Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kush mund të jetë veprimi më idiot që mund të bëjë një person pasi ka pirë benzinë (që duhet thënë se dhe ky fakt nuk shfaq inteligjencë)? Të ndezë një cigare.

Për fat të keq nuk do të ketë mundësi të tregojë eksperiencën e tij Gary Allen Banning, nga Havelock, Karolina e Veriut (SHBA), i cili mbeti i vrarë në një aksident që duhet thënë se është tejet i rrallë.

Sipas një ndërtimi të ngjarjes që është bërë nga ekipi hetimor, Banning kishte shkuar në kuzhinë për të pirë diçka, por gabimisht kishte kthyer një gotë benzinë.

Ai e vuri re këtë gabim dhe u rrëkëllyer të pështynte një pjesë të asaj që kishte gëlltitur, por sado që u përpoq, pjesa më e madhe e karburantit gjithsesi mbeti në bark.

Vetëm pas pak çastesh, Banning vendosi të ndizte një cigare: benzina që kishte ende në gojë dhe veshjet e tij menjëherë morën flakë, duke e transformuar atë në një “pishtar njerëzor”.

Zjarrfikësit dhe mjekët ndërhynë shpejt pasi u lajmëruan, por për Banning ishte tepër vonë pasi ai gjeti vdekje tr5agjike, si pasojë e djegieve të rënda që kishte marrë.

B:botashqip
 

Attachments

  • 438.jpg
    438.jpg
    21.1 KB · Shikime: 1
Last edited by a moderator:
Pe: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

Budallallek i dhimbshem..
 
Pe: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

Eh medet...
 
Pe: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

Keto quhen legjenda urbane qe kane nje moral dhe morali i kesaj eshte no smoking
 
Pe: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

i shkreti cfare paska bere paska mar veten ne qaf lol
 
Titulli: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

edhe kete duhet me e besu tani ?
 
Re: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

Gjynah vallai
 
Titulli: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

Cmos bene vakia n'ket dynja. Eh sa ma kujtoi nje barsolete:

Zoteriu ne telefon: I nderuar z. mjek. Tek ne eshte ndalur rryma dhe gruja ime ne vend se te pij sirupin qe e keni porositur ju ka pire benzinen qe kishim per gjenerator.

Mjeku: E cfare po ndodhe tash?

Zoteriu ne telefon: Doli ne oborr dhe po sillet rreth e qarke shtepise. Cfare te beej te lutem?

Mjeku: Mbyll dyert e oborri ?

Zoteriu ne telefon:Mbyllur jane! Po pastaj?

Mjeku: Mos u beje merak se kur ti shpenzohet benzina do ndaloje :P
 
Titulli: Pe: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

Keto quhen legjenda urbane qe kane nje moral dhe morali i kesaj eshte no smoking

Tamam legjenda urbane ...per sensibilizimin anti duhan.

Ka pire benzine...dhe mire e bukur ndez dhe nje cigare pak me vone duket çudi...
 
Titulli: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

burning-man-1_0.jpg



article-2108418-11FA5F33000005DC-322_233x375.jpg

Se si pine gabimisht keta njerzit e pastaj si pa lidhje ndezin cigare....se marr vesh
 
Titulli: Gëlltit gabimisht benzinë, ndez një cigare dhe shpërthen në flakë

Ku i ka pas mend...nuk ja ka ni eren benzinit a?

Budallak mas budallaku!!!
 
Back
Top