 21 Janar – 19 Shkurt )

Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. ثshtë shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që udhëhiqet nga Urani, por që preket edhe nga Saturni, i cili në lashtësi, ende pa u zbuluar Urani, ai udhëhiqte Ujorin. Ujori është shenjë e pavarësisë dhe origjinalitetit dhe jeton me vështrimin drejt së ardhmes. Ai është konsideruar si shenja e shoqërisë e miqësisë.

Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë një natyrë të qetë, të drejtë, të mirë e simpatike. Janë miqësorë, njerëzorë, të pamvarur, indiferentë, origjinalë, shpikës dhe intelektualë.. Të gjithë të lindurit e Ujorit janë njerëz që zemërohen rrallë dhe kanë qëllim të përmirësojnë botën. Janë zbulues, filantropë, të paparashikueshëm dhe hera-herës idealistë,por kanë një idealizëm të temperuar fort nga një sens praktik. Ujorët janë pionierë të mendimit, vizioneve dhe progresivë dhe duan t’i përmirësojnë gjërat. Gjithashtu janë të aftë t’i përfshijnë të tjerët në këtë proçes, prandaj kanë shumë shokë dhe të njohur. Shenja e Ujorit simbolizohet nga ujëmbajtësi.
Po kështu të lindurit e kësaj shenje i bëjnë dush botës me mendimet dhe idetë e tyre të reja. Fatmirësisht për ta (dhe për ne) ata janë gjenij dhe truri i tyre nxjerr ide nga më fantastiket. Ata janë të kënaqur me idetë e tyre, por janë akoma më të kënaqur kur bota bie dakord me ta, kur një gjë e tillë s’ndodh bëhen nervozë. Ujorët janë tipa që kërkojnë liri të madhe veprimi dhe iu pëlqejnë udhëtimet. Janë ngulmues, të qëndrueshëm, të qetë, altruistë, të duruar, analitikë, individualistë dhe besnikë në ndjenja. Sensi i punës dhe dinamizmi i çon ata drejt aktivitetit komercial. Nganjëherë mungon tek ata aftësia e të menduarit dhe e organizimit praktik. Janë ëndërronjës, flirtues dhe aventurierë, por së fundi tërhiqen me durim drejt pjekurisë. Shumë Ujorë janë tepër motive, të veçantë, largpamës e të ndershëm, entusiazmohen si fëmijë edhe kur janë të rritur, bëhen edhe simpatikë në shoqëri. Kanë një shpirt ironik dhe janë të ftohtë, por shpesh janë me fat në dashuri sepse dinë të dhurojnë bujari dhe nuk jane agocentrikë. Shpesh u japin tepër rëndësi ndereve, u pëlqejnë titujt, të cilët i përdorin shpesh dhe vënë re gjithmonë se ç’thonë të tjerët për ta. Kanë një dhunti të mrekullueshme, prania e tyre në një ambient ka efekte qetësuese dhe siguruese. Fakti që këta njerëz janë shpikës dhe krijues ua rrit shumë vlerat.
Në familje janë paksa të egër, të ashpër dhe mizorë, sidomos me fëmijët por mund të ndodhë dhe me të tjerët. Ujorët janë progresistë dhe pëlqejnë shumë kompjuterat dhe teknologjitë e reja, janë tipa llogjikë dhe mund të bëhen lehtë shkencëtarë. Në lojë pëlqejnë të rrethohen nga shumë miq, mundësisht nga familjarë dhe shokë. Një difekt i tyre është se, nga një gjendje entusiazmi ekzaltimi, kalojnë shpesh në pesimizëm dhe depresion. Ujori mund të ndahet në dy grupe: Në grupin e parë hyjnë njerëzit e ndjeshëm, të turpshëm, të duruar dhe xhentilë; ndërsa në grupin e dytë, hyjnë individët që janë gjithë jetë, më të ashpër, egzihibicionistë. Por të dy grupet kanë një vullnet të hekurt, kërkojnë me çdo kusht të vërtetën dhe janë gati të ndryshojnë mendimet e tyre, kur e shohin që e kanë gabim. Ujorët janë pa paragjykime, mendjendritur, seriozë e të hapur por mund të bëhen dhe kontradiktorë, perversë, mospërfillës e të vështirë. Janë mjaft vigjilentë, aktivë dhe këmbëngulës për të arritur objektivat por pa u bërë egoistë, duke shprehur kështu arsye moderne dhe hera-herës humor. Të lindurit e ujorit janë inteligjentë, mëndjemprehët, konçizë e të qartë. Shumë prej tyre kanë një imagjinatë të spikatur dhe janë intuitivë, edhe në nivelin psiqik. Nga njera anë Ujorët janë të dobishëm për shoqërinë dhe kur iu ecën ters bëhen të rrezikshëm, s’mbajnë premtimet, sillen keq, shpërthejnë në zemërim. Armiqtë e tyre i urrejnë me gjithë shpirt. Kur gjejnë një punë që i frymëzon ata i jepen me mish e me shpirt duke harruar dhe shëndetin e tyre. Spiritualiteti dhe dashuria për filozofinë janë të rrezikshëm për ta sepse mund t’i mbyllë në kullën e fildishtë. Pëlqejnë: Të luftojnë për çështjet e drejta, të ëndërrojnë të ardhmen, miqtë e mirë, variacioni, të mendojnë të kaluarën. Urrejnë: Premtimet e thyera, vetminë e madhe, rregullin, imitimet.

Karakteristikat e femrës së Ujorit.
Femra e lindur në shenjën e Ujorit ka të përbashkët me mashkullin sedrën e sëmurë, gjë të cilën vështirë se mund t’a shmangë, madje edhe në moshë të pjekur. Edhe ajo është shumë e pavarur, është një tip femre gjithënjë e gatëshme për të luftuar dhe që di t’a përballojë jetën me kurajo të madhe. Në dukje e ftohtë, kjo femër nuk është fare e tillë: të qënit e rezervuar dhe ndershmëria në sentimentet e pengojnë atë të shfaqë nevojën që ka ajo për kulmin e ngrohtësisë në marrëdhëniet sentimentale, edhe pse ajo nuk para e pranon lehtë atë. Inteligjente,e zgjuar, tepër individualiste dhe e pavarur, femra e kësaj shënje pëlqen shumë lëvizjët, udhëtimet dhe gjithçka që është në lëvizje,por që të jemi të qartë, ajo urren çdo formë ndrydhjeje, madje edhe sepse ajo ka dëshirë të vendosë duke qënë absolutisht e lirë pa marrë parasysh kushtëzimet dhe aqë më pak këshillat e të tjerëve> Për femrën e shenjës së Ujorit miqësia është një vlerë shumë e rëndësishme dhe për miqtë e saj ajo do të jetë patjetër një mbështetje shumë e rëndësishme në rast nevoje.
Karakteristikat e mashkullit të Ujorit.
Shpirti i lirë, që shtyn të mos pranojë asnjë lloj kufizimi, mosdurimi i gjithçkaje që mund të ngushtojë fushën e tij të veprimit dhe dëshira për t’u matur me këdo janë karakteristikat më të spikatura të mashkullit që i përket kësaj shënje. ثshtë vështirë të kuptosh natyrën e tij, por pa dyshim është shumë interesante nga që ka mjaft karakteristika në vetvete, siç është përshëmbull: kontradikta që e pëlqen vetminë, megjithse ndejn nevojën e takimit me të afërmit e tij. Një tip i arsyeshëm, pra, pa kontradiktor, që mërzitet nga gjërat e përditëshme, të zakonëshme dhe gjithmonë i prirur nga dëshira për të njohur gjëra të reja. Me sedër të sëmurë, ekstremist, vëzhgues shumë i mirë, mashkulli me shenjën e Ujorit është i zoti të sillet me zemërgjerësi dhe mund të bëhet një mik bashkëbisedues me vlera.
Personaliteti i Ujorit.
Pavarësia, aventura, progresi, e reja, këto janë fjalët më të përshtatëshme e më të zbatueshme në kompleksin e personalitetit të Ujorit, një personaliteti tip rebelit dhe të tjerët mund t’i akuzojnë edhe krejt pa shkak, janë edhe pak optimistë. Të lindurit në shenjën e Ujorit janë njerëz të mençur por jo pa të meta dhe shpesh herë kanë një intuitë të jashtzakonëshme. ثshtë vështirë të shohësh një Ujor që nuk lëviz me vrull dhe siguri, por, në se rruga të cilës ai i futet me bindje, nuk do t’i duket më aqë e drejtë, atëhere ai nuk ka për ta kthyer mbrapsht rrotën me shpejtësi në kërkim të zgjidhjeve të reja e më të përshtatshme. Mund të themi se Ujori ka një koncept mjaft përsonal të së mirës e të së keqes, jashtë skemave ndoshta larg atij të konsensit”. Diplomat e i zhdërvjellët, i linduri në këtë shenjë di të vëzhgojë e të nxjerrë mësim nga jeta, pa e braktisur kurrë shpirtin e tij shumë të fortë të kundërshtimit. Nuk është një gjë e rrallë që një Ujor mashkull apo femër qoftë, të ndjehet i panjohur dhe i huaj në shoqërinë e miqve të tij më të dashur. Femra e kesaj shënje shpesh e le vehten të pushtohet nga shqetësimet dhe nga ankthi, edhe pse di që një gjë e tillë është krejt e pajustifikuar, e panevojshme. Ujorët s’janë kurrë xhelozë dhe ziliqarë për sukseset e të tjerëve edhe në dashuri ata nuk e shfaqin xhelozinë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 Janar –30 Janar)
Kanë një temperament shumë të kontrolluar dhe gjithënjë të prirur për të mbajtur qëndrim shumë të pavarur e të menjëhershëm ndaj ngjarjeve; pëlqejnë në mënyrë të veçantë ndryshimet.
Të lindurit në dhjetëditshin e dytë (31 Janar – 9 Shkurt)
Janë persona shumë inteligjentë e të ndjeshëm dhe, me siguri, janë origjinalët e kësaj shënje. Veçanërisht e fortë është tek ata ndjenja e lirisë dhe pavarësisë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (10 Shkurt – 19 Shkurt)
Kanë mundësira të mëdha për suksese. Janë zakonisht persona shumë të vendosur dhe me fat, që i alternojnë periudhat e vetmisë me momentet e një dëshire të madhe për shoqëri me të tjerët. Në dashuri kërkojnë edhe një gjendje ekonomike të kënaqëshme.

Ujori në dashuri
Në dashuri ata e luajnë mirë lojën dhe janë flirtues. Entusiazmohen lehtë, shpesh janë dhe të paqëndrueshëm kur martohen duhet të jenë të vëmendshëm për të mos rënë në kurthin e mosbesnikërisë, venë në provë durimin e familjarëve dhe të tjerëve sepse nuk i pranojnë lehtë marëdhëniet dhe detyrimet.
Në dashuri apo miqësi nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë. Por nuk gjejnë miqësinë apo dashurinë që është ndjenjë për ta, bëhen miq apo dashnor të pashoq dhe besnikë përjetë. Në se tradhëtohen, zemërimi i tyre është i tmerrshëm. Nëse zhgënjehen s’të falin.
Femra e Ujorit në dashuri.
Edhe në dashuri femra e kësaj shënje do të mbajë qëndrim individualist dhe do të priret të veprojë në mënyrë të pavendosur, duke u përpjekur të fshehë ndjenjat e veta, xhelozinë e thellë për mashkullin që do dhe nevojën e madhe që ka për dashuri dhe për vëmendjen e të tjerëve, gjë që bën pjesë në natyrën e saj. Një femër që do të dashurojë në mënyrë relativisht pasionante dhe që do të vlerësojë tek partneri ndoshta më shumë se çdo tjetër, dhuntitëintelektuale. Megjithatë Ujori do të jetë një femër jo gjithmonë e lehtë por, sigurisht, e zonja të planifikojë marrëdhëniet e çiftit dhe të ketë me fëmijët narrëdhënie shumë të mira miqësore, pavarësisht që ajo nuk do të sillet ndaj tyre aq shumë si nënë. Mosbesuese, sedërmadhe, femra e kësaj shënjeund të ketë disa vështirësi për t’u lidhur në mënyrë definitive me partnerin, por kur do të marrë këtë vendim të rëndësishëm, ajo ka për të qenë gjithmonë besnike ndaj shokut të saj të jetës, që ai të mos e zhgënjejë atë dhe aq më pak të mos e tradhëtojë atë – dy gjëra këto që ajo nuk do t’i duronte. Duke qenë antikonvencionale, ajo është një tip femre që kërkon një harmoni shpirtërore me partnerin dhe që padyshim, do të jetë e zonja të jetë besnike në dashuri. Individualiste dhe në marëdhëniet e dashurisë, planifikuese, femra e Ujorit do të pretendojë që ta respektojnë karakterin dhe dëshirën e saj të veçantë për të jetuar nën moton e lirisë.
Tepër zotëruese, kjo femër nuk do të lejojë asnjë kompromis apo tradhëti nga partneri i saj. ثshtë mirë që femra e cila zgjedh një mashkull Ujor për t’a marrë për burrë, apo për t’a pasur si shok, të dijë që ajo duhet të jetë gjithënjë “në vijën e parë” e se do t’i duhet të mbajë të fortë bashkimin e shoqërisë midis tyre, duke mos u shqetësuar nga mungesa e sentimentalizmit të mashkullit të Ujorit.

