Gazetari i The Independent i quan italianët “hipokritë”

eGo0sTyle

System Engineer
Italia-300x154.jpg

Një vend ku të gjithë sillen miqësisht dhe të buzëqeshin, por që në fakt është i dominuar nga dinakëria dhe amoraliteti. The Independent ka botuar në Londër, ketë të hënë një artikull të gjatë për Italinë dhe italianët ku shqyrton mënyrën e jetesës së qytetarëve të këtij vendi. Duke iu drejtuar mijëra bashkatdhetarëve të tij, të cilët në ditët e fundit janë duke u përgatitur për të lënë Britaninë, e për të udhëtuar drejt Italisë për pushime, ish korrespondenti i Romës, Peter Popham bën thirrje që britanikët të mos I nështrohen sjelljeve të shtira dhe shpesh herë klishe të italianëve.
Sipas gazetarit britanik, bashkëkombasit e tij e duan italinë jo vetëm për diellin, për verën apo për kodrat dhe kodrinat toskane. Ai thotë se mjafton një javë për të kutpuar që vyrtytet që u njihen italianëve nga britanikër dhe karakteristika e tyre, nuk janë gjë tjetër veçse një maskë e pastër hipokrizie.
Një buzëqeshje nga larg e italianëve ndaj të huajve, shpesh herë thotë Peter Popham ,është një mashtrim. Hipokrizia e italianëve ekspozohet më tepër kur analizon me detaje këtë shoqeri të mbyllur dhe të dominuar nga koorporatat, shkruan ai ne artikullin e tij publikuar sot ne, The Independent.
Në atë vend nuk sheh asnjë person me ngyjrë në një zyrë shërbimesh publike, apo drejtues taksish. Një “univers” i dominuar nga baronët të cilët nuk kanë asnjëlloj problemi për të punësuar të afërmit e tyre, ku si pasojë të rinjtë e talentuar janë të detyruar të largohen nga vendi, të emigrojnë.
Së fundi, ish korrespondenti i The Independent, nga Roma krahason skandalet që kanë goditur vendin e bukur gjatë dy viteve të fundit me përgjimet e kohëve të fundit që kanë tronditur Mbretërinë e Bashkuar. Duke cituar një editorial të fundit në Corriere della Sera, ai thotë se megjithëse çështjet janë të ngjashme, në Angli në fund të hetimeve të skandalit të Murdoch, pushteti i tij do të jetë i kufizuar, si dhe do të paguajë për gabimet që ka bërë, dhe kjo, do të shërbejë si një formë katarsisi për një fillim të ri.
Gjërat në Itali, pas një skandali mbeten gjithmonë të njëjta, vazhdon ai. Në fund, The Indipendent, përmbledh, “Silvio Berlusconi, miliarderi më simpatik i botës, vazhdon ta trajtoje vendin e tij si një pronë të tijën private”

Burimi : Panorama.
 
Back
Top