Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

con_uk

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


---------- Post added at 13:08 ---------- Previous post was at 11:51 ----------

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

bukur e bejne ket kengen e fundvitit top channeli...
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

shum e bukur sidomos ajo pjesa me cifteli ;)
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Sme pelqeu shume sivjet... Nga te gjitha me ka pelqyer ajo e Dhjetor 2007.
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Mua me ka lene mbresa kenga e 2003...ndoshta ngaqe mbetet fund viti i fundit qe kalova atje, per momentin.
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Me pelqeu shume shume kenga kete vit...sidomos ajo pjesa ne fund ku digjet shqiponja me flake ,love it
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Cuna e goca, du me ju tregu nje ngjarje prekese, te dhimbshme por edhe perplot krenari. Ketu e 12 vite me pare ca cuna dhe cupa te ketij vendi, ne nje nder betejat me te pergjakshme te asaj kohe ku rane deshmore mbi 20 cuna dhe u plagosen me shume se 80 cuna e cupa, nder ta edhe Indrit Cara nga Shqiperia, per dite te tera i kan kendu kenget: Xhamadani vija-vija dhe Besa -bese, besen ta kam dhene, ne llogoret e luftes nen percjelljen e krismave te pushkeve dhe zjarrit te armikut. Me besoni se armiku ato dite ishte shume i trazuar nga ajo qe ndodhte dhe ajo qe krijonte jehona e kenges ne ato gryka mali. Ndjeje keqardhje qe nuk pati ato dite nje kamer dikush se jam i bindur se do ngelej histori e rralle ku cunat dhe gocat me kenge ne kup te qiellit trishtuan armikun shumhere me te fuqishem. Cdo ushtar i asaj vije fronti i kujton me krenari ato dite ku perkunder vrasjeve, luftes, humbjeve dhe fitoreve kenga nuk ndalej dhe ne fund te gjithe kishin zerin e shterrur dhe amaneti i deshmoreve dhe i te plagosurve qe largoheshin nga vija e frontit ishte: Mos e ndalni kengen! Dergoni ne vend amanetet e kenges!E pra cuna e goca, kenga le te jehoje e mos te ndalet por beni sadopak dicka qe amaneti i kenges te shkoje ne vend.

<font color="#0000ff">
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Mua me pelqeu kenga e TOP MEDIA....Si cdo vit bejne kenge te bukura....
 
Pe: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

po ,po house fare e kishin bo...kot fare.
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Kenget i bejne mire çe do se nuk ndihmojne vendin, se per te kenduar, e qajne po ç'vlera ka!!!
 
Pe: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Nuk pelqen remiksimi qe i ka bere top media..e ka larguar nga origjinalia,.nga ajo cka perfaqson ne vetevete,..kenga,..
Me pelqeu shume postimi i kitrres,.:),..personalishte me pelqen shume e kenduar nga grupi "Iliret".
.

[video=youtube;4lSWBiAZ-38]http://www.youtube.com/watch?v=4lSWBiAZ-38[/video]
 
Titulli: Pe: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Nuk pelqen remiksimi qe i ka bere top media..e ka larguar nga origjinalia,.nga ajo cka perfaqson ne vetevete,..kenga,..

Llogjikisht nuk mund te dilnin e te kendonin kengen origjinale duke qene se sdo egzistonte dora e top medias ndryshe.

Te ishte per te degjuar kengen origjinale, nuk e merrte njeri mundimin te benin nje re-make te saj. :)
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Kenget i bejne mire çe do se nuk ndihmojne vendin, se per te kenduar, e qajne po ç'vlera ka!!!

Kush nuk e ndihmon vendin?
Kenget qe ben top media apo vete top media?
 
Pe: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

E bukur sh kenga
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Kush nuk e ndihmon vendin?
Kenget qe ben top media apo vete top media?

اokollate kenget dhe fjalimet qe mbajne çdo fundvit duke premtuar nje vit me te mire ne vazhdim ne nje kohe kur nje pjese e popullsise nuk ka buke per t'u shtruar ne tryeze femijeve, ndersa te tjere kerkojne pak drejtesi ne nje shtet te padrejte sepse ju kane vrare prinder e ju kane shkaterruar familje.

Ka kaq shume probleme ne Shqiperi e dashur, dhe keta kendojne e recitojne per te lumturuar momentalisht popullin. Gjithandej jane te rendesishme Krishlindjet dhe Viti i Ri por nkuk jane televizionet te perqendruara ne ta per 2 muaj perpara dhe 2 muaj pas festave.
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Mese dakort me ty, ka mijra probleme ne Shqiperi dhe kete e di shume mire duke qene se jetoj ne te.
Megjithate, nuk mund te besh me faj nje staf qe kendon nje keng njehere ne vit nderkohe qe 364 ditet e tjera te vitit nxjerrin ne pah problematikat e ketij vendi dhe ata qe duhen fajsuar.

Problemi me i madh ne teori eshte nxjerrja e fajtorit sepse gjykimi supozohet qe do behet shume me lehte.
Ndersa ketu tek ne eshte pikerisht ajo faza e cuarjes se fajtorit deri perpara gjykates dhe me pas gjykimi i tij ne baze te ligjit me e veshtira.
Sepse e dashur Elushe, nga maskarenj te tille vine te gjitha pasojat duke perfshire ketu edhe pabukesine nder popullsi, si rezultat i papunesise.