Mashkulli i Ujorit në dashuri.
Mashkulli i Ujorit nuk e duron tek shoqia e tij as më të voglën xhelozi ndaj tij, ai kapet fort pas pavarësisë së tij totale. Padyshim është një mashkull magjiplotë, që do të ketë nevojë të jetë gati të justifikohet menjëherë kur gabon. Ndjenjën e detyrës nuk para e ka të fortë, ndërsa ajo për aventura dhe për shkeljen e normave, janë gjithnjë talente tek ai. Kujdes pra! Veç kësaj, të metat e mashkullit të Ujorit janë plotësisht të kompensuara nga natyra magjepsëse e tij e pamonueshme, puna është që ai të mos e humbasë atë nga sytë, por pa e lënë që të peshojë shumë. Ky mashkull do të kërkojë sa më shumë të jetë e mundur, të shmangë lidhjet e qëndrushme në dashuri (përpara martesës), për të mos hequr dorë nga rastet e reja, që e gjejnë atë gjithmonë të gatshëm. I dashur, i njerzishëm kur është i dashuruar. Xheloz dhe kapriçioz. Ujori është një shok shumë i impenjuar, madje edhe në kuptimin intelektual, dhe mund të bëhet me të vërtetë i paharrueshëm, me gjithë kokëfortësinë dhe sedrën e sëmurë që e karakterizojnë atë dhe në marëdhëniet sentimentale. Natyrisht që ai nuk do t’a pranojë xhelozinë e tij dhe as do ta manifestojë atë për femrën që ka zgjedhur shoqe jete.
Të lindurit në dhjetëditshin e parë (21 – 30 Janar)
Kanë shumë të spikatur ndjenjën e familjes dhe janë mjaft të preokupuar kur dashurojnë.
Të lindurit në dhjetëditshën e dytë (31 Janar – 9 Shkurt)
Janë shumë impulsivë dhe ca dyshues, mosbesues në marëdhëniet sentimentale.
Të lindurit në dhjetëditshëm e tretë (10 – 19 Janar)
Sillen në mënyrë më të përzemërt, të dashur dhe të ngrohtë, por kur marëdhëniet e dashurisë bëhen më datyruëse atëhere do të përpiqen të zhduken, sepse nevoja e lindur për pavarësi i shtyn të largohen.
Ujori në miqësi.
Femra e kësaj shënje “e ndjen” shumë (nevojën e miqësisë) marrëdhënien e miqësisë dhe e jeton atë me intensitet, por gjithnjë me një cënim të lirisë e të origjnalitetit të saj. Edhe nëëse mund të duket ndonjëherë pak e ftohtë, indiferente, në të vërtetë femra e Ujorit ushqen ndjenja të thella ndaj atij që e konsideron mikun e saj. Sedërlije e madhe, kjo femër pranon me vështirësi kritikat, ndërkohë që asaj i pëlqen aq shumë t’i zerë ngushtë të tjerët; e pasur me një individualizëm të theksuar, ajo shpesh herë vihet në kundërshtim edhe të një vendimi të marrë para shumë kohësh ose thjesht edhe për lojë.Në qoftë se zhgënjehet në miqësi, kjo tip femre do ta prishë kollaj lidhjen dhe nuk do të kthehej kollaj mbrapsht. Femra e Ujorit pamvarësisht nga natyra e saj egocentrike, është e zonja të sakrifikohet për një person që e ka mik/eshë.
Mashkulli i kësaj shënje e konsideron miqësinë një marëdhënie shumë të rëndësishme dhe di mirë ta kultivojë atë, vazhdimisht, pa përjashtuar këtu mundësinë e vuajtjeve apo të sakrificave që duhet të bëjë, në rast se një mik do të kishte nevojë për të. ثshtë pra një motiv për t’u rishfaqur përsëri në mënyrë të befasishme. Edhe kur është në miqësi, ai nuk është i predispozuar t’i nënështrohet ndonjë kufizimi në mënyrën e sjelljes.
Ujori në familje.
Femra e lindur në këtë shenjë është e lidhur shumë ngushtë me familjen e saj të origjinës (ku ka lindur) e kryesisht me vëllezërit e me figurën e nënës së saj me të cilën do të bëjë gjithçka që të mbajë marëdhënie shumë të mira. Pas martesës femra e Ujorit, do të përpiqet të jetë më e afërt me fëmijët se sa me të shoqin dhe do ta përdorë fjalën e saj me kuptim dhe përkushtim të madh, por pa u treguar shumë zotëruese. Me gjithë nevojën e saj shumë të theksuar, të egërsuar, mund të themi, për liri, ajo është një femër gjithënjë e gatshme të sakrifikohet për fëmijët e saj, pa e dramatizuar atë që mund t’u ndodhë atyre, sepse nuk do mund të jetë shumë e arsyeshme dhe e kthjellët në gjykime. Femra e Ujorit, sigurisht, është shumë e lidhur me shtëpinë dhe i pëlqen ta ketë atë të bukur e komode, edhe pse nuk kujdeset aqë shumë për pajisjet dhe gjëndjen e shtëpisë.
Mashkulli i Ujorit, edhe përsa i përket raporteve me familjen është shumë kontradiktor, sepse nuk di të heqë dorë nga gëzimet e lirisë e të vetmisë, edhe pse do të jetë i martuar, gjë të cilën ai do ta përballojë me shumë vështirësi. Mashkullii Ujorit do të jetë për fëmijët e tij një baba i mirë, ndonëse pak i ftohtë dhe i egër, i largët dhe do t’i edukojë ata që shumë shpejt të bëhen të pavarur dhe të zotë të vehtes. Në familjen e origjinës, e cila për të është shumë e rëndësishme, është figura e nënes ajo që predominon në mendimet. e tij.
Prirjet profesionale të Ujorit
Femra e lindur në këtë shenjë, duke qenë kurioze për çdo gjë, pak ekstravagante dhe shumë e pavarur në natyrën e saj, por ambicioze do të jetë e prirur për ato lloje punësh që kërkojnë fantazi, imagjinatë, novacion dhe sens krijues,por që nuk kufizojnë shumë vendimet dhe nevojën e lirisë që gjithmonë e shoqëron femrën Ujoriane. Sigurisht, ajo mund të ushtrojë mirë një aktivitet të tillë, si fjala vjen, ai i amvisës, apo gazetarisë, reklamën, informatikën, shërbimet publike, mjekësinë, psikologjinë madje edhe sociologjinë.
Me që femra e Ujorit “ndjen” se i përket kolektivitetit, shoqërisë, ajo do të mund të jetë një asistente shumë e mirë sociale ose mësuese, si dhe mund të arrijë që t’u hyjë punëve sipas ekzigjencave të saj. Gjithashtu mund të bëhen edhe shkrimtare, këngëtare, prezantuese dhe shkencëtare, astronome. Do të ishte mirë që femra e lindur në Shenjën e Ujorit të shmangte atë punë në të cilën do t’i duhet të zbatonte urdhra të rreptë. Shpirti i saj i kundërshtimit do të cënohej, do të pezmatohej mjaft.
Mashkulli i lindur në Shenjën e Ujorit pëlqen gjithë ato profesione që janë jo të zakonëshme dhe kryesisht interesohet për atë lloj profesioni që është përpara në raport me kohën, dhe është për këtë arësye që ai do ta ndjejë veten rehat e të qetë po të ushtrojë një profesion që lejon t’u japë udhë të lirë këtyre prirjeve të tij. Duke qenë ca origjinal, i ndershëm, dinamik dhe i adaptueshëm, ai do të mund të bëhej gazetar i mirë, publicist, specialist i informatikës dhe i marketingut, inxhinier elektronik shumë i mirë, një astronom me vlerë, një stilist apo arkitekt, historianë të natyrës, psikiatër, si dhe një psikoanalist i zoti. Mund të punojnë shumë mirë skuadër, por me kusht që të udhëheqin ata. Të gjitha aktivitetet e zakonëshme e sedentare nuk janë aqë të përshtatëshme për ata që kanë lindur në Shenjën e Ujorit, të cilët kanë gjithnjë nevojë për gjëra të reja dhe për lëvizje.
Një këshillë do të jetë oportune që në punë ai të kontrollojë si shpirtin e tij të kundërshtimit ashtu dhe fantazinë e shfrenuar.
Ujori dhe paraja
Të lindurit në këtë Shenjë, si meshkujt ashtu dhe femrat, në përgjithësi nuk janë shumë zemërbardhë por bëhen të tillë kur dashurojnë. Mund të thuhet se të gjitha problemet e zakonëshme ekonomike dhe praktike mërzitin dhe rëndojnë mbi Ujorin, që ndjehet “i lidhur” me paranë pothuajse të ishte një problem që do ta tërheqë zvarrë gjatë gjithë jetës dhe që bije në kundërshtim me shpirtin e tij të lirisë, shpesh herë, duke ia kufizuar atë Megjithatë, tek të lindurit në Shenjën e Ujorit, zemërbardhësia nuk mund të përjashtohet krejt, as të mbete si një fakt rapsodik dhe i rrallë. Dihet se Ujorianët shpenzojnë me qejf për udhëtimet (sepse u pëlqen të lëvizin e të shohin vendë të reja) dhe për gjithë ato sende që janë me të vërtetë antikuare, që bartin dhe sjellin të kaluarën përmes formës dhe ngjyrave. Natyrisht kursimi bën pjesë në optikën e Ujorit, edhe pse paraja e vënë prej tij i jep një farë ndjenje sigurie dhe kontrasti pozitiv me gjëndjen e tij që “bën pallë me mend” apo, siç e themi në: “sheh ëndërra me sy hapur”. Lidhur me qëndrimin ndaj parasë, tek ata që kanë lindur Ujor do të ndikojë pozicioni i Uranit, Saturnit e Jupiterit. Prandaj në këtë sektor të oroskopit do të gjenden të tre këto planete.
Ujori dhe shëndeti
Shëndeti i të lindurve në këtë Shenjë (femra dhe meshkuj) është më i mirë sesa duket. Në të vërtetë, mund të ndodhë që një Ujor të duket i brishtë dhe delikat për nga shëndeti, por në fakt, ai është në gjendje të përballojë sëmundjet dhe të rikthehet në gjëndjen e mëparshme fizike optimale pas shqetsimeve që ka pasur në shëndetin e tij. Pjesët më delikate të trupit të ujorit janë: nyjet e këmbës, zemra dhe qarkullimi i gjakut përgjithësisht, kaviljet, hunda, gryka, por mbi të gjitha, shumë i brishtë e delikat është sistemi i tij nervor. Të gjithë Ujorët vuajnë shumë pasojat nga tensioni e vështirësitë e tjera. Shpesh Ujorët kanë mungesa të klorurit të natriumit dhe janë më të prirur të preken nga arteriet, reumatizmat, veshkat, sistemi venoz, nga variçet nga dizekuilibret endokrine dhe nga spazmat në këmbë. Tek ata mund të shfaqen shumë lehtë probleme gjendrrash dhe në vezoret. Mund të kenë probleme të metabolizmit, me tendencën e dhjamosjes e të shëndoshjes së tepërt me lehtësi. Për fizikun e Ujorit është tepër e rekomandushme të ecë, të bëjë shëtitje në natyrë dhe të notojë shumë sepse ulin nervozizmin dhe pengojnë grumbullimin e dhjamit. Janë gjithashtu të këshillushme ndërmjet aktiviteteve sportive vrapimet dhe të gjitha llojet e ushtrimeve gjimnastikore me trup të lirë. Përveç këtyre, Yjorët do të duhet të kërkojnë të ushqehen duke mbajtur parasysh që oreksi i tyre është shpeshherë i shfrenuar në krahasim me nevojat që ka trupi për ushqim dhe se ai është rezultat i sistemit nervor. Ushqimi më i mirë për Ujorin do të ishte ai pa kripë fare e gjithnjë shumë i shëndetshëm, si për ata që janë të predispozuar ndaj alergjive dhe për problemet në qarkullimin e gjakut në venat. Veçanërisht të përshtatëshme janë: drithrat, barishtet dhe të gjitha ato ushqimë që përmbajnë brumëra (si makarona, oriz, etj.). Shumë të mira janë domatet, çikoria, selinoja, sallata jeshile, angjinarja dhe spinaqi, sepse përmbajnë kripëra minerale, për të cilat Ujori ka nevojë. Do të ishte mirë të shmangeshin me kujdes yndyrnat me origjinë shtazore. Si pije janë të preferuara lëngjet e agrumeve, sepse janë të pasura me vitaminë “C”, si dhe uji mineral, por jo i gazuar sepse ka veprim diuretik. Me që të lindurit e Ujorit kanë aftësi krijuese mund të zgjedhin si hobby dhe për çlodhje pikturën dhe fotografinë si dhe gjithçka tjetër që e angazhon atë artistikisht. Pra, është absolutisht e pakëshillueshme jeta sedentare, e cila shkakton depresione dhe probleme të qarkullimit të gjakut. Si deti (për notin), ashtu dhe mali (për ajrin-baslam) janë njësoj të përshtatshëm për pushimet verore të atyre që kanë lindur në Shenjën e Ujorit.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 30 Janar)
Janë subjekt i ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve të veshkave, të fytit dhe në ngadalësimit të qarkullimit të gjakut në sistemin nervor. Janë pesona të vetmuar jashtëzakonisht emotivë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (31 Janar – 9 Shkurt)
Do të kenë më shumë probleme në kaviljet dhe mund të vuajnë nga të dridhurat, nga spazmat dhe nga tensioni nervor i theksuar.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (10 – 19 Shkurt)
Mund të vuajnë fare kollaj nga shqetësime në qarkullimin e gjakut, nga dhjamosja e shëndoshja e tepërt (kujdes dhe fytin) dhe nga probleme të sistemit venoz e arterial. Planetet që ndikojnë më shumë tek Ujori janë: Urani dhe Saturni.
Vlerat e Ujorit
Femra e lindur në këtë shenjë është shumë simpatike dhe gëzon një pamje magjepsëse të veçantë, ka shumë të zhvilluar intuitën, është pak e veçantë, është shumë stimuluese për atë që po afron dhe di të sillet në mënyrë të çinteresuar, indiferente. Kur dashuron Ujoriania di të jetë mikee shokut të saj dhe në rast se papritur mund të lindë tek ajo një indiferencë absolute në marëdhëniet me të. Ajo është një femër energjike dhe e vendosur në punë, me plot ide, gjithnjë e zonja të zgjidhë probleme e situata të vështira, e ndihmuar nga temperamenti i saj dhe nga dëshira e saj që të ndryshojë gjërat. E vetmuar, kjo femër ka shumë interesa edhe në sferën intelektuale.
Mashkulli i lindur në Shenjën e Ujorit është jashtëzakonisht i vendosur dhe i adaptueshëm ndaj realitetit; ai do të përpiqet që të mos lejojë fluturimet e fantazisë dhe gjithçka që kufizon iniciativat e tij. Për Ujorin fjala “e pamundur” nuk egziston dhe, duke qenë një qënie gjithnjë e gatshme asgjë nuk mund ta pengojë të vejë të gjitha forcat e veta për kapërcimin e vështirësive të jetës, materiale e shpirtërore. Në dashuri është i dashur, por që i shpreh ndjenjat në mënyrë shumë të rezervuar, romantike dhe me fantazi.
Të metat dhe dobësitë e Ujorit.
Femra e kësaj shenjë është shumë sedërlije qejfmbetur e kapriçioze dhe në dashuri xheloze e madhe ndaj partnerit të saj. Shpesh herë shpirti i pavarësisë e çon në ekstrem, njëlloj si dhe të qënit mosparashikues. Shpirti i saj i revoltës e për më tepër, paqëndrushmëria, ekstremizmi i saj, mëndjelehtësia, shkujdesja dhe ekstravaganca. Për këto karakteristika të saj është evidente që marrëdhëniet sentimentale të femrës së Ujorit mund të bëhën subjekt i prishjeve të papritura dhe se ajo vetë nuk do të jetë gjithmonë paqësore dhe e qetë. Shumë e ç’rregullt nga natyra, femra e Ujorit do të duhet të përpiqet që aktivitetin e saj ta zhvillojë në mënyrë shumë metodike e sistematike e me shumë refleksione, me qëllim që të arrijë rezultate të mira. Tek femra e Ujorit egziston një mënyrë e sedrës së sëmurë dhe e paarsyes ekstreme, saqë kushtu, kaq e prekshme në sedër nga të gjitha gjërat dhe nga të gjithë njerzit, siç është ajo, ka rrezik që të largohet shumë nga miqësitë e saj dhe nga personat që sipas saj e tallin, e përqeshin atë dhe prej të cilëve, po sipas saj, ajo ndjehet e huaj dhe e pakuptueshme edhe kur për këtë gjë nuk do të kishte asnjë arsye të vërtetë. ثshtë e qartë dhe krejt e natyrshme që kjo mënyrë të sjelluri e vë femrën e Ujorit të mos kuptohet lehtë nga të tjerët. Pikërisht kjo, pra, rezulton në një farë mënyre të jetë një nga pikat e dobëta të saj, ku ajo preket e cënohet lehtë. Natyra e saj e paqëndrueshme e bën atë një femër jashtëzakonisht të pakuptueshme e të brishtë përballë ndodhive të jetës.
Edhe mashkulli i Ujorit tregohet shpesh herë shumë i pavarur dhe nuk e duron shpirtin e tij të kundërshtimit, që është me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe i dëmshëm për marëdhëniet e çdo lloji. Lidhur me jetën sentimentale, mashkulli i Ujorit sillet në mënyrë të shthurur e nganjëherë të xhindosur duke demostruar se është një partner zotërues, pak violent dhe shkatërrues kur nuk arrin të bëjë atë që dëshiron. Ky mashkull gjithmonë i drejtuar nga e ardhmja, ka tendencën të fantazojë dhe kështu të jetojë pa u përshtatur mirë me realitetin, gjë që mund të bëhet shumë e rrezikëshme për të, përderisa në këtë gjëndje ai nuk arrin të fokusojë mirë problemet e së sotmes, të cilat në këtë mënyrë ka rrezik të mbeten pa u zgjidhur prej tij. Të prirur nga ekstremizmi, tek Ujorët, zakonisht mungojnë kompromiset për shkak të të cilave shfrenimet përfundojnë duke rënë mbi ata që nganjëherë ngatërrohen me Ujorët keqas krejt padashur ose ngaqë nuk dyshojnë fare tek ata.
Ekstravaganca e Ujorit.
Tek femra e kësaj Shenje shpirti i revoltës dhe kundërshtimi bëhen karakteristika origjinale, të vërteta vetjake. Shpesh këto dy karakteristika jane tek ajo nxitëse drejt ekseseve, e bëjnë që të mos jetë e arësyeshme. Këto, ashtu si dhe mënyra antikonformiste e të veshurit dhe të sjellurit, janë padyshim ekstravaganca të karakterit të femrës së Ujorit. Këto shfaqie janë kaqë evidente në femrën e lindur në këtë Shenjë dhe e bëjnë atë që ajo të konsiderohet, jo pa të drejtë, si personifikim i “së veçantës”.
Mashkulli i Ujorit është patjetër origjinal dhe, për më tepër, ka karakteristikë prirjen për të shkuar gjithmonë “kundër rrymës” dhe në kundërshtim me gjithçka që kthehet në normat e traditës. Ja përse ai i nënështrohet me vështirësi gjërave të njejta, të përsëritshme, të jetës dhe do të donte që ditët e tij të ishin të ndryshme nga njera-tjetra.
Këshilla për Ujorin.
Të lindurit ë Shenjës së Ujorit zakonisht janë persona tepër origjinalë dhe të gjallë (si femrat dhe meshkujt) por ndodh edhe që janë të paqëndrueshëm në shije dhe rapsodikë, në miqësi e në interesa. Veç kësaj ata kanë tendencën të marrin vendime të shpejta, të menjëhershme, gjë kjo që mund të bëjë efekt të kundërt, si dhe t’i tregojë ata shumë më tepër të fortë e indiferentë se ç’janë në të vërtetë. Plotësisht irracionalë, të paarsyeshëm, të lindurit e Ujorit kanë nëvojë që gjatë gjithë jetës të përpiqen të sigurojnë një ekuilibër të brendshëm sa më të mirë, qetësi dhe aftësi të mëdha për të reflektuar, me qëllim që mund të përballojnë sa më mirë problemet e vështira të jetës. Shpesh herë ndodh që të lindurit e Ujorit t’ia venë veshin më shumë shpirtit të tyre të kundërshtimit sesa bonsensit dhe në këtë mënyrë ata bien dhe gjenden shpesh në situata dëmprurëse, të cilat i provokojnë vetë ata. Mashkulli i Ujorit, ndryshe nga femra. Ai është veçanërisht transgresiv, që shkel normat dhe rregullat, është i lirë. Në dashuri ai është shumë kurioz, për rrjedhojë i prirur ta ndërrojë partneren për të kënaqur nevojat e tij për emocione e ndjenja të reja. Ndërsa femra e Ujoriane është e aftë të jetë besnike kur dashuron sepse ndjenjat triumfojnë mbi dëshirën e saj për pavarësi, ndonëse kjo dëshirë është shumë e fortë tek ajo. Ajo çka u mungon pothuajse të gjithë të lindurve Ujorë është kuptimi për të ardhmen; me fjalë të tjera, gjykimet e tyre kanë tendencë të jenë siparfaqësore, të cekëta dhe shumë të rrepta, pa mbajtur parasysh faktet dhe situatat e brendëshme që duhet të shpjegojnë sjelljet dhe qëndrimet e tyre. Një këshillë në fund: kërkoni, përpiquni, para se të gjykoni për dike a për diçka, ta vini vehten në vend të të tjerëve, edhe në qoftë se kjo nuk do të jetë aq e lehtë.
Kombinimi me shenjat e tjera.
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e Shenjës së Ujorit kanë marëdhënie të mira miqësie me Dashin e pavarur, me Binjakët e arsyeshëm, ngaqë tërhiqen prej dinakërisë së tyre, me kalkuluesen Virgjëreshë, sepse kjo zgjon kureshtje dhe nuk i kufizon; me sipërfaqësoren Peshore, që i ve ata të mendojnë, me Shigjetarin e gjallë, me Bricjapin që u jep siguri, sepse është sundues mbi ta, me Ujorin dhe Peshqit që janë ëndërrues. Më i vështirë bëhet dialogu me Demin sepse ky është shumë konservator; me Gaforren që është gjithmonë në kërkim të dashurisë dhe me Akrepin që është tepër i egzagjeruar si zotërues.
Në dashuri: Sentimentalisht dhe seksualisht Ujori, si femrat dhe meshkujt do të kenë marëdhënie shumë të qeta me Dashin ngaqë mund të jetë kontradiktor; me Virgjëreshën, që nuk e le vehten të ngatërrohet nga romantizmi; me Binjakët dhe me Peshoren që janë sikur Ujori shenja ajri. Raporte të mira do të kenë edhe me Shigjetarin që është shumë i gjallë dhe kurioz; me Bricjapin e rezervuar dhe me Peshqit që zgjojnë kureshtje. Atmosfera sentimentale do të jetë më pak e qetë me statikun Dem, me të impenjuarën Gaforre dhe me Luanin e Akrepin, që kanë prirje të kufizojnë Lirinë.
Në punë:Në profesion Ujori është në sintoni të plotë me Peshqit, Ujorin dhe Akrepin, me Dashin dhe Virgjëreshën, që janë të aftë të pranojnë pavarësinë dhe origjinalitetin e atyre që kanë lindur në Shenjën e Ujorit. Situata komplikohet me Peshoren, me Binjakët, me Demin, me Gaforren e ndjeshme, me Luanin prepotent, me Bricjapin dhe Shigjetarin nevrik. Ata që kanë lindur në këto Shenja, e kanë të vështirë të ndjekin zellin në për punë të Ujorianëve.
Mashkulli ideal për femrën Ujoriane.
ثshtë vërtet pak e mundëshme për femrën e lindur në këtë Shenjë që të ketë bashkim të lumtur me një mashkull thellësisht tradicional e me natyrë të qetë. Femra e Ujorit e drejtuar gjithmonë nga e reja dhe nga e ardhmja, ka nevojë që të ngihet e ngopur në dashuri për një partner tepër fantazist, origjinal dhe që i mbështetur nga sensi praktik e ndihmon atë për zgjidhjen e atyre problemeve të vogla të jetës së përditëshme, që e shqetësojnë shpesh. Mashkulli i saj duhet të jetë inteligjent dhe i kuptueshëm dhe kurrë të mos e dramatizojë punën, në qoftë se ajo do të ngulë këmbë në kërkesën e saj për liri e për veprim..., ai duhet të jetë një tip burri, pra, që të dijë të mos e bëjë veten kur ngren krye xhelozia dhe pushteti i femrës së lindur në këtë Shenjë.
Femra ideale për mashkullin Ujor.
Mashkulli i Ujorit do të dojë që femra që ai dashuron të jetë me shije të hollë, e kulturuar, inteligjente, një tip femre pra pak e sofistikuar, e rafinuar por dhe shumë e arsyeshme, e cila të dijë të vlerësojë drejt dhe t’i japë vendin e duhur harmonisë fizike të çiftit, por pa lenë mënjanë kultivimin e harmonisë shpirtërore midis të dyve. Por, natyrisht duhet të jetë dhe shumë besnike, tepët e duruar dhe e aftë të kapërcejë kapriçiozitetin, që është një nga karakteristikat e mashkullit të kësaj shenje. Mashkullin e Ujorit, që tashmë dihet që krijon me frikë lidhjet me partneren, e tremb xhelozia dhe të gjitha ato sjellje të femërore, por zotëruese, që do të kërkonin kufizimin e pavarësisë së tij. Për të bërë një jetë sa më të qetë, do të jetë e domosdoshme që mashkulli Ujor të dijë t’i japë një pamje të bukur edhe një loje të keqe (të dijë të qeshë kur nuk qan dot).
Kuriozitetet e Ujorit
Vëndet dhe qytetet që i përshtaten Ujorit
Në astrologjinë politike simbolizojnë lirinë, demagogjinë, vëllazërimin, zhvillimin shkencor dhe kolektivizmin janë: Lituania, Arabia, Etiopia, Rusia, Suedia, Trento, Sidnei, Livorno dhe Brajten. Në këto vende Ujorëtr do të ndihen mirë sepse i përkasintë njejtës Shenjë Zodiakale.
Ngjyrat e Ujorit
Ngjyrat që u shkojnë më shumë atyre që kanë lindur në këtë Shenjë, janë: Ngjyra Vjollcë (me të gjitha nuancat e saj) dhe Bluja e shndritëshme apo e mbyllur. Sepse këto janë ngjyrat e Uranit dhe nxjerrin në pah karakteristikat personale të Ujorit. Ndërkohë, nuk këshillohen për Ujorianët ngjyra e kuqe, pasi kjo shkakton nervozizmin dhe marrëziznë, sepse ka tendencën t’i bëjë ata të ndjejnë edhe më fort gjendjet depresive.
Orët e dashurisë.
Për çdo Ujor (femër apo mashkull), çastet që konsiderohen më të përshtatëshme për të shprehur ndjenjat e dashurisë janë ora: 10 – 11 të dielën, të mërkurrën, të enjtën e të shtunën dhe nga ora 22 – 23 ditën e dielë, të martën dhe të shtunën. Hëna, Jupiteri, Afërdita (Venusi) dhe Dielli janë veçanërisht të favorshëm për Shenjën e Ujorit dhe janë zotërues të këtyre orëve.
Hajmalia që i sjell fat më shumë Ujorit është një unazë e shndritëshme, ose një unazë nga ato të bardhat, platin ose argjend, kështu rekomandon Urani planeti i Ujorit.
Personazhe të lindur Ujor
Ledina Celo, Lord Bajron, Abraham Linkoln, Galileo Galilei, Xhon Travolta, [^_^] Xefireli, Stendal, Eduard Manet, Volfgang Amadeus Moxart, Toto, Karlo Kastelaneta, Marsino Troizi, Zhyl Vern, Karolina Di Monako, Kricia Dalila di Laxaro, Luçia Bose, Zhan Mare, Klaudia Mori, Eleonora Valone Paganini, Dikens, Frans Shubert, Frederiku i madh (mbreti i Prusisë), Ismail Kadare, Ciljeta Xhilaga.

