Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë

Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë
228.jpg

اdo vit, shumë persona janë të detyruar të bëjnë një transfuzion gjaku dhe ata janë të varur nga dhuruesit e gjakut, ndërkohë që nevoja për gjak shtohet gjithnjë e më shumë.


Aktualisht, po studiohet një projekt i rëndësishëm për krijimin e gjakut artificial, duke u nisur nga qelizat embrionale njerëzore.
Një ekip parisien, i kryesuar nga profesori Lyk Duai, e ka provuar këtë metodë te një vullnetar, njëkohësisht dhurues i qelizave embrionale dhe marrës i rruazave të kuqe.

Qeliza! embrionale janë marrë nga palca qelizore e dhuruesit e pastaj janë kultivuar në një mjedis të përshtatshëm, të pasur me faktorë rritës. Tre javë më vonë, efekti i marrë ishte ai që pritej: Këto qeliza, të shumëfishuara, u bënë rruaza të kuqe, të gatshme për transfuzion.

Pastaj, me shumë sukses, me një efikasitet të krahasueshëm me atë të një transfuzioni klasik, është zhvilluar autotransfuzioni. Rruazat e kuqe janë injektuar në gjakun e vullnetarit dhe kanë qenë po aq jetëgjata sa rruazat e kuqe “klasike”. Kjo metodë eviton problemet me mungesën e gjakut që vjen nga dhurimi e infeksionet virale e për pasojë, është edhe një hap i rëndësishëm përpara i mjekësisë moderne.
Ky studim duhet të ndiqet nga të tjerë, në shkallë më të gjerë.

Mendohet që në vend të qelizave embrionale të nxjerra nga shtylla kurrizore, të përdoren qelizat e gjakut të kërthizës, si një alternativë efikase dhe e shpejtë, duke u nisur edhe nga aftësia e tyre e madhe e shumëzimit. Atëherë, po shkohet drejt një burimi gjaku pa kufi? Ndërkohë që jemi në pritje, ende nevojiten dhuruesit e gjakut.botashqip.com
 
Pe: Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë

Me ne fund nje lajm vertet i mire :(
 
Pe: Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë

Kush e di sa do kushtoje kjo gje,dhe si rrjedhoje jo cdokush do kete mundesine ta bleje,keshtu qe do kthehemi tek gjaku origjinal,me dhurim normal:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back