Por, ajo qe ndoshta harron apo ngaterron ti eshte se Top Media eshte thjesht nje media dhe jo nje Gjykate.
Deri me sot o e ka ngritur zerin stafi i top media-s per problemet ne Shqiperi o se ka ngritur njeri tjeter.
Keto i them bazuar ne ato qe me shohin syckat perdite. :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Te kuptoj e pajtohem me ty, ishte ai mllefi i çastit qe kisha dhe komenti im drejtohej te gjitheve e jo vetem Top Media's. Nder te tjere, fajsoj edhe Top Median ne Shqiperi per faktin qe Shqiperia po rri ne vend dhe nuk po perparon - ose me sakte po perparon por po ecen mbi uje te ngrire qe thyhet me shume me ç'do hap qe mer. Mediat ne Shqiperi me duken tejet te politizuara dhe i tille eshte bere edhe populli. Nuk ekzistojne me shqiptaret por jane te majte ose te djathte. Ky mesazh, ndonese nuk ka ardhur nga vete mediat shqiptare, eshte perhapur me ane te tyre. Ka depertuar aq thelle saqe edhe nje femije 8/9 vjeçar (ose edhe me i vogel) rritet duke permendur Berishen apo Ramen.

Mediat kane nje rol kryesor ne zbardhjen e te vertetes dhe ne Shqiperi, per fat te keq, nuk ekziston paanesia ne media. Neper gjykata, eh kete s'po e zgjas shume sepse e kam pare me sy te mi qe nuk ekziston nje sistem i duhur, ne fakt nuk ka sistem fare. Gjithekund ndodhin "ujdite" mes dy paleve (prokurori dhe krimineli) por jo aq hapurazi sa atje. Ke lekun, i qepet goja tjetrit...gjykates a çfaredo te jete. Eshte krijuar nje fare adhurimi politik saqe nuk mund te çash ne asnje fushe sepse konkurenti yt, i cili eshte demokrat dhe momentalisht e djathta ka dy qeverite (lokale dhe shteterore) perparon me shume se ty sepse ti po paguan taksat e tua dhe taksat e tij.

Ndoshta jam pakez jashte realitetit Shqiptar sepse u be nje kohe e gjate qe nuk kam banuar atje ama e vizitoj rregullisht per arsye personale e pune...dhe shpesh me vjen zor kur vete atje me kolege te huaj...padrejtesia ben MUUUUU porsa te ulesh ne Rinas.
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

Shume dakort me ty, media ate detyre ka, ta percoje zerin e popullit cdo dere apo karrige qeverie.
Nje e vetme kunder te gjithave nuk mund te beje shume pa patur minimalisht nje mbeshtetje nga qeveria.
Te pakten nuk lodhen duke i perseritur gjerat deri sa fjala e tyre te shkoje ne nje vesh jo dhe aq te shurdhet.

Por hej...sic e the edhe ti, gjithandej vetem ujdi ka, ndaj sado te flase populli apo top media, po si deshi kokrra e qefit qeverise, do lodhim kordat vokale kot.

Realiteti Shqiptar eshte vertete per te ardhur keq.

Une personalisht eci gjithmone me mendimin qe nje popull e meriton plotesisht qeverine qe ve mbi krye!
Ujku qimen e nderron por zakonin se harron kollaj!

Kshu edhe qeveria jone.
 
Titulli: Gezuar nga top media- xhammadani vija vija

me pelqeu perqasja qe u beri chocolate fenomeneve qe lene sh per te deshiruar ne Shqiperi .ne jemi me fat qe nk prekemi nga fatkeqesite natyrore ,se ato behen dhe me madhore kundrejt politikes qe duhet hartuar per tu ardh ne ndihme vendit dhe popullit ,,,Por ajo cka pohoi me lart elushe e ka nje shtyse ,dhe them qe do u kete bere pershtypje me sh.rubrika gossip ku perflitet me shume levrimi gjinive qe kendohen apo i ndryshimi stilit te jeteses dhe makiazhit te artisteve sesa u jepet rendesi te hollave qe investohen nga keta kengetare qe cirren dhe qe edhe ne playback mbase synojne qe te kontribuojne disi permes sponsoreve te tyre ne projekte qe karakterizohen nga ndjenje e holle e humanizmit dhe jo tua mbathin thembres ...Topi sidoqe te jete e ka nje fismeri te madhe :le hapesire per te shprehur mendimin e lire ne cdo dimension te medias dhe masmedias ,lejon dhe shkopin e kamzhikut te vije e te leh si zdap para autoriteteve civile ,mjaft qe masa popullsise te dije se deri ne c'grade mund te arrije politika me mjetet qe sipas tyre justifikokan qellimin.Kam kupt.se perballe intensitet.te deponuarit te aksidenteve ,incidenteve apo spiunimit te rasteve flagrante si ne edic.fiks fare ku gjithcka merr trajten e nje filmi historik sa producente te medhenj po ndertojne skenare filmik dhe teatral :aktoret e tjere politik transformohen ne milingona qe sapo dalin nga ajo foleze sbejne tjeter vec sjellin shi me gjyma.KU FLENE KETA DEPUTETET TANE ? faleminderit TOPIT per keto 10 vjet pune kolosale dhe pse skam qene nje fanatike ne ndjekjen e programacionit te saj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top