Gjakmarrja krimi që shënon rritje në numër

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
GJAKMARRJA KRIMI Qث SHثNON RRITJE Nث NUMثR.
Statistika. Ministria e Drejtësisë dhe Open Data Albania: 2009 më shumë krime se 2007 apo 2008.
Tre muaj e fundit krimet për gjakmarrje bëhen më çnjerëzore.
Shkodra, rrethi ku gjakmarrja nuk respekton as Kanunin.

Gjakmarrja – Viti 2009 rritje të rasteve, 2010&2011 vrasjet bëhen më të rënda më çnjerëzore. Gjakmarrja ose Ngujimi është një fenomen kriminal për fat të keq ende prezent e në rritje ne vendin tone. Si një traditë e trashëguar nga drejtësia primitive, fenomeni i gjakmarrjes ne dy dekadat e fundit ka dëshmuar rast pas rasti e ne tërësi edhe defekte te luftës kundër kriminalitetit dhe mosbesimin qe ka komuniteti ndaj policisë dhe drejtësisë. Vitet nëntëdhjetë si vite me kriminalitet te larte dhe ne rritje u shoqëruan me një numër të madh vrasjesh në emër të vetgjyqsisë dhe anarkisë. Jo pak raste të vrasjes për gjakmarrje u riaktivizuan pas disa vendimeve gjyqësore me masa dënimi minimale ndaj autorëve që kishin kryer krime të rënda. Edhe fenomeni ku persona të kërkuar për krime të rënda ndaj personit, të pa arrestuar janë gjetur nga familja e viktimës e janë ekzekutuar në emër të drejtësisë mesjetare, kanë qenë jo të pakta.
Gjakmarrja në vitet 2000 më “mizore” se në Kanune. Në emër të drejtësisë kanunore në njëzet vite janë kryer krime të cilësuara për gjakmarrje por të pabazuara në zgjidhjen e të drejtës kanunore (Kanuni i Lekë Dukagjinit; Kanuni i Skënderbeut; Kanuni i Labërisë). Kështu vrasja e një gruaje për shpagimin e krimit të kryer nga i biri, marrja e gjakut tek fëmijë të parritur, ekzekutimi i një kleriku apo vendimi për gjakmarrje pa pleqësi janë forma që përkojnë me thyerje të rënda edhe të së drejtës sonë të pashkruar që përkon me rregullime të shekujve të mëparshëm. Për shkak të lëvizjeve qytetare, ndërgjegjësimit social, forcimit të rendit dhe sigurisë në vend në vitet 2004 – 2007 ky lloj krimi pati një rënie sipas statistikave zyrtare. Një analizë e Open Data Albania konfirmon se në 2009 numri i krimeve dhe çështjeve penale të gjykuara për gjakmarrje ka pësuar rritje ndërsa ngjarje të 2010-ës dhe fillimit të 2011 shënojnë ashpërsim të formës së ekzekutimit për gjakmarrje.
Ligji Penal në RSh. Kodi Penal në RSh ka 3 nene që parashikojnë krime/vepra penale që lidhen me fenomenin e Gjakmarrjes. Përkatësisht janë Neni 78/2 Vrasje me paramendim për gjakmarrje; Neni 83/a Kanosje serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje; Neni 83/b Nxitje për gjakmarrje.
Open Data Albania: Numri i vrasjeve për gjakmarrje po rritet. Në total në harkun kohorë 2004 – 2009 janë dhënë nga Gjykatat 117 vendime të formës së prerë për çështje që lidhen me gjakmarrjen dhe janë dënuar 94 autorë.
OD Albania: Në gjashte vite çështje gjyqësore për vrasje për gjakmarrje janë 106, ndërsa të dënuar për vrasje për gjakmarrje janë 83 autorë. Viti me më shumë vendime penale për gjakmarrje është viti 2004 me 28 çështje. Viti me më shumë autorë të dënuar për gjakmarrje është vitit 2006 me 22 autorë. اështjet gjyqësore për gjakmarrje kanë shënuar rënie në harkun kohorë 2004-2008 dhe më pas rritje në vitin 2009.
Vrasje për Gjakmarrje. Sipas Open Data Albania, çështje të proceduara dhe të përfunduara me vendim forme të prerë nga gjykatat për veprën penale vrasje për gjakmarrje neni 78/2 janë si më poshtë:

2004 27 çështje 6 autorë 2005 21 çështje 17 autorë 2006 18 çështje 19 autorë 2007 13 çështje 14 autorë 2008 12 çështje 15 autorë 2009 15 çështje 12 autorë Totali 106 çështje 83 persona Në total janë njëqind e gjashtë çështje dhe të dënuar si vrasës për gjakmarrje janë tetëdhjete e tre persona. Viti 2009 ka numër më të lartë çështjesh se dy vitet pararendës 2008 me 13 çështje dhe 2007 me 12 çështje.
Kërcënimi për Gjakmarrje, imponimi për tu ngujuar. OD Albania publikon se pas rregullimeve në Kodin Penal shqiptarë domethënie ka marrë edhe procedimi i personave që kërcënojnë për gjakmarrje, persona përgjegjës për ngujimin e familjeve shqiptare. Numri i çështjeve të proceduara dhe përfunduara sipas nenit 83/a “Kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje” në gjashtë vite është dhjetë çështje:

2004 1 çështje 0 autorë 2005 4 çështje 4 autorë 2006 2 çështje 3 autorë 2007 1 çështje 1 autorë 2008 0 çështje 0 autorë 2009 2 çështje 2 autorë Totali 10 çështje 10 persona Nxitës për gjakmarrje. Një tjetër vepër panele e konsideruar e lidhur me gjakmarrjen është edhe veprimi kriminal që parashikohet në nenin 83/b të Kodit tone Penal “Nxitje për gjakmarrje”. Pothuaj çdo vrasje apo kërcënim i bërë për gjakmarrje në kontekstin social ka nxitës dhe bashkëpunëtorë që stimulojnë shpagimin e një krimi nëpërmjet ekzekutimit të autorit apo të afërmve të tij. Ky fakt i dukshëm në kontekstin shoqëror dhe i shfaqur në pasqyrimin mediatik nuk gjen mishërim në qëndrimin e organit procedues gjatë hetimit të vrasjeve për gjakmarrje. Në harkun kohorë të viteve të fundit ky nen është aplikuar vetëm në një rast. Ndërsa rrethi i personave që nxisin për shpagim të një krimi nëpërmjet vrasjes është tejet i madh.
Raste të rënda 2010 dhe 2011.

Tetor 2010, Vrasja e Klerikut.
E drejta e pashkruar kanunore konsideron krim të rëndë dhe dhunim të gjithë komunitetit vrasjen e një kleriku (person i dedikuar fese). Në datën tetë shtator 2010 në Shkodër një njëzet e një vjeçar Mark Njemza vrau me armë zjarri pistoletë njëzetenëntë vjecarin Dritan Prroni i njohur nga mbarë komuniteti shkodran si Pastor pranë kishës “Fjala e Krishtit”. Njemza autor i krimit deklaron se kishte vrarë për gjakmarrje pasi në 2005 xhaxhai i viktimës i kishte vrarë të vëllanë. Krimi i rëndë u konsiderua i papërshtatshëm edhe nga komuniteti konservator që njeh dhe pranon mentalitetin e shpagimit nëpërmjet gjakmarrjes për dy arsye: së pari viktima ishte një klerik (pastor) kategori që sipas të drejtës zakonore nuk “bie në gjak”, dhe së dyti lidhja e viktimës me krimin e shpaguar ishte e largët, gjakmarrje për një veprim të kryer nga xhaxhai.
Janar 2011. Vrasja nga një i mitur, prokuroria “neglizhon” nxitësit e krimit.
Ndërrimi i viteve në qytetin verior të Shkodrës është shënuar me një vrasje tronditëse për gjakmarrje. Ekzekutori i krimit është një pesëmbëdhjetëvjeçarë me inicialet I. Sh i cili vetëm dy orë përpara mbërritjes së 2011 ka qëlluar me armë automatik një tridhjetëvjeçarë me emrin Albert Dhampiraj. Pesëmbëdhjetëvjeçari ka kryer krimin për të “marre gjakun” e babait të tij të vrarë vite më parë nga viktima. Aktualisht edhe pse i mitur autori mbahet në ambientet e paraburgimit në Shkodër. Per rehabilitimin e tij, si nje i mitur i gjendur perprara nje presioni te rende emocional e social per humjen e te atit nuk eshte programuar ndonje mase gjyqsore nga drejtësia ne rrethin veriore. Prokuroria e rrethit Shkoder ka formuluar akuzën e pranuar nga i mituri pa zgjeruar rrethin e hetimit tek persona nxitës të mundshëm, apo bashkëpunëtore në kryerjen e krimit apo në sigurimin e armës nga i mituri. Në bazë të nenit 83/a përgjegjësi penale në raste të tilla kanë edhe familjarët apo rrethi shoqërorë që ka nxitur autorin, për më shumë në moshë të mitur të vrasë për gjakmarrje./opendata
 
Pe: Gjakmarrja krimi që shënon rritje në numër

Esht nje aket per te ardh keqe sepse ne vend te shuhesh po rritet me shum ne vendin ton ndodhin motive vrasjesh per motive te ndrysheme ku gjakmarrja ngjitet nje shkall e me siper gjithmon dhe e pa falshme , jo me kot kemi dhe ate shprehjen gjaku lahet me gjak, nga nje ane nse vret do te vrasin, nse i ben keq dikujt dije se nje dit do ta kthej , por me keq me vjen kur per motive gjakmarrjeje vrine persona te pafajshem qe skan pas lidhje ne vrasje i varsin vetem se esht vllai i tij apo babai a nena e tij sic ndodh ne shumicen e kohe dhe ate qe vrasin e bejn vrasjen dhe ua len te tjerve ne kurriz mjer njerzit e shkret thuaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top