Gjashtë vjet mbi varrin e të zotit

cent

...Lontano
Qeni është i njohur si një prej kafshëve më besnike të planetit, por një qen i rrallë mund të thyejë çdo rekord të besnikërisë.
2ih2fmd.jpg
Një pastor gjerman, i quajtur nga pronari i tij i ndjerë “Kapiten”, prej gjashtë vitesh nuk largohet nga varri i ish-pronarit të tij, argjentinasit Miguel Guzman, i cili ndërroi jetë në vitin 2006.
xp817t.jpg
Në të gjithë këtë kohë, Kapiteni 13-vjeçar largohet vetëm për t’u ushqyer dhe pirë ujë, për të qëndruar më pas natë e ditë roje mbi varrin e ndodhur në varrezat publike të qytetit të Vija Pazit.

I ndjeri e bleu qenin si një dhuratë për djalin e tij në vitin 2005, por pas një viti pësoi një infarkt vdekjeprurës.

Pas funeralit, në të cilin Kapiteni ishte i pranishëm, të afërmit panë se si pastori u zhduk prej tyre.

Askush nuk e dinte se ku ndodhej qeni, deri në vizitën në varreza disa javë më pas, ku kafsha u pa duke qëndruar mbi varrin e Guzmanit.
2h4eqg5.jpg
Ndonëse familjarët u përpoqën ta rikthenin në shtëpi, qeni refuzon të bëjë diçka të tillë, duke zgjedhur të qëndrojë përkrah pronarit të tij të pajetë.

Në këto kushte, e vetmja gjë që mund të bëjnë anëtarët e familjes Guzman për qenin e tyre besnik, është ta vizitojnë vazhdimisht për t’i dhënë ushqim, deri në momentin që ai nuk do të bashkohet sërisht me pronarin e tij.
161c10k.jpg
/tch
 

Attachments

  • 2ih2fmd.jpg
    2ih2fmd.jpg
    27.6 KB · Shikime: 8
Titulli: Gjashtë vjet mbi varrin e të zotit

Per kete mileti, tan mileti enderrojne te kene dike afer me besnikeri te qenit :bum
 
Pe: Gjashtë vjet mbi varrin e të zotit

:( sa mprekin keto gjera... hec e thuj qe qeni eshte vetem nje kafshe
 
Back
Top