Pasaporta astrologjike.
Periudhë 21 Janar – 19 Shkurt.
Elementi: Ajri (Shenjë e ajrit).
Cilësia: I qendrueshëm (fikse).
Gjinia: Mashkullore.
Planeti dominues: Urani (në lashtësi Saturni).
Gurët e çmuar: Zefiri, Kuarci, Qelibari.
Parfumet, aromat: Fieri, drekëza, luleshtrydhja.
Ngjyrat e tyre: Blu, e gjelbërt, e kaltër.
Numrat me fat: 9, 5, 11, 12, 4.
Stili: Pak klasik që bie shpesh në sy.
Dita me fat: E shtunë dhe e mërkurrë.
Lulet: Ato të fushës.
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

P E S H Q I T
( 19 Shkurt – 20 Mars )
Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. ثshtë Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që drejtohet nga Jupiteri dhe Neptuni. Peshqit janë shenjë e ndjeshmërisë së madhe gjithmonë në kërkim të idealeve; tërhiqet gjithmonë nga çdo gjë e re dhe njëkohësisht largohet gjithmonë. ثshtë Shenja e ëndërrimtarëve dhe e njerëzve që janë jashtëzakonisht të gatshëm për të ndihmuar të afërmit.
Karakteristika të përgjithëshme.
Të lindurit në Shenjën e Peshqve janë të sjellshëm, të ndjeshëm, ëndërrimtarë, altruistë, bujarë, simpatikë, intuitivë dhe me plot fantazi. Peshqit janë tipa shpirtërorë të fokusuar në botën e tyre të brendëshme, i japin shumë rëndësi ndjenjave të tyre dhe janë të mëshirshëm. Të gjithë të lindurit e kësaj Shënje janë njerëz të drejtë, të mirë, imagjinativë, impresionues, mistikë, të mirëkuptueshëm dhe romantikë. Janë idealistë me shumë intuitë dhe jetojnë në një botë iluzioni. Fakti që këtë Shenjë e simbolizojnë dy peshq në drejtime të kundërta dhe kjo tregon se ata mund të kenë dy personalitete, mund të kalojnë nga ndërgjegja tek jo ndërgjegja (këtë e bëjnë më shumë edhe për të provokuar njerëzit), prandaj është vështirë të kesh të bësh me ta. Ata konsiderohen si kameleonët e zodiakut. Të lindurit Peshq ndihmojnë të tjerët dhe venë shpesh interesat e të tjerëve mbi ato personale. Kombinimi i Planeteve Jupitaer dhe Neptun i bën Peshqit me energji unikale. Janë të orientuar shpirtërisht, janë të devotshëm, të duruar, zemërdlirë, të ndershëm, krijues, modestë, të thjeshtë, autokritikë, besnikë dhe të ndrojtur. Ata kanë ideale te larta dhe hera-herës s’e ndajnë fantazinë nga realiteti dhe vazhdojnë të ëndërrojnë me sy hapur dhe kur shohin që ëndërrat e tyre nuk realizohen, bien në pesimizëm dhe letargji, gjatë kësaj kohe reflektojnë mirë.
Shumë Peshq janë fetarë, të ndjeshëm dhe kanë dëshirë të ndihmojnë të varfërit e të vobektit. Pëlqejnë të konfondohen dhe rrallë i ndërrojnë mendimet e tyre. Janë disi të lehtë dhe shpesh veprojnë në mënyrë të pamenduar dhe të tepruar.. Pëshqit janë emocionalë, artistikë dhe pëlqejnë gjithçka që është e bukur, fisnike, u pëlqen natyre, lluksi, kënaqësia dhe udhëtimet në vendet ezoterike. Të lindurit e kësaj Shënje janë të paqëndrueshëm kur realizojnë projekte që nuk i tërheqin dhe janë ngulmues për të çuar në fund atë që iu pëlqen. Në familje nuk është e lehtë t’i kuptosh, nganjëherë mbyllen në vetvete dhe nuk duan të konfidohen. Nuk duan të shqetësohen sepse preken lehtë dhe nuk durojnë kollaj. Në qoftë se trajtohen me butësi dhe ëmbëlsi përgjigjen me dashuri të sinqertë. Peshqit nuk janë të dhënë shumë pas punës por megjithatë arrijnë të sigurojnë një pozicion të mirë ekonomik në saje të këmbënguljes dhe forcës së vullnetit. Kalojnë periudha lodhjeje dhe plogështie por nuk nxiten shumë, sepse për ekuilibrin e tyre psikofizik kanë nevojë për këto periudha qetësie, për të gjetur energji te reja. Nuk iu pëlqen rutina dhe orari fiks i punës, por kërkojnë një farë pamvarësie.
Peshqit jetojnë me kokën në re (nuk kënaqen kurrë plotësisht) dhe meqë kanë talent artistik, kërkojnë punë që mund t’iu sjellë sukses dhe para. Të lindurit e Shenjës së Peshqve janë respektues, vëzhgues të mirë, konservatorë, kryeulët dhe shumë mikpritës për njerëzit e dashur. Janë tipa teorikë, me imagjinatë dhe rrallë herë kanë sensin praktik. Kuptojnë shpejt dhe i thithin shpejt idetë dhe tendencat e reja. Shumë Peshq janë të prirur drejt arteve dhe janë shumë të talentuar sidomos në muzikë, letërsi apo pikturë. Në lidhjet personale s’janë kurrë egoistë dhe janë shumë bujarë me ato që duan dhe respektojnë dhe kur ia venë syrin dikujt duan ta bëjnë sa më shpejt atë për vete. Pëshqit janë irracionalë, misteriozë,plot sekrete dhe nganjëherë u pëlqejnë dhe thashethemet, mund të bëhen naivë dhe gënjeshtarë (për të mbrojtur interesat e veta). Me që janë shenjë e ujit ata janë të paparashikueshëm si uji. Gjithashtu ata nuk ndërhyjnë shumë për të zgjedhur probleme. Janë ta adaptueshëm në shoqëri dhe kërkojnë qetësi dhe simpati nga të tjerët. Pëlqejnë vetminë për të ëndërruar misterin, gjërat “qesharake”, ripërtëritjen, të humbasin, urrejnë mburravecët të kritikohen, vështirësinë, pedamterinë, qartësinë.
Karakteristikat e mashkullit të Peshqve.
ثshtë një mashkull veçanërisht simpatik me shumë intuitë, jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe më i prirur për të jetuar në botën e ëndrrave sesa me këmbët në tokë. Vendimet më të rëndësishme i merr në mënyrë intuitive, i nxitur nga inteligjenca e madhe në saje të së cilës përballon si pavendosmërinë e tij ashtu dhe momentet e papritura të humorit të keq, që janë shumë karakteritike për mashkullin e kësaj Shënje. Ky mashkull është gjithmonë në kërkim të ideales, është me fantazi por jo mosbesues, megjithatë është gjithmonë në gjëndje ankthi për diçka edhe në momentet më të mira të jetës.Një mashkull që në rast nevoje di të tregohet edhe mës shumë “buon sens” e që di të jetë gati gjithmonë “për të dhënë një dorë”,i nxitur nga një altruizëm i thellë. Por me gjithë disponimin, ai ka tendencë për t’iu larguar detyrimeve e që di të kapërcejë vështirësitë e jetës përditëshme.
Karakteristikat e femrës së Peshqve.
Mbiemri cilësues që i përshtatet më (shumë) mirë femrës së Peshqve është ëndërruese. Ajo jeton në botën e saj të veçantë duke fantazuar, por edhe mban parasysh ç’ka është parapëercaktuar. Ajo është inteligjente, me shumë intuitë, sigurisht e shqetësuar e shpesh e mërzitur, por nuk e njeh mosbesimin dhe egoizmin dhe sikurse mashkulli është gjithmonë gati t’u japë ndihmë atij që ka nevojë. Ajo është inteligjente, me shumë intuitë, sigurishte shqetësuar e shpesh e mërzitur,por nuk e njeh mosbesimin dhe egoizmin dhe sikurse mashkulli është gjithmonë gati t’i japë ndihmë atij që ka nevojë. Ajo është shumë e rezervuar, vështirë ta dëgjosh të flasë për veten e saj, por shumë më e fortë dhe më e vendosur nga sa duhet. Sigurisht është një tip romantik që kërkon me dëshirë e vullnet gjithçka të parakohshme dhe origjinale, duke zgjeruar e plotësuar interesat e saj të shumta kulturore. Shpirti i sakrificës që karakterizon femrën e Peshqve është vërtet i jashtëzakonshëm; ajo është shumë e ëmbël, di të dashurojë shtëpinë dhe fëmijët e saj me një kushtim të thellë ndërsa për miqtë ajo di të jetë një mbështetje e vlefshme (mikpritëse).
Personaliteti i Peshqve.
Pa dyshim jemi përballë një Shënje të magjishme: Personat e lindur tek Peshqit zakonisht kanë një ndikim të madh mbi ata që kanë rreth e rrotull. Kjo vjen ndoshta nga modestia e tyre, fantazia mahnitëse, por sigurisht dhe nga humanizmi, dispozicioni dhe simpatia që shkaktojnë. Sigurisht që pavendosmëria dhe mosstabiliteti rëndojnë në raportet njerëzore, por kur në themelin e një karakteri (tek Peshqit në këtë rast) gjenden inteligjenca dhe altruizmi, dialogu me njeriun e afërt lehtësohet. Nga ana tjetër, nuk duhet nënvleftësuar aftësia që kanë të lindurit e kësaj Shënje për t’i dëgjuar të tjerët; ky është “një art” gjithmonë e më i rrallë, pra shumë i çmuar, që padyshim bën pjesë në natyrën e tyre, ashtu sikurse dhe intuita e thellë, e cila është një udhëheqëse optimale,kur zotërohesh nga pavendosmëria ose kontradiksioni, gjë që ju ndodh shpesh Peshqve.
Dashuria është gjysma e vetme dhe e vërtetë e të lindurve të kësaj Shënje dhe në dashuri janë persona me shije të hollë në çdo shfaqie; për ata raporti seksual është një mënyrë për të shprëhur haptas ndjenjat e veta. ثshtë e sigurtë se Peshqit, me gjithë përzemërsinë e tyre, jane personat më të pakapshëm të zodiakut që mund të zotërohen me më shumë vështirësi.
Të lindurit në dhjetëditshin e parë (19 – 29 Shkurt)
Janë shumë të përzemërt, të hapur, të pavendosur dhe gjithmonë në gjëndje ankthi, kanë një intuitë të fortë, janë mistikë dhe dëshirojnë udhëtimet.
Të lindurit në dhjetëditshin e dytë (1 – 10 Mars)
Janë të prirur drejt mistiçizmit, e urrejnë vetminë dhe tentojnë ta maskojnë personalitetin e tyre. Shumë të ndjeshëm, intuitivë që ndihmojnë të tjerët, sunduar nga Jupiteri janë më idealistë dhe më të drejtë e bujarë.
Të lindurit në dhjetëditshin e tretë (11 – 20 Mars)
Kanë një natyrë shumë impulsive, jo stabël dhe jo besnikë në dashuri (sidomos djemtë). Atyre shpesh ju mungon ndjenja e masës, janë të adaptueshëm.
Peshqit në dashuri
Në dashuri Peshqit janë krijues, romantikë, të ndjeshëm dhe të këndshëm me partnerin. Pak miqësi por shumë dashuri karakterizojnë eksperiencën e tyre të dashurisë. Peshqit në dashuri janë delikatë, hera-herës seksualë dhe me partnerin duan më tepër një bashkim shpirtëror sesa material. Peshqit kanë gjithënjë nevojën e vërtetimit të simpatizuarit prej personit të afërt. Plagosen dhe dekurajohen lehtë nëse personat që dashurojnë nuk e tregojnë çdo çast simpatinë e tyre për ta. Gjithë Peshqit kanë etje për simpati, për ndjenjë dhe për dashuri. Kur ndonjeri u afron dashurinë nuk kënaqen plotësisht,por kur u mohohet ankohen pambarimisht. Nuk është e domosdoshme të duan persona konkretë. Burrat Peshq zgjedhin gjithënjë gra më të mira se vehten, qoftë nga pikpamja ekonomike apo ana shoqërore. Nga pikpamja seksuale Peshqit janë më shumë pasivë, shumë të papërfillshëm. Kur martohen si femrat dhe meshkujt janë shumë besnikë, e duan shtëpinë, por nuk e mbajnë siç duhet me që janë ëndërrimtarë.
Femra e Peshqve në dashuri.
Asgjë nuk mund të zëvendësojë dashurinë në jetën e një femre të Peshqve. As karriera, as paratë, as suksesi nuk mund t’i japin asaj të njejtat gëzime dhe shpërblime sa një jetë sentimentale e lumtur dhe e qetë. Pikërisht nga dashuria, ajo pret atë tip mbrojtjeje dhe sigurie për të cilën ka aqë shumë nevojë sikurse dhe për ato përkëdhelitë e ngrohtësitë e vogla që shpërblejnë ëmbëlsinë e lindur të shpirtit të saj. Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse zgjedhja e saj efektive do të binte mbi një burrë shumë materialist, kritik dhe jo besnik. Femra e kësaj shenje do të vuante jashtëzakonisht shumë dhe atëherë do ta zbulonte gjithë delikatesën e saj. E hidhëruar nga një pasion që ka përfunduar keq,ajo do ta lëshonte veten aq shumë sa do të binte në një depresion ekzistencial. Për femrën e Peshqve, mashkulli i përshtatshëm me siguri do të jetë një partner i pjekur dhe romantik, i ëmbël dhe që ka aftësi t’i kuptojë të tjerët, që prej saj do të konsiderohet edhe si një udhëheqës, drejtues “maestro i jetës”, me atë ajo do të përpiqet të ndajë edhe ëndrrat e fantazitë e saj veçanërisht në profilin sentimental. Pa dyshim, dashuria, është ajo që e mban në jetë femrën e Peshqve; ndodhta si askush tjetër kurpëson zhgënjim ajo mund të bie pre e një fatalizmi negativ e të tepruar që e shtyn të lerë pasdore gjithçka. Femra e Peshqve është një shoqe e këndshme dhe ka nevojë të ketë përkrah një mashkull që di ta mbrojë, ta përkëdhelë, që ai të bëjë sikur nuk i vë re ndryshimet e humorit të saj dhe që ndan me të përgjegjësitë e jetës bashkeshortore. Xheloze në mënyrë dramatike, ajo nuk mund ta durojë pabesinë në dashuri dhe sensin tjetër kritik.
Mashkulli i Peshqve në dashuri.
Mashkulli i Peshqve do ta jetojë raportin etij të dashurisë gjithmonë në mënyrë komplekse dhe kontradiktore. nga njera anë qëndron qënia romantike, me intuitë, disponuese, e rezervuar... nga ana tjetër njeriu i pakapshëm, që bën korte në mënytë të pavendosur dhe shumë misterioze, e që nuk di të imponohet në raportin e çiftit. Jashtëzakonisht emotiv (nevrik) e xheloz, mashkulli i kësaj shenje është padyshim një partner i butë, që urren çdo formë grindjeje që ju bën bisht ekzagjerimeve dhe teprimeve. Për atë është e domosdoshme jetesa në një atmosferë të qetë dhe çlodhëse, që do ta ndihmojë pë të kundërbalancuar shqetsimet e thella, ato shqetsime që mund ta çojnë në një pabesi dhe në largimin nga rutina, të cilën e përballon me shumë vështirësi. Bujar me gruan që dashuron, ai pret prej saj forcën shpirtërore, të cilën ai nuk e ka, durim ndaj ndryshimeve të humorit të tij dhe një dozë të mirë ndjeshmërie dhe romantizmi. Një mashkull i lindur tek Peshqit, i zhgënjyer dhe i plagosur sentimentalisht, e ka të vështirë të rivendosë për ekuilibrin e tij. Në dashuri është indrojtur dhe romantik, që i jepet totalisht dhe pa rezervë në kërkim të asaj butësie, për të cilën, ndjen një nevojë të pafund. Sigurisht, ai nuk është gjithmonë i arsyeshëm në jetën sentimentale, madje lejon që sentimentet ta mbizotërojnë dhe do ta jetojë raportin e dashurisë në një mënyrë shumë misterioze, të rezervuar dhe komplekse. ثshtë xheloz (shumë) por nuk e shfaq, por është gati të vetësakrifikohet për partneren e tij, pa u imponuar kurrë në raportet e çiftit.. Por, duke qenë i ndjeshëm dhe delikat, kur zhgënjehet në dashuri, ndjehet aq i humbur sa mund të jepet pas të pirit për ta harruar.. Ai është i ëmbël dhe pasionant, por ai mund ta jetojë në raport në mënyrë platonike, sepse e sublimon, e hyjnizon atë që provon dhe ndjen.
Nëse doni të fitoni dhe të ruani dashurinë me Peshqit vlerësoni reciprocitetin, duhet të jeni kurdoherë mirënjohës dhe të mos t’i lini që të mërziten. Mjafton të jeni pak të butë, përkëdhelës dhe korrektë për të qënë të preferuarit e Peshqve. Mos nënvlerëso bashkë me to dhe pamjen e jashtme sepse për ta është me mjaft vlerë. Duhet të jeni edhe humanë (tepër) dhe të dhimbshëm.
Të lindurit e dhjëtëditshit të parë (19 – 28 Shkurt)
Janë shumë të aftë për të kuptuar të tjerët, të hapur në dashuri dhe të gatshëm për të dhënë këshilla të mençura.
Të lindurit e dhjetëditshit të dytë (1 – 10 Mars)
Karakterizohen nga një ndjeshmëri më e madhe dhe kanë prirje për t’u mbyllur në vetvete, kanë një shije të hollë. Zakonisht janë persona magjepsës.
Të lindurit në dhjetëëditshin e tretë (11 – 20 Mars)
Kanë një karakter pak polemizues, të prirur për mosbesnikëri, për të qënë egoistë dhe të pastabilizuar në raportin martesor.
Peshqit në miqësi.
Femra e Peshqve ka një sens të thellë miqësie dhe është e prirur në mënytë të veçantë për të ndihmuar; tek ajo mund të mbështetesh me besim në momente të vështira. Ajo nuk di të sillet ne mënyrë invaduese, madje është shumë intime, bujare dhe asnjëherë mosbesuese ndaj atyre që i quan miq. Nëse një femër e Peshqve jep miqësinë e saj, kjo do të thotë se ajo do të japë edhe afeksionin dhe disponimin e saj, gati për t’u sakrifikuar, nëse do t’ia kërkonin rrethanat. Por nëqoftëse miqësia do ta zhgënjejë, atëhere ajo do të mbyllet dhe do të largohet për të mos vuajtur më shumë par shkak të ndjeshmërisë së saj të pafund.
Edhe mashkulli i lindur tek Peshqit e vlerëson shumë miqësinë dhe e jeton në një mënyrë altruiste, me shumë durim, gjithmonë i gatshëm për të kuptuar dhe për të dëgjuar problemet e njeriut të afërm duke u dhënë ndonjë këshillë për t’i ngushëlluar sadopak. Ky mashkull është padyshim shumë bujarë me miqtë, veçanërisht në planin afektiv dhe di t’u japë atyre shumë ngrohtësi, megjithë ndrojtjen e madhe.. Meqë është idealiste dhe me shije të hollë ai ka dëshirë të ketë shokë dhe miq të përkryer në një farë mënyre edhe të krenohet me ta. Nëqoftëse do të ndihet i braktisur dhe i tradhëtuar në raportin e tij, nuk do të reagojë në mënyrë violente, sepse tek ai egziston një paaftësi e thellë për të reaguar dhe luftuar, megjithatë çdo gjë u shkon në mëndje për t’u hakmarrë. Peshqit janë intuitiv dhe dinë të largohen nga situata të papërshtatëshme. Kanë etje për simpati edhe në miqësi.
Peshqit në familje
Femra e kësaj shënje ka një sens të thellë të familjes si për atë nga e cila vjen, ashtu dhe për bërthamën që do të krijojë. Për atë burri dhe fëmijtë përfaqësojnë qëllimin kryesor të jetës dhe për ata është gati të sakrifikohet (dhe e bën pa u sforcuar), vetëm e vetëm për t’i parë të lumtur e të kënaqur. Ajo është padyshim një nënë e shkëlqyer, shumë komprensive (mirëkuptuese) por që shpësh është tepër mbrojtëse ndaj fëmijëve të saj. Do t’i edukojë fëmijët duke u përpjekur t’u japë atyre të gjitha siguritë e mundëshme dhe duke i lënë që të kenë një farë lirie e veprimi. Ajo i edukon fëmijët e saj.
Mashkulli i Peshqve është edhe ai shumë i lidhur me familjen prindërore, veçanërisht me nënën. Bashkëshort i mirë, baba i mirë, do të bëjë përherë gjithçka për të qënë i pranishëm në familje, për të edukuar fëmijët në mënyrën më të mirë, duke përdorur të gjithë ndjeshmërinë e tij të lindur. Megjithatë ai është një baba që do t’u lejojë liri të madhe zgjedhje të bijve të tij, dukë u dhuruar, madje dhe nga larg, shumë butësi.
Aftësitë profesionale të Peshqve.
Meqënë se femra e lindur në këtë Shenjë është veçanërisht intuitive dhe e ndjeshme ajo do të arrijë suksese në të gjitha ato veprimtari që kërkojnë këto karakteristika. Ajo mund t’ia dilte mbanë lehtësisht në fushën e kërkimeve, në psikologji, në mjekësi, në farmaceutikë, në riedukim, mbasi ka një shpirt sakrifice të jashtëzakonshëm. Edhe në fushën e artit, femra e Peshqve ka mundësi të mira për të triumfuar si artiste ose si shkrimtare, sepse zakonisht ajo ka shumë talent artistik, por duhet të bëjë përpjekje të mposhtë ndrojtjen e saj të lindur. Mund të punojë kollaj edhe sekretare dhe mund të bëhet aktore e mirë. Ndërkohë ajo duhet të përpiqet të shmangë cdo profesion në të cilin nevojitet njëfarë agresiviteti, që nuk bën pjesë aspak në temperamentin e saj (edhe astrologe punon)
Mashkulli i lindur në shenjën e Peshqve tërhiqet gjithmonë nga të papriturat dhe fantastikja e me natyrën e tij të durueshme dhe shumë intuitive mund të ushtrojë me sukse ato profesioni që kanë të bëjnë me kolektivitetin, si: tregtinë, artin, punët që lidhen me financë (bursë, etj). Kjo shpjegohet me faktin se mashkulli i Peshqve ka një intuitë me të vërtetë të vlefshme. Duhen të shmangen ato punë që kërkojnë një luftë konstante, siguri e vendosmëri. Në fakt ky mashkull nuk di dhe nuk do të luftojë e mbi të gjitha e ka në karakter që të shmangë tensionet. Në punë, duan të punojnë për hesap të vet dhe s’duan shefa mbi kokë. Mund të punojnë si sekretarë dhe llogaritarë por jo shefa. Meqë janë të ndjeshëm mund të punojnë në shoqata bamirësie, mund të bëhen mjekë, veterinerë. Nuk mungojë peshqit aktorë, arkitektë, medicinë, dedektivë, shkrimtarë, këngëtarë, muzikantë me që kanë fantazi mund të bëhen dhe krijues regjisorë apo organizatorë (priftërinj). Një këshillë: kujdes, mos lejoni që puna të thithë të gjitha forcat fizike që për Peshqit janë shumë të kufizuara.
Peshqit dhe paraja
Të lindurit e shenjën së Peshqve qofshin femra apo meshkuj kanë prirje ti konsiderojnë paratë me një farë indiferencë, sepse janë në thelb idealistë dhe larg nga çdo gjë materiale, e mbi të gjitha iu mungon prakticiteti. Në femrën e kësaj shenje vërehet një sens më i madh praktik, e pra një raport më i drejtë ndaj parasë, ndërsa mashkulli rezulton kryesisht indiferent ndaj çështjeve ekonomike. Edhe pse janë shumë kursimtarë të lindurit në këtë shenjë do të shpenzonin shumë me qejf për gjithçka duhet për shtëpinë, veçanërisht për dhomën e gjumit, për lule, bimë si dhe për tu kujdesur sa më mirë për kafshët shtëpiake. Një gjë është e qartë; femrat dhe meshkujt e kësaj shenje nuk do të tërhiqeshin kurrë para blerjes së parfumeve dhe kremrave të bukurisë. Të lindurit tek Peshqit dëshirojnë të udhëtojnë shumë për të zbuluar horizonte të reja, edhe për realizimin e këtyre ëndrrave të tyre, ata nuk do të kursehen; madje do të preknin edhe kursimet. Në raportin me paratë do të ndërhyjë pozicioni i Mërkurit, Hënës, dhe Diellit domethënë në çfarë sektori të horoskopit do të ndodhen këto planetë.
Peshqit dhe shëndeti
Të lindurti në shenjën e Peshqve (femra dhe meshkuj) janë njerëz që kanë një shëndet mjaft delikat dhe si pasojë e marrin veten me vështirësi pas sëmundjeve që kalojnë. Këmbët dhe qarkullimi periferik janë pjesët më delikate të Peshqve, që kanë dhe një predispozicion të veçantë ndaj intoksinacioneve të çdo lloji. Jo rrallë ata kanë mungesë hekuri. Tek të gjithëçdo lloji. Jo rrallë ata kanë mungesë hekuri. Tek të gjithë ata vihet re një tendencë për të vuajtuar nga reumatizma, shqetësimet në artikulacionet, sëmundjet nervore d.m.th depresionet, e pikërisht për t’u shpëtuar këtyre të fundit, Peshqit mund të arrijnë të humbasin në pirjen e alkoolit, gjë që është e rrrezikshme për fizikun dhe psikikën e tyre. ثshtë për tu shënuar se femra e kësaj shenje mund të vuajë shpesh nga variçet dhe funksionimi i keq i tiroidës. Edhe rrugët e frymëmarrjes dhe sistemi i tretjes janë shumë të ndjeshme dhe shpesh takohen probleme të karakterit limfatik, të sistemit nervor, tek damarët dhe vezoret. ثshtë për tu shënuar se femrat e Peshqve rezultojnë mtë dobëta se meshkut, megjithatë të gjithë duhet të mundohen sa më shumë “të djegin” ose më mirë të mundin tensionet që vijnë në pjesën më të madhe ndaj pesimizmit. ثshtë e domosdoshme që të gjithë Peshqit të largojnë alkoolin, pirjen e duhani dhe drogën që janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Gjimnastika me trup të lirë dhe ritmikë, alpinizmi, noti, vrapi dhe ecja e lirë janë ndër aktivitetet fizike më të përshtatshme për të çlodhur sistemin e ndjeshëm nervor të të lindurve të kësaj shenje. Për të shmangur ankthin duhet të marrin pjesë në veprimtaritë asistenciale, sepse do ta ndjejnë veten të dobishëm, gjë që e kanë të nevojshme duhet të lexojnë, të merren me këngën dhe të dëgjojnë muzikë. Për Peshqit këshillohet një ushqim i varfër me kripëra, sepse kanë tendencë të shëndoshen duke mbajtur lëngjet, megjithëse shumë Peshq kanë një formë trupore të mrekullueshme dhe janë të pashëm. Peshqit duhet të preferojnë mishin e viçit, të pulës, peshkun dhe tonin natyror me kontorno fasulesh, kungulleshkë, karota, panxhar, qepë, selino, lakër, sallatë rradhiqe. Si fruta do të ishin më të përshtashme kajsitë, pjeshkat, luleshtrydhet, dardhat, rrushi, kumbullat e gjata si dhe agrumet (portokallet, limonat, mandarinat) që kanë shumë vitamina C. Për aparatin urinar gjëja më e mirë është të pish ujë natyral, por jo të gazuar. Me masë, pa e tepruar, mund të pihen edhe kafe e çajra të lehtë. Për të lehtësuar gjumin, para se të flinin do të ishte mirë që të pinin një gotë çaj lule bliri i ëmbëlsuar me mjaltë. Për të pushuar i mirë është edhe deti edhe natyra e pastër.
Të lindurit e dhjëtëditshit të parë (19 – 28 Shkurt)
Vuajnë zakonisht nga shqetësimet e mëlçisë, tëmthit, reumatizmave, veçanërisht tek këmbët.
Të lindurit e dhjetëditshit të dytë (1 – 10 Mars)
Janë më të ndjeshëm në bark, në gjendrrat mbiveshkore dhe nga problemet e peshës, për shkak të teprimeve në ushqim.
Të lindurit në dhjetëëditshin e tretë (11 – 20 Mars)
Mund të kenë më shumë vështirësi për shkak të një metabolizmi defektoz në yndyrna. Mundësi sëmundjesh me origjinë nervore, të bronkeve, mushkërive dhe gjëndrrave limfatike. Duhet të kenë kujdes nga format e intoksikimeve dhe helmimeve.

