• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gabriel Garsia Markez: Askush nuk i meriton lotet e tu...

Monique

Staf në FV.AL
Në vijim do të keni mundësi të lexoni disa nga thëniet më të bukura të Gabriel Garsia Markezit, shkëputur nga romani “Dashuria në kohërat e kolerës” :

“Gjithmonë mbaj mend që gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti”.

“Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë”.

“Jeta nuk është periudha që dikush jetoi, por periudha që dikush kujton dhe si e kujton për ta treguar”.

“Gjithçka për të cilën ka nevojë dikush, është koha. Koha për të kuptuar kush është, kush do të bëhet, dhe ku do të shkojë”.

“Duhet të trembesh edhe nga nxehtësia, edhe nga ftohtësia e zemrës tënde dhe të përpiqesh të kesh durim, nëse mundesh”.

“Ajo e priste me një ankth të tillë, saqë vetëm një buzëqeshje prej tij i rikthente gjallërinë”.

“Kam pritur për këtë mundësi më shumë se gjysmë shekulli për të të folur edhe një herë mbi besnikërinë time të përjetshme dhe dashurinë time të pavdekshme”.

“Ai që pret shumë, mund të përfundojë me asgjë”.

“Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash”

“Ka gjithmonë diçka të mbetur për t’u dashuruar në çdo gjë që përfundon”. / ObserverKult
 

NGU

Wild child full of grace 💫
“Jeta nuk është periudha që dikush jetoi, por periudha që dikush kujton dhe si e kujton për ta treguar”. 😀
 

Bledi_Shady

finoallafine
“Kam pritur për këtë mundësi më shumë se gjysmë shekulli për të të folur edhe një herë mbi besnikërinë time të përjetshme dhe dashurinë time të pavdekshme”. tha Florentino Ariza pasi i kishte marr zockat e reja me rradhe :p
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë..
Kjo thenje
kurr nuk vdes..

Marr nga shkrimi i letres se fundit Gabriel Garsia Markezit..

Sory se nuk solla diqka nga Romani.
 

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Duhet të trembesh edhe nga nxehtësia, edhe nga ftohtësia e zemrës tënde dhe të përpiqesh të kesh durim, nëse mundesh”.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
“Askush nuk i meriton lotët e tu, por ata që i meritojnë, nuk do të të bëjnë të qashë”.

E bukur.
 
Top