Gjak sintetik (artificial)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pas tre vjetesh ndoshta njerezit qe kane nevoje per gjak nuk do te duhet te presin nje dhurues per te shpetuar.

Shkencetaret angleze kane zhvilluar nje projekt qe parashikon prodhimin e gjakut sintetik nga qelizat embrionale. Ky ekspermient ka bere buje ne mbare boten dhe vetem pas 3 vjetesh do kryhet eksperimenti i pare tek nje vullnetar. “Gaku sintetik” eleminon rrezikun e infeksionit dhe ai prodhohet nga disa qeliza embrionale qe derivojne nga embrionet e perfituara in vitro.
Projekti do te udhehiqet nga profesori Marc Turner i Universitetit te Edinburgut. Ky zbulim mund te rezultoje shume i rendesishem per personat qe aksidentohen dhe kane nevoje urgjente per gjak. Gjithashtu, zbulimi mund te revolucionarizoje rrjetin e mbledhjes se gjakut qe aktualisht varet vetem nga vullnetaret.
Kerkuesit do te testojne embrionet njerezore te perfituara nga fekondimi in vitro per te gjetur ata qe gjenetikisht mund te zhvillojne grupin 0- qe eshte edhe grupi dhurues universal. Ky grup qe eshte nje nga me te rrallet pasi gjendet ne rreth 7% te popullsise por fale zbulimit te bere se fundmi mund te prodhohet ne sasi te medha pasi qelizat embrionale jane ne gjendje te shumohen pa limit ne kushtet laboratorike. tCH
gjaku.jpg
 
Titulli: Gati projekti per gjakun sintetik

E degjova dhe un kete lajm :) goxha interesant ..
 
Titulli: Gati projekti per gjakun sintetik

Do jet nje gje fantastike te behet gjak sintetik...sepse eshte krize e madhe gjaku neper spitale
 
Gjaku artificial, prodhohen rruazat sintetike


Endrra e shkencetareve per te prodhuar gjak njerezor ne kushte artificiale, duket se eshte shume prane realizimit.

Studiuesit nga University of California Santa Barbara dhe University of Michigan kane arritur te prodhojne ne laborator qeliza mimane te cilat permbajne karakteristikat kryesore te gjakut njerezor pasi arrijne te transportojne oksigjenin.

Ky studim mund te pasohet nga zhvillime te rendesishme ne shkencen e mjekesise. Publikimi eshte bere ne revisten Proceedings of the National Academy of Science PNAS. Kerkuesit jane otimiste, pasi sipas tyre, funksionet kryesore te rruazave te kuqe jane transporti i oksigjenit ne te gjithe trupin dhe qelizat e reja sintetike e kane treguar kete aftesi deri ne masen 90 %.

Keto qeliza jane shume te ngjashme me rruazat e kuqe jo vetem ne forme por edhe ne funksionet qe kryejne. Ky zbulim eshte pasoje e punes dhjetra vjecare ku ne te shkuaren, shkencetare te ndryshem kane arritur rezultate te pjesshme.
•tch•
 
Titulli: Gjaku artificial, prodhohen rruazat sintetike

Ishalla esht siç thon kto do jet lajm i mir! :)
 
Titulli: Gjak sintetik (artificial)

Them se kjo do jete nje gje shume e mire... Jo vetem nga pakica e gjakut neper spitale, por ato edhe nuk do kene infeksione (sikur edhe infeksionet me te vogla qe mund te gjenden tek ai i dhuruar nga njerezit).
 
Titulli: Gjak sintetik (artificial)

Gjaku për transfuzion nga qelizat ame te embrionit
Grupi i gjakut 0 Rh negative, i cili është shume i rralle dhe te cilin e kane vetëm 7 te popullatës se botes, do te mund te prodhohet nga qelizat ame te embrionit, te cilat mbesin si teprice gjate procesit te fekondimit artificial.
Ekspertet do t’i testojne embrionet per te pare se a jane te percaktuar gjenetikisht te kene grupin e gjakut O Rh negative. Ne kete menyre ky grup i rralle i gjakut do te prodhohet ne sasi te pakufizuar, pasi qe qelizat ame kane aftesi te vazhdueshme te ndarjes.
Detajet tjera për këtë hulumtim nuk janë bere te ditura, pos qe projektin do ta realizojnë shkencëtarët nga Universiteti i Edinburgut.

Radio Vala Rinore
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top