Gazi i lopëve shkakton shpërthim në Gjermani

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gazi metan i çliruar nga lopët e qumështit shkaktoi një shpërthim në një barrakë lopësh në Gjermani, bëri të ditur policia vendëse. اatia e barrakës u dëmtua dhe një nga lopët u plagos nga shpërthimi pranë qytetit Rasdorf në Gjermaninë qendrore.

72561443_a882c2b4-9890-4ed4-952f-d42ed22e39d9-320x180.jpg


Për shkak të gazrave të krijuara nga 90 lopë qumështi në barrakë, u krijua një përqendrim i lartë i gazit metan. Pastaj një shkëndijë elektrike solli ndezjen e gazit dhe shpërthimin e tij me zjarr, forca e të cilit solli dëmtime në çati.

Shërbimet e emergjencës shkuan në fermë dhe morën kampionë gazi për t’i testuar për të parë nëse ka rreziqe në të ardhmen. Lopët besohet se emetojnë deri në 500 litra gaz metan çdo ditë.

G.shqip
 
Titulli: Gazi i lopëve shkakton shpërthim në Gjermani

Pastaj thone qe weganet jetojne me gjate pffff
 
Titulli: Gazi i lopëve shkakton shpërthim në Gjermani

Ky do quhej më mirë sulm vetëvrasës :P Ose po tentohet të krijohet ndonjë bomb atomike nga lopet, bash teori konspirative :D
 
Back
Top