''Galactic Suite'', 3 mln dollare pushime ne hapesire

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

“Galactic Suite”, 3 mln dollare pushime ne hapesire
Nje shoqeri spanjolle ka planifikuar hapjen shume shpejt te nje hoteli ne hapesire, duke nisur prenotimet qe tani.

"Galactic Suite Space Resort" do te quhet kompleksi ku pamja do jete spektakolare. Ne cmimin e kripur prej 3 milione eurosh, bashke me dhomen jepet gratis edhe nje kurs stervitor 8 javor ne nje ishull tropikal.

Gjate qendrimit ne hapesire, turistet do kene mundesi te shikojne lindjen e diellit plot 15 here, pasi nje rrotullim rreth Tokes do ta kryejne per 80 minuta. Administratori i shoqerise, Xavier Claramunt, ka theksuar se ky eshte projekti i se ardhmes. “Eshte normale te mendojme se femijet tane mund te kalojne nje fundjave ne hapesire”, shprehet ai.

“Galactic Suite” e themeluar ne vitin 2007 synon te nise nje projekt me leshimin e nje kapsule ne hapesire me shpejtesi 30 mije km/h, e afte te mbaje 4 kliente dhe 2 astronaute. Per te harritur hotelin do te duhet nje dite e gjysme. Sipas shoqerise spanjolle, deri tani kane shprehur interes 200 persona, 43 prej te cileve kane prenotuar.
•tch•
 
Back
Top