Gjashtë metoda natyrale si të largosh dhimbjen e kokës

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 6:43 / 3.06.2015

gjasht-euml-metoda-natyrale-si-t-euml-largosh-dhimbjen-e-kok-euml-s_hd.jpg


Dhimbja e kokës është shumë shqetësuese për miliona njerëz në ditët e sotme. Por ekzistojnë shumë metoda natyrale për largimin e shpejtë të dhimbjes së kokës.

1. Pini ujë
Shpesh dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit. Prandaj mundohuni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës si dhe të merreni me sporte ujore.

2. Copa akulli
Vendosni një qese me copa akulli në ballë për të lehtësuar dhimbjen e kokës, kjo për shkak se akulli përmirëson qarkullimin e gjakut në atë zonë dhe zbut dhimbjen e kokës. Asnjëherë mos e aplikoni akullin direkt në lëkurë, por gjithmonë të mbuluar me një qese ose pëlhurë.

3. Ujë i nxehtë
Vendosni një borsetë me ujë të nxehtë në pjesën e pasme të qafës, pasi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe largon dhimbjen.

Gjithashtu nëse keni dhimbje koke kronike mund të vendosni këmbët në ujë të nxehtë çdo darkë para gjumit, gjë që ndikon në uljen e dhimbjes së kokës

4. Limon
Limoni është shumë efikas në kurimin e dhimbjes së kokës. Pinë ujë të vakët të përzierë më lëng limoni të shtrydhur. Në të mund të shtoni edhe kripë natyrale himalajesh që ka shumë minerale, si edhe, nëse ju pëlqen, edhe pak lëng frutash të shtrydhur të freskët.

5. Molla
Si molla ashtu edhe uthulla e mollës ndihmojnë kundra dhimbjes së kokës, pasi kthejnë balancën normale acid-alkaline në organizëm. Provoni të hani çdo mëngjes mollë të spërkatur me pak kripë natyrale, si për shembull kripë himalajesh, kripë hawajane ose kripë Indie, të pasura me minerale. Gjithashtu mund të pini ujë të vakët me disa lugë uthull mollë në të për të larguar sa më parë dhimbjen e kokës. Mund ti shtoni ujit me uthull molle edhe pak lëng limoni dhe mjaltë.

6. Gjethe menteje
Gjethja e mentes ka veti qetësuese dhe ndihmon kundër dhimbjes së kokës. Hidhni një lugë gjethe menteje të grirë në një gotë me ujë të nxehtë dhe lëreni për rreth 10 minuta. Më pas pijeni si çaj. Gjithashtu me gjethe menteje të bluar mund të masazhoni muskujt rreth qafës për lehtësimin e dhimbjes së kokës.
 
Titulli: Gjashtë metoda natyrale si të largosh dhimbjen e kokës

Keshilla të mira , por mu nuk më bën efekt asigja deri sa
pushon vetvetiu .
 
Titulli: Gjashtë metoda natyrale si të largosh dhimbjen e kokës

1. Pini ujë
Shpesh dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit. Prandaj mundohuni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës si dhe të merreni me sporte ujore.

Efekti me i madh eshte nese uji pihet ne mengjes, akoma pa ngrene asgje. Minimumi 3 gota cdo dite.
 
Titulli: Gjashtë metoda natyrale si të largosh dhimbjen e kokës

Efekti me i madh eshte nese uji pihet ne mengjes, akoma pa ngrene asgje. Minimumi 3 gota cdo dite.

Po ti se di kur do kesh dhimbje koke.
Pse ti pishe kot .
 
Titulli: Gjashtë metoda natyrale si të largosh dhimbjen e kokës

Mua koka me dhemb kryesisht nga stresi i punes, e s'ka gje t'me bej derman derisa te perfundoj ate qe kam ne dore.. Gjthss do i provoj njeher keto metoda . :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top