Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gastriti

ÇFARË ËSHTË GASTRITI DHE SI KUROHET KJO SËMUNDJE…
Gastriti është inflamacion (pezmatim ose skuqja) e mukozës së stomakut. Ai mund të jetë në dy forma gastrit akut dhe kronik.
Shkaktarët kryesorë të gastritit janë :
– infeksioni nga një bakter i quajtur Helicobacter Pylori
– Aspirina dhe anti-inflamatorët josteroid
– Përodrimi i kortizonikëve për kohë të gjatë.
Shkaqe të tjera të gastritit mund të jenë përdorimi i alkoolit, drogave, kthimi i lengut të tëmthit në stomak, stresi etj
Shenjat më të shpeshta të gastritit disa herë janë shumë të pakta dhe neglizhohen nga pacienti. Në disa raste të tjera ankesat janë më evidente të tilla si: dhimbje epigastrike( stomaku), dhimbje abdominale , nauzë, ç’rregullime të lehta të defekimit si diarre dhe gazra.
Diagnostikimi i gastritit bëhet nëpërmejt endoskopisë së stomakut së bashku me biposinë e mukozës së stomakut.
Për evidentimin e infeksionit nga helikobakter pylori na vjen në ndihmë biposia e mukozës së stomakut, Breath test( testi i frymëmarrjes) etj.
Mjekimi i gastriti bëhet, e para duke eleminuar shkaktarin e tij; psh në rastin kur është i pranishëm infeksioni i Helicobacter Pylori atëhrë përdoren antibiotikë. Në situatën kur shkaktar i gastritit është përdorimi i anti-inflamatorëve josteroid , aspirinës apo barna të tjera të dëmshme për stomakun atëherë ndalimi i përdorimit të tyre do të përmirsonte simptomat .
E dyta. Shumë i rëndesishëm është përdorimi i barnave te cilat ulin prodhimin e acidit të stomakut si frenuesit e pompës protonike.
Në rastet kur gastriti nuk mjekohet atëherë mund të ndodhin komplikacione të tilla si gastriti hemorragjike ( humbje të gjakut nga mukoza e stomakut), anemi, ulçera gastrike deri në kancer te stomakut.
Gastroskopia
Gastroskopia është ekzaminimi ku nëpërmjet një tubi flexibel i pajisur me kamer dhe drite, mjeku specialit mund të shohë në brendësi të traktit të sipërm tretës.
Gastroskopi kalon në rrugët e ushqimit, pra nëpërmjet gojës në ezofag.
Ky ekzaminim këshillohet të kryhet në disa situata si më poshtë:
– djegie stomaku
– gromësira dhe thartira
– dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut , pas dërrasës së kraharorit
– rënie në peshë e pashpjeguar
– anemi
– vështirësi në gelltitje
– nauzë dhe të vjella.
– defekimi me ngjyrë të zezë ( melena) etj.
Ky ekzaminim na jep mundësinë të vlerësojmë mukozën e stomakut si dhe të marrim biopsi për të konfirmuar apo përjashtuar patologji tën dryshme.
Ekzaminimi i gastroskopis bëhet me sedacion ( barna qetësues) dhe zgjat përafërsisht 10 – 15 minuta. Për kryerjen e këtij ekzaminimi pacienti duhet të jetë esëll prej afërsisht 6 – 8 orësh.
Gastroskopia nuk është ekzaminim i dhimbshëm por mund të shoqërohet me fryrje barku dhe bezdisje pas ekzaminimt, kjo për arsye se gjatë ekzaminimit fryhet stomaku me ajër për të vlerësuar sa më mirë mukozën.

Shiko fotografinë 1919408
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back