Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gates: Trupat amerikane në Kosovë më së paku deri në fund të 2009-ës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Shtetet e Bashkuara do t'i mbajnë trupat e tyre në Kosovë më së paku deri në fund të vitit 2009, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rober Gates, duke nënvizuar mbështetjen për operacionet paqeruajtëse të NATO-s, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Gates, vizita e të cilit në Kosovë shënon vizitën e nivelit më të lartë të Shteteve të Bashkuara që prej shpalljes së pavarësisë, ka thënë se ai synon t'i vizitojë ushtarët amerikanë në përbërje të KFOR-it. Që prej vitit 2001, asnjë sekretar amerikan i Mbrojtjes nuk e ka vizituar Kosovë, shkruan Reuters.

Gates ka hedhur poshtë supozimet se vizita e tij ka për synim t'i dërgojë mesazh Rusisë, e cila ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe e cila është në konflikt me Perëndimin për shkak të luftës me Gjeorgjinë në gusht të këtij viti.

I pyetur se si do të mund të reagojë Rusia për këtë vizitë në Kosovë, sekretari amerikan i Mbrojtjes ka thënë: "Unë nuk e konsideroj Kosovën si pjesë të pragut të Rusisë. Synimi im parësor në Kosovë është t'i vizitoj trupat amerikane", ka thënë zoti Gates.

Sipas tij, pjesëmarrja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në forcat paqeruajtëse të KFOR-it është e rëndësishme për aleatët evropianë. Ai tha se tashmë e ka aprovuar rotacionin e trupave që garanton praninë amerikane më së paku deri në tetor të vitit të ardhshëm.

"Ne do të vazhdojmë t'i përmbushim përgjegjësitë tona atje", ka thënë Gates.

Ndalesa e tij në Kosovë shënon fillimin e një jave takimesh me ministrat evropianë të mbrojtjes, gjatë të cilave temë qendrore pritet të jenë diskutimet mbi ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Gjeorgji dhe shqetësimet që ish-shtetet sovjetike kanë për veprimet e mundshme të Moskës në shenjë agresioni të ripërtërirë në rajon.

Shefi i Pentagonit në Kosovë ka takuar zyrtarë të lartë të Kosovës. Pas kësaj vizite, ai do të udhëtojë për në Maqedoni dhe Hungari për të marrë pjesë në takimet me ministrat evropianë të mbrojtjes. /REL/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back