Planetët që ndikojnë kryesisht tek Peshqit (femra, meshkuj) janë Jupiteri dhe Neptuni.
Vlerat e Peshqve
Femra e kësaj shenje është shumë e ndjeshme idealiste, e dashuron të vërtetën, me shumë fantazi dhe aftësi si pak të tjera për të kuptuar tjetrin, vecanërisht mashkullin që dashuron, megjithëse shpesh jep idenë e dobësisë. Femra e Peshqve nuk është aspak e dobët, por do të gjejë gjithmonë mënyrën për të përballuar shumë, sepse ka një natyrë që di t’u përshtatet rrethanave. Në anën profesionale është një grua që di të dallohet për predispozicionin e saj të jashtëzakonshëm, ndërgjegjen dhe altruizmin e saj me kolegët ajo do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar. ثshtë shumë e ndershme dhe e mëshirshme.
Edhe mashkulli i lindur në këtë shenjë është shumë i ndjeshëm, romantik, me intuitë, i gatshëm për të ndihmuar, i dëgjueshëm, simpatik. Ja një mashkull dhe një partner zemërgjerë, i gatshëm dhe shumë i ëmbël në dashuri. Ai është jashtëzakonisht i rezervuar e idealist i madh dhe i urren diskutimet e çdo lloj. Mashkulli i Peshqve ka një shpirt të dlirë (të pastër) është krijues, besnik, mirëkuptues, modest, i sjellshëm dhe i mëshirshëm.
Të metat dhe dobësitë e Peshqve
Femra e lindur në këtë shenjë mund të jetë pak e plogësht, frikacake, që ndikohet lehtë, kapricioze, e pavendosur, e paqëndrueshme, megjithëse tepër e ndjeshme në dashuri. Femra e Peshqve bie lehtë viktimë e “sulmeve të dembelizmit” që e bllokojnë dhe e pengojnë të përballojë pasigurinë që ndjen thellë brenda saj. Ajo do të tentojë gjithmonë t’i teprojë pengesat dhe vështirësitë sepse ajo i sheh gjërat më të vështira nga sa janë zakonisht. Ky është një kufizim i madh që ajo duhet të përpiqet ta mbajë nën kontroll, sepse pezimizmi kur është i tepruar vepron si frenim kundrejt të gjitha nismave që do të duhej të merrte. Ajo preket shpejt duke u bërë pre e akthit, tensioneve dhe frikës që e shoqërojnë thuajse gjithmonë. Mjerë ajo kur nuk arrin t’i kontrolloje. Edhe tmerri i tepruar nga vetmia nëse nuk luftohet mund të bëhet një pikë e dobët e gruas së kësaj shenje. Nuk është e vërtetë që vetmia duhet konsideruar një dënim që duhet përmbushur duke pranuar një person apo punë të çfarëdoshme. Vetmia duhet të përballohet! Sa gabime janë bërë për të larguar vetminë dhe sa herë ka ardhur si pasojë pendesa. Kjo femër është shumë e ndrojtur dhe shpesh naïve.
Mashkulli i Peshqve është shumë i paparashikueshëm dhe veçanërisht i pakapshëm edhe në raportet sentimentale që i dëshiron të përsosura sepse dëshiron të ndihet plotësisht i shpërblyer. Shpesh nervoz, shumë i çrregullt, ndonjëherë edhe gënjeshtar (mund të arrijë të gënjeje madje edhe veten) ai është shumë i pavendosur kundrejt alternativave të jetës që duhet t’i përballojë me shumë kujdes. Ndryshimet e humorit bëjnë pjesë në natyrën e tij dhe në jetën martesore është një burrë i ndryshueshëm e që mund të ndrydhet lehtë. Mashkulli i Peshqve ka një prirje të spikatur për “të ndërtuar” histori të pamundura dhe për t’u zhytur në një botë imagjinare. Kjo nganjëherë mund të jetë një prirje e pëlqyeshme por kur teprohet gjithmonë me shumë vështirësi, për të mos thënë me vuajtje. Supersticioni i tepruar është për mashkullin e Peshqve një e vërtetë në të cilën ai kufizon menjëherë aksionet dhe kontaktet njerëzore. Mashkulli i kësaj shenje është shpesh dembel dhe me pak vullnet të influencueshëm. I paqartë e plot sekrete, misterioz dhe nuk ka shumë besim në vetvete.
Ekstravagancat e Peshqve
Femra e Peshqve është një “shpenzuese e madhe” parash në kuptimin që për atë paratë kanë një vlerë të tillë relative nga të cilat ajo ndahet pa u menduar gjatë, madje pa u menduar fare. Entuziazmi i saj për gjithçka “të re” shpesh duket thuajse fëmijënor, aq i dukshëm që ajo i zgjedh miqtë e saj pa ndjekur asnjë lloj arsyetimi por vetëm duke dëgjuar zërin e instiktit. Në shtëpi femra e kësaj shenje e shikon çdo objekt të lidhur me kujtime vendesh apo personash që për të kanë qënë shumë domethënës.
Mashkulli i Peshqve ka aftësinë e cuditshme për të “trasformuar” pamjen e së vërtetës, kështu që ai nuk pranon atë që është e dukshme dhe e kuptueshme, në qoftë se ajo nuk i shkon për shtat, i ndihmuar edhe nga fantazia ndërton një realitet krejt të vetin që i përshtatet vetëm atij, por që është shumë i ndryshëm nga realiteti i vërtetë. Ai nuk dëshiron të zgjidhë vetë problemet e punës apo edhe të tjera duke ia lënë vartësve kolegëve apo të afërmve shumë nga përgjegjësitë e tij, vecse pastaj është gjithmonë gati t’i kundërshtojë kur sipas tij, gabojnë.
Këshilla për Peshqit
Si meshkujt ashtu dhe femrat e lindur tek Peshqit jetojnë si me “kokë midis reve” pra pak të shkëputur nga realiteti dhe janë gjithmonë në kërkim të një lumturie të brendshme, që për ta realizuar lehtë, ata mund të bien viktimë e personave aspak të përshtatshëm, të pasinqertë, të metat e të cilëve ata nuk i kuptojnë dhe gabimet e të cilëve zakonisht kapërcejnë pa i vënë re. Pra ata duhet të kenë kujdes të mos jenë shumë zemërbutë dhe të varur, pa e ditur mirë se me kë keni të bëni! اdo gjendje shpirtërore (edhe pse pozitive) sjell tek të lindurit e kësaj shenje frikë, sepse kanë gjithmonë frikë se mos humbin suksesin, dashurinë, shpërblimin, miqësinë, gjë që do të thotë që ata i jetojnë keq ose të paktën pjesërisht keq raportet njerëzore në përgjithësi dhe ato të dashurisë në veçanti. Pesimizmi, ndjeshmëria, prekshmëria, ndikueshmëia e kësaj shenje janë vërtetë të jashtëzakonshme prandaj duhet bërë përpjekje shumë të mëdha për t’i zvogëluar duke u mbështetur në “buon sensin” domethënë gjykimin e shëndoshë dhe duke e detyruar veten të bëjë një jetë dinamike dhe të hapur, për të penguar neurozat që t’i zënë këmbët. Sigurisht të lindurit Peshq kanë artin e të dëgjuarit, dinë të qëndrojnë pranë bashkëbiseduesit dhe ta dëgjojnë atë, të ndjekin mendimet dhe arsyetimet e tij sepse janë me të vërtetë miq të çmuar. Shpesh vihet re se të lindurit e kësaj shenje jetojnë raporte sentimentale me shumë fantazi, prandaj ata kanë prirje të hedhin dashurinë mbi një person që në realitet është krejtësisht i kundërt nga sa besoj. Të lindurit e Peshqve janë jashtëzakonisht xhelozë, por bëjnë gjithçka për ta fshehur këtë, duke arritur të shtiren si krejtësisht indiferent. Peshqit kanë dy sy rruazorë dhe të shdritshëm, vështrim të ëmbël e magjepsës, megjithëse jo rrallë të përhumbur. Një këshillë së fundi: mundohuni të sforcoheni, përpiquni me cdo kusht ta pranoni realitetin ashtu sic është, pa dëshiruar ta transformoni sipas vetes e dëshirës suaj.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur në këtë shenjë kanë mirëkuptim dhe miqësi të mirë me Dashin grindavec, por me kusht që të mos frekuentohen shpesh, me Demin e qëndrueshëm sepse u jep siguri, me Bricjapin e sipërfaqshëm për shkak të ligjit të të kundërtave, me Gaforren e ndjeshme sepse kanë interesa të përbashkëta, me Akrepin e fortë që u krijon siguri Peshqve, me Shigjetarin ambicioz sepse i sundon i njëjti planet, me Bricjapin, me Ujorin, altruist sepse të dy janë të interesuar për probleme të kolektivitetit. ثshtë me të vërtetë i vështirë mirëkuptimi me Luanin prepotent që është i pandryshueshëm, me Peshoren që nuk mund t’i kuptojë, me Virgjëreshën kritike sepe nuk ekzistojnë afërsi.
Në dashuri: Sentimentalisht e madje dhe seksualisht, Peshqit meshkuj dhe femra do të kenë një raport më të mirë me Demin për shkak të mirëkuptimit fizik optimal, me Gaforren sepse u jep butësi Peshqve që ata kanë nëvojë, me Peshoren sepse të dy i urrejnë grindjet, me Akrepin pasionant që është shumë misterioz, me Ujorin dhe Shigjetarin sepes kanë të përbashkët dëshirën për të renë dhe aventurën, por me Shigjetarin kufizohu vetëm në filozofi dhe ai bën ç’është e mundur për pavarësi. ثshtë shumë i vështirë një kuptim sentimental me Dashin që është shumë agresiv, me Binjakët që ndryshojnë shpesh dhe janë të paqëndrueshëm, me Luanin duhet të shmangni sensin kritik, me Virgjëreshën që është shumë racionale dhe kritikuese dhe me Bricjapin e ngurtë, kokëfortë e të ftohtë.
Në punë: Raporte pune optimale mund të vendosen me Demin, Binjakët, Gaforren, Virgjëreshën, Akrepin, Shigjetarin, Ujorin dhe Peshqit. Me këto shenja Peshqit do të gjejnë kompensimin e drejtë për nevojat e tyre dhe mundësinë për të patur pikëpamje të përbashkëta. Përkundrazi është krejtësisht e pamundur një mirëkuptim profesional me Dashi, Luanin, Peshoren, Bricjapin sepse bashkëpunimi nuk mund të jetë frytdhënës për shkak të mentaliteteve të kundërta.
Mashkulli ideal për femrën e Peshqve
Për femrën e kësaj shenje është vecanërisht e rëndësishme të ketë përkrah një mashkull udhëheqës, një mashkull të pjekur, mbi të cilin ajo mund të mbështet në çështjet praktike të përditshme. ثndërruese dhe romatike femra e Peshqve do të shpresojë gjithmonë që t’i ndajë fantazitë e saj me partnerin i cili padyshim nuk duhet të jetë as shumë materialist as tepër kritik sepse ajo do të vuante shumë. Për këtë tip femre, dashuria është gjithçka, ajo do të thotë edhe mirëkuptim e mbrojtje për kapriciot e vogla. Në këmbim femra e Peshqve do t’i kushtohet totalisht mashkullit të saj, mjafton që ai t’i qëndrojë besnik. Ajo nuk e toleron tradhëtinë dhe nëqoftëse i ndodh do të reagojë dramatikisht e ashpërsisht me të gjithë forcat, duke shfryrë gjithë xhelozinë e saj.
Femra ideale për mashkullin e Peshqve
Pa dyshim, femra ideale për mashkullin e kësaj shenje do të jetë ajo që është e pajisur me shumë durim dhe ekuilibër të madh, me forcë shpirtërore, ndjeshmëri dhe romanticizëm. Ajo duhet të jetë një femër e aftë për të mos u turbulluar kur humori i partnerit do ndryshojë ashpërsisht papritur, në mënyrë të pajustifikuar. I shqetësuar nga natyra mashkulli i Peshqve kërkon në realitet paqen dhe qetësinë duke mos duruar as rutinën, as kufizimet që jeta e çiftit mund të sjellë. Tepër xheloz ai dëshiron besnikëri absolute nga partnerja e tij dhe nuk mund ti tolerojë aspak në këtë drejtim. Ai kërkon gjithashtu një femër që të jetë e zonja që të përballojë e të zgjidhë problemet dhe të jetë edhe pak autoritare për fëmijët e saj. Ky mashkull do t’i falë asaj bujari dhe ëmbëlsi.
Kuriozitete për Peshqit
Vendet dhe qytetet që i përshtaten kësaj shenje
Simbolizojnë konspiracionin, spiunazhin dhe kushtet sanitare të një vendi janë: Portugalia, Normandia, Azia e Jugut, Danimarka, Kalabria, Aleksandria, Egjipti, Galicia, Nubia, Saharaja, Sevilia, Ratisbona, Sauthport, Lankaster. Në këto vende Peshqit do të ndiheshin shumë mirë sepse i përkasin të njëjtës shenjë zodiakale.
Ngjyrat e Peshve
Të lindurit e Peshqve duhet të shmangin veshjen me ngjyrë të zezë dhe të kuqe sepse janë më pak të përshtashme për ta. E zeza i deprimon, ndërsa e kuqja i ngacmon. ثshtë e drejtë zgjedhja e të kaltrës në të gjitha nuancat e saj, si dhe jeshilja, mbasi këto ngjyra kanë raporte të mira me planetët që zotërojnë shenjën dhe janë tonifikues për ta.
Orët e dashurisë
Peshqit për të shprehur ndjenjat e tyre të dashurisë, orët më të përshtatshme janë: ora 11 – 12 të martën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën si dhe ora 23 – 24 të hënën, të martën, të enjten, të premten, të shtunën. Hëna, Marsi, Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita janë veçanërisht të favorshëm për Peshqit në këto orë.

