Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gazeta zvicerane NZZ: Hashim Thaçi, njeriu i Amerikës

Kjo gazetë, Thaçin e përshkruan si një njeri të Amerikës, e cila bashkë me luftën 1999 i kanë siguruar atij suksese të vazhdueshme. Sipas gazetës, Thaçi i lindur 1969 në Drenicë kishte studiuar histori në fund të viteve të 80-ta, transmeton lajmi.net.

“Nga represioni serb ai emigrojë në Zvicër, ku vazhdojë studimet në Cyrih. Ai u bë bashkëthemelues i partisë së majtë nacionaliste LPK, nga e cila më vonë doli Ushtria اlirimtare e Kosovës”, thuhet në artikull.

a

Debutimin në politikë e arriti në konferencën e Rambujesë më 1999 në negociatat me Serbinë, ku Thaçi papritmas u bë shef i delegacionit kosovar. Sipas gazetës, Thaçi u shndërrua në njeri të Amerikës nga momenti që pranojë të nënshkruajë marrëveshjen e Rambujesë, duke ditur paraprakisht se Serbia nuk do ta nënshkruante asnjëherë.

“Që nga atëherë ai u bë njeri i Amerikës. Ambasadori amerikan në Prishtinë është në mesin e të parëve që ka uruar atë të premten“, shkruan gazeta, duke iu referuar votimit të Thaçit si president i Kosovës.

Sipas NZZ njerëzit e UاK-së ishin shumë të rëndësishëm për të ruajtur stabilitetin në Kosovë. Kjo gazetë e përmend që as raporti i Dick Martyt nuk ka ndryshuar asgjë në këtë aspekt.

Gazeta po ashtu shkruan se Kosova po kalon nëpër një gjendje shumë te keqe ekonomike dhe po krijon frustrim të qytetarët. Ky frustrim, sipas NZZ, është duke u shfrytëzuar nga opozita, e cila po e përdor atë për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë dhe Malin e Zi. /lajmi.net
Të fundit në Lajme
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back