Gazeta ruse "parashikoi" 2010

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ne arkivat e "Komsomolskaya Pravda" (organ zyrtar i Komitetit Qendror te Bashkimit Komunist dhe Rinise Sovjetike, nga viti 1925 deri ne 1991, gazeta me e shitur ne Rusi) eshte gjendur nje artikull i publikuar me 31 dhjetor te vitit 1959 ku shkruhej se si do te ishte Bashkimi Sovjetik ne 1 janar te vitit 2010.

Ne vitin 2010, shkruhej ne artikull, ne Rusi paraja do te jete e pavlere dhe secili mund te bleje c'te doje pa paguar asgje.Alkooli dhe kriminaliteti do te zhduken dhe gjithe punen e rende do ta bejne makinat apo robotet.
...............................................
1856485-neuvosto_utopia_sis.jpg
.....................................................
Artikullshkruesi e pati pershkruar Mosken, me rruge plot limuzina qe mund te te shpien kudo pa marre asnje para ne kembim.

Per ata qe nuk duan makinat, levizja mund te behej me helikopter. Askush nuk do te haje ne shtepi, por ne mensa e restorante, qe qendrojne gjithnje hapur dhe ku cdo gje eshte falas.

Interesante profecia per telefonat..."Telefonat do te jene te vegjel dhe te levizshem dhe do te kene edhe nje telekamera".

Ndersa per jetegjatesine shkruhej se do te kishte nje mesatare prej 125 vjetesh.

Me pas artikulli flet per gjera edhe me te cuditshme.

"Pas Henes, njerezit kane mberritur ne Mars, ku ne nje klinike te specializuar kryhen transplante te organeve njerezore. Ne Institutin Mjekesor Termik po rizgjohet nje mamuth, i cili do te sillet ne kopshtin zoologjik te Moskes. Akujt ne Siberi jane zhdukur fale ngrohjes".

Thuajse te gjitha parashikimet e gazetes nuk jane realizuar, megjithate te enderrosh me sy hapur nuk kushton asgje.

•tch•
 
Back
Top