Gafat e Apple me navigimin

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
25-Apple-Mac-Wallpapers.jpg


Të gabosh është njerëzore dhe kjo vlen edhe për Apple. Kompania më e vlefshme në botë, hodhi në treg IOS6 me hartën e re udhëzuese për përdoruesit e saj, kudo në botë.

Por gabimet janë aq “trashanike” në të sa në rrjet ka nisur ironizimi masiv ndaj produktit të ri të “Mollës”. Aplikacioni funksionon në mënyrë të pavarur dhe në disa vende nuk ka nevojë që përdoruesi të jetë i lidhur me internetin.

Por kur vihet në punë pa shërbimin e internetit, sistemi çorientohet dhe “gafat” janë të mëdha. Kështu, përdoruesit e aplikacionit në Angli vunë re se nëse “kërkoje” stacionin Paddington, nga ku nisen të gjitha rrugët që të cojnë në aeroportin Heathrow të Londrës, dmth një stacion tepër i rëndësishëm dhe nyje trafiku, rezultati ishte Paddington Street, një rrugë e vogël në distancë të largët nga destinacioni.

Më keq akoma për banorët e Stratfordit dhe Solihull-it, po në Londër. Qytezat e tyre ishin “zhdukur” fare nga ky planet, ndërsa në Irlandë, Dublini i është “shtuar” një aeroport i ri dhe kopështi zoologjik ishte zhvendosur tek “Temple Bar”, disa kilometra larg vendndodhjes reale.

Aq problematike ishte ngatërresa në Irlandë sa Ministri i Drejtësisë, Alan Shatter telefonoi “Apple” për të njoftuar për gafën e rëndë.

Vetë kompania nuk ka dalë me asnjë njoftim mbi cështjen në fjalë, por pritet që në ditët në vijim gjithcka të korrigjohet.

/Top-Channel/
 
Titulli: Gafat e Apple me navigimin

Gafat me iOS6, Apple premton përmirësimin

apple1.jpg
Pas vërshimit të kritikave ndaj aplikacionit të ri të iOS6 për navigimin, kompania amerikane Apple ka reaguar duke u premtuar të gjithë klientëve të saj përmirësimin e tij.

Në deklaratën e Apple thuhet se vlerëson vërejtjet e klientëve të saj dhe se është duke marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat e tyre për përmirësimin e aplikacionit.

Por vec gafave në lokalizime, sistemi i ri i Apple në disa produkte të kompanisë është shfaqur i paaplikueshëm. Probleme ka patur për shumë përdorues të cilët pasi instalonin iOS6 humbisnin pjesën tjetër të programeve dhe aplikacioneve të ekzistuese.

Ato që shkaktuan më shumë kritikat ndaj “Mollës”, ishin gafat në navigim, si “zhdukja” e Paddington Station në Londër, “shtimi” i një aeroporti në Dublin apo “zhvendosja” e kopështit zoologjik në kryeqytetin irlandez./tch
 
Titulli: Gafat e Apple me navigimin

Apple “vjedh” orën zvicerane

ios6-clock-swiss.jpg

Majtas ora e Apple, djathtas ora simbol e hekurudhave zvicerane


Sikur të mos mjaftonin kritikat për keqfunksionimin e iOS6, Apple duhet të përballet tashmë me një padi të mundshme ligjore për përdorimin pa leje të orës simbol të hekurudhave zvicerane.

Agjencia Federale e Hekurudhave në Zvicër konsideron si pjesë të krenarisë dhe historisë së saj orën në formën e planetit dhe me akrepin e sekondave me ngjyrë të kuqe, një gjetje disa-vjecare.

Por forma identike e saj është “kopjuar” nga Apple. Kompania amerikane ka vendosur orën në sistemin e ri dhe problematik, të vendosur në qendër të kritikave në forumet në internet, në iPad-in e saj.

I vetmi ndryshim qendron tek vijat më të trashë për numrat e plotë, ndërsa pjesë tjetër e orës së “Mollës” është identike me atë të hekurudhave zvicerane. Akrepat e minutave dhe të orës me ngjyrë të zezë, ndërsa ai i sekondave me ngjyrë të kueq. Zviceranët shprehen krenarë për orën e tyre, por janë të “tërbuar” për marrjen e saj nga Apple pa kërkuar më parë autorizimin.

Ora simbol e hekurudhave zviceranë që ndodhet në cdo tren dhe stacion helvetik është konceptuar nga inxhinieri Hans Hilfiker në vitin 1944. Në vitin 1955 ajo u bë ora “zyrtare” dhe pjesë e identiteti të këtyre hekurudhave.

“ثshtë një klon i orës sonë”, thotë zëdhënësi i hekurudhave zvicerane, Christian Ginsig që paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjore për të përfituar një “dëmshpërblim të drejtë” nga Apple. Ndërkohë, vetë kompania amerikane nuk ka reaguar ende./tch
 
Back
Top