Gjarpri me i madh i te gjitha koherave

braziljania

Anëtar i Nderuar
Gjarpri që kishte ndjellë frikë dhe tmerr për krokodilët dhe breshkat para dhjetëra milionë vitesh. Të gjitha ata ishin vetëm një meze për kafjall, drekë ose darkë.

Bëhet fjalë për gjarprin me emrin latin “Titanboa cerehonenzis”, përkatësisht për Boan gjigante të Cerehonit, sipas emrit të një miniere në veri të Kolumbisë ku kohë më parë u gjetën mbeturinat fosile.

Zbulimin mbrëmë në Floridë e prezantoi ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtar. Boa gjigante ishte e gjatë të paktën 13 metra, kishte peshuar 1.200 kilogram, kurse trupin e kishte të gjerë të paktën një metër. Ajo ka jetuar para 60 milionë vitesh, kur planeti ende këndellej nga goditja e asteroidit që shkaktoi asgjësimin e dinosauruseve dhe të qenieve të tjera të gjalla. Shkencëtarët në këtë minierë zbuluan mbeturina të fosileve të 28 gjarpërinjve të këtij lloji. Titanboan, si gjarpër më i gjatë që ka jetuar ndonjëherë në Tokë e zëvendësoi Gjigantofisi, që para 39 milionë vitesh e banonte Egjiptin dhe ishte i gjatë deri dhjetë metra. Prej gjarpërinjve të sotëm më i madh konsiderohet një lloj i gjarprit – Piton që arriti gjatësinë deri nëntë metra.


spekter*
 

Attachments

  • Gjarpri_me_i_madh_i_te_gjitha_koherave.jpg
    Gjarpri_me_i_madh_i_te_gjitha_koherave.jpg
    46.3 KB · Shikime: 16
Titulli: Gjarpri më i madh i të gjitha kohërave

Ansa: Rocco Sifredi shprehet se ai ia kalon per gjatesi ketij gjarperit.
 
Miku më i mirë i njeriut është… ujku

gruajaujku-lajmi.jpg

Ndonëse janë e njëjta familje me qentë, ujqit nuk njihen për ndonjë raport miqësor me njeriun.

Në natyrë, ata zhvillojnë një jetë të egër dhe shpesh paraqiten agresivë, por nëse arrin të fitosh miqësinë e tyre, mbeten shokë për tërë jetën.

Kështu treguan imazhet e publikuara në 'youtube' nga një e përditshme britanike, që ndoqi rikthimin e një gruaje që kishte bashkëjetuar me ujqit për dy vjet, në kampin e tyre.

Pasi e panë pas disa jave mungese, ujqërit e një parku zoologjik në Norvegji iu vërsulen me entuziazem, filluan ta lëpinin në fytyrë nga kënaqësia dhe nisën të luanin me kujdestaren e tyre.

Sjellja, ishte madje e pazakontë edhe për një qen, që rrallë tregohet kaq i afrueshëm me njeriun.

Kujdestarja i ishte përkushtuar studimit dhe ushqyerjes së ujqërve në dy vitet e fundit dhe ajo rikthehej në park pas dy muajsh pushime. ..//top-channel.tv


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


gruajaujku1.jpg


gruajaujku2.jpg


gruajaujku3.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Miku më i mirë i njeriut është… ujku

thon me mir te kesh nje qen (ujk ne kte rast) shok sesa te kesh nje shok qen...:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top