Hajmalia që u sjell fat Peshqve është një breshkë në cdo lloj forme, ta mbajnë me vete si dhe një unazë prej argjendi dhe metalin kollaj sepse kështu rekomandon Jupiteri planeti dominues i Peshqve.
Personazhe lindur Peshq
Sharon Ston, Albert Ainshtain, Nikolla Kopernik, Aleksandër Manzoni, Gabriele d’Anuncio, Niki Landa, Mikela Xhelo, Buonaroti, Enriko Karuzo, Alberto Moravia, Lucio Dalla, Harri Belafonte, Papa Piu XII, Juri Gagarin, Ana Manjani, Liza Mineli, Ornela Muti, Xhulieta Mazina, Sidnij Rome, Renata Skoto, Frederik Shopen, Lucio Batisti, Renuar, Brams, Viktor Hygo, Xhon bon Xhovi, Artiola Toska, Leonora Jakupi.
Pasaporta astrologjike.
Periudhë 19 Shkurt – 20 Mars
Elementi: Uji (Shenjë uji).
Cilësia: e levishme, e qëndrueshme
Gjinia: femërore
Planeti dominues: Jupiteri dhe Neptuni
Gurët e çmuar: akuamarin, terkuizi, korali, kristali.
Parfumet, aromat: fllad marine, ylang, santali, bliri
Bimët, pemet shelbu, fikku, vidhi, panja, bozhine
Ditët me fat e enjte dhe e premte
Ngjyrat e tyre: jeshile, blu, vishnje
Numrat me fat: 12, 6, 11, 14, 9, 3
Numri planetar 4
Lulet: zambaku i ujit, manushaqja
Kafshët mjelma, pinguini, gata
Stili Shumë origjinal klasik, jo vulgar që bie pak në sy.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
SHIGJETARI
(22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. ثshtë shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme), mashkullore pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari është gjithmonë një e mesme midis më të mirës dhe më të keqes midis vesit dhe virtytit: në fakt simboli i kësaj shenje është centauri, domethënë një figurë gjysëm njeri – gjysëm kafshë. Kjo është shenja e njerëzve që qëllojnë drejt e në shenjë.
Karakteristika të përgjithshme
Të gjithë të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë optimistë, të pavarur, liridashës, të mirë, energjikë, të ndershëm dhe kurajozë. Janë të zgjuar dhe japin gjithnjë mendim, janë të rregullt e të kujdesshëm sidomos në çështjet financiare, kursimtarë por kurrë nuk janë kopracë shpesh herë ata janë bujarë e zemërgjerë. Një nga të metat e tyre është se ata janë shumë nevrikë dhe nevrikosen shpejt për probleme të dorës së dytë. Të lindurit e Shigjetarit janë të gjallë, tipa sportivë, entuziastë, të sjellshëm, të drejtë, shpirtpastër, të sinqertë dhe të arsyeshëm. Shpesh janë pretendues dhe prepotentë. Në diskutime tregohen aq të drejtë (shpesh saqë i largojnë bashkëbiseduesit me të vërtetat e hidhura që thonë). Shigjetarët janë tipa të gëzuar, intuitivë, kundërshtimorë dhe kuriozë dhe kërkojnë me çdo kusht të vërtetën. E vërteta dhe dituria janë karburant i trurit të tyre. Janë të interesuar gjithashtu në filozofi dhe fe. Natyra vetë i ka falur filozofë dhe intelektualë në botën moderne. Ata kërkojnë qëllimin e jetës dhe nëse ia arrijnë aq më mirë. Janë mendimtarë të pashoq, kanë argumenta të forta por e dëgjojnë dhe kundërshtarin. Janë konsumatorë, entuziastë të informacionit dhe duan patjetër përgjigjen e çdo pyetje. Njerëzit e lindur Shigjetar në përgjithësi janë atletë liberal e të pavarur dhe nuk njohin kufij. Janë ambiciozë por kanë ambicie të shfrenuar, janë të shkujdesur, të shpërndarë, shumë të lëvizshëm dhe shpesh iu hyjnë rreziqeve sepse kanë një optimizëm të verbër dhe nuk bëhen merak fort, pra janë ku rafsha mos u vrafsha. Me optimizëm dhe vetëbesim përballojnë kundërshtarët dhe vështirësitë dhe jam pothuajse të gjithë me fat sepse i sundon Jupiteri planeti i fatit të mirë. Në qoftëse takojnë ndonjë pengesë në vend që të shmangen përpiqen të luftojnë me çdo forcë dhe pothuajse dalin gjithmonë fitimtarë sepse janë dominues me inteligjencë të çastit. Në fëmijëri janë kapriçiozë dhe kanë shpesh një joshje (magjepse) të papërballueshme dhe me një buzëqeshje bëjnë tu falen gabimet. Janë guximtarë, praktikë dhe e mësojnë çdo gjë shpejt. Të lindurit e Shigjetarit si meshkujt dhe femrat janë tipa aventurierë, iu pëlqejnë udhëtimet dhe jeta mondane. Janë tipa shakaxhinj dhe zbavitës prandaj i gjen të rrethuar gjithmonë me njerëz. Shigjetarët janë të dashur, të hapur, spontan dhe tentojnë të kapërcejnë kufijtë e tyre, pra edhe mund të zhgënjehen. Nuk janë shumë të qëndrueshëm dhe e ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Frenohen me urtësi para se të kombinojnë ndonjë prapësi. Në fund janë mirënjohës ndaj atyre që u tregojnë udhën e mbarë dhe i nderojnë të tjerët. Ju pëlqen të kenë një pamje të mirë fizike dhe shumë nga Shigjetarët lindin të tillë dhe të hijshëm (të pashëm). Shigjetarët janë të çiltër, të padjallëzuar, idealistë por utopistë. Janë besnikë të qartë në mendime dhe kanë pasion të madh drejtësinë. Duan të udhëtojnë dhe të eksplorojnë dhe të njohin gjëra të reja. Janë organizatorë të fortë dhe mendja e tyre është e hapur për miliarda ide. Janë origjinalë dhe punojnë mirë me njerëz të ngjashëm me ta. I karakterizon modestia dhe shpesh janë dhe fetarë por e interpretojnë fenë sipas mënyrës së tyre duke krijuar vetë kode etike. Kanë vullnet të fortë që lejojnë të përfundojnë dhe projektet e vështira. Nëse zhgënjehen tek ajo që besojnë ndërrojnë shpesh ideologji, aq më tepër ku nga kjo mund të kenë përfitime personale. Pëlqejnë: udhëtimet, lirinë, ligjet, të kuptojnë thelbin e problemit. Urrejnë: kështjellat në ajër, jetën shtëpiake, të mërziten nga të tjerët, të jenë të lidhur.
Karakteristikat e mashkullit të Shigjetarit
Kjo është shenjë gjithmonë e ndarë midis së mirës dhe së keqes, midis gjesteve të mirëpritura bujare dhe prepotencës më të madhe.
Një gjë është e sigurtë se si rrallëkush mashkulli i Shigjetarit ka natyrë entuziaste, të pavarur dhe kurajoze. Reagimin dhe lëvizjen i ka mjaft të nevojshme edhe pse si përfundim i ndodh që të ndryshojë shpesh objektiv, ku ndikon dashuria për gjithçka që është e re dhe mënyra e tij e përcipë në marrjen e vendimeve për të cilat pastaj pendohet. Megjithatë kur bindet vërtetë që është në rrugë të mbarë. Shigjetari nuk mënon të qëllojë drejt e në shenjë duke pasur përherë me vete dozën e pamohueshme të simpatisë dhe besnikërisë. Ai është dinjitoz, i shoqërueshëm, i sjellshëm, ka kujtesë të shkëlqyer, por është dhe shumë sedërmadh (prandaj është mirë të mos kritikohet) njeri që di si t’i mbrojë mendimet e veta dhe ti shijojë gazmendshëm të gjitha kënaqësitë e jetës. Ai ka aftësi të admirueshme fizike dhe mendore.
Karakteristikat e femrës së Shigjetarit
Në qoftë se ka femër që e përçmon dobësinë dhe pasigurinë, kjo është pikërisht femra e lindur në shenjën e Shigjetarit. Falë natyrës së saj të pavarur, ajo është përherë e gatshme që t’i kapë në ajër rastet e këndshme të jetës dhe shpreh interes për çdo gjë të re, që i shërben si nxitje. Nuk ndodh shpesh, madje shumë rrallë, që femra e kësaj shenje t’ia verë veshin arsyes; duke qenë entuziaste dhe e rrëmbyer, ajo e ka shumë të lehtë të ndjekë instiktin dhe ndjenjën se sa arsyen. Femra e lindur Shigjetar një temperament i shumëanshëm që respekton lirinë e tjetrit, mbetet e re me kalimin e kohës, sepse është përherë sportive dhe e apasionuar pas jetës së shëndetshme në natyrë. Kjo femër respekton shumë traditën, beson në vlerat familjare, dhe sigurisht nuk është tipi që ngurron të sakrifikojë për burrin dhe fëmijët ndërsa për fëmijët është një nënë e mirë dhe një shoqe e shkëlqyer.
Personaliteti i Shigjetarit
“Gjithçka” dhe “menjëherë” këto do të ishin fjalët më të qëlluara për të kuptuar personalitetin e vërtetë të të lindurve në shenjën e Shigjetarit. Asnjëherë metodikë, asnjëherë të rregullt, si meshkujt dhe femrat e jetojnë aventurën e jetës duke qenë gjithnjë në kërkim të së resë dhe të gjithçkaje që arrin të sjellë gëzim dhe të largojë të paktën për njëfarë kohe andrallat e jetës. Sigurisht që kjo mënyrë jetese e bazuar në parimin e lëvizjes së përjetshme, nuk është gjithnjë frytdhënëse, sepse ndodhe shpesh që duke vepruar kështu lodhesh nga diçka ose nga dikush përpara se t’i kesh peshuar mirë anët pozitive të një situate apo të një partneri. Duhet thënë se pas një pushimi Shigjetari është në gjendje të rimarrë veten dhe të hidhet në kërkim të zgjidhjeve të reja, më të mira. Shigjetari nuk e ka të lehtë t’i njohë gabimet e veta, ndërsa priret që t’ua veshë të tjerëve fajet; sidoqoftë ai mbetet gjithmonë njeri thellësisht besnik dhe altruist, përherë i gatshëm të ndihmojë të dobëtit dhe të pambrojturit. Ndonëse vetë natyra e paqetë, i linduri i kësaj shenje vlerëson shumë qetësinë dhe rehatinë në përgjithësi, i patundur në atë që pavarësia dhe liria e tij janë të shenjta. Në miqësi janë konstantë dhe rrallë i tradhëtojnë miqtë. Ka raste kur irritohen dhe shpërthejnë dhe atëherë i lëndojnë kundërshtarët me lloj lloj sharjesh. Po kur ata vetëofendohen, janë shpirtmëdhenj dhe dinë të falin. Janë gjithnjë të mirë në përgjithësi dhe të aftë për të krijuar një bashkëjetesë të këndshme.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Janë shumë energjikë, të rrëmbyer, plot me ide, krenarë dhe të ndjeshëm ndaj miklimeve janë më fetarë dhe më të mëshirshëm.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Kanë dëshirë të madhe të udhëtojnë, kanë shumë fantazi dhe aftësi të mëdha organizimi. Ka prirje spirituale dhe është gjithmonë në kërkim të të rejave dhe diturive.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Janë ata që përpiqen ta vënë më shumë mendjen në punë, por janë edhe më të sipërfaqshmit. Të gjithë janë thellësisht të lidhur me familjet nga rrjedhin. Janë intelektualë të lartë.
Shigjetari në dashuri
Në dashuri janë ekspertë, flirtues dhe në lartësinë e duhur, kërkojnë një partner të dëgjueshëm (të bindur) e të nënshtruar, që të jetë i kënaqur t’i ndjekë e t’u bindet. Megjithatë nuk janë tiranë kur gjithçka shkon mirë, përkundrazi tregohen bujarë dhe duan të bëjnë dhurata të papritura. Janë tipa pasionantë dhe dashurinë e shprehin copë. Nëse partneri i mashtron hidhen menjëherë në krahët e një partneri tjetër. Ka Shigjetarë që në dashuri kanë qimet e derrit dhe gjejnë një partner që s’bën për ta. Nëse martohen janë bashkëshortë besnikë dhe prindër të denjë. Por ata janë dashnorë të lirisë dhe të dhënë pas karrierës kështu që në jetën e tyre, mbetet pak hapësirë për shtëpinë e familjen.
Femra e Shigjetarit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, duhet thënë se shpeshherë femra e Shigjetarit nuk njihet të jetë tip shumë sentimental dhe romantik, tipare këto të rëndësishme tek ajo, sepse në dashuri në pamje të jashtme, ajo duket disi e ftohtë ndërsa në të vërtetë është vërtetë e zjarrtë dhe ëndërrimtare. Po ashtu, vështirë të dallosh tek ajo xhelozi dhe ndjenjën për të sunduar tjetrin, sepse arrin për bukuri ta fshehë këtë aspekt të natyrës së saj falë aftësisë së madhe për ta kontrolluar veten. Megjithëse është më shumë besnike se mashkulli i Shigjetarit ajo nuk është mospërfillëse ndaj meshkujve që i vijnë rrotull dhe duan të flitrojnë. Duke qënë kaq e vendosur, e drejtpërdrejtë, me pamje shumë sportive, edhe në këtë rast njeriu gënjehet. Femrës së Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmëria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dëshira për të sunduar. Femra e kësaj shenje është zakonisht besnike ndaj bashkëshortit të saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij në fushën profesionale, por ka nga ata që edhe një dashuriçkë të vogël ia lejojnë vetes, duke e ditur fort mirë se kjo nuk e cënon aspak qëndrueshmrëinë e bashkimit të saj martesor. Sidoqoftë duhet të jetë e qartë se familja ka vlerë shumë të madhe për këtë femër kaq shumë të prirur ndaj çdo gjëje të re dhe prandaj aventurave të çdo lloji, por gjithmonë thellësisht e lidhur me ato vlera tradicionale që ajo i konsideron si vlerat më të vërteta dhe më të padiskutueshme të jetës. Prej partnerit ajo pret që të tregohet, i vëmendshëm (ndaj saj) ndaj interesave të saj dhe disi gjakftohtë përpara të papriturave, por natyrisht ka pasion dhe zhdërvjelltësi në dashuri, sepse sporti nuk arrin t’i pakësojë enerjgjitë e saj.
Mashkulli i Shigjetarit në dashuri
I linduri në këtë shenjë nuk e ka të vështirë t’u hyjë në zemër femrave. Shigjetari merr flakë me lehtësi, ndërsa përpiqet të bëjë për vete shqerkëzën e re me entuziazmin dhe vrullin që i japin pamje mjaft të lumtur kur është afër qëllimit tradicional të martesës, i gatshëm për të bërë gjithçka që të duket i lumtur dhe i qëndrueshëm, por duke mos hequr kurrë dorë nga pavarësia e tij. Ky mashkull duke qenë romantik, i zjarrtë, tip sportiv dhe i ndjeshëm, Shigjetari kërkon t’i përjetojë aventurat e udhëtimit me të dashurën nga e cila kërkon që ta çmojë dhe ta vlerësojë më tepër se për gjithçka tjetër për besnikërinë e tij. ثshtë një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, jo shumë besnik (kur është pa martuar) por dhe mrëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri. Edhe pse i dashuruar (e më pas i martuar, ai kërkon me cdo kusht të ruajë një farë pavarësie edhe për ta përdorur në rast se del ndonjë rast për t’u zbavitur. Koncepti legalitar i Shigjetarit vlen edhe për dashurinë. Kaq e vërtetë është kjo sa që shpesh mashkulli i Shigjetarit martohet në moshë të re, i gatshëm për të përballuar këtë angazhim me vullnet shumë të mirë derisa kjo martesë të ketë jetëgjatësi. Megjithatë do të ishte mirë të mos i besohet Shigjetarit kur fal… dhe pse ai bën një farë përpjekje për ta kuptuar më mirë partnerin, nuk është i gatshëm të marrë as mundimin më të vogël për të zgjidhur qoftë edhe një mosmarrëveshje në rast pabesie. Duke qenë i ndjeshëm dhe sentimental ai ka nevojë për një grua të nxhetë dhe të zjarrtë, një grua të cilës ai kërkon ta admirojë dhe ta vlerësojë për inteligjencën e saj dhe për mënyrën se si e përballon dhe i kapërcen vështirësitë. Dhe nëse ajo do të jetë në gjendje ta ndjekë pas në të mirë e në të keq, atëherë kjo dashuri do të jetë dashuri me “D” të madhe.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Janë shumë zemërgjerë në dashuri, madje edhe më të rregullt se normalisht.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Janë më të vrullshëm dhe më të shpërqendruar në marrëdhëniet shpirtërore. Ata janë zemërbutë, të dashur, por disi të sipërfaqshëm.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Janë shumë konformistë ndaj moralit e zakoneve të kohës, i japin rëndësi mendimeve të të tjerëve, janë shumë të tërhequr, por mjaft të rrëmbyer e xhelozë.
Shigjetari në miqësi
Marrëdhëniet miqësore janë shumë të rëndësishme për femrën e kësaj shenje, të cilën nuk është e vështirë ta bësh mike, sepse ajo është e hapur dhe flet me çiltërsi. Prapë se prapë është ajo që kërkon të udhëheqë dhe ta drejtojë këtë lidhje dhe në rast se për ndonjë arsye nuk arrin të bëjë atë që do, atëherë femra e Shigjetarit tërhiqet në mënyrë të edukuar dhe largohet. Vështirë që një femër “të heqë dorë” nga diçka ose nga dikush në emër të miqësisë, por ajo është zemërgjerë me të tjerët me qëllim që t’i hapë sytë katër në zgjedhjen e miqve; për të është më mirë që këta të jenë persona me njëfarë autoritet me të cilët, sipas rastit, edhe mund të mburret. Ndonëse është e gjindshme por jo e gatshme të sakrifikojë për një mik, edhe në këtë fushë femra e Shigjetarit përforcon nevojën e saj të madhe për të qenë e lirë dhe e pavarur.
Mashkulli i Shigjetarit, ndonëse disi sipërfaqësor, është në gjendje të mbajë miqësinë edhe pse mund t’i duhet të verë në përdorim njohuritë e veta të punës kur është nevoja; kjo nuk e cënon thelbin e marrëdhënieve me të tjerët, po aq sa nuk e kufizon në veprimet e tij. Ai është i gatshëm të japë nga vetja, por dëshiron që edhe të tjerët ta kuptojnë dhe të mos ndihet kurrë sikur po i zihet fryma. Nëse ndokush e lëndon ose e tradhëton, mashkulli i Shigjetarit i jep fund lidhjet me të, ndonëse jo në mënyrë përfundimtare, në thelb qëndrimi i tij ndryshon sepse Shigjetarët janë të ndryshueshëm.
Shigjetari dhe familja
Femra e kësaj shenje është shumë e lidhur me familjen nga e cila rrjedh, lidhjet me të cilën kërkon t’i mbajë të mira dhe të shpeshta. Në martesë është një mike e shkëlqyer dhe familja që do të krijojë do të jetë gjithmonë diçka thelbësore për jetën e saj. Kjo bën që, pavarësisht nga dëshira e saj për të qenë e lirë dhe e admiruar nga të tjerët, ajo të mos ndikohet nga komplimentat dhe të mos jetë e gatshme për asnjë lloj aventure sado e vogël, edhe pse, sipas këndvështrimit të saj, kjo nuk e cënon aspak qetësinë familjare dhe mirëkuptimin bashkëshortor. Femra Shigjetare është një nënë e shkëlqyer që rrit fëmijët me ndjenjën e largpamësisë dhe të lirisë, përherë e gatshme dhe e vendosur të kuptojë nevojat e tyre dhe të ndihmojë ekonomikisht kur e sheh të domosdoshme.
Mashkulli i Shigjetarit nga ana tjetër është shumë i lidhur me familjen nga rrjedh, sidomos me nënën. Edhe për të martesa dhe familja janë aspekte mjaft të rëndësishme të jetës së tij, tek të cilat ai është i prirur të besojë thellësisht dhe të bëjë të pamundurën, me kusht që të mos paraqesin për të kufizime të mëdha, besnikëria absolute sigurisht që nuk është ndonjë tipar i veçantë i tij. Mashkulli i Shigjetarit edukon fëmijët duke mos qenë shumë i ngurtë pa ushtruar shumë disiplinë dhe pa shumë fjalë. Ai u ngulit fëmijëve idetë tradicionale dhe njëkohësisht konformizmin ndja moralit dhe zakoneve të kohës. Mashkullit të Shigjetarit i pëlqen shumë që bashkë me fëmijët të merret e me sport dhe të bëjë jetë të shendetshme në ajër të pastër. اfarëdo të ndodhë ai do të mbetet gjithmonë shumë zemërgjerë me fëmijët dhe me gruan.
Prirjet profesionale të Shigjetarit
Duke pasur parasysh ndjenjën e veçantë dhe të thellë të drejtësisë, karakterin e përzemërt dhe dëshirën pak a shumë të parealizueshme për të ndihmuar të tjerët, si edhe dashurinë për atë që ia bën jetën të këndshme, femra e kësaj shenje bremda mundësive nuk duhet të zgjedhë veprimtari që e kufizojnë duke qënë se nuk i zë vendi vend ajo nuk mund të punojë kurrë e qetë në mënyrë skematike. Profesione veçanërisht të përshtatshme për të janë veterinaria (nga dashuria për kafshët), gazetaria (qe e mundëson të udhëtojë), dekoracioni, mësuesia (sepse di t’u flasë të rinjve), si dhe të gjitha veprimtaritë që lidhen me sektorin publik dhe politikën. Femra e Shigjetarit mund të bëhet avokate e zonja (ngaqë ka ndjenjën e drejtësisë), mjeke, arkitekte, shkencëtare, filozofe, sportiste dhe ta tregojë veten në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ajër të pastër (bujqësisë, etj). Meqënëse mashkulli i Shigjetarit është njeri ambicioz, që respekton traditën dhe jashtazakonisht aktiv, me shpirt aventurieri, temperamenti i tij i përshtaten shumë mirë të gjitha llojeve të punëve që lejojnë udhëtimet, eksplorimin dhe njohjen e vendeve dhe njerëzve të rinj. Ndonëse, duke qenë disi sipërfaqësor në qëndrimin e tij, mund t’i ndodhë shpesh që t’i lërë përgjysmë ato që sapo ka nisur me entuziazmin e tij të lindur. Armiku i tij në punë është natyra e tij e shkujdesur. Kjo gjë e pengon të ketë rezultate të mira, përndryshe do t’i kishte arritur me siguri. Meshkujt e Shigjetarit mund të punojnë si agronomë, avokatë, gjykatës, priftërinj, arkitektë, veterinerë, botues, diplomatë, agjentë udhëtimesh, madje mund të bëhen dhe filozofë të mirë; sportistë dhe këngëtarë etj. Janë dhe organizatorë të mirë dhe të fortë dhe në lojrat mendore si shahu etj. Shigjetarët duhet të përpiqen të merren me punë monotone sepse ato për ta janë shumë të mërzitshme dhe e nxisin pak fantazinë e tyre të shkëlqyer. Një këshillë: përpiquni ta çoni sa më përpara gjithçka që keni nisur.
Shigjetari dhe paraja
Qëndrimi ndaj parasë i të lindurve në këtë shenjë, qofshin femra apo meshkuj, nuk është shumë i ekuilibruar. Optimizmi i tyre mund t’i shtyjë të shpenzojnë më shumë nga çfarë i mban xhepi, për të cilën më pas pendohen. Megjithëse meshkujt e Shigjetarit janë të prirur të kursejnë kur u jepet rasti i investojnë paratë për të blerë shtëpi që e konsiderojnë një pasuri me rëndësi të dorës së parë. Të gjithëve u pëlqen të shpenzojnë edhe për objekte antike, makina dhe kafshë. Femra është e gatshme të shpenzojë për të blerë që i duhet në shtëpi dhe sidomos për orendi të kuzhinës. Shihen me sy të mirë dhe shpenzimet për udhëtime, për argëtime dhe për sport. Shigjetari bën zakonisht dhurata me vlerë dhe me shije, madje dhe blerja e luleve dhe e bimëve bëhet me kënaqësi dhe veç të tjerave, të lindurve në këtë shenjë u pëlqejnë pritjet. Mashkulli mund të harxhojë me gjithë qejf për kënaqësitë e tij dhe për të blerë veshje sportive. Për tu shënuar është se Shigjetarëve u pëlqen rehatia dhe luksi dhe për këtë arsye janë të prirur të jetojnë duke shpenzuar mbi mundësinë e tyre. Marrëdhëniet e Shigjetarit me paranë ndikohen nga pozicioni i Jupiterit, Diellit, Hënës dhe Mërkurit si dhe nga zona e horoskopit ku do të ndodhen këta planetë.
Shigjetari dhe shëndeti
Të lindurit në këtë shenjë meshkuj dhe femra, janë zakonisht njerëz të shëndetshëm dhe marrin veten shpejt pas sëmundjes. Natyra i ka falur Shigjetarit rini të gjatë dhe energji të jashtëzakonshme. Pjesët më delikate të trupit tek të lindurit e kësaj shenje janë: mëlçia, pankreasi, muskulatura, nervi shiatik, bronket, këllçet, kofshët dhe qarkullimi arterial. Sistemi nervor është mjaft i mirë por jo gjithmonë shumë i ekuilibruar. Mund të ndodhë për Shigjetarit t’i mungojë stralli. Shqetësimet më karakteristike që ndeshen shpesh tek Shigjetari janë: ethet e papritura, shqetësimet e presionit dhe shqetësimet në veshka, me prirjen për t’u prekur nga diabeti, reumatizmi dhe azma si dhe tejzat dhe kyçet mund të hasin në probleme. Për fizikun vërtetë të shëndetshëm dhe nevojën e vazhdueshme për lëvizje, të lindurit në shenjën e Shigjetarit parapëlqejnë sidomos sportet në ajër të pastër, që e angazhojnë plotësisht. Padizmi, ecja, tenisi, skija, çiklizmi, golfi, alpinizmi, noti dhe kalërimi shërbejnë sidomos për të qenë në formë të mirë fizike dhe për të shkarkuar tensionin nervor që të lindurit në këtë shenjë priret të akumujojnë. Dieta e tyre nuk duhet të përmbajë elementë ushqimorë dhe pije që mund të sjellin shqetësime në sistemin e tyre nervor siç janë: kafeja, çaji, dhe sidomos alkooli. Ushqimet që i këshillohen Shigjetarit duhet të përmbajnë sadopak yndyrna që të mos pezmatojë mëlçinë. Shigjetarit i bëjnë shumë mirë drithrat e pashkundur, elbi, tërshëra, ndërsa si zarzavate mund të pëlqehen çikoria, grosha e njomë, marulet, qepët, selinoja, panxhari, carangthi dhe lakrat. Mishi këshillohet por më shumë i bardhë, këto duhen ndërtuar me vaj ulliri gjithmonë. Ndërsa për fruta mirë është që të zgjidhen kumbullat, kajsitë, rrushi, qershitë dhe mollët që janë nga ushqimet që Shigjetari i tret më mirë. Shigjetarit i pëlqen çaji me mjaltë shporizi apo bliri që e pi pas dreke, si dhe çaj të lehtë frutash që lehtëson eleminimin e toksinave meqënëse është diuretik. Për Shigjetarin dianmik veprimtaritë në shplodhëse janë të argëtohen me të afërmit dhe me miqtë dhe të zbaviten në udhëtime apo shëtitje në grup. Por edhe një film i bukur apo teatër i mirë do t’i çlodhje Shigjetarët në këtë mënyrë dalin pak nga realiteti jo gjithmonë i pëlqyeshëm. Fshati është patjetër vendi më i përshtatshëm ku Shigjetari i paqetë mund të pushojë dhe të çlodhet.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Preken nga sëmundja e mëlçisë, nga shqetësime të tëmthit nga ethet, nga sëmundjet tropikale, nga probleme të pankreasit, nga acidi urik dhe ekzema.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Do të kenë prirje për tu trashur dhe probleme me vleshkat e mëlçinë me një farë predispozite për diabet.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Do të vuajnë nga shiatiku, artroza dhe nga reumatizmi në zonën e këllçeve, të kofshëve dhe të kyçeve. I ndjeshëm do të jetë dhe aparati i frymëmarrjes gjë që i bën të lindurit Shigjetarë të marrin lehtë bronkit dhe pneumoni.

Planetët që kanë ndikim më të madh tek Shigjetari (meshkuj, femra) janë: Jupiteri padroni i shenjës, Mërkuri, Afërdita (Venera), Marsi.
Vlerat e Shigjetarit
Femra e lindur në shenjën e Shigjetarit e respekton shumë ligjin, është besnike dhe e sinqertë, gazmore dhe e qëndrueshme dhe ka shumë besim në vetvete. Ndjenja e saj e dinjitetit është shumë e thellë, siç është optimizmi i saj, që nuk e braktis as në çastet më të vështira. Ajo femër shumë vitale e cila e përçmon rrezikun dhe përpiqet t’i përjetojë në mënyrë të qetë marrëdhëniet njerëzore. Femra e Shigjetarit ka interesa të shumta. Asaj i pëlqen të ndihmojë të tjerët, edhe pse jo pa një farë mendjemadhësie. Kur bie në dashuri kjo femër di t’u përshtatet shijeve dhe ritmeve të mashkullit që ajo ka zgjedhur, me të cilin dëshiron të shijojë gëzimet e vogla të jetës së përditshme.
Fillimisht themi se mashkulli i lindur në shenjën e Shigjetarit është shumë i sigurtë në vetvete, optimist, dinamik dhe besnik, ndjenja e tij e drejtësisë është e thellë ndonëse subjektive. Ky është njeri që është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët dhe që vështirë se lejon t’i cënohet dinjiteti i tij. Ai është natyrë ambicioze dhe entuziaste që gënjen rrallë, beson tek “e mira” dhe nuk e njeh zilinë. Në dashuri ai është mik i këndshëm, zemërgjerë dhe zemërbutë që ndjek me bindje traditën. Ashtu si femra, edhe mashkulli i shenjës së Shigjetarit e do natyrën dhe kafshët.
Të metat dhe dobësitë e Shigjetarit
Femra e kësaj shenje është jashtë mase këmbëngulëse dhe kur ka besim tek diçka përpiqet me çdo kusht të bëhet pasuese e saj. Kokëfortë dhe kryeneçe ajo nuk dorëzohet as përpara faktesh dhe për këtë arsye vazhdon e bindur se është në rrugë të drejtë. Tutela e saj bie aq shumë në sy saqë kur jep këshilla tregohet tepër e vendosur dhe nganjëherë bëhet e bezdisshme për dëgjuesin. Mërzitja e ndrydh dhe e trondit femrën e kësaj shenje shumë më tepër se femrën e zakonshme. Zëmërata e saj shpërthen me tepri dhe në mënyrë të befasishme, ashtu siç është me tepri dhe sedra e saj e sëmurë. Duke qënë relativisht besnike, femra e shenjës së Shigjetarit, në natyrën e të cilës spikat pasioni, kërkon gjithmonë ta shpëtojë martesën duke respektuar traditën. Nga mungesa e thellë e ndjenjës së humorit dhe sedra e saj e sëmurë femra e kësaj shenje padashur e ekspozon veten ndaj sarkazmës që e godet së tepërmi, e nervozon dhe ajo nuk di të falë. Do të ishte më mirë të mos çante kokë! Por dhe vetë fakti që nuk do ti pranojë gabimet, në fund të fundit kthehet kundër saj, sepse ndodhe që ajo arrin të fajësojë të tjerët për gabimet e saj, duke u bërë kështu jashtë mase e palezetshme. Mospranimi i gabimit ose humbjes, është në një farë mënyre, dobësi shumë karakteristike e femrës së Shigjetarit.
Mashkulli i kësaj shenje nuk është aspak praktik, nuk e ka ndjenjën e të menduarit dhe nuk e njeh durimin, madje as në dashuri. Ai nuk humb kohë duke bërë hyrje të gjata kur flet. Ka një farë dëshire për t’u dukur, nuk i pëlqen të mbetet në hije dhe, ashtu si femra, arrin me vështirësi të ruajë një të fshehtë. Mashkulli Shigjetar mund të jetë shumë xheloz në dashuri, madje dhe dorëgjatë nëse e dyshon se e tradhëtojnë, në martesë përpiqet të jetë shumë autoritar dhe egocentrik, pa u merakosur shumë për dëshirat e femrës. Duke qënë tmerrësisht i sipërfaqshëm mashkulli i kësaj shenje automatikisht dobësohet dhe bëhet i paprekshëm sepse nuk arrin gati kurrë të thellohet në gjendjet e tij shpirtërore apo në problemet e veta. Rrjedhimisht tendenca është që të mos i zgjidhë. Ai i zvarrit ato për shumë kohë, derisa i pëlcasin një ditë si bombë duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Fakti që është pak si tepër “llafazan” nuk e bën mashkullin e Shigjetarit shumë të besueshëm në sytë e miqve kur bëhet fjalë për ruajtjen e ndonjë të fshehte.

Janë të papërgjegjshëm, të cekët, lojacakë, makut, të shkujdesur me fanatizëm filozofik, mungesë takti, hiperaktivitet.
Ekstravagancat e Shigjetarit
Mashkulli i Shigjetarit e ka pisk nëse nuk ndihet në formë. Kjo gjë vërtet e trondit femrën e Shigjetarit e cila nuk pajtohet me asnjë parregullsi në aspektin fizik dhe praktik. Përballë të papriturave ajo reagon keq dhe nuk di të pranojë humbjen me një buzëqeshje në buzë. Për të ka shumë rëndësi edhe pamja e jashtme. Kjo shpjegon edhe pse ajo është kaq shumë e dhënë pas veshjeve. Brenda mundësive do të kishte një palestër të vetën për tu kujdesur për formën e saj fizike. Megjithëse është femër jashtëzakonisht legalitare, ajo mund të dalë mbi rregullat kur ndjen se pavarësia dhe liria e saj e veprimit janë në rrezik. Bestytnia, fillimisht mund ti atribuohet pa dyshim mashkullit të Shigjetarit i cili i beson asaj plotësisht. اuditërisht ai nuk e pranon kurrë se gëzon pozitën shoqërore që meriton; përkundrazi përpiqet ta mohojë dhe nuk dihet përse. Nuk mohohet që mashkulli i Shigjetarit kërkon të bëjë përpara në jetë dhe të arrijë sa më shumë rezultate. Ndoshta kjo ndodh ngaqë ai nuk e shfaq ambicjen e tij dhe nuk do që kjo të merret vesh.
Këshilla për Shigjetarin
Të lindurit e kësaj shenje qofshin femra apo meshkuj, duken njerëz të qetë dhe të fortë por nuk janë vërtet ashtu. Atyre u mungon shpesh dhe forca për të vendosur dhe mund të thuhet se jetojnë në një konflikt midis asaj që dëshirojnë dhe asaj që ndjejnë. Veç kësaj natyra e dyfishtë bën pjesë në natyrën e Shigjetarit që edhe në aspektin shpirtëror mund të jetë ose mistik ose krejtësisht materialist. Zakonisht të lindurit në këtë shenjë duan dhe kërkojnë të drejtojnë tjetrin, por jo gjithmonë arrijnë të kuptojnë se nuk janë në nivelin e duhur dhe u mungon objektiviteti në masën e duhur dhe drejtpeshimi për të kryer rolin e drejtuesit dhe të mbrojtësit. Megjithatë diçka është e sigurtë: ndjenja e drejtësisë tek të lindurit e kësaj shenje është shumë e theksuar dhe e thellë, por çuditërisht bëhet fjalë për një drejtësi të bazuar mbi parime shumë personale që jo gjithmonë përkojnë me zakonet tradicionale. Kjo sjell mosmarrëveshje me të tjerët. Optimizmi gjithashtu bën pjesë në natyrën e Shigjetarit dhe kjo ndoshta është arma e tij fitimtare, për aq kohë sa nuk ka pësuar ndonjë humbje të beftë, kur entuziazmi i tij ia lë vendin pesimizmit pa rrugëdalje dhe identiteti i tij pëson një krizë të vërtetë. Në këtë rast të trishtuar shikojmë se Shigjetari mbyllet në vetvete dhe humbet shkëlqimin. Edhe femra është e ngjashme me mashkullin por ambicia e saj është më e thellë, ashtu siç është ngulmimi i saj, që e ndihmon t’i cojë deri në fund planet. Një kuriozitet: femra është zakonisht një bashkëshorte besnike ndërsa mashkulli është i prirur të mos jetë shumë. Një këshillë së fundmi: Shigjetarë mundohuni të jeni më pak të lëvizshëm!
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur në shenjën e Shigjetarit mund të kenë marrëdhënie të mira miqësore me Dashin e nxituar, me Luanin sepse ia çmojnë besnikërinë, me Peshoren e sipërfaqshme, të cilës i njohin ndjenjën e drejtësisë dhe me Ujorin origjinal, sepse të dy palët i mbajnë sytë nga e ardhmja. Nga ana tjetër ai ka marrëdhënie të mira ndonëse jo pa probleme me Demin e matur, që rrezikon ta mërzisë, me Binjakët e paqëndrueshëm që s’janë shumë të sinqertë për Shigjetarin. Me Gaforren e paqëndrueshme, jo shumë besnike, me Virgjëreshën e ndrojtur, me Akrepin që kërkon të sundojë, me Bricjapin e arsyeshëm dhe të rregullt dhe me Peshqit romantikë do të kenë interesa të përbashkëta por ato i shmangen atij.
Në dashuri: Nga pikëpamja emocionale dhe seksuale Shigjetari mashkulli dhe femra; me Dashin me të cilin i bashkon e njëjta formë, me Luanin e vullnetshëm, me Peshoren dhe me Ujorin, me të cilët ka të përbashkët shumë shije. Ndonëse duket e pamundur ai merret vesh për bukuri me Binjakët që kërkojnë t’i shmangen dhe Shigjetari s’e duron pandershmërinë e tyre, me Gaforren që mezi duron natyrën e paparashikueshme të Shigjetarit, me Virgjëreshën që bën shumë llogari, me Akrepin që është shumë i ndërlikuar në dashuri, me Shigjetarin, me Bricjapin që s’është nxitës dhe me Peshqit që janë tepër të ndjeshëm dhe misteriozë i bashkon Jupiteri planeti i tyre i përbashkët.
Në punë: Në punë ka marrëdhënie të shkëlqyera me Demin, Binjakët, Virgjëreshën, Peshoren, Shigjetarin, Ujorin dhe Peshqit. Me këto Shigjetari ka mundësi të merret vesh dhe për arsyen se ia del mbarë që të dalë fitimtar.
Marrëdhëniet profesionale me Dashin, Luanin dhe Bricjapin i ka shumë të vështira, sepse të lindurit e këtyre shenjave kanë pikëpamje krejt të ndryshme përsa i përket metodës së punë.
Shigjetarët kanë fantazi të shfrenuar, dëshirë shpirtërore dhe përbuzje për materializmin.
Mashkulli ideal për femrën e Shigjetarit
Po qe se do të ishte e mundur shoku ideal të zgjidhej duke pasur parasysh shenjat astrologjike – mashkulli ideal për femrën Shigjetar do të ishte i linduri në shenjën e Luanit. Bashkimi me Luanin që ashtu si ajo është zemërgjerë, kureshtar, i gjindshëm dhe ambicioz mund të quhej gati një bashkim i përkryer dhe i lumtur. Sidoqoftë shoku ideal për këtë femër do të ishte jo vetëm Luani por edhe ai njeri që përtej cilësive të saj më të thella, do të dijë të çmojë shoqërinë e saj të këndshme, interesat e shumëfishta që i japin gjallëri si dhe aftësinë për të sakrifikuar për njerëzit që do, tipike për këtë femër.
Femra ideale për mashkullin e Shigjetarit
Për të përballuar mashkullin e Shigjetarit e për ta dashur vazhdimisht duhet edhe forcë fizike, po të mbahet parasysh dëshira e madhe për të lëvizuar dhe për tu marrë me sport, si edhe drejtpeshimin e tij të thellë. Ky mashkull kërkon gjithmonë pa vetëdije një femër që ta admirojë pa rezerva, që të jetë për të një partnere e apasionuar dhe romantike dhe ashtu si ai jetën bashkëshortore ta jetojë duke jetuar, përveç marrëdhënieve fizike, edhe të gjitha ato gëzime, sado të vogla që u sjell jeta sidomos atyre që dinë t’i vlerësojnë. Pastaj në qoftë se e zgjedhura e tij di të gatuajë mirë, atëherë dashuria e tyre do të ishte një dashuri me “D” të madhe! Shigjetari është mashkulli tipik që të vjen ta zësh për gryke.
Kuriozitete mbi Shigjetarin
Vendet dhe qytetet që përkojnë më shumë me Shigjetarin
Në astrologjinë politike simbolizon drejtësinë, filozofinë dhe fenë janë: Arabia, Australia, Dalmacia, Hungaria, Toskana, Bombej, اikago, Praga, Kremona, Filadelfia, Ravena, Roma, Sirakukza, Shtutgardi, Kelni dhe Budapesti. Në këto vende ai ndihet mirë sepse i përkasin kësaj shenje.
Ngjyrat e Shigjetarit
Ngjyrat e Shigjetarit janë bluja dhe bruzi sepse i përkasin Jupiterit padronit të shenjës. Këto ngjyra harmonizohen me personalitetin e Shigjetarit. Ngjyra e kuqe përkundrazi nuk është fort e përshtatshme, sepse ajo rrit impulsivitetin dhe arrogancën dhe mpin nevojën për lëvizje.
Orët e dashurisë
Për çdo Shigjetar orët e dashurisë domethënë çastet më të favorshme për të shprehur ndjenjat e tyre janë ora 8 deri 9 të dielën, të martën, të mërkurën, dhe të shtunën, dhe në ora 20 – 21 të martën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën. Afërdita, Dielli, Marsi dhe Jupiteri janë veçanërisht të favorshëm në këto orë.

Hajmalia që i sjell fat Shigjetarit është një delfin që ai duhet ta mbajë gjithnjë me vete, mundësisht ngjyrë e kaltër si dhe një unazë argjendi, platini ose nikeli mbështetur nga Jupiteri që e dominon.
Personazhe të lindur Shigjetar
Papa xhovani XXIII, Uolt Disnej, Uinston اurçill, Xhakomo Pucini, Xhani Versaçe, Brus Li, Alberto Moravia, Xhani Morandi, Frenk Sinatra, Maria Kalas, Xhejn Fonda, Rozana Skafino, Xhiliola اingueti, Edit Piaf, Petro Marko, Bethoven, Donizeti, Toulonse Lontrenc (piktor francez), Brad Pit, Britni Spears, Mishel Nostradamus.
Pasaporta astrologjike
Periudha 22 nëntor – 21 dhjetor
Elementi zjarri (shenjë zjarri)
Cilësia i lëvizshëm, i ndryshueshëm
Gjinia mashkullore pozitive
Planeti sundues Jupiteri
Gurët e çmuar zafiri, rubini, turkezi, burzi, anetisti.
Parfumet aroma e zymbylit, jasemini, karafili
Lulet e preferuara Gladiola, lulet e egra, manushaqja, fresia
Ditët me fat e enjte
Ngjyrat e kuqe e purpurt, bojëqielli, e gjelbra, violeti, zeza
Numrat me fat 5, 7, 9, 12, 3
Stili (shumë) i pashëm, (shumë) origjinal ose klasik
Kafshët e tyre kali, delfini, qeni, langor, dreri
Numri planetar 4
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: Gjate e gjere cdo shenje e Horoskopit

DASHI
(20 mars – 19 prill)

DASHI është shenja e parë e Zodiakut, është shenjë zjarri. Mashkullore, themelore, pozitive dhe sundohet nga planeti Mars. ثshtë shenjë krejtësisht misterioze sepse në të përmblidhen të gjitha tipologjitë parësore të zodiakut dhe prandaj është shumë e vështirë të kuptohet. Dashi konsiderohet si shenja e fillimit të jetës dhe që buron nga dy tendenca të vecanta një materialiste dhe një krijuese.

Karakteristika të përgjithshme (mashkulli, femra)
Të lindurit në këtë shenjë janë persona alegro, të gjallë, aventuerierë, energjikë, sypatrembur, të aftë të merren me aktivitete të lodhshme pa treguar lodhje. Janë shumë të fortë dhe të guximshëm, më të guximshmit nga të gjitha shenjat e tjera. Janë ngulmues kur vendosin një qëllim duan ta arrijnë atë me çdo kusht.
Dashi është shenja e parë dhe të lindurit në këtë shenjë janë pothuajse gjithmonë të parët. Shpesh herë ata janë udhëheqës. Doni të filloni një projekt? Merrni në punë një Dash. Ai do t’i mbledhë të gjitha energjitë dhe do t’a verë punën në vijë. Të lindurit dash quhen pionierët e Zodiakut, janë aventurierë dhe s’kanë frikë nga e panjohura. Ngaqë sundohen nga planeti Mars që është planeti i luftës ata janë si Zoti i tyre energjik dhe luftarak, agresiv dhe gjithmonë gati për t’u hedhur në sulm, për të sfiduar këto dhe për të fituar. Të lindurit e kësaj shenje duan të bien në sy. Të nisë diçka kjo është dëshira e madhe e Dashit, se si përfundon ai s’e çan kokën, sepse ata janë shpesh herë optimistë. Janë tipa krenarë të ndjeshëm, të pavarur, tolerues, të gjallë, të vendosur, sundues, zotërues, të qeshur, tërheqës, të padjallëzuar shpesh herë naivë. Janë njerëz origjinalë, aktivë, rezistentë, kapadai, entuziastë, të nxituar, të thjeshtë. Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë besim në vetvete. E duan lirinë janë njerëz të veprimit dhe i frymëzojnë të tjerët me veprat e tyre. Të lindurit në këtë shenjë nganjëherë janë të rreptë deri në ashpërsi. Preferojnë ndryshimet dhe zbavitjet. Duan gjithnjë të përmirësojnë dhe të reformojnë gjithçka; u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes së përgjithshme dhe duan të kenë poste drejtuese.
Nganjëherë impulsiviteti i tyre mund të jetë shkak zhgënjimesh dhe mossuksesesh. Natyra e tyre luftarake i lejon ata ta luajnë lojën me zell dhe gjallëri me dominancë dhe arrogancë. Por ata kanë edhe një të metë shpesh herë e nisin një projekt dhe mund ta lënë përgjysëm për të filluar një tjetër. Në pozicionin e vartësit nuk ndihen mirë dhe s’kanë qejf të urdhërohen por duan të sundojnë vetë. Janë inisiatorë të ideve të reja sepse kanë idenë të shprehen lirisht. Veprojnë gjithnjë instiktivisht. Kanë një anë negative në veprimet e tyre me njerëzit. Shpesh irritohen shpejt nga cektësia e miqve të tyre duke mos kuptuar ndjenjat e tyre. Në nivelin mendor të lindurit dash janë të zgjuar e objektivë. Ju pëlqen gara, sfida, aksioni, por hera herës iu futen sfidave të kota ku pësojnë veç humbje. Shumë nga veprimet e tyre mund të jenë të nxituara por ata nuk pendohen lehtë. Ata janë egoistë duan të jenë gjithnjë të parët pra mos harxhoni kot frymë me ta, janë shumë të paduruar. Ata janë po aq entuziastë në lojë sa edhe në punë. Të lindurit në këtë shenjë s’duhet të kenë frikë, të jenë autoritarë sepse kjo është natyra e tyre. Nëse një dash ndihet i ndrojtur ka mundësi që ndaj tij në fëmijëri të jetë ushtruar dhunë. Këto ngjarje mund ta kenë frenuar atë. Nga ana tjetër këto forca mund të krijojnë një dash autoritar dhe intolerant, pëlqejnë aksionin, sfidat, spontanitetin, ta arrijnë të parët. Urrejnë: të presin, dështimin, tiraninë.

Karakteristikat e mashkullit të Dashit
Mashkulli i lindur në shenjën e Dashit ka tendencë që të jetë në çdo rast autoritar dhe të irritohet lehtë. Pa dyshim, ka një temperament të rrëmbyer, impulsiv, kurajoz, optimist dhe shumë rrallë u jep rëndësi hollësirave. Shpesh ai vihet në telashe serioze, sepse është shumë i bindur që ka të drejtë dhe ky qëndrim e pengon t’u verë veshin këshillave që mund ta ndihmonin. Megjithatë edhe kur mendon se ka dështuar në iniciativat e tij nuk ndalet për tu qarë apo penduar. Përkundrazi rifillon menjëherë kokëulur drejt synimeve të reja. Burri i kësaj shenje i do shumë dhe gjithmonë ndryshimet e çdo lloji dhe është mendërisht shumë i hapur. Në gjykim tregohet pak sipërfaqësor dhe këmbëngulës, kokëfortë dhe orvatet të zvogëlojë vështirësitë deri në mohim.

Karakteristikat e femrës së Dashit
Femra që lind në shenjën e Dashit mund të përcaktohet si egocentrike që zotëron një besim të pafund në aftësitë e veta. Karakteri i saj është i hapur dhe lëkundet ndërmjet entuziazmit të madhe dhe formave të depresionit e mbylljes në vetvete që e bëjnë të duket jo konstante në mënyrën ekzistencës së saj. Mendimi i thellë apo reflektimi nuk është një pikë e fortë e saj. Ajo ka gjithmonë frikë se mos humbë diçka apo dikë. Përpiqet gjithmonë të fitojë jo vetëm dashurinë, por stimën e të afërmit. Kur e ndjen veten të vlerësuar dhe të respektuar ka më pak frikë nga braktisja. Ajo është e aftë për çdo lloj sakrifice dhe sforcimi për të arritur qëllimin e saj, mjafton që ta ketë përcaktuar atë. E ka shumë të zhvilluar kultin e miqësisë dhe prandaj mund të mbështetesh në ndihmën e saj. Ajo është e aftë të sakrifikojnë për miqtë nëse ata kanë nevojë për të. Ajo dëshiron, të njohë, të mësojë sa më shumë në çdo fushë.
Kjo mund ta bëjë të shpërndarë, sepse do të tentojë gjithmonë të mos jepet pas një fushe të veçantë, por të njohë çdo gjë nga pak.

Personaliteti i Dashit
Fjalët kyçe të shenjës të Dashit janë “nesër” dhe “unë jam” dhe janë të dyja të zbatueshme në personalitetin e mashkullit dhe femrës. Energjia e të lindurve në shenjën e Dashit është në të vërtetë e jashtëzakonshme. Por mund të bëhet pothuajse e rrezikshme për ata, sepse ndodh që pa e kuptuar të arrijnë të shpenzojnë të gjithë potencialin dhe energjinë për punë në projektet e shumta që kanë skicuar gjithmonë të torturuar nga frika se nuk do të arrijnë t’i realizojnë të gjitha.
Dashi, pa dyshim, mërzitet kur nuk mund të veprojë, ose kur është në pritje për të vepruar dhe ka nevojë të vazhdueshme të ushqejë egon e tij të fortë me veprime, ose me mungesë të tyre me iluzione. Sigurisht që personaliteti i Dashit nuk u shmanget gënjeshtrave edhe pse më pas i urren ato: kur ka vendosur të gënjejë, di ta bëjë këtë me shumë mjeshtëri, aq sa është e vështirë t’ia heqësh maskën. Shpesh ndodh që i linduri Dash (femër apo mashkull) të mos jetë besnik dhe kjo i detyrohet, para së gjithash faktit që mosbesnikëria arrin të paguajë sqimën, mburrjen e lindur dhe kuriozitetin e padashur të tij.
Të lindurit në dhjetditëshin e parë (21 – 31 mars)
Janë shumë impulsivë dhe arrijnë me vështirësi të kontrollojnë instiktet e veta, sepse kanë të gjitha karakteristikat primare të shenjës.
Të lindurit në dhjetditëshin e dytë (1 – 10 prill)
Kanë dhuntinë e bujarisë, por janë dhe shumë krenarë, sqimtarë dhe ambiciozë, sepse marrin pak nga Luani (shenja e dytë e zjarrit).
Të lindurit në dhjetditëshin e tretë (11 – 20 prill)
Janë më të ëmbël, më të urtë, më të menduar e reflektivë e respektojnë më shumë mendimin e tjetrit, sepse ndikohen nga Shigjetari që është shenja e tretë e zjarrit. Këta janë dhe më të drejtë, më pasionantë, më sentimentalë, por dhe më të mençur.

Dashi dhe dashuria
Në lojën e dashurisë të lindurit nën shenjën e Dashit ata janë gjithë zjarr por dinë të jenë edhe romantikë me partnerin. Në dashuri godasin lehtë sidomos në moshë të pjekur. Disa prej tyre janë besnik kur martohen dhe janë për familje të madhe, për të tjerë dashuria është një problem i dorës së dytë. Në lidhjet personale ata janë të sinqertë, direktë, janë miq bujarë dhe entuziastë. Kanë dëshirë të fortë seksuale që i bën dashnorë pasionantë, por dhe të bezdisshëm. Dëshira e tyre e fortë seksuale i bën Don Zhuanë dhe martesat mund të dështojnë. Në se ty të pëlqen një dash duhet të lidhehs me të me mish dhe shpirt, ndryshe do ta humbësh.
Femra e Dashit në Dashuri.
Femra e shenjës së Dashit në dashuri sillet si një fitimtare e vërtetë, dhe pse tek ajo mbetet gjithmonë një pasiguri dhe frikë se mos dështon në qëllimin e saj. Në martesë synon të luajë një rol mbizotërues dhe udhëheqës. Kur bëhet nënë do që vetëm ajo të luajë rolin e edukatores së fëmijëve. Në periudhën e fejesës mund të ndodhë që tek ajo të alternohen momentet e entusiazmit të madh me momente të tjera refuzimi dhe pasigurie kundrejt shokut të saj. Kjo bën pjesë në temperamentin e saj. Megjithatë dashurinë e jeton në mënyrë shumë pasionante dhe instiktive, sensuale dhe me xhelozi, pa toleruar me një romanticizëm relativ. ثshtë e qartë që në raportin sentimental femra e kësaj shenje mbetet e paduruar, kokëfortë dhe egocentrike. Megjithatë duhet njohur aftësia që ka për të frenuar xhelozinë e saj të pafund dhe nuk përjashtohet të arrijë të bëjë të ndryshojnë mendim, sepse do të sillet në këto raste me një utësi të pafund për të cilin dhe ajo vetë ka gjithmonë shumë nevojë. Në dashuri ajo sillet në mënyrë të vrullshme, të rrëmbyeshme. Por shpërblimet e saj kanë jetë të shkurtër e nuk lënë gjurmë. Përpiqet të zotërojë edhe në jetën e burrit të saj. Ajo di ta jetojë dashurinë me bujari. Burri i saj ideal duhet të dijë ta mbrojë nga vetja e saj dhe nga të tjerët e ta bëjë të ndihet se është në qendër të vëmendjes së tij. Me të ajo do të sillet në mënyrë altruiste, por megjithatë nuk u jep shumë rëndësi kërkesave psikologjike të tij.
Mashkulli i Dashit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, mashkulli i kësaj shenje sillet në mënyrë mjaft posesive (zotëruese) dhe nuk i merr shumë në konsideratë nevojat psikike të partneres së tij. Edhe ai si femra është i vrullshëm dhe entuziast, gjithmonë shumë instiktiv dhe nganjëherë thuajse primitiv por edhe prepotent, dyshues dhe shumë polemist. Temperamenti i tij është shumë sensual, pasional dhe tepër vital; të kërkon të konsiderojë femrën që dashuron si një pronë të tij. Ai është xheloz por mundohet ta fshehë dhe arrin të duket thuajse indiferent, në të vërtetë ai vuan në heshtje pasojat e xhelozisë, dhe për asnjë arsye nuk do të pohojë nevojën e lindur për t’i kushtuar si vëmendje të vazhdueshme, sepse e konsideron si një simptomë dobësie. Në raportin e çiftit ai vendos gjithë kokëfortësinë e tij; ndihet shumë nevoja që ka për t’iu imponuar gruas së tij dhe për të arritur atë që ka parapërcaktuar. Ai di të fitojë duke u munduar të duket në sytë e të zgjedhurës tamam siç do ta dëshironte ajo, veçse pastaj ai është shumë xheloz, sedërmadh por edhe grindavec. Ai i përshtatet me vështirësi dhe është relativisht i paaftë për t’u thelluar, duke qenë sipërfaqësor, ai nuk preokupohet shumë për dëshirat e nevojat e femrës që dashuron. Seksualisht mashkulli i shenjës së Dashit sillet në mënyrë të shëndetshme, të zjarrtë, pa sfumatura dhe butësi. Me shoqen e tij mund të jetë shumë bujar ose jashtë mase koprac; pra mashkulli i lindur në këtë shenjë nuk njeh dhe rrjedhimisht nuk zbaton asnjë rrugë të ndërmjetme. Mund të ndodhë që të rrëmbehet shumë nga puna dhe në këtë rast çifti e kalon pa brejtje të ndërgjegjes jetën.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 mars)
Përmbledh të gjitha karakteristikat e shenjës.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 prill)
Do të ketë në dashuri tipologji të Luanit që vijnë nga shenja pasuese e zjarrit, tipike për Luanin.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 prill)
Janë më të ëmbël, më sentimental por edhe më të mençur sepse merr karaketeristika nga Shigjetari (shenjë tjetër e zjarrit).

Dashi në miqësi
Të lindurit në shenjën e Dashit në miqësi ata janë besnikë dhe këmbëngulës për të zgjatur një mëri. Gjithë këto cilësi dhe difekte kontradiktore i bëjnë të lindurit e kësaj shenje shumë tërheqës vetëm sepse ndryshojnë nga të tjerët. Kush i do Dashi nuk mërzitet.
Femra e Dashit në miqësi (shoqëri)
Femra e shenjës së Dashit është zakonisht një mikeshë shumë e mirë, gjithmonë gati për të ndihmuar në momente e nevojë, por mund të përpiqet të imponohet dhe jo gjithmonë di të sillet në mënyrë diskrete. Si mikesh mund të jetë pak invaduese dhe pse e bën pa keqdashje apo shpirtligësi. Femra e kësaj shenje jepet pa u menduar gjatë, me shumë vrull, por shpesh pëson zhgënjim nga i afërti, gjë që e plagos thellësisht, mbasi ajo nuk e pret. Edhe pse pëson zhgënjim nga ndonjë raport miqësor ajo nuk ndryshon qëndrim: miqësia ka shumë rëndësi për të. Gjithmonë në kërkim të miqve të rinj ajo do të hedhë prapa krahëve eksperiencat negative. Femra e shenjës së Dashit si mike përpiqet të jetë jo vetëm mbështetje por edhe udhëheqëse.
Mashkulli i Dashit në miqësi
Edhe mashkulli e ka të theksuar ndjenjën e miqësisë edhe pse shumë më të dobët se ajo e femrës së kësaj shenje. ثshtë një mik ideal dhe bujar, që megjithatë nuk duron ta kundërshtojnë. Me miqtë ai është mjaft sedërmadh dhe i mbetet hatri shpejt. Një mashkull i kësaj shenje nuk e tradhëton kurrë mikun, por gjithnjë largohet pa idhënë shpjegime për sjelljen e tij, në qoftë se do të ndihet i zhgënjyer dhe kur vë re se nuk e kanë kuptuar duke krijuar një mur që do të mbetet i parrëzueshëm.

Dashi në familje
Femra e shenjës së Dashit nuk ka një ndjenjë të theksuar për familjen ku ka lindur, ndoshta sepse ka ndodhur shpesh që të ketë patur një fëmijëri me probleme në familje, me mungesë vëmendjeje dhe dashuri fakt që e shtyrë të ndihet si një peshë në familjen e saj. Përkundrazi, familja që ajo do të krijojë, do të ketë një rëndësi shumë të madhe për të dhe mbi të gjitha femra e kësaj shenje do të bëjë gjithçka për të qenë një nënë e mirë, një mikeshë e mirë për fëmijët e saj me të cilët sillet në mënyrë autoritare dhe një çikë e paduruar.
Mashkulli i shenjës së Dashit përkundrazi duke qenë shumë i dhënë pas punës, për t’u dalluar si ia sugjeron ambicja e tij, shpesh nuk është i pranishëm në familje. Megjithatë ai mundohet të jetë një mik i mirë për bijtë e tij, duke ia lënë nënës edukimin e tyre. Me fëmijët ai është ose shumë autoritar ose që u lejon çdo gjë; dhe ky fakt vjen nga mungesa e lindur e ndjenjës së masës. Gjithashtu, duke qënë njeri shumë i sigurt për opinionet e tij, do të pranojë me vështirësi ato të fëmijëve, nëse këto do të jenë të ndryshme. Me familjen ku ka lindur do të mbajë një raport të mirë, edhe pse do të jetë pak i shkëputur dhe jo i ngrohtë.
Prirjet profesionale të Dashit
Nëqoftë se të lindurit e shenjës së Dashit merren me sport thyejnë rekorde shpesh herë, në qoftë se i kushtohen artit janë elektikë dhe me fantazi.
Femra e lindur në këtë shenjë nuk e duron rutinën, monotoninë, disiplinën e tepruar do të përpiqet gjithmonë të sigurojë një punë të pavarur që i pëlqen, pra një autonomi maksimale si dhe mundësinë për të qenë e para në sektorin që ka zgjedhur. Për atë janë të përshtatshme profesionet e lira, artet figurative nëpërmjet të cilave mund të shprehë krijueshmërinë e vet si dhe të gjitha aktivitetet që kërkojnë energji dhe dinamizëm si për shembull të gjitha veprimtaritë sportive. Karakteristika këto që bëjnë pjesë në personalitetin akti dhe entuziast të kësaj femre. Duhet të ketë kujdes për mos harxhuar shumë energji edhe në punë.
Mashkullit të shenjës së Dashit sikurse femrës i pëlqen të jetë i pari dhe nga natyra kërkon të jetë “kapo”. Me karakterin e tij energjik mund të bëhet një avokat apo politikan i zoti, dhe një sipërmarrës i pavarur i mrekullueshëm. Mund të kenë rezultate të dukshme edhe në profesione që presupozojnë kërkime si: mjekësi, kirurgji, fizikë dhe astronautikë. Por mund të bëhen dhe piktor, aktor, shkrimtarë, skulptorë, atletë, eksploratorë, marinarë, aviatorë, liderë dhe ushtarë të zotë.
Një këshillë: të lindurit në këtë shenjë nuk duhet të lejojnë që në punë të tërhiqen nga rrëmbimi dhe padurimi.

Dashi dhe Paratë
Të lindurit në shenjën e Dashit qofshin meshkuj apo femra kanë një mënyrë për teprim më shumë nga shfaqjet e tyre dhe kështu janë dhe kundrejt parave. Ata mund të jenë shumë kopracë ose shumë bujarë, pa masa të ndërmjetshme. Dashi me gjithë maturinë e tij, me vështirësi akumulon fate të mëdha sepse mbetet gjithmonë i shpërndarë. Ata shpenzojnë me kënaqësi për të gjithë, për gjërat që mund të bëjnë jetën më komode dhe më të lehtë ose punën më të shpejtë; ata do të shpenzojnë madje me kënaqësi për të bërë udhëtime ose për të blerë ndonjë makinë.
Po ashtu ndërmjet një objektivi të modës dhe diçkaje antike, ato do të zgjedhin të parin edhe po të mos jetë i domosdoshëm. Duke qenë njerëz të prirur ndaj së ardhmes, kjo zgjedhje është shumë e kuptueshme. Në raportin me paratë ndaj Dashit ndikon pozicioni i Hënës dhe i Diellit domethënë në cilin pozicion të horoskopit do të ndodhen Hëna dhe Dielli.

Dashi dhe Shëndeti
Të lindurit e kësaj shenje si meshkuj dhe femra janë të përgjithësi të shëndetshëm gjithmonë në gjendje për të rifituar shpejt formën e tij të zakonshme fizike pas sëmundjeve dhe vuajtjeve. Koka është pjesa më delikate e Dashit, pra truri, fytyra, sytë dhe veshët por mund të vuajnë edhe nga veshkat, stoomaku, mëlcia, zemra. Të lindurit e kësaj shenje kanë mungesë kalciumi dhe potasi. Në fakt dhëmbët i kanë delikat dhe kockat e dobëta. Sytë i kanë shpues dhe të shndritshëm. Nëse kanë dhembje në sy mund të përdorin kajsitë për t’ia larguar sadopak dhembjen. Shpesh njerëzit e kësaj shenje kanë ethe të forta por me kohëzgjatje të shkurtër, e marrin veten shpejt. Ju këshillohet sporti për të zbutur tensionet nervore dhe për të gjetur një ekuilibër të mirë. Duhet të dalin në ajër të pastër për të furnizuar me oksigjen trupin dhe trurin. Ushqimi për Dashin duhet të jetë i paisur me kalcium, i domosdoshëm për dhëmbët dhe kockat, që me moshë do të bëhen gjithmonë e më të dobët, me potas dhe proteina që gjenden në mish, vezë, djathra dhe sojën, kontornot me thjerrëza, qiqra, fasule të bardha, rrepa, qepë, lulelakër janë më të mirat. Këshillohen boronicat që ndihmojnë sytë dhe lëngu i agrumeve që ka shumë vitaminë C. këshillohet të shmangin ushqimet me yndyrna. Mëlçia e tyre delikate nuk duhet sforcuar me ushqime të rënda as me pije alkolike. Do të ishte mirë të bënim bizita në muzeume në ekspozita ose duke dëgjuar muzikë. Femrat e Dashit çlodhen duke qëndisur jashtë në ajër të pastër. Për pushime rekomandohen më shumë mali dhe fshati sesa deti.
Dhjetëditshi i parë (21 – 31 mars)
Preket më shumë nga ethet e shkurtra por të forta si dhe nga shqetësime të aparatit gjenital.
Dhjetëditshi i dytë (1 – 10 prill)
Janë të ndjeshëm në veshkat, ndaj të ftohtit dhe në grykë. Mund të kenë probleme hepatike dhe shkak të tensionit nervor.
Dhjetëditshi i tretë (11 – 20 prill)
Mund të jenë subjekt nevralgjik i problemeve me dhëmbët dhe me aparatin gjenito – urinar.

Planetet që ndikojnë kryesisht tek Dashi janë Marsi, Urani dhe Dielli.

Vlerat e Dashit
Femra e lindur nën shenjën e Dashit është e vendosur, e zjarrtë, shpesh optimiste një krijesë që di ti përballojë prapësitë e jetës pa u qarë.
Ajo është kurajoze, depërtuese, shumë idealiste, një zonjë shtëpie shumë e mirë, që kur do di të frenojë xhelozinë e saj të pafund dhe dëshirën për të mbizotëruar; një femër që sigurisht nuk është nga ato që shkojnë me llogari dhe që përpiqet gjithmonë të krijojë në jetën e saj në çdo fushë. Duke u mbështetur në operativitetin e saj të jashtëzakonshëm, ajo di të përdorë inteligjencën e saj të madhe, në punë ka shumë interesa dhe një sens të thellë dinjiteti; është e zgjuar dhe e zonja, e përzemërt dhe e dhënë pas përparimit të drejtë.
Mashkulli i kësaj shenje është shumë energjik, i vendosur, i guximshëm, plot iniciativë, optimist, këmbëngulës dhe një punëtor që nuk njeh lodhje dhe vështirësi. Janë dinamikë, të shpejtë, entuziastë e të dashur. Në dashuri ai di si të transformohet me gjithë impulsivitetin e tij, në një partner të butë, kur ëmbëlsohet nga përkushtimi dhe përkëdheljet e gruas që do. Personat e zhvilluar kanë një intuitë të mirë.

Të metat dhe dobësitë e Dashit
Femra e kësaj shenje është mjaft kapriçioze, kokëfortë e kryeneçe. Mund të jetë edhe grindavece, që irritohet lehtë e çrregullt dhe e shkujdesur; mund të grindet lehtë, është hatërmadhe dhe shpesh i mungon diplomacia. ثshtë një grua e pavarur dhe shumë autoritare. Këto dy karakteristika mund të komplikojnë raportin e saj në çift, nëse shoku i saj do të bënte gabimin që të përpiqej ta ndryshonte. ثshtë e prirur për të përballuar pengesat me shumë vrull dhe frontalisht. Kjo mënyrë mund t’i sjellë shumë rreziqe dhe dështime. Do të ishte mirë të kishte më shumë durim dhe diplomaci. Femra e lindur Dash nuk përballon problemet e së tashmes, të cilat kur mbeten pazgjidhur mund të zmadhohen dhe madje të bëhet të pazgjidhshme. Kjo mbi të gjitha mund të ndodhë me shëndetin.
Mashkulli i lindur në shenjën e Dashit mund të arrijë në një agresivitet të tepruar, thuajse pa e kuptuar, që mund ta çojë madje dhe në provokacione. ثshtë tip inatçi, kapadai, pothuajse gjithmonë e tepron me manifestimet e intolerancës dhe këmbënguljes. Ai kërkon privilegje në jetën e çiftit duke rrezikuar kështu mirëkuptimin dhe marrëveshjen me partneren. Tendenca e tepruar për kritikë mund ta çojë lehtë në pesimizëm ndaj të ardhmes. I mban me shumë vështirësi premtimet, sepse harron fjalën e dhënë, veçanërisht në gjëra të vogla. Mashkulli i kësaj shenje bëhet i dobët për shkak të natyrës së lindur të tij që piqet dhe nxjerr me vështirësi mësime nga jeta, ai do t’i përsërisë gabimet e tij shumë herë, aq sa shpesh arrin në pleqëri me plot brejtje të ndërgjegjes për gjëra ose persona që i kanë ikur nga duart për faj të tij. Në përgjithësi i linduri i Dashit është i pakuptueshëm, prandaj pëson shpesh aksidente më shumë se të tjerët madje dhe nga më banalet.

Ekstravagancat e Dashit
Femra. Origjinaliteti i femrës së lindur nën shenjën e Dashit shprehet me supersticionin e tepruar dhe me dashurinë për sportet mashkullore dhe shumë luftarake. Ajo nuk e duron kurrë afrimin me një njeri për të cilin nuk ndjen simpati; kjo sjellje është krejt irracionale dhe instiktive, sikurse dhe fakti që ajo nuk është tolerante as për problemet që lidhen p.sh. me trafikun qytetar apo kundrejt një pengese të papritur që e detyron të heqë dorë nga një projekt i saj.
Mashkulli i kësaj shenje me karakterin e tij dominues manifestohet edhe kundrejt disa objektivave të veçanta nga të cilat nuk do të hiqte dorë kurrë apo nuk do t’i jepte hua. Këto janë objekte që lidhen me emocione të thella ose me vende që i kujtojnë diçka të bukur. ثshtë shumë supersticioz dhe i bindur se ka gjëra dhe persona të mund të jenë negativë ose shumë pozitivë për të.

Këshilla për Dashin
Si femrat dhe meshkujt e kësaj shenje kanë prirje të mendojnë se mjafton kurajo në jetë për t’ia dalë mbanë mirë, por nuk është gjithmonë kështu. Janë shumë të nevojshme dhe reflektimet për të njohur gabimet që pastaj t’i korrigjosh. Por këtë një njeri i shenjës Dash vështirë se mund ta arrijë. Për të mirën e tij ai duhet t’i imponojë vetes një farë disipline në veprime dhe të mos reagojë gjithmonë sipas impulseve të tij. Shpesh mund të jetë tepër egoist dhe për të arritur qëllimin e tij arrin të harrojë kë ka përreth dhe madje atë që do me gjithë shpirt, duke rrezikuar të bëjë gabime e dëme që pastaj, edhe po të dojë, nuk do të arrijë të riparojë as me vullnetin më të mirë. Shenja e Dashit është padyshim plot me kontradikta dhe kjo i detyrohet faktit që përmbledh vlerat dhe efektet e të gjitha shenjave të tjera. Megjithatë ekziston një karakteristikë që i bashkon të gjithë: të paktën në një sektor të jetës: Dashi do të bëjë gjithçka për të qenë i pari dhe për t’u konsideruar më i miri. Të lindurit e kësaj shenje kanë privilegjin me të vërtetë origjinal për t’u konsideruar si “foshnja e përjetshme” madje dhe kur plaken mbeten të çuditur dhe të çorientuar e aq më keq nuk janë të aftë të pranojnë pleqërinë me qetësi dhe si një eveniment krejt të natyrshëm. Përkundrazi ata që dinë ta kthejnë këtë në një periudhë pozitive, mund të bëhen udhëheqës shumë të mirë dhe pika të vlefshme referimi për të rinjtë. Një këshillë: ju që keni lindur në shenjën e Dashit mundohuni t’i keni gjithmonë në konsideratë hollësirat që janë të rëndësishme dhe kur nuk duket si domethënëse.

Kombinimi i Dashit me shenjat e tjera
Në miqësi: Të lindurit e shenjës së Dashit do të kenë një mirëkuptim dhe miqësi të mirë me Demin e durueshëm sepse kanë të përbashkët sensin praktik; me Binjakët e gjallë, tek të cilët magjeps e papritura; me të disponueshmen Virgjëreshë, me Peshoren e ëmbël dhe me Shigjetarin, hijeshinë dhe nurit të të cilit i nënshtrohen, me Akrepin inteligjent të cilit i adhurojnë thellësinë psikologjike, kundërveprimin dhe autokontrollin, me Ujorin origjinal tek i cili vlerësojnë inteligjencës dhe autokonvencionalizmin, përveç nurit të magjishëm. Raporti i miqësisë mund të rezultojë i vështirë me Luanin prepotent, tepër autoritar, me Gaforren dyshuese tepër të pavendosur, me Bricjapin e ftohtë, tepër të ashpër dhe që llogarit çdo gjë dhe me Peshqit që largohen sepse kështu do të lëndojnë Dashin me ndjenjën e tij për të dominuar.
Në dashuri: Sentimentalisht dhe seksualisht meshkujt edhe femrat e Dashit do të kishin raporte më të qeta më të shtruara më të hapura me të lindurit e Demit ose të Gaforres. ثmbëlsia e Gaforres është për Dashin shumë tërheqëse. Edhe me Akrepin nuk do të linin shumë probleme. Me Luanin dhe Shigjetarin do të shkonin mirë sepse janë të tre shenja zjarri. Përkundrazi, do të ishte i pamundur një mirëkuptim me Bricjapin se është iftohtë dhe pak i ndjeshëm, me Peshqit që janë shumë të pakapshëm, me binjakët që në dashuri janë të pabesueshëm, jo besnikë. Vështirë edhe me Peshoren.
Në punë: Përshtatje optimale kanë me Luanin, Virgjëreshën, Shigjetarin, Ujorin sepse me këto shenja Dashi ka të përbashkët dashurinë për punën dhe cilësitë që do të kompensojnë difektet e tij. Diskutimi sigurisht nuk është i lehtë me Bricjapin, Binjakët, Peshoren dhe Gaforren sepse mënyra e mendimit dhe metoda mund të krijojë divergjenca të mëdha.

Mashkulli ideal për femrën e Dashit
Para së gjithash nga i zgjedhuri prej femrës së shenjës së Dashit kërkohet një ndërshmëri dhe besnikëri e pakushtëzuar. Duhet të jetë një shok bujar dhe plot ngrohtësi, por edhe pak xheloz që të mos i mungojë kurrë kurajo dhe ndjeshmëria. Për këtë femër ka shumë rëndësi që të ketë një besim të verbër në shokun e saj. Gjithashtu ajo ka nevojë gjithmonë edhe pse s’e pohon për një mbështetje të fortë që e kërkon më mënyrën instiktive tek shoku. Duhet tëjetë i hapur, disponibël por jo mbytës. Ai duhet të dijë si ta mbrojë.

Femra ideale për mashkullin e Dashit
Mashkulli i kësaj shenje do të parapëlqejë të ketë përkrah një shoqe të jetë elegante por që të mos bjerë shumë në sy. Përkundrazi të jetë e matur, e devotshme, inteligjente por që të mos e pëlqejë polemikën. Partnerja e tij nuk duhet kurrë t’i vejë në dukje aftësitë e saj intelektuale. Për mashkullin e Dashit ka shumë rëndësi të jetë e sigurtë për besnikërinë absolute të gruas që ka zgjedhur, ai nuk do ta falë gruan e tij as për “zbavitjen” më të vogël. Ai do që të ketë edhe një raport miqësor me gruan e tij.

KURIOZITETE PER DASHIN
Vendet që preferon Dashi
Vendet dhe qytetet që i përshtaten më tepër të lindurit në këtë shenjë që në astrologjinë politike simbolizon iniciativën, veprimet e dhunshme, revoltat dhe regjimet diktatoriale janë: Gjermania, Anglia, Japonia, Palestina, Peruja, Polonia, Siria, Napoli, Padova, Verona, Krakovi, Berlini, Marseja dhe Firenceja. Në këto vende dhe qytete të lindurit nën shenjën e Dashit do të ndiheshin më mirë sepse janë vende që u përkasin të njëjtave shenja zodiakale.
Ngjyrat e Dashit
Të lindurit në shenjën e Dashit, veçanërisht gratë parapëlqejnë të kuqen për veshjet e tyre. Kjo ngjyrë nuk këshillohet sepse thekson impulsivitetin mjaft të dallueshëm të kësaj shenje dhe prirjen për agresivitet. Do të jetë mirë, përkundrazi që të parapëlqehet bluja në vend të së kuqes ose e kaltra të cilat janë ngjyrat që sjellin qetësi dhe sinqeritet.
Orët e dashurisë
Për çdo të lindur nën shenjën e Dashit orët e dashurisë, pra momentet që konsiderohen më të favorshme për të shprehur ndjenjat e veta janë: ora 12 deri në 13 ditën e dielë, e hënë, e mërkurë dhe të enjte, ose 24 deri në orën 1 e diel, e hënë, e enjte dhe e premtne.

Dielli, Jupiteri, Hëna dhe Afërdita janë veçanërisht të favorshëm për shenjën e Dashit dhe janë drejtuesit e këtyre orëve.

Hajmalia që i sjell fat Dashit është një kokërr qelibari ta mbajë me vete kudo të varur diku. Ndërsa unaza që sjell fat është një unazë hekuri, argjendi, nikeli ose platini, sepse këto elementë konsideron dhe planeti Mars që është zot i të lindurve nën shenjën e Dashit. Guri i çmuar me fat diamanti. Tërheq dashuri, sjell suksese financiare dhe fat.
Disa kuriozitete të kësaj shenje
Karlo Rubia, اarli اaplin, Arturo Toskanini, Leonardo da Vinçi, Van Gogu, Bismarku, Bahu, Fan Kurajani, Kartezio, Gregori Pek, Sara Simeoni, Nilde Loti, Klaudia Kardinale, Mina, Beti Dejvis, Hajdeni, Gogoli, Valeria Marini, Russell Crou, Adolf Hitler, Genta Ismaili, Selin Dion

Pasaporta astrologjike
Periudha 21 mars – 20 prill
Elementi Zjarri
Cilësia Kardinale pozitive, themelues
Gjinia Mashkullore
Planeti sundues Marsi
Gurët e çmuar Rubini, diamanti, kalamiti
Parfumet e tyre Parfumet e forta, intensive, manushaqe.
Lulet e preferuara Trëndafili, lulemustaku, barbarosa
Pemët, bimët Shega, bredhi i kuq, ahu, pisha, qepa
Ditët me fat e martë, e enjte
Ngjyrat e preferuara e kuqe, e purpurt dhe bluja
Numrat me fat 1, 3, 5, 9 (për lojra)
Stili kazual dhe klasik
Numri planetar 5
me gjatse kaq smundej:)
te lumshin duarte triumfi
 

VAL

Antarë i ri
Akrepi eshte nje shenje e ndjeshme e vecante dhe shume sencacionale. Kushdo qe ka miq me kete shenje duhet te sillet me shume delikatese.
:puthdore:
 

sensuu

sweet
V.I.P
po ne te virgjereshes nuk ta punojme prapa kraheve......na ka ofenduar:p
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Akrepët janë radarë të vërtetë dhe kur dikush ju zë rrugën bëhen nevrikë dhe të rrezikshëm. Janë sypatrembur dhe për ta një humbje sot është thjeshtë një fitore nesër. Njerëzit e lindur nën Akrepin janë shpesh të heshtur, të rezervuar, por fshehin pas një karakter të mbyllur, një shpirt ironik e therës (thumbues) që shfaqet në momentet më të rëndësishme. Janë vullnetfortë dhe kanë aftësi për të treguar diplomacinë, shijen për misterin dhe tendencën për të gërmuar në gjërat dhe situatat. Janë emocionalë poër kurrë nuk i tregojnë emocionet e tyre, i fshehin ato nën koracë. Janë shumë hakmarrës dhe brutal me ata që i zemërojnë dhe i mashtrojnë. Jo, keto jane pallavra nuk pranohen, jo, jo lol .
 

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
sqeka shenja ime ktu ncncnc mkan pa e lexu horoskopin
